Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Dosja hetimore e SPAK, në lidhje me hetimet që çuan në pranga grupin që trafikonte droge nga Amerika Latine dhe Shqipëria drejt Italisë janë zbardhur. • Sipas përgjimeve të SPAK, efektivi i Antiterrorit, Igli Haxhiaj, i cili u arrestua pasi dyshohet për lidhje me grupin e trafikut të drogës të Elvis Doçit, dekonspironte operacionet e policisë. • Nga përgjimet mësohet se Haxhiaj shiste informacione hetimore në këmbim të parave dhe në një prej bisedave të zbardhura nga SKY ECC, ai komunikon me një person. • Gjatë këtij komunikimi, Haxhiaj informon se Denis Myftiu dhe e gjithë familja janë në përgjim dhe duhet të bëjnë kujdes se çfarë flasin. • Gjithashtu nga përgjimet mësohet se Haxhiaj ofron të japë informacionin për veprimet hetimore, në shkëmbim të përfitime monetare. • Po ashtu Haxhiaj komunikon në SKY ECC me Denis Myftiun, anëtarin e grupit të Elvis Doçit, i njohur ndryshe si Visi i Pojës. • Haxhiaj i kërkon Myftiut 15 mijë euro, që t’i japë informacion hetimor. • Sipas dosjes hetimore oficeri i policisë Gjyqësore e paralajmëroi trafikantin e drogës se e gjithë familja e tij ishte në përgjim. • Në dosje janë të gjitha bisedat, ku Haxhiaj i thotë Denis Myftiut se ti, nusja, nona jote, Asti, i keni telefonat në përgjim dhe bëj kujdes kur flet. Ai gjithashtu i thotë se këtë e ke pa pagesë, kur i shkruan sze “kaq sa te thashe e ke dhurate nga shoket”. • Në dosje thuhet se nga përmbajtja e bisedave kuptohet se informacioni që ofron shtetasi Igli Haxhiaj te personi tjetër është informacion që lidhet me veprimet hetimore që kanë qenë duke u kryer në atë moment ndaj shtetasit Dario Myftiu.
8 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Oficeri i policisë Gjyqësore, Igli Haxhiaj ka pasur komunikime të shumta në SKY ECC me anëtarë të grupit për furnizime me drogë. Në dosje janë përgjime ku diskuton për cilësinë e kokainës, mënyrat e sigurimit të saj, çmimet në tregjet europiane, Hollandë, Spanjë, Roterdam, Barcelona), si dhe vlerat e transportit.
Pjesë nga bisedat:
3. Bisedë e datës 22.10.2020 midis kodit pin HY67U7 në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodin pin CXQD1I.
Përdoruesi i kodit pin CXQD1I dërgon fotot si më poshtë:
I.Haxhiaj: O boso, ca o kjo me, e bukur duket
I.Haxhiaj: A është i mire me 37 po deshe…
CXQD1I: Jo vlla me 37 e marrim… Se po mori dhe ky Niku…i them dy copa
Igli Haxhiaj: Merri nja 2 grame, po pres dhe kete me 37, tja blej ta provoj se mund te me duhen 2.
CXQD1I : Ne Dures jane keto se ka tre lloj stampash
I.Haxhiaj: A jane gje? I ke provuar ti…mi co pak qe ti bej save … A e ke provu ti
CXQD1I: Jam ne timon, ti coj me vone pa merak, jo un se kam provu po me than eshte i mire.
I.Haxhiaj: Merri dy gram ta provoj.
FM369H: Kam nje cop ne Athine, e do? Ke me cfar e sjell?
I.Haxhiaj: Po duhet te flas…Pmln eshte ajo ?
FM369H: Ajo ngarkese eshte… A eshte pml, a boddy, rolex nuk e di fiks… Por ajo pune eshte.
FM369H: 29k blerja ktyre 2k transp, 31k … e marrim 30k.
Bisedë e datës 08.02.2021 midis kodit pin HY67U7 në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodin pin 1UN9CQ.
1UN9CQ: Do nje shok 20 buk ne Hollande…ka ai miku jot.
I.Haxhiaj: Vllai kete ka tani, 28 ma le mua.
Biseda e datës 10.02.2021.
I.Haxhiaj: Po me thot nje shok tjeter qe ka nje te mire ne Roterdam, me 27 na e le, e ka logon 111 ja te flas per foto.
1UN9CQ: Ok me sill foto qe ta flas … kjo eshte? Ma konfirmo
1UN9CQ: Po me thon cunat me sill nje foto te shohim luspen, po te thyer thuaj vlla
TIRANË- Përgjimet e SPAK kanë nxjerrë në dritë bisedatat e ish-efektivit Igli Haxhiaj në SKY ECC. Bga këto përgjime është zbuluar sesi Haxhiaj bënte Pazar për të shitur informacionet hetimore dhe kontaktonte me Denis allias Dario Myftiun për t’i shitur informacionet hetimore.
Gjithashtu nga bisedat në SKY ECC mësohet se Myftiu dhe Haxhiaj kishin lënë për tu takuar. Ndërkohë në një bisedë me një person tjetër, që duket se ishte mik i përbahskët mes Haxhiajt dhe Myftiut, ish-oficeri i shkruan se do t’i thotë ka një informacion dhe e shet.
PJESË NGA DOSJA HETIMORE:
8AIVIH: He file ca behet, u lidhe me?
I.Haxhiaj: O zemra a ike ti? Jo vlla, me tha takohemi te henen, sjam duke u mor me te, do i them, kam nje info dhe e shes, A e do???, po se deshi vk, skam ca takohem me ate... .
Në këtë bisedë midis Igli Haxhiaj dhe përdoruesit me kod pin 8AIVIH ata komunikojnë përsëri lidhur me shtetasin Dario Myftiu, duke iu referuar pikërisht për bisedën midis shtetasit Igli Haxhiaj dhe Dario Myftiu.
Shtetasi Igli Haxhiaj i shpjegon se, “me tha takohemi të henen” dhe në bisedën e datës 05.12.2020 shtetasi Dario Myftiu i ka thënë atij se “takona nga e hona, se neser jam me kalamojt”, duke u konfirmuar fakti se flasin për të njëjtin person.
Po kështu, në këtë bisedë shtetasi Igli Haxhiaj konfirmon tej çdo dyshimi faktin se veprimet e tij janë kryer për qëllimi përfitimi monetar, pasi shprehet se, “do i them, kam nje info dhe e shes, A e do???”.
Nga përmbajtja e bisedave të mësipërme provohet fakti se përdoruesi i kodit pin 8AIVIH është njohje e përbashkët e shtetasve Dario Myftiu dhe Igli Haxhiaj dhe është pikërisht personi që Igli Haxhiaj i referohet në bisedat e tij me Dario Myftiu si “shoket” e përbashkët midis tyre./Dosja.al
TIRANË- Pjesë nga dosja hetimore të ish-oficerit të arrestuar, Igli Haxhiaj janë publikuar. Nga bisedat e zbërthyera nga SKY ECC dalin në dritë mesazhet që oficeri i Antiterrorit ka shkëmbyer me persona të tjerë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.
Sipas bisedave në SKY ECC, flitet për gjendjen e mallit të mirë dhe të pastër të kokainë. Nga mesazhet mësohet gjithashtu se kërkohet dhe dërgimi i fotove për të parë cilësinë dhe në një episod, Haxhiaj i kërkon një tjetër personi mundësimin e futjes në Shqipëri futjen e 4-5 copë për llogari të tij.
Pjesë nga dosja hetimore:
Biseda e datës 10.02.2021.
I.Haxhiaj: Po me thot nje shok tjeter qe ka nje te mire ne roterdam, me 27 na e le, e ka logon 111 ja te flas per foto.
1UN9CQ: ok me sill foto qe ta flas … kjo eshte? Ma konfirmo
I.Haxhiaj: ajo eshte.
1UN9CQ: po me thon cunat me sill nje foto te shohim luspen, po te thyer thuaj vlla
Më datë 12.02.2021, shtetasi Igli Haxhiaj dërgon dhe disa foto të tjera të kësaj natyre.
1UN9CQ: ja cova sa te me kthejn pergjigje, pyete nje her mos eshte e lame…
Igli Haxhiaj: Keto qe te cova tani me thot jan 100% colo, origjinale.
1UN9CQ: ca vendi jane
I.Haxhiaj: Roterdam me duket, po te pyes fiks se eshte nje shok tjeter ky
5. Bisedë e datës 14.12.2020 midis kodit pin HY67U7 në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodit pin 8AIVIH.
8AIVIH: Cfar cmimi ka ne holland. Me pyet nje here sa per info
I.Haxhiaj: ok dhe te them...sa e ka cmimin kjo ne brc……… Ne holland nga 31.5 deri ne 32.5 e kan pas marr keta cunat.
8AIVIH: Brc diku 30, 29.5 mundem
I.Haxhiaj: Jane shume ne barcelon?
8AIVIH: 500 por mbase tja sasi me te madhe ne holland se duke i nxjerre jemi
Bisedë e datës 15.12.2020.
8AIVIH: File holland 29.5, eshte malli jon …
I.Haxhiaj: Ja te flas vllai direkt, a jane shume?
8AIVIH: Vetem skemi shume kile se po shperndahen... Hap gojen sa do.
I.Haxhiaj: Ne barcelone kush eshte qe takon njerzit… Se do me e pa njeri ne barcelon… Dhe sa na e le…me jep nje adrese…..
I.Haxhiaj: File po me i sjell nja 4-5 cope posht… A eshte mundesia me i sjell ne shqiperi.
8AIVIH: Une jo, un ti jap holland ose spain, pastaj shife vet.
I.Haxhiaj: Ne holland ja te shof, nga dreka do shkoj ky shoku ne brc qe ta shofi…/Dosja.al
TIRANË- Dosja hetimore e SPAK, në lidhje me hetimet që çuan në pranga grupin që trafikonte droge nga Amerika Latine dhe Shqipëria drejt Italisë janë zbardhur. Pjesë e këtij grupi ishte dhe oficeri i Antiterrorit Igli Haxhiaj, i cili ka bashkëpunuar me grupin kriminal të Elvis Doçit, i njohur ndryshe si Visi i Pojës. Sipas zbërthimit të komunikimeve në SKY ECC mësohet se Haxhiaj mban komunikime me persona të ndryshëm dhe komunikon për tregtimin e lëndëve narkotike të llojeve të ndryshme.
PJESË NGA BISEDAT:
1. Bisedë e datës 10.02.2021, midis kodit pin HY67U7 në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodin pin SEJRCV.
SEJRCV: O vlla ca bone, ma co foton e asaj punes dhe parimisht si funksionon puna… Nqs dikush do ta shofi si i behet dhe cfar duhet te kemi parasysh… Pjesen tone ku e marrim… Se me than pak ai shoku qe ata jan te huaj… A i con ndonje shok i joti tjeter tek puna apo si?
I.Haxhiaj: Kjo është si punë?
SEJRCV: Do coj un i shokun ton qe ti presi njerzit e tuj po vetem co blersa jo ndermjesta… i pret shqiptari ose i shok tjeter i imi per grabitje mbaj pergjegjsi un vllai… Po kjo esht… Po per cfar pyet.. Se nuk te kuptova sepse puna dy probleme ka ose cilsia ose grabitja sepse dajat nuk ofrojn mall
I.Haxhiaj: Po spo e mendon njeri grabitjen vlla… Se plas arma behen m… Tani ne jemi mes shokesh dhe grabitja ska lidhje….Se nuk e kishte te qart shoku jon i perbashket… Dhe te dija per te ditur ca ti them cunave qe do shkojne…per kete te pyeta vlla.
Bisedë e datës 08.03.2021.
I.Haxhiaj: Vlla si e ke punen andej… A ke noi mall te mire me cmim
SEJRCV: Si e kom hajde mo tu leviz per me bo leket si gjithmon. Ku ? Kam holand me 29 me duket.. Ma ofruan para ca ditesh, origjinal… Se tperzim kam plot me 25 po te hy ne pun me luspa me krejt.
I.Haxhiaj: Qenka shtrenjt, kuptoj… Po prap eshte duke u dhen me aq.
2. Bisedë e datës 08.02.2021 midis kodit pin HY67U7 në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodin pin FM369H.
FM369H: Kjo eshte, nuk e di sa ka akoma gjendje duhet me pyt.. me 28 mund ta le ty… Fol e me thuaj, tjap nje per prove e shife. Por me kta jemi me lek ne dore
I.Haxhiaj: Kuptoj file… Ca cmimi.. A eshte e mire?... Me lek ne dore se pa lek sdua une… A eshte e mire di gje?
FM369H: Merreni nje per test dhe vendosni. Mgjth duhet ti pyes nese ka ngel dhe sa… Flit me njerzit dhe nese jan ok, te flas per gjendjen une.
Bisedë e datës 01.03.2021.
FM369H: Kam nje cop ne athine, e do? Ke me cfar e sjell?
I.Haxhiaj: Po duhet te flas…Pmln eshte ajo ?
FM369H: ajo ngarkese eshte… A eshte pml, a boddy, rolex nuk e di fiks… Por ajo pune eshte.
FM369H: 29k blerja ktyre 2k transp, 31k ... e marrim 30k.
TIRANË- Dosja hetimore e SPAK, në lidhje me hetimet që çuan në pranga grupin që trafikonte droge nga Amerika Latine dhe Shqipëria drejt Italisë është zbardhur. Sipas përgjimeve të SPAK, efektivi i Antiterrorit, Igli Haxhiaj, i cili u arrestua pasi dyshohet për lidhje me grupin e trafikut të drogës të Elvis Doçit, dekonspironte operacionet e policisë.
Nga përgjimet mësohet se Haxhiaj shiste informacione hetimore në këmbim të parave dhe në një prej bisedave të zbardhura nga SKY ECC, ai komunikon me një person. Gjatë këtij komunikim Haxhiaj informon se Denis Myftiu dhe e gjithë familja janë në përgjim dhe duhet të bëjnë kujdes se çfarë flasin. Gjithashtu nga përgjimet mësohet se Haxhiaj ofron të japë informacionin për veprimet hetimore, në shkëmbim të përfitime monetare.
Po ashtu Haxhiaj komunikon në SKY ECC me Denis Myftiun, anëtarin e grupit të Elvis Doçit, i njohur ndryshe si Visi i Pojës. Haxhiaj i kërkon Myftiut 15 mijë euro, që t’i japë informacion hetimor.
Pjesë nga bisedat:
8AIVIH: Çfarë halli ka ky çuni qe mund ta ndihmosh.
I.Haxhiaj: Të kam shkruajtur qepar.
8AIVIH: Se jam me kte
I.Haxhiaj: Po ka ca gjera, unë çova dike atë dite që kapen braniolin, po ai shoku doli vonë, fëmijet ja çoj nusja.
8AIVIH: Po për ktë tani, çfarë është ajo qe mund ta ndihmojmë.
I.Haxhiaj: Besoj ai e di qe ka nje kosto, dhe duhet te jemi ne kontakt me mua qe mos bjer në sy dhe për mua.
8AIVIH: Çfarë halli ka ky kte moment, pse po i rrin nga pas, se po me pyet.
I.Haxhiaj: Ti bëjmë gjerat sikur ndodhin rastësisht, po u than muhabetetet mbaron pune ai.
8AIVIH: Une e kam bere burgun per italiant... aha ok.
I.Haxhiaj: Ne rregull thuaj, ai e di.
8AIVIH: Kete po i them.

TIRANË- Pjesë nga dosja hetimore të ish-oficerit të arrestuar, Igli Haxhiaj janë publikuar. Sipas dosjes hetimore oficeri i policisë Gjyqësore e paralajmëroi trafikantin e drogës se e gjithë familja e tij ishte në përgjim. Në dosje janë të gjitha bisedat, ku Haxhiaj i thotë Denis Myftiut se ti, nusja, nona jote, Asti, i keni telefonat në përgjim dhe bëj kujdes kur flet.
Ai gjithashtu i thotë se këtë e ke pa pagesë, kur i shkruan sze “kaq sa te thashe e ke dhurate nga shoket”. Në dosje thuhet se nga përmbajtja e bisedave kuptohet se informacioni që ofron shtetasi Igli Haxhiaj te personi tjetër është informacion që lidhet me veprimet hetimore që kanë qenë duke u kryer në atë moment ndaj shtetasit Dario Myftiu.
BISEDA E PLOTË
I.Haxhiaj: Ca bone.
D.Myftiu: Ca bone ti, mir kalojm, ca bone ti.
I.Haxhiaj: Fola pak me ata shoket, se dhe mire mos me u njof vetem per me dal une, dhe me thane qe kishe meraqe per gjoba gjera, dhe jo vete, nuk behet fjale se une prandaj erdha me ata. Po me sigurove ti qe sme nxjerr neper biseda takohemi dhe bashke, po nuk te kam ardh kot. Kam plot varjante po erdha se te njifnin cunat. Dhe cunat jan garanci qe une sjam pa lidhje tek ty. Sepse keto biseda dihet si jane. Ti alarmohesh dhe gabon dhe padashur.
D.Myftiu: Nai merak nuk kam, po boshim muhabet, por gjithsesi takona nga e hona, se neser jam me kalamojt, dhe pijm nai kafe e diskutojm.
I.Haxhiaj: Blla po deshe te diskutojme duhet me ardh me mendje te qarte qe po te ndihmoj jo qe po ta fus, se nuk jemi nga ata, mire eshte mos njifemi. Kemi kontakt dhe nqs do une do te te them cdo gje dhe te bashkepunojme mos bisesh ne sy tek te tjeret, se kam hall se do flasesh per mua, dhe merret vesh, por avash avash, jo me te bo nder dhe me gjet qeder.
D.Myftiu: Ca kom me fol spo te kuptoj, ec o vlla takona folim diskutojm, ca mundsish ke me ndihmu, dhe ku jam per tu ndihmu un.
I.Haxhiaj: Une qe te thash dhe per branilin sta thash kot, si cova njeri atij se ai rri dru ne mall, dhe ti e di, dhe une e di. Vlla kjo qe po te them ka ne kosto se sjam vetem une ne kete mes dhe i kam dal une per zot me te ndihmu se te njiftin cuna.
D.Myftiu: Jo di tamom se sesht qe rrin me mu.
I.Haxhiaj: Nuk jemi per lojra fjalesh kot, po, ok vlla, me fal mua se ndoshta te bezeisa vlla, une e pashe si detyrim nga shoket e mi, me fal mua, qe ste takoj eshte vetem mos digjem une, vllai im se kam problem te flas me ty, nqs ti je i qet ma boj hallal se te shqetesova. Djegiq ime vjen se ti do gabosh dhe vij te te ndihmoj dhe skam pse te rrezikoj.
D.Myftiu: Nuk ka lidhje kjo tani, ske pse digjesh si do digjesh.
I.Haxhiaj: Po ka lidhje se po bojm lojna fjalesh vlla, une qe po vij sjam kalamo, erdha per arsye se mendova qe jan muhabetet me te qarta, une po fola ngelem borxh tek te tjeret, se i dola une per zot kesaj pune, digjem se ti je i alarmuar dhe gabon vlla. Kete qellim kisha me te ndihmu, ti je ne rregull... po se sje i qete.
D.Myftiu: Po te them... po deshe te takona te folim ok.
I.Haxhiaj: Vlla kjo pune ka nje kosto dhe po deshe ok po sdeshe ti e di, se vuna dhe shoket ne siklet, dhe po dalin muhabete kot, qe te te ndihmoj dhe ke per ti pa gjojnat vlla. Jemi 3 veta nga 5 mij vlla. Une kam burreri dhe te tregoj gjithcka por duhet ti me bashkpunu dhe mos lon me dyshu qe nga e ke marr vesh. Por do e bejme rastesisht, dmth qe ti e verteton dhe mos biesh ne sy nga e more vesh. Nqs mednos se bohet ok, po mendove se eshte gjobe me fal mua.
I.Haxhiaj: Po vazhdove me iden qe eshte gjob po te them prap qe me fal mua, jo cjo nuk eshte gjob, o vlla miq jemi me te gjithe, kur mendon gjoben je gabim se gjoba nuk vehet mes shokesh. Po varjanse fjalet e shumta fukarallik, ma boj hallal mua qe te bezdisa. Me po na thua per miq dhe burrnia ime eshte kjo, Ti, Nusja, Nona jote, Asti, i keni telefonat ne pergjim dhe bej kujdes kur flet. Nqs do info te tjera bojn lek, kalofsh sa me mire vlla, te rujt Zoti, kjo iahte vetem per shoket, dhurat, noten, nuk eshte gjob, e ke gabim. Nje informacion kudrejt nje pagese, po varja, kaq sa te thashe e ke dhurate nga shoket, kalofsh mire vlla./Dosja.al
TIRANË- Sipas dosjes hetimore oficeri i policisë Gjyqësore Igli Haxhiaj ka qenë pjesë e hetimeve që po kryente SPAK, lidhur me goditjen e disa personave të përfshirë në veprimtari kriminale të trafikut të drogës.
Një ndër personat që ishte në survejim dhe kishte për detyrë ta përgjonte ishte pikërisht oficeri i policisë pranë forcës operacionale Igli Haxhiaj.
Haxhiaj dekonspironte hetimin pikërisht tek personi nën hetim për trafik droge Dario Myftiu.
Sipas dosjes hetimore del se midis kodit pin HY67U7 në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodin pin EC72PV, në vitin 2020, në intervalin kohor 21:36-21:58, janë kryer bisedat si më poshtë.
I.Haxhiaj: Epo ti e di eshte vllai, po pati deri atehere patjeter.
EC72PV: po me thuj ca ti them, se seshte problem ajo pune.
I.Haxhiaj: Ai eshte qe te jet i informuar, për ca behet fjalë, a s’ka interes dmth, po tani thuaj kaq, si te japi leket ja themi ca ka dhe kur te ket siklete qe di i ket nga mbrapa e njoftojme, edhe sa here te jemi mbas atij ta njoftojme, o vllai te na japi noi kave, edhe sa here te jemi mbas atij ta njoftojme, se si ceshtje nuk e mbyllim dot, se e ka tjeter kush, vetem mos i thuaj kush jam une mos ta dij fare se sdihet ca flet.... Ok vllai....Po noi 5€, mos ta vrasim...thuaji kur ke sjell nje sasi te modhe te moren ne tel, dhe ke qene me dy goca. Po sja vlen me i thene me pak.... po per 500, 1 mij sja vlen fare vllai, se i shpetojme gjithe ato lek, ati nje kapje i fiken 70 mij, i arrestuam nipin, thuaja ta dij, thuaj per 5 vk...shife ca do thot.
Në bisedat e mësipërme, shtetasi Igli Haxhiaj komunikon me përdoruesin e kodit pin EC72PV përsëri në lidhje me dhënien e informacioneve në këmbim të marrjes së përfitimeve monetare.
Nga bisedat e mësipërme duket qartë se kur ai komunikon shifrën “5” bëhet fjalë për shumën monetare “5,000 Euro”, pasi përshkruan se është “5€” dhe shpjegon se “per 500, 1 mij sja vlen fare vllai...”.
Kjo bisedë vjen në përputhje me bisedën e datës 05.12.2020 të kryer me shtetasin Dario Myftiu, ku i komunikon se, “...Jemi 3 veta nga 5 mij vlla”, duke konfirmuar faktin se “5 mij..” është “5,000 Euro”.
Gjatë fazës së hetimeve paraprake për këtë procedim penal shtetasi Igli Haxhiaj në cilësinë e oficerit të policisë gjyqësore, në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka qënë pjesë e grupit të hetimit që ka kryer përgjimin dhe vëzhgimin e fshehtë të subjekteve të këtij procedimi penal, duke kryer vëprime vëzhgimi ndaj shtetasit Dario Myftiu dhe automjeteve në përdorim të tij.
Në datën 17 maj 2019 shtetasi Igli Haxhiaj ka qënë pjestar i grupit të vëzhgimit ku është konstatuar automjeti me targa AA691RE i cili ka rezultuar më pas se është përdorur nga shtetasi Dario Myftiu.
Në këtë datë është konstatuar se shtetasi Dario Myftiu është takuar në “Bar Los Locos” me shtetasin Gernard Beu (Ago), i cili është i pandehur në procedimin e ndarë.
Nga ky moment dhe në vazhdim shtetasi Igli Haxhiaj ka qënë në dijeni të faktit që shtetasi Dario Myftiu ishte pjesë e hetimeve dhe ka kryer në vazhdimësi veprime të tjera procedurale ndaj këtij personi dhe në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.49 viti 2019.
Në kuadër të veprimeve hetimore që janë kryer lidhur me këtë procedim penal, duke përfshirë edhe periudhën e muajit dhjetor të vitit 2020, është vendosur lejimi i përgjimit të bisedave telefonike për shtetasin Dario Myftiu, shtetasin Asti Llupi, si dhe persona të tjerë, me të cilët ka patur të dhëna se shtetasi Dario Myftiu mundet të bashkëpunonte në kryerjen e veprës penale.
Gjatë hetimeve paraprake, në datën 11 shkurt 2020, shërbimet e policisë gjyqësore kanë vendosur pajisje rregjistruese në automjetin me targa AA691RE që është përdorur nga shtetasi Dario Myftiu, me të cilën janë rregjistruar bisedat që janë kryer brënda në automjetin e mësipërm nga e shtetasit Dario Myftiu.
Nga data 11 shkurt 2020 dhe në vazhdim, duke përfshirë edhe periudhën e muajit dhjetor të vitit 2020, është vendosur lejim i përgjimit të bisedave ambientale në automjetin me targa AA691RE që është përdorur nga shtetasi Dario Myftiu.
Igli Haxhiaj ka kryer në vijim funksionet e oficerit të policisë gjyqësore në kryerjen e përgjimeve ambientale dhe vëzhgimeve për të gjithë subjektet e hetimit të procedimit penal, për të cilat është autorizuar në vazhdimësi kryerja e përgjimeve në vënde publike.
Gjithashtu, shtetasi Igli Haxhiaj ka qënë i pranishëm në cilësinë e oficerit të policisë gjyqësore në kryerjen e veprimeve të fshehta të instalimit të pajisjeve teknike të përgjimit në automjetin e markës Mercedez Benz GLE, me targa AB638AI, në përdorim të shtetasit Dario Myftiu, veprim i cili është kryer në datën 12 mars 2022.
Të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale të përgjimit të bisedave telefonike, të përgjimit të bisedave ambientale në automjetin me targa AA691RE, si dhe të përgjimit dhe vëzhgimit të personave në vënde publike, kanë qënë veprime hetimore dhe procedurale të cilat përbëjnë “Sekret hetimor”./Syri.net
TIRANA- Gjykata e Posaçme ka vendosur të lërë në burg Igli Haxhiaj, oficer i Antiterrorit, i arrestuar në kuadër të hetimeve për nxjerrje të sekretit hetimor dhe korrupsion. Seanca e sotme u zhvillua me dyer të mbyllura dhe trupi gjykues konfirmoi vendimin paraprak të arrestit në mungesë.
Gjatë seancës, Haxhiaj ka mohuar çdo akuzë, duke theksuar se sipas tij, se nuk ka përdorur aplikacionin e komunikimit “Sky Ecc”.
“Më kanë përdorur emrin, nuk kam pasur Sky Ecc. Nuk kam komunikuar asnjëherë në aplikacionin Sky”, ka deklaruar Igli Haxhiaj.