LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kurti e Vuçiç takohen në Bruksel, liderët s'shihen në sy, Borrell: Nuk u arrit asnjë marrëveshje

• Në Bruksel ka përfunduar takimit trepalësh mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian (BE) në kuadër të dialogut në nivelin më të lartë politik. Në nisje të takimit nuk ka pasur as shtrëngim duarsh, madje as shikim në sy nga ana e Kurtit e Vuçiç. Takimi i sotëm ka pasur ka qenë i ndarë në dy raunde.   • Në ndërtesën e BE-së ku u zhvillua dialogu ka mbërritur edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur përpjekjet e BE-së në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Borrell ka kërkuar normalizimin e situatës në Veri. • Pas takimit, presidenti i Serbisë, Vuçiç, ka caktuar një takim me serbët e Kosovës. Takimi është paralajmëruar të mbahet të dielën në orën 11:00 në Pallatin “Serbia”. Në takim janë të ftuar të gjithë përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve nga Kosova, liderët e Listës Serbe, të gjithë kryetarët serbë, kryetarët e rretheve, drejtorët e spitaleve. Së fundmi janë ngritur shqetësimet për një përshkallëzim të mundshëm të situatës në veri të Kosovës.  • Joseph Borell pas përfundimit të takimit ka deklaruar se sot nuk është arritur asnjë marrëveshje ndërkohë që ishte optimist për takimit e tjera. Ai shtoi se takimet do të rinisin në shtator dhe se si Kurti po ashtu dhe Vuçiç kanë kuptuar se asgjë nuk zgjidhet pa dialog.  • Ky është takimi i tretë i liderëve që është kërkuar nga kryediplomati i BE, Joseph Borell. Një ditë më parë, liderët e Kosovës dhe Serbisë u takuan me sekretarin e përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i cili ia bëri të qartë Vuçiç se nëse situata në veri të Kosovës përshkallëzohet ata janë të gatshëm të ndërhyjnë. • Takimet vijnë pas acarimit të situatës në veri të Kosovës për zbatimin e marrëveshjes së reciprocitetit. Vendimi i parë ka të bëjë me lëshimin e dokumentit për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit e Serbisë, me të hyrë në territorin e Kosovës. Vendimi i dytë ka të bëjë me ri-regjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia.

19 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Pas takimit në Bruksel, flet për herë të parë Vuçiç: Ishte një ditë e vështirë, mezi pres të kthehem

Kurti e Vuçiç takohen në Bruksel, liderët s'shihen
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Ka përfunduar pa një marrëveshje mes palëve takimi i mbajtur në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me zyrtarët e lartë të BE-së.

Ndërkohë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka zgjedhur t'u drejtohet qytetarëve të tij me anë të një video-mesazhi të publikuar në Instagram. Ai i ka informuar ata në lidhje me çështjet e diskutuara dhe për ecurinë e takimit.

Vuçiç shprehet se e sotmja ishte një ditë e vështirë për të, duke shtuar se nuk mund të thotë nëse përpjekjet ishin të suksesshme apo jo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

“Ditë e vështirë është pas nesh, e vështirë për të gjithë qytetarët e Serbisë, për të gjithë vendin. S’mund të them se shkoi mirë, por përmbahen nga të gjitha komentet, pasi shpresoj dhe besoj se është e mundur që me ndonjë çudi të arrihet një marrëveshje kompromisi në ditët që janë para nesh. Do të vazhdojë luftoj për paqe dhe stabilitet. Brenda 48 orëve do t’ua jap të gjitha faktet”, ka thënë Vuçiq.”, shprehet Vuçiç.

Sipas presidentit serb, nëse do të arrihet kompromisi mes dy shteteve, kjo do të ishte një mrekulli.

“Po përmbahem nga çdo koment tjetër, sepse shpresoj dhe dua të besoj se është e mundur që me ndonjë mrekulli të arrijmë një zgjidhje kompromisi në ditët në vijim. Kjo është arsyeja pse unë do të vazhdoj të luftoj për paqen dhe stabilitetin”, shtoi ai.

Vuçiç e mbyll mesazhin e tij duke iu thënë bashkombasve të tij se mezi pret që të kthehet në Serbi.

“Mezi po pres të kthehem në Serbinë tonë", mbyll mesazhin e tij Vuçiç.

Takimi i sotëm shënon herën e tretë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç negociojnë në Bruksel, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian. Në raundin e parë të bisedimeve i pranishëm ishte dhe i dërguari i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar i cili u shpreh se SHBA-të i kushtojnë një vemendje të veçantë dialogut mes dy vendeve si e vetmja zgjidhje për të mos shkuar në konflikte. Por ky takim ka përfunduar pa një marrëveshje mes palëve duke e lënë konfliktin të hapur. Shefi i diplomacisë europiane Joseph Borrell më herët u shpreh besimplotë se do kishte një marrëveshje mes palëve por duket se përfundimi nuk ishte ashtu. Ndërkohë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka thirrur në Beograd serbët e Kosovës në një takim që do të mbahet në sheshin "Serbia" ku pritet të mbajë dhe fjalimin më të rëndësishëm të tij në lidhje me dialogun e zhvilluar në Bruksel dhe do njoftojë se si do të vijohet me konfliktin në veri të Kosovës.

1 MUAJ ME PARE

Nuk u ra dokord në Bruksel, reagon qeveria e Kosovës: U diskutuan dy tema kryesore, Kurti i gatshëm për dialog

Kurti e Vuçiç takohen në Bruksel, liderët s'shihen
Kryeministri i Kosovës dhe Presidenti i Serbisë në takim me zyrtarët e lartë në Bruksel

PRISHTINË- Ka përfunduar pa një marrëveshje mes palëve takimi i mbajtur në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me zyrtarët e lartë të BE-së.

Për këtë ka reaguar dhe qeveria e Kosovës e cila përmes një deklarate për mediat, ka dhënë detaje nga takimi për çështjet që janë diskutuar.

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se janë diskutuar dy tema. E para ishte diskutimi për Kornizën e Përgjithshme të Marrëveshjes, ndërsa e dyta për çështjen aktuale politike e të sigurisë.

Sipas njoftimit, Kurti është shprehu se marrëveshja duhet të jetë ligjërisht e zbatueshme për normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe njohja reciproke të jetë në qendër. Ndërsa, ka prezantuar disa kapituj me elemente përkatëse që duhet t’i përmbajë kjo kornizë.

“Sot kishte dy tema në agjendë. E para ishte diskutimi për Kornizën e Përgjithshme të Marrëveshjes. Kryeministri Kurti theksoi që kjo marrëveshje duhet të jetë ligjërisht e obligueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke në qendër. Ai prezantoi disa kapituj me elemente përkatëse që duhet t’i përmbajë kjo kornizë. Tema e dytë ishin çështjet aktuale politike e të sigurisë për të cilat Kryeministri Kurti tregoi për rëndësinë e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vendin tonë si garancione të paqes, sigurisë dhe barazisë për të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhet në deklaratë.

akimi i sotëm shënon herën e tretë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç negociojnë në Bruksel, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian. Në raundin e parë të bisedimeve i pranishëm ishte dhe i dërguari i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar i cili u shpreh se SHBA-të i kushtojnë një vemendje të veçantë dialogut mes dy vendeve si e vetmja zgjidhje për të mos shkuar në konflikte. Por ky takim ka përfunduar pa një marrëveshje mes palëve duke e lënë konfliktin të hapur. Shefi i diplomacisë europiane Joseph Borrell më herët u shpreh besimplotë se do kishte një marrëveshje mes palëve por duket se përfundimi nuk ishte ashtu. Ndërkohë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka thirrur në Beograd serbët e Kosovës në një takim që do të mbahet në sheshin "Serbia" ku pritet të mbajë dhe fjalimin më të rëndësishëm të tij në lidhje me dialogun e zhvilluar në Bruksel dhe do njoftojë se si do të vijohet me konfliktin në veri të Kosovës.

1 MUAJ ME PARE

Vuçiç fton në takim serbët e Kosovës, mediat serbe: Mund të jetë sinjal për lajme të këqija

Kurti e Vuçiç takohen në Bruksel, liderët s'shihen
Aleksandar Vuçiç

BRUKSEL- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka caktuar një takim nga Brukseli me serbët e Kosovës dhe Metohisë, i cili do të mbahet të dielën në orën 11:00 në Pallatin “Serbia” në Beograd.

Kurrir shkruan se në takim janë të ftuar të gjithë përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve në Kosovë, liderët e Listës Serbe, të gjithë kryetarët serbë, kryetarët e rretheve, drejtorët e spitaleve. Sipas mediave serbe nuk dihet nëse kjo është një shenjë e keqe apo jo, por që pritet që të zbulohet në ditët në vijim.

Takimi i sotëm shënon herën e tretë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç negociojnë në Bruksel, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian. Në raundin e parë të bisedimeve i pranishëm ishte dhe i dërguari i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar i cili u shpreh se SHBA-të i kushtojnë një vemendje të veçantë dialogut mes dy vendeve si e vetmja zgjidhje për të mos shkuar në konflikte. Por ky takim ka përfunduar pa një marrëveshje mes palëve duke e lënë konfliktin të hapur. Shefi i diplomacisë europiane Joseph Borrell më herët u shpreh besimplotë se do kishte një marrëveshje mes palëve por duket se përfundimi nuk ishte ashtu. Ndërkohë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka thirrur në Beograd serbët e Kosovës në një takim që do të mbahet në sheshin "Serbia" ku pritet të mbajë dhe fjalimin më të rëndësishëm të tij në lidhje me dialogun e zhvilluar në Bruksel dhe do njoftojë se si do të vijohet me konfliktin në veri të Kosovës.

1 MUAJ ME PARE

Dështimi i dialogut në Bruksel, Grenell sulmon Albin Kurtin: Ka hedhur poshtë çdo ide të presidentëve të SHBA-së

Kurti e Vuçiç takohen në Bruksel, liderët s'shihen
Richard Grenell

KOSOVË- Richard Grenell, ka reagur menjëherë pas përfundimit të takimit mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç-it me zyrtarët e lartë të BE-së në Bruksel në përpjekje për t'i dhënë fund konflikteve.

Me anë të një postimi në Twitter Grenell shprehet se dhe më herët, Albin Kurti i ka hedhur poshtë të gjitha propozimet e ofruara nga presidentët amerikanë, përfshirë këtu ata demokratë dhe republikanë.

“Rikujtim, Albin Kurti ka hedhur poshtë çdo ide që presidentët e SHBA-së i kanë dhënë Kosovës. Presidentë demokratë dhe republikanë. Ky është një fakt”, shkruan Grenell.

Pas 5 orësh diskutime, dy liderët Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç nuk e gjetën gjuhën e marrëveshjeve duke e mbyllur takimin pa një zgjidhje për situatën në veri të Kosovës. Në dalje të takimit shefi i diplomacisë europiane, Joseph Borrell u tregua i qartë teksa tha se në rast të një përshkallëzimi të mundshëm të situatës të dyja palët do jenë përgjegjëse. Ai njoftoi se takimet do të rinisin sërish në shtator.

1 MUAJ ME PARE

Borrell i prerë: Nëse konflikti në veri përshkallëzohet, të dyja palët do të jenë përgjegjëse

Kurti e Vuçiç takohen në Bruksel, liderët s'shihen
Joseph Borrell

BRUKSEL- Ka përfunduar pa një marrëveshje mes palëve takimi i mbajtur në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me zyrtarët e lartë të BE-së.

Në përfundim të takimit duke folur në një konferëncë për mediat, shefi i diplomacisë europiane Joseph Borrell është shprehur se në rast të një përshkallëzimi të mundshëm të situatës në veri të Kosovës të dyja palët do të cilësohen si përgjegjëse.

”Të dyja palët do të jenë përgjegjëse për ndonjë eskalim të mundshëm”, tha Borrell.

Takimi i sotëm shënon herën e tretë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç negociojnë në Bruksel, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian. Në raundin e parë të bisedimeve i pranishëm ishte dhe i dërguari i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar i cili u shpreh se SHBA-të i kushtojnë një vemendje të veçantë dialogut mes dy vendeve si e vetmja zgjidhje për të mos shkuar në konflikte. Por ky takim ka përfunduar pa një marrëveshje mes palëve duke e lënë konfliktin të hapur. Shefi i diplomacisë europiane Joseph Borrell më herët u shpreh besimplotë se do kishte një marrëveshje mes palëve por duket se përfundimi nuk ishte ashtu. Ndërkohë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka thirrur në Beograd serbët e Kosovës në një takim që do të mbahet në sheshin "Serbia" ku pritet të mbajë dhe fjalimin më të rëndësishëm të tij në lidhje me dialogun e zhvilluar në Bruksel dhe do njoftojë se si do të vijohet me konfliktin në veri të Kosovës.

1 MUAJ ME PARE

"Qëndro i fortë vëlla", Kurti në Bruksel për dialogun me Vuçiç-in, i vjen mbështetja nga Kosova

Kurti e Vuçiç takohen në Bruksel, liderët s'shihen
Kryeministri i Kosovës dhe Presidenti i Serbisë në takim me zyrtarët e lartë në Bruksel

BRUKSEL- Sot në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian po mbahet dialogu Kosovë-Serbi për t'i dhënë fund zgjidhjes së krizës të krijuar pas vendosjes së reciprocitetit nga ana e qeverisë Kurti që nxiti revolta dhe përplasje në veri të Kosovës.

Teksa Kurti ndodhet në Bruksel nuk i ka munguar as mbështetja nga Kosova pasi të shumtë kanë qenë ata që shkruajnë se janë në mbështetje të tij.

Një nga ata ka qenë dhe analisti politik, Gazim Raci, ish-këshilltari i Edita Tahirit, i cili me anë të një postimi në Facebook shkruan:

"Qëndro i fortë vëlla", shkruan ai.

Kurti e Vuçiç takohen në Bruksel, liderët s'shihen

Takimi i sotëm shënon herën e tretë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç negociojnë në Bruksel, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian. Në raundin e parë të bisedimeve i pranishëm ishte dhe i dërguari i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar i cili u shpreh se SHBA-të i kushtojnë një vemendje të veçantë dialogut mes dy vendeve si e vetmja zgjidhje për të mos shkuar në konflikte. Joseph Borrell mw u shpreh besimplotë se dialogu do të japë rezultat dhe se nuk do të jetë e nevojshme që të ketë një ndërhyrje të trupave të KFOR-t që u paralajmërua dhe ditën e djeshme nga shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.

1 MUAJ ME PARE

Takimi Kurti-Vuçiç, Borrell: U mbyll pa marrëveshje, por unë nuk heq dorë, ja kur rinis dialogu

Kurti e Vuçiç takohen në Bruksel, liderët s'shihen
Josep Borrell

BRUKSEL- Josep Borrell, shefi i diplomacisë së jashtme është shprehur se takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç është mbyllur pa asnjë dakortësi ditën e sotme. Në një deklaratë për mediat, ai tha se të dy liderët kanë kuptuar që asgjë nuk zgjidhet pa dialog. Borrell tha se Kurti e Vuçiç do të rinisin takimet në ditët e para të shtatorit. Borrell tha se ai nuk do të heqë dorë deri në momentin që të arrijë një marrëveshje mes dy vendeve. 

"Ne gjithashtu u fokusuam përsa i përket normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, tëdy liderët kishin mundësinë të flisnin në detaje përsa i përket për marrëdhënien mes tyre, ajo që po ndodh atje, diku do të ndodhë diku tjetër. I falenderoj të dy, të dy e kuptuan që nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç dialogut për të zgjidhur marrëdhëniet dypalëshe. Ata ranë dakort për të vijuar diskutimet në një periudhë tjetër, për të shkuar drejt normalizimit më shpejt. Kjo do të jetë në axhendën time. Sot nuk patëm një marrëveshje, por nuk është fundi, të dy liderët ranë dakort që procesi të vijojë. Në shtator rinis dialogu, unë nuk heq dorë,"- tha Borrell

Takimi i sotëm shënon herën e tretë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç negociojnë në Bruksel, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian. Në raundin e parë të bisedimeve i pranishëm ishte dhe i dërguari i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar i cili u shpreh se SHBA-të i kushtojnë një vemendje të veçantë dialogut mes dy vendeve si e vetmja zgjidhje për të mos shkuar në konflikte. Por ky takim ka përfunduar pa një marrëveshje mes palëve duke e lënë konfliktin të hapur. Shefi i diplomacisë europiane Joseph Borrell më herët u shpreh besimplotë se do kishte një marrëveshje mes palëve por duket se përfundimi nuk ishte ashtu. Ndërkohë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka thirrur në Beograd serbët e Kosovës në një takim që do të mbahet në sheshin "Serbia" ku pritet të mbajë dhe fjalimin më të rëndësishëm të tij në lidhje me dialogun e zhvilluar në Bruksel dhe do njoftojë se si do të vijohet me konfliktin në veri të Kosovës.

1 MUAJ ME PARE

“Lideri i Opozitës”, gafa e BE, eurodeputeti austriak: Të sqarohet menjëherë!

Kurti e Vuçiç takohen në Bruksel, liderët s'shihen
Albin Kurtit dhe Lukas Mandl

BRUKSEL- Sot në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian po mbahet dialogu Kosovë-Serbi për t'i dhënë fund zgjidhjes së krizës të krijuar pas vendosjes së reciprocitetit nga ana e qeverisë Kurti që nxiti revolta dhe përplasje në veri të Kosovës.

Por ajo qe ka habitur sot është fakti se në njoftimin zyrtar në faqen e Bsashkimit Europian për takimimn, Albin Kurtit i referohen si lideri i opozitës dhe jo si kryeministri i Kosovës.

Kjo i ka rënë në sy gazetares austriake Franziska Tschinderle e cila shkruan se është e pabesueshme të bëhet një gabim i tillë. Ndërkohë dhe eurodeputeti austriak Lukas Mandl shprehet se BE duhet të japë një sqarim për këtë çështje. 

“Ndoshta mund të kërkoj një sqarim për çështjen që gazetarja ka ngritur”, ka shkruar Mandl. duke ia adresuar pyetjen Von Der Leyen-it, Birellit, Varhelyit dhe Lajcakut.

Kurti e Vuçiç takohen në Bruksel, liderët s'shihen

Takimi i sotëm shënon herën e tretë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç negociojnë në Bruksel, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian. Në raundin e parë të bisedimeve i pranishëm ishte dhe i dërguari i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar i cili u shpreh se SHBA-të i kushtojnë një vemendje të veçantë dialogut mes dy vendeve si e vetmja zgjidhje për të mos shkuar në konflikte. Joseph Borrell u shpreh besimplotë se dialogu do të japë rezultat dhe se nuk do të jetë e nevojshgme që të ketë një ndërhyrje të trupave të KFOR-t që u paralajmërua dhe ditën e djeshme nga shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.

1 MUAJ ME PARE

Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, REL: S'mbyllet me kaq, Borrell pret fleksibilitet nga Kosova e Serbia

Kurti e Vuçiç takohen në Bruksel, liderët s'shihen
Takimi

BRUKSEL- Në Bruksel ka përfunduar rundi i dytë i bisedimeve trepalëshe midis liderëve të Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiç, me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian.

Paraprakisht, pas rundit të parë, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, kanë biseduar ndaras me Kurtin dhe Vuçiqin.

Presidenti i Serbisë u largua nga ndërtesa e BE-së pa iu drejtuar mediave, ndërsa shefi i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Petar Petkoviq, u tha gazetarëve se Vuçiç do të qëndrojë në Bruksel edhe për një kohë dhe se do t'i drejtohet publikut të premten, më 19 gusht.

"Ajo që është e rëndësishme është që ne luftuam për paqe, për stabilitet, për zgjidhje kompromisi", tha Petkoviq.

Kjo ishte hera e parë që brenda një dite u mbajtën dy takime trepalëshe në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve midis Prishtinës dhe Beogradit.

Rundi i parë i takimit trepalësh u mbajt pak pas orës 10:30, dhe ky rund u pasua me takime të ndara të delegacioneve me zyrtarët e BE-së.

Është e pasigurt nëse Kurti dhe Vuçiç do të kthehen në ndërtesën e BE-së për të vazhduar bisedimet. Sipas burimeve jozyrtare, ky opsion nuk përjashtohet dhe pala evropiane po vazhdon përpjekjet.

Në ndërtesën e BE-së ku është zhvilluar dialogu ka qëndruar edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kujtojmë se pala amerikane nuk merr pjesë në dialog, por SHBA-ja mbështet plotësisht përpjekjet e BE-së në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Ky ishte takimi i tretë midis Kurtit dhe Vuçiçit në Bruksel, pasi në qershor dhe korrik të vitit 2021, dy takimet kishin përfunduar pa ndonjë rezultat.

Borrell pret fleksibilitet nga Kosova dhe Serbia

Ndërkaq, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, më herët gjatë 18 gushtit tha se është koha që Kosova dhe Serbia të lëvizin drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve, teksa palët po takohen në Bruksel në rundin e ri të dialogut.

“Tensionet e fundit në veri të Kosovës kanë dëshmuar sërish se është koha të lëvizim drejt normalizimit të plotë. Pres që të dy liderët të jenë fleksibil dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët”, shkroi Borrell në Twitter.

Ky reagim i tij erdhi pasi ai zhvilloi takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, që u pasua me takimin trepalësh.

Takimi i 18 gushtit shënon herën e tretë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq negociojnë në Bruksel, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian.

Ndërkaq, presidenti serb Vuçiç tha se ka shpresë se do të arrihet ndonjë zgjidhje, por shtoi se është “skeptik”.

Në faqen zyrtare të Bashkimit Evropian më herët është bërë e ditur se takimi trepalësh do të fokusohet në rrugën përpara në dialog dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas njoftimit, gjatë takimit do të trajtohen çështjet aktuale dhe do të synohet zbutja e tensioneve mes palëve. Kurti dhe Vuçiç janë takuar dy herë vitin e kaluar, por pa ndonjë rezultat konkret. Takimin e së enjtes e ka kërkuar kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, më 31 korrik.

Përderisa në Bruksel po mbahen takime, në Mitrovicën e Veriut të banuar me shumicë serbe, janë parë disa grafite me porosinë “Mos u shqetësoni! Ne jemi këtu! Ne po presim!”. Këto grafite janë nënshkruar nga “Brigada e Veriut”.

Marrë nga REL

1 MUAJ ME PARE

E PLOTË/ "S'ka kompromis"! Takimi Kurti-Vuçiç, mediat serbe: Prishtina refuzon bashkëpunimin

Kurti e Vuçiç takohen në Bruksel, liderët s'shihen
Albin Kurti, Joseph Borrell, Miroslav Lajçak dhe Aleksandër Vuçiç

BRUKSEL- Ka përfunduar rundi i dytë i bisedimeve trepalëshe midis liderëve të Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiç, me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian. Paraprakisht, pas rundit të parë, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, kanë biseduar ndaras me Kurtin dhe Vuçiçin.

Pas përfundimit të raundit të dytë të takime duket se nuk do të ketë një marrëveshje që do të bënte të mundur shuarjen e konflikteve që nisen në veri të Kosovës të shkaktuara nga masa e reciprocitetit të ndërrmarë nga qeveria Kurti. 

Pas përfundimit të takimit zyrtarët e BE-së bënë të ditur se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç do të qëndrojë në Bruksel ndërkohë që zyrtari serb Petar Petkoviç tha se presidenti serb do t'i drejtohet serbëve me një fjalim ditën e nesërme me 19 gusht.

Mediat në Serbi

Kurir duke iu referuar Petkoviç shkruan se nuk se nuk është arritur një marrëveshje mes palëve pavarsisht një këmbëngulje nga ana e serbisë për paqe dhe dialog. "S'ka kompromis" tha Petkoviç pas takimit duke lënë të kuptohet se "tymi i bardhë" nuk do të dalë nga zyrat e BE-së pas këtij takimi. 

Në titujt kryesor të tyre shkruhet se kryeministri i Kosovës,Albin Kurti është shkaktar i dështimit të dialogur pasi sipas tyre ka minuar dhe shlelur çdo mundësi kompromosi.

"Në Bruksel nuk ka përparim për asnjë çështje sepse kryeministri i Institucioneve të Përkohshme të Prishtinës, Albin Kurti, refuzon çdo kompromis. Siç u tha, gjatë mbrëmjes, nesër gjatë ditës, pritet ndoshta fjalimi më i rëndësishëm i presidentit Aleksandër Vuçiç drejtuar kombit. Kujtojmë se presidenti Vuçiç ka caktuar një takim urgjent me serbët nga Kosova dhe Metohia nga Brukseli për të dielën , i cili do të mbahet në Pallatin “Serbia” në Beograd. Në takim ishin të ftuar të gjithë përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve me KIM, liderët e Listës Serbe, të gjithë kryetarët serbë, kryetarët e rretheve, drejtorët e spitaleve", shkruan Kurir.

Mediat në Kosovë

Presidenti serb ka thërritur në një takim serbët e Kosovës nesër në orën 11, mediat në Kosovë shkruajnë se ky takim tregon se takimi nuk shkoi mirë dhe se është një sinjal i keq për Brukselin. 

"Pas lajmit se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka caktuar një takim me serbët nga Kosova për të dielën në orën 11:00, kosovo-online shkruan se siç mësojnë, kjo ftesë është sinjal për lajme të këqija nga Brukseli, transmeton Klan Kosova. Bëhet e ditur se të ftuar janë të gjithë përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve të Kosovës, liderët e Listës Serbe, të gjithë kryetarët serbë, kryetarët e qarkut e drejtorët e spitaleve. Sot në Belgjikë presidenti Vuçiq zhvilloi takim me kryeministrin Kurti, në përpjekje për të arritur një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë", shkruan Klan Kosova.

Takimi i sotëm shënon herën e tretë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç negociojnë në Bruksel, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian. Në raundin e parë të bisedimeve i pranishëm ishte dhe i dërguari i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar i cili u shpreh se SHBA-të i kushtojnë një vemendje të veçantë dialogut mes dy vendeve si e vetmja zgjidhje për të mos shkuar në konflikte. Joseph Borrell u shpreh besimplotë se dialogu do të japë rezultat dhe se nuk do të jetë e nevojshgme që të ketë një ndërhyrje të trupave të KFOR-t që u paralajmërua dhe ditën e djeshme nga shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.

1 MUAJ ME PARE

Nis raundi i dytë i bisedimeve në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiç-it

Kurti e Vuçiç takohen në Bruksel, liderët s'shihen
Kryeministri i Kosovës dhe Presidenti i Serbisë në takim me zyrtarët e lartë në Bruksel

BRUKSEL- Ka filluar raundi i dytë i takimit trepalësh ndërmjet përfaqësuesve të BE-së me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

Më herët, kreu i diplomacisë së BE-së, Josep Borell dhe i dërguari special i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, kanë biseduar me Kurtin dhe Vuçiç-in në takime të ndara.

Në takimin trepalësh mori pjesë edhe i dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

 

 

1 MUAJ ME PARE

FOTO/ Moment i sikletshëm, Vuçiç nuk i jep dorën Borrell-it, zyrtari i lartë i BE-së e kapërcen situatën

Kurti e Vuçiç takohen në Bruksel, liderët s'shihen
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç gjatë takimit me zyrtarët e lartë të BE-së në Bruksel

BRUKSEL- Gjatë paradites së sotme u mbajt në Bruksel dhe raundi i parë i bisedimeve mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Por në nisje të këtij takimi është vënë re dhe një moment i sikletshëm pasi në momentin që liderët janë ulur në tavolinë. Borrell i ka zgjatur dorën për ta përshëndetur por presidenti serb nuk ia zgjat dorën duke krijuar një situatë të pakëndëshme që përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme europiane Joseph Borrel e kaloi me diplomaci.

Kurti e Vuçiç takohen në Bruksel, liderët s'shihen

Takimi i sotëm shënon herën e tretë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç negociojnë në Bruksel, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian.

1 MUAJ ME PARE

'Do dërgoni më shumë trupa?'/ Zbardhet biseda mes Borrell e Kurtit në Bruksel

Kurti e Vuçiç takohen në Bruksel, liderët s'shihen
Albin Kurti dhe Josep Borrell

BRUKSEL- Para takimit me presidentin e Serbisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me përfaqësuesin e  Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Në Bruksel, ata kanë diskutuar për takimin e djeshëm mes sekretarit gjeneral të NATO-s Jens Stoltenberg dhe kryeministrit Kurti.

Borell e pyeti Kurtin se, “a keni takuar dje sekretarin gjeneral të NATO-s?

Kryeministri iu përgjigj Borellit vetëm me “po”.

Borell vazhdoi tutje bisedën duke i thënë se “lexova në gazeta”.

Kryeministri i dha detaje nga takimi duke ju përgjigjur “po ishte një takim shumë i mirë”.

Borell: “Takim i mrekullueshëm?”

Kurti: “Po”.

Borrell i tha më tej: “jeni gati të dërgoni më shumë trupa, më thanë”?

Kurti: Po nëse është e nevojshme”

Borell “ohh hajde, s’do të jetë e nevojshme”, pas kësaj përgjigje edhe kryeministri u shpreh optimist duke thënë se “shpresoj edhe unë gjithashtu”.

Tashmë në Bruksel ka përfunduar raundi i parë i takimit trepalësh midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

1 MUAJ ME PARE

Përfundon raundi i parë i takimit Kurti- Vuçiç, në selinë e BE-së mbërrin Escobar

Kurti e Vuçiç takohen në Bruksel, liderët s'shihen

BRUKSEL- Në Bruksel ka përfunduar raundi i parë i takimit trepalësh midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Tashmë do të ketë takime dypalëshe midis liderëve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësuesit e BE-së, me qëllim që liderët të takohen sërish gjatë ditës.

Në ndërtesën e BE-së ku po zhvillohet dialogu ka arritur edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Pala amerikane nuk merr pjesë në dialog, por SHBA-ja mbështet plotësisht përpjekjet e BE-së në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, më herët gjatë 18 gushtit tha se është koha që Kosova dhe Serbia të lëvizin drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve, teksa palët po takohen në Bruksel në rundin e ri të dialogut.

Takimi i sotëm shënon herën e tretë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç negociojnë në Bruksel, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian.

1 MUAJ ME PARE

BE-ja bën gafën e madhe, e cilëson Kurtin si lider të partisë opozitare në Kosovë

Kurti e Vuçiç takohen në Bruksel, liderët s'shihen
Albin Kurti

BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është duke zhvilluar ditën e sotme në Bruksel takimin zyrtar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç  nën praninë e zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian për zgjidhjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Edhe pse takimi Vuçiç-Kurti është një nga më të rëndësishmit që po zhvillohet midis dy liderëve, personat që menaxhojnë faqen zyrtare të BE-së në internet duket se nuk i kanë parë dhe një herë atë që kanë shkruar. Kjo pasi e cilësuan Kurtin si lider të partisë opozitare në Kosovë.

Kurti e Vuçiç takohen në Bruksel, liderët s'shihen

Në njoftimin e zyrtar në faqen e BE-së për takimin e dy liderëve, Albin Kurti është cilësuar si lider i opozitës kosovare dhe jo si kryeministër i vendit.

Takimi i dialogut Prishtinë-Beograd. Takim dy palësh me Albin Kurtin liderin e opozitës kosovare”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të BE-së.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, janë takuar  sot në Bruksel, pas më shumë se një viti nga takimi i tyre i fundit, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

1 MUAJ ME PARE

Borrell dhe Lajçak ndryshojnë menu për Kurtin e Vuçiç, servirin në takim hamburgerë e Coca-Cola

Kurti e Vuçiç takohen në Bruksel, liderët s'shihen
Takimi

BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, janë pritur në takim në Bruksel nga Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian. Kurti dhe Vuçiç nuk e përshëndetën njëri tjetrin dhe as nuk u shikuan në sy. Në tavolinën e përbashkët, ata kishin të servirur Coca Cola dhe sanduich të vegjël. 

Zakonisht në takime të larta shërbehet vetëm ujë dhe nuk dihet pse atyre i është servirur edhe ushqim.

Konferenca e paralajmëruar për shtyp pas këtij takimi, është shtyrë pas një ore.  Në ndërtesën e BE-së ku po zhvillohet dialogu ka arritur edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, më herët gjatë 18 gushtit tha se është koha që Kosova dhe Serbia të lëvizin drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve, teksa palët po takohen në Bruksel në rundin e ri të dialogut.

“Tensionet e fundit në veri të Kosovës kanë dëshmuar sërish se është koha të lëvizim drejt normalizimit të plotë. Pres që të dy liderët të jenë fleksibil dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët”, shkroi Borrell në Twitter.

1 MUAJ ME PARE

Takimi nisi! Kurti dhe Vuçiç 'ballë për ballë' në Bruksel

Kurti e Vuçiç takohen në Bruksel, liderët s'shihen
Albin Kurti, Aleksander Vucic

BRUKSEL- Ka nisur takimi në Bruksel mes zyrtarëve të BE-së, presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. 

Në fotot nga takimi i përbashkët, vërehet se mes përfaqësuesve të Serbisë dhe Kosovës ka një atmosferë “të ftohtë”, shkruan Blic.rs.

Më parë, Borell është takuar veçmas me Vuçiç dhe Kurtin, ndërsa para takimit trepalësh ka thënë se pret që të dy liderët të jenë të hapur dhe fleksibël për të arritur një qëndrim të përbashkët.

Më herët sot, Vuçiç u takua në Bruksel me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell dhe Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak, në kuadër të vazhdimit të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës në nivelin më të lartë pas më shumë se një vit.

1 MUAJ ME PARE

Dialogu i ndërmjetësuar nga BE/ REL: Takimi i 3 mes Kurtit dhe Vuçiç, çfarë pritet të arrihet?

Kurti e Vuçiç takohen në Bruksel, liderët s'shihen

Takimi i 18 gushtit shënon herën e tretë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq negociojnë në Bruksel, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian. Kurti dhe Vuçiq janë takuar dy herë vitin e kaluar, por pa ndonjë rezultat konkret.

Takimin e së enjtes e ka kërkuar kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, më 31 korrik.

Serbët lokalë vendosën barrikada si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatim të dy vendimeve: për targat e makinave dhe dokumentet serbe.

Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje për lëvizje të lirë prej vitit 2011.

Serbia e ka zbatuar atë menjëherë.

Kosova e ka zbatuar më 1 gusht - për pak orë - pikën për dokumentin për hyrje/dalje dhe e ka shtyrë zbatimin e vendimit për 1 shtator, me qëllim të uljes së tensioneve në veri.

Ndërkohë serbët i kanë hequr barrikadat.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar po ashtu një shtyrje të tillë, ndonëse kanë thënë se Kosova ka të drejtë të zbatojë këto vendime.

Më 17 gusht, Kurti dhe Vuçiq kanë zhvilluar takime ndarazi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe më vonë me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, si dhe të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kurti ka thënë para mediave se në takim me Lajçakun dhe Escobarin është diskutuar për “elemente të kornizës për marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve, që duhet të ketë në qendër njohjen reciproke, si dhe për çështjet aktuale”.

“Pritet të trajtohen të gjitha marrëdhëniet bilaterale, me të gjitha vështirësitë dhe pengesat”, ka thënë ai duke iu referuar takimit të së enjtes.

Kurti ka insistuar që Kosova është për reciprocitet me Serbinë.

I pyetur nëse ka mundësi që Kosova të shtyjë sërish zbatimin e vendimeve për targat dhe dokumentet serbe, kryeministri Kurti, ka thënë se “ne po diskutojmë për zgjidhje, jo për shtyrje”.

“Nuk është se e kemi bërë shtyrjen që të bëjmë edhe shtyrje tjera. Shtyrja është bërë më 31 korrik për datën 1 shtator, dhe me atë rast kemi dëshmuar - me datën 1 gusht - se nuk konfiskojmë dokumente, siç ka qenë fushata e dezinformimit. Në anën tjetër, është e mundshme që më 1 shtator nuk do të lëshojmë dokumente, sepse edhe Serbia do të heqë dorë prej lëshimit të dokumenteve në vendkalimet kufitare me Kosovën. Ne dëshirojmë marrëdhënie reciproke”.

Lajçak ka thënë se dëshiron që në takimin e 18 gushtit të ketë marrëveshje, por nuk e ka specifikuar se për çka.

Ai ka thënë se përmes dialogut dëshiron që më 1 shtator të shmanget situata e tensionuar e 31 korrikut.

Pas takimeve me dy zyrtarët, Vuçiq ka thënë se ka rikonfirmuar “vendosmërinë e Serbisë për të bërë gjithçka që të ruajë paqen dhe stabilitetin në gjithë rajonin, si dhe të arrijë zgjidhje kompromisi përmes dialogut, pa presion dhe ultimatume”.

Në faqen zyrtare të Bashkimit Evropian është bërë e ditur se takimi do të nisë të enjten në orën 10:30 dhe do të fokusohet në rrugën përpara në dialog dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas njoftimit, gjatë takimit do të trajtohen çështjet aktuale dhe do të synohet zbutja e tensioneve mes palëve.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Borrell, do të zhvillojë po ashtu takime të veçanta me secilin lider.

Presidenti serb, Vuçiq, ka deklaruar disa herë para mediave se do të kërkojë që të diskutohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Escobar ka thënë më 17 gusht se në takim me Kurtin është diskutuar edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Sipas tij, Asociacioni duhet të formohet në përputhje me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës.

“Ne mendojmë se brenda Evropës ekzistojnë mjaft modele që mund të përdoren për të gjetur një zgjidhje stabile dhe produktive për të gjitha palët e përfshira”.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë Marrëveshjet e arritura për çështjen e Asociacionit.

Por, Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të mërkurën se i takon Beogradit dhe Prishtinës që të shmangin përshkallëzimin e situatës dhe se misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, është duke vëzhguar situatën dhe është i gatshëm të intervenojë në rast të destabilizimit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 8 gusht se ka pasur rrezik përpërshkallëzim të situatës në konflikt të armatosur",për shkak të frikës së injektuar nga Beogradi dhe për shkak të planeve të bëra në Rashkë dhe në Beograd”.

Në këto dy qytete janë zhvilluar takime mes zyrtarëve shtetërorë të Serbisë dhe përfaqësuesve të serbëve të Kosovës në ditën e barrikadave në veri.

Presidenti serb, Vuçiq, ka thënë se ka informacione për plane të Kosovës që të “likuidojë” serbët në veri.

Kryediplomati Borrell i ka ftuar liderët e dy shteteve në takim, ndonëse muaj më parë ka thënë se nuk do ta bëjë një gjë të tillë, derisa të vërejë që negociatorët kanë vullnet për ta çuar përpara këtë proces.

Zëdhënësi i Bashkimi Evropian, Peter Stano, ka thënë se blloku evropian nuk u imponon zgjidhje partnerëve, teksa ka folur për rolin e BE-së në zgjidhjen e mospajtimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, BE-ja ndihmon vetëm në arritjen e një kompromisi.

“Shumë çështje që po shkaktojnë irritim në marrëdhëniet në mes të Beogradit dhe Prishtinës trajtohen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Për këtë quhet dialog i ndërmjetësuar, jo i detyrueshëm. Ne mund të ndërmjetësojnë për aq sa ekziston gatishmëria nga të dyja palët për të gjetur zgjidhje kompromisi”.

Edhe pse dialogu i nivelit të lartë është bllokuar tash e një kohë, ekipet negociatore të të dyja vendeve janë takuar disa herë në Bruksel.

Ekipin e Kosovës e udhëheq zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ndërsa atë të Serbisë, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq.

Këto ekipe kanë arritur pajtueshmëri në muajin qershor për zbatim të marrëveshjes për energjinë.

Megjithatë BE-ja e ka pranuar se implementimi është duke u vonuar.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur 11 vjet më parë.

Deri më tani janë arritur më shumë se 20 marrëveshje në fushat si ajo e energjisë, telekomunikacionit, drejtësisë, doganave, lirisë së lëvizjes, por jo të gjitha janë zbatuar.

Deri në vitin 2018, dialogu është udhëhequr në kombinime të ndryshme nga ish-kryeministrat e Kosovës, Hashim Thaqi dhe Isa Mustafa dhe ish-kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq dhe presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Robert Cooper, diplomat britanik në pension, ka qenë ndërmjetësues në negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kur Catherine Ashton ka qenë Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

Dialogu është ndërprerë më 2018 dhe ka rifilluar më 2020.

Në nëntor të vitit 2018, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pati vënë taksë 100 për qind në mallrat serbe.

Për këtë arsye Serbia nuk ka dashur të kthehet në tavolinën e bisedimeve, derisa Kosova ka refuzuar të anulojë taksën.

Më 2019, dialogu është ndërmjetësuar nga shefja e atëhershme e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.

Një vit më pas, BE-ja ka emëruar Miroslav Lajçak-un si ndërmjetësues të posaçëm në dialog.

Po atë vit, Shtetet e Bashkuara e kanë emëruar Richard Grenellin si të dërguarin e tyre për këtë proces.

Megjithatë dialogu nuk ka vazhduar, pasi në tetor të vitit 2019 janë mbajtur zgjedhjet në Kosovë – të cilat i ka fituar Albin Kurti – si dhe BE-ja ka zgjedhur zyrtarët e rinj.

Më 1 dhjetor të vitit 2019, Mogherini është zëvendësuar nga spanjolli, Josep Borrell.

Pasi Kurti është zgjedhur kryeministër i Kosovës, dialogu ka vazhduar më 2021, ndonëse ai ka takuar Vuçiqin vetëm dy herë.

Banorët e kryeqyteteve Kosovës dhe Serbisë - Prishtinës dhe Beogradit - besojnë se një marrëveshje mes dy shteteve është e mundur, por janë të vetëdijshëm se rruga drejt saj është e vështirë.

Në vjeshtën e vitit 2020, kur dialogu politik ishte ende i pezulluar, sondazhet patën treguar se qytetarët nuk besojnë vërtet në dialog dhe dinë shumë pak për të.

Kosova insiston që dialogu për normalizim të marrëdhënieve të përmbyllet me njohje reciproke në mes të të dyja vendeve.

Serbia, në anën tjetër kërkon zgjidhje kompromisi.

Bashkimi Evropian ka thënë se përparimi në dialog është kyç për avancim në rrugën drejt anëtarësimit në bllokun evropian.

Serbia ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në BE në vitin 2009. Në mars të vitit 2012, asaj i është dhënë statusi i kandidatit.

Kosova ka të nënshkruar vetëm Marrëveshje Stabilizim-Asociimi me BE-në, që është hapi i parë drejt anëtarësimit në bllok./rel

1 MUAJ ME PARE

Tensionet në veri, sot takimi i tretë mes Kurtit dhe Vuçiç në Bruskel

Kurti e Vuçiç takohen në Bruksel, liderët s'shihen
Takimi

BRUKSEL- Sot në Bruksel do të mbahet takimi i nivelit të lartë i dialogut Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e BE-së. Takimi do të fokusohet në rrugën përpara në dialog dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit. Ai gjithashtu do të trajtojë çështjet aktuale dhe do të synojë zbutjen e tensionit aktual në terren, thuhet në njoftim.

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, do të zhvillojë gjithashtu takime të veçanta me secilin lider. Në fund të takimit do të ketë një deklaratë për mediat nga Borrell.

Ditën e djeshme, Kurti zhvilloi takime me emisarin special të BE-së, Miroslav Lajçak, emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, si dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-së Jens Stoltenberg. Gjatë ditës së djeshme është diskutuar edhe çështje e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe – kërkesë këmbëngulëse e Serbisë, po që SHBA thotë se duhet të bëhet vetëm konform Kushtetutës së Kosovës.

Takimi Kurti-Vuçiç vjen vetëm 13 ditë para 1 shtatorit, datë kur do të nis zbatimi i reciprocitetit me dokumente me Serbinë .

takimi kurti-vucic 18 gusht 2022 albin kurti aleksander vucic josep borrell

Sondazh

Poll

Privatizimi i ish-klubit ‘Partizani’, dëshmon Qirjazi: MM më kërkoi firmën, bëra ç’ishte e ligjshme

Privatizimi i ish-klubit ‘Partizani’, dëshmon Qirjazi: MM më kërkoi firmën, bëra ç’ishte e ligjshme

Tiranë, bënin kontrabandë me veshje, pije, cigare dhe rroba, 3 të arrestuar në 2 operacione

Me 14 emigrantë në Morinë, arrestohet 19-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Rrumbullaku ngre strukturë për emërimet në polici: Riformatim ekipeve që hetojnë krimin

Me dy kallashnikovë në shtëpi e municion luftarak, arrestohet 31-vjeçari në Dibër

"Porsche", "Maseratti" e 'Mercedes Benz", arrestohet 52-vjeçari që shiste mjetet e vjedhura në BE

Pellusha, rripa e çanta markash kontrabandë, arrestohet pronari i 5 dyqaneve në Tiranë e Durrës

Mandati i Xhaçkës, Bushka: Duam kohë për raportin. Alibeaj: Mos nxirrni sebepe

Dashnor Sula shpërndan "paund" në Kuvend, i lë ca para edhe Ramës tek vendi

Autor i 4 vjedhjeve në banesa dhe biznese, vihet në pranga 35-vjeçari në Tiranë

Aksident me vdekje në Korçë, zetori përplas motorin, dy persona të vdekur

PD kërkon përballje me Nanon:Trego ç’bisedove me Lamin për Martinajn. Naço:S’e lejon sekreti hetimor

“Ekstradoni kriminelët nga Dubai”, Noka shtron kërkesën. Naço: Na jep informacione nëse ke

Noka kërkon llogari për Martinajn, Kuko: Jam këtu për tjetër gjë, Deputeti:Po thërrasim Kulturën pra

Salianji: Ekstradoni kriminelët nga Dubai, këtu kërcet pushka, atje hapet shmapanja. Kuko:I takon MD

Salianji: Në Shqipëri kërcet pushka, në Dubai hapet shampanjë! Krerët e grupeve kriminale të lirë

Ka shkuar mirë? Rama del i qeshur nga "Vila 30", i hedh dorën në qafë Kurtit

E PAPRITUR! Rama zhvillon takim 'kokë më kokë' me Kurtin në Tiranë

'RING'/ Kontrabandë nga Libia në Durrës, sekuestrohen 2275 ton naftë, arrestohen 4 persona

Marrëveshja Shqipëri-Emirate të Bashkuara, Alibeaj: Kush kryen krime është në Dubai

Shqiptarët me gomone drejt Anglisë, Ministria e Brendshme: Nuk është fenomen i panjohur

Noka kërkon 'llogari' për zhdukjen e Martinajn: A ka informacion Qeveria? Thonë e gjeti hasmi

Bushka- Alibeajt: Ti je anatemuar në publik. Deputeti: Po e di, merr masë nëse shkela etikën

Çantën e mbushur me detonatorë e C4, arrestohet sa zbret nga urbani 44-vjeçari në Shijak

'Po u thonë diçka politikës shqiptare'/ Alibeaj: Çunat e Londrës vijnë në Bllok me makina angleze

Shqiptarët drejt Britanisë, Alibeaj: Largohen për të qëndruar në shtëpi bari, sa të rinj janë atje?

'Ligjet'/ Memorandumi Shqipëri-Britani e Madhe për emigracionin, Sula: Pse u miratua me urgjencë?

'Territorialja'/ PS kundërshton propozimin e PD, Balla: I qëndrojmë ndarjes aktuale me 61 Bashki

Balla: Bashkëpuntorët e sigurimit të shtetit sillen sikur nuk u ka hyrë asgjë në këmbë

'Të hetohet Berisha', Balla: Dua përgjigje nga SPAK, PS qëndron ndarjes aktuale të Bashkive

Xhixho përplaset me kryebashkiakun Suli për shkollën "Ibrahim Basha": Pse s'është ndërtuar?

Transportonte 17 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 35-vjeçari në Qafë-Botë

Hajdari: Të dalim në protesta, një grup njerëzish me në krye Ramën po uzurpojnë pushtetet

Përkujtimohet Azem Hajdari,djemtë i shkojnë me nuset për dore,Rudina merr të bijën, s'mungon Berisha

Veliaj s'përmbahet përballë gjimnazistëve/ Tregon idenë e tij për një shkollë të mirë: Si hotel

24 vite nga vrasja e Hajdarit/ Berisha: Hyri në histori, për 3 ditë rrëzoi regjimin

Shqiptarët dynden drejt Britanisë, ambasadori: Pasurimi i shpejtë ju çon drejt drogës

Deputetja i kthehet keq ish-zv.kryeministrit: Ahmetaj po deshe ta liroj vendin ta drejtosh

Sulmi ndaj sistemeve/ Salianji dhe Noka kërkesë AKSHI-t: Pse nuk u garantua siguria?

Arsimimi në Shqipëri, Yuri Kim: Faktor kyç, ndikon në përparimin tuaj

'Fëmijët kanë mundësi të punësohen'/ Rama: 11-vjeçarja në Shenavlash mbante shtëpinë me para

Abetarja e unifikuar/ Rama: Maqedonia parimisht dakord, diskutuam me Malin e Zi dhe Serbinë

Dëgjohet muzikë në Kongres, Rama: Jetojnë me ‘radio’ në xhep, njëri më tha është zilja e gruas

Kongresi, Rama: Kërcënimi ndaj gjuhës është i madh, do diskutojmë futjen e saj në çdo nivel arsimi

Rama mbledh Kongresin e Arsimit, Yuri Kim ende përgjumshëm

Dita e parë e shkollës, Rama këshillon të vegjëlit: Bëni qef dhe punë

Shtëpinë e kishte kthyer në “dyqan”, arrestohet i riu në Fier, e spiunuan për "Zastava"

Hakerat e Iranit futen në sistemin e kamerave të kufijve shqiptarë! Publikojnë videon

Sulmi kibernetik, radhë të gjata në doganën e Bllatës

Probleme me sistemin TIMS në Kapshticë, po punohet me regjistra