LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Qindra demokratë në protestë/ Thirrje për revoltë pas bllokimit të opozitës, Noka: Nuk ndalemi, Bardhi i bashkohet Berishës: Qëllimi të rrëzojmë Ramën

• Ditën e sotme në orën 16:30 është mbajtur një protestë nga opozita përpara Kuvendit të Shqipërisë. • Protesta u zhvillua me thirrjen e opozitës dhe Kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha. • Në kuafdër të kësaj proteste policia u mobilizua dhe rrethoi Parlamentin me mbi 400 efektivë nga Policia e Tiranës dhe Forcat e Sigurisë Kombëtare (FNSH). • Po ashtu edhe autobotë me ujë u ndodhën në pjesën e pasme të parlamentit. • Protesta e opozitës erdhi pas një seri tubimesh pas vendosjes në “arrest shtëpie” të kreut të PD-së, Sali Berisha. • Deputetët e opozitës pretendojnë se u janë mohuar të drejtat në Parlament duke përjashtuar disa prej tyre. • Pas përplasjes së deputetëve të opozitës në parlament Kreu i Grupit Parlamentar Gazmend Bardhi bashkë me deputetë të tjerë i është bashkuar protestës së thirrur nga Berisha. • Gjatë protestës morën fjalë deputetë afër Berishës nga Flamur Noka, Tritan Shehu etj dhe një pjesë të madhe të fjalimeve u mbajtën nga deputetët të cilët u bashkuan në aksion opozitar nga kreu i grupit Gazment Bardhi. • Salianji, Sula dhe Korreshi bën thirrje për ta shtuar revoltën kundra qeverisë, e cila sipas tyre me intervistën e dhënë nga ai ka thelluar edhe më tepër skandalin. • Noka në fjalën e tij bëri thirrje për të mbrojtur përfaqësimin në parlament dhe e përfundoi fjalën e tij, që ishte dhe fjala e fundit e protestës duke u bërë thirrje protestuesve të bashkohen në protestën pranë banesës së liderit të opozitës Sali Berisha. • Në protestë u bashkua dhe Bardhi, i cili në fund të saj u shpreh për gazetarët se tani për opozitën është vetëm një qëllim, “largimi i regjimit të Edi Ramës”.

13 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Protesta e opozitës/ Shehu: Berisha s’është fizikisht me ne, do të shkojmë tek ai në “rrugën e shpresës”

Qindra demokratë në protestë/ Thirrje për revoltë pas
Foto ilustruese

TIRANË-Deputeti demokrat, Tritan Shehu është shprehur se ata që thonë se PD-ja nuk është e bashkuar, ata nuk e duan këtë forcë politike.

Gjatë fjalës së tij në protestën e opozitës, Shehu thotë se duan që t’i izolojnë ashtu siç kanë bërë sipas tij me ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilin thotë se do të shkojnë ta përshëndesin në atë që e quajnë “rruga e shpresës”.

Tritan Sheu: Të gjithë jemi bashkë. Kush thotë se PD-ja nuk është e bashkuar ata që nuk e duan Partinë Demokratike. Ju jeni Partia Demokratike, anëtarët, simpatizantët, votuesit, ju jeni PD-ja . Kështu të bashkuar do të luftojmë për demokracinë në Shqipëri, për lirinë, për vlerat, për të drejtat e qytetarëve. Ata kërkojnë të na izolojnë siç kanë izoluar liderin tonë, kryetarin e PD-së, Sali Berishën dhe ne këtu jemi. Sali Berisha fizikisht nuk është me, por ne do të shkojmë tek ai ta përshëndesim atë tek “rruga e shpresës”.

2 VITE ME PARE

Protesta e opozitës, Noka: Rama nuk do ta bëjë gjumin e qetë, ky bashkim i demokratëve i ka kallur datën

Qindra demokratë në protestë/ Thirrje për revoltë pas

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka i është bashkuar protestës së sotme para Kuvendit ku ka mbajtur edhe një fjalim para mbështetësve. Nika u shpreh se dita e sotme është e rëndësishme, pasi të gjithë demokratët janë të bashkuar.

Noka më tej theksoi se nga sot kryeministri, Edi Rama nuk do ta bëjë gjumin i qetë, pasi ky bashkim i demokratëve i ka kallur datën.

“Ky bashkimi jonë i ka kallur datën Edi Ramës. Sot ai nuk do ta bëjë gjumin i qetë. Ai mesazhin e mori që në fillim që bashkimi i demokratëve nuk ka regjim që i bën ballë, sepse bashkimi i njerëzve të lirë nuk i bëri ballë as Enver Hoxha dhe nuk mund ti bëjë Edi Rama. I tmerruar sot ai bashke me kukullën e tij urdhëroi bllokimin e parlamentit. Urdhëroi që mos lejoheshin deputetët e opozitës. Po ku ka Lind të Parlamentit, apo Edi Rama që mund të ndalojë vullnetin tuaj apo energjinë tuaj, ku ka Edi Rama që mund t’ju bëjë ballë të gjithë njerëzve të lirë.

Sot është një ditë e shënuar në aksionin tonë opozitar. Ne sot jemi për ti thënë cdo shqiptari, cohu, sepse sot është dita. O sot o kurrë. I themi cdo socialisti bashkohu sepse beteja jonë nuk është për ne, por për kushtetutën. Beteja jonë është për pluralizmin ndaj bashkohu me ne, beteja jonë është për demokracinë ndaj bashkohu. Beteja jonë është për një drejtësi të pavarur dhe jo për një drejtësi që përdoret hanxhar në duart e Ramës për të burgosur opozitën”, u shpreh Noka.

2 VITE ME PARE

Bardhi i bashkohet protestës së Berishës te rruga e shtëpisë së tij

Qindra demokratë në protestë/ Thirrje për revoltë pas
Foto ilustruese

TIRANË-Bardhi i bashkohet protestës së Berishës të rruga e shtëpisë së tij

2 VITE ME PARE

Protesta e opozitës, Vasili: Kemi një kryeministër që hyn dhe del nga vrimat, një frikacak që fshihet pas këmbaleve të Gardës

Qindra demokratë në protestë/ Thirrje për revoltë pas
Petrit Vasili

TIRANË- Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka marrë pjesë në portestën e opozitës ndërsa ka mbajtur një fjalim para para protestuesve. Gjatë fjalës së tij Vasili u shpreh se Rama është një frikacak dhe që fshihet pas fustanit të ministreve.

“Kemi një kryeministër që hyn dhe del nga vrimat. Një frikacak të mbaruar. Keni një kryeministër që fshihet pas fustaneve të ministreve dhe këmbaleve të Gardës. Kur kemi një frikacak, të mbaruar është turp për ne që të mos e rrëzojmë këtë pis pisi që ka rrëmbyer dhe vjedh vendin ditë përditë.

Asnjë hap mbrapa ndaj këtij frikacaku. Do ta shikoni do ikë me vrap. Vendosmëria jonë nuk duhet të ndryshojë. Kemi fuqinë dhe të drejtën me vetë, kurse hajduta trima nuk ka pasur kurrë”, tha Vasili.

2 VITE ME PARE

Protesta para Kuvendit, Salianji: Rama nuk kishte çfarë të thoshte, Ahmetaj zbuloi se ai është kreu i bandës mafioze

Qindra demokratë në protestë/ Thirrje për revoltë pas

Salianji

TIRANË- Deputeti i opozitës, Ervin Salianji është bërë pjësë e protestës para Kuvendit ku ka mbajtur edhe një fjalim para mbështetësve të PD-së. Gjatë fjalës së tij Salianji u shpreh se Ahmetaj zbuloi se kryeministri, Edi Rama është kreu i bandës mafioze. Ai më tej shtoi se Rama u detyrua të bllokojë opozitën për të hyrë në sallë për shkak se ai nuk kishte çfarë thoshte pasi akuzave të Ahmetajt.


“E patë se si sot Edi Rama u detyrua të bllokojë deputetët e opozitës për të hyrë në sallë sepse nuk kishte çfarë thoshte kur Arben Ahmetaj tha se kreu i bandës mafioze në vend është Edi Rama. E dëgjuat me zë e figurë se si numri 2 i qeverisë tha se ne kemi vjedhur dhe pasi vjedhim zihemi me njëri-tjetrin”, tha ai.

2 VITE ME PARE

“Fytyrë haletë”, Saimir Korreshit nuk i mbajnë nervat: O sot o kurrë të kthejmë demokracinë

Qindra demokratë në protestë/ Thirrje për revoltë pas
Foto ilustruese

TIRANË-Saimir Korreshi deputeti i Partisë Demokratike ka marrë fjalën gjatë protestës së opozitës ditën e sotme. Deputetë dhe demokratë, të pranishëm në protestën e cila po zhvillohet para Parlamentit kanë akuzuar qeverinë Rama se po vjedh Shqipërinë.

Me thirrjet “Rama ik”, ata kanë ftuar të gjithë shqiptarët nga jugu në veri që t’i bashkohen protestës. 

Korreshi: Vëllezër dhe motra, faleminderit për pjesëmarrjen por në këtë drejtim duhet të ishin ata surrat haletë. Më falni por nuk kam më.. plehra, hajdutë…E kanë kthyer në kosh plehrash këtë shtet. O sot o kurrë këtij vendi duhet t’i kthehet demokracia. Ky vend po shkon drejt greminës. Nuk jetohet më në këtë vend. O sot o kurrë këtij Parlamenti duhet t’i kthehet demokracia.

 

2 VITE ME PARE

Deputetja Metaliaj: Ramën nuk do e lëmë të marrë peng demokracinë

Qindra demokratë në protestë/ Thirrje për revoltë pas
Lindita Metaliaj

TIRANË- Deputetja demokrate Lindita Metaliaj janë shprehur se, Rama kërkon të marrë peng vendin. Duke folur në protestën qytetare Metaliaj tha se nuk do të lejojnë që të merret peng demokracia dhe vota e lirë. Metaliaj ka theksuar se ata nuk do të ndalen deri në largimin e Ramës nga pushteti.

‘Ju jemi realisht mirënjohës për qëndresën tuaj, sakrificën tuaj. Kjo është PD-ja, jeni ju njerëzit e lirë, ju qëndrestarët. Edi Rama na ka mbyllur dyert e parlamentit. Ai është parlament i krimit. Ai institucion nuk mund të quhet më parlament. Duhej të ishte tempulli i demokracisë dhe i fjalës së lirë, por sot është shndërruar në noter të aferave kriminale të Edi Ramës. Edi Rama është tradhtar i kombit, i shqiptarëve. Ne nuk bëjmë hap pas. O sot o kurrë. Edi Rama me prokurorinë politike ka arrestuar Sali Berishën, liderin, kryetarin tonë ndaj ne nuk do të ndalemi deri në largimin e tij’, tha Metaliaj.

2 VITE ME PARE

Opozita në protestë, Dash Sula fjalim para mbështetësve: Të protestojmë çdo ditë, çdo javë! Vendi ka rrëshqitur në autokraci

Qindra demokratë në protestë/ Thirrje për revoltë pas
Dashnor Sula

TIRANË- Deputetët e grupimit të Gazment Bardhit i janë bashkuar protestave të thirrura para Kuvendit. Dashnor Sula gjithashtu iu bashkua mbështetësve të PD-së ku mbajti edhe një fjalë para qytetarëve. Gjatë fjalës së tij Sula u shpreh se ata mund të humbasin beteja por nuk mund të humbin luftën. Ai më tej shtoi se kjo është e vetmja rrugë për të vendosur demokraci.

“Shikoni çfarë i bënë sot deputetëve të opozitës. E kanë rrethuar me qindra policë dhe gardistë dhe kjo është e tmerrshme. Kjo është një sjellje prej diktature. I bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që të protestojnë për të drejtat e opozitës dhe të drejtave të tyre.

Mund të humbasim disa beteja por luftën nuk do ta humbim kurrë. Është e vetmja rrugë për të vendosur demokracinë. Ky vend ka rrëshqitur në autokraci. I bëj thirrje popullit opozitar që të protestojë çdo ditë, çdo javë dhe çdo muaj," tha Sula.

2 VITE ME PARE

Gazment Bardhi i bashkohet protestës së opozitës jashtë Kuvendit: Kundër regjimit autoritar të Ramës

Qindra demokratë në protestë/ Thirrje për revoltë pas

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi i është bashkuar protestës së opozitës ditën e sotme. Pas deklaratës për mediat, Bardhi theksoi se ai është i gatshëm që t'i bashkohët çdo proteste kundër regjimit autoritar të Ramës. 

“Nuk ndodh në një vend të NATO-s që deputetët të shqyhen nga këmisha dhe kostumi për të hyrë në Parlament. Kjo shpjegohet vetëm në regjimin e Ramës. As garda e Republikës dhe as Policia nuk e ndal opozitën nga përballja dhe aksioni përballë regjimit  të Edi Ramës. Patjetër që i bashkohem çdo proteste kundër regjimit autoritar të Edi Ramës”, tha Bardhi.

2 VITE ME PARE

Hidhen tymuese dhe shashka në protestë, qytetarët përplasen me policinë

Qindra demokratë në protestë/ Thirrje për revoltë pas
Protesta

TIRANË- Protesta e opozitës është përshkallëzuar ditën e sotme para Kuvendit. Qytetarët kanë agravuar protestën e tyre, për shkak se garda nuk ka lejuar që deputetët e opozitës të futen në Kuvend. 

Protestuesit jashtë sallës kanë hedhur kapsolle dhe tymuese ndaj forcave të policisë, ndërkohë që efektivët e FNSH kanë qëndruar në gatishmëri.

2 VITE ME PARE

Deputetët e Opozitës ndërkohë që përplasen me gardën, nis protesta e PD-së/ Qindra demokratë mblidhen përpara Kuvendit

Qindra demokratë në protestë/ Thirrje për revoltë pas
Foto ilustruese

TIRANË-Qindra demokratë janë mbledhur përpara Kuvendit Shqipërisë për të nisur protestën e tyre kundra qeverisë. Protesta është thirrur nga Partia Demokratike dhe Kreu i saj Sali Berisha si një reagim ndaj mos përgjigjes për Komisionet e Hetimore dhe Reformën Zgjedhore.

Nga ana tjetër deputetët e opozitës janë duke u përplasur me Gardën e Republikës. 

2 VITE ME PARE

Mbështetësit e Partisë Demokratike nga rrethet mbërrijnë në Tiranë/ Dalin pamjet e makinave me flamur dhe me brohoritje

Qindra demokratë në protestë/ Thirrje për revoltë pas
Foto ilustruese

TIRANË- Një numër i konsiderueshëm mbështetësish të Partisë Demokratike ka ardhur ditën e sotme në kryeqytet për tju bashkuar protestës së thirrur përpara Kuvendit. Në pamje shihen makina dhe mbështetës me flamur që brohorasin duke bërë thirrije për prezencën në protestë. Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar pamjet në Facebookun e tij. 

Vërshim masiv drejt Tiranës për protestën para Parlamentit Rama- Linda! Nderim! Nderim, luftëtarëve të betejës pa kthim”, shkruan Beriusha në Facebook.

2 VITE ME PARE

Protesta e opozitës/ Mobilizohet policia, mbi 400 efektivë para Kuvendit

Qindra demokratë në protestë/ Thirrje për revoltë pas
Policia

TIRANË- Ditën e sotme në orën 16:30 do të mbahet një protestë nga opozita përpara ambienteve të Parlamentit. Ndërkohë Policia ka marrë masa për protestën që pritet të mbahet ndërsa po zhvillhet seanca plenare.

Disa furgona policie dhe makina ujëhedhëse janë vendosur në ambientet para Parlamentit për të bërë të mundur parandalimin e çdo përshkallëzimi. Mbi 400 efektivë janë mobilizuar për të qenë të pranishëm për protestën ndërsa mbështetësit e opozitës janë nisur nga qytete të ndryshmë për tiu bashkuar PD-së.

opozita ne proteste

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet