LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ne zbatim të masës "detyrim paraqitje/ Berisha në SPAK: Altin Dumani amniston krimet elektorale! Vota e diasporës, e manipuluar si në Korenë e Veriut

• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë "detyrim paraqitje". • Kjo është paraqitja e disatë e kryedemokratit në SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”. • Sikurse dhe në ditët e tjera kur Berisha është paraqitur në SPAK, demokratët, mbështetës të tij, janë mbledhur para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme. • Pas daljes nga ambientet e SPAK, Berisha dha një deklaratë të shkurtër për mediat, ku tregoi dhe shënimin e lënë sot për kryeprokurorin Altin Dumani. • Ai ka ndarë me gazetarët dhe një dokument që sipas tij vërteton se Irena Gjoka është dënuar dhe dëbuar nga shteti i Greqisë. • Berisha shprehet më tej se gjyqtarja publikisht e ka mohuar që ka pasur gjëra të tilla, ndërkohë ka marrë prokurë për t’i hequr këto masa. • Ai ka ka deklaruar se emigrantët shqiptarë kanë votuar masivisht për PD-në në këto zgjedhje, ndërsa theksoi se vota e tyre është manipuluar si në Korenë e Veriut. • I pyetur nëse do e drejtojë ai seancën e parë të Kuvendit në shtator si deputeti më i vjetër që është, Berisha tha se kjo nuk do të ndodhë ndonjëherë. • Ndërkohë që më tej, Berisha ka theksuar se do të vazhdojnë betejën ndaj vjedhjes së zgjedhjeve. •Ai u pyet gjithashtu nëse ka pasur komunikim me drejtuesin politik të fushatës, amerikanin, Chris LaCivita në 72 orët e fundit. • Beriha nuk dha një përgjigje konkrete por u shpreh se e falenderon për kontributin që ai ka dhënë Partisë Demokratike, ndërsa e konsideroi këtë si një çështje private. • Berisha ka komentuar mos futjen e doktor Ilir Alimehmetit në Kuvend. • Gjatë fjalës për gazetarët nga SPAK, Berisha ka deklaruar se Alimehmeti është një luftëtar i çmuar dhe i shquar i PD-së, ndërsa theksoi se Kuvendi është vetëm një përfaqësim nga shumë përfaqësime që ka PD-ja. • Kryedemokrati u pyet gjithashtu lidhur me incidentin që ndodhi në protestën e fundit të PD-së mes deputetëve demokratë dhe gazetarëve. • Në komentin e tij mbi këtë, Berisha vlerësoi gazetarët për kontributin e tyre në denoncimin e asaj që ai e quan "farsë elektorale", ndërsa u shpreh se cilido politikan duhet të ketë një kujdes të veçantë në marrëdhëniet me gazetarin. Ndërkohë tha po ashtu se në protesta situata është më delikate dhe se mund të krijohen shpejt gjaknxehtësira dhe gjëra të papëlqyera.

9 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Berisha: Në krye të amnistisë elektorale qëndron vetë Altin Dumani, shërbëtori i Ulsi Manjës dhe Arben Rakipit

Ne zbatim të masës "detyrim paraqitje/ Berisha në SPAK:
sali berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se gjatë fushatës elektorale ka dorëzuar 15 padi për krime elektorale, por shtoi se do amnistohen nga kreu i SPAK, Altin Dumani. Këtij të fundit Berisha i është referuar si shërbëtor i ministrit, Ulsi Manja dhe Arben Rakipit. Më tej kreu i PD-së tha se për të mbrojtur Dumanin, bëjnë fajtor për të gjitha prokurorin Ols Dado. 

"PD ka dorëzuar gjatë fushatës elektorale mbi 15 padi, të cilat natyrisht do kenë fatin e të gjitha padive të tjera, sepse në krye të amnistisë së krimit elektoral, qëndron ai që amnistoi dosjet 184 dhe 339, qëndron vetë Altin Dumani, shërbëtor i shpifur i Ulsi Manjës dhe Arben Rakipit, i keqpërdorur në shkallë ekstreme nga Edi Rama.

Ne kemi dorëzuar edhe gjatë fushatës me dhjetëra padi. ...Prokurorët e tjerë kanë një drejtues dhe ti e pe rastin e Erion Veliajt, se ti e njeh këtë strukturë këtu. Nuk të bëri përshtypje se si i arrestuari me firmë të Altin Dumanit për këtë gjë u bë fajtor Olsi Dado. Se unë i kisha kërkuar njëherë... paçka se djalin e ka pasur kandidat për deputet të PS.

Me një fjalë, për të mbrojtur Dumanin, ia veshën të gjitha ato që kishte bërë Dumani, Olsi Dados. Çfarë mendon ti, se nuk nxjerrin mësim prokurorët nga ai akt që ndodhi? Nxjerrin, pra detyrohen të heshtin. Edhe po të kenë vullnet, me provën që u bë, ata do heshtin.", tha Berisha. 

1 VITE ME PARE

Incidenti i deputetëve të PD me gazetarët, Berisha: Mediat kanë dhënë kontribut të çmuar në denoncimin e farsës elektorale, por situata në protesta është delikate

Ne zbatim të masës "detyrim paraqitje/ Berisha në SPAK:
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike në deklaratën për mediat jashtë SPAK u pyet lidhur me incidentin që ndodhi në protestën e fundit të PD-së mes deputetëve demokratë dhe gazetarëve. 

Në komentin e tij mbi këtë, Berisha vlerësoi gazetarët për kontributin e tyre në denoncimin e asaj që ai e quan "farsë elektorale". Më tej u shpreh se cilido politikan duhet të ketë një kujdes të veçantë në marrëdhëniet me gazetarin.

Ndërkohë u shpreh gjithashtu se në protesta situata është më delikatë dhe se mund të krijohen shpejt gjaknxehtësira dhe gjëra të papëlqyera.

"Tani, meqë më pyet, personalisht siç e di, kam falënderuar me sinqeritet, në mënyrë të përsëritur gazetarët për kontributin që kanë dhënë për denoncimin e farsës elektorale. Ai ka qenë kontribut i çmuar dhe unë e vlerësoj shumë. Ato kronika të tyre kanë qenë dhe janë jashtëzakonisht të çmuara. Nga ana tjetër meqë më pyet, të sugjeroj miqësisht të lexosh raportet e OSBE-së se çfarë thonë për mediat në Shqipëri. Ato thonë se mediat u sollën si në diktaturë. Kjo, absolutisht jo gazetarët e kronikës, ja këtu unë i përjashtoj.

Unë i përjashtoj këtu gazetarët e kronikës nga ky klasifikim, pasi ka prej tyre që kanë rrezikuar shumë veten me raportimet që kanë bërë me guxim dhe trimëri. Por në tërësi gjendja e medieve është shëmbëlltyrë e medieve në diktaturë. E thotë raporti, unë nuk kam lexuar ndonjë raport të tillë tjetër. Tani vijmë tek episodi, unë nuk e kam parasysh të gjithë, por jam absolutisht për respektimin e gazetarëve. Dhe ju, në qoftë se në anën tjetër në 3 muaj, nuk bënit dot një pyetje, në këtë anë keni bërë çfarë pyetje dhe keni marrë përgjigje për çfarë keni dashur.

Por cilido politikan duhet të ketë një kujdes të veçantë në marrëdhëniet me gazetarin. Sikundër në protesta, kur ka një kauzë, besoj se gazetari duhet të ketë në qoftë se nuk e mbështet protestën dhe nuk ka asnjë detyrim të mbështesë protestën, nuk duhet të marrë porosi dhe të zbatojë porosi të cilat nuk është vendi për t’i zbatuar aty se mund të krijojë gjaknxehtësira dhe gjëra të papëlqyera. Por marrëdhëniet me PD ju i keni pasur në tërësi më normale se me çdo forcë politike.", tha Berisha. 

1 VITE ME PARE

Berisha: Alimehmeti është luftëtar i çmuar i PD-së, nuk është vetëm parlamenti për përfaqësim

Ne zbatim të masës "detyrim paraqitje/ Berisha në SPAK:
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar mos futjen e doktor Ilir Alimehmetit në Kuvend. Gjatë fjalës për gazetarët nga SPAK, Berisha ka deklaruar se Alimehmeti është një luftëtar i çmuar dhe i shquar i PD-së. Ndërkohë që theksoi se Kuvendi është vetëm një përfaqësim nga shumë përfaqësime që ka PD-ja. 

"E vërteta është se nuk e humbi fare. Ai është një luftëtar i çmuar dhe i shquar i PD-së dhe tregoi shkallën e lartë të pëlqyeshmërisë që kanë qytetarët për të. Natyrisht listat mund të ishin në disa lloje, por fakti që ai mblodhi ato vota, dëshmoi se ai është një veprimtar shumë i respektuar dhe i çmuar. Unë nuk besoj se vetëm parlamenti është përfaqësim, një parti ka shumë përfaqësime. Shumë mirë që e morët zotin Ilir shembull. Vërtet ai është një intelektual me pëlqyeshmëri të lartë dhe reputacion shumë të mirë," tha Berisha.

1 VITE ME PARE

"A keni komunikuar me LaCivita në 72 orët e fundit?", Berisha: Po mjaftohem me falenderimet...

Ne zbatim të masës "detyrim paraqitje/ Berisha në SPAK:
sali berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është pyëtur nga gazetarët sot nëse ka pasur komunikim me drejtuesin politik të fushatës, amerikanin, Chris LaCivita në 72 orët e fundit.

Beriha nuk dha një përgjigje konkrete por u shpreh se e falenderon për kontributin që ai ka dhënë Partisë Demokratike, ndërsa e konsideroi këtë si një çështje private.  

"Dua ta falenderoj për punën e bërë. Çështjet e privatësisë, Sali Berisha sado që është njëriu më publik që qarkullon, ka dhe ai privatësinë e tij. Ndaj dhe po mjaftohem me falenderimet për kontributin dhe ndihmën që na ka dhënë. Ju ftoj që të bëheni avoketër të interes publik të qytetarëve shqiptar. Ky është misioni i opozitës dhe mediave.", tha Berisha. 

1 VITE ME PARE

Deputeti më i vjetër në kuvend, a do e drejtojë seancën e parë? Berisha: S'do lejojmë të ndodhë

Ne zbatim të masës "detyrim paraqitje/ Berisha në SPAK:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është pyetur nëse do e drejtojë ai seancën e parë të Kuvendit në shtator si deputeti më i vjetër që është. Gjatë fjalës së tij, Berisha thekson se kjo nuk do të ndodhë ndonjëherë. Ndërkohë që më tej, Berisha ka theksuar se do të vazhdojnë betejën ndaj vjedhjes së zgjedhjeve.

"Kjo pyetja e ka përgjigjen, nuk do të mund të ndodhë ndonjëherë ajo. Unë vazhdoj betejën kundër kësaj vjedhje më monstruoze të 32 viteve në historinë e zgjedhjeve pluraliste. Kjo vjedhje ka qenë e paralajmëruar. Ne vazhdojmë betejën tonë, gjer në rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve. Mos mendojë njeri se intimidohemi. Vjedhja ka ndodhur publikisht me vendime qeverie pa e fshehur fare. Kemi besim se do t’ia dalim”, tha Berisha.

1 VITE ME PARE

Berisha publikon dokumentin e prokurës: Kjo vërteton që Irena me 5 mbiemra është dënuar dhe dëbuar nga shteti grek

Ne zbatim të masës "detyrim paraqitje/ Berisha në SPAK:
sali berisha

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka folur për mëdiat jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme. Berisha ka akuzuar sërish për mashtrim, gjyqtaren Irena Gjoka. 

Ai ka ndarë me gazetarët dhe një dokument që sipas tij vërteton se Irena Gjoka është dënuar dhe dëbuar nga shteti i Greqisë. Berisha shprehet më tej se gjyqtarja publikisht e ka mohuar që ka pasur gjëra të tilla, ndërkohë ka marrë prokurë për t’i hequr këto masa.

"Tani, kreu i Gjykatës speciale, pseudogjykatësja me pesë mbiemra, është një mashtruese ordinere dhe delinkuente, e paturp, e pacipë, subjekt i ligjit. Ndërsa deklaron në formularët e saj, që i ka dorëzuar motrës së Lubi Ballukut, se nuk ka marrë ndonjëherë dënim në ndonjë vend, siç kërkon formulari.

A jeni dënuar me burgim me vendim gjyqësor jopërfundimtar nga ndonjë autoritet? Jo, thotë. A është marrë ndonjëherë masë dëbimi nga shteti i huaj? Jo, thotë Irena me 5 mbiemra. Por këtu shqiptarët duhet të mësojnë se kjo delinkuente, me datën 31.03.2013, ka firmosur tek noteri Fejzo Behaj, prokurën për vete, duke u paraqitur edhe si bashkëshortja e Stefan Gjokës. Në fakt, certifikatën e martesës e ka tre vite mbrapa.

Pra, autorizon të drejtë përfaqësimi Andon Ikonomu, avokat me siguri, të paraqesë çdo lloj prove të nevojshme dhe të nënshkruajë, të marrë në dorëzim çdo akt që është i nevojshëm për heqjen e masës së dhënë. Ne, thotë, të përfaqësuarit Stefan Gjoka, Irena Maneku, bashkëshortja e Stefan Gjokës, mashtrim me certifikatë, autorizojmë zotin Andon Ikonomu me banim në Patra, Aleksandër Ispilandi, të na përfaqësojë me pranë Ministrisë së Rendit publik në Athinë dhe çdo institucion tjetër të nevojshëm në lidhje me heqjen e masës së ndalimit të dhënë ndaj nesh në mënyrë të paligjshme.

Ky dokument vërteton se ajo është dëbuar nga shteti grek. Vërteton se ajo është dënuar nga shteti grek. Vërteton se ajo ka mashtruar shtetin shqiptar qoftë për dënimin, qoftë për dëbimin. Ajo publikisht e ka mohuar që kurrë nuk kam pasur gjëra të tilla, ndërkohë ka marrë prokurë për t’i hequr këto masa. Nuk mund të ketë mashtrim më ordiner dhe më të dënueshëm se ky. Se këtu ka një formular, të cilën sigurisht ia mbyll Lubia. Ndërkohë unë solla këtu para jush me vulë apostile dokumentin e gjykatës së Janinës se ajo është dënuar me tre muaj burg. Pra, siç e shihni, gjykata speciale kryesohet nga kriminelë specialë. Dhe që e vërteta , nuk është e vetmja.", tha Berisha. 

1 VITE ME PARE

Vota e diasporës/ Berisha: Vota e tyre është e manipuluar si në Korenë e Veriut

Ne zbatim të masës "detyrim paraqitje/ Berisha në SPAK:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se emigrantët shqiptarë kanë votuar masivisht për PD-në në këto zgjedhje. Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se vota e tyre është manipuluar si në Korenë e Veriut. Në fund të fjalës së tij, Berisha shtoi se do të marrin përgjigjen më ekzemplare nga diaspora. 

"Diaspora votoi masivisht për PD, por kutitë dhe votat e tyre janë manipuluar si në Korenë e Veriut. Diaspora do të thotë fuqishëm faljen e saj, sepse përdhosja që u bë do të marrë përgjigjen nga shqiptarët jashtë vendimit. Ata që menduan se do të tallnin diasporën, do të marrin përgjigjen ekzemplare," tha Berisha.

1 VITE ME PARE

Berisha tregon shënimin e lënë sot në SPAK: Qëndrimi mbrojtës ndaj krimit elektoral i Dumanit përbën krim antikushtetues

Ne zbatim të masës "detyrim paraqitje/ Berisha në SPAK:
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë "detyrim paraqitje".

Ashtu si herët e tjera, Berisha dha një deklaratë për mediat pas daljes nga SPAK, ku tregoi dhe shënimin e lënë sot për kryeprokurorin Altin Dumani.  

"Qëndrimi mbrojtës ndaj krimit elektoral i Altin Dumanit, përbën një krim të rëndë antikushtetues në shërbim të narkoshtetit dhe kreut të tij, Edi Rama. Kjo është deklarata që unë i lashë kreut të Skapit.", tha Berisha. 

1 VITE ME PARE

Në zbatim të masës "detyrim paraqitje"/ Sali Berisha paraqitet në SPAK, mbështetësit e tij mblidhen para Prokurorisë

Ne zbatim të masës "detyrim paraqitje/ Berisha në SPAK:
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë "detyrim paraqitje". Kjo është paraqitja e disatë e kryedemokratit në SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Sikurse dhe në ditët e tjera kur Berisha është paraqitur në SPAK, demokratët, mbështetës të tij, janë mbledhur para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.

Herën e fundit që Berisha u paraqit në SPAK, ai tha për gazetarët se ardhja e tij aty shërben si dëshmi e "keqpërdorimit të drejtësisë nga kryeministri Edi Rama për luftuar kundërshtarë politikë". Kryedemokrati tha se çështja kundër tij është dëshmi e standardit të dyfishtë të SPAK që sipas tij sulmon opozitën pa asnjë fakt. Ai tha se Prokuroria e Posaçme nga ana tjetër po mbulon vjedhjet dhe korrupsionin qeveritar. 

sali berisha ne spak

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet