LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Moti keq në vend/ Reshje dëbore në disa qarqe, probleme me energjinë elektrike në fshatrat e thella, ndalohet lundrimi i trageteve të linjës Durrës-Bari

• Vendi ynë ditën e sotme është përfshirë nga moti i keq ku disa zona janë zbardhur nga dëbora. • Ministria e Mbrojtjes ka bërë një njoftim lidhur me situatën e krijuar në vend nga moti i keq. • Ministria njofton se sipas raportimeve nga strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, situata deri në këto momente në portin e Durrësit është ndaluar lundrimi i anijeve të vogla dhe është ndaluar lundrimi i trageteve të linjës Durrës-Bari-Durrës. • Në portin e Vlorës nuk janë raportuar probleme për lundrimin e anijeve. Gjithashtu bëhet me dije se në qarkun e Dibrës rruga e “Arbrit” është e pakalueshme, pasi ka reshje bore të dendura. • Firmat kontraktore po punojnë për hapjen e këtij aksi.• Në bashkinë Dibër janë bllokuar disa qendra administrative me akset kryesore si; Lurë, Selishtë, Luzni, Kala e Dodës dhe Zall Dardhë. • Në bashkinë Bulqizë janë të bllokuara njësitë administrative Ostren, Trebisht. • Në bashkinë Klos janë bllokuar rrugët dytësore të fshatrave që lidhen me qendrat administrative Suç, Gurë dhe Xibër. Në bashkinë Mat janë bllokuar disa rrugë të fshatrave që lidhen me qendrat administrative Macukull,Lis, Derjan dhe Komsi. • Aksi rrugor Peshkopi-Ulëz, në vendi e quajtur Qafë Ulëz është bllokuar për shkak të pranisë së dëborës, akullit dhe mjeteve që lëvizin pa goma dimërore.• Aksi rrugor Kir-Shosh është bllokuar si pasojë e shembjeve të dherave dhe reshjeve të dëborës. • Rrugët rurale që lidhin bashkinë Fushë-Arrëz me njësinë administrative Iballë dhe fshatrat e saj janë të bllokuara. •Në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë, në vendin e quajtur kthesat e “Murrashit: ka prezencë inertesh në rrugë.• Në Qafë thanë ka reshje dëbore të cilat kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve të rënda. •Në terren janë shërbimet e policisë rrugore.• Në bashkinë Krujë, aksi rrugor Cudhi Kamp-Qafështamë është i bllokuar nga reshjet e dëborës.• Rruga për në Shëngjergj, bashkia Tiranë është e vështirë për tu kaluar nga sasia e reshjeve të dëborës. •Në bashkinë Vlorë, niveli i ujit në rrugët e qytetit vazhdon të rritet. •Sot në qytetin e Vlorës ka rënë 87 mm shi.• Mjetet qarkullojnë me vështirësi. •Sipas ministrisë, gjatë ditës së sotme po punohet me borëpastrueset për të mbajtur të hapura rrugët e qarkullueshme dhe për të hapur rrugët e bllokuara nga dëbora. •Po ashtu në njoftim shtohet se rekomandohen përdoruesit e rrugës te lëvizin me shpejtësi të kufizuar, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe në akset me dëbore të përdorin gomat dimërore.

29 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Moti i keq në vend/ Ministria e Arsimit: Pezullohet përkohësisht mësimi në 77 shkolla në disa zona të vendit

Moti keq në vend/ Reshje dëbore në disa qarqe, probleme me
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Ministria e Arsimit dhe Sportit ka informuar se për shkak të situatës së rënduar nga moti i keq, rekomandimeve te autoriteteve përgjegjëse për emergjencat civile, si dhe raportimet nga zyrat vendore arsimore, nesër, më datë 13 janar 2025, pezullohet përkohësisht procesi mësimor në 77 shkolla qendër dhe shkollat e tyre vartëse, ku reshjet e dendura të dëborës dhe kushtet e vështira të motit e bëjnë të pamundur zhvillimin e procesit mësimor.

Sipas njoftimit, problematike paraqitet situata në disa shkolla në zonat e Bulqizës, Matit, Dibrës, Krujës, Hasit, Kukësit, Mirditës, Kurbinit, Pukës, etj. Mësohet se procesi mësimor në këto shkolla pezullohet deri në një njoftim të dytë dhe do zëvendësohet në javët në vijim.

Shkollat ku është pezulluar mësimi:

Shkolla “Abdyrrahman Përmeti” Mat
Shkolla 26 Korriku Bruç,Urakë,Rremull,Rukaj, Mat
Shkolla “Rexhep Kërtuka” Mat
SHMB Zall- Dardhë, Dibër
Shkolla 9-vjeçare “Hasan Leka” Shumbat, Dibër
Shkolla 9-vjeçare “Ibrahim Gjorgji” Radomire, Dibër
Shkolla 9- vjeçare Selishte,Dibër
Shkolla 9-vjeçare “Fiqiri Cani” Lishan i Poshtem,Dibër
SHMB” Ajet Ndreu” Sllove, Dibër
Shkolla “Arberia”, Bulqizë
Shkolla “Rifat Manjani”, Bulqizë
Shkolla “Shefqet Tançi”, Bulqizë
Shkolla “Xhevdet Doda”, Bulqizë
Shkolla “Asllan Keta”, Bulqizë
Shkolla Demokracia, Bulqizë
Shkolla “Ismail Jangulli”, Bulqizë
Shkolla “Jashar Kola”, Bulqizë
Shkolla “Ibrahim Daçi”, Bulqizë
Shkolla “Man Jella”, Bulqizë
Shkolla Gjorice e Siperme, Bulqizë
Shkolla “Faslli Cami”, Bulqizë
Shkolla “Elez Koçi”, Bulqizë
Shkolla “Shaban Elmaz Ostreni”, Bulqizë
Shkolla “10 Deshmoret”, Bulqizë
Shkolla “Jani Fullani”, Bulqizë
Shkolla e Bashkuar Shishtave Kukës
Shkolla 9 vjeçare Kalimash,Kukës
Shkolla 9-vjeçare Mamëz, Kukës
Shkolla 9 vjeçare Orogjost, Kukës
Shkolla 9-vjeçare Cinamakë, Kukës
Shkolla Shën Mëri Kukës
Shkolla e bashkuar Zapod, Kukës
Shkolla 9-vjeçare Malqene,Ujmisht, Kukës
Shkolla e Bashkuar Bushtrice, Kukës
Shkolla 9-vjeçare Helshan,Has
Shkolla 9-vjeçare Letaj Has
Shkolla 9-vjeçare Metaliaj Has
Shkolla 9-vjeçare Fajza Has
Shkolla Metaliaj, Has
Shkolla e mesme e bashkuar Golaj Has
Shkolla Sejdi Dida, Has
Shkolla 9-vjeçare Vlahen Has
Shkolla 9-vjeçare Nikoliq Has
Shkolla 9-vjeçare Tregtan Has
69-Shkolla e mesme Skenderbeu, Has
Shkolla e bashkuar “Mark Jaku” Pukë
Shkolla e Bashkuar “Nikoll Lleshi” Gjegjan, Pukë
Shkolla Iballë, Pukë
Shkolla Perlat Qender, Mirditë
Shkolla 9- Vjeçare ” Mark Trokthi”, Kurbin
Shkolla 9- Vjeçare ” Gjin Pjetri”, Kurbin
Shkolla 9- Vjeçare Nr.3,Kurbin
Shkolla 9- Vjeçare “Gjoke Elezi”, Kurbin
Shkolla 9- Vjeçare, “Gjon Gjonaj”, Kurbin
Shkolla 9- Vjeçare “Migjeni”, Kurbin
Shkolla 9- Vjeçare “Besnik Syla”, Kurbin
Shkolla 9- Vjeçare “Demokracia” , Kurbin
Shkolla 9- Vjeçare “Ismail Dema”, Kurbin
Shkolla 9- Vjeçare “Dan Bajrami”, Kurbin
Shkolla 9- Vjeçare “Fran Pal Piroli”, Kurbin
Shkolla 9- Vjeçare Milot, Kurbin
Shkolla 9- Vjeçare “28 Nentori”, Kurbin
Shkolla 9- Vjeçare “Cub Çapani”, Kurbin
Shkolla 9- Vjeçare Shullaz, Kurbin
Shkolla 9- Vjeçare Skuraj, Kurbin
Shkolla 9- Vjeçare “Nike Tom Prela”, Kurbin
Shkolla 9- Vjeçare Adriatik, Kurbin
Shkolla 9- Vjeçare “Nikoll Miri”, Kurbin
Gjimnazi “At Shtjefen Gjeçovi” Kurbin
Gjimnazi “Arif Halil Sulaj” Mamuras,
Gjimnazi “At Shtjefen Kurti” Gorre,
Gjimnazi Milot
Shkolla “Hamdi Mansaku” Tiranë
Shkolla “Bahri Nela” Tiranë
Shkolla “Zenel Bastari” Tiranë
Shkolla “Vilëz” Tiranë
Shkolla ShMB Shëngjergj Tiranë

“Ky vendim është marrë për të garantuar sigurinë e nxënësve, mësuesve dhe personelit arsimor në zonat më të prekura nga moti i keq. Ministria e Arsimit dhe Sportit është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet vendore dhe shtabet e emergjencave civile për të monitoruar situatën dhe për të marrë masa të mëtejshme, nëse do të vlerësohet e nevojshme. Mbetemi maksimalisht të angazhuar për të garantuar sigurinë e nxënësve, mësuesve dhe personelit arsimor dhe për çdo ndryshim të situatës, do informojmë publikun. Ftojmë të gjithë prindërit dhe nxënësit të ndjekin njoftimet dhe udhëzimet e mëtejshme dhe të mbajnë kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e shkollave për informacion të nevojshëm”, njofton Ministria e Arsimit.

1 VITE ME PARE

VOA: Veriu i Shqipërisë përfshihet nga temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës

Moti keq në vend/ Reshje dëbore në disa qarqe, probleme me
Dëbora

SHQIPËRIA- Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës kanë përfshirë gjatë ditës së sotme të gjithë zonën malore në Veri të Shqipërisë, duke krijuar probleme në qarkullimin rrugor, por edhe jetesën e mijëra banorëve.

Autoritetet njoftuan se, për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, është ndërprerë qarkullimi në disa prej akseve të rëndësishme rrugore si aksi rrugor Fushë Arrëz -Iballë, aksi rrugor “Bypass-Qafë Murrizë” në Dibër dhe aksi rrugor Kir- Shosh në Bashkinë e Shkodrës. Të bllokuara mbeten edhe një numër i madh i rrugëve rurale në bashkitë Shkodër, Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës dhe Dibër.

Gjatë paradites së sotme ka patur vështirësi në qarkullimin e automjeteve përgjatë Rrugës së Kombit, në segmentin nga Tuneli i Kalimashit deri në pikëkalimin kufitar të Morinit.

10 borëpastruese, të firmave kontraktore, punojnë pa ndërprerje në këtë segment të rëndësishëm rrugor, që lidh Shqipërinë me Kosovën, në përpjekje për të shmangur bllokimin dhe lehtësuar lëvizjen e automjeteve dhe udhëtarëve. Borëpastrueset po punojnë edhe në akset e tjera rrugore si atë Bogë-Theth dhe në Vermosh të Malësisë së Madhe.

Për shkak të kushteve të rënduara atmosferike dhe rreziqeve te mundshme, policia ka shtuar praninë e efektivëve të policisë rrugore dhe patrullave të përgjithshme në segmentet më problematike, me qëllim monitorimin e qarkullimit të automjeteve, parandalimin e aksidenteve dhe ndihmën për përdoruesit e rrugës në nevojë.

Temperaturat e ulëta, era e fortë dhe reshjet e dëborës, kanë krijuar probleme edhe në furnizimin me energji elektrike. Thuajse të gjitha bashkitë e zonës veriore raportuan gjatë ditës së sotme ndërprerje të energjisë. OSHEE njoftoi se, grupet e saj të specialistëve ndodhen në terren për riparimin e defekteve, por vazhdimi i reshjeve të dëborës dhe stuhitë e erës e kanë vështirësuar së tepërmi punën për riparimin e shpejtë të linjave të dëmtuara të energjisë.

Zona malore në Veri të Shqipërisë përballet, thuajse çdo vit, me vështirësitë e shkaktuara nga moti gjatë periudhës së dimrit. Terreni malor, bllokimi i herëpashershëm i rrugëve që lidhin fshatrat me rrugët kombëtare, shoqëruar me nivelin e lartë të varfërisë dhe investimet e pakta, në krahasim me pjesën tjetër të vendit, vazhdojnë të nxisin largimin e banorëve, sidomos të rinjve, drejt zonave të ulëta të vendit dhe emigrimit.

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, përgjatë periudhës 2011-2023, Qarku i Shkodrës ka pësuar një rënie të popullsisë me 28.3 përqind, ndërsa Qarku i Kukësit me 27.3 përqind, duke regjistruar kështu rënien më të madhe të popullsisë përgjatë 12 viteve të fundit./ VOA

1 VITE ME PARE

Moti i keq në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Vlora i është rikthyer normalitetit

Moti keq në vend/ Reshje dëbore në disa qarqe, probleme me
Pjesë nga videoja

VLORA- Ministria e Mbrojtjes njofton se pas një dite të vështirë për shkak të reshjeve të dendura, Vlora i është rikthyer normalitetit. Në njoftim thuhet se në terren ndodhen 11 forca, 2 mjete, 2 motopompa, 3 mjete vetëshkarkuese dhe 1 ekskavator. Sipas ministrisë, të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile, si në nivel lokal ashtu edhe qendror, janë angazhuar për monitorimin dhe menaxhimin e situatës, duke siguruar funksionimin normal dhe mbrojtjen e qytetarëve.

Njoftimi:

Pas një dite të vështirë për shkak të reshjeve të dendura, lajmi i mirë është se Vlora i është rikthyer normalitetit.

Ministria e Mbrojtjes dhe Bashkia e Vlorës vepruan me shpejtësi për t’i bërë ballë situatës. Jemi mirënjohës ndaj djemve dhe vajzave të Bazës Mbështetëse të Emergjencave Civile dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për koordinimin e shpejtë, duke vënë në funksion të plotë sistemin e shkarkimit të hidrovorit të Vlorës.

Në terren ndodhen 11 forca, 2 mjete, 2 motopompa, 3 mjete vetëshkarkuese dhe 1 ekskavator. Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile, si në nivel lokal ashtu edhe qendror, janë angazhuar për monitorimin dhe menaxhimin e situatës, duke siguruar funksionimin normal dhe mbrojtjen e qytetarëve.

Gjatë orëve në vazhdim, forcat tona do të monitorojnë me kujdes situatën për të siguruar jetën e qytetarëve dhe për të evituar dëmet materiale në biznese apo banesa.

1 VITE ME PARE

Ngrica në rrugë, bllokohet tuneli i Krrabës nga Tirana për në Elbasan

Moti keq në vend/ Reshje dëbore në disa qarqe, probleme me
Foto ilustruese



TIRANA- Tuneli i Krrabës nga Tirana për në Elbasan është bllokuar. Bëhet me dije se shkak është bërë bora e dendur dhe prezenca e akullit në rrugë.

Momentalisht mësohet se makinat nuk lëvizin për shkak të situatës problematike që është krijuar.

1 VITE ME PARE

Moti keq në vend/ Ndërpritet energjia në disa zona të qarkut Gjirokastër

Moti keq në vend/ Reshje dëbore në disa qarqe, probleme me
Foto ilustruese

GJIROKASTËR- Reshjet e shiut me intensitet të ulët deri në mesatar kanë vazhduar gjatë gjithë ditës në territorin e Qarkut Gjirokastër. Bëhet me dije se aktualisht, lumenjtë Vjosa dhe Drino janë brenda shtrateve të tyre dhe nuk paraqesin rrezik për përmbytje.

Ndërkohë, ndërprerje energjie elektrike sipas OSHEE, ka pasur në këto zona: lagjja “Kala”, qyteti Tepelenë, fshati Dragot, Bashkia Tepelenë, fshati Kosinë, Bashkia Përmet, fshati Sukë, Bashkia Këlcyrë.

Nga ana tjetër, drejtoria Vendore e Policisë së Qarkut Gjirokastër ka raportuar një incident në aksin rrugor Tepelenë-Salari, ku era e fortë shkaktoi rrëzimin e një peme, duke bllokuar përkohësisht rrugën. Forcat zjarrfikëse ndërhynë menjëherë dhe larguan pengesën, duke rikthyer qarkullimin.

1 VITE ME PARE

Moti i keq/ Pezullohet mësimi për nesër në shkollat e 8 njësive administrative në Kukës

Moti keq në vend/ Reshje dëbore në disa qarqe, probleme me
Foto ilustruese

KUKËS- Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar në qytetin e Kuksit ka njoftuar pezullimin e mësimit për ditën e nesërme në disanjësi administrative.

Mësohet se mësimi do të pezullohet në shkollat e Njësive Administrative Shishtavec, Zapod, Bushtricë, Ujmisht, Malzi, shkolla Kalimash, shkolla Çinamakë dhe Mamëz.

Bëhet me dije se momentalisht po vlerësohet situata edhe për shkollat në njësinë Topojan.

1 VITE ME PARE

Moti i keq në vend/ Familja me 5 anëtarë ngec në malin e Tomorit, shpëtohen nga ndërhyrja e policisë

Moti keq në vend/ Reshje dëbore në disa qarqe, probleme me
Mali i Tomorrit

MALI I TOMORRIT- Shërbimet e Qarkullimit Rrugor kanë ndërhyrë në ndihmë të një familjeje që kishte mbetur e bllokuar në rrugën që çon në malin e Tomorit, pasi automjeti me të cilin po udhëtonin nuk mund të vazhdonte lëvizjen për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.

Bëhet me dije se gjatë patrullimit në aksin rrugor Poliçan-Mali i Tomorit, shërbimet e Qarkullimit Rrugor konstatuan një automjet të ndaluar me 5 persona brenda, përfshirë dy fëmijë. Familja nga Berati, kishte udhëtuar drejt malit të Tomorit, por gjatë kthimit, automjeti kishte xhiruar për shkak të borës dhe kishte pësuar dëmtime në goma, duke e bërë të pamundur lëvizjen drejt qytetit.

Mësohet se shërbimi i Qarkullimit Rrugor transportoi familjen me automjetin e tyre deri në banesë, duke siguruar kështu rikthimin e sigurt.

1 VITE ME PARE

Moti i keq në Librazhd/ Radhë kilometrike mjetesh të bllokuara për shkak të reshjeve të dëborës

Moti keq në vend/ Reshje dëbore në disa qarqe, probleme me
Dëbora

LIBRAZHD- Reshjet e dendura të dëborës kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në rrugën kombëtare Qafë Thanë-Prrenjas-Librazhd. Sipas informacioneve, fluksi i madh i qarkullimit nga Shqipëria Juglindore ka shkaktuar rëndim të situatës që prej orës 16:00 e në vazhdim ku shumica e automjeteve që po qarkullojnë në këtë rrugë dhe që udhëtojnë drejt Tiranës rezultojnë se nuk kanë goma dimërore dhe zinxhirë.

Ndërkohë, policia rrugore e dislokuar me forca të shtuara në të gjithë gjatësinë e kësaj rruge ku radhët e krijuara janë kilometrike. Krijimi i radhëve po shkakton bllokimin e qarkullimit të borëpastruesve dhe mjeteve që mirëmbajnë rrugën nga Qafë Thana në Librazhd. Situata paraqitet kritike në tre segmente, përkatësisht në Qafë Thanë, Pishkash e Qukës.

1 VITE ME PARE

Moti i keq në qarkun e Korçës, vështirësi qarkullimi në Qafë Thanë dhe Ersekë, probleme dhe me energjinë elektrike

Moti keq në vend/ Reshje dëbore në disa qarqe, probleme me
Dëbora

KORÇA- Në qarkun e Korçës aktualisht nuk raportohet për bllokim të rrugëve nga moti i keq, por ka problematika me qarkullimin e mjeteve, kryesisht në aksin kombëtar Qafë Thanë-Pogradec, Pogradec-Korçë dhe Korçë-Ersekë. Gjithashtu kufizime janë vendosur edhe nga pala greke, ku prej orës 17:00 te ditës së sotme është ndaluar kalimi i kamionëve dhe së fundmi autobusëve, drejt shtetit grek.

Sipas informacioneve për qarkun e Korçës, ka pasur shkëputje të herë pas hershme të energjisë elektrike në disa fshatra të thellë te Korçës, Maliqit dhe Pogradecit, por grupet e operatorit shpërndarës në terren kanë rikthyer energjinë. Aktualisht sipas informacioneve paraprake nuk evidentohen problematikat të mëdha në rrjet, ndërsa të gjithë fiderat janë aktiv ne furnizim.

1 VITE ME PARE

Moti i keq në vend/ Bashkia Shkodër: Në zonat malore, qarkullimi vetëm me goma dimërore dhe zinxhirë

Moti keq në vend/ Reshje dëbore në disa qarqe, probleme me
Dëbora

SHKODRA- Bashkia e Shkodrës ka dhënë informacion për situatën në këtë qytet, pas reshjeve intensive të shiut dhe dëborës teksa bëhet me dije se aksi rrugor Bogë – Theth – Bregu i Lumit është i kalueshëm, ndërsa aksi rrugor Kir – Shosh është i bllokuar për shkak të shembjeve të dheut dhe reshjeve të borës. Ndërkohë apelohet që në zonat malore, qarkullimi të kryhet vetëm me goma dimërore dhe zinxhirë për të siguruar sigurinë e lëvizjes.

“Pas ndërhyrjes së punonjësve të OSHEE, është rikthyer furnizimi me energji elektrike në Njësitë Administrative Rrethina  Gur i Zi, Ana e Malit dhe pjesërisht në Velipojë dhe Shalë. Grupet e OSHEE-së vazhdojnë punën në terren për rikthimin e energjisë në zonat ku ka ende probleme, të shkaktuara nga moti i keq, përfshirë reshjet e borës dhe stuhitë e erës”, njofton Bashkia.

1 VITE ME PARE

Moti i keq në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Është ndaluar lundrimi i trageteve të linjës Durrës-Bari-Durrës! Po punohet për të mbajtur të hapura rrugët e qarkullueshme dhe për të hapur rrugët e bllokuara nga dëbora

Moti keq në vend/ Reshje dëbore në disa qarqe, probleme me
Foto ilustruese

TIRANA- Ministria e Mbrojtjes ka bërë një njoftim lidhur me situatën e krijuar në vend nga moti i keq. Ministria njofton se sipas raportimeve nga strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, situata deri në këto momente në portin e Durrësit është ndaluar lundrimi i anijeve të vogla dhe është ndaluar lundrimi i trageteve të linjës Durrës-Bari-Durrës. Në portin e Vlorës nuk janë raportuar probleme për lundrimin e anijeve.

Gjithashtu bëhet me dije se në qarkun e Dibrës rruga e “Arbrit” është e pakalueshme, pasi ka reshje bore të dendura. Firmat kontraktore po punojnë për hapjen e këtij aksi. Në bashkinë Dibër janë bllokuar disa qendra administrative me akset kryesore si; Lurë, Selishtë, Luzni, Kala e Dodës dhe Zall Dardhë. Në bashkinë Bulqizë janë të bllokuara njësitë administrative Ostren, Trebisht.

Në bashkinë Klos janë bllokuar rrugët dytësore të fshatrave që lidhen me qendrat administrative Suç, Gurë dhe Xibër. Në bashkinë Mat janë bllokuar disa rrugë të fshatrave që lidhen me qendrat administrative Macukull,Lis, Derjan dhe Komsi. Aksi rrugor Peshkopi-Ulëz, në vendi e quajtur Qafë Ulëz është bllokuar për shkak të pranisë së dëborës, akullit dhe mjeteve që lëvizin pa goma dimërore. Aksi rrugor Kir-Shosh është bllokuar si pasojë e shembjeve të dherave dhe reshjeve të dëborës.

Rrugët rurale që lidhin bashkinë Fushë-Arrëz me njësinë administrative Iballë dhe fshatrat e saj janë të bllokuara. Në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë, në vendin e quajtur kthesat e “Murrashit: ka prezencë inertesh në rrugë. Në Qafë thanë ka reshje dëbore të cilat kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve të rënda. Në terren janë shërbimet e policisë rrugore. Në bashkinë Krujë, aksi rrugor Cudhi Kamp-Qafështamë është i bllokuar nga reshjet e dëborës.

Rruga për në Shëngjergj, bashkia Tiranë është e vështirë për tu kaluar nga sasia e reshjeve të dëborës. Në bashkinë Vlorë, niveli i ujit në rrugët e qytetit vazhdon të rritet. Sot në qytetin e Vlorës ka rënë 87 mm shi. Mjetet qarkullojnë me vështirësi. Sipas ministrisë, gjatë ditës së sotme po punohet me borëpastrueset për të mbajtur të hapura rrugët e qarkullueshme dhe për të hapur rrugët e bllokuara nga dëbora. Po ashtu në njoftim shtohet se rekomandohen përdoruesit e rrugës te lëvizin me shpejtësi të kufizuar, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe në akset me dëbore të përdorin gomat dimërore.

Njoftimi:

Sipas raportimeve nga strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, situata deri në këto momente paraqitet si më poshtë.

Akset rrugore

Në qarkun e Dibrës rruga e “Arbrit” është e pakalueshme, pasi ka reshje bore të dendura. Firmat kontraktore po punojnë për hapjen e këtij aksi.

Në bashkinë Dibër janë bllokuar disa qendra administrative me akset kryesore si; Lurë, Selishtë, Luzni, Kala e Dodës dhe Zall Dardhë.

Në bashkinë Bulqizë janë të bllokuara njësitë administrative Ostren, Trebisht.

Në bashkinë Klos janë bllokuar rrugët dytësore të fshatrave që lidhen me qendrat administrative Suç, Gurë dhe Xibër.
Në bashkinë Mat janë bllokuar disa rrugë të fshatrave që lidhen me qendrat administrative Macukull,Lis, Derjan dhe Komsi.
Aksi rrugor Peshkopi-Ulëz, në vendi e quajtur Qafë Ulëz është bllokuar për shkak të pranisë së dëborës, akullit dhe mjeteve që lëvizin pa goma dimërore.

Aksi rrugor Kir-Shosh është bllokuar si pasojë e shembjeve të dherave dhe reshjeve të dëborës.

Rrugët rurale që lidhin bashkinë Fushë-Arrëz me njësinë administrative Iballë dhe fshatrat e saj janë të bllokuara.

Në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë, në vendin e quajtur kthesat e “Murrashit: ka prezencë inertesh në rrugë. Në Qafë thanë ka reshje dëbore të cilat kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve të rënda. Në terren janë shërbimet e policisë rrugore.
Në bashkinë Krujë, aksi rrugor Cudhi Kamp-Qafështamë është i bllokuar nga reshjet e dëborës.

Rruga për në Shëngjergj, bashkia Tiranë është e vështirë për tu kaluar nga sasia e reshjeve të dëborës.

Në bashkinë Vlorë, niveli i ujit në rrugët e qytetit vazhdon të rritet. Sot në qytetin e Vlorës ka rënë 87 mm shi. Mjetet qarkullojnë me vështirësi.

Gjatë ditës së sotme po punohet me borëpastrueset për të mbajtur të hapura rrugët e qarkullueshme dhe për të hapur rrugët e bllokuara nga dëbora.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës te lëvizin me shpejtësi të kufizuar, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe në akset me dëbore të përdorin gomat dimërore.

Portet

Në portin e Durrësit është ndaluar lundrimi i anijeve të vogla. Është ndaluar lundrimi i trageteve të linjës Durrës-Bari-Durrës. Në portin e Vlorës nuk janë raportuar probleme për lundrimin e anijeve.

Lumenjtë dhe rezervuaret

Nga raportimet e strukturave të sistemit të mbrojtjes civile në nivel vendor, të gjithë lumenjtë dhe rezervuarët janë brenda kuotave të tyre normale dhe nuk paraqesin asnjë rrezik.

Parashikimi motit në vijim
Bazuar informacionit të dërguar nga Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak (SHMU), sot pasdite (e diel data 12) dhe nesër (e Hënë data 13) reshjet e dëborës pritet të përfshijnë zonat Veriore, Verilindore, Qendrore dhe Juglindore të territorit. Reshjet e dëborës të pasuara nga ulja e ndjeshme e temperaturave dhe ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugor. Sot pasdite (e Diel data 12) priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarkun Vlorë, reshje intensive në qarkun Gjirokastër. Reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet  Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier dhe Korçë, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje mesatare dhe të dobëta deri lokalisht mesatare. Nesër e (e Hënë data 13) reshjet priten të jenë të dobëta.

Reshjet pritet të shoqërohen me shtrëngata në të gjitha qarqet.

Në Veri, Verilindje, Qendër dhe Juglindje në lartësitë mbi 300 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.
Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, për momente të shkurtra, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si dhe vërshime të ujit në zonat urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

* në bregdet: 5 / 12 °C ;
* në vendet e ulëta: 5 / 10 °C ;
* në vendet malore: -4 / 4 °C

Sot pasdite (e Diel data 12) dhe nesër (e Hënë data 13) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në veri dhe në bregdet deri e fortë.

Vijon monitorimi dhe koordinimi me të gjitha institucionet qendrore dhe vendore për të menaxhuar në kohë çdo situatë emergjente që mund të krijohet.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Dëbora dhe ngrica në vend, ja si paraqitet gjendja në zona të ndryshme

Moti keq në vend/ Reshje dëbore në disa qarqe, probleme me
Foto nga vendi i ngjarjes

SHQIPËRI- Vendi ynë ditën e sotme është përfshirë nga moti i keq ku disa zona janë zbardhur nga dëbora. Kjo situatë ka bërë që të ketë probleme në disa akse kombëtare dhe jo vetëm. Mësohet se në verilindje dhe juglindje të vendit, dëbora ka arritur në disa centimetra dhe për shkak të alarmit të kripës, akulli po kthehet në rrezik për drejtuesit e mjeteve.

 

Situata paraqitet problematike në Rrugën e Kombit, aksin rrugor “Bypass-Qafë Murriz”, aksin rrugor Fushë Arrëz – Iballë, në segmentin Qafë Shari – Laku i Ballçit dhe aksin rrugor Qafë Thanë – Librazhd.

Moti i paqëndrushëm me erë, reshje shiu dhe dëbore ka shkaktuar problematika në Malësinë e Krujës. Aktualisht, niveli i dëborës ka kaluar 50 centimetra trashësi duke bllokuara dhe rrugët. 

Prezenca e madhe e dëborës ka bllokuar shumicën e akseve rrugore. Ndërsa raportohet gjithashtu për probleme me energjinë. Energjia elektrike është ndërprerë në të gjithë njësinë administrative të Cudhinit (Malësia e Krujës).

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Dëbora në aksin Pogradec-Prrenjas, automjetet të bllokuar prej më shumë se 3 orësh

Moti keq në vend/ Reshje dëbore në disa qarqe, probleme me
Foto nga vendi i ngjarjes

PRRENJAS-  Ditën e sotme, vendi ynë është përfshirë nga moti i keq ku disa zona janë zbardhur nga dëbora. Raportohet se në Prrenjas rruga është bllokuar prej më shumë se 3 orësh për shkak të reshjeve të dendura të borës.

I bllokuar është i gjithë aksi nga Pogradeci deri në Prrenjas dhe në vazhdim. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për të shmangur përkeqësimin e gjendjes.

 
1 VITE ME PARE

Reshje të dendura shiu në Vlorë/ Përmbyten rrugët, vështirësohet qarkullimi i automjeteve, trotuaret të pakalueshme nga qytetarët

Moti keq në vend/ Reshje dëbore në disa qarqe, probleme me
vlore

VLORË- Reshjet e shiut tashmë prej disa orësh në qytetin bregdetar të Vlorës, kanë shkaktuar përmbytje dhe vështirësi në qarkullim. Mësohet se qarkullimi i automjeteve në qytet ka hasur në vështirësi, pasi disa nga rrugët kryesore janë të përmbytura duke shkaktuar edhe trafik. Raportohet se rruga "Albano-Romina" është gati e pakalueshme për shkak të reshjeve të vazhdueshme.

Situata është përkeqësuar në qytet jo vetëm për automjetet, por edhe për qytetarët. Reshjet e dendura kanë bllokuar rrugët dhe trotuaret janë bërë të pakalushme.

Ndërkohë, po merren masa për normalizimin e situatës. Shërbimet e Ujësjellës-Kanalizime janë angazhuar në terren për pastrimin e rrugëve të bllokuara.

 

1 VITE ME PARE

FOTO/ Moti i keq edhe në Krujë, pisha bie mbi automjete dhe bllokon rrugën, nuk ka të lënduar

Moti keq në vend/ Reshje dëbore në disa qarqe, probleme me
pisha

KRUJË- Moti i keq me erë dhe reshje shiu e dëbore ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit që prej orëve të para të mëngjesit. Në Krastë të Krujës, era e forta ka shkulur disa pisha nga vendi duke rënë mbi rrugë dhe mbi automjete, për rrjedhojë aksi Krujë-Fushë Krujë është i bllokuar.

Siç shihet edhe në foto, pisha ka rënë mbi dy automjete, teksa fatmirësisht shoferët dhe pasagjerët kanë shpëtuar pa lëndime.

Moti keq në vend/ Reshje dëbore në disa qarqe, probleme me

Ndërkohë, në zonat malore vijojnë reshjet e dendura të dëborës. Gjithashtu është rritur dhe niveli i lumit Ishëm por deri në këto momente nuk përbën rrezik për përmbytje. Moti i paqëndrueshëm ka krijuar një situatë kaotike, teksa raportohet se reparti i zjarrfikësve dhe punonjësit e OSHEE ndodhen në terren. Aktualisht nuk raportohet për probleme me energjinë elektrike. 

 

 

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Dëborë dhe ngrica në vend, vështirësi në qarkullimin e automjteve, një furgon del nga rruga

Moti keq në vend/ Reshje dëbore në disa qarqe, probleme me
Foto nga vendi i ngjarjes

SHQIPËRI- Ditën e sotme, vendi ynë është përfshirë nga moti i keq ku disa zona janë zbardhur nga dëbora. Kjo situatë ka bërë që të ketë probleme në disa akse kombëtare dhe jo vetëm. Mësohet se në verilindje dhe juglindje të vendit, dëbora ka arritur në disa centimetra dhe për shkak të alarmit të kripës, akulli po kthehet në rrezik për drejtuesit e mjeteve.

Situata paraqitet problematike në Rrugën e Kombit, aksin rrugor “Bypass-Qafë Murriz”, aksin rrugor Fushë Arrëz – Iballë, në segmentin Qafë Shari – Laku i Ballçit dhe aksin rrugor Qafë Thanë – Librazhd. Në videon e mëposhtme paraqitet një furgon i cili duket se ka devijuar nga rruga për shkak të dëborës dhe ngricës në një nga akset.

 

 

1 VITE ME PARE

Moti i keq në vend/ OSSH: Më problematike zona Shkodër-Dibër, 1500 punonjës në terren, vëmendje energjisë në hidrovore

Moti keq në vend/ Reshje dëbore në disa qarqe, probleme me
Foto ilustruese

SHQIPËRI- Operatori i Sistemit të Shpërndarjes njoftoi sot se ndodhet në gatishmëri te plotë për të përballuar situatën e vështirë te krijuar nga moti. Mësohet se probleme ka pasur me rrjetin energjetik në rajonet e Shkodrës dhe Burrelit, ku ka pasur reshje të dendura dëborë dhe erë te forte ne formë cikloni. Ndërkohë në rajonin e Kukësit nuk ka pasur probleme të rënda me linjat dhe furnizimin me energji. Në orët e drekës si pasoje e motit të keq ka pasur problematika në rajonet e Elbasanit dhe Beratit.

OSSH bën me dije se ka të angazhuar në terren aktualisht 1500 punonjës me 196 mjete motorike lëvizëse, të cilët po i përgjigjen në kohë çdo avarie apo problem që konstatohet. Në vëmendje janë edhe hidrovoret në të gjithë vendin, për të shmangur problematikat me përmbytjet.

“Si pasojë e kësaj situate ka pasur probleme me furnizimin me energji në fiderat 10/6 kV që furnizojnë me energji kryesisht zona rurale të thella malore... Gjatë paradites Nënstacioni Radhimë është stakuar për arsye sigurie, pasi kishte nivel të lartë të ujit nga reshjet e shumta. Aktualisht ky nënstacion është rivënë në punë dhe situata është normalizuar. Në të gjithë vendin aktualisht kemi 43 fidera me probleme”, bën me dije OSSH.

1 VITE ME PARE

Moti i keq/ Dëbora në Malësi të Krujës kalon 50 cm trashësi, rrugë të bllokuara dhe probleme me energjinë elektrike

Moti keq në vend/ Reshje dëbore në disa qarqe, probleme me
debora

MALËSI E KRUJËS- Moti i paqëndrushëm me erë, reshje shiu dhe dëbore ka shkaktuar problematika në Malësinë e Krujës. Aktualisht, niveli i dëborës ka kaluar 50 centimetra trashësi duke bllokuara dhe rrugët. 

Prezenca e madhe e dëborës ka bllokuar shumicën e akseve rrugore. Ndërsa raportohet gjithashtu për probleme me energjinë. Energjia elektrike është ndërprerë në të gjithë njësinë administrative të Cudhinit (Malësia e Krujës).

 

1 VITE ME PARE

Moti i keq në vend/ Probleme me energjinë elektrike në disa zona rurale në qarkun Kukës

Moti keq në vend/ Reshje dëbore në disa qarqe, probleme me
Foto ilustruese

KUKËS- Në qarkun e Kukësit situata meteorologjike është raportuar e qetë dhe pa reshje dëbore deri në orën 15:00, ndërsa autoritetet kanë punuar për të siguruar qarkullimin dhe furnizimet bazë për banorët e zonës. Mësohet se në bashkinë Kukës, rrugët janë të kalueshme nga ato nacionale deri në qendrat e njësive administrative, me përjashtim të njësive Arrën dhe Zapod. Në bashkitë Tropojë dhe Has, të gjitha rrugët janë plotësisht të qarkullueshme.

Gjithashtu mësohet se qarku Kukës furnizohet me energji elektrike përveç disa njësive administrative dhe fshatrave të përmendur:

Bashkia Kukës: Njësitë Arrën, Ujmisht, Bicaj dhe fshatrat Kolesian, Turaj, Shishtavec, Qam, Malzi.

Bashkia Has: Njësitë Gjinaj dhe Fajza, si dhe fshatrat Kishaj, Pogaj, Myç-Has, Tobël dhe Metaliaj.

1 VITE ME PARE

Reshje dëbore në Lezhë, probleme me qarkullimin, bllokohen qytetarët në rrugën drejt Kishës së Laçit

Moti keq në vend/ Reshje dëbore në disa qarqe, probleme me
mjetet e bllokuara

LEZHË- Reshjet e shiut dhe borës kanë përfshirë qarkun e Lezhës, ku raportohet për bllokim të aksit rrugor që lidh qytetin e Laçit me kishën e Sh’na Ndoit. 

Mësohet se si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të dëborës, kanë mbetur të bllokuara disa mjete që kishin shkuar për pelegrinazh në vendin e shenjtë. Bëhet me dije se po punohet për pastrimin dhe kriposjen e këtij segmenti. Mjetet e bashkisë kanë ndërhyrë për të mundësuar zhbollikim e rrugës, ndërsa në akset e tjera nuk raportohen problematika.

Policia bën apel që drejtuesit e mjeteve të cilët udhëtojnë nga Skurajt në drejtim të Ulzës, ta shmangin këtë segment rrugor pasi është bllokuar rruga në Qafë të Ulzës.

 

1 VITE ME PARE

Moti i keq në vend/ Ndalohet kalimi i kamionëve në Kapshticë, lejohet kalimi i autobusëve e makinave me goma dimërore

Moti keq në vend/ Reshje dëbore në disa qarqe, probleme me
Foto ilustruese


KAPSHTICA- Policia Kufitare Greke ka njoftuar Policinë Kufitare të Korçës se nga ora 17:00 e datës 12 janar 2025 dhe deri në një njoftim të dytë, për shkak të kushteve të vështira atmosferike, nuk do të lejohet lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë) nëpërmjet pikës së kalimit Kufitar Kapshticë, në drejtim të shtetit grek.

Gjithashtu bëhet me dije se so të lejohet vetëm kalimi i autoveturave dhe autobusëve, të cilët duhet të jenë të pajisur me goma dimërore dhe me zinxhirë. Ndërkohë, Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të rënda që kanë planifikuar lëvizjen drejt Greqisë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë të mos udhëtojnë drejt kësaj pike, deri në pritje të njoftimit ditën e nesërme nga Policia Kufitare Greke, për lejimin e lëvizjes së tyre.

1 VITE ME PARE

Dëbora në vend/ Rruga e Arbrit e bllokuar, problematika në Qafën e Ulzës

Moti keq në vend/ Reshje dëbore në disa qarqe, probleme me
Foto ilustruese

DIBRA- Reshjet e dëborës kanë krijuar situata problematike në qarkun e Dibrës, ku Rruga e Arbrit është bllokuar që prej orëve të para të mëngjesit. Bëhet me dije se qarkullimi ka vijuar përmes rrugës së vjetër që kalon nga Bulqiza dhe Miloti, duke sjellë vonesa dhe vështirësi për udhëtarët.

Ndërkohë, borëpastrueset nga Peshkopia kanë hasur vështirësi në ndërhyrje për shkak të trashësisë së madhe të dëborës. Në zonën e Bulqizës trashësia ka arritur në 50 centimetra, ndërsa në disa zona të tjera ka kaluar mbi 1 metër, duke bllokuar totalisht segmentet rrugore.

1 VITE ME PARE

Dëbora në vend, situatë problematike në aksin Burrel-Milot dhe Bulqizë-Peshkopi

Moti keq në vend/ Reshje dëbore në disa qarqe, probleme me
Dëbora

DIBRA- Reshjet e dëborës kanë krijuar problematika të shumta në qarkullimin e mjeteve në aksin nacional Burrel-Milot në vendin e quajtur Qafa e Ulzës. Mësohet se qindra mjete janë të bllokuara prej disa orësh, ndërsa raportohet se mes ty ka edhe të sëmurë që ishin nisur drejt spitalit të Tiranës me mjete private.

Ndërkohë, qytetarët e bllokuar aty prej disa orësh thonë se asnjë mjet borëpastrues nuk ka shkuar për të hapur qarkullimin, ndërsa shumë prej tyre kanë mungesë edhe të karburantit.

Po ashtu situatë problematike është edhe në aksin nacional Bulqizë-Peshkopi në vendin e quajtur “Pishat” ku për shkak të erës rruga mbetet e bllokuar nga trashësia e borës.

1 VITE ME PARE

Moti i keq/ Reshje të dendura dëbore në Bulqizë, bllokohen fshatrat dhe rrugët nacionale, mungojnë borëpastrueset

Moti keq në vend/ Reshje dëbore në disa qarqe, probleme me
bulqize

BULQIZË- Reshje të dendura të dëborës gjatë orëve të fundit kanë përfshirë edhe Bulqizën. Raportohet se reshjet me dendësi të lartë kanë bllokuar disa fshatra të njësive administrative të bashkisë Bulqizë, duke shkaktuar probleme me qarkullimin.

Aksi rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë në drejtim të Peshkopisë është i bllokuar për shkak të stuhisë së fortë. Mësohet se mungesa e borëpastrueseve e ka bërë të pamundur hapjen e rrugëve, pavarësisht se bashkia ka ndërhyrë menjëherë për të mundësuar qarkullimin e automjeteve.

 

1 VITE ME PARE

Moti i keq në vend/ Policia e Shtetit apel drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes! Ja situata në akset rrugore

Moti keq në vend/ Reshje dëbore në disa qarqe, probleme me
policia

TIRANË- Policia e Shtetit apelon drejtuesit e automjeteve për kujdes të shtuar gjatë këtyre orëve dhe në vijim, pasi vendi është përfshirë nga mot i paqëndrueshëm. Reshje shiu dhe dëbore janë regjistruar në pjesën më të madhe të vendit duke shkaktuar edhe problematika. 

Përmes një njoftimi, policia ka bërë një përditësim të situatës në vend. Bëhet me dije, se disa nga akset më kryesore si Bypass-Qafë Murriz në Dibër është e bllokuar, Fushë Arrëz – Iballë, në segmentin Qafë Shari – Laku i Ballçit, aktualisht është i pakalueshëm, Qafë Thanë – Librazhd ka vështirësi në qarkullim për kamionët.

Ndërkohë, borëpastrueset ndodhen në terren dhe vijojnë punën për pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës.

Njoftimi i policisë:

Për shkak të motit të keq me reshje dëbore në disa qarqe të vendit dhe reshje shiu, Policia e Shtetit ka shtuar prezencën e punonjësve të Policisë Rrugore në terren dhe të Patrullave të Përgjithshme, me qëllim monitorimin e qarkullimit të automjeteve, parandalimin e aksidenteve dhe ndihmën për përdoruesit e rrugës në nevojë.

Policia apelon që drejtuesit e automjeteve të tregojnë vigjilencë dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

Situata aktuale në akset rrugore:

• Aksi rrugor “Bypass-Qafë Murrizë” në Dibër është bllokuar nga Policia Rrugore e Dibrës dhe Tiranës për të shmangur pengesat dhe bllokimin e rrugës si pasojë e intensitetit të lartë të reshjeve të dëborës. Firma kontraktore po punon për pastrimin e rrugës nga dëbora.

• Aksi rrugor Fushë Arrëz – Iballë, në segmentin Qafë Shari – Laku i Ballçit, aktualisht është i pakalueshëm për shkak të reshjeve të dëborës dhe erës së fortë. Nga ana e Bashkisë Fushë Arrëz po merren masa për të dërguar mjete (Fadroma) për hapjen e rrugës.

• Aksi rrugor Qafë Thanë – Librazhd ka vështirësi në qarkullim për kamionët, për shkak të reshjeve të pandërprera të dëborës.

• Në të gjithë vendin, akset e tjera rrugore janë të hapura. Borëpastrueset ndodhen në terren dhe vijojnë punën për pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës.

Njëkohësisht, masa janë marrë edhe në akset rrugore nacionale dhe urbane për shkak të reshjeve të shiut, duke shtuar patrullat e policisë rrugore.

1 VITE ME PARE

Moti i keq në Shkodër/ Reshje bore dhe temperatura të ulëta, disa akse të bllokuara dhe disa zona pa energji elektrike

Moti keq në vend/ Reshje dëbore në disa qarqe, probleme me
shkoder

SHKODËR- Moti i keq ka përfshirë vendin tonë prej disa orësh, ku në shumë qarqe raportohet për reshje të dendura shiu dhe dëbore. Raportohet se në Shkodër akset në të gjitha zonat malore ka prani të dëborës dhe erë të fortë, ndërkohë qarkullimi i mjeteve duhet të kryhet me goma dimërore.

Bëhet me dije se aksi rrugor Bogë-Breg Lumi është i kalueshëm, ndërsa aksi Kire-Shosh është i bllokuar si pasojë e shembjeve të dherave dhe dëborës. Megjithatë, njoftohet se kontraktoret janë në gadishmëri me mjete dhe punëtorë për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve.

Gjithashtu, në disa zona ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Njoftimi i plotë:

Nga DRV Shkodër informohemi se akset rrugore që mbulon kjo drejtori janë të qarkullueshme. Në teë gjitha akset ne zonat malore ka prani te dëbores dhe erë të fortë.

Kontraktoret janë në gadishmëri me mjete dhe punëtorë për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve.

Qarkullimi i automjeteve në zonat malore duhet të kryhet me goma dimërore.

Nga bashkia Shkodër , informohemi se kemi reshje dëbore dhe tempratura të uëlta në zonat malore.

Aksi rrugor Boge - Breg Lumit është i kalueshëm.

 Nj.A. Shalë dhe Shosh janë pa Energji Elektrike.

Aksi rrugor Kire - Shosh është i bllokuar si pasojë e shembjeve të dherave edhe të reshjeve të Borës.

Nga bashkia Malësi e Madhe, deri në këto momente nuk raportohen probleme të EC.

Nga bashkia Vau Dejës, informohemi se kemi mungesë te furnizimit me energji elektrike në Nj.A. Vau Dejes, Hajmel, Vig Mnele, Temal dhe Shllak.

Nga bashkia Pukë , trashësia e dëborës arrin deri në 5 cm, nuk raportohen probleme të EC.

Nga bashkia Fushë Arrëz, informohemi se vazhdojnë reshjet e dëbores të shoqëruara edhe me era të fuqishme, ku deri tani trashësia e dëbores i kalon 20 cm, rrugët nacionale janë të hapura por qarkullimi bëhet me zinxhir, ndërsa rrugët rurale që lidhin bashkinë Fushë-Arrëz me Nj.A. Iballë dhe fshatrat rreth saj deri në Firzë janë të bllokuar. Gjithashtu ka probleme me furnizimin me energji elektrike ne Nj.A. Qafë-Mali, Iballë dhe Blerim.

Nga OShE informohemi se ka problem vetëm ne fidrat në zonën e Vaut Dejës në të cilën një pjesë është riparuar dhe po vazhdon puna, në gjithë zonat e tjera nuk kemi probleme.

Insitucioni i Prefektit po monitoron situatën për çdo problematikë të mundshme.. Mbesim në kontakt.

1 VITE ME PARE

Moti i keq në vend/ Drejtoria e Përgjithshme Detare: Pezullohet lundrimi i trageteve të linjës Durrës-Bari! Linja Durrës-Ankona, Vlorë-Brindisi dhe anasjelltas vijojnë normalisht

Moti keq në vend/ Reshje dëbore në disa qarqe, probleme me
Foto ilustruese

DURRËS- Drejtoria e Përgjithshme Detare ka dalë ditën e sotme me një njoftim në lidhje me ndryshimet e bëra për linjat e trageteve përshkak të motit. Drejtoria bën me dije se sot, 12 janar tragetet e linjës Durrës-Bari-Durrës nuk do të operojnë.

Në njoftim bëhet me dije se vijojnë normalisht udhëtimin tragetet e linjës Durrës-Ankona-Durrës dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë. Për të gjithë pasagjerët që udhëtojnë drejt Barit që kanë nevojë për informacione më të detajuara mund të kontaktojnë me agjencitë respektive.

Njoftimi i plotë;


Drejtoria e Pergjithshme Detare njofton se, per shkak te kushteve meteorologjike te perkeqesuara, diten e sotme date 12/01/2025, tragetet e linjes Durres-Bari-Durres nuk do te operojne. Tragetet e linjes Durres-Ankona-Durres dhe Vlore-Brindisi-Vlore do te operojne normalisht. Pasagjeret qe udhetojne drejt Barit te kontaktojne agjencite respektive per informacione me te detajuara.

Moti keq në vend/ Reshje dëbore në disa qarqe, probleme me

1 VITE ME PARE

Reshjet e dëborës në Kukës/ Akset nacionale të kalueshme me zinxhirë, disa fshatra probleme me energjinë elektrike

Moti keq në vend/ Reshje dëbore në disa qarqe, probleme me
Borë

KUKËS- Gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshjet e dëborës. Edhe pse ka reshje të shumta dëborë deri më tani nuk ka probleme me qarkullimin ndërsa të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme.

Autoritetet po vijojnë punën për pastrimin e rrugëve nga bora dhe kriposjen e tyre. Bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk kanë raportuar për ndonjë problematikë emergjente. I gjithë Qarkut i Kukësit furnizohet me energji elektrike përveç Njësisë Administrative Kolsh, Surroj, Arren, Bashkia Kukës.  Furnizimi me ujë të pijshëm mësohet se bëhet sipas orareve të përcaktuara nga D.R.U.K. Kukës.

1 VITE ME PARE

Rikthehen reshjet e dëborës në qarkun e Korçës/ Rrugët e hapura për qarkullim, autoritetet: Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar!

Moti keq në vend/ Reshje dëbore në disa qarqe, probleme me
Foto ilustruese

KORÇË- Në qarkun e Korçës janë rikthyer reshjet e dëborës. Për të shmangur bllokimin ose problemet në qarkullim ka nisur puna për pastrimin dhe kriposjen në Qafë Thanë, Qafë Plloçë dhe Grabovicë.

Deri më tani nuk ka asnjë problematikë nga reshjet ndërsa rrugët janë të hapura për qarkullim. Autoritetet apelojnë që drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes të shtuar e të pajisen me goma dimërore kur udhëtojnë në zonat e prekura nga reshjet.

reshje debore korce kukes

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet