Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Moti i keq ka kapluar vendin! Rreth 100 hektarë janë nën ujë në qarkun e Shkodrës, ndërkohë që fermerët bëjnë apel ndaj qeverisë. Ata shprehen se kjo është hera e tretë që përmbyten vetëm për këtë vit dhe se të gjitha të mbjellat u kanë shkuar dëm. • Lezha gjithashtu është përmbytur nga reshjet e shumta të shiut. Durrësi, Vlora dhe Fieri janë nën sundimin e stuhisë dhe akset kryesore i kanë të pakalueshëm për këmbësorët dhe makinat. • Ministrja Evis Kushi ka bërë me dije se në 56 shkolla të vendit është ndërprerë mësimi për shkak të motit të keq. Shumë fshatra kanë mbetur pa energji elektrike. • Reagime për përmbytjet ka pasur nga ana e Opozitës. Kryedemokrati Sali Berisha dhe kandidati i Opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi kanë publikuar pamje nga Lezha dhe Tirana e përmbytur.
41 artikuj për këtë temë.
ELBASAN- Përroi i Zaranikës në qytetin e Elbasanit ka prurje të mëdha për shkak të shiut që ka rënë gjatë ditëve të fundit në vend.
Si pasojë e shiut shoqëruar me erë të fortë, disa fshatra janë pa energji elektrike, e po ashtu, moti i keq ka shkaktuar trafik të rënduar dhe kaos në rrugët kryesore të qytetit.
Ndërprerje të energjisë ka në Rrajcë të Prrenjasit, në Mollas të bashkisë Cërrik dhe në njësinë Pajovë te Peqinit.
KORÇË- Moti i keq në vend ka sjellë erëra të forta, përmbytje dhe disa vende të tjera kanë mbetur dhe pa energji elektrike. Më e prekura është Korça, ku kanë mbetur pa energji elektrike 8 fshatra.
Njoftimi i plotë:
Dispeceria Rajonale Korce na njofton se aktualisht janë 205 abonente rurale pa energji ne fshateat Rehove, Kodras, Peshtan dhe zona Vithkuq, dhe Gjyres, Verlen, Cipan ne Devoll. Grupet po punojne per eliminimin e defekteve ne terren.
SHKODËR- Prefektja e Shkodrës ka thirrur Shtabin e Emergjencave Civile në Prefekturën e Shkodrës. E pranishme në këtë mbledhje ka qenë edhe Ministrja Elisa Spiropali e cila garantoi të gjitha strukturat se qeveria shqiptare ka marrë të gjitha masat për përballimin e kësaj situate.
Bashkitë kanë kërkuar që Qeveria të ndërhyjë pranë Ministrisë së Financeve për zhbllokimin e fondeve për të ndërhyrë në situatën e Emergjencës. Drejtori i Agjensisë Kombetare të Emergjencave Civile Haki Çako, i bëri thirrje të gjithë bashkive të Qarkut të aplikojnë për të përfituar fonde nga qeveria për emergjencat civile.
Çfarë po ndodh me motin në Shqipëri?
Shqipëria ka hyrë në ditën e tretë që është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erëra të forta. Lezha dhe Shkodra janë dy vendet me më shumë probleme. Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka shkuar në 1000 ha, ndërsa në Lezhë janë përmbytur lagjet e qytetit. Rrugët janë thuajse të pakalueshme, ndërkohë që uji është futur dhe në hyrjet e pallateve dhe hyrjet e shkollave duke mos lënë nxënësit të futën. Një pjesë e mirë e fshatrave kanë mbetur pa energji elektrike. Mësimi është pezulluar në 56 shkolla të vendit ndërsa lundrimet janë anuluar./ Dosja.al
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka ndarë pamje nga situata aktuale në Elbasan pas përmbytjeve. Një qytetar ka treguar se çfarë i duhet të kalojë për t'u futur brenda shtëpisë së tij. E gjithë zona para hyrjes në pallat shihet e mbushur me ujë. Kjo pamje vjen nga pallati që ndodhet në lagjen 'Haxhias'.
POSTIMI:
Nuk është vetëm qendra e qytetit e zhytur në kaosin e shiut në Elbasan! Pamjet skandaloze vijnë nga lagja HAXHIAS. Qytetarët megjithese paguajnë taksa e tarifa i duhen dhe ca çizme për të hyrë në shtëpiat e tyre!
KURBIN- Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme edhe në Kurbin. Kanalet kulluese kanë dalë nga shtrati, duke përmbytur dhjetëra hektarë tokë bujqësore. Situata më problematike paraqitet pranë mbikalimit të Patokut dhe në Fushë-Gjormë, ku sipërfaqe të mëdha të mbjella ndodhen nën ujë. Banorët shprehen për mediat se dëmet nga përmbytjet janë të shumta. Një prej qytetarëve shprehet se gjendja e jashtëzakonshme që është krijuar ka vetëm një fajtor: shtetin.
“Gruri është duke u dëmtuar. Në shumë shtëpi ka rrezik të hyjë uji brenda. Ka shumë gjasë. Asnjë masë nuk merret nga Bashkia dhe Qeveria. Zoti të na ketë në dorë se për ta Kurbini ka mbaruar. Gjendja e jashtëzakonshme është për fajin e shtetit. Kanalet aty nuk janë hapur kurrë, hidrovoret nuk punojnë. Ku është Edi Rama apo qeveria? Dëmtimet i kemi shumë të rënda.”- tha një banor.
“Emergjenca civile nuk ka vënë dorë në asgjë, as në pastrimin e kanaleve... Nuk ka vënë dorë në asgjë.”- tha një tjetër banor.
Gjatë orëve të drekës, intensiteti i reshjeve të shiut ka rënë në të gjithë territorin e Qarkut të Lezhës dhe kjo pritet të ndikojë në përmirësimin e situatës së përmbytjeve.
Çfarë po ndodh me motin në Shqipëri?
Shqipëria ka hyrë në ditën e tretë që është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erëra të forta. Lezha dhe Shkodra janë dy vendet me më shumë probleme. Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka shkuar në 1000 ha, ndërsa në Lezhë janë përmbytur lagjet e qytetit. Rrugët janë thuajse të pakalueshme, ndërkohë që uji është futur dhe në hyrjet e pallateve dhe hyrjet e shkollave duke mos lënë nxënësit të futën. Një pjesë e mirë e fshatrave kanë mbetur pa energji elektrike. Mësimi është pezulluar në 56 shkolla të vendit ndërsa lundrimet janë anuluar./ Dosja.al
DURRËS- Bashkia e Durrësit ka reaguar për dëmtimin e urës në Fushë Draç Ishëm. Bashkia pohon se ura është ndërtuar nga Partia Demokratike në vitin 2011 nga kryetari i komunës Ishëm Gëzim Ylli. Ato sqarojnë se pavarësisht kësaj, debatit se kush e ka ndërtuar, Bashkia po punon për riparimin e saj.
"Edhe pse në një ditë të ngarkuar me punë ku të gjitha grupet tona janë në terren në përgjigje të situatës, duhet të harxhojmë kohë dhe energji për të vërtetuar me dokumenta dhe fakte të kundërtën e atyre që akuzohemi. Meqënëse përgjegjësia edhe për motin ekstrem kërkohet ndaj qeverisë ku akuzohemi se “ura në Fushë Draç Ishëm, e ndërtuar nga rilindja urbane është shembur” ju vëmë në dispozicion një dokument që vërteton se ky investim është kryer dhe marrë në dorëzim në vitin 2011 nga kryetari i komunës Ishëm Gëzim Ylli i cili ishte përfaqësues i Partisë Demokratike. Pavarësisht akuzave ne vazhdojmë punën në shërbim të qytetit dhe qytetarëve dhe brenda pak ditësh kjo urë do të riparohet", njofton Bashkia.
Partia Demokratike akuzoi ditën e sotme se ura në Fushë Draç Ishëm, e ndërtuar nga rilindja urbane është shembur.
TIRANË- Moti i keq që ka prekur Shqipërinë ka shkaktuar probleme dhe në aeroportin e Rinasit. Disa linja avionësh kanë devijuar rrugën dhe janë ulur në aeroporte alternative në vendet fqinje. 'Reporttv' shkruan se një nga avionët ka qenë ai i linjës Romë-Tiranë i cili duhet të ulej në orën 09:55 të mëngjesit të ditës së sotme, por nga moti i keq është detyruar të qëndroje për pak kohë në ajër, dhe më pas është ulur në aeroportin e Barit.
Situata është qetësuar dhe disa nga linjat e avionëve, kanë nisur punën normalisht dhe kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza”. Ndërkohë që qytetarët që janë në ato linja që pilotët kanë përfunduar orët e fluturimit, do ju duhet të presin deri në linjën e radhës. Kjo ndodh për shkak se stafeve nuk ju lejohet të fluturojnë pa bërë orët e pushimit.
Çfarë po ndodh me motin në Shqipëri?
Shqipëria ka hyrë në ditën e tretë që është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erëra të forta. Lezha dhe Shkodra janë dy vendet me më shumë probleme. Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka shkuar në 1000 ha, ndërsa në Lezhë janë përmbytur lagjet e qytetit. Rrugët janë thuajse të pakalueshme, ndërkohë që uji është futur dhe në hyrjet e pallateve dhe hyrjet e shkollave duke mos lënë nxënësit të futën. Një pjesë e mirë e fshatrave kanë mbetur pa energji elektrike. Mësimi është pezulluar në 56 shkolla të vendit ndërsa lundrimet janë anuluar./ Dosja.al
VLORË- Një traget i linjës Vlorë-Brindisi ka mundur më në fund që të ankorohet. 64 pasagjerë në bord në tragetin e Linjës Vlorë-Brindisi, kanë qëndruar në det të hapur për 12 orë. Por u ankorua në orën 16.00 të pasdites së sotme. Ndërkohë që trageti është nisur nga porti i Brindisit në orën 7.05 të mëngjesit.
Edhe pse ishte parashikuar që të mbërrinte në orën 11 të paradites, por u vonua për t'u ankoruar për shkak të rrezikshmërisë që shkaktohej nga era e fortë.
SARANDË- Moti i keq në vend i shoqëruar nga erëra të forta ka sjellë përshallëzim të valëve të detit. Për pasojë autoritetet portuale kanë pezulluar lundrimin e të gjitha mjeteve ujore, përfshi edhe tragetet e linjës Sarandë - Korfuz. Në bregdetin e Sarandës, si pasojë e dallgëve të forta, një varkë e cila ankoruar në zonën e plazhit, është mbuluar nga rëra dhe mbetje të tjera të nxjerra në plazh nga dallgët e forta.
Si paraqitet situata deri tani?
Shqipëria ka hyrë në ditën e tretë që është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erëra të forta. Lezha dhe Shkodra janë dy vendet me më shumë probleme. Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka shkuar në 1000 ha, ndërsa në Lezhë janë përmbytur lagjet e qytetit. Rrugët janë thuajse të pakalueshme, ndërkohë që uji është futur dhe në hyrjet e pallateve dhe hyrjet e shkollave duke mos lënë nxënësit të futën. Një pjesë e mirë e fshatrave kanë mbetur pa energji elektrike. Mësimi është pezulluar në 56 shkolla të vendit ndërsa lundrimet janë anuluar./ Dosja.al

SARANDË- Përveç reshjeve të dendura të shiut që kanë pushtuar pothuajse gjithë terrioret e vendit, kushtet atmosferike janë përkeqësuar pas prezencës së rebesheve të breshërit. Problematike paraqitet situata në aksin Kardhiq-Delvinë, ku prezenca e dendur e breshërit kanë shkaktuar vështirësi të qarkullimit të automjeteve. Siç shihet edhe nga pamjet, tuneli aktualisht është pa drita.
Si paraqitet situata deri tani?
Shqipëria ka hyrë në ditën e tretë që është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erëra të forta. Lezha dhe Shkodra janë dy vendet me më shumë probleme. Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka shkuar në 1000 ha, ndërsa në Lezhë janë përmbytur lagjet e qytetit. Rrugët janë thuajse të pakalueshme, ndërkohë që uji është futur dhe në hyrjet e pallateve dhe hyrjet e shkollave duke mos lënë nxënësit të futën. Një pjesë e mirë e fshatrave kanë mbetur pa energji elektrike. Mësimi është pezulluar në 56 shkolla të vendit ndërsa lundrimet janë anuluar./ Dosja.al
LEZHË- Reshjet e shumta të shiut kanë kanë bërë që disa zona të Lezhës të përmbyten. Deri më tani raportohet se janë evakuuar 3 familje në Klos, ndërsa është ndërprerë edhe energjia elektrike në disa fshatra të këtij qyteti.
Lumi Mat, është në kuota jo kritike akoma, pavarësisht shkarkimeve nga HC Shkopetit dhe Fanit.
SITUATA NË QARKUN LEZHË:
Ne zonën e quajtur Kodra e Mullirit dhe në Lalm i ri njësia administrative Kols është ndërhyrë për evakuimimin e 3 familjeve. Ato janë akomoduar në hotelet e zonës. vazhdon evakuimi i familjeve që kanë kërkuar ndihmë.
-Kemi ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra.
– është bllokuar qarkullimi në urën e fshati Mërçi që lidh fshatin me superstradën Lezhë- Balldre, pasi ka dalë uji në sipërfaqe të urës.
– Nga puna në terren e strukturave të bashkisë në bashkëpunim me patrullat e policisë rrugore duke drejtu trafikun në aksin rrugor Manati -Pllanë pasi kemi prezencë uji në trupin e rrugës.
Sasi e rreshjeve të rëna prej orës 6 deri në orën 11, ka qënë 100 mm, sasi e cila ka shkaktuar probleme kryesisht ne Nj/Milot, dhe Laç
Kemi prezencë uji në gjithë territorin përfshirë dhe urban si pasojë e mospërballimit të kanalizimeve të sasisë së rreshjeve shoqëruar me breshër intesiv.
KUL, është në kuotën maximale, por që nuk ka shkaktuar probleme madhore deri me tani.
Ka prezencë uji kryesisht, në disa banesa, por pa pasur nevoja për evakuime.
Hidrovorët, të cilët kanë pasur mungesë energjie nga ora 6 deri rreth orës 9, aktualisht janë në punë me kapacitet të plotë. Lumi Mat, është në kuota jo kritike akoma, pavarësisht shkarkimeve nga HC Shkopetit dhe Fanit. Me mjetet e bashkisë po punohet për pastrimet e inerteve dhe baltrave aty ku ka prezence.
Shqipëria ka hyrë në ditën e tretë që është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erëra të forta. Lezha dhe Shkodra janë dy vendet me më shumë probleme. Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka shkuar në 1000 ha, ndërsa në Lezhë janë përmbytur lagjet e qytetit. Rrugët janë thuajse të pakalueshme, ndërkohë që uji është futur dhe në hyrjet e pallateve dhe hyrjet e shkollave duke mos lënë nxënësit të futën. Një pjesë e mirë e fshatrave kanë mbetur pa energji elektrike. Mësimi është pezulluar në 56 shkolla të venditm ndërsa lundrimet janë anuluar./ Dosja.al
TIRANË- Moti i keq në vend, reshjet e dendura të shiut, të dëborës por edhe stuhitë e erërat e forta do të jenë prezente deri në fillim të javes tjetër. Ky është parashkimi i sinoptikanit, Hakil Osmani i cili në një lidhje në “News24” ka paralajmëruar se mëngjesin e ditës së shtunë pritet të ketë rritje të intensitetit të reshjeve, duke theksuar se mund të ketë përmbytje lokale në qarkun e Durrësit. Po ashtu ai theksoi se gjatë fundjavës preyentë do të jenë edhe erërat.
“Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes të riaktiviziohet vranësirat duke aktivizuar sërish vranësirat. Gjatë orëve të vona të natës reshjet e shiut pritet të jenë prezente edhe në zonat jugore. Ndërsa pjesa qendrore e territorit shqiptar pritet të jetë me reshje më të pakta. Paraditja e ditës së nesërme do të jetë nën ndikimin e motit me vranësira dhe reshje shiu. Në Lezhë dhe Shkodër parashikohet që të ketë sërish reshje shiu dhe pritet të shoqërohen edhe me stuhi të erës. I gjithë veriu u territorit shqiptar pritet të jetë nën ndikimin e reshjeve. Në ndikimin e motit të paqëndrueshëm mbetemi deri në fillimin e javës që vjen. Pas ditës së martë presim përmirësim të kushteve të motit. Do të kemi ndërprerje të reshjeve më së shumti do të kemi mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, me reshje shumë të pakta, kryesisht dëbore,. Por deri në fillim javë pritet të jemi në ndikimin e motit të vranët, dita e shtunë pritet të sjellë riaktivizim në orët e para të mëngjesit rrebesh shiu, pothuajse e gjithë ultësira perëndimore, duke krijuar përmbytje lokale në qarkun e Durrësit”, tha ai.
SHKODËR- Drejtori Rajonal OSHEE-së, Armand Zhuka tha se moti i keq ka shkaktuar dëme në linjat që bëjnë shpërndarjen e energjisë elektrike nëpër zona. Problematike paraqitet situata në perfiferi të vendit ndërsa në qytet njofton ai, furnizimi me energji elektrike është 100 %. Zhuka shton se, zonat më të prekura janë zonat periferike dhe malore. Sakaq, ai bën me dije se po punohet për të kthyer energjinë elektrike në shtëpitë e banorëve.
“24 orarëshi ka qenë shumë herë më i keq. Kemi pasur shumë problematika, shkëputje energjie për disa arsye, kryesorja nga moti i keq që ka shkatërruar linjat tona në disa segmente rurale. Janë marrë masat. Qyteti i Shkodrës është 100 për qind me energji. Rrethinat janë pjesërisht me energji dhe në disa kabina janë duke punuar akoma. Problematikat më të mëdha janë në zonat periferike, në zonat malore. Grupet e punës ndodhen aty për rikthimin e energjisë.”, u shpreh Zhuka.
Si paraqitet situata deri tani?
Shqipëria ka hyrë në ditën e tretë që është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erëra të forta. Lezha dhe Shkodra janë dy vendet me më shumë probleme. Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka shkuar në 1000 ha, ndërsa në Lezhë janë përmbytur lagjet e qytetit. Rrugët janë thuajse të pakalueshme, ndërkohë që uji është futur dhe në hyrjet e pallateve dhe hyrjet e shkollave duke mos lënë nxënësit të futën. Një pjesë e mirë e fshatrave kanë mbetur pa energji elektrike. Mësimi është pezulluar në 56 shkolla të vendit ndërsa lundrimet janë anuluar./ Dosja.al
LEZHË- Një familje prej 6 personash është evakuuar si pasojë e motit të keq në lagjen Kodër-Mulliri. Kjo për shkak të nivelit të lartë të ujit në banesën e tyre pasi Lezha është qarku që ka shënuar reshjet me më intensitet të shiut. Por përveç familjes së evakuuar, është bllokuar qarkullimi në urën Mërçi që lidh fshatin Lezhë-Balldren.
SHKODER –Kreu i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia ka komentuar situatën me përmbytjet në zonë. Ai thotë se duhet të marrë zgjidhje një herë e mirë. Në një prononcim për mediat, Spahia tha se është e domosdoshme të planifikohen masa serioze afatgjata për zgjidhjen e një problematike të tillë.
“Duhet vënë dorë një herë e mirë i duhet dhënë zgjidhje kësaj situate për këto banorë. Është e domosdoshme të planifikohen masa serioze afatgjata për zgjidhjen e një problematike të tillë që është kthyer në një makth të vërtetë për banorët e zonën së nën Shkodrës por jo vetëm. Mendoj se tanimë ‘mjaft është mjaft’, nuk duhen lënë vetëm këto banorë. Nuk mjafton vetëm angazhimi i strukturave të shtetit në momentin kur ndodh përmbytja, duhen hartuar plane të mirëfillta për zgjidhjen përfundimtare të problematikave të zonës. Është një barrë ekonomike për xhepat e këtyre banorëve dhe shumë të tjerëve. Janë të lënë në harresë në vetmi në përballjen me këto situata. Askush nuk merr përsipër kompensimin e dëmeve”- u shpreh Spahia.
Shqipëria ka hyrë në ditën e tretë që është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erëra të forta. Lezha dhe Shkodra janë dy vendet me më shumë probleme. Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka shkuar në 1000 ha, ndërsa në Lezhë janë përmbytur lagjet e qytetit. Rrugët janë thuajse të pakalueshme, ndërkohë që uji është futur dhe në hyrjet e pallateve dhe hyrjet e shkollave duke mos lënë nxënësit të futën. Një pjesë e mirë e fshatrave kanë mbetur pa energji elektrike. Mësimi është pezulluar në 56 shkolla të venditm ndërsa lundrimet janë anuluar./ Dosja.al
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka lajmëruar përkeqësimin e situatës në vend. Në një deklaratë për mediat, Peleshi bën me dije se lumi Vjosa është pranë niveleve kritike. Ai u shpreh se ka shtim të përmbytjeve në zonat e Nënshkodrës.
"Priten reshje të dendura shiu në vend. Lumi Vjosa është pranë niveleve kritike. Ka shtim të përmbytjeve në zonat e Nënshkodrës. Shkarkimet po bëhen në mënyrë të kujdesshme nga KESH. Gjatë ditës së djeshme përmendën dhe shkëputjet e energjisë elektrike. Ka pasur disa ndërprerje në zona të Shkodrës, Kukësit, apo dhe në Korçë. Sa i përket kuotave të lumenjve, Osumi është në rënie. Në Urën e Varur, ky lum është në kuota normale. Drini në Shkodër, është në kuotë normale. Niveli i liqenit të Shkodrës është dhe gjysmë metri nga kuota kritike. Buna ka dalë nga shtrati. Në Lezhë kemi pasur disa vërshime në disa rrugë të qytetit,"- tha Peleshi.
Shqipëria ka hyrë në ditën e tretë që është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erëra të forta. Lezha dhe Shkodra janë dy vendet me më shumë probleme. Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka shkuar në 1000 ha, ndërsa në Lezhë janë përmbytur lagjet e qytetit. Rrugët janë thuajse të pakalueshme, ndërkohë që uji është futur dhe në hyrjet e pallateve dhe hyrjet e shkollave duke mos lënë nxënësit të futën. Një pjesë e mirë e fshatrave kanë mbetur pa energji elektrike. Mësimi është pezulluar në 56 shkolla të venditm ndërsa lundrimet janë anuluar./ Dosja.al
TIRANË- Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako në një intervistë në 'News24' foli për situatën e përmbytjeve duke u fokusuar në Lezhë dhe Shkodër kur problematikat janë paraqitur më të mëdha si pasojë e përmbytjeve. Çako tha se situata paraqitet kritike tek përroi i Manatisë. Po ashtu theksoi se situate në qarkun e Lezhës është në kontroll dhe se të gjitha mjetet janë në terren. I ndalur tek situate në Shkodër, Çako u shpreh se pjesa e Obotit, Oblikës si edhe Bushatit kanë paraqitur situatë më problematike.
“Për fat të mirë nuk ka familje të përmbytura, nuk ka prezencë uji në banesa. Ka në disa rrugë në qytetin e Lezhës dhe shpresoj që niveli i ujit të tërhiqet. Të gjitha strukturat operacionale janë në gatishmëri dhe ditën e nesërme pritet intensitet i shtuar i reshjeve. Rruga Lezhë Milot është e aksesueshme, një lagje në pjesën lindore ishte një rrugë të kufizuar për shkak të prezencës së ujit nga Përroi i Manatisë. Ka nivel të shtuar të lumit Drin të Lezhës, por situate po monitorohet dhe deri tani nuk ka pasur nevojë për evakuim.
'Pjesa e Obotit, Oblikës, Bushatit për shkak të përqendrimit të shumë lumenjve në drejtim të derdhjes së Bunës dhe të një liqeni të Shkodrës rritjet janë në nivele maksimale. Mund të themi që niveli në Lumin Drin kap kuotat 6.2 metër, ndërsa niveli maksimal është 7.5. Ndërsa për zonat e tjera është në varësi të prurjeve dhe kemi një stabilitet dhe kontroll të baseneve, pasi po monitorohen.'- tha Çako.
Shqipëria ka hyrë në ditën e tretë që është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erëra të forta. Lezha dhe Shkodra janë dy vendet me më shumë probleme. Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka shkuar në 1000 ha, ndërsa në Lezhë janë përmbytur lagjet e qytetit. Rrugët janë thuajse të pakalueshme, ndërkohë që uji është futur dhe në hyrjet e pallateve dhe hyrjet e shkollave duke mos lënë nxënësit të futën. Një pjesë e mirë e fshatrave kanë mbetur pa energji elektrike. Mësimi është pezulluar në 56 shkolla të vendit ndërsa lundrimet janë anuluar./ Dosja.al
ELBASAN- Situata aktuale e kushteve atmosferike në Elbasan paraqitet e pëkeqësuar. Reshjet e shiut dhe breshërit kanë mbërthyer për disa minuta vendin, duke hskaktuar trafik të rënduar në rrugët kryesore të qytetit.
Si pasojë e reshjeve të shiut dhe erërave të forta, disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike. Ndërprerje të energjisë ka në Rrajcë të Prrenjasit, në Mollas të bashkisë Cërrik dhe në njësinë Pajovë te Peqinit. Në terren ndodhen punonjësit e OSHE-së që po merren me riparimin e defekteve.
Si paraqitet situata deri tani?
Shqipëria ka hyrë në ditën e tretë që është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erëra të forta. Lezha dhe Shkodra janë dy vendet me më shumë probleme. Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka shkuar në 1000 ha, ndërsa në Lezhë janë përmbytur lagjet e qytetit. Rrugët janë thuajse të pakalueshme, ndërkohë që uji është futur dhe në hyrjet e pallateve dhe hyrjet e shkollave duke mos lënë nxënësit të futën. Një pjesë e mirë e fshatrave kanë mbetur pa energji elektrike. Mësimi është pezulluar në 56 shkolla të vendit ndërsa lundrimet janë anuluar./ Dosja.al
LEZHË- Pavarësisht përmbytjeve, qytetarët nuk ndalojnë dot aktivitetet e përditshme. Gazetarja Ortenca Budlla e 'Euronews Albania' ishte sot në lagjen “Besëlidhja” në zonën e Lezhës, e cila është dhe zona më e përmbytur e qytetit. Teksa po raportonte për situtatën, gazetarja u has vetëm më një dikë që po sfidonte ujin për të blerë cigare.
Qytetari tha me ironi se “përherë janë munduar për të marë ndonjë skaf apo gomone që të përballojnë përmbytjet”, por nuk ia kanë dal se janë pa punë.
BISEDA:
Gazetarja: Çfarë problemi ka me Lezhën që shtë në këtë situatë?
Qytetari: S’na kanë rregulluar asnjë gjë këtu jemi përmbytur përherë. Problemi qëndron te kanalizimiet.
Gazetarja: Nuk janë pastruar ndonjëherë?
Qytetari: Këtu edhe kur janë bërë, janë bërë cop cop. Kanë hedhur beton sipër si ka me kalu uji. Plus Drini ka dal
Gazetarja: Të gjithë banorët në këtë lagje janë në shtëpi, ju për çfarë keni dal?
Qytetari: Për të blerë cigare
Gazetarja: Për të larguar stresin?
Qytetari: Po dhe stresi duhet të largohet
Shqipëria ka hyrë në ditën e tretë që është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erëra të forta. Lezha dhe Shkodra janë dy vendet me më shumë probleme. Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka shkuar në 1000 ha, ndërsa në Lezhë janë përmbytur lagjet e qytetit. Rrugët janë thuajse të pakalueshme, ndërkohë që uji është futur dhe në hyrjet e pallateve dhe hyrjet e shkollave duke mos lënë nxënësit të futën. Një pjesë e mirë e fshatrave kanë mbetur pa energji elektrike. Mësimi është pezulluar në 56 shkolla të venditm ndërsa lundrimet janë anuluar./ Dosja.al
LEZHË- Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka komentuar për mediat situatën e motit. Për 'Reporttv' ai është shprehur se përmbytjet ishin të paparashikuara pasi prisnin reshje të ulëta dhe jo të këtij niveli. Po ashtu, Ndreu shtoi se të gjitha ekipet janë në terren duke bërë çmos që të mos ketë pasoja në njerëz.
“Ka prurje të jashtëzakonshme. Ishte e paparashikuar, nga të dhënat parashikonim reshje të ulëta jo të këtij intensiteti. Jemi në terren. Me ekipet emergjencave, punonjësit e bashkisë po bëjmë çfarë është e mundur që situata të mos ketë pasoja në njerëz. Shpresojmë që situata të vijë në përmirësim të vazhdueshëm dhe të dalim nga kjo problematikë. Kemi hapur 400 km kanale kulluese, nuk kemi probleme në shumë zona. As në shirat e mëparshëm nuk kemi pasur probleme shumë të rënda. Jemi në këtë zonë, kemi bërë një vështrim në disa zona. Kemi identifikuar të gjitha problematikat. Kemi gjithçka në kontroll, kryesorja është evakuimi i personave që janë në probleme pastaj do shkonim se ku mund të ndërhyjmë me emergjencat më vonë’, tha Pjerin Ndreu.
Shqipëria ka hyrë në ditën e tretë që është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erëra të forta. Lezha dhe Shkodra janë dy vendet me më shumë probleme. Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka shkuar në 1000 ha, ndërsa në Lezhë janë përmbytur lagjet e qytetit. Rrugët janë thuajse të pakalueshme, ndërkohë që uji është futur dhe në hyrjet e pallateve dhe hyrjet e shkollave duke mos lënë nxënësit të futën. Një pjesë e mirë e fshatrave kanë mbetur pa energji elektrike. Mësimi është pezulluar në 56 shkolla të venditm ndërsa lundrimet janë anuluar./ Dosja.al
KORÇË- Era e fortë ka bërë që një magazinë produktesh ushqimore të mbesë pa çati. Kjo pasi çatia prej llamarine e vendosur, e ka marrë era dhe ka rënë mbi 5 makina të parkuara. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, por dëmet materiale janë të shumta.
Njoftimi i Policisë:
Korçë/Informacion paraprak Mesditën e sotme, në lagjen nr. 8, për shkak të erës së fortë, është rrëzuar çatia prej llamarine e një objekti (magazinë produktesh ushqimore). Për pasojë, janë dëmtuar 5 automjete të parkuara në afërsi të këtij objekti, ndërsa nuk ka dëme në njerëz. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
TIRANË- Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka publikuar pamje nga rrugët e përmbytura të Tiranës. Në një postim në Facebook, ai shkruan se rrugët, që janë paguar ‘me flori’ nga shqiptarët, referuar kostos të ndërtimit të tyre, sot përmbyten nga shiu. Këlliçi shton se aktualisht Tirana nuk administrohet, por vidhet.
Postimi:
dRrugët janë paguar me flori nga shqiptarët. Edhe ato pak që i kemi të sakta na gërryhen nga vërshimet e ujërave. Ndodhem në Rr. "Kongresi i Manastirit". Ky është rezultati i shqepjeve të UKT-së që bashkia i quan punime dhe i fotografon si suksese historike. Tirana nuk administrohet. Tirana vidhet. Ne duhet ta ndryshojmë Tiranën! T'i japim të gjithë një mundësi vetes të jetojmë në një qytet normal, ku punën e kryebashkiakut ta shikoni në rrugët dhe lagjet tuaja e jo në fotografi të retushuara.
Shqipëria ka hyrë në ditën e tretë që është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erëra të forta. Lezha dhe Shkodra janë dy vendet me më shumë probleme. Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka shkuar në 1000 ha, ndërsa në Lezhë janë përmbytur lagjet e qytetit. Rrugët janë thuajse të pakalueshme, ndërkohë që uji është futur dhe në hyrjet e pallateve dhe hyrjet e shkollave duke mos lënë nxënësit të futën. Një pjesë e mirë e fshatrave kanë mbetur pa energji elektrike. Mësimi është pezulluar në 56 shkolla të venditm ndërsa lundrimet janë anuluar./Dosja.al
FIER- Fieri është përfshirë gjithashtu nga reshje intensive shiu dhe erëra të forta. Deri tani nuk raportohen dëme në toka bujqësore apo sera. Si pasojë e erës së fortë gjatë natës ka pasur probleme me energjinë elektrike në disa zona. Situata në lumenjtë Vjosë dhe Seman paraqitet normale, edhe pse ka shtim të prurjeve.
Shqipëria ka hyrë në ditën e tretë që është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erëra të forta. Lezha dhe Shkodra janë dy vendet me më shumë probleme. Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka shkuar në 1000 ha, ndërsa në Lezhë janë përmbytur lagjet e qytetit. Rrugët janë thuajse të pakalueshme, ndërkohë që uji është futur dhe në hyrjet e pallateve dhe hyrjet e shkollave duke mos lënë nxënësit të futën. Një pjesë e mirë e fshatrave kanë mbetur pa energji elektrike. Mësimi është pezulluar në 56 shkolla të venditm ndërsa lundrimet janë anuluar./Dosja.al
LEZHË- Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar pamje nga Lezha, një nga qytetet më të dëmtuara nga moti i keq. Në një postim në Facebook, Berisha ka publikuar videon ku shihet e gjithë zona e përmbytur. Këto pamje, sipas Berishës, tregojnë që kryebashkiakut Pjerin Ndreu i ka dalë boja.
“Kjo është Lezha sot. Përmbytjet e betonit! Pjerinit i del kallaj! Sb,”- shkruan Berisha krah pamjeve.
Shqipëria ka hyrë në ditën e tretë që është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erëra të forta. Lezha dhe Shkodra janë dy vendet me më shumë probleme. Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka shkuar në 1000 ha, ndërsa në Lezhë janë përmbytur lagjet e qytetit. Rrugët janë thuajse të pakalueshme, ndërkohë që uji është futur dhe në hyrjet e pallateve dhe hyrjet e shkollave duke mos lënë nxënësit të futën. Një pjesë e mirë e fshatrave kanë mbetur pa energji elektrike. Mësimi është pezulluar në 56 shkolla të venditm ndërsa lundrimet janë anuluar./ Dosja.al
SHKODËR- Jak Pema, banor i Obotit tregon për mediat se dy sera i ka të përmbytura dhe se dëmet janë të mëdha. Ai bëri apel që qeveria të shikojë çfarë ka ndodhur, pasi 1000 hektarë tokë janë nën ujë, teksa janë shkaktuar dëme dhe në të mbjella.
“E treta herë që përmbytem. Kam 4 dynym serë me kulturat e dimrit dhe janë të gjitha nën ujë. I kemi mbjellë për të dytën herë dhe e kemi ujin brenda në sera dhe në oborr. Dita e tretë që vazhdojnë shkarkimet. Dëmet janë të mëdha. Mundet vetëm të mbijetojmë. Nuk ka ardhur ta shohë askush. Na jemi fshatarë jetojmë me tokën, këtu është nën ujë, nuk kemi jetesë më. Apeli është të vijë të shikojë qeveria dëmet, faktet. I gjithë gruri që kemi mbjellë ka shkuar dëm,”- tha fermeri.
Shqipëria ka hyrë në ditën e tretë që është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erëra të forta. Lezha dhe Shkodra janë dy vendet me më shumë probleme. Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka shkuar në 1000 ha, ndërsa në Lezhë janë përmbytur lagjet e qytetit. Rrugët janë thuajse të pakalueshme, ndërkohë që uji është futur dhe në hyrjet e pallateve dhe hyrjet e shkollave duke mos lënë nxënësit të futën. Një pjesë e mirë e fshatrave kanë mbetur pa energji elektrike. Mësimi është pezulluar në 56 shkolla të venditm ndërsa lundrimet janë anuluar./ Dosja.al
LEZHË- Pamjet e mëposhtme janë nga aksi Lezhë-Milot, ku moti i keq ka shkaktuar përmbytje të shumta. Në video shihen që rrugët janë të bllokuara nga shiu. Ndërkohë që qarkullimi i makinave drejt këtij aksi, është bërë me shumë vështirësi.
Si paraqitet situata deri më tani?
Shqipëria ka hyrë në ditën e tretë që është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erëra të forta. Lezha dhe Shkodra janë dy vendet me më shumë probleme. Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka shkuar në 1000 ha, ndërsa në Lezhë janë përmbytur lagjet e qytetit. Rrugët janë thuajse të pakalueshme, ndërkohë që uji është futur dhe në hyrjet e pallateve dhe hyrjet e shkollave duke mos lënë nxënësit të futën. Një pjesë e mirë e fshatrave kanë mbetur pa energji elektrike./ Dosja.al
TIRANE- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka njoftuar pezullimin e procesit mësimor në 56 shkolla në të gjithë vendin. Shumë prej shkollave ku mësimi do të ndërpritet janë pjesë e qyteteve dhe fshatrave ku reshjet e shiut janë tejet të dendura dhe kanë shkaktuar probleme me energjinë elektrike dhe lëvizjen e qytetarëve dhe vendeve. Ministrja njofton se mësimi për orët e humbura do të zëvendësohet në vijim sipas një kalendari të përcaktuar nga Drejtoritë Arsimore.
NJOFTIMI I PLOTE:
Për shkak të situatës së rënduar të reshjeve në disa zona të vendit, pas komunikimeve intensive të këtyre ditëve me zyrat vendore arsimore dhe bashkitë, ju informojmë se mësimi është ndërprerë në shkollat e mëposhtme:
1. Shkolla 9-vjeçare "Perlat", Hamallaj,
2. Shkolla 9-vjeçare "Met Hasa", Durrës,
3. Shkolla 9-vjeçare "Fshati Rinia", Durrës,
4. Shkolla e Mesme e Bashkuar "Mehmet Shpendi", Shalë,
5. Shkolla 9-vjeçare "Giman", Shalë,
6. Shkolla 9-vjeçare "Theth" Shalë,
7. Shkolla 9-vjecare “Don Prek Ndrevashaj”, Shosh,
8. Shkolla 9-vjeçare “Palaj”, Shosh,
9. Shkolla Fillore “Nicaj”, Shosh,
10. Shkolla 9-vjeçare “Kir”, Pult,
11. Shkolla Fillore “Kasnec”, Pult,
12. Shkolla Fillore “Pog”, Pult,
13. Shkolla 9-vjeçare “Bruçaj”, Pult,
14. Shkolla 9-vjeçare “Plan”, Pult,
15. Shkolla Fillore “Maja Thanës”, Pult,
16. Shkolla 9-vjeçare “Xhan”, Pult,
17. Shkolla Fillore “Azem Hajdari”, Fierzë,
18. Shkolla 9-vjeçare në Lugun e Zi, Tropojë e Vjetër,
19. Shkolla Mesme e Bashkuar “Oso Dauti”, Llugaj,
20. Shkolla 9-vjeçare " Kolec Mekshaj", Tale,
21. Shkolla 9-vjeçare “Grykë Lumi”, Shënkoll,
22. Shkolla e Mesme e Bashkuar "Llesh Nik Daka", Shënkoll,
23. Shkolla 9-vjeçare Marash Gjoni", Rrilë,
24. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Zejmen”, Zejmen,
25. Shkolla 9-vjeçare “Spiten”, Zejmen,
26. Shkolla 9-vjeçare “Tresh”, Zejmen,
27. Shkolla 9-vjeçare “Pllanë”, Zejmen,
28. Shkolla 9-vjeçare (jopublike) "Effata", Pllanë,
29. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Frank Bardhi”, Kallmet,
30. Shkolla 9-vjeçare “Rrabosht”, Kallmet,
31. Shkolla 9-vjeçare jopublike “Shën Eufemia”, Kallmet,
32. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Ndoc Gjetja”, Ishull Lezhë,
33. Shkolla 9-vjeçare “At Zef Pllumi”Shëngjin,
34. Shkolla 9-vjeçare “Fran Ivanaj”, Ishull Shëngjin,
35. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Kalivaç”, Ungrej,
36. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Ungrej”, Ungrej,
37. Shkolla 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti", Lezhë,
38. Shkolla 9-vjeçare “Beselidhja", Lezhë,
39. Shkolla 9-vjeçare “Gjergj Fishta", Lezhë,
40. Shkolla 9-vjeçare “Kosova", Lezhë,
41. Shkolla 9-vjeçare “Nënë Tereza", Lezhë,
42. Shkolla e mesme profesionale ‘Kolin Gjoka”, Lezhë,
43. Gjimnazi “Hydajet Lezha”, Lezhë,
44. Shkolla e Mesme Jopublike “Rrogacionistet”, Lezhë,
45. Shkolla jopublike “Academi Center”, Lezhë,
46. Shkolla jopublike 9-vjecare “At Shtjefen Gjecovi”, Lezhë,
47. Shkolla e Mesme e Bashkuar "Karl Gega", Balldren,
48. Shkolla 9-vjeçare “Torovicë”, Balldren,
49. Shkolla 9-vjeçare Kakarriq”, Balldren,
50. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Pjetër Zarishti”, Blinisht,
51. Shkolla 9-vjeçare “Troshan”, Blinisht,
52. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Ndre Mjeda”, Dajç,
53. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Gjovalin Gjadri”, Gjadër,
54. Shkolla 9-vjeçare “Mark Rrozhani”, Mabë,
55. Shkolla 9-vjeçare “Manati”, Kolsh,
56. Shkolla 9-vjeçare “Barbullojë e Re”, Kolsh.
Këtë vendim e kemi marrë për sigurinë e nxënësve, deri në përmirësimin e situatës. Ndërkohë, të gjitha strukturat tona janë vazhdimisht në terren dhe bashkitë janë angazhuar për të marrë masat dhe vlerësuar situatën hap pas hapi.
Mësimi për orët e humbura do të zëvendësohet në vijim sipas një kalendari të përcaktuar nga DPAP.
Falënderojmë të gjithë prindërit, nxënësit dhe mësuesit për mirëkuptimin dhe angazhohemi maksimalisht për të bërë ç’është e mundur për rikthimin sa më shpejt në normalitet./Dosja.al
LEZHË- Reshje të dendura shiu kanë shkaktuar përmbytjen e disa rrugëve të brendshme në qytetin e Lezhës. Në një video të publikuar nga Euronews, shihet një person shihet duke dalë nga ambientet e një lokali në Lezhë, me çizme dhe çadër. Ai sfidon vërshimin e ujit në rrugë për të transportuar me tabaka kafet e mëngjesit.
Si paraqitet situata deri më tani?
Shqipëria ka hyrë në ditën e tretë që është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erëra të forta. Lezha dhe Shkodra janë dy vendet me më shumë probleme. Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka shkuar në 1000 ha, ndërsa në Lezhë janë përmbytur lagjet e qytetit. Rrugët janë thuajse të pakalueshme, ndërkohë që uji është futur dhe në hyrjet e pallateve dhe hyrjet e shkollave duke mos lënë nxënësit të futën. Një pjesë e mirë e fshatrave kanë mbetur pa energji elektrike./ Dosja.al
GJIROKASTËR- Qarku i Gjirokastrës është përfshirë gjithashtu nga reshje të dendura shiu që prej mëngjesit të sotëm duke sjellë edhe problematikat e para. Gjatë natës, në rrugën Lekël-Përmet dhe Kardhiq-Prongji ka pasur vërshime të përrenjve malorë duke sjellë inerte dhe bllokimin e akseve. Mësohet se rruga është liruar në të zbardhur të mëngjesit.
Nga ana tjetër, në bashkinë Memaliaj ka mungesë të energjisë elektrike në Luftinjë, Buz dhe Memaliaj fshat. OSHEE për të mbrojtur konsumatorët dhe kabinat elektrike ka bërë stakime të fiderave në njësitë administrative Frashër dhe Piskovë të bashkisë Përmet. Në bashkinë Gjirokastër ka probleme fideri i Kardhiqit.
Si paraqitet situata deri më tani?
Shqipëria ka hyrë në ditën e tretë që është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erëra të forta. Lezha dhe Shkodra janë dy vendet me më shumë probleme. Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka shkuar në 1000 ha, ndërsa në Lezhë janë përmbytur lagjet e qytetit. Rrugët janë thuajse të pakalueshme, ndërkohë që uji është futur dhe në hyrjet e pallateve dhe hyrjet e shkollave duke mos lënë nxënësit të futën. Një pjesë e mirë e fshatrave kanë mbetur pa energji elektrike./ Dosja.al
TIRANË- Sinoptikanët parashikojnë që vendi ynë do të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, priten reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet mesatar e në veriperëndim me intensitet deri të lartë.
NJOFTIMI NGA SHMU!
Për ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit me intensitet mesatar, kjo situatë do të mbetet prezente deri në orët e mëngjesit. Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente në pjesën më të madhe të vendit por me intensitet të ulët. Në orët e vona të mbrëmjes reshjet e shiut do të fitojnë përsëri intensitet deri mesatar.
Në lartësin mbi 700-800 metra reshje dëbore me intensitet deri mesatar.
Era do të vijojë të jëtë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në orët e pasdites e kryesisht të mbrëmjes do të fitoj shpejtësi deri në 15-20m/s. Valëzimi në dete i forcës nga 3-4 ballë.
LEZHË- Nënkryetari i bashkisë Lezhë, Ermal Paçaj ka theksuar se deri më tani si pasojë e motit të keq nuk ka banesa të përmbytura por vetëm probleme në akse rrugore.
“Në fshatra situata është normale, nuk kemi probleme të raportuara përveç akseve të bllokuara. Pra nuk ka përmbytje shtëpish por vetëm me ujë në akse të caktuara. Nuk kemi akse të bllokuara për momentin. Në rrugën e vjetër nga qyteti deri në Milot kemi dy tre vende që po ndërhyhet”, tha ai.
Sipas tij problematikë mbetet hidrovori i Tales por po punohet në të. Ai shtoi se e gjithë zona është në monitorim.
“Kemi një problematika e hidrovorit të Tales që nuk ka qenë në punë dhe si pasojë ka marrë ngarkesë zona, por me fillimin e punës besoj se nuk do të kemi problematika. Gjithçka varet dhe nga reshjet. E gjithë zona është në monitorim. Po pritet ndërhyrje ku ka probleme për të mos pasur dëme në shtëpi dhe në akset rrugore",, tha ai.
Si paraqitet situata deri më tani?
Shqipëria ka hyrë në ditën e tretë që është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erëra të forta. Lezha dhe Shkodra janë dy vendet me më shumë probleme. Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka shkuar në 1000 ha, ndërsa në Lezhë janë përmbytur lagjet e qytetit. Rrugët janë thuajse të pakalueshme, ndërkohë që uji është futur dhe në hyrjet e pallateve dhe hyrjet e shkollave duke mos lënë nxënësit të futën. Një pjesë e mirë e fshatrave kanë mbetur pa energji elektrike./ Dosja.al
SHKODËR- Prefektja e Shkodrës Majlinda Angoni ka reaguar për motin e keq që ka kapluar vendin. Gjatë një dalje për mediat, Angoni ka deklaruar se deri më tani është situata e menaxhueshme, por akset Tamara në Vermosh dhe Boga-Qafë Thore, lëvizet me shumë vështirësi. Po ashtu ka theksuar se përtej tuneleve ka dhe rënie ortekësh.
"Situatë e menaxhueshme. Është ulur dhe niveli i shkarkimeve nga 900 që ishte dje. Sot është 500 m3. Është një gjë normale. Kemi rritje të nivelit të Bunës, liqenit të Shkodrës që ka impoakt edhe këtu ku ndodhemi sot. Jemi në pikën kyce. Jemi në menaxhim. Situatë të vështirë. Rrugët janë të zhbllokuara, lëvizet me vështirësi nga Tamara në Vermosh, edhe nga Boga deri në Qafë Thore. Kemi rënie ortekësh përtej tuneleve, Qafë Thore digë është e bllokuar për momentin. Të gjitha rrugët e tjera janë të aksesueshme. Përveç rrugëve nga Tamara-Vermosh që këshillohet të bëhen me zinxhirë. Po merren masat nga të gjithë firmat kontrakore. Shtabet e emergjencave janë në gatishmëri të plotë," tha Angoni.
Si paraqitet situata deri më tani?
Shqipëria ka hyrë në ditën e tretë që është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erëra të forta. Lezha dhe Shkodra janë dy vendet me më shumë probleme. Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka shkuar në 1000 ha, ndërsa në Lezhë janë përmbytur lagjet e qytetit. Rrugët janë thuajse të pakalueshme, ndërkohë që uji është futur dhe në hyrjet e pallateve dhe hyrjet e shkollave duke mos lënë nxënësit të futën. Një pjesë e mirë e fshatrave kanë mbetur pa energji elektrike./ Dosja.al
LEZHË- Banorët e Lezhës shprehen të shqetësuar lidhur me situatën e motit në vend dhe bllokimin e rrugëve si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që kanë nisur prej tre ditësh. Ata shprehen se deri më tani nuk janë marrë masa për neutralizimin e situatës dhe se prej 10 vitesh kanalet nuk janë hapur, duke sjellë bllokim të rrugëve.
“Përveç gazetarëve nuk ka ardhur asnjë njeri, as kryeplaku, as administratori, as kryetari i bashkisë, as policia. Këtu duhet të ishin hapur kanalet. Janë mjetet kanë një javë në kokë të kanalit dhe nuk është hapur asnjëri. Po nuk u hap gryka e kanalit, vetëm mjete private kanë ardhur duke punuar. Janë bllokuar disa mjete. Ka të paktën 10 vite që nuk janë hapur kanalet”, tha një banor.
“Është bllokuar aksi komplet. Nga Laçi në Lezhë ka shumë lëvizje kjo rrugë. Ka që në mëngjes që është bllokuar dhe nuk ka ardhur askush. Janë 20 kamiona që janë bllokuar. 10 makina kemi nxjerrë, 1 tjetër është deri në timon e mbuluar me ujë. Kjo situatë përsëritet shumë shpesh. I kemi telefonuar dhe s’ka ardhur askush”, tha një drejtues mjeti.
Shqipëria ka hyrë në ditën e tretë që është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erëra të forta. Lezha dhe Shkodra janë dy vendet me më shumë probleme. Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka shkuar në 1000 ha, ndërsa në Lezhë janë përmbytur lagjet e qytetit. Rrugët janë thuajse të pakalueshme, ndërkohë që uji është futur dhe në hyrjet e pallateve dhe hyrjet e shkollave duke mos lënë nxënësit të futën. Një pjesë e mirë e fshatrave kanë mbetur pa energji elektrike./ Dosja.al
KORÇË- Moti i keq në pjesën më të madhe të rajoneve në vend, reshjet e dendura të shiut të cilat kanë vijuar prej ditësh kanë sjellë një sërë problemesh në disa qarqe të vendit. Në Korçë ka ndërprerje të energjisë elektrike në bashkinë Pustec, Bashkinë Devoll, Njësinë Administrative Vithkuq, Leskovik, bashkinë Kolonjë, në zonën e Gorës, në Pirg bashkia Maliq, në zonën e Mokrës bashkia Pogradec.
Si paraqitet situata deri më tani?
Shqipëria ka hyrë në ditën e tretë që është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erëra të forta. Lezha dhe Shkodra janë dy vendet me më shumë probleme. Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka shkuar në 1000 ha, ndërsa në Lezhë janë përmbytur lagjet e qytetit. Rrugët janë thuajse të pakalueshme, ndërkohë që uji është futur dhe në hyrjet e pallateve dhe hyrjet e shkollave duke mos lënë nxënësit të futën. Një pjesë e mirë e fshatrave kanë mbetur pa energji elektrike./ Dosja.al
TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një përmbledhjeve të aksese rrugore që janë të bllokuar si pasojë e reshjeve të shiut dhe dëborës. Në njoftim bëhet me dije se në Bajram Curri-Fierzë k pasur rënie gurësh. Në Tamarë-Vermosh ka pasur reshje dëbore, ndërsa në aksin Bogë-Theth në zonën e tuneleve ka pasur rënie orteqesh.
Njoftimi:
Reshjet e shiut kanë vazhduar gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit, me intensitet duke sjellë rënie gurësh dhe inertesh në trup të rrugës si në Bajram Curri-Fierzë km 12
Në Tamarë-Vermosh ka pasur reshje dëbore, ku është punuar me mjete e punëtorë dhe qarkullimi kryhet pa probleme
Në aksin Bogë-Theth në zonën e tuneleve ka pasur rënie orteqesh, duke sjellë vështirësi në qarkullim dhe pastrimin e rrugës pasi rënia vazhdon të jetë aktive
Kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren gjatë gjithë natës për të mbajtur qarkullimin në normalitet
Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.
Shqipëria ka hyrë në ditën e tretë që është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erëra të forta. Lezha dhe Shkodra janë dy vendet me më shumë probleme. Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka shkuar në 1000 ha, ndërsa në Lezhë janë përmbytur lagjet e qytetit. Rrugët janë thuajse të pakalueshme, ndërkohë që uji është futur dhe në hyrjet e pallateve dhe hyrjet e shkollave duke mos lënë nxënësit të futën. Një pjesë e mirë e fshatrave kanë mbetur pa energji elektrike.
VLORË- Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati në Urën e Mifolit në Vlorë. Mësohet se uji ka vërshuar në toka e banesa duke përmbytur dhjetëra hektarë sipërfaqe. Në disa prej shtëoive raportohet të ketë sasi uji. Pritet që në jëtë zonë të shkojë një ekip emergjencash për tu ardhur në ndihmë banorëve.
Shqipëria ka hyrë në ditën e tretë që është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erëra të forta. Lezha dhe Shkodra janë dy vendet me më shumë probleme. Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka shkuar në 1000 ha, ndërsa në Lezhë janë përmbytur lagjet e qytetit. Rrugët janë thuajse të pakalueshme, ndërkohë që uji është futur dhe në hyrjet e pallateve dhe hyrjet e shkollave duke mos lënë nxënësit të futën. Një pjesë e mirë e fshatrave kanë mbetur pa energji elektrike.
SHKODËR- Rritet sipërfaqja e tokave të përmbytura në Shkodër. Mësohet se si pasojë e reshjeve të dendura të shiut janë përmbytur 1000 hektarë tokë në Njësinë Administrative Ana e Malit në Shkodër, me rritje prej 600 Ha nga dita e djeshme.
Në njësinë administrative Dajç kanë mbetur pa energji fshatrat Mushan, Shirq, Suka Dajç. Probleme me energjinë raportohen dhe në pjesën më të madhe të Njësisë Administrative Velipojë.
Pa energji elektrike ka mbetur dhe fshati Obot. Ndërsa rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me mjete të larta. Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit. Kërkohet një mjet ushtrie i kalueshmërisë së lartë në rrugën e Obotit, së bashku me katër forca ushtarake.
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallëkut) shënon kuotën 6.20 m nuk ka ndryshim me orën 19.00 të datës 18.01.2023 ( kuota max 7.50 m ). Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunës) shënon 7.85 m me njeë rritje prej 23 cm me orën 19.00 të dates 18.01.2023 ( kuota max 8.70 m).
LEZHË- Pamjet që po shikoni vijnë nga Lezha, një zonat më të prekura nga moti i keq në vend. Siç shihet dhe në video, reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur disa lagje në këtë qytet. Uji ka vërshuar në hyrjet e pallateve dhe në oborret e shkollave. Kjo gjë pengon dhe futjen e nxënësve në klasa.
Shqipëria ka hyrë në ditën e tretë që është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erëra të forta. Lezha dhe Shkodra janë dy vendet me më shumë probleme. Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka shkuar në 1000 ha, ndërsa në Lezhë janë përmbytur lagjet e qytetit. Rrugët janë thuajse të pakalueshme, ndërkohë që uji është futur dhe në hyrjet e pallateve dhe hyrjet e shkollave duke mos lënë nxënësit të futën. Një pjesë e mirë e fshatrave kanë mbetur pa energji elektrike.
DURRËS- Moti i keq ka bërë që të pengohet lundrimi i anijeve. Anijet e vogla dhe peshkarexhat nuk lejohet të dalin në det. Tragetet që duhet të niseshin mbrëmjen e djeshme drejt Barit, nuk kanë realizuar dot nisjen. Ndërsa nga Bari janë nisur dy tragete dhe pritet të mbërrijnë në Portin e Durrësit.
Shqipëria ka hyrë në ditën e tretë që është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erëra të forta. Lezha dhe Shkodra janë dy vendet me më shumë probleme. Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka shkuar në 1000 ha, ndërsa në Lezhë janë përmbytur lagjet e qytetit. Rrugët janë thuajse të pakalueshme, ndërkohë që uji është futur dhe në hyrjet e pallateve dhe hyrjet e shkollave duke mos lënë nxënësit të futën. Një pjesë e mirë e fshatrave kanë mbetur pa energji elektrike.
LEZHË- Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytje në Lezhë. Uji është future në hyrjet e disa pallateve në bllokun e banimit “11 janari”. Përmbytje ka dhe një lagjen “Besëlidhje”. Vërshimi i ujit në rrugë dhe lagje ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve dhe të këmbësorëve.
Sot parashikohet një ditë me vranësira dhe shira me intensitet të lartë. Shirat do të krijojnë probleme të mëtejshme ndërsa në zonat malore verilindore dhe juglindore do të ketë reshje të dendura dëbore.
Orët e mesditës sjellin një ndërprerje të përkohshme të reshjeve për të ri-nisur sërish gjatë pasdites ku do të ketë edhe rrebeshe shiu shoqëruar me rrufe dhe shkarkesa elektrike.
TIRANË- Vranësira dhe shira me intensitet të lartë. Kjo është ajo që e pret Shqipërinë, përsa i pëket motit për ditën e sotme. Shirat do të krijojnë probleme të mëtejshme ndërsa në zonat malore verilindore dhe juglindore do të ketë reshje të dendura dëbore.
Orët e mesditës sjellin një ndërprerje të përkohshme të reshjeve për të ri-nisur sërish gjatë pasdites ku do të ketë edhe rrebeshe shiu shoqëruar me rrufe dhe shkarkesa elektrike.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 1 – 2 gradë, në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 15°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 55 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të krijohet dallgëzim deri në 5 ballë.