LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare/ Përcillet për në banesën e fundit Artan Lame, miqtë dhe të afërmit mbajnë një minutë heshtje në nder të tij

• Ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame është përcjellur mësditën e sotme në banesën e fundit. •  Shumë persona kanë marrë pjesë në homazhe në ndër të tij ndërsa mes tyre kanë qenë të pranishëm edhe figura të njohura. • Mësohet se miqtë e tij pritet të bëjnë një muze për të pranë Gardës së Republikës. Në orën 12:00 u krye nisja drejt varreza të Sharrës ku do të mbahet ceremonia e varrimit. • Para nisjes në varreza është mbajtur një minutë heshje. • Artan Shkreli, një nga miqtë më të ngushtë të Lames mbajti fjalimin prekës në ceremoninë e lamtumirës. • Ai e përshkroi mikun e tij si një njeri të veçantë, me zemër të madhe dhe përkushtim të pashoq ndaj familjes, punës dhe kauzave që mbrojti me pasion gjatë jetës së tij. • Lame u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare në Gjermani, pas një ndëhyrje të vështirë në zemër. • Ai ndërroi jetë pas daljes nga gjendja e komës. • Lame ka mbajtur poste të larta drejtuese në shtetin shqiptar si zëvendësministër apo drejtor i Agjensisë së Kadastrës dhe Legalizimeve.

3 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

FOTO/ Miqtë dhe të afërmit mbajnë një minutë heshtje në nder të tij, përcillet për në banesën e fundit Artan Lame

Ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare/ Përcillet
Homazhet

TIRANË- Ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame është përcjellur mësditën e sotme në banesën e fundit. Miq dhe familjarë të shumtë të 58-vjeçari kyen homazhe në nder të tij ndërsa në orën 12:00 u krye nisja drejt varreza të Sharrës ku do të mbahet ceremonia e varrimit.

Para nisjes në varreza është mbajtur një minutë heshje. Artan Shkreli, një nga miqtë më të ngushtë të Lames mbajti fjalimin prekës në ceremoninë e lamtumirës. Ai e përshkroi mikun e tij si një njeri të veçantë, me zemër të madhe dhe përkushtim të pashoq ndaj familjes, punës dhe kauzave që mbrojti me pasion gjatë jetës së tij.

“Sot është një dhimbje e madhe për të gjithë. Sot po ndahemi nga një pjesë e vetes sonë. Artan Lame ishte unik, djali i madh dhe i dashur i prindërve, studenti kurioz i inxhinierisë, bashkëshort i përkushtuar dhe baba i dhembsur. Ai qe ndër të parët drejtorë të trashëgimisë kulturore, ishte aktivist karizmatik i mbrojtjes së kauzave, si drejtor i ALUIZMI-t ai ndihmoi me legalizimin e shtëpive për shumë qytetarë dhe publicist i jashtëzakonshëm," tha ai.

 

1 VITE ME PARE

Ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare/ Zhvillohen homazhe në nder të Artan Lames, miqtë e tij do të bëjnë një muze për të pranë Gardës së Republikës

Ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare/ Përcillet
Pamje nga homazhet

TIRANË- Ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame do të përcillet sot në banesën e fundit. Ndërkohë pranë Akademisë së Shkencave në sallën “Libri Enciklopedik” po zhvillohen homazhe në nder të tij. Nderimet kanë filluar nga ora 10:00 ndërsa në orën 12:00 ai do të përcjellet në banesën e fundit në varrezat e Sharrës.

Shumë persona kanë marrë pjesë në homazhe në ndër të tij ndërsa mes tyre kanë qenë të pranishëm edhe figura të njohura. Mësohet se miqtë e tij pritet të bëjnë një muze për të pranë Gardës së Republikës. 

1 VITE ME PARE

I jepet sot lamtumira e fundit ish-kreut të Kadastrës Artan Lame, ja kur do të mbahet ceremonia mortore

Ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare/ Përcillet
Lame

TIRANË- Ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame do të përcillet sot në banesën e fundit. Familja Lame ka njoftuar se do të zhvillohen homazhe pranë Akademisë së Shkencave, salla “Libri Enciklopedik”, duke filluar nga ora 10:00.

Në orën 12:00 do të përcjellet në banesën e fundit në varrezat e Sharrës. Ndërkohë të mërkurën dhe të enjtjen do të vazhdojnë pritjet nga ora 09:30 deri në 13:00. Pasdite po ashtu nga ora 17:00 deri në 20:30.

“Të dashur familjarë e miq, erdhi momenti i ndarjes përfundimtare me njeriun tonë të dashur, ARTAN LAME. Pritjet për nder të tij do të mbahen ditën e hënë, më 26 maj, nga ora 10:00 deri në 20:00, pranë agjencisë funerale “Alba 2000”, Rruga e Durrësit (ish-ambasada jugosllave).

Të martën, më 27 maj, do të zhvillohen homazhet në nderim të Tanit pranë Akademisë së Shkencave, salla “Libri Enciklopedik”, duke filluar nga ora 10:00. Në orën 12.00 do ta përcjellim ne banesën e fundit, në varrezat e Sharrës, Tiranë. Pas ceremonisë, pritjet do të vazhdojnë ditën e mërkurë dhe e enjte, nga ora 09:30 deri në 13:00 dhe nga ora 17:00 deri në 20:30. Pranë agjencisë funerale “Alba 2000”, Rruga e Durrësit (ish-ambasada jugosllave). Me respekt Familja”, njofton familja.

Artan Lame është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare në Gjermani, pas një ndëhyrje të vështirë në zemër. Ai u nda nga jeta pas daljes nga gjendja e komës. Ai ka mbajtur poste të larta drejtuese në shtetin shqiptar si zëvendësministër apo drejtor i Agjensisë së Kadastrës dhe Legalizimeve.

Lame ishte publicist, opinionist, studiues i historisë shqiptare dhe një veprimtar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit. I lindur në Tiranë në vitin 1967, me origjinë nga fshati Qytezë i Kolonjës, Artan Lame la gjurmë si pjesë e shoqërisë civile dhe si funksionar publik.

Në vitin 2000 ishte drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, më tej deri në 2002-shin, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës. Për 3 vite të tjera, zëvendësministër i Territorit dhe Turizmit. Nga 2013-a, për 6 vite drejtoi Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale (ALUIZNI). E përmbylli angazhimi publik me detyra shtetërore, si Drejtor i Përgjithshëm Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Lame ka qenë kandidat për deputet i PS-së në zgjedhjet parlamentare 2005,2009,2013.Në vitin 2012, Presidenti i Republikës e dekoroi me “Medaljen e Mirënjohjes” për kontributin e tij në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

artan lame

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet