LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zbulon pjesë nga dosja Zarka/ Berisha publikon përgjimet e Toyota Yaris: Taulant Balla dhe Astrit Vladi i kishin paratë bashkë. Do publikoj kodin e tij në SKY ECC 

• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës "detyrim paraqitje". • Pas daljes nga SPAK Berisha Sali Berisha ka publikuar të tjera përgjime për dosjen ‘Toyota Yaris’ ku përfshihet dhe Ministri Taulant Balla. • Kreu i PD-së ka zbuluar bisedat, që sipas tij, janë bërë mes ish-punonjëses së BKH-së, Erjona Daupaj, avokatit Radovan Çela dhe Astrit Vladit. • Berisha duke lexuar përgjimet theksoi se Ministri Taulant Balla dhe Astrit Vladi janë të implikuar në dosje dhe këta të fundit i kishin paratë bashkë. • Berisha duke folur për gazetarët dhe qytetarët para SPAK, u shpreh se, do ta publikojë dhe kodin e Taulant Ballës në përgjimet e telefonave SKY ECC. • Berisha u ndal edhe te vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij Mario Përlleshaj, pranë derës së shkollës ku studionin.• Sipas tij hetimet në lidhje me ngjarjen janë fshehur, pasi vetë shoku i të ndjerit ka deklaruar se një tjetër person e ka goditur me thikë. • Berisha u shpreh më tej se Zaho Koka është dosja që ka ardhur këtu për Olsi Ramën dhe klanin Rama. • Berisha shtoi se kjo dosje përmban dokumente autentike, shumë të rëndësishme, që inkriminojnë kokë e këmbë. • Berisha gjithashtu u ndal edhe te hetimet e 21 janarit, teksa u shpreh se Edi Rama ka penguar hetimet, pasi sipas tij ai është organizatori i vetëm i ngjarjes.

11 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Berisha: Zaho Koka është dosja që ka ardhur këtu për Olsi Ramën dhe klanin Rama, nuk do e fshehin dot kurrë

Zbulon pjesë nga dosja Zarka/ Berisha publikon përgjimet e Toyota
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot para SPAK se Zaho Koka është dosja që ka ardhur këtu për Olsi Ramën dhe klanin Rama, siç e quan ai. Berisha shtoi se kjo dosje përmban dokumente autentike, shumë të rëndësishme, që inkriminojnë kokë e këmbë, sipas tij, këtë klan. Ai tha se denoncimi i krimit për të nuk njeh asnjë kufi.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Tani realiteti është se, njeri në botë që nuk sheh mungesën e plotë të inceneratorit të Tiranës dhe malin e plehrave aty, përveç këtij institucioni kriminal nuk ka. Dhe përgjegjësi kryesor i tij, Erion Veliaj dhe Edi Rama nuk janë marrë në pyetje asnjëherë në lidhje me këtë çështje.

Ndaj dhe meritojnë çdo damkë, çdo epitet, çdo denoncim. Ato janë në mënyrë figurative, se edhe Zaho Koka është një dëshmor i luftës, por Zaho Koka është dosja që ka ardhur këtu për Olsi Ramën dhe klanin Rama, dosje që përmban dokumente autentike, shumë të rëndësishme, që inkriminojnë kokë e këmbë këtë klan.

Këta mendojnë se do e fshehin, por e kanë të kotë se gjërat ekzistojnë gjithnjë në dy dhe tre kopje.. ... Denoncimi i krimit për Sali Berishën nuk njeh asnjë kufi. Prokuroria e posaçme ka vite që i ka aty dhe i fsheh dhe mbulon krimin në mënyrën më kriminale. Jam këtu për t’i garantuar se do ndëshkohen një për një në përputhje me ligjin për fshehjen e këtyre dosjeve.

1 VITE ME PARE

Vrasja e Martin Canit/ Berisha: Hetimet u fshehën! Shoku i ngushtë thotë me futi thikën një person tjetër...

Zbulon pjesë nga dosja Zarka/ Berisha publikon përgjimet e Toyota
Sali Berisha

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në protestën që u mbajt para SPAK, u ndal edhe te vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij Mario Përlleshaj, pranë derës së shkollës ku studionin.

Berisha u shpreh se 14-vjeçari ishte një engjëll që u vra jashtë derës së shkollës dhe TikTok u shpall i vetmi përgjegjës për vdekjen e të miturit. Sipas tij hetimet në lidhje me ngjarjen janë fshehur, pasi vetë shoku i të ndjerit ka deklaruar se një tjetër person e ka goditur me thikë.

Berisha: “Fshehën hetimet, shoku i tij thotë se një tjetër më erdhi dhe më futi thikën, mezi shpëtoi, këta thonë ‘jo ishte 1’.  Ishin vrasje për së dyti. Martin Cani një engjëll 14-vjeç u ther në derën e shkollës dhe i vetmi përgjegjës u bën TikTok dhe media që denoncuan me forcën më të madhe krimin e shëmtuar. Rama dhe ministrat janë më kriminelë, ndaj e meritojnë çdo protestë nga cilido. Mbështes protestën para Ministrisë së Brendshme

1 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Mbështetësit e PD-së para SPAK, çfarë nuk u pa nga protesta e sotme?

Zbulon pjesë nga dosja Zarka/ Berisha publikon përgjimet e Toyota
Protesta

TIRANA- Mbështetësit e Partisë Demokratike kanë marrë pjesë sot në një protestë të thirrur para ambienteve të SPAK ku u paraqit lideri i kësaj force politike, Sali Berisha.

Me pankarta në duar ku kërkojnë dejtësi dhe i thonë "jo" manipulimit, qytetarët u mblodhën në mbështetje të Berishës. Sikurse shihet dhe nga fotot në pankarta shfaqen dhe imazhet e kryeministrit Edi Rama dhe kreut të SPAK, Altin Dumanit.

1 VITE ME PARE

"Do vazhdojmë betejën para kësaj selie!" Zbardhi pjesë nga dosja Toyota Yaris, Berisha: Berisha: Do publikoj edhe kodin e Taulant Ballës

Zbulon pjesë nga dosja Zarka/ Berisha publikon përgjimet e Toyota
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbardhur sot para SPAK detaje nga dosja Toyota Yaris teksa ka thekuar emrin e ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla. Berisha tha se do të publikojë kodin e Taulant Ballës. Ai shtoi se kodin do e zbërthejë dhe do ta vazhdojë këtë betejë përpara ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.

"Jam këtu për t’u bërë thirrje të gjithë atyre burrave dhe grave që punojnë këtu me ndershmëri dhe zbatojnë ligjin për t’i garantuar se ata do kenë respektin e palëkundur të qeverisë së ardhshme, por të distancohen dhe të denoncojnë me të gjitha mënyrat veprimtarinë kriminale të Altin Lalës, të ish-xhelatit të Sigurimit të Shtetit, Arben Kraja, të Enkelejda Fetahut. E morët vesh apo jo, që kjo Millonai, kjo i mbyllte dosjet gjykatës kriminale Fetahu. Dhe të kriminelëve të tjerë se nuk janë vetëm këta. Ndaj dhe thirrja, se këtu ka djem të ndershëm, vajza të ndershëm, në prokurori, në OPGJ, që dallojnë si nata me ditën me këta që përmenda", tha ai.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Pra, këtu para jush konferencat do të jenë, dhe unë kam shumë të tjera, por do mbarojmë me Ballën njëherë dhe pastaj do u kthehemi me radhë dhe do u faktoj se çfarë e rrezikshme për Shqipërinë dhe shqiptarët punon në këtë institucion. Iu kisha premtuar kodin e Taulant Ballës. Iu garantoj se do t’ua sjell. Unë e kuptoj se atë ditë, pas konferencës së shtypit, ai mblodhi gazetarët dhe u tha se nuk kam pasur kod, se po të kisha pasur, nuk do më bënin ministër. Po kryeministri ka pasur tre kode, ai u bë kryeministër me tre kode. Ndaj edhe kodin do ia zbërthejmë këtij personi dhe do vazhdojmë këtë betejë përpara kësaj selie të krimit.

Jam këtu për t’u bërë thirrje të gjithë atyre burrave dhe grave që punojnë këtu me ndershmëri dhe zbatojnë ligjin për t’i garantuar se ata do kenë respektin e palëkundur të qeverisë së ardhshme, por të distancohen dhe të denoncojnë me të gjitha mënyrat veprimtarinë kriminale të Altin Lalës, të ish-xhelatit të Sigurimit të Shtetit, Arben Kraja, të Enkelejda Fetahut. E morët vesh apo jo, që kjo Millonai, kjo i mbyllte dosjet gjykatës kriminale Fetahu. Dhe të kriminelëve të tjerë se nuk janë vetëm këta. Ndaj dhe thirrja, se këtu ka djem të ndershëm, vajza të ndershëm, në prokurori, në OPGJ, që dallojnë si nata me ditën me këta që përmenda.

Me Alfred Shehun, me këtë mashtrues ordiner, këtë kriminel publik, që shpërlan Edi Ramën. Ky është Alfred Greca, ky është vëlla siamez me trafikantin Mehmet Greca, që kishte makinën plot euro dhe karta identiteti, dhe u deklaroi shqiptarëve se në makinën e sivëllaut të tij, Mehmet Greca nuk ndodhej asnjë material elektoral. Tani unë do u përgjigjem gazetarëve. U ftoj ta vazhdojmë këtë betejë. Është radha jonë. Është radha jonë. Është radha jonë. Këta të ardhme nuk kanë.

1 VITE ME PARE

“Do e çoj për sekuestro” /Berisha zbardh pjesë nga dosja Toyota Yaris: Taulant Balla dhe Astrit Vladi i kishin paratë bashkë

Zbulon pjesë nga dosja Zarka/ Berisha publikon përgjimet e Toyota
Sali Berisha

TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbardhur pjesë nga dosja hetimore "Toyota Yaris", të 3.4 milionë eurove të gjetura të fshehura në dy makina në Portin e Durrësit. Gjatë fjalës së tij në protestën që po mbahet pranë ambjenteve të Prokurorisë së Posaçme SPAK, Berisha shprehet se Ministri Taulant Balla dhe Astrit Vladi janë të implikuar në dosje dhe këta të fundit i kishin paratë bashkë. Teksa publikon këto përgjime Berisha shprehet se SPAK 'fle' mbi këto dosje të krimit, duke mbrojtur kështu kriminelët.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Tani, siç e dini ju, jam zotuar para jush t’u faktoj ju dhe shqiptarëve se çfarë organizate kriminale paguhet në këtë ndërtesë.
Radhën e parë, me dokumente, u paraqita narkokriminelin ministër, Taulant Ballën, marrëveshjen e tij për burgosjen e kundërshtarëve të bandës së tij dhe garantimin e votave.
Sot kam sjellë këtu para jush për të sjellë përsëri regjistrime të dosjeve që fsheh Altin Lala. Kur flas për Altin Lalën, kam parasysh vrasësin Ymer Lala.
Pra, mbi këto dosje, mbi këto krime, fle i paguar nga krimi, mercenari i Edi Ramës, Altin Lala.
Eriona Daupaj është një ish-punonjësve e BKH-së, seksere e fuqishme e prokurorëve, por sot unë kam ndarë pjesën e dosjes Toyota Yaris, që ka të bëjë me Taulant Ballën.
Dhe jo pjesën që ka të bëjë me fluksin e parave kriminale, por me përpjekjet e tij për të shpëtuar nga konfiskimet dhe sekuestrimet mjetet e krimit, paratë e krimit, makinat e krimit.
Daupaj: Do ta çoj për sekuestro, nuk do i bëj nder Ballës. Po e çoj për sekuestro komplikohet puna se do ia marrin, Ballës e ka fjalën.
Astrit Vladi (që është princi i parave, 1.2 milionë euro i la në Portin e Durrësit gjatë kontrollit për të shpëtuar): Mirëmbrëma, OK shoku, kur e paskan sjellë?
Radovan Çela, avokati: Këto ditë, po më pyet, do jetë prapë Balla apo do jesh ti?
Vladi (e merrni me mend ju tani, Vladi dhe Balla ishin njëlloj, ishin para të përbashkëta): OK se flas unë, por të na tregojë mënyrën se si do e mbyllë.
Në këtë moment, shtetasi i dërgon mesazhin që ka marrë nga shtetasja Eriona Daupaj, që e informon për mënyrat se si do mbyllet duke nxjerrë procedurën jashtë afateve ligjore. E kuptoni se si i mbrojnë kriminelët këta horra? I mbrojnë me skadim afatesh, me të gjitha mënyrat.
Eriona Daupaj (Matahari i Skrapit të partisë): Çfarë ka? Pse i duket pa vlerë situata? Do e pësojë keq, i thuaj. Do i bjerë kokës me grushta.
Radovan Çela: Nga Tao, dhe thotë se i ka në rregull lekët. Pra Tao e ka bërë, Taulant Balla.
Daupaj: Kishte të drejtë bundra, nuk duhej toleruar që në fillim. Aty ku do të shkojë ai, do ia djegin letrat me benzinë, se bundra luan edhe me Taon. E imagjinoni ju, bundra e ka Taon në xhep.
Daupaj: Jo, bundra do t’ia marrë, e ke gabim këtë radhë do ia marrë. Nuk dua të armiqësohem me policinë. I dola borxhit Tao. Ia ktheva, mos më sill më, i tha Tao, do ta pengoj unë. Ata e sollën prapë, i dolën borxhit. Këtë e ka bërë prej tij.
Radovan Çela: Do flas prapë.
Pra, miqtë e mi, a e shihni ju se si Altin Lala fle mbi këto dosje krimi. Se si ky mercenar i moralit të ligjit mbron ministra kriminelë, anëtarë të organizatave kriminale dhe se si ky mercenar organizon apo merr me urdhër të Edi Ramës, mendon se do mund të shembë pluralizmin në Shqipëri.

1 VITE ME PARE

"E majta në 76 vende u ndëshkua!" Berisha para SPAK: Koha e Soros-it mori goditje fatale, sot inaugurohet presidenti i ri i SHBA-ve

Zbulon pjesë nga dosja Zarka/ Berisha publikon përgjimet e Toyota
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot pas daljes nga SPAK se koha e Xhorxh Sorosit mori goditje fatale dhe sot inaugurohet presidenti i ri i SHBA, Donald Trump. Berisha tha se në 76 vende, njëra pas tjetrës, të majtat kanë marrë ndëshkimin popullor si parti politike hajdute, si parti politike mashtruese. Ai tha se i pamëshirë do të jetë verdikti i shqiptarëve ndaj të majtës së Edi Ramës.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Pra, gjatë kohës që qëndrova në këtë ndërtesë, gjeta aty Zaho Kokën me dosjen e tij. Zaho po dëshmonte, i rrethuar nga disa OPGJ, për Olsi Ramën. Ai kishte dorëzuar fotografi, video, të cilat faktonin se Olsi Rama është një kriminel trafikant dhe se ai bashkë me një bandë trafikantësh, erdhi nga Bostoni për të vazhduar trafiqet në Shqipëri. Natyrisht pjesa më e madhe e ndërtesës përbëhej nga plehrat e inceneratorit të Tiranës. Ishin mbi plehrat këtu dhe shumë shpejt do i shihni edhe mbi çati.

Kriminelë të tjerë qarkullonin në seli. Ndaj dhe të vazhdojmë këtë betejë se ashtu siç iu thashë, këta anëtarë të bandës kriminale, që angazhohen në luftë kundër pluralizmit dhe opozitës, do kenë atë fat që meritojnë. Kohërat nuk janë për diktaturat, koha e Xhorxh Sorosit mori goditje fatale dhe sot inaugurohet presidenti i ri i SHBA, Donald Trump. Miqtë e mi, është radha jonë.

Në 76 vende, njëra pas tjetrës, të majtat kanë marrë ndëshkimin popullor si parti politike hajdute, si parti politike mashtruese. I pamëshirë ka qenë verdikti i qytetarëve në 76 vende të planetit, ndaj të majtës mashtruese dhe hajdute. I pamëshirë do të jetë verdikti i shqiptarëve ndaj të majtës kriminale hajdute, trafikante të Shqipërisë, pra, Edi Ramës dhe veglave të tij.

1 VITE ME PARE

Berisha pas daljes nga SPAK: I kishin dhënë urdhër OPGJ-së që në procesverbal të mos shënohet asnjë vërejtje

 

Zbulon pjesë nga dosja Zarka/ Berisha publikon përgjimet e Toyota
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka treguar detaje pas daljes nga ambientet e SPAK lidhur me veprimet që kreu brenda. Berisha tha se OPGJ-së i ishte dhënë nga kreu i SPAK Altin Dumani se i kishte dhënë urdhër OPGJ-së që në procesverbal të mos shënohet asnjë lloj vërejtje. Ai shtoi se firmosi dy procesverbale, teksa theksoi se dy kopje mbajtën në SPAK, një pa vërejtje, një me vërejtje.

"Atë me vërejtje se u thashë se unë pa firmosur vërejtjet dhe pa ua pa paraqitur ato qytetarëve dhe medias, nuk mund të dal nga Skapi i partisë. Shikoni çfarë turpi janë, e kanë rrethuar me policë, çfarë frikacakashësh. Ata që kanë kryer krime, ata kanë gjithmonë frikë. Çfarë po bëni ju? Asgjë nuk po bëni", tha ai.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Një informacion taze, Altin Lala, i cili është i birësuar nga krimineli Ymer Lala me të paktën 1 milion euro, sepse e ekzoneroi nga akuzat për vrasje, të bëra nga dëshmitari i drejtësisë, i penduar, Luftar Reçi, i kishte dhënë urdhër OPGJ-së që në procesverbal të mos shënohet asnjë lloj vërejtje. Dhe atëherë kompromisi u arrit, firmosa dy procesverbale, dy kopje mbajtën ata, një pa vërejtje, një me vërejtje.

Atë me vërejtje se u thashë se unë pa firmosur vërejtjet dhe pa ua pa paraqitur ato qytetarëve dhe medias, nuk mund të dal nga Skapi i partisë. Shikoni çfarë turpi janë, e kanë rrethuar me policë, çfarë frikacakashësh. Ata që kanë kryer krime, ata kanë gjithmonë frikë. Çfarë po bëni ju? Asgjë nuk po bëni.

Këtu në dalje po ua lexoj pak shënimin, kartolinën e mëngjesit që u dërgova krerëve të organizatës kriminale Skrapi i partisë.
“Organizata kriminale e Skrapit të partisë, e angazhuar në luftë kundër pluralizmit dhe opozitës, e kryesuar nga Altin Lala, do të përfundojë, do të ketë atë fund që kanë pasur të gjitha veglat e diktaturës në çdo kohë”. Pra, do përfundojnë në koshin e plehrave të shoqërisë dhe historisë.

1 VITE ME PARE

"SPAK po fle mbi dosjet e krimit"/ Noka nga protesta: Asgjë nuk e ndal opozitën të demkaskojë regjimin

Zbulon pjesë nga dosja Zarka/ Berisha publikon përgjimet e Toyota
Flamur Noka

TIRANË - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka folur gjatë protestës që po zhvillohet këtë të hënë pranë ambjenteve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Noka ka ngritur akuza se SPAK është duke fjetur mbi dosjet e krimit, dhe lidhjeve të politikës në krimin elektoral, ndërsa shprehet se lidhur me këtë opozita nuk do ti ndalë protestat.

Noka:  Kemi Skapin, narkopolicinë, narkoshërbimin, i kemi të gjithë përballë.
Beteja jonë është një betejë që do të ketë vetëm një fund, që është fitorja e PD. Asgjë nuk e ndal opozitën dhe PD-në një marrëveshje me qytetarët, që nesër të ua kthejmë pushtetin atyre dhe të ua heqim pushtetin narkomanëve dhe të gjithë barbarëve që sot e kanë shndërruar Shqipërinë, a thua se është një vend i botës së tretë.
Ata menduan se me këtë lëvizje, do të krijojnë avantazh për regjimin dhe dizavantazh për Sali Berishën dhe opozitën, e vërteta është që na krijuan një mundësi, në një platformë më shumë që të bëjmë politikë dhe tu themi shqiptarëve të vërtetën.
Çdo dy javë është një rast më shumë për të komunikuar me qytetarët dhe për ti thënë të vërtetën, siç është në Shqipëri.
Kjo platformë që na u krijua do të shfrytëzohet për të demaskuar regjimin dhe Skapin, Skapin që fle mbi dosjet e krimit elektoral, që fle mbi dosje të korrupsionit të Erion Veliajt, Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit. Skapi që fle mbi dosjet e ‘metamorfozës’, ku dalin zbuluar të gjitha lidhjet e krimit dhe politikës deri tek kryeministri në krim elektoral.
Ne kemi këtë detyrë, që të ju çjerrim maskën.

1 VITE ME PARE

Berisha në SPAK/ Qytetarët mblidhen në protestë para Prokurorisë së Posaçme

Zbulon pjesë nga dosja Zarka/ Berisha publikon përgjimet e Toyota
Protesta

TIRANË - Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit këtë të hënë në orën 10:02 në Prokurorinë e Posaçme, në respektim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” të vendosur nga gjykata. Ndërkohë qytetarë dhe mbështetës demokratë janë mbledhur në protestë para Prokurorisë së Posaçme ashtu siç u lajmërua edhe një ditë më parë, teksa të pranishëm janë dhe disa prej deputetëve dhe zyrtarëve të PD-së.

Kjo është hera e dytë që Berisha paraqitet në SPAK, teksa sipas vendimit të marrë lideri demokrat duhet të paraqitet para oficerit të Policisë Gjyqësore, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.

1 VITE ME PARE

Në zbatim të masës "detyrim paraqitje", Berisha paraqitet në SPAK

Zbulon pjesë nga dosja Zarka/ Berisha publikon përgjimet e Toyota
Sali Berisha

TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës "detyrim paraqitje". Ndërkohë Partia Demokratike ka njoftuar zhvillimin e një proteste sot para SPAK. Në njoftimin e mëposhtëm, PD e cilëson SPAK si "vegël" në duart e kryeministrit Edi Rama "për të përndjekur" kundërshtarët politik.

“Të dashur miq. Ditën e hënë është data e radhës e përcaktuar për tu paraqitur kryetari i PD-së Prof.Dr. Sali Berisha në SKAP. Ndaj në ora 9:30 përsëri të gjithë në protestë përpara SKAP-it si vegël në duart e Ramës për të përndjekur kundërshtarët politik. Faleminderit”, thuhet në mesazhin e shpërndarë me strukturat e PD.

Berisha është shprehur se vendimi për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çështjen “Partizani” është një krim kushtetues. Ai ka deklaruar se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën.

Berisha u lirua më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në arrest shtëpiak, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.” Ish-kryeministri është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, i cili vazhdon të jetë në arrest shtëpie.

1 VITE ME PARE

Berisha paraqitet sot në SPAK në zbatim të masës "detyrim paraqitje", PD protestë para Prokurorisë së Posaçme

Zbulon pjesë nga dosja Zarka/ Berisha publikon përgjimet e Toyota
Sali Berisha

TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të paraqitet ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës "detyrim paraqitje". Ndërkohë Partia Demokratike ka njoftuar zhvillimin e një proteste sot para SPAK në orën 09:30. Në njoftimin e mëposhtëm, PD e cilëson SPAK si "vegël" në duart e kryeministrit Edi Rama "për të përndjekur" kundërshtarët politik.

“Të dashur miq. Ditën e hënë është data e radhës e përcaktuar për tu paraqitur kryetari i PD-së Prof.Dr. Sali Berisha në SKAP. Ndaj në ora 9:30 përsëri të gjithë në protestë përpara SKAP-it si vegël në duart e Ramës për të përndjekur kundërshtarët politik. Faleminderit”, thuhet në mesazhin e shpërndarë me strukturat e PD.

Berisha është shprehur se vendimi për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çështjen “Partizani” është një krim kushtetues. Ai ka deklaruar se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën.

Berisha u lirua më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në arrest shtëpiak, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.” Ish-kryeministri është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, i cili vazhdon të jetë në arrest shtëpie.

sali berisha ne spak

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet