LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Moti i keq në vend/ Hapet qarkullimi në bypassin e Murrizit pas dy ditësh e bllokuar, defekt në linjën e tensionit të lartë Prrenjas-Mokër

• Vendi ynë prej disa ditësh është përfshirë nga moti i keq. • Erërat e forta dhe reshjet e dëborës në shuma zona të vendit solli që të bllokohen disa akse rrugore. • Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka dalë ditën e sotme me një njoftim zyrtar lidhur me situatën në vend pas ndryshimit të motit. • Balluku në njoftim ka bërë një përditësim të fundit në lidhje me akset rrugore në vend të cilat janë të aksesueshme. • Balluku shkruan se në të gjitha akset, ku janë evidentuar problematika është ndërhyrë për pastrimin dhe kriposjen e rrugës. • Ajo shtoi se po vijon puna në terren, pavarësisht kushteve të motit dhe temperaturave të ulëta, deri në normalizimin e plot të situatës. • Sot raportohet se pas situatës problematike nga bora është hapur për qarkullim bypassi i Murrizit pas dy ditësh. • Qarku i Dibrës u përfshi nga moti i keq ndërsa trashësia e dëborës në qytetin e Peshkopisë dhe Bulqizës kaloi 35 centimetra, ndërsa në zonat e thella arriti në 70 centimetra. • Pushteti vendor po punon për hapjen e rrugëve. Rruga nacionale Peshkopi-Bulqizë në disa segmente duhet të përdoren zinxhirët. Firma nënkontraktore po punon për pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës. • Moti i keq në vend ka sjellë probleme me furnizimin me energjinë elektrike të qindra familjeve. • Mësohet se në zonën e Prrenjasit dhe Mokrës së Pogradecit janë pa energji mijëra familje. • Shkak mësohet se është një defekt i rëndë në linjën e Tensionit të lartë Prrenjas -Pogradec. • Grupet e OST të Qarkut Korçë dhe Elbasan po punojnë për identifikimin dhe riparimin e defektit që nga dita e djeshme, por ende nuk është arritur në zgjidhjen e këtij problemi. • Për shkak të kohës së keqe po punohet në kushte tejet të vështira në një terren malor ku trashësia e dëborës shkon 1 m -1,2 m.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Moti i keq në Lezhë/ Rikthehet energjia elektrike në pjesën më të madhe të qarkut, rinis edhe procesi mësimor

Moti i keq në vend/ Hapet qarkullimi në bypassin e Murrizit pas dy
Lezhë

LEZHË- Prej ditësh vendi ynë është përfshirë nga moti i keq. Edhe qyteti i Lezhës u përfshi nga reshje shiu dhe ere të fortë të cilat më pas u shoqëruan me ulje të temperaturave dhe reshje dëbore. Për shkak të ndryshimit të motit qindra banorë mbetën pa energji elektrike duke vështiruësuar akoma edhe më shumë situatën në këto ditë të ftohta. Ndërkohë sot raportohet se në pjesën më të madhe të territorit të Qarkut është bërë e mundur rikthimi i energjisë elektrike.

Grupet e punës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë vijojnë të jenë sërish në terren për të riparuar defektet në zonat ku vijon të ketë probleme, kryesisht në fshatrat e Zadrimës dhe Bregut të Matës. Sot gjithashtu ka rinisur dhe procesi mësimor në shkollat ku u pezullua mësimi një ditë më parë. Në zonat e thella malore të Bashkisë Mirditë, Njësitë Administrative Fan dhe Selitë vijon të ketë prezence dëbore e shoqëruar me ngrica, por nuk raportohet për akse rrugore të bllokuara.

1 VITE ME PARE

Moti i keq në vend/ "Vijon puna në terren për normalizimin e situatës", Balluku: Ku janë evidentuar problematika është ndërhyrë për pastrimin dhe kriposjen e rrugës

Moti i keq në vend/ Hapet qarkullimi në bypassin e Murrizit pas dy
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka dalë ditën e sotme më një njoftim zyrtar lidhur me situatën në vend pas ndryshimit të motit. Balluku në njoftim ka bërë një përditësim të fundit në lidhje me akset rrugore në vend të cilat janë të aksesueshme.

Balluku shkuruan se në të gjitha akset, ku janë evidentuar problematika është ndërhyrë për pastrimin dhe kriposjen e rrugës. Ajo shtoi se po vijon puna në terren, pavarësisht kushteve të motit dhe temperaturave të ulëta, deri në normalizimin e plot të situatës.

Njoftimi i plotë:

Grupet e punës së Autoritetit Rrugor Shqiptar, së bashku me kontraktorët, kanë qenë në terren që në momentet e para të përkeqësimit të motit. Në të gjitha akset, ku janë evidentuar problematika, është ndërhyrë për pastrimin dhe kriposjen e rrugës. Po vijon puna në terren, pavarësisht kushteve të motit dhe temperaturave të ulëta, deri në normalizimin e plot të situatës.

RAJONI VERIOR

Qafë Mali-Fierzë, për momentin nuk ka reshje, por ka prezencë të erës së fortë e cila e kthen dëborën në rrugë. Qarkullimi vijon pa ndërprerje.

Krumë – Qafë Prush, qarkullimi vijon pa probleme. Po kështu edhe në aksin Kukës – Bushtricë.

Në aksin Bogë -Theth, reshjet e dëborës janë ndërprerë. Është bërë pastrimi dhe kriposja e rrugës, e cila tashmë është e qarkullueshme me goma dimërore.

Në aksin Hani Hotit -Tamarë dhe Tamarë – Vermosh, reshjet janë ndërprerë. Është bërë pastrimi dhe kriposja e rrugës dhe qarkullimi po kryhet normalisht.

Në aksin U. Zapotit – Shishtavec, reshjet e dëborës janë shoqëruar me erë të fortë.

Është punuar për pastrimin dhe kriposjen e rrugës. Temperatura është -9 gradë dhe trashësia e dëborës ka arritur në 70 cm.

Në aksin Kukës – Krumë dhe Kukës – U. Zapotit, vazhdojnë reshjet e dëborës, shoqëruar me erë të fortë. Qarkullimi vijon pa ndërprerje.

Në aksin Fushë Arrëz – Qafë Mali – Qafë Shllak, janë ndërprerë reshjet, por ka erë të fortë dhe temperatura shumë të ulëta, deri në -12 gradë.

Vijon puna në segmentin Skuraj-Peshkopi për pastrimin dhe kriposjen e segmentit. Reshjet tashmë janë ndërprerë, por fryn erë e fortë.

RAJONI QENDOR

Gjate ditës ka vijuar puna në segmentin Fresk – Trau Dajt, në km 5 për rrëshqitjen e skarpatës. Po merren masa për pastrimin e rrugës segmenti, Trau – Teleferiku, ku ka pasur reshje dëbore. Grupet e punës kanë punuar për pastrimin dhe kriposje. Rekomandohet qarkullimi me goma dimërore. Në segmentin Trau Qafë Priskë – Qafë Mollë nuk ka pasur reshje dëbore, është pastruar dhe kriposur. Rekomandohen qarkullimi me goma dimërore. Në segmentin Qafë Mollë – Bizë, qarkullimi i automjeteve rekomandohet me zinxhirë.

RAJONI JUGOR

Në rrugën e Korçë-Dardhë, ka vijuar puna për pastrimin e dëborës.

Në rrugën Korçë-Voskopojë, ka vijuar puna me pastrimin dhe kriposjen.

Në aksin Korçë – Ersekë, ka prezencë ere të fortë, në mënyrë të veçantë përgjatë segmentit nga Helmësi në Mollas.

Në segmentin Ersekë- Leskovik, trashësia e dëborës varion deri në 15-20 cm. Qarkullimi i mjeteve bëhet me goma dimërore ose zinxhirë. Temperaturat minimale variojnë deri në -6.

Vijon puna për pastrimin dhe kriposjen e rrugës në aksin Qafë Thanë-Pogradec. Qarkullimi kryhet me goma dimërore.

1 VITE ME PARE

Moti i keq në vend/ Defekt në linjën e tensionit të lartë Prrenjas-Mokër, prej dy ditësh mijëra familje pa energji elektrike

Moti i keq në vend/ Hapet qarkullimi në bypassin e Murrizit pas dy
Foto ilustruese

PRRENJAS- Moti i keq në vend ka sjellë probleme me furnizimin me energjinë elektrike të qindra famiiljeve. Mësohet se në zonën e Prrenjasit dhe Mokrës së Pogradecit janë pa energji mijëra familje. Shkak mësohet se është një defekt i rëndë në linjën e Tensionit të lartë Prrenjas -Pogradec.

Grupet e OST të Qarkut Korçë dhe Elbasan po punojnë për identifikimin dhe riparimin e defektit që nga dita e djeshme, por ende nuk është arritur në zgjidhjen e këtij problemi. Për shkak të kohës së keqe po punohet në kushte tejet të vështira në një terren malor ku trashësia e dëborës shkon 1 m -1,2 m.

1 VITE ME PARE

Moti i keq në vend/ Prej dy ditësh i bllokuar, hapet qarkullimi në bypassin e Murrizit

Moti i keq në vend/ Hapet qarkullimi në bypassin e Murrizit pas dy
Rruga e hapur

BULQIZË- Vendi ynë prej disa ditësh është përfshirë nga moti i keq. Erërat e forta dhe reshjet e dëborës në shuma zona të vendit solli që të bllokohen disa akse rrugore. Ndërkohë sot raportohet se pas situatës problematike nga bora është hapur për qarkullim bypassi i Murrizit.

Qarku i Dibrës u përfshi nga moti i keq ndërsa trashësia e dëborës në qytetin e Peshkopisë dhe Bulqizës kaloi 35 centimetra, ndërsa në zonat e thella arriti në 70 centimetra. Pushteti vendor po punon për hapjen e rrugëve. Rruga nacionale Peshkopi-Bulqizë në disa segmente duhet të përdoren zinxhirët. Firma nënkontraktore po punon për pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës.

moti i keq

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen