All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

Nga dinari e deri te ushtria serbe në Kosovë, Kurti: Serbëve s'po u themi të marrin monedhën tonë të re por euron e BE-së! Dinarët nuk mund të futën më me thasë

• Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ditën e sotme ka zhvilluar një konferencë për mediat. • Kurti gjatë konferencës foli në lidhje me çështjen e dinarit ku u shpreh se nëse do të ketë ndonjë serb të moshuar që do të hasë vështirësi në lidhje me ndryshimet e fundit, qeveria do ti ndihmojë. • Kurti në fjalën e tij tha se dinarët nuk mund të futën me thasë në Kosovë ndërsa shtoi se s’po iu kërkohet serbëve që të marrin lekun e Shqipërisë, e as monedhën e Kosovës “Dardan” por u kërkohet të përdorin euron.  • Kurti ka folur edhe në lidhje me zgjedhjet zgjedhjet e parakohshme në vend. • Kryeministri tha se ai ka shprehur gatishmërinë e tij dhe nëse opozita dëshiron mund ta bëjnë shpërndarjen e Kuvendit. • Kurti gjithashtu pas raportimit se ushtria serbe u pa duke lëvizur disa metra larg kufirit me Kosovën tha se ata janë larguar nga kufiri. • Ministria e Mbrojtjes e Serbisë në reagimin e ardhur pas publikimit të pamjeve nga Kurti i hodhi poshtë deklaratat duke i cilësuar si fushatë dezinformuese për ushtrinë e Serbisë.

3 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Kurti: Ushtria serbe është larguar nga kufiri me Kosovën

All - Paragraf - 1

Nga dinari e deri te ushtria serbe në Kosovë, Kurti: Serbëve

Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten se ushtria serbe është larguar nga kufiri me Kosovën, pasi “erdhi për të na provokuar” të enjten.

“Nuk është normale që ato automjete ushtarake të mbërrijnë vetëm pak metra larg kufirit. Jam i kënaqur që nuk janë sot, nuk kanë qenë deri në orën 16.00”, tha Kurti duke folur në një konferencë për media në Prishtinë.

Ai tha se autoritetet kosovare e regjistruan lëvizjen e tyre përgjatë kufirit kosovar, por “ne nuk bëmë asgjë”.

“Ne ishim të kujdesshëm, shikonim nëse do të kalonin kufirin, por ata nuk e kaluan kufirin”, shtoi ai.

Kurti tha për herët të parë të enjten pak para mesnatës së ushtria serbe u pa duke lëvizur disa metra larg kufirit me Kosovën, duke i cilësuar ato si “provokime të qëllimshme”.

Të premten më herët, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë i hodhi poshtë deklaratat e Kurtit duke i cilësuar si “fushatës dezinformuese për ushtrinë e Serbisë”. Ajo tha se forcat e ushtrisë serbe “janë duke i kryer detyrat e tyre në zonën e sigurt administrative, në përputhje me të gjitha marrëveshjet e nënshkruara”.

Më herët gjatë ditës, ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien, tha se Shtetet e Bashkuara janë duke i vëzhguar lëvizjet e ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën dhe se ia kanë bërë me dije Serbisë që përdorimi i forcës do të ishte i papranueshëm.

“Në Serbi, presidenti [i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq e di mirë se çdo përdorim i forcës kundër Kosovës do të ishte i papranueshëm, do të konsiderohej rrezikim i forcave të NATO-s, që janë aty për të mbrojtur popullsinë, shqiptarët dhe serbët. Ai ka thënë se nuk do të ketë përdorim të forcës”, tha O'Brien.

Ndërkohë, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha të premten për Radion Evropa e Lirë se gjendja e sigurisë në Kosovë është “e qetë, por e brishtë”, dhe u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të përmbahen nga retorika përshkallëzuese dhe ndarëse.

I pyetur në lidhje me deklaratën e kryeministrit Kurti, KFOR-i tha se “qëllimi ynë është ta ndalojmë përshkallëzimin dhe ne jemi të gatshëm dhe të pajisur për t’i ndërmarrë të gjitha masat për ta përmbushur mandatin tonë të OKB-së, për të siguruar mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe lëvizjen e lirë”.

“Ne e kemi trefishuar edhe numrin e patrullimeve, përfshirë në vijën kufitare administrative”, tha KFOR-i.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë u përshkallëzuan në shtator të vitit të kaluar, kur një grup i serbëve të armatosur e sulmoi Policinë e Kosovës në fshatin verior kosovar, Banjskë, duke e vrarë një rreshter policor.

Tre sulmues serbë u vranë nga shkëmbimi i zjarrit më vonë. Kosova e ka fajësuar Serbinë se ka gisht në këtë sulm dhe se u përpoq ta aneksojë veriun e Kosovës, por kjo është mohuar nga Beogradi zyrtar. Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe, partisë më të madhe serbe në Kosovë e cila e gëzon mbështetjen e Beogradit.

Marrë nga REL

2 VITE ME PARE

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, Kurti: Ne jemi rehat! Kam shprehur gatishmërinë time, nëse opozita dëshiron mund ta bëjmë shpërndarjen e Kuvendit

Nga dinari e deri te ushtria serbe në Kosovë, Kurti: Serbëve
Kurti

KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për mediat ku ka folur në lidhje me zgjedhjet zgjedhjet e parakohshme në vend. Kurti gjatë fjalës së tij u shpreh se zgjedhjet mund të mbahen vetëm nëse dëshiron opozita. Ai më tej shtoi se në të kundërtën, nuk ka arsye për zgjedhje sepse sipas tij Qeveria është shumë e mirë.

“Së pari, unë nuk kam deklaruar ashtu po jam përgjigjur në pyetjen që më ka bërë gazetarja. Po të mos ekzistonte pyetja e gazetares nuk do të ekzistonte as përgjigja ime. Pse më ka pyetur gazetarja sepse ka presupozuar dëshirë të opozitës. Nëse nuk do të kishte dëshirë të opozitës, nuk do të kishte pyetje të gazetares.

Unë kam shprehur gatishmërinë time që nëse opozita dëshiron zgjedhje të parakohshme, mund ta bëjmë shpërndarjen e Kuvendit. Nëse opozita është rehat, ne jemi rehat. Jemi rehat me punën që bëjmë.

Vetëm nëse opozita do zgjedhje, jemi të gatshëm të ulemi e të bisedojmë për shpërndarjen e Kuvendit dhe të shkojmë në zgjedhje, po nuk ka pse të rrëzohet Qeveria. Qeveria e mbarë dhe e mirë vazhdon”, tha Kurti.

2 VITE ME PARE

Çështja e dinarit, Kurti: Serbëve s'po u themi të marrin lekun e Shqipërisë as monedhën e re të Kosovës por euron e BE-së!

Nga dinari e deri te ushtria serbe në Kosovë, Kurti: Serbëve
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ditën e sotme ka zhvilluar një konferencë për mediat. Kurti gjatë konferencës u pyet nëse i ka dërguar në Bruksel propozimet sa i përket zbatimit të Rregullores së re të BQK-së që ndalon dinarin. Në përgjigjen e tij Kurti u shpreh se palët ishin dakorduar nga takimi i fundit i kryenegociatorëve, që të dërgojnë në Bruksel propozimet e tyre.

“Ende s’ka përfunduar dita e sotme për dërgimin e propozimeve tona.  BQK është lartë edhe para. Përveç që kanë marrë rregullore të re nga 27 dhjetori e vendimin plotësisht të pavarur, kanë ofruar edhe plan 10 pikësh për tarnzicion. Nëse ka pasoja në terren, në iu përgjigjemi. Ne s’jemi as lokomotiva as vagoni i parë”, tha Kurti.

Kryeministri më tej shtoi se nëse do të ketë ndonjë serb të moshuar që do të has në vështirësi në lidhje me ndryshimet e fundit qeveria do ti ndihmojë. Kurti në fjalën e tij tha se dinarët nuk mund të futën me thasë në Kosovë ndërsa shtoi se se s’po iu kërkohet serbëve që të marrin lekun e Shqipërisë e as monedhën e Kosovës “Dardan”. Kurti u shpreh se po serbëve po u kërkohet të përdorin euron.

“Nëse ka ndonjë të moshuar serb që për 24 vjet s’ka parë kurrë euro, por vetëm dinar, ne s’duam që ai të mbetet keq. Dhe ne si Qeveri shprehim vullnetin për t’i ndihmuar. Por i vetmi mjet është euro. Por dinarët cash me thasë s’mund të kalojnë kufirin”, ka thënë Kurti.

“S’po ju themi serbëve ta marrin lekun e Shqipërisë, e as valutën e re Dardan të Kosovës, por euro-n e BE-së që ne e kemi përvetësuar nga 1 janari 2002”, ka shtuar ai.

kurti kosova serbia ushtria dinari

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet