LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Negociatat me BE/ Charles Michel viziton Shkupin, në RMV ngrihet grup pune

• Maqedonia e Veriut ende nuk ka marrë një vendim lidhur me propozimin francez për të hequr VETO-n e Bullgarisë, e rrjedhimisht për t'i hapur rrugë çeljes së negociatave me Bashkimin Europian. • Sot në Shkup ishte edhe president i Këshillit Evropian, Charles Michel. •Ka takuar kryeministin Dimitar Kovaçevsi. • Michel është shprehur pozitiv sa i përket procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, ndërsa shtoi se vendimi të merret sa më shpejt, e se konferenca mund të organizohet brenda ditës. • Pavarësisht gatishmërisë së presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel, propozimi francez ka 'ndezur' reagime në Maqedoninë e Veriut. •Disa pretendime të ardhura nga kreu opozitar në Maqedoninë e Veriut, Hristijan Mickoski ka ngritur dyshime për propozimin francez si të papranueshëm duke shtuar se cenon identitetin, duke i dhënë përparësi gjuhës bullgare. •Protestuesit në Shkup kundërshtojnë propozimin e Macronit për heqjen e vetos bullgare, pasi pretendojnë se propozimi francez lejon “bullgarizimin” e Maqedonisë së Veriut dhe nuk njeh as gjuhën e as historinë maqedonase. •Megjithatë pavarësisht gjithçkaje është ngritur një grup pune, të gjitha dokumentet që tashmë janë publikuar dhe një tjetër që do të publikohet do të dërgohen në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. •Në Kuvend ka përfaqësues nga të gjitha grupet parlamentare dhe ata atje do të kenë takime ku do të marrin pjesë përfaqësues nga radhët e tyre dhe të cilët duhet të diskutojnë për konkluzionet në lidhje me propozimin evropian. • Tani i takon Kuvendit të vendosë a do të marrim vendim për t’i hapur negociatat dhe me çfarë konkluzionesh.

7 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Propozimi francez për Negociatat me BE, qytetarët e Maqedonisë së Veriut sërish në protestë, lëndohen 4 policë

 

Negociatat me BE/ Charles Michel viziton Shkupin, në RMV ngrihet grup pune
Pamje nga ministria

SHKUP- Protestuesit maqedonas kanë thyer xhamat e ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme në Shkup, në ditën e katërt të protestave kundër propozimit francez, duke lënduar edhe 4 efektivë policie. Protesta, e cila ka filluar para objektit të qeverisë, ka vazhduar më pas tek MPJ, ku protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa i kanë bërë thirrje edhe ministrit të Jashtëm, Bujar Osmanit, që ta mësoj historinë e vendit.

Madje në shenjë proteste, në pankartat e protestuesve emri i Bujar Osmanit, ishte deformuar në Bugar Osmani. Kjo është dita e katërt që në Shkup po mbahet protesta me moton: “Ultimatum? Jo, faleminderit”, kundër propozimit francez përmes të cilit synohet të tejkalohen dallimet mes Shkupit dhe Sofjes zyrtare rreth të kaluarës dhe çështjes së identitetit maqedonas.

Protestuesit po kërkojnë që autoritet e qeverisë në Maqedoninë e Veriut, të refuzojnë propozimin e Bashkimit Evropian, të njohur si propozim francez, për fillimin e negociatave për anëtarësim. Sipas tyre, francez bën “bullgarizimin” e Maqedonisë së Veriut dhe nuk e njeh gjuhën e as historinë maqedonase. Propozimi francez, i cili arriti në Maqedoninë e Veriut më 30 qershor synohet të tejkalojë dallimet mes Shkupit dhe Sofjes për çështjen e gjuhës dhe të kaluarës historike me këtë dhe zhbllokimin e procesit integrues në Bashkimin Europian. 

1 VITE ME PARE

Marrëveshja e arritur në Bruksel, Vijesti: Shqipëria, RMV, Serbia dhe Mal i Zi drejt integrimit, asnjë fjalë për Kosovën

Negociatat me BE/ Charles Michel viziton Shkupin, në RMV ngrihet grup pune
Foto Ilustruese

BALLKAN- Integrim i Shqipërisë në BE mund të jetë më afër sesa mendohet ku burime nga Brukseli për median malazeze Vijesti thonë se Mali i Zi, Shqipëria, Mawedonia e Veriut dhe Serbia janë në një pikë kthese në integrimin evropian.

Sipas informacioneve të marra, në BE është arritur një marrëveshje parimore për të ndarë rrugën e Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë nga ajo që do të ndjekin Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia, por edhe Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova.

Konkretisht, Podgorica, Beogradi, Shkupi dhe Tirana kanë perspektivën për t'u bërë anëtarë të plotë të BE-së, ndërsa Kievi, Kishinau, Tbilisi, Sarajeva dhe Prishtina mund të jenë pjesë e komunitetit politik evropian të quajtur në bisedë.

Presidenti francez Emmanuel Macron qëndron pas një skenari të tillë dhe ka mbështetjen e të gjithë aksionarëve kryesorë në BE. Në këtë kontekst, Parisi, Berlini dhe Brukseli punuan me gjithë zemër për të dhënë dritën jeshile për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe dhënien e statusit të kandidatit për BiH, së bashku me Ukrainën dhe Moldavinë.

Në këtë mënyrë, ata donin të bënin të qartë se cilat vende janë në procesin e anëtarësimit të plotë, dy që tashmë po negociojnë, Mali i Zi dhe Serbia, plus Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të cilat supozohej të fillonin procesin e negociatave, si dhe ato që janë kandidatë për një vend në komunitetin e ardhshëm politik evropian.

Gjeneratori i trendit të ri është Macron, pasi ai ka ndryshuar qëndrim dhe tani beson se katër vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të stimulohen për të përshpejtuar integrimin në mënyrë që të anëtarësohen brenda kushteve të pranueshme. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Podgorica, Beogradi, Shkupi dhe Tirana do të shihen me përçmim, përkundrazi, ai proces do të jetë shumë meritokratik, fort i kushtëzuar, i bazuar në merita dhe i kthyeshëm. Prandaj, shtetet do të mund të regresojnë në integrimin evropian dhe jo vetëm në progres.

I vetmi vend që mund të 'kërcejë' nga një tren në tjetrin, pra nga perspektiva e hyrjes në komunitetin politik evropian në shanset për t'u bërë anëtare e plotë e BE-së, është Bosnja dhe Hercegovina. Problemi është se jo të gjithë anëtarët e BE-së mendojnë kështu, ka disa, mes tyre shumë me ndikim, të cilët janë të bindur se Sarajeva nuk ka kapacitet për t'u bërë anëtare e plotë e BE-së. Nga ana tjetër, Polonia beson se Serbia nuk e meriton të jetë në grupin e vendeve me perspektivë për anëtarësim të plotë, por për fat të mirë për qytetarët e Serbisë është mjaft e vetmuar.

Burimet në vendet dhe institucionet evropiane nënvizojnë se “Ballkani i Hapur” është një histori dhe ide amerikane, por që nuk është kjo e metë, pasi BE dhe SHBA janë partnerë. BE-ja ka një pozicion parimor për të qëndruar pas çdo nisme që është gjithëpërfshirëse dhe e bazuar në vlerat evropiane, dhe Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë i mungojnë tre fqinjë.

“Nëse Ballkani i Hapur përfshin Malin e Zi, Kosovën dhe BiH, do të ketë mbështetjen absolute të BE-së. Ne nuk kemi asnjë problem me Ballkanin e Hapur si ide, shqetësimi ynë është që ai të mos jetë i pjesshëm dhe që në pak vite të mos kontribuojë në ndarje dhe rivalitete të reja në rajon, që do të çonin në destabilizimin. BE po frenohet sepse dëshiron të shohë nëse tre vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor do të hyjnë gjithashtu në Ballkanin e Hapur. Qëllimi ynë është të parandalojmë çdo burim jostabiliteti. Një Ballkan i hapur duhet të jetë gjithëpërfshirës në mënyrë që të funksionojë dhe të ketë kuptim dhe t'i shërbejë një qëllimi. Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur janë plotësues, nuk e përjashtojnë njëri-tjetrin dhe mund të sjellin përfitime për të gjithë me kusht që të respektohen parimet dhe vlerat evropiane, duke filluar nga gjithëpërfshirja”, theksoi burimi i “Vijesti” në Bruksel.

1 VITE ME PARE

Frika nga protesta të dhunshme në Shkup, Ministria e Brendshme shton masat e sigurisë

Negociatat me BE/ Charles Michel viziton Shkupin, në RMV ngrihet grup pune
Protesta ne Maqedoni

MAQEDONIA E VERIUT- Protestat kundër propozimit francez janë paralajmëruar që do të vijojnë edhe ditën e sotme në Shkup.

Ministria e Brendshme ndërkohë ka bërë publike planin operativ për neutralizimin e protestës nv mënyrë që të evitohet prishja e rendit publik dhe dhunës.

Të gjitha veprimet ndërmerren në bazë të planit paraprak operativ të hartuar në përputhje me kompetencat dhe aktivitetet e policisë me qëllim ndjekjen e situatave dhe ruajtjen e gjendjes së qëndrueshme të sigurisë dhe rendit publik”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Në protestat e mbrëmjes së kaluar kur protestuesit dhunshëm thyen kordonin e parë të policisë para Qeverisë dhe Kuvendit ku mbetën të lënduar katër policë, ndërsa policia thotë se po punohet për zbardhjen e rasteve dhe kapjen e të dyshuarve për dhunë.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski duke mos ndarë më shumë hollësi ngriti alarmin se sot planifikohet diçka që nuk i ngjan një vendi anëtar të NATO-s dhe vend aspirant për në BE.

Uroj që protestat të shkojnë në suaza të kornizave ligjore. Sipas asaj që më ka informuar Ministria e Brendshme, sot planifikohet diçka që nuk i ngjan një shteti anëtarë të NATO-s dhe pretendon të bëhet vend anëtar i BE-së”, tha Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.

1 VITE ME PARE

Propozimi francez/ LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja me interpretime të ndryshme për procesin koordinues

Negociatat me BE/ Charles Michel viziton Shkupin, në RMV ngrihet grup pune
Mickoski

MAQEDONIA E VERIUT- Grup i posaçëm pune ose koordinime në Kuvend, LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja me interpretime të ndryshme të procesit koordinues që do të vijojë për të ashtuquajturin propozim francez.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se qeveria do t’i dorëzojë në institucionin ligjvënës të gjitha dokumentet dhe Kuvendi do ta marrë vendimin final nëse do ta pranojë atë ose jo.

“Të gjitha dokumentet që tashmë janë publikuar dhe një tjetër që do të publikohet do të dërgohen në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Në Kuvend ka përfaqësues nga të gjitha grupet parlamentare dhe ata atje do të kenë takime ku do të marrin pjesë përfaqësues nga radhët e tyre dhe të cilët duhet të diskutojnë për konkluzionet në lidhje me propozimin evropian. I takon Kuvendit të vendosë a do të marrim vendim për t’i hapur negociatat dhe me çfarë konkluzionesh”, tha kryeministriDimitar Kovaçevski.

Por, VMRO-DPMNE-ja e interpreton ndryshe. Thonë se me kërkesë të tyre do të formohet grup pune me dy përfaqësues të VMRO-DPMNE-së, dy të LSDM-së, dhe nga një përfaqësues nga BDI, Aleanca për Shqiptarët dhe një parti tjetër. Takimin e parë e presin nesër.

“Ky proces vjen pas thirrjes së liderit të opozitës, Hristijan Mickoski, për të diskutuar ndryshimet që do të përmirësojnë propozimin dhe për të futur vërejtjet që janë në tekst që janë të dëmshme për interesat shtetërore dhe kombëtare. Qëndrimet e VMRO-DPMNE-së dhe vërejtjet që do të bëhen do t’i pasqyrojnë qëndrimet që Mickoski i shpalli pas takimit me Kovaçevskin. Propozimi i VMRO-DPMNE-së do të jetë në drejtim të mbrojtjes së identitetit, gjuhës, por edhe shkëputjes nga kërkesat megalomane bullgare që kanë të bëjnë me mohimin e historisë”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Partitë më të vogla të koalicionit të shumicës, Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë, Lidhja Demokratike dhe Partia Liberal-demokrate pas takimit te Presidenti Stevo Pendarovski kërkuan konsensus me të gjerë politik për propozimin.

Ata kërkuan garanca për çështjet që i shqetësojnë dhe paralajmëruan se nëse nuk i marrin, do të votojnë kundër dhe do lëshojnë shumicën. Ndërkohë, nga partitë më të vogla, mbështetje deklaroi Partia e re Socialdemorkate e Goran Misovskit.

1 VITE ME PARE

Pas takimit me Michel, Kovaçevski: Propozimi francez është baza e progresit drej BE-së

Negociatat me BE/ Charles Michel viziton Shkupin, në RMV ngrihet grup pune
Dimitar Kovaçevski

MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski ka pritur sot në një takim presidentin e Këshillit Europian Charles Michel.

Në një konferencë të përbashkët shtypi për gazetarët Kovaçevski tha se propozimi francez është baza e çështjes jashtëzakonisht të rëndësishme të progresit dhe sigurimit të asaj që kanë pritur për 17 vjet.

Ky propozim është baza e çështjes jashtëzakonisht të rëndësishme të progresit dhe sigurimit të asaj që kemi pritur për 17 vjet, pas marrjes së statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Propozimi është në përputhje të plotë me Rezolutën e Kuvendit për qëndrimet shtetërore në kontestin me Bullgarinë, gjë që tregon se qeveria, unë si kryeministër dhe institucionet kompetente përfaqësojmë me përgjegjësi interesat e shtetit jashtë dhe brenda”, tha kryeministri. 

Propozimi i ardhur nga presidenti francez Emmanuel Macron pritet t'i japë zgjidhje konflikteve historike mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Opozita maqedonase është shprehur skeptike për këtë propozim duke thirrje dhe protesta kundër qeverisë. Në vitin 2020, Bullgaria vendosi VETO-n duke bllokuar fillimin e bisedimeve të pranimit në BE për Maqedoninë e Veriut mbi mosmarrëveshjet historike midis dy vendeve. Kushtet e Bullgarisë për heqjen e saj ishin respektimi i qëndrimit kornizë, përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e RMV-së, në mënyrë që të mbrohen të drejtat e tyre dhe së treti, të zbatohej marrëveshja e fqinjësisë. Ndërkohë një javë më parë parlamenti bullgar vendosi të heqë veton duke i hapur rrugën edhe Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit drejt BE-së.

1 VITE ME PARE

Konferenca ndërqeveritare, Michel nga Shkupi: Organizohet nëse i thoni 'po' propozimit francez

Negociatat me BE/ Charles Michel viziton Shkupin, në RMV ngrihet grup pune
Charles Michel

MAQEDONIA E VERIUT- Konferenca e parë ndërqeveritare mund të organizohet në ditët në vijim nëse propozimi pranohet nga RMV-ja, tha kryetari i Këshillit të Evropës, Charles Michel.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski Michel theksoi se ai ka besim në zgjidhjen e ngërçit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Personalisht kam besim se kjo është një zgjidhje e balancuar që adreson shqetësimet tuaja dhe qëllimi është i qartë, të fillojmë negociatat e anëtarësimit dhe të ecim përfundimisht drejt ndërtimit të së ardhmes sonë të përbashkët në BE. Nëse thoni po, konferenca e parë ndërqeveritare do të organizohet në ditët në vijim”, tha Michel.

Michel është shprehur edhe më herët se mbështet propozimin e presidentit francez Emmanuel Macron, të bërë gjatë presidencës 6-mujore franceze të BE-së. Ai ka shprehur mbështetjen e tij duke thënë se ky propozim është zgjidhja ideale për të dyja palët për të zgjidhur ngërçin dhe për ti hapur rrugën Maqedonisë së Veriut por edhe Shqipërisë drejt integrimit në BE.

1 VITE ME PARE

Diskutimet për propozimin francez, Charles Michel udhëton sot drejt Shkupit

Negociatat me BE/ Charles Michel viziton Shkupin, në RMV ngrihet grup pune
Charles Michel

MAQEDONIA E VERIUT- Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, do të nisë sot një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut ku në qendër të diskutimeve do të jenë bisedimet për propozimin francez për kornizën negociuese.

Lajmi është konfirmuar për Agjencionin Informativ të Maqedonisë nga burime të larta diplomatike të BE-së të cilat thonë se kjo vizitë ka një rëndësi në vijimin dhe zgjdihjen e ngërçit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Qëllimi i vizitës së Michel është të tregojë mbështetjen e BE-së për propozimin francez dhe të konfirmojë përkushtimin e unionit për integrimin e Maqedonisë.

Michel është shprehur edhe më herët se mbështet propozimin e presidentit francez Emmanuel Macron, të bërë gjatë presidencës 6-mujore franceze të BE-së. Ai ka shprehur mbështetjen e tij duke thënë se ky propozim është zgjidhja ideale për të dyja palët për të zgjidhur ngërçin dhe për ti hapur rrugën Maqedonisë së Veriut por edhe Shqipërisë drejt integrimit në BE.

negociatat me be 2022 dimitar kovaçevski charles michel

Sondazh

Poll

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?