LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Nis gjyqi për Veliajn/ GJKKO pranon kërkesën: BKH t’i vërë në dispozicion të gjitha aktet hetimore! Mungojnë Gentian Sula dhe 2 avokatë, shtyhet seanca për në 24 mars

• Ditën e sotme është mbajtur seanca e parë në themel e gjyqit ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. • Seanca është zhvilluar në orën 9:30 ku kryesuese ka qenë gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri, ndërsa dy relatoret ishin Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj. • Bëhet me dije se gjatë seancës, Trupa gjykuese, kryesuar nga Engjëllushe Tahiri, dhe me anëtare Alma Kodraliu e Rudina Palloj vendosi që kryebashkiakut t’i jepet dosja e plotë hetimore në ngarkim të tij. • Mijëra faqe në 61 fashikuj, do t’i dorëzohen përmes një oficeri të Byrosë Kombëtare të Hetimit brenda një afati të shkurtër në paraburgimin e Durrësit, ku Veliaj ndodhet prej më shumë se një viti. • Ndërkohë, kryebashkiaku nuk u paraqit në seancën e parë të gjyqit ndaj tij, duke u përfaqësuar nga avokatja e caktuar kryesisht Valentina Teodoresku. • Por, përmes një deklarate pretendoi se nuk është zhvilluar ende seanca paraprake dhe sipas tij, procesi nuk mund të jetë në fazën e gjykimit në themel. Pra, sipas Veliajt, gjyqtarja Etleva Deda i ka mohuar të drejtën për një mbrojtje efektive. • Gjithashtu në gjyq mungoi edhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, përfaqësuar nga avokati Maks Haxhia, i cili informoi gjykatën se ajo është shtatzënë dhe mjeku i ka ndaluar lëvizjen për arsye shëndetësore. • Po ashtu munguan në seancë munguan edhe të pandehurit e tjerë, Klotilda Bushka, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi dhe Sokol Kryeziu, por u përfaqësuan nga avokatë. • I vetmi i pandehur që u paraqit fizikisht në seancë ishte biznesmeni Elman Abule, i cili deklaroi se do të jetë i pranishëm edhe në vijim të procesit. • Për shkak të mungesës së Gentian Sulës dhe faktit që ai nuk përfaqësohej nga avokati, pasi rezulton të jetë jashtë vendit, si dhe nga mungesa e avokatit të kompanisë “Fusha”, zhvillimi normal i seancës u bë i pamundur dhe për këtë arsye, gjykata vendosi shtyrjen e seancës për datën 24 mars.

4 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

Gjyqi ndaj Erion Veliajt, Dado: Gentian Sula dhe Shkëlqim Fusha po bëhen pengesë për vijim e gjykimit, procesi do vazhdoj në mungesë të tyre

Nis gjyqi për Veliajn/ GJKKO pranon kërkesën: BKH t’i
Foto ilustruse

TIRANË- Ditën e sotme është mbajtur seanca e parë në themel e gjyqit ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Seanca është zhvilluar në orën 9:30 ku kryesuese ka qenë gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri, ndërsa dy relatoret ishin Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj. Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim çështjen e Veliajt dhe 28 personave të tjerë që janë pjesë e dosjes, më 9 shkurt. 

Gjatë kësaj seance gjyqësore, prokurori Ols Dado ka folur për mungesta e të pandehurve në seancë. Ai u shpreh se Gentian Sula dhe Shkëlqim Fusha edhe pse kanë marrë dijeni për zhvillimin e seancës, po bëhen pengesë për vijim e gjykimit. Sula dhe Shkëlqim Fusha po bëhen pengesë për vijimin e gjykimit. Dado tha se procesi të vijojë në mungesë të tyre.

Prokurori Ols Dado për mungesat e të pandehurve në seancë: Gentian Sula dhe Shkëlqim Fusha edhe pse kanë marrë dijeni bëhen pengesë për vijim e gjykimit. Në lidhje me kërkesën e Veliajt, qëndrimi i SPAK-ut është se Veliaj është njohur me aktet, si avokatët edhe vetë i pandehuri. Në lidhje me ato që kanë marrë dijeni dhe nuk janë në sallë gjykata të vijojë edhe në mungesë të tyre./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Dosja Veliaj/ Ajola Xoxa dërgon avokatin, mbrojtja: Është shtatzënë, e ka të ndaluar nga mjeku

Nis gjyqi për Veliajn/ GJKKO pranon kërkesën: BKH t’i
Ajola XOXA

TIRANË- Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erion Veliajt nuk është paraqitur sot në GJKKO për gjyqin. Mësohet se Xoxa ka dërguar në sallë avokatin Maks Haxhia. Ai ka deklaruar se, Xoxa nuk mund të marrë pjesë në seancë pasi ia ka ndaluar mjeku të shkojë për shkak se është shtatzënë.

"Klientja është në pamundësi shëndetësore, është shtatzënë, ia ka ndaluar mjeku që të vijë, i kam kërkuar të sjellë aktin e mjekut.", tha Haxhiu./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Akuzohet për pastrim parash në dosjen e Veliajt/ Biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Nis gjyqi për Veliajn/ GJKKO pranon kërkesën: BKH t’i

TIRANË- Biznesmeni Elman Abule është paraqitur diten e sotme në GJKKO. Abule ndodhet në gjyq në lidhje me dosjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. 


Në media qarkullon një foto e tij nga viti 2019, në aeroportin e Romës, në shoqërinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Besohet se Veliaj dhe Abule kanë njohje të konsiderueshme dhe se udhëtimi i tyre mund të ketë qenë për qëllime turistike./Dosja.al

 

2 MUAJ ME PARE

Nis sot gjyqi ndaj Erion Veliajt, seanca e parë në themel

Nis gjyqi për Veliajn/ GJKKO pranon kërkesën: BKH t’i
Erion Veliaj

TIRANË-  Mbahet sot seanca e parë në themel e gjyqit ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Mësohet se seanca do të zhvillohet  në orën 9:30 ku kryesuese do të jetë gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri, ndërsa dy relatoret do të jenë Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj. Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim çështjen e Veliajt dhe 28 personave të tjerë që janë pjesë e dosjes, më 9 shkurt. 

Për çfarë akuzohet Veliaj?

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.

Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.

Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al

 

 

 

 

erion veliaj

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje