LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

20 minuta seancë plenare në Kuvend, opozita në aksionin e saj, hiqet miratimi i ligjit për bastet online

• Seanca plenare e ditës së sotme në Kuvend ka zgjatur vetëm 20 minuta ku nuk munguan pamjet nga aksioni i opozitës, i ndërmarrë prej disa muajsh. • Në rendin e ditës ishte votimi i ligjit që do të rikthente pas 5 vitesh bastet online, por ky i fundit u hoq nga rendi i ditës gjatë seancës. • Përveç opozitës, vëmendje mori dhe një protestë e qytetarëve, para parlamentit, kundër marrëveshjes Rama-Meloni për emigrantët. • Teksa Garda i pengonte të futeshin në sallën e Kuvendit, deputeti opozitar, Flamur Noka ka shkuar me miell me vete dhe ua ka hedhur atë në fytyrë punonjësve të gardës. • Nga ana tjetër, deputeti Dashnor Sula u shfaq ndryshe në Kuvend, i veshur me pankarta bastesh online dhe në sallë u hodhi para false ministrave dhe deputetëve socialist, në shenjë proteste kundër ligjit për bastet online. • Ndërsa deputeti tjetër opozitar, Edi Paloka dogji në sallë rregulloren e Kuvendit dhe jashtë shtroi në shkallë disa viza të bardha me miell. • Deputeti Flamur Noka i ka reaguar ashpër deputetit Lulzim Basha, kur ky i fundit ka dalë nga seanca plenare duke e quajtur atë mercenar dhe të pabesë.

19 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

"Ia vlen të bëjmë grevë urie për demokracinë"/ Sula paralajmëron përshkallëzim e aksionit parlamentar:

20 minuta seancë plenare në Kuvend, opozita në aksionin e saj,
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka paralajmëruar përshkallëzim të aksionit parlamentar. Në një intervistë për News24, Sula thotë se e kanë cuar parlamentin në këtë derexhe. Ai thotë se ia vlen që të bëjnë grevë urie për demokracinë.

"E kanë cuar parlamentin në këtë derexhe. Nuk kemi kërkuar asgjë më shumë se cna jep Kushtetuta, të drejtat tona. Nuk na konsiderojnë fare si opozitë. Na thonin merrnin rrogën mbyllni gojën dhe ikni në shtëpi. Nëse doni të lëpiheni për ndonjë tender hajdeni. Tani ka një opozitë të vërtetë, më mirë rebelë. Do të bjerë numri i lejeve të ndërtimit sepse paratë e paligjshme do të pastrohen përmes lojërave të fatit. Ne do vijomë aksionin opozitar, unë jam mësuar me grevë urie. Ja vlen të bëjmë grevë urie për demokracinë. Edhe sikur të vdes ja vlen për shqiptarët," tha Sula.

2 VITE ME PARE

“Ku të vijë dita, era shu**ë do të vijë”, Paloka në Kuvend: Rama do ketë fundin e Enver Hoxhës

20 minuta seancë plenare në Kuvend, opozita në aksionin e saj,
Edi Paloka

TIRANË- Deputeti demokrat Edi Paloka i ka drejtuar një mesazh kryeministrit Edi Rama gjatë seancës së sotme plemnare. Në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, u shpreh se fundi i Ramës do të jetë ai i diktatorëve dhe i Enver Hoxhës. Paloka i bëri thirrje deputetëve të mazhorancës që të mos i shkojnë pas, por theksoi se nuk do të ketë normalitet në Kuvend deri në rikthimin e të drejtave kushtetuese të opozitës.

"Fjalët i kisha për atë që nuk ka ardhur sot. Thjesht doja t’i kujtoja diçka, atij të parit, se më 20 shkurt 1991 unë kam qenë në grevë urie. Nga një televizor që kishim aty, ndiqnim se çfarë bëhej në Tiranë. Pasdite erdhën qytetarët, sollën copat që kishin tërhequr zvarrë, të diktatorit dhe kokën e tij. Ne dolëm nga greva dhe unë doja të bëja një fotografi me ato copat e diktatorit, po për fat të keq nuk arrita sepse njerëzit përveçse i kishin copëtuar dhe hequr zvarrë, edhe kishin përmjerë mbi të dhe qelbte erë.

Ky, që mendon sot se është i fortë, se ka arrestuar Sali Berishën dhe ka përjashtuar opozitën, ka marrë ca kukulla aty që u jep urdhër Taulant Balla edhe se kur të vijnë në parlament, ta ketë të qartë se, unë nuk e di se kur, s’jam i sigurt se kur, por jam i sigurt që kur t’i vijë dita, edhe ai era shurrë do të vijë!

Dhe ju që i shkoni as, mendojeni fundin e tij dhe tuajin, por uroj që para se t’i vijë fundi atij, t’ju ketë marrë me radhë të gjithë juve siç ka bërë me ata që ka pasur më afër. Zonjë! Ky nuk është parlament dhe ju e dini shumë mirë këtë. Vetëm pamja flet boll. Nëse ju gënjen mendja se kështu do të ecni me këta që keni marrë këtu për turpin dhe faqen e  zezë të këtyre, e keni gabim. Diktatorët një fund kanë! Lërini ta mbulojë shurra shefin tuaj! Mos i shkoni pas!  Nuk ka parlament këtu derisa të vendoset normaliteti, t’i jepen të drejtat kushtetuese opozitës. Hajdeni në ora 8, në 7 të mëngjesit, kur t’ju japin urdhër, por parlament normal harrojeni se keni," tha Paloka.

2 VITE ME PARE

Bardhi thirrje Nikollës: Të ndalë përjashtimet, keqardhje për kolegët opozitarë që iu bindën maxhorancës dhe shkuan 1 orë para

20 minuta seancë plenare në Kuvend, opozita në aksionin e saj,
Gazment Bardhi

TIRANA- Pas përfundimit të seancës plenare, e cila zgjati jo më shumë se 20 minuta, e karakterizuar nga kaosi i aksionit opozitat, deputeti Gazment Bardhi i bëri thirrje kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës, që të heqë dorë nga ato që ai i cilëson veprime të paligjshme. Bardhi tha se për përjashtimin e tij i kishte kërkuar llogari Nikollës.

Ai shprehu keqardhje për kolegët e tij opozitarë, që sipas Bardhit, iu bindën maxhorancës dhe shkuan 1 orë para në Kuvend.

“Edhe sot e patë se me urdhër të paligjshëm, pjesa dërrmuese e opozitës nuk u lejuan që të futen në sallë. Përsëri grupi parlamentar i PD vijoi aksionin për t’i sqaruar shqiptarëve se ky nuk është kuvendi normal. I bëj apel Nikollën, që të shoh kërkesën për komisionet dhe të heqë dorë nga arroganca dhe masat, përmes përjashtimeve masive. Unë u përjashtova nga Kuvendi se nuk u lejova që të futem në seancën plenare. I kërkova llogari kryetares për pengesën që mu bë. Keqardhje për disa kolegë opozitarë që iu bindën maxhorancës dhe shkuan 1 orë para në Kuvend”, tha ai.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Noka qëllon me vezë makinën e Taulant Ballës dhe Sekretarit të Kuvendit

20 minuta seancë plenare në Kuvend, opozita në aksionin e saj,
Makina e qelluar

TIRANË- Deputeti Flamur Noka në mbyllje të seancës plenare ka qëlluar me vezë makinën e Ministrit të Brendshëm Taulant Balla. Makina e tij u sulmua me vezë teksa eskorta po largohej nga Kuvendi.

Ndërkohë, me vezë u sulmua edhe makina e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Genc Gjonçaj.

2 VITE ME PARE

"I pabesë"/ Noka shpërthen ndaj Bashës në Kuvend: Mercenar, tradhtar

20 minuta seancë plenare në Kuvend, opozita në aksionin e saj,
Kuvendi

TIRANË- Deputeti demokrat Flamur Noka ka i ka reaguar ashpër deputetit Lulzim Basha, kur ky i fundit ka dalë nga seanca plenare. Noka e ka quajtur Bashën mercenar dhe të pabesë.  

“Tradhtar, i pabesë, mercenar i paburrë”, i tha Noka.

Ndërkohë që Basha u largua nga Kuvendi pa reaguar fare ndaj fjalëve të Nokës. 

2 VITE ME PARE

Aksioni i opozitës dhe tërheqja nga rendi i ditës i ligjit për rikthimin e basteve online, mbyllet seanca plenare

20 minuta seancë plenare në Kuvend, opozita në aksionin e saj,
Kuvendi

TIRANA- I karakterizuar nga debatet dhe kaosi është mbyllur dhe seanca e ditës së sotme në prlament. Aksioni i opozitës ka vijuar si në seancat e shkuara ku spikatën ditën e sotme veprime kundërshktuese si ai i deputetit Dashnor Sula, i cili u paraqit në kuvend i veshur me pankarta të basteve online, kundër rikthimit të tyre që ishte parashkikuar të bëhej në rendin e ditës.

Po ashtu deputeti Flamur Noka u pa të hidhte miell në fytyrat e punonjësve të gardës në hyrje të Kuvendit apo deputeti tjetër Edi Paloka i cili u pa të digjte rregulloren e Kuvendit brenda sallës. Seanca e sotme plenare ka zgjatur vetëm 20 minuta dhe pas disa përplasjesh mes deputetëve është mbyllur. Kujtojmë që Partia Socialiste ka hequr nga rendi i ditës, projekligjin për bastet online.

 

 

2 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Flamur Noka shtron viza të bardha në shkallët e Kuvendit

20 minuta seancë plenare në Kuvend, opozita në aksionin e saj,
Vizat

TIRANË- Deputeti Flamur Noka pas aksionit me miell kundër garditëve, ka shkruar disa viza në shkallët e Kuvendit. Noka ka shtruar miell në formën e vizave të kokainës në shkallët e Kuvendit, që sipas tij tregon se ky është narkoshtet.

2 VITE ME PARE

Opozita vazhdon aksionin e saj, Nikolla heq nga rendi i ditës ligjin për rikthimin e basteve online

20 minuta seancë plenare në Kuvend, opozita në aksionin e saj,
Kuvendi

TIRANË- Partia Socialiste ka hequr nga rendi i ditës, projekligjin për bastet online. Kjo pasi ishte propozuar që ky ligj të mos diskutohej ditën e sotme nga kreu i grupit socialist, Bledi Çuçi.

Ndërkohë që ligjet e tjera janë miratuar me shpejtësi nga mazhoranca, duke përdorur forcën e kartonit. 

2 VITE ME PARE

Rikthimi i basteve online në rendin e ditës, Dashnor Sula "mbulon" me para ministrat

20 minuta seancë plenare në Kuvend, opozita në aksionin e saj,
Kuvendi

TIRANA- Deputeti opozitar, Dashnor Sula është paraqitur sot në Kuvend veshur me pankarta bastesh online për të kundërshtuar ligjin për kthimin e tyre. Në sallën e parlamentit, Sula u pa duke hedhur para false drejt ministrave e deputetëve socialistë.

Më parë Sula u shpreh se miratimi i ligjit për kthimin e basteve online është diçka e tmerrshme, ndërsa shtoi se qytetarëve që kanë ves bastet, qeveria do ua marrë dhe ato para që kanë.

“Sepse para pak vitesh ju kujtohet deklarata e kryeministrit që tha i i japim fund marrëzisë, ndërsa sot ka nisur dita e çmendurisë. Përfunduan pastrimi i parave me kullat e ndërtuara dhe sigurisht, krimi i organizuar trafikimi do të investoheshin në ndërtim dhe tani e kanë gjetur që pastrimi i parave do të bëhet në sektorin e lotove. Do të justifikojnë paratë politikanët. Kjo është e tmerrshme. Të jeni të sigurt që çdo prind, e re apo i ri që e kanë një ves të tillë, këta do t’jua marrin dhe paratë e fundit që kanë”, tha Sula.

2 VITE ME PARE

PS rrëzon propozimin e Bashës për t’i dhënë 50 milionë dollarë ndihmë Kosovës

20 minuta seancë plenare në Kuvend, opozita në aksionin e saj,
Lindita Nikolla

TIRANË- Partia Socialiste ka rrëzuar dy propozimet e deputetit Lulzim Basha. Një prej propozimeve që Basha kishte dërguar në Kuvend ishte për t'i dhënë 50 milionë dollarë ndihmë Kosovës.

Por deputetet socialistë i rrëzuan propozimet e tij, duke përdorur forcën e kartonit. Më pas Basha ka dalë nga salla dhe është larguar nga Kuvendi.

2 VITE ME PARE

20 minuta seancë plenare në Kuvend, opozita në aksionin e saj, hiqet miratimi i ligjit për bastet online

2 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Edi Paloka djeg rregulloren e Kuvendit

20 minuta seancë plenare në Kuvend, opozita në aksionin e saj,
Edi Paloka

TIRANË- Deputeti demokrat Edi Paloka ka vijuar aksionin opozitar brenda seancës plenare në Kuvend. Me një çakmak, ai ka marrë rregulloren e Kuvendit dhe i ka vënë flakën. 

Ndërkohë që më pas e ka hedhur atë nga kryetarja e Kuvendit dhe nga kabineti qeveritar. Po ashtu deputetët e tjerë po i bien bilbilave, duke krijuar zhurmë.

2 VITE ME PARE

Nis seanca penare, kaos në Kuvend, garda rrethon foltoren

20 minuta seancë plenare në Kuvend, opozita në aksionin e saj,
Kuvendi

TIRANË- Seanca plenare ka nisur ditën e sotme, pas disa minutash me vonesë. Deputetët e opozitës që kanë mundur të futen në Kuvend, kanë vazhduar aksionin e tyre opozitar. 

Ndërkohë që garda ka rrethuar foltoren për të mos lejuar deputetët e opozitës të vazhdojnë aksionin e tyre.

2 VITE ME PARE

"Lotto"/ Dashnor Sula shfaqet ndryshe në Kuvend, i veshur me pankarta bastesh online: Bet 365

20 minuta seancë plenare në Kuvend, opozita në aksionin e saj,
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti demokrat Dashnor Sula është shfaqur ditën e sotme i veshur me pankarta bastesh online në Kuvend. Siç shihet në videon e mëposhtme, Sula ka mbuluar të gjithë xhaketën e tij me pankarta, ndërkohë që sot votohet ligji për bastet online në Kuvend. Sula u shpreh se miratimi i këtij ligji është diçka e tmerrshme, ndërsa shtoi se qytetarëve që kanë ves bastet, qeveria do ua marrë dhe ato para që kanë.

“Sepse para pak vitesh ju kujtohet deklarata e kryeministrit që tha i i japim fund marrëzisë, ndërsa sot ka nisur dita e çmendurisë. Përfunduan pastrimi i parave me kullat e ndërtuara dhe sigurisht, krimi i organizuar trafikimi do të investoheshin në ndërtim dhe tani e kanë gjetur që pastrimi i parave do të bëhet në sektorin e lotove. Do të justifikojnë paratë politikanët. Kjo është e tmerrshme. Të jeni të sigurt që çdo prind, e re apo i ri që e kanë një ves të tillë, këta do t’jua marrin dhe paratë e fundit që kanë”, tha Sula.

2 VITE ME PARE

Marrëveshja Rama-Meloni, protestë para Kuvendit, qytetarët: Mos e ktheni Zadrimën dhe Drinin në kanal të ujërave të zeza

20 minuta seancë plenare në Kuvend, opozita në aksionin e saj,
Protesta, Kuvendi

TIRANA- Përpara parlamentit, ditën e sotme, po mbahet një protestë nga qytetarët undër marrëveshjes së emigantëve me Italinë. Protestuesit thonë se marrëveshja është antikushtetuese. Një nga protestuesit tha para mediave se Shqipëria drejtohet nga disa njerëz që janë mbi interesat e popullit dhe kanë dalë mbi Gjykatën Kushtetuese situatë e cila, sipas tij, e ka ulur legjitimitetin e gjykatës.

Ai shtoi duke bërë thirrje që të mos e kthejnë Zadrimën dhe Drinin në kanal ujërash të zeza.

“Ne protestuam dhe te Gjykata Kushtetuese sa i përket këtij ligji, sot Shqipëria drejtohet nga disa njerëz që janë mbi interesat e popullit dhe kanë dalë mbi këtë gjykatë situatë e cila e ka ulur shumë legjitimitetin e GJK. Njerëzit dhe populli që i voton këta njerëz duhet të reflektojë sepse ata rrisin pagat e tyre i dyfishojnë ndërsa 99.9% e njerëzve vuajnë. Do mbani mbi shpatulla turpin e historisë nëse do të votohet ai. Mos e ktheni Zadrimën në hale dhe Drinin në kanal të ujërave të zeza”, tha protestuesi.

2 VITE ME PARE

I hodhi miell gardistëve, Noka: Maxhoranca nisi padrejtësinë, s’jemi fasadë

20 minuta seancë plenare në Kuvend, opozita në aksionin e saj,
Flamur Noka

TIRANË- Deputeti demokrat Flamur Noka ka deklaruar para Parlamentit ishte mazhoranca ajo që e nisi padrejtësinë ndaj tyre. Sipas tij, ata janë aty për të përfaqësuar opozitën dhe nuk janë për t'i bërë fasadë Ramës.

"Në narko-parlamentin e këtij regjimi ka dy rrugë. Shihni përfaqësuesit, kë përfaqësojmë ne? Popullin opozitar. Kush e nisi këtë padrejtësi? Ne na mohuan fjalën. Ata tentuan që të zhbëjnë opozitën. Po për ca jemi zgjedhur ne? Ti bëjmë fasadë Ramës? Ne jemi për të përfaqësuar opozitën, ata që duan lirinë," tha Noka.

2 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Flamur Noka u hedh miell në fytyrë punonjësve të Gardës tek dera e Kuvendit

20 minuta seancë plenare në Kuvend, opozita në aksionin e saj,

TIRANË- Opozita është mbledhur ditën e sotme para Kuvendit për të vazhduar aksionin e tyre opozitar. Sot situata është përshkallëzuar, duke bërë që deputetët e opozitës të marrin masa shtesë që tu dëgjohet zëri i tyre. 

Ka qenë deputeti demokrat Flamur Noka, i cili ka shkuar në Kuvend me miell me vete dhe ua ka hedhur atë në fytyrë punonjësve të gardës. Kjo pasi këta të fundit nuk i lejojnë që të futën në sallë të Kuvendit.

2 VITE ME PARE

Ligji për kthimin e basteve online dhe 23 deputetë të përjashtuar të opozitës, çfarë pritet sot në Kuvend

20 minuta seancë plenare në Kuvend, opozita në aksionin e saj,
Foto ilustruese, Kuvendi


TIRANA- Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhen sot ku pritet që të votohet ligji që do të rikthejë pas 5 vitesh bastet online me PS-në e cila i ka votat për të kaluar këtë ligj, pasi kërkon shumicë të thjeshtë. Pas kaosit që kanë krijuar në Kuvend, 23 deputetët të opozitës janë të përjashtuar dhe nuk do të lejohen që të marrin pjesë në seancën plenare mes tyre Gazment Bardhi dhe Flamur Noka. Deputetët e grupit Bardhi-Berisha kanë paralajmëruar se do të vijojnë me skenarët për bllokim.

Në rendin e ditës është futur edhe ligji për Dekoratat, i cili ishte kthyer më herët nga presidenti Bajram Begaj.

DEPUTETËT E PËRJASHTUAR

1-Albana Vokshi
2-Sorina Koti
3-Elda Hoti
4-Lindita Metaliaj
5-Isuf Cela
6-Tritan Shehu
7-Lefter Geshtenja
8-Helidon Bushati
9-Xhelal Mziu
10-Edmond Spaho
11-Oerd Bylykhashi
12-Ervin Salianji
13-Saimir Korreshi
14-Kasem Mahmutaj
15-Ramadan Likaj
16-Kastriot Piroli
17-Qani Xhafa
18-Lodovik Hasani
19-Luan Baçi
20-Bledion Nallbati
21-Asllan Dogjani
22-Flamur Noka
23-Gazmend Bardhi

 

seance plenare 8 shkurt 2024

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet