LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Sulmoi Berishën, Gerti Shehu lihet në burg, rrëzohet raporti për gjendjet e tij shëndetësore, avokati: Presim akt-ekspertizën

• Gerti Shehu, 31-vjeçari që sulmoi kryedemokratin Sali Berisha është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës. Tre ditë pasi goditi me grusht kreun e Partisë Demokratike në protestën e 6 dhjetorit, Shehut iu kominikua masa e sigurisë në Spitalin e Traumës. Kjo nënkupton dhe faktin që raporti i lëshuar nga klinika private nuk është njohur. Nëse kjo gjë do të kishte ndodhur, do të ishte urdhëruar shtrimi i tij në spital ose masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’. • Mbi të rëndojnë dy akuza: ‘Goditje për shkak të detyrës’ dhe ‘Plagosje me dashje’. Vetë 31-vjeçari nuk ka shfaqur pendesë për aktin, ndërsa avokati i tij tha se akti i ekspertimit psikik për klientin e tij do të jetë përcaktues në këtë proces. Pas përfundimit të seancës gjyqësore, Ervis Lila u shpreh se klienti i tij nuk mbajti asnjë qëndrim në seancë. • Gjithashtu, autoritetet janë në pritje të analizave laboratorike të Institutit të Mjekësisë Ligjore që do të dalin në përfundimin nëse Gerti Shehu ishte nën ndikimin e lëndëve narkotike në momentin që qëlloi me gursht Berishën. Prokuroria ka administruar gjithashtu kartelën mjekësore të Shehut për të parë të gjithë historikun shëndetësore të të riut.

2 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

'Nuk ka ende një ekspertizë'/ Shehu u la në burg, avokati: Kërkuam akt ekspertimi të zgjeruar për gjendjen e tij psikike

Sulmoi Berishën, Gerti Shehu lihet në burg, rrëzohet raporti
Ervis Lila

TIRANË- Avokati i Gert Shehut që qëlloi Berishën në protestën e 6 dhjetorit thotë se akti i ekspertimit psikik për klientin e tij do të jetë përcaktues në këtë proces. Pas përfundimit të seancës gjyqësore, Ervis Lila u shpreh se klienti i tij nuk mbajti asnjë qëndrim në seancë.

“Ne nuk ishim dakord me këtë masë, kërkojmë arrest shtëpie, ose arrest për shtrim në psikiatri, te spitali nr 5. Nuk ka ende një ekspertizë. Sot kemi bërë kërkesë për akt ekspertimi psikiatrik të zgjeruar, për të përcaktuar gjendjen në të cilin ndodhet personi.

Ai bën deklarime të ndryshme. Ai vazhdon të jetë në spitalin e Traumës. Do ta përcaktojnë mjekët për dëmtimet. Nuk ishte në gjendje të vinte në gjykate. Akti i ekspertimit psikiatrik do të jetë përcaktues. Ne e kemi kërkuar të zgjerim, të përfshihen edhe ekspertë të tjerë. Klienti im kurohej, ia kishte dhënë mjeku kurën. Ai ishte i pranishëm në seancë por nuk pati asnjë qëndrim. Akti i ekspertimit do të jetë shumë përcaktues, ndërkohë që prokuroria nuk ka bërë ende asnjë ekspertim”, tha avokat Lila.  

Sa i përket arsyeve se pse klienti i tij e bëri gjestin avokati tha:

“Do të doja ta kisha një përgjigje. Por për mua e gjithë analiza do të bëhet pasi të bëhet ky akt ekspertimi. E falur publikisht edhe Berisha. Për mua është rrethanë cilësuese. Unë nuk e shikoj si person që është përdorur”.

Ditën e sotme, Gerti Shehu, 31-vjeçari që sulmoi kryedemokratin Sali Berisha në protestën e 6 dhjetorit është lënë në masën e sigurisë 'arrest me burg'. Masa e sigurisë iu komunikua Shehut në spitalin e Traumës, aty ku i riu ndodhet i shtruar duke marrë ndihmën mjekësore. 

Çfarë ndodhi në protestë?

Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë. 31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. 31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe mori mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë.

1 VITE ME PARE

Lihet në burg Gerti Shehu që sulmoi Berishën

Sulmoi Berishën, Gerti Shehu lihet në burg, rrëzohet raporti
Gerti Shehu

TIRANË- Gerti Shehu, 31-vjeçari që sulmoi kryedemokratin Sali Berisha në protestën e 6 dhjetorit është lënë në masën e sigurisë 'arrest me burg'. Masa e sigurisë ju komunikua Shehut në spitalin e Traumës, aty ku i riu ndodhet i shtruar duke marrë ndihmën mjekësore. Deri më tani, ai nuk ka shfaqur pendesë për veprimin. Gjithashtu, autoritetet janë në pritje të analizave laboratorike të Institutit të Mjekësisë Ligjore që do të dalin në përfundimin nëse Gerti Shehu ishte nën ndikimin e lëndëve narkotike në momentin që qëlloi me gursht Berishën. 

Çfarë ndodhi në protestë?

Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë. 31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. 31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe mori mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë.

sali berisha gerti shehu dhunohet berisha ne proteste

Sondazh

Poll

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?