LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

MOTI/ 24 persona të evakuuar në Shkodër, akse të bllokuara në Lezhë, 1130 Ha të përmbytur

•Shkodra dhe Lezha janë në ditën e katërt të përmbytjeve. •Në Lezhë vijojnë ende reshjet e shiut, ndërsa më e qetë paraqitet situata në Shkodër. •Në Shkodër, sipërfaqja totale e përmbytur është 1130 Ha. Rruga e Obotit ka prezencë uji 25 cm, është e kalueshme vetem me mjetet e ushtrisë. Ujësjellësi Oblika 1 dhe 2, si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit. •Janë 7 familje, të evakuara, gjithsej 24 person, 14 persona janë te akomoduar në konvikte, ndërsa përmbytje ka vetëm në një banesë. •Në Lezhë ka pasur reshje gjatë gjithë natës. Niveli i rreshjeve ka qënë rreth 40 mm reshje. Rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër) vazhdon të jetë e pakalueshme si rezultat i prezencës së ujit në trupin e rrugës. Sot ka rritje të nivelit në trupin e rrugës në fshatin Piraj, e cila është bërë e pakalueshme nga mjetet e vogla. Në fshatin Kakarriq vazhdon të ketë prezencë në 4 banesa, edhe pse niveli i ujit po vazhdon të ulet.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Dëmshpërblimet për përmbytjet, Haki Çako e premton: Gjithçka do të kompensohet në bazë të ligjit, sa të largohet uji...

MOTI/ 24 persona të evakuuar në Shkodër, akse të bllokuara
Haki Çako

TIRANË- Kreu i Agjencisë së Mbrojtjes Civile, Haki Çako iu adresua pyetjeve për situatën e përmbytjeve në veri të vendit, duke premtuar se do të bëhen vlerësimet nga ekspertët dhe gjithçka do të kompensohet sipas ligjit. Në një lidhje direkt me Tv Klan, Haki Çako tha vlerësimi do të fillojë sapo uji të jetë tërhequr plotësisht, e më pas do të bëhet kompensimi i dëmit. 

Pyetje: Si paraqitet aktualisht situata dhe në cilat zona ka ende probleme?

Haki Çako: Atëherë, situata është drejt përmirësimit të plotë. Nuk ka më probleme, uji pothuajse është tërhequr plotësisht, ka vetëm pak prezencë uji në disa ara, por gjithsesi jemi duke vazhduar operacionin në bashkëpunim me prefekturën e Shkodrës dhe të Lezhës, por edhe me bashkitë për t’i ardhur në ndihmë të gjithë banorëve për të gjitha nevojat që ata kanë qoftë në aspektin e bazës ushqimore për vete, por edhe bazës ushqimore për bagëtitë pasi kemi sjellë nëpërmjet Drejtorisë të Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit 6 kamionë me Forcat e Armatosura me ndihma ushqimore dhe bazë ushqimore për bagëtinë në Shkodër dhe Malësinë e Madhe.

Pyetje: Ndërkohë zoti Çako sa llogaritet dëmi që kanë shkaktuar përmbytjet dhe a do të ketë dëmshpërblim për qytetarët që janë prekur nga përmbytjet?

Haki Çako: Dëmi, është një fazë, proces i cili sapo tërhiqet uji bëjnë vlerësimet në komisionet përkatëse  të vlerësimit të bashkive bëjnë përcaktimin e qartë të dëmeve të shkaktuar nga fatkeqësia natyrore, nga përmbytja. Dosje të cilat do të vlerësohen dëmet e shkaktuara me ekspertë, me specialistët e bashkive në bazë të ligjit. Gjithçka do të kompensohet në bazë të ligjit. Sigurisht, nëse kapaciteti buxhetor që kanë bashkitë do t’i kalojë ato të mundësive të përcaktuara nga ligji 45 i Mbrojtjes Civile, atëherë do të fillojë të vihet në funksion ligji duke adresuar në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Komitetin e Mbrojtjes Civile trajtimi financiar ose kompensimi i të gjithë dëmeve të shkaktuara nga kjo fatkeqësi.

3 VITE ME PARE

2.350 hektarë në Lezhë janë liqen/ Përmbytja izolon banesat, por edhe shkollat në qytet

MOTI/ 24 persona të evakuuar në Shkodër, akse të bllokuara
Pamje nga nxënësi që futet në shkollë

Situata është vështirësuar më tepër mëngjesin e sotëm në shkollën 9-vjeçare “Nënë Tereza”, ku për shkak të reshjeve të dendura të shiut që kanë rënë gjatë natës, uji ka bllokuar totalisht hyrjen kryesore të shkollës.

Nxënësit janë detyruar të kalojnë kangjellat për t’u futur brenda dhe realizuar mësimin. Prej 5 ditësh në bashkinë e Lezhës janë të mbuluara nga uji rreth 2.350 hektarë tokë, ku më të dëmtuara janë tokat e Zadrimes apo Torovicës.

Në lagjen e ish-kampit vijojnë të jenë të izoluar 30 familje, si shkak i bllokimit të rrugës që lidh këtë lagje me fshatin Malecaj apo Torovicën./Top Channel

3 VITE ME PARE

Përmbytja dëmtoi fermerët në Shkodër! Dëmet në bujqësi më të mëdha se sa balta në shtëpi

MOTI/ 24 persona të evakuuar në Shkodër, akse të bllokuara
Pamje nga përmbytjet

Shtëpitë e fshatit Kuç në Shkodër, prej dy ditësh kanë qenë të zaptuara nga uji.

Mbi 250 shtëpive në këtë zonë u janë dëmtuar orenditë shtëpiake, por fatkeqësia për këta banorë nuk është ndalur me kaq, pasi atyre u janë përmbytur edhe tokat bujqësore.

“Gjithsej na janë përmbytur mbi 500 ha tokë bujqësor. Ndërsa uji ka qenë prezent në 250 banesa, gjithashtu kemi pasur dhe nga ato familje të cilat i kemi larguar me gomone pasi shtëpia e tyre e tyre ka qenë e pajetueshme dhe dëmet kanë qenë të mëdha”, shprehet Pjerin Marku, kryetar i njësisë administrative, Gur i Zi.

Unë pata 12 dynym tokë të mbjella me jonxhë dhe uji ma shkatërroi, ajo tani do të kalbet, nuk ka më bujqësi“, thotë Ahmet Ahmeti, banor i fshatit.

Në shtëpinë e Ahmetit, para dy ditësh ishte e pamundur të hyje, pasi niveli i uji arrinte mbi 70 centimetra. Edhe pse sot ka mundur të hyjë, familja e Ahmetit e ka të pamundur të jetojë.

“Shiko çfarë dëmi më është bërë, ky është mundi i 20 viteve, shikoni kuzhinën, divanet krevatet. Kjo është hera e dytë që përmbytem. Familjen e kam dërguar në Shkodër tek vajza, çdo gjë këtu do të kalbet pasi uji ishte me naftë dhe fekale, kjo shtëpi nuk bëhet më”.

Edhe pse uji dhe balta nga shtëpitë e banorëve të Kuçit është larë nga zonja e shtëpisë, muret e lagura dhe mobiljet e shkatërruara do të jenë aty për të kujtuar përgjithnjë përmbytjen./TopChannel

3 VITE ME PARE

FOTO/ Lagjia 'Nënë Tereza' në Lezhë e përmbytur, nxënësit ecin sipër kangjellave për të hyrë në shkollë

MOTI/ 24 persona të evakuuar në Shkodër, akse të bllokuara
Nxënësit e shkollë kalojnë sipër kangjellave për t'u futut në mësim

LEZHË- Situata e shkaktuar nga moti i keq dhe përmbytjet që përfshinë qytetin verior të Lezhës mbetet ende e rëndë. Kjo duket qartë edhe në foton që ka qarkulluar ditën e sotme në media dhe rrjetet sociale. Bëhet fjalë për nxënësit e shkollës në lagjen 'Nënë Tereza' në Lezhë, të cilët për t'u futur në mësim detyrohen të ngjiten dhe të ecin në kangjellat e shkollës pasi oborri dhe rruga janë të përmbytura nga uji. 

 

MOTI/ 24 persona të evakuuar në Shkodër, akse të bllokuara
Nxënësit e shkollë kalojnë sipër kangjellave për t'u futut në mësim

Siç duket edhe në foto ata ecin në bordurat e shkollës dhe pastaj ngjiten në kangjella nga ku vazhdojnë 'rrugën' drejt derës së shkollës. Prindërit dhe nxënësit shprehen të shqetësuar në lidhje me këtë situatë. Ata thonë se nuk është bërë asgjë për zgjidhjen e këtij problemi. 

Prej ditësh Shqipëria gjendet 'nën pushtetin' e motit të keq që ka gjunjëzuar vendin. Qarqet më të prekura janë Shkodra dhe Lezha ku ka ende banesa, rrugë dhe toka bujqësore të përmbytura. Në Lezhë situata vijon të mbetet e rëndë me reshjet e shiut që nuk kanë ndalur. Dhe Durrësi e Vlora kanë raportuar situata të rënda për shkak të përmbytjeve. Në Durrës dalja nga shtrati e lumit Ishëm solli përmbytje në zonën e ish-Kënetës dhe në Fushë-Krujë. Ndërsa në Vlorë Kapiteneria ka urdhëruar ndalimin e daljes në det të varkave të peshkimit.

3 VITE ME PARE

Shkodra nën ujë/ Si paraqitet situata sot: 7 familje të evakuuara, 1300 Ha tokë e përmbytur

MOTI/ 24 persona të evakuuar në Shkodër, akse të bllokuara
Foto Ilustruese

SHKODËR- Bashkia e Shkodrës ka bërë bilancin e përmbytjeve në ditët e fundit, ku ka një përmirësim të situatës në krahasim me një ditë më parë. Sipërfaqja totale e tokës së përmbytur është 1130 Ha ndërsa ujësjellësi Oblika 1 dhe 2, është jashtë funksionit. Sipas njoftimit janë 7 familje të evakuuara me 24 banorë ndërsa 1 banesë ndodhet nën ujë.

Njoftimi i Plotë:

Siperfaqe totale e përmbytur 1130 Ha (nga 1365 Ha qe ishte me date 23.11.2022 ora 16.00)

Nj.A. Ana e Malit

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 700 Ha (nga 850 Ha qe ishte me date 23.11.2022 ora 16.00), kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

Rruga e Obotit ka prezence uji 25 cm, është e kalueshme vetëm me mjetet e ushtrisë.

Ujësjellësi Oblika 1 dhe 2,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha (nga 110 Ha qe ishte me date 23.11.2022 ora 16.00), kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.

Tendence e nivelit te ujit eshte ne ulje.

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha (nga 125 Ha qe ishte me date 23.11.2022 ora 16.00), kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.

Nj. A. Guri i Zi

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 30 Ha (nga 80 Ha qe ishte me date 23.11.2022 ora 16.00) , kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.

Verehet nje gerreyrje e tokave bujqësore ne bregun e lumit Drin ne vendin e quajtur Mali i Vukatanit, ne një gjatësi prej 800 ml.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 200 Ha, konkretisht në fshatrat Trush.

Familje të evakuara aktualisht dhe marrin shërbim ne konvikte:

Janë 7 familje, gjithsej 24 persona, si me poshtë:

Lagj Nr 1 – 1 familje me 4 persona

Lagj Nr 4 – 1 familje me 3 persona

Nj.A Berdice – 2 familje me 5 persona

Nj.A. Guri zi -5 familje me 6 persona

Kane marre trajtim gjithsej ne konvikte :

14 familje me 43 persona

Kane kërkuar shërbim dhe ju është përgatitur akomodimi ( por nuk jane paraqitur):

10 familje me 30 persona

Nj. Administrative Bërdicë, 2 familje (8 persona) te akomoduar tek te afermit.

Bashkia Shkodër është në gatishmëri me të gjithe kapacitetet e veta njerëzore, logjistike dhe akomoduese për ti ardhur në ndihmë popullates të rrezikuar nga pëmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve.

3 VITE ME PARE

Përmbytjet në Lezhë/ 4 banesa vijojnë të jenë ende në ujë, ja rrugët e bllokuara

MOTI/ 24 persona të evakuuar në Shkodër, akse të bllokuara
Pamje nga përmbytjet në Lezhë

LEZHË- Qarku i Lezhës është një nga më të prekurit nga përmbytjet që përfshinë vendin katër ditët e fundit. Ditën e sotme situata paraqitet e qetë dhe ujë ka nisur të tërhiqet nga banesat dhe tokat bujqësore kjo për shkak të uljes së intensitetit të reshjeve gjatë natës. Në një njoftim ku bën me dije situatën deri në këto momente Bashkia Lezhë njofton se ka ende 4 banesa që ndodhën në 'pushtetin' e ujit ndërkohë dhe disa rrugë vijojnë ende të jenë të bllokuara. Sipas bashkisë hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe pandërprerje. Konkretisht  Droje, Shllinza, Tale, Ishull Shëngjin, Grykë Zezë, Gocaj nivelet e ujit janë nën kuota kritike  dhe hidrovori Balldre. Lumi Drin është në kuotën +1.30 m nga +2.0 m kuote kritike. 

NJOFTIMI I BASHKISË LEZHË:

Në territorin e qarkut Lezhe , gjate mbrëmjes deri sot në mëngjes , kemi patur  rreshje shiu me intesitet të mesëm. Niveli i rreshjeve ka qënë rreth 40 mm reshje. Rreshjet e shiut janë ndërprerë, gjë e cila do ndikojnë pozitivisht tërheqjen e ujit dhe në normalizimin e situatës.

Situata e deritanishme paraqitet si mëposhtë:

Në njësinë administrative Dajç, bashkia Lezhë, vijon të jetë e njëjtë si pasojë e rreshjeve të rëna gjatë 24 orëve. Ura që lidh fshatin Gjadër me Zojs-Gramsh është e kalueshme dhe për mjetet e vogla. Rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër) ka rënie të nivelit të ujit por vazhdon të jetë e pakalueshme si rezultat i prezencës së ujit në trupin e rrugës.

Rruga që lidh fshatin Blinisht-Baqel është e kalueshme plotësisht. Kemi prezencë të nivelit në trupin e rrugës në fshatin Piraj, e cila është bërë e pakalueshme dhe nga mjetet e vogla.

Në fshatin Kakarriq vazhdon të  kemi prezencë në 4 banesa, edhe pse niveli i ujit po vazhdon të ulet. Në zonën e Zadrimës ka 250ha tokë bujqësore të përmbytura kurse hidrovori Balldre në kuotën -0.8m nga 1.5m kuota kritike, ka rreth 800ha tokë bujqësore të përmbytura Kemi 500ha sipërfaqe toke të përmbytura në fshatin Torovicë, njësia administrative Balldre, 800ha në njësinë administrative Dajç dhe Blinisht, bashkia Lezhë. Rruga që lidh fshatin Torovice me fshatin Malecaj, njësia Administrative Balldren, është e pakalueshme për mjetet e vogla.

Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe pandërprerje. Konkretisht  Droje, Shllinza, Tale, Ishull Shëngjin, Grykë Zezë, Gocaj nivelet e ujit janë nën kuota kritike  dhe hidrovori Balldre. Lumi Drin është në kuotën +1.30 m nga +2.0 m kuote kritike. Lumi Gjader ka kuota të larta, ndërsa lumi Mat ka rritje të kuotave portë papërfillshme. Në bashkinë Mirditë dhe Kurbin nga strukturat e MC nuk raportohen problematika.

3 VITE ME PARE

HARTA LIVE/ Reshje të pakta shiu gjatë paradites, pasditja sjell përmirësim të motit

MOTI/ 24 persona të evakuuar në Shkodër, akse të bllokuara
Foto Ilustruese

TIRANË- Prej ditësh nën 'pushtetin' e reshjeve të dendura të shiut që sollën dhe përmbytje në qarqe të ndryshme të vendit duket se reshjet e shiut do të largohen pasditën e sotme duke i lënë vendin kthjellimeve dhe vranësirave. Ndërkohë pjesa e parë e ditës pritet që të ketë reshje të pakta shiu kryesisht në zonën veriore dhe juglindore të vendit. 

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 16°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet