Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
•Vdes në rrethana të dyshimta 32-vjeçari Lear Kurti në Tiranë. Rreth orës 23:07 të mbrëmjes së djeshme, teksa Policia po patrullonte në rrugën “Riza Cuka” i ka bërë thirrje për të ndaluar 32-vjeçarit dhe sapo i kanë kërkuar të tregojë dokumentet e identifikimit, ai u largua me vrap. • Pas ndjekjes, Kurti u shoqërua në komisariat ku sipas policisë shfaqi probleme shëndetësore. Agjensia e Mbikëqyrjes Policore raporton se i riu u transportua menjëherë në spitalin e Traumës, aty ku humbi jetën. • Por Spitali i Traumës mohon që i riu të ketë shkuar i gjallë në spital. • Sipas Traumës, Kurti kishte mbërritur pa shenja jete dhe nga atje është dërguar në morg. • Babai adoptues i Kurtit, Artur Isai mohon që i biri të ketë vuajtur nga probleme shëndetësore dhe akuzon autoritetet se kanë dhunuar të birin. • Ekspertiza mjekoligjore për vdekjen e Kurtit ka përfunduar dhe sipas AMP-së, në stomakun e të riut është gjetur një qese ambalazhi që dyshohet se kishte brenda lëndë narkotike. • Dyshimet e para janë që i riu të ketë ndërruar jetë nga lënda narkotike, pasi kishte gëlltitur 2 qese me kokainë. Pasi policia i dha shenjë ndalimi, burime të mirëinformuara i thanë "Dosja", se i riu nisi të vraponte që të mos i gjendej në trup droga, deri kur e gëlltiti. • Varrimi për Kurtin u mbajt po ditën e sotme në orën 16:00. •Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se i riu është dhunuar dhe vrarë nga policia, ndaj bëri thirrje për protesta. Ai e krahasoi rastin të ngjashëm me të Klodian Rashës. •Për këtë rast, ende nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e Qeverisë.
28 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Autopsia e të ndjerit Lear Kurti, 32-vjeçarit që ndërroi jetë në duart e efektivëve të Policisë së Shtetit një natë më parë është bërë e gjitha në prani të kamerave. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se autopsia është e filmuar dhe e dokumentuar me foto e video nga fillimi deri në fund. Gjatë autopsisë, që është filmuar, duket edhe qesja në kamera.
Qesja, sipas të njëjtave burime për Dosja.al, është analizuar dhe ka dalë positive për kokainë. Pra, brenda saj ka pasur lëndë narkotike. Gjithsesi, sasia apo detaje të tjera të ekspertizës mjekoligjore nuk janë bërë ende me dije.
Lear Kurti humbi jetën pasi u shoqërua nga efektivët në komisariatin nr.3. Ai u ndalua në orën 23:07 të mbrëmjes së kalua nga efektivët në rrugën "Riza Çuka" në Laprakë, por ka vrapuar. Siç sqarohet në njoftimin e policisë, i riu është kapur pas ndjekje, është dërguar në komisariat, ku ka shfaqur problemet e para shëndetësore.
Fillimisht u aludua se i riu vuante nga epilepsia, më pas, në deklaratën zyrtare u tha se i riu kishte gëlltitur një qese me lëndë narkotike. kontradikta është në faktin që efektivët pretendojnë se ka ndërruar jetë në spital, ndërsa bluzat e bardha të Traumës thonë se Kurti ka mbërritur pa shenja jete në duart e tyre.
Paraprakisht, nga hetimet e derimë tanishme, është deklaruar se në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune. Por për kryedemokratin Sali Berisha, Kurti u vra nga Policia dhe ngjarja po mundohet që të mbulohet ashtu si rasti i Klodian Rashës, 2 vite më parë, i cili u qëllua për vdekje nga një efektiv policie.
TIRANË- I njohur si njeriu i memeve, Genc Sejko ka hedhur dyshime mbi transparencën e autoriteteve në lidhje me vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti. Në një postim në Facebook, Sejko ngre tre pyetje për të zbuluar më shumë rreth asaj që deri më tani nuk është shumë e qartë pavarësisht reagimeve të njëpasnjëshme të Autoritetit të Mbikqyrjes Policore, të Policisë së Shtetit dhe të Prokurorisë së Tiranës. Sejko kërkon të dijë:
1. Me ç’arsye u ndalua Lear Kurti nga policia?
2. Nëse ka qenë i dyshuar për mbajtje të lëndëve narkotike si mundet që ja kanë lënë atë në posedim për ta gëlltitur më vonë.
3. Për sa orë është lënë pa ndihmë mjekësore deri sa ka dhënë shpirt në qelitë e komisariatit nr3? Dhe për ta zbardhur këtë mjaftojnë pamjet e kamerave të brendshme të komisariatit.
Në fund të postimit, ai shkruan se Kurtin nuk e ka vrarë policia, por papërgjegjshmëria, injorimi dhe tallja me jetën e njerëzve pa mbështetje.
Postimi:
Lear Kurti vdiq ndërkohë që ishte i shoqëruar nga policia e shtetit. Nuk vdiq duke i kundërshtuar, por u la në mëshirën e fatit ndërkohë që kishte nevojë për ndihmë mjekësore. Për ata që ndërkohë nuk kanë ende një variant zyrtar dhe enden në zyrat e propagandës në përpjekje për të manipuluar të vërtetën kam disa pyetje:
1. Me ç’arsye u ndalua Lear Kurti nga policia?
2. Nëse ka qenë i dyshuar për mbajtje të lëndëve narkotike si mundet që ja kanë lënë atë në posedim për ta gëlltitur më vonë.
3. Për sa orë është lënë pa ndihmë mjekësore deri sa ka dhënë shpirt në qelitë e komisariatit nr3? Dhe për ta zbardhur këtë mjaftojnë pamjet e kamerave të brendshme të komisariatit. Por deri më tani në vend të sqarojë opinionin publik, propaganda veç ka gërryer në të kaluarën e viktimës për të relativizuar vdekjen dhe për ta njollosur atë. Sepse e vërteta është vrastarja më e madhe e regjimeve ku jeta e njeriut nuk ka asnjë vlerë. Siç ka ndodhur dhe më parë, në vendin ku mbizotëron padrejtësia dhe propaganda, të vërtetat e thëna troç nxisin revoltë dhe protestë. Sa më shumë të vonohet publikimi i variantit zyrtar të vdekjes aq më e madhe dhe e trashë do jetë doza e manipulimit të së vërtetës. Shkurt dhe qartë: nuk e vrau policia, e vrau papërgjegjshmëria. E vrau injorimi dhe tallja me jetën e njerëzve pa mbështetje. Për të cilët nuk flet askush deri ditën kur dhe vdekja u njolloset për pak pushtet dhe ca klikime.
Lear Kurti humbi jetën pasi u shoqërua nga efektivët në komisariatin nr.3. Policia tha se 32-vjeçari u ndje keq dhe u dërgua në spital ku humbi jetën, ndërsa në deklaratën e Traumës thuhet se Kurti ka shkuar në spital i vdekur. Pas ekspertizës mjeko-ligjore, Prokuroria dhe AMP kanë deklaruar se brenda në stomak kishte një qese plastike që mendohet se kishte brenda lëndë narkotike. Në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune. Por për kryedemokratin Sali Berisha, Kurti u vra nga Policia dhe ngjarja po mundohet që të mbulohet ashtu si rasti i Klodian Rashës, 2 vite më parë, i cili u qëllua për vdekje nga një efektiv policie.
TIRANË- Ritualet e fundit për të përcjellë në varreza të ndjerin po kryhen në banesën e Lear Kurtit në Tiranë. Edhe pse gazetarët janë tentuar që t’i afrohen banesës së 32-vjeçarit, por miqtë e viktimës, nuk e kanë lejuar që të afrohen. Ndërsa pranë banesës janë mbledhur për mort familjarët dhe miqtë e tij. I riu jetonte e të ëmën dhe njerkun e tij.
Lear Kurti humbi jetën pasi u shoqërua nga efektivët në komisariatin nr.3. Policia tha se 32-vjeçari u ndje keq dhe u dërgua në spital ku humbi jetën, ndërsa në deklaratën e Traumës thuhet se Kurti ka shkuar në spital i vdekur.
Ndërsa tani, pas ekspertizës mjeko-ligjore, Prokuroria dhe AMP kanë deklaruar se brenda në stomak kishte një qese plastike që mendohet se kishte brenda lëndë narkotike. Ndërsa sipas tyre, u konstatua se në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune. Por për kryedemokratin Sali Berisha, Kurti u vra nga Policia dhe ngjarja po mundohet që të mbulohet ashtu si rasti i Klodian Rashës, 2 vite më parë, i cili u qëllua për vdekje nga një efektiv politike.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ngulmon se Lear Kurti është dhunuar nga efektivët e Policisë së Shtetit dhe ndaj ka ndërruar jetë. Në një postim në rrjetet e tij sociale, Berisha shkruan se kokaina e supozuar që është gjetur në stomakun e të riut, është e njëjtë me skemën e përdorur në rastin e Klodian Rashës.
"Vrasja për së dyti e Lear Kurtit nga bandat me uniformë Rama-Çuçi. Kokaina në stomakun e tij, si revolja në pellg e Klodian Rashës! Të dashur miq, Në një akt makabër, për të fshehur gjurmët e krimit të shëmtuar, Edi Rama dhe ministri i tij i familjes Bledi Çuçi janë vërsulur në mënyrën me kriminale për të përdhosur viktimën. Kështu, ata: 1- mashtruan me komunikata që i riu vdiq në spital ndërkohë që spitali deklaroi se i ndjeri u soll i vdekur në spital, 2- në kundërshtim flagrant me ligjin, ata i bënë të ndjerit autopsi në orën 5 të mëngjesit me një ekspert të vetëm nderkohë që autopsia duhej bërë vetëm 12 orë pas vdekjes dhe jo me një, por me një grup ekspertësh. 3- Në një akt kriminal ata i ‘gjetën’ në stomak një qese plastike me kokainë, pra njësoj si revolja në pellg për Klodian Rashën. Duke i shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmeve të viktimës, dënoj si vrasje për së dyti krimin e shëmtuar të përdhosjes dhe manipulimit të viktimës së vrasjes shtetërore Leart Kurti dhe kërkoj largimin e menjëhershëm nga detyra të ministrit të familjes, Çuçi dhe ndëshkimin shembullor të xhelatëve që i morën shpirtin dhe atyre që e vranë për së dyti viktimën me manipulimet e tyre,"-shkruan Berisha.
Lear Kurti humbi jetën pasi u shoqërua nga efektivët në komisariatin nr.3. Policia tha se 32-vjeçari u ndje keq dhe u dërgua në spital ku humbi jetën, ndërsa në deklaratën e Traumës thuhet se Kurti ka shkuar në spital i vdekur. Ndërsa tani, pas ekspertizës mjeko-ligjore, Prokuroria dhe AMP kanë deklaruar se brenda në stomak kishte një qese plastike që mendohet se kishte brenda lëndë narkotike. Ndërsa sipas tyre, u konstatua se në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune. Por për kryedemokratin Sali Berisha, Kurti u vra nga Policia dhe ngjarja po mundohet që të mbulohet ashtu si rasti i Klodian Rashës, 2 vite më parë, i cili u qëllua për vdekje nga një efektiv politike.
TIRANË- Prokuroria e Tiranës dhe Agjencia e Mbikqyrjes Policore kanë dalë me një njoftim të përbashkët në lidhje me vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti, ngjarje e ndodhur gjatë orëve të voa të natës së kaluar. Në njoftimin sqarues përshkruhet me detaje gjithë itinerari i efektivëve të policisë që është dokumentuar nga pamjet filmike të pesë kamerave të sigurisë së bizneseve në rrugën ku dhe ka ndodhur ngjarja. Fillimisht shpjegohet se i riu Kurti është parë në rrugën “Riza Çuka” dhe efektivët e komisariati nr.3 e kanë ndaluar për kontroll. I riu ka vrapuar dhe dhe pas 200 metrave është kapur dhe është çuar në komisariatin nr.3 të Policisë së Tiranës, ku sipas njoftimit ka shfaqur probleme shëndetësore. Më pas, efektivët e kanë dërguar në spitalin e Traumës, ku është konstatuar humbja e jetës. Në njoftim, Prokuroria dhe AMP sigurojnë që efektivët nuk kanë ushtruar dhunë mbi të riun dhe se në stomak i është gjetur një qese e çarë, e cila dyshohet se ka pasur kokainë.
Njoftim i përbashkët për media i Prokurorisë Tiranë dhe AMP: Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka kryer veprimet hetimore proceduriale në lidhje me ngjarjen ku shtetasi L.K., 32 vjeç ndërroi jetë pasi u shoqërua nga punonjës policie të Komisariatit Nr.3 Tiranë gjatë një kontrolli rutinë, nga të cilat rezulton se: Në datë 19.10.2022, ora 23:07, punonjësit e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, gjatë patrullimit në Rr. “Riza Çuka” në zonën e Laprakës kanë konstatuar një person duke qëndruar përpara një biznesi privat, për të cilin kushtet dhe rrethanat diktonin nevojën e një verifikimi.
Në momentin kur punonjësit e Policisë, i kanë kërkuar dokumentin e identifikimit, shtetasi është larguar me vrap, duke mos iu bindur thirrjeve të njëpasnjëshme të punonjësve të Policisë për të ndaluar. Pasi ka vrapuar për rreth 200 metra, i ndjekur nga patrulla e Policisë, mes rrugicave midis rrugës “Riza Çuka” dhe “Don Bosko”, ai është kapur dhe ndaluar nga punonjësit e Policisë, vend në të cilin kanë qëndruar 7 minuta. Në vijim, pasi është qetësuar, shtetasi është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 ku ka shfaqur probleme shëndetësore, gjë e cila ka diktuar dërgimin në Spitalin e Traumës, ku është konstatuar humbja e jetës. Nga veprimet hetimore të kryera, është dokumentuar i gjithë itenerari dhe veprimet e punonjësve të Policisë nga momenti kur shtetasit i kërkohet të identifikohet deri në shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të policisë Nr 3.
Ky itenerar pasqyrohet në pamjet filmike të admnistruara nga 5 kamera të vendeve të ndryshme, deklarimet e personave të pranishëm, mes tyre dhe dy shtetas shokë të viktimës, si dhe nga deklarimet e punonjësve të Policisë. Nga veprimet hetimore në vazhdim janë dhe këqyrja e kufomës në prani të stafit mjeko-ligjor, nga e cila nuk rezulton që në trupin e viktimës të ketë dëmtime apo shenja dhune. Në kyçe konstatohen shenjat e krijuara në momentin e prangosjes. Nga autopsia e kryer në Institutin e Mjekësisë Ligjore, rezultoi se në stomakun e viktimës është gjetur një qese plastike e çarë me ngjyrë të bardhë me përmasa 5x5 cm, e dyshuar si ambalazh i lëndës narkotike, e cila i është nënshtruar ekzaminimit në Institutin e Policisë Shkencore.
Gjithashtu nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, vijojnë ekzaminimet për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Nga analiza e kryer e provave të grumbulluara deri në këtë fazë të hetimeve, si pamje filmike, këqyrje dhe ekzaminime mjeko-ligjore, nuk evidentohen veprime të kundraligjshme të punonjësve të Policisë, gjatë dhe pas shoqërimit të shtetasit L.K., 32 vjeç. Për sa më sipër, AMP nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë vijon hetimet për të sqaruar dhe zbardhur shkakun e vdekjes dhe rrethana të tjera të ngjarjes.
TIRANË- Ky është momenti kur familja tërheq nga morgu i spitalit trupin e Lear Kurtit, 32-vjeçarit i cili humbi jetën gjatë natës pas shoqërimit nga policia. Sipas burimeve nga mjekësia ligjore, pas kryerjes së ekspertizës paraprake rezulton se i riu ka ndërruar jetë si pasojë e overdozës. Dosja.al raportoi e para për këto dyshime të ekspertizës mjeko-ligjore.
Në videon e publikuar nga Klan News shihet edhe momenti kur familahrët tërheqin trupin e të ndjerit për ti dhënë lamtumirën e fundit.
Mësohet se në stomakun e tij është gjetur një përmbajtje plastike disa centimetra ku dyshohet se viktima ka gëlltitur lëndën narkotike. Kjo substancë është dërguar për analiza të mëtejshme për të vërtetuar nëse ka qenë kokainë apo jo. Gjithashtu ekspertiza shprehet se në stomakun e 32-vjeçarit ka shenja hemorragjie.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate kur i riu ishte duke lëvizur në rrugën “Riza Cuka” në këmbë i vetëm. Policia i kërkoi të ndalonte por ai është larguar me vrap. Patrulla nisi ta ndiqte dhe e prangosi pranë një marketi në rrugën "Don Bosko". Pas ndalimit ai u shoqërua për në komisariatin e Policisë nr.3 ku ka nisur të ndihet keq. Për gati 5 minuta, atje i riu ishte në gjendje të keqe shëndetësore dhe më pas policia duke mos pritur autoambulancën e dërgoi në spital me makinë policie. Gjatë rrugës për në spital ai ka shfaqur probleme shëndetësore (dridhje dhe nxjerrje sekrecionesh). Por ajo që është e paqartë është vendi i vdekjes. AMP deklaron se vdiq në spital, ndërsa Spitali i Traumës thotë se i riu kishte ndërruar jetë kur mbërriti atje. Trupi ndodhet tashmë në morg ku pritet ti nënshtrohet ekspertizës së thelluar.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është nisur për ngushëllim në familjen e të ndjerit Lear Kurti. Lajmin e ka dhënë zyra e tij e shtypit, ndërkohë që kanë ftuar edhe të tjerë që të marrin pjesë, përfshirë edhe mediat.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate kur i riu ishte duke lëvizur në rrugën “Riza Cuka” në këmbë i vetëm. Policia i kërkoi të ndalonte por ai është larguar me vrap. Patrulla nisi ta ndiqte dhe e prangosi pranë një marketi në rrugën "Don Bosko". Pas ndalimit ai u shoqërua për në komisariatin e Policisë nr.3 ku ka nisur të ndihet keq. Për gati 5 minuta, atje i riu ishte në gjendje të keqe shëndetësore dhe më pas policia duke mos pritur autoambulancën e dërgoi në spital me makinë policie.
Gjatë rrugës për në spital ai ka shfaqur probleme shëndetësore (dridhje dhe nxjerrje sekrecionesh). Por ajo që është e paqartë është vendi i vdekjes. AMP deklaron se vdiq në spital, ndërsa Spitali i Traumës thotë se i riu kishte ndërruar jetë kur mbërriti atje. Trupi ndodhet tashmë në morg ku pritet ti nënshtrohet ekspertizës së thelluar.
TIRANË- Partia e Lirisë kërkon dorëheqjen e ministrit të brendshëm, Bledi Çuçit. Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi shprehu ngushëllime familjes së Lear Kurtit, i cili gjeti vdekjen pas shoqërimit nga policia. Ai u shpreh se PL dënon aktin kriminal të policisë së shtetit, si dhe shtoi se Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi.
REAGIMI I TEDI BLUSHIT:
Duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit Lear Kurti, dënojmë me ashpërsi aktin kriminal të përsëritur të vrasësve me uniformë të Policisë së Shtetit, që po u marrin jetën të rinjve shqiptarë në rrugë dhe në ambientet e Komisariateve, si Klodian Rasha dhe Ilvi Meta.
Humbja e një jete në një moshë kaq të re është jo vetëm një tragjedi familjare por trondit thellë besimin e të gjithë qytetarëve tek organet ligjzbatuese, misioni i të cilave është pikërisht mbrojtja e jetës, rendit dhe sigurisë publike. Bëjmë thirrje për zbardhjen sa më parë të rrethanave të vdekjes tragjike të të riut Lear Kurti dhe vendosjen përpara drejtësisë të përgjegjësve për këtë tragjedi të pajustifikueshme! Kjo ngjarje kaq tragjike, që ka tronditur sërish opinionin publik nuk do të jetë e fundit sa kohë në pushtet të jetë Edi Rama, Bledi Çuçi dhe falangat e tyre të inkriminuara në Policinë e Shtetit, që udhëhiqen me parimin: “Pa krim nuk ka zhvillim”.
Ndaj u bëjmë thirrje të gjithë të rinjve në mbarë vendin të shprehin revoltën e tyre të fuqishme ndaj kësaj vrasje mizore që rëndon në ndërgjegjen e Edi Ramës dhe Bledi Çuçit. Ministri i Brendshëm duhet të japë menjëherë dorëheqjen!
Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate kur i riu ishte duke lëvizur në rrugën “Riza Cuka” në këmbë i vetëm. Policia i kërkoi të ndalonte por ai është larguar me vrap. Patrulla nisi ta ndiqte dhe e prangosi pranë një marketi në rrugën "Don Bosko". Pas ndalimit ai u shoqërua për në komisariatin e Policisë nr.3 ku ka nisur të ndihet keq. Për gati 5 minuta, atje i riu ishte në gjendje të keqe shëndetësore dhe më pas policia duke mos pritur autoambulancën e dërgoi në spital me makinë policie.
Gjatë rrugës për në spital ai ka shfaqur probleme shëndetësore (dridhje dhe nxjerrje sekrecionesh). Por ajo që është e paqartë është vendi i vdekjes. AMP deklaron se vdiq në spital, ndërsa Spitali i Traumës thotë se i riu kishte ndërruar jetë kur mbërriti atje. Trupi ndodhet tashmë në morg ku pritet ti nënshtrohet ekspertizës së thelluar.
TIRANË- Ka përfunduar ekspertiza mjeko-ligjore, ndaj Lear Kurtit, 32-vjeçari që ndërroi jetë mesnatën e sotme. Trupi i të ndjerit është nxjerrë nga morgu dhe është transportuar drejt një agjensie funerale, ku do të përgatitet për ceremoninë mortore që do të mbahet pasditen e sotme.
Varrimi do bëhet në orën 16:00, ku 32-vjeçari do përcillet për në banesën e fundit. Ndërkohë që autoritetet ende nuk kanë dalë me një njoftim zyrtar dhe të qartë për të shpjeguar ngjarjen që ka ndodhur, e cila çoi në vdekjen e të riut.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate kur i riu ishte duke lëvizur në rrugën “Riza Cuka” në këmbë i vetëm. Policia i kërkoi të ndalonte por ai është larguar me vrap. Patrulla nisi ta ndiqte dhe e prangosi pranë një marketi në rrugën "Don Bosko". Pas ndalimit ai u shoqërua për në komisariatin e Policisë nr.3 ku ka nisur të ndihet keq. Për gati 5 minuta, atje i riu ishte në gjendje të keqe shëndetësore dhe më pas policia duke mos pritur autoambulancën e dërgoi në spital me makinë policie.
Gjatë rrugës për në spital ai ka shfaqur probleme shëndetësore (dridhje dhe nxjerrje sekrecionesh). Por ajo që është e paqartë është vendi i vdekjes. AMP deklaron se vdiq në spital, ndërsa Spitali i Traumës thotë se i riu kishte ndërruar jetë kur mbërriti atje. Trupi ndodhet tashmë në morg ku pritet ti nënshtrohet ekspertizës së thelluar.
TIRANE- Dosja mësoi se Lear Kurti dyshohet se ka ndërruar jetë pasi kishte gëlltitur 2 qese me kokainë. Pasi policia i dha shenjë ndalimi, burime të mirëinformuara i thanë "Dosja", se i riu nisi të vraponte që të mos i gjendej në trup droga. Gjatë ndjekjes policore, ai ka gëlltitur me shpejtësi kokainën, por qeset i janë çarë në trup. Këtu dyshohet se nisi edhe rruga drejt vdekjes. 32-vjeçari është shtangur menjëherë dhe brenda 30 minutash ka ndërruar jetë. Dyshohet se shkak për vdekjen është bërë overdoza. Ky është një version paraprak dhe i pakonfirmuar nga autoritetet që deklarojnë se Lear Kurti ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë shoqërimit nga Policia.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate kur i riu ishte duke lëvizur në rrugën “Riza Cuka” në këmbë i vetëm. Policia i kërkoi të ndalonte por ai është larguar me vrap. Patrulla nisi ta ndiqte dhe e prangosi pranë një marketi në rrugën "Don Bosko". Pas ndalimit ai u shoqërua për në komisariatin e Policisë nr.3 ku ka nisur të ndihet keq. Për gati 5 minuta, atje i riu ishte në gjendje të keqe shëndetësore dhe më pas policia duke mos pritur autoambulancën e dërgoi në spital me makinë policie.
Gjatë rrugës për në spital ai ka shfaqur probleme shëndetësore (dridhje dhe nxjerrje sekrecionesh). Por ajo që është e paqartë është vendi i vdekjes. AMP deklaron se vdiq në spital, ndërsa Spitali i Traumës thotë se i riu kishte ndërruar jetë kur mbërriti atje. Trupi ndodhet tashmë në morg ku pritet ti nënshtrohet ekspertizës së thelluar./Dosja.al
TIRANË- Familjarët e Lear Kurtit ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje lidhur me fatin e djalit të tyre për të mësuar sesi ka ndërruar jetë. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, i ati i të ndjerit, e një miku i tij, ndodhen në rrugë në pritje të një përgjigjeje nga ana e autoriteteve të mjekësisë ligjore, në lidhje me vdekjen e papritur të të riut.
Familjarët ndodhen në ambientet e jashtme të Institutit të Mjekësisë Ligjore nga ku presin, e çdo lëvizje i bën që të ngrejnë kokën duke menduar se është për ta. Por deri më tani, edhe pse përgjigjen duhet ta kishin marrë rreth orës 10-11, ende si përgjigje të vetme kanë marrë heshtjen.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate. Lear Kurti u ndalua nga patrulla e policisë në komisariatin nr.3, pranë "Don Boskos". Kurti u shoqërua për në polici dhe në komisariat nisën problemet shëndetësore. Ai nisi të dridhej dhe policia nuk priti ambulancën por bëri shoqërimin e tij me makinë policie. Spitali i Traumës deklaron se i riu mbërriti i vdekur në spital. Ende është e paqartë ajo që ka ndodhur.
TIRANË- Artur Isai, babai i 32-vjeçarit Lear Kurtit, ende nuk e di se përse i biri, 32 vjeç, ndërroi jetë. Sot, teksa ende pret një përgjigje për vdekjen e të birit ka treguar për kamerat se edhe bashkëshorten nuk e ka në gjendje të mirë shëndetësore. Sipas tij, ajo nuk e ka pritur mirë lajmin.
“Autoritet më thanë që do marrësh përgjigje për shkakun e vdekjes rreth orës 10:30-11:00, por akoma nuk kam asnjë kontakt dhe asnjë përgjigje. Gruaja pas marrjes së lajmit ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi mori vesh lajmin. Dje kam qenë në spitale, për këtë shkak, ndërsa si policia ashtu edhe IML nuk më kanë dhënë asnjë shpjegim për djalin. Djali nuk ka patur asnjë problem shëndetësor,”- tha ai jashtë kamerave.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate. Lear Kurti u ndalua nga patrulla e policisë në komisariatin nr.3, pranë "Don Boskos". Kurti u shoqërua për në polici dhe në komisariat nisën problemet shëndetësore. Ai nisi të dridhej dhe policia nuk priti ambulancën por bëri shoqërimin e tij me makinë policie. Spitali i Traumës deklaron se i riu mbërriti i vdekur në spital. Ende është e paqartë ajo që ka ndodhur.

TIRANE- Kur kanë kaluar gati 10 orë nga vdekja e paqartë e 32-vjeçarit Lear Kurti pas ndalimit nga Policia, misteri në vend që të shuhet sa vjen dhe shtohet. Policia ende nuk është e qartë për të dhënë një version shterues sesi humbi jetën i riu. Dosja ka bërë një vëzhgim të deklaratave të institucioneve që bien në kontradiktë me njëra-tjetrën ndërsa familja e të riut janë në terr për trupin e djalit të vetëm.
Ajo që akoma nuk dihet është vendi ku vdiq i riu? A vdiq Lear Kurti në spital, rrugës për në spital apo në Komisariatin e Policisë nr.3? Kujt i ngeli në dorë trupi? Policisë apo mjekëve?
Zyrtarisht referuar deklaratave, Agjencia e Mbikqyrjes Policore deklaron se: Gjatë shoqërimit të tij, ky shtetas ka shfaqur probleme shendetësore sapo ka mbërritur në ambientet e Komisariatit. Menjëherë është kërkuar ndihma e shërbimit të Urgjencës dhe për shkak se situata shëndetësore e tij është rënduar, ky shtetas është dërguar me mjetet e Policisë në Spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë.
Ndërkohë, në Spitalin e Traumës, raportimi mediatik është tjetër. Abc News shkruan se Spitali i Traumës deklaron se kur ai ka mbërritur në spital, ka qenë pajetë dhe nuk ka patur mundësi sesi të shpëtohej. E paqartë është edhe rrethana nëse në spitalin e Traumës, u hap kartela për të riun ose jo. Sipas burimeve nga ky spital, 32-vjeçari është dërguar menjëherë në morgun e Tiranës. Atje trupi i është nënshtruar ekspertizës ndërsa babai ende nuk e ka parë trupin.
Lear Kurti, djalë i vetëm i familjes jetonte në zonën e ish-Parkut të Autobusave ndërsa deri më tani nuk ishte i njohur mediatikisht. Por në media, kryesisht në mediat pranë qeverisë, i riu është duke u përshkruar si një person me probleme shëndetësore, që vuan nga epilepsia, një version ky i kundërshtuar fort nga babai që thotë se "Djali ka qenë 2 metra si luan".
Profilizimi vijon më tej duke e përshkruar si mikun e një nga personazheve të errët të botës së krimit në Tiranë dhe përdorues të lëndëve narkotike. Por sërish deri më tani, mungon një deklaratë e plotë ku të mësohet arsyeja e ndalimit dhe ajo e vdekjes së të riut. Pse nuk i jepet mundësia babait të shohë të birin? Pse nuk u prit ambulanca të shkonte të merrte 32-vjeçarin në komisariat? Zbardhja e kamerave të sigurisë do të tregojë më shumë për atë që ka ndodhur por deri më tani, dihet se Lear Kurti vdiq gjatë natës pas shoqërimit nga Policia./Dosja.al
TIRANE- Një histori me fund të trishtë është ajo e Lear Kurtit, 32-vjeçarit që gjeti vdekjen gjatë natës në kryeqytet pas ndalimit nga Policia në një humbje jete në rrethana të paqarta. Në dëshminë që ka dhënë për gazetaren e Top Channel, Dorjana Bezat, babai i Lear Kurtit, Artur Isai tregon se nuk është babai biologjik i tij, por adoptues. Ai e ka marrë të riun kur ishte 2 vjeç nga shtëpia e Fëmijës për ta rritur bashkë me të shoqen ndërsa sot e kërkon nëpër dyertë e morgut për ti parë trupin.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate kur i riu ishte duke lëvizur në rrugën “Riza Cuka” në këmbë i vetëm. Policia i kërkoi të ndalonte por ai është larguar me vrap. Patrulla nisi ta ndiqte dhe e prangosi pranë një marketi në rrugën "Don Bosko". Pas ndalimit ai u shoqërua për në komisariatin e Policisë nr.3 ku ka nisur të ndihet keq. Për gati 5 minuta, atje i riu ishte në gjendje të keqe shëndetësore dhe më pas policia duke mos pritur autoambulancën e dërgoi në spital me makinë policie.
Gjatë rrugës për në spital ai ka shfaqur probleme shëndetësore (dridhje dhe nxjerrje sekrecionesh). Por ajo që është e paqartë është vendi i vdekjes. AMP deklaron se vdiq në spital, ndërsa Spitali i Traumës thotë se i riu kishte ndërruar jetë kur mbërriti atje. Trupi ndodhet tashmë në morg ku pritet ti nënshtrohet ekspertizës së thelluar./Dosja.al
TIRANE- Artur Kurti, babai i 32-vjeçarit Lear Kurti, që gjeti vdekjen gjatë natës pasi u ndalua nga Patrulla Policore e Komisariatit nr.3 mohon versionin e servirur nga Policia se i biri vuante nga epilepsia. Në një intervistë për Top Channel, Kurti thotë se nuk i është dhënë mundësia as të shohë trupin e djalit dhe nuk i është bërë asnjë shpjegim nga autoritetet. Babai thotë se AMP (Ish-Shërbimi për çështjet e Brendshme dhe Ankesat) e ka referuar për më vonë dhënien e informacionit ndërsa shton se djali nuk ka qenë një person i rrezikshëm.
Intervista e plotë:
Artur Kurti: Nuk e kam parë trupin e djalit, Kam qenë gjithë natën jashtë morgut dhe sot dhe nuk më kanë dhënë asnjë lloj shpjegimi.
Dorjana Bezat: A të kanë kontaktuar autoritetet?
Babai: Cilat autoritete? Ato që e kanë mbytur?! Ku ka ktu shtet. Gjeta ata të shkb-së aty më thanë nuk dimë gjë, kur të bëhen ato… nga ora 10 ose 11 do të të themi.
Dorjana Bezat: Të thanë çfarë ka ndodhur?
Babai: Jo s’më dhanë asnjë përgjigje.
Dorjana Bezat: Ku ishte Laerti?
Babai: Në rrugë të zotit ka qenë o motra ime. Nuk ka qenë asnjë person i rrezikshëm për ta trajtuar në ato lloj formash.
Dorjana Bezat: A ka pasur djali yt probleme shëndetësore?
Babai: Jo asgjë. Djali ka qenë 2 metra si luan.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate. Lear Kurti u ndalua nga patrulla e policisë në komisariatin nr.3, pranë "Don Boskos". Kurti u shoqërua për në polici dhe në komisariat nisën problemet shëndetësore. Ai nisi të dridhej dhe policia nuk priti ambulancën por bëri shoqërimin e tij me makinë policie. Spitali i Traumës deklaron se i riu mbërriti i vdekur në spital. Ende është e paqartë ajo që ka ndodhur./Dosja.al
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një foto të hershme të Lear Kurtit, 32-vjeçari që vdiq gjatë natës pasi u ndalua nga Policia. Berisha shkruan se ajo që ndodhi ishte një vrasje shtetërore.
“Ky eshte i riu 32 vjecar Laer Kurti qe xhelatet me uniforme i moren jeten! Vrasje shteterore e bandave Rama – Çuçi. sb”, shkruan Berisha.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate. Lear Kurti u ndalua nga patrulla e policisë në komisariatin nr.3, pranë "Don Boskos". Kurti u shoqërua për në polici dhe në komisariat nisën problemet shëndetësore. Ai nisi të dridhej dhe policia nuk priti ambulancën por bëri shoqërimin e tij me makinë policie. Spitali i Traumës deklaron se i riu mbërriti i vdekur në spital. Ende është e paqartë ajo që ka ndodhur./Dosja.al
TIRANE- Lear Kurti është ndaluar në këtë rrugë që shihni në këtë foto mbrëmjen e djeshme, pak para mesnate rreth orës 23:30, kur patrulla e Policisë përgjegjëse për komisariatin e Policisë nr.3 i ka bërë thirrje për të ndaluar. Ai ishte në këmbë dhe vetëm kur policia i kërkoi të ndalonte pranë marketit që shihni në foto.
Me të parë policinë, 32-vjeçari zgjodhi të largohej. Pasi u ndoq për disa metra me vrap, ai u neutralizua dhe u bë shoqërimi i tij. Varianti policor, i siguruar nga Dosja tregon dinamikën e deritanishme të ngjarjes. Lear Kurti vuante nga epilepsia. Momenti i ndalimit nga policia është filmuar nga kamerat e sigurisë kur shihet i riu i vetëm. Pasi është prangosur, patrulla ka bërë edhe shoqërimin e tij për në Komisariatin nr.3. Me mbërritjen në komisariatin nr.3, ai ka hyrë në korridor, ku i kanë nisur edhe problemet shëndetësore. Kurti ka nisur të dridhet sapo hyrë në komisariat dhe në këtë moment efektivët e pranishëm sipas dëshmive policore janë përpjekur ti japin ndihmën e parëdhe kanë njoftuar shërbimin e urgjencës.
Prania e tij në ambientet e komisariatit nr.3 nuk ka zgjatur më shumë se 5 minuta. Gjatë kësaj kohe, në ambientet e jashtme të Komisariatit kanë kaluar edhe disa nga miqtë e tij për të pyetur policinë se pse u ndalua Kurti. 5 minutat e pritjes në Korridorin e Komisariatit nr.3 tregojnë të riun që ështëe në gjendje të rëndë shëndetësore teksa dridhet dhe i dalin sekrecione nga goja.
Në këtë moment nis edhe shkelja proceduriale nga ana e efektivëve të Policisë që nuk kanë pritur shërbimin e urgjencës për të bërë shoqërimin por e kanë transportuar atë me makinën e policisë. Në fakt, procedura policore kërkon që në çdo rast, efektivët të bëjnë njoftimin e nevojshëm tek salla operative për të marrë shërbimin ambulator dhe njësoj si në rast aksidentesh, edhe në të tilla raste të presin mbërritjen e ambulancës dhe të bëjnë dërgimin e të ndaluarit në spital për shkak të rrezikut që mund ti kanoset personit nga transporti jo i duhur.
Më pas Kurti është çuar në spitalin e Traumës ku edhe në këtë rast kemi një ndryshim në qendrim mes dy institucioneve. Spitali i Traumës deklaron se i riu ka mbërritur i vdekur në spital ndërsa Agjencia e Mbikqyrjes Policore deklaron se "Gjatë shoqërimit të tij, ky shtetas ka shfaqur probleme shendetësore sapo ka mbërritur në ambientet e Komisariatit. Menjëherë është kërkuar ndihma e shërbimit të Urgjencës dhe për shkak se situata shëndetësore e tij është rënduar, ky shtetas është dërguar me mjetet e Policisë në Spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë.",-duke përfundua se vdekja ka ndodhur në spital. Por spitali i Traumës në një prononcim për ABC News.al, pretendon se ai ka mbërritur i vdekur kur ka shkuar në spital dhe nuk ka patur më mundësi që të bëhej diçka për të. /Dosja.al
FOTO- Personi në foto është Lear Kurti, 32-vjeçari i cili ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme. I riu, tentoi t'i largohej policisë mirëpo u kap në zonën e 'Don Boskos'.
Ai u dërgua në komisariatin numër 3 e sipas AMP-së, u dërgua në spital në gjendje të rëndë, aty ku gjeti vdekjen. Mirëpo spitali i Traumës në një reagim për mediat ka mohuar atë ç'ka është thënë duke deklaruar se Kurti mbërriti në spital i pajetë.
Lear Kurti vdiq mbrëmjen e djeshme në Tiranë. 32-vjeçarit, iu kërkua të ndalonte nga policia për kontroll mirëpo nuk iu bind urdhërit, duke vrapuar. Ai u arrestua në 'Don Bosko', e më pas u shoqërua nga policia në komisariatin numër 3. Agjensia e Mbikëqyrjes Policore, informoi se gjendja e tij u përkeqësua e më pas u transportua tek Trauma, aty ku humbi jetën. Mirëpo, në media dyshohet se i riu ka gjetur vdekjen në komisariat. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi se ishin efektivët ato të cilët e dhunuan për vdekje e më pas e dërguan të vdekur në urgjencë. AMP do dalë me një njoftim zyrtar për të treguar shkakun e vdekjes pas ekspertizës.
TIRANË- Agjensia e Mbikëqyrjes Policore deklaroi se Lear Kurti u transportua në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë e më pas gjeti vdekjen. Mirëpo, spitali i Traumës ka deklaruar se i riu ka mbërritur në spital i pajetë.
“Në raste të tilla spitali Universitar i Traumës njofton Morgun Tiranë dhe më pas procedura për ekspertizën mjekoligjore ndiqet prej tyre,” – thuhej në njoftim.
Lear Kurti vdiq mbrëmjen e djeshme në Tiranë. 32-vjeçarit, iu kërkua të ndalonte nga policia për kontroll mirëpo nuk iu bind urdhërit, duke vrapuar. Ai u arrestua në 'Don Bosko', e më pas u shoqërua nga policia në komisariatin numër 3. Agjensia e Mbikëqyrjes Policore, informoi se gjendja e tij u përkeqësua e më pas u transportua tek Trauma, aty ku humbi jetën. Mirëpo, në media dyshohet se i riu ka gjetur vdekjen në komisariat. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi se ishin efektivët ato të cilët e dhunuan për vdekje e më pas e dërguan të vdekur në urgjencë. AMP do dalë me një njoftim zyrtar për të treguar shkakun e vdekjes pas ekspertizës.
TIRANË- Detaje akoma më tronditëse po dalin në dritë pas vdekjes së Lear Kurtit. I riu, është marrë nga efektivët për t'u dërguar në komisariatin numër 3 në kryeqytet, mirëpo nuk është futur dot as brenda ambienteve të policisë.
Efektivët e kanë lënë Kurtin të ulur në një karrige në oborrin e komisariatit, ku është njoftuar edhe urgjenca, ndërkohë që gjendja e të riut përkeqësohej, efektivët kanë vendosur ta shoqërojnë me automjetin e tyre. Ndërkohë, janë duke u sekuestruar kamerat e komisariatit numër 3, për të zbardhur të gjithë skenën.
Laer Kurti vdiq mbrëmjen e djeshme në Tiranë. 32-vjeçarit, iu kërkua të ndalonte nga policia për kontroll mirëpo nuk iu bind urdhërit, duke vrapuar. Ai u ndalua në 'Don Bosko', e më pas u shoqërua nga policia në komisariatin numër 3. Agjensia e Mbikëqyrjes Policore, informoi se gjendja e tij u përkeqësua e më pas u transportua tek Trauma, aty ku humbi jetën. Mirëpo, në media dyshohet se i riu ka gjetur vdekjen në komisariat. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi se ishin efektivët ato të cilët e dhunuan për vdekje e më pas e dërguan të vdekur në urgjencë. AMP do dalë me një njoftim zyrtar për të treguar shkakun e vdekjes pas ekspertizës.
TIRANË- Lear Kurti nuk ishte i vetëm. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se 32-vjeçari ishte nën shoqërinë e një personi tjetër, atë të Zyhdi Spahiut, e me të parë të policisë, janë ndarë. Mirëpo, ata të dy u kapën në zonën e 'Don Boskos', mirëpo policia bëri vetëm shoqërimin e Kurtit ndërsa Spahiu u la i lirë.
Laer Kurti vdiq mbrëmjen e djeshme në Tiranë. 32-vjeçarit, iu kërkua të ndalonte nga policia për kontroll mirëpo nuk iu bind urdhërit, duke vrapuar. Ai u ndalua në 'Don Bosko', e më pas u shoqërua nga policia në komisariatin numër 3. Agjensia e Mbikëqyrjes Policore, informoi se gjendja e tij u përkeqësua e më pas u transportua tek Trauma, aty ku humbi jetën. Mirëpo, në media dyshohet se i riu ka gjetur vdekjen në komisariat. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi se ishin efektivët ato të cilët e dhunuan për vdekje e më pas e dërguan të vdekur në urgjencë. AMP do dalë me një njoftim zyrtar për të treguar shkakun e vdekjes pas ekspertizës.
TIRANË- Vdekja e të riut Lear Kurtit ngre shumë pikëpyetje. Fillimisht u raportua se 32-vjeçari nuk është ndjerë mirë në ambientet e komisariatit numër 3 në Tiranë e më pas është transportuar në spitalin e Traumës. Mirëpo, ajo që ngre dyshime është mjeti me të cilin është dërguar i riu. Agjensia e Mbikëqyrjes Policore informoi se lajmëruan ambulancën për të dërguar të riun në spital por ajo nuk mbërriti... Burime për Dosja.al informojnë se i riu është dëguar në gjendje të rëndë për jetën në spital nga makina e policisë së shtetit, procedurë kjo e cila nuk lejohet.
'Menjëherë është kërkuar ndihma e shërbimit të Urgjencës dhe për shkak se situata shëndetësore e tij është rënduar, ky shtetas është dërguar me mjetet e Policisë në Spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë.'- njoftoi AMP në orët e para të mëngjesit.
Aktualisht janë duke u marrë në pyetje policët që kryen ndalimin dhe shoqërimin e Kurtit. Burime për Dosja.al tregojnë se janë duke u sekuestruar edhe kamerat e sigurisë që ndodhen në ambientet e komisariatit.
Agjensia e Mbikëqyrjes Policiore informoi mëngjesin e sotëm se 32-vjeçari Lear Kurti kishte ndërruar jetë në spitalin e Traumës. AMP deklaroi se ai u kap pas ndjekjes në 'Don Bosko'. Më pas u shoqërua në komisariatin numër 3, aty ku shfaqi probleme shëndetësore. I riu u dërgua në spitalin e Traumës e më pas gjeti vdekjen.
TIRANË- Lear Kurti është i riu i cili ndërroi jetë në mënyrë të mistershme në spitalin e Traumës. Ai u shoqërua nga policia në komisaritin numër 3, e më pas u transportua te Trauma pasi shfaqi probleme shëndetësore. Aty ku dhe ndërroi jetë.
Në media, raportohet se 32-vjeçari, mund të ketë pësuar atak kardiak ose epilepsi. Mirëpo, pritet që të përcaktohet shkaku i vdekjes pas ekzaminimeve mjeko-ligjore të cilat janë duke u kryer.
Agjensia e Mbikëqyrjes Policore, bëri të ditur se Kurti u ndalua mbrëmë në rrugën 'Riza Cuka' për kontroll, mirëpo u largua me vrap në zonën e 'Don Boskos'. Aty ku dhe u arrestua... AMP, sqaroi se Kurti u shoqërua në ambientet e komisariatit numër 3 në Tiranë, mirëpo shfaqi probleme shëndetësore. Më pas u bë transportimi i tij në spital, ku dhe ndërroi jetë. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore oritet të dalë me një njoftim përfundimtar për shtyp.
TIRANË- Patrulla e cila ndaloi dhe shoqëroi 32-vjeçarin Lear Kurtin në ambientet e komisariatit numër 3 në kryeqytet, është marrë në pyetje. Ata do të japin dëshminë e tyre për ç'ka ndodhi që nga momenti i ndalimit e i shoqërimit të të riut që ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin e Traumës.
Agjensia e Mbikëqyrjes Policore, bëri të ditur se Kurti u ndalua mbrëmë në rrugën 'Riza Cuka' për kontroll, mirëpo u largua me vrap në zonën e 'Don Boskos'. Aty ku dhe u arrestua...
Më pas, AMP, sqaroi se Kurti u shoqërua në ambientet e komisariatit numër 3 në Tiranë, aty ku shfaqi probleme shëndetësore. Më pas u bë transportimi i tij në spital, ku dhe ndërroi jetë. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, deklaron se tani po kryhen ekzaminimet mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut te vdekjes dhe në përfundim do të dalin me një njoftim përfundimtar për shtyp.
TIRANË- Lear Kurti, është 32-vjeçari i cili ndërroi jetë mbrëmjen e kaluar në spitalin e Traumës. Agjensia e Mbikëqyrjes Policore, bëri të ditur se i riu u ndalua mbrëmë në rrugën 'Riza Cuka' për kontroll, mirëpo u largua me vrap në zonën e 'Don Boskos'. Aty ku dhe u arrestua...
Më pas, AMP, sqaron se ai u shoqërua në ambientet e komisariatit numër 3 në Tiranë, aty ku shfaqi probleme shëndetësore. Më pas u bë transportimi i tij në spital, ku dhe ndërroi jetë. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, deklaron se tani po kryhen ekzaminimet mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut te vdekjes dhe në përfundim do të dalin me një njoftim përfundimtar për shtyp.

TIRANË- Vdes 32-vjeçari, Lear Kurti në kryeqytet. Agjensia e Mbikëqyrjes Policore, informon se 32-vjeçari ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë. Sipas AMP, të riut iu bë thirrje mbrëmjen e kaluar rreth orës 23:07, nga Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë numër 3 në Tiranë, për të ndaluar në rrugën 'Riza Cuka'. I riu, nuk iu është bindur urdhërit për të ndaluar e për të dorëzuar ID, ndaj është larguar me vrap. Kurti është kapur nga policia në rrugën 'Don Bosko' e më pas është dërguar nëambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë.
Gjatë shoqërimit të tij, ky person, sipas AMP-së, shfaqi probleme shendetësore kur mbërriti në ambientet e Komisariatit, ndaj u kërkua ndihma e shërbimit të Urgjencës dhe për shkak se situata shëndetësore e tij u rëndua, u bë dërgimi i tij me mjetet e Policisë në Spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë ka ngritur menjëherë grupin hetimor, i cili po kryen veprimet e para hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Aktualisht po kryhen ekzaminimet mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut te vdekjes dhe në përfundim AMP do të dalë me një njoftim përfundimtar për shtyp.
NJOFTIMI I AMP:
Më datë 19.10.2022, rreth orës 23:07, Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, gjatë kontrollit të territorit, kanë konstatuar në rrugën “Riza Cuka” një shtetas të cilit i kanë bërë thirrje për të ndaluar me qëllim për t’i kontrolluar dokumentat e identifikimit. Sapo patrulla i kërkoi për të paraqitur dokumentat e identifikimit, shtetasi L. K., 32 vjeç është larguar me vrap. Punonjësit e policisë janë vënë në ndjekje dhe kanë arritur ta ndalojnë në rrugën “Don Bosko”, duke kryer më pas edhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë. Gjatë shoqërimit të tij, ky shtetas ka shfaqur probleme shendetësore sapo ka mbërritur në ambientet e Komisariatit. Menjëherë është kërkuar ndihma e shërbimit të Urgjencës dhe për shkak se situata shëndetësore e tij është rënduar, ky shtetas është dërguar me mjetet e Policisë në Spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë ka ngritur menjëherë grupin hetimor, i cili po kryen veprimet e para hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Gjithashtu, aktualisht po kryhen ekzaminimet mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut te vdekjes dhe në përfundim AMP do të dalë me një njoftim përfundimtar për shtyp.