LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Miratohet ligji për zonat e mbrojtura/ PD: Kjo qeveri nuk njeh limite! Delegacioni i BE: Do ndjekim zbatimin e dispozitave të reja ligjore

• Në seancën e sotme plenare, Kuvendi ka miratuar projektligjin për zonat e mbrojtura. • Me 74 vota pro deputetët i dhanë "dritën jeshile" ndryshimit të ligjit për zonat e mbrojtura. • Në seancë ky projektligj u kundërshtua me forcë nga deputetët e opozitës. • Jorida Tabaku deklaroi pas seancës se ndryshimet për zonat e mbrojtura janë bërë që tu hapen rrugë investimeve strategjike, dhe theksoi se kjo qeveri nuk njeh limite dhe se ligji është korruptiv. • Edhe deputetja Ina Zhupa tha se grupi i PD-së ka qenë kundër dhe do bëjnë çdo përpjekje për ta ndalur që nga Presidenti e deri tek Kushtetuesja. • Nga ana tjetër edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro tha se për këtë projektligj ka pasur shumë konsultime publike dhe takime me shoqërinë civile. • Sipas ministres, ky ligj nuk prek direktivat e Bashkimit Europian për zonat e mbrojtura. • Ajo u pyet edhe për projekt-ndërtimin në Parkun e Divjakës, ku tha se fotografitë që kanë dalë janë të pavërteta. • Po ashtu ka theksuar se nuk ka asnjë projekt për ndërtim në këtë zonë. • Një reagim për miratimin e ndryshimeve të ligjit ka ardhur edhe nga delegacioni i BE-së, ku shprehen se do të ndjekin me shumë vëmendje zbatimin e dispozitave të reja ligjore për zonat e mbrojtura, sipas kuadrit ligjor europian për mbrojtjen e mjedisit dhe angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë. • Kujtojmë se para seancës, u zhvillua edhe një protestë nga Shqoëria Civile, ku u shprehën se ndrysimet e ligjit për zonat e mbrojtura do të thotë zhdukjen totale të tyre. Ata gjithashtu e shprehën se protestat e tyre do të zhvillohen çdo ditë pas ditës së sotme.

9 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

BIRN: PS tërheq Amnistinë Penale, nuk ka konsensus për uljen e dënimit të të korruptuarve

Miratohet ligji për zonat e mbrojtura/ PD: Kjo qeveri nuk njeh limite!
ulsi manja, mirela kumbaro, bledi çuçi

TIRANË- Opozita kundërshtoi ndryshimet e minutës së fundit të bëra në komisionin e ligjeve, ku deputetët socialistë dhe Ministria e Drejtësisë i hapën rrugën përfshirjes së zyrtarëve publikë të dënuar për korrupsion apo shpërdorim detyre në kategorinë e përfituesve, duke keqpërdorur një amendament të dorëzuar në Kuvend nga opozita.

Ky ndryshim në projektligj u jep ulje me 1 vit burg të dënuarve burra nga Gjykata e Posaçme dhe me 1 vit e gjysmë burg të dënuarve gra dhe të mitur nga e njëjta gjykatë – e cila shqyrton kryesisht vepra penale që lidhen me korrupsionin, shpërdorimin e detyrës dhe krimin e organizuar.

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla njoftoi se grupi socialist kishte bërë kërkesë për tërheqjen nga rendi ditës pa dhënë një argumentim për arsyen e tërheqjes edhe pse ishte e qartë se PS nuk kishte numrin e duhur të votave për ta miratuar.

Tentativat për konsensus me anë të amendamenteve të propozuara nga deputetë të grupimeve të opozitës nuk shkuan ashtu siç duhet.

Kreu i grupit demokrat Gazment Bardhi tha pas seancës plenare se socialistët tentuan të mashtronin opinionin publik duke ia faturuar opozitës ndryshimet nga të cilat përfitonin të dënuarit për korrupsion.

“Për shkak se nuk arritën dot për pazare të tyre, e tërhoqën ligjin për amnistinë, që nga një ligj humanitar, nga i cili do duhet të përfitonin qytetarët e zakonshëm, e shndërruar për të amnistuar ministra, kryetarë bashkish, drejtorë, të korruptuar të kësaj qeverie”- tha ai duke e quajtur të “papranueshme” këtë gjë.

Sipas tij miratimi nëpër komisione ishte bërë me një procedurë jotransparente dhe shtoi se, “me një procedurë të tillë dhe pa konsensus me opozitës nuk mund të ketë kurrë votën e asnjë opozitari”.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi tha se PS i ka solide votat e saj në Parlament, por projektligji për amnistinë u tërhoq në respekt të një tradite parlamentare të votimit të amnistive.

“Ne i kemi votat solide. Ka edhe të tjerë brenda parlamentit që e votojnë amnistinë. Do shohim çdo ndodhë në ditët në vijim. Sot e tërhoqëm në respekt të traditës për ta votuar me konsensus të plotë”, deklaroi Çuçi në një komunikim me mediat jashtë Parlamentit.

Miratimi i Amnistisë Penale kërkon një shumicë të cilësuar prej 84 votash dhe Partia Socialiste në pushtet është duke kërkuar aleatë mes partive të opozitës për ta miratuar atë.

Sipas  qeverisë nga amnistia pritet të përfitojnë 700 persona të dënuar dhe 2500 persona në shërbim prove, ndërsa ulje dënimi mund të përfitojnë nga 1200 deri në 1600 të dënuar./BIRN

1 MUAJ ME PARE

Delegacioni i BE-së në Shqipëri: Do ndjekim me vëmendje zbatimin e dispozitave të reja ligjore për zonat e mbrojtura

Miratohet ligji për zonat e mbrojtura/ PD: Kjo qeveri nuk njeh limite!
foto ilustruese

TIRANË- Përfaqësuesit e Bashkimit Europiuan kanë reaguar pas miratimit në Kuvend të projektligjit për zonat e mbrojtura.

Në reagim thuhet se delegacioni i BE-së do të ndjekë me shumë vëmendje zbatimin e dispozitave të reja ligjore për zonat e mbrojtura, sipas kuadrit ligjor europian për mbrojtjen e mjedisit dhe angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë.

Projektligji për zonat e mbrojtura u votua mes kaosit në Kuvend me 74 vota pro.

POSTIMI I PLOTË: 

Rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është e qartë. Ajo kërkon përpjekje të vazhdueshme nga qeveria dhe parlamenti për të siguruar që legjislacioni shqiptar të përafrohet me standardet evropiane.

Në kuadrin e negociatave të anëtarësimit, miratimi i ligjeve mbi çështje që mbulohen nga legjislacioni i BE-së presupozon konsultim publik të mirëfilltë dhe gjithëpërfshirës, si dhe një proces të parashikueshëm dhe transparent.

Delegacioni i BE-së do të ndjekë me shumë vëmendje zbatimin e dispozitave të reja ligjore për zonat e mbrojtura, sipas kuadrit ligjor të BE-së për mbrojtjen e mjedisit dhe angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë.

1 MUAJ ME PARE

Ndërtime në Parkun e Divjakës? Kumbaro e mohon: Lajm i pavërtetë, s’na ka ardhur asnjë projekt i tillë

Miratohet ligji për zonat e mbrojtura/ PD: Kjo qeveri nuk njeh limite!

TIRANË- Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro ka komentuar lajmet për projekt ndërtimin në Parkun e Divjakës. E pyetur nga gazetarët për këto lajme, Kumbaro ka theksuar se fotografitë që kanë dalë janë të pavërteta. Po ashtu ka theksuar se nuk ka asnjë projekt për ndërtim në këtë zonë. 

"Çfarë kam parë që të qarkulloj në portale. Më vjen keq nga disa individë që lobojnë për mjedisin. Fotografitë që kanë qarkulluar janë të pavërteta nuk ka asnjë shqyrtim të një projekti të tillë është një përhapje lajmesh të pavërteta. Nuk ka asnjë projekt të tillë. Nuk na rezulton të ketë asnjë projekt," tha Kumbaro.

1 MUAJ ME PARE

Miratimi i projektligjit për zonat e mbrojtura, Zhupa: Do bëjmë çdo përpjekje për ta ndalur që nga Presidenti e deri tek Kushtetuesja

Miratohet ligji për zonat e mbrojtura/ PD: Kjo qeveri nuk njeh limite!
Ina Zhupa

TIRANA- Deputetja opozitare, Ina Zhupa ka reaguar pas miratimit në Kuvend të projektligjit për zonat e mbrojtura duke thënë se seanca nisi me një protestë të shoqërisë civile. Zhupa tha se grupi i PD ka qenë kundër dhe do bëjnë çdo përpjekje për ta ndalur që nga Presidenti e deri tek Kushtetuesja.

Ajo shtoi se BE ka reaguar sepse ligji është në kundërshtim me marrëveshjen e stabilizim asociimit dhe konventave ku është pjesë Shqipëria.

"Kjo seanca ka nisur me një protestë të shoqërisë civile, ka shprehur kundërshtimin edhe në komisionet online. Sot kaloi një ligj shkatërrim i zonave të mbrotjura, ligj klientelist i bërë për oligarkë pranë Ramës. Ligji heq mbrojtjen e këtyre zonave dhe i bën sheshe ndërtimi. Grupi i PD ka qenë kundër dhe do bëjmë cdo përpjekje për ta ndalur që nga Presidenti e deri tek Kushtetuesja. BE ka reaguar sepse ligji është në kundërshtim me marrëveshjen e stabilizim asociimit dhe konventave ku është pjesë Shqipëria", tha Zhupa.

1 MUAJ ME PARE

"Ka pasur shumë konsultime", Kumbaro: Ligji i miratuar sot nuk prek direktivat e BE-së për zonat e mbrojtura

Miratohet ligji për zonat e mbrojtura/ PD: Kjo qeveri nuk njeh limite!
mirela kumbaro

TIRANË- Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka folur për mediat, pas miratimit në Kuvend të projektligjit për zonat e mbrojtura. 

Kumbaro tha se për këtë projektligj ka pasur shumë konsultime publike dhe takime me shoqërinë civile. Sipas ministres, ky ligj nuk prek direktivat e Bashkimit Europian për zonat e mbrojtura. 

“Ligji i zonave të mbrojtura vjen në Parlament si nisëm deputetësh por mori spunto nga kërkesat e kryetarëve të bashkive. Ka pasur shumë konsultime publike dhe takime me shoqërinë civile, zyrtare apo jo. Ka disa vija të kuqe që nuk preken pasi prekin thelbin e ndryshimeve. Direktivat e BE që i kemi raportuar në qershor ku morëm komplimente për punën e bërë në mbrojtje të diversitetit”, tha ajo.

1 MUAJ ME PARE

Ligji për Zonat e Mbrojtura, Tabaku: Qeveria nuk njeh limite, janë 14 vendime për investime strategjike

Miratohet ligji për zonat e mbrojtura/ PD: Kjo qeveri nuk njeh limite!
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka deklaruar se ndryshimet për zonat e mbrojtura janë bërë që tu hapen rrugë investimeve strategjike. Në një deklaratë për mediat, Tabaku ka theksuar se kjo qeveri nuk njeh limite dhe se ky ligj është korruptiv. Tabaku tha se ku ligj do t’i shërbejë pakicës dhe në zonat e mbrojtura tanimë do të ndërtohen ambiente akomoduese.

"I përdorët deputetët, qeveria solli një vendim tjetër, me ligjin e miratuara në zonat e mbrojtura do të bëhen investime. Ju të gjithë e dini që unë km kohë që përpiqem që betejën tonë ta bëjmë e institucione. Me ligjin e zonave të mbrojtja, qeveria tregëtise nuk ka asnjë limit, votuan një ligj që janë 14 vendime për investime stategjike në zonat e mbrojtura. e kam ngritur këtë shqetësim me ambasadorin e BE, me komisionerin dhe të gjitha srukturat. Këto janë akte që i shërbejnë qeverinë për të punuar për një grup njerëzish, siç kanë bërë ndër vite. Zonja Gjona duhet të flasë vetë. Ky është një ligj korrupsiv për kapjen e shtetit. Ka 14 ligje që tregojnë kapjen e shtetit, të miratuar në parlament. Qeveria shqiptare ka 10 vite me u hapën nuk u hapen negociatat. Jeni koshientë se sa kemi reaguar ne. Mos e shikoni lidhjen vetëm për mjedisin, por shikojeni si korruptiv. Shqipëria është një vend sovran që miraton ligjet e veta, por kemi një detyrim në procesin e integrimit. Është një ligj korruptiv, që do japë leje për struktura akomoduese në zona," tha Tabaku.

1 MUAJ ME PARE

Jashtë Kuvendit protestë/ PS me 74 vota pro miraton projektligjin për zonat e mbrojtura

Miratohet ligji për zonat e mbrojtura/ PD: Kjo qeveri nuk njeh limite!
Lindita Nikolla

TIRANË- Projektligji për zonat e mbrojtura është miratuar në Kuvend ditën e sotme. 74 votat e deputetëve socialistë mjaftuan për t'i dhënë dritën jeshile ndryshimit të ligjit për zonat e mbrojtura.

Ndërkohë që në Kuvend, ky projektligj u kundërshtua me forcë nga deputetët e Opozitës. Po ashtu dhe jashtë Kuvendit po mbahet një protestë nga qytetarët dhe nga aktivistë e ambientalistë të shumë, të cilët kundërshtojnë ndryshimet që po bëhen për zonat e mbrojtura.

1 MUAJ ME PARE

Votohet sot projektligji/ Shoqëria civile protestë jashtë parlamentit: Mbroni zonat e mbrojtura

Miratohet ligji për zonat e mbrojtura/ PD: Kjo qeveri nuk njeh limite!
protesta

TIRANË- Shoqëria Civile po zhcillon një protestë para parlamentit, ku kërkojnë të mos votohet projektligji për zonat e mbrojtura.

Sipas tyre votimi i këtij projektligji do të thotë zhdukjen totale të tyre. Ata gjithashtu e shprehën se protestat e tyre do të zhvillohen çdo ditë pas ditës së sotme.

"Parku Kombëtar i Vjosës nuk është më zonë ë mbrojtur pas i merret një krahë, i cili është lumi i Shushicës. E njejta po ndodh edhe me Butrintin. Ky ligj do të kundërshtohet çdo ditë nga sot për ligjin e zonave e mbrojtura.", u shpreh një nga aktivistët

1 MUAJ ME PARE

PL: Tërhiqni projektligjin për zonat e mbrojtura, është në dëm të interesit publik e kombëtar

Miratohet ligji për zonat e mbrojtura/ PD: Kjo qeveri nuk njeh limite!
erisa xhixho

TIRANË- Partia e Lirisë, përmes deputetet Erisa Xhixho ka bërë thirrje që të tërhiqet nga Kuvendi, projektligji që pritet të masakrojë zonat e mbrojtura. Xhixho tha se duhet hapur konsultimi me shoqërinë civile dhe delegacionin e BE për këtë nismë.

Në deklaratën e saj për mediat ajo tha se me këtë ligj, çdo zonë e mbrojtur mund të kthehet në shesh ndërtimi për t’u shndërruar në resorte, komplekse pallatesh apo biznese. Gjithashtu shtoi se pas miratimit të ligjit, Shqipëria nuk do të ketë më pasuri natyrore të mbrojtura nga shteti. 

DEKLARATA E PLOTË:

Një vendim krejtësisht në dëm të interesit publik e kombëtar më detyron të jem përpara jush e të ndaj me gjithë qytetarët shqetësimin tim.

Sot dhe jo nesër, tani dhe jo më vonë, është koha që të gjithë t’i themi NDAL rrëmbimit që Qeveria e Maxhorancës së Inceneratorëve po planifikon t’u bëjë zonave të mbrojtura, pasurive të pakthyeshme të krijuara në mijëvjeçarë , që na vijnë trashëgim prej brezave.

Ligji i ri i sjellë në Parlament nuk është gjë tjetër por zgjatim i ligjeve të tjerë të së njëjtës filozofi qeverisëse që frymëzohet, financohet dhe iu shërben interesave të babëzisë kriminale të një grushti oligarkësh.

Me këtë ligj, çdo zonë e mbrojtur mund të kthehet në shesh ndërtimi për t’u shndërruar në resorte, komplekse pallatesh apo biznese që të ushqejnë me pasurinë kombëtare xhepat e tyre edhe të padronëve të tyre në qeveri, në dëm të florës, faunës dhe peizazhit natyror të vendit.

Me këtë ligj, Shqipëria nuk do të ketë më pasuri natyrore të mbrojtura nga shteti.

Pasojat e tij do të jenë të pakthyeshme.

E njëjta maxhorancë që dy vjet më parë i hapi ditën jeshile grabitjes së portit të Durrësit, apo që më parë shkatërroi Lagunën e Nartës me aeroportin e Vlorës që mund të ndërtohej shumë mirë diku tjetër, sjell për miratim një ligj tjetër që i hap rrugën shkatërrimit të zonave të mbrojtura, në kundërshtim të hapur me rekomandimet e BE.

Delegacioni i BE ka kërkuar sikundër edhe shoqëria civile që komisioni parlamentar të rihapë procesin e konsultimeve “në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse” për ndryshimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura, pas draftit të ri të dorëzuar nga qeveria që lejon investimet strategjike brenda tyre.

U bëj sot thirrje kolegëve deputetë të maxhorancës të tërheqin nga seanca ligjin dhe të hapin konsultimin publik me shoqërinë civile dhe Delegacionin e BE.

Le të dëgjojmë edhe njëherë zërin e ekspertëve të mjedisit, shoqërisë civile dhe banorëve të zonave që mund të preken direkt.

Shqipëria është e të gjithëve ne, është e çdo shqiptari, ndaj Qeveria ta ndalë dorën kriminale të fshehur pas Projektligjit për Zonat e Mbrojtura i cili vetëm emrin ka të tillë.

ligji për zonat e mbrojtura

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni