LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Nisja e vitit të ri shkollor! Numër i ulët nxënësish, Lezha, Korça, Vlora, Elbasani dhe Shkodra me më pak regjistrime

•Sot nis viti i ri shkollor 2023-2024. •Rreth 29 mijë nxënës do të ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës, ndërkohë që rreth 27 mijë nxënës janë regjistruar në klasën e 10-të. •Mirëpo, ky vit ka gjetur më pak nxënës në bankat e shkollës. • Në Lezhë u ulën një numër i vogël nxënësish krahasuar me një vite më parë. •519 nxënës janë regjistruar në klasat e para në shkollat publike, ndërsa tek privati 117 për rrethin Lezhë. •Edhe në Korçë ka 228 nxënës më pak se vitin e kaluar.•Edhe Elbasani, Vlora dhe Shkodra, këtë vit do të ketë më pak nxënës që ulen në bankat e klasës së parë.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Viti i ri shkollor/ Rikthehet mësimi me dy turne në Berat, ulet numri i nxënësve në zonat rurale

Nisja e vitit të ri shkollor! Numër i ulët nxënësish,
Foto ilustruese

SHQIPËRI- Dita e sotme ka shënuar nisjen e vitit të ri shkollor 2023-2024 në të gjithë vendin.

Ajo çfarë vihet rë këtë vit shkollor është ulja e numrit të nxënësve, sidomos të atyre që ulen për herë të parë në bankat e shkollës, ku mesatarisht në të gjitha bashkitë e qarkut, përvec Fierit arrin në 150. Në Korçë mësohet se për shkak të kësaj janë mbyllur 7 klasa të para.

Në Berat për shkak të rindërtimit të gjimnazit më të madh në qarkun e Beratit “Babë Dudë Karbunara”, mësimi për nxënësit e këtij gjimnazi do të zhvillohet pasdite në shkollën 9-vjeçare “22 Tetori”. Këtë vit në qarkun e Beratit kanë hapur dyert për vitin e ri arsimor 58 shkolla (9-vjeçare dhe të mesme). Numri total i nxënësve në këto shkolla është 5350 nxënës,ndërkohë që në bankat e shkollës ulen për herë të parë 540 vogëlushë në klasën e parë.

Për këtë vit të ri shkollor 2023-2024 nuk ka asnjë shkolle mbyllur ,ndërsa numri i shkollave qender është 52 plus 2 shkolla profesionale , kurse numri i shkollave vartëse është 10. Ndërkohë këtë vit akademik , siguria e nxënësve do të ketë një vemendje të vecantë në kuadër të paketës së sigurisë . Në këtë nisje të vitit të ri shkollor 2023-2024 vihet re një reduktim i ndjeshëm i numrit të nxënësve vecanërisht në shkollat e zonave rurale, ku krahasuar me vitin e mëparshëm mësimor ka rreth 3000 nxënës më pak.

 

2 VITE ME PARE

Më pak nxënës nisin vitin e ri shkollor në Korçë, mbyllen disa klasa të para

Nisja e vitit të ri shkollor! Numër i ulët nxënësish,
foto ilustruese

KORÇË-Ditën e sotme ka nisur viti i ri shkollor 2023-2024 në të gjitha qarqet e vendit. Në qarkun e Korçës ajo që vihet re në nisje të shkollës është ulja e nxënësve për klasat e para me rreth 228 më pak se vitin e kaluar.

Për herë të parë në bankat e shkollës për këtë vit janë ulur 1526 nxënës ndryshe nga viti i kaluar kur numri i tyre shkonte në 1754 nxënës.Këtë vit edhe pse ka pasur ndryshime ligjore ku në klasën e parë janë regjistruar edhe nxënës të cilët ende nuk kanë mbushur moshën 6 vjecare duket se numri është tepër i ulët.

Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar e qarkut Korçë në një informacion për mediat ka pranuar rënien e numrit të nxënësve duke u shprehur se janë mbyllur rreth 7 klasa të para në disa shkolla por nuk ka shkolla të mbyllura. Rënia e numrit të nxënësve do të sjellë edhe reduktim të orëve të mesuesve ku një pjesë e tyre mund të mbeten jashtë sistemit të punësimit në arsim.

2 VITE ME PARE

Rënia e numrit të lindjeve dhe emigracioni/ Viti i ri shkollor nis me më pak nxënës në Elbasan dhe Vlorë

Nisja e vitit të ri shkollor! Numër i ulët nxënësish,
Nxenesit

ELBASAN- Ditën e sotme ka nisur viti i ri shkollor, mirëpo ndryshe nga vitet e kaluara, numri i nxënësve është përgjysmuar.

Në klasat e dhjeta, ku vihet re numri i ulur ndjeshëm se një vit më parë, filluan mësimin në gjimnaze vitin e kaluar 1175 nxënës (688 publike, 235 private, 252 profesionale) ndërsa këtë vit do të fillojnë klasën e dhjetë 952 nxënës (431 publike, 246 private, 275 profesionale).

Në klasat e para këtë vit do të ulen 58 nxënës më pak, ndërsa në klasat e dhjeta 223 nxënës më pak. Rritje është konstatuar në arsimin profesional por edhe një rritje e ulët në shkollat private për klasat e dhjeta.

Shkollat që do të bashkohen janë Hasan Pulo dhe Balil Pelari Orikum, Faslli Danaj Llakatund, Ibrahim Kushta dhe Shaban Demiraj Vlore. Edhe Elbasani këtë vit do të ketë më pak nxënës që ulen në bankat e klasës së parë.

Në zyrën arsimore të Elbasanit janë regjistruar 1110 nxënës në klasën e parë shtetërore dhe 95 nxënës në atë private, përsa i përket gjimnazit janë regjistruar 10783 nxënës në atë shtetëtorë dhe 150 në atë private.

Shkaqet kryesore janë rënia e numrit të lindjeve, si dhe emigracionit, ndërsa për fshatra mbetet levizja drejt qyteteve.

Rënia e numrit të nxënësve këtë vit në Elbasan nuk ka sjellë mbyllje të shkollave, por në zonat malore mund të shoqërohet me bashkim drejtorish të shkollave.

2 VITE ME PARE

Sot nis viti i ri shkollor, rreth 29 mijë nxënës ulen në bankat e shkollës për herë të parë

Nisja e vitit të ri shkollor! Numër i ulët nxënësish,
Femije

TIRANË- Sot nis viti i ri shkollor 2023-2024.

Rreth 29 mijë nxënës do të ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës, ndërkohë që rreth 27 mijë nxënës janë regjistruar në klasën e 10-të.

“Suksese në vitin e ri shkollor për çdo nxënës, mësues dhe prind në Shqipëri, e në veçanti për të gjithë ata nxënës që hyjnë në klasë të parë! Puna dhe përkushtimi juaj i sotëm, ndërtojnë Shqipërinë e së nesërmes”, shkruan presidenti Bajram Begaj.

Rreth 800 punonjës të shërbimit psiko-social janë në shërbim të nxënësve me numër të shtuar kabinetesh të shërbimit Psiko-Social, nga rreth 400 në rreth 560.

Klasat burimore për nxënësit me aftësi ndryshe, nga 120 bëhen 279 (rreth 280), ndërsa 100 shkollave ku ka laboratorë Smart (smartlab) do t’i shtohen këtë vit edhe 200 shkolla të tjera, të cilat së bashku me laboratorët shkencorë do ta rrisin më shumë cilësinë e mësimdhënies.

 

viti i ri shkollor 2023-2024

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet