LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha vizitë zyrtare në Kosovë! Takime me krerët e shtetit dhe liderët politikë: Kosova, prioriteti ynë kryesor

•Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka nisur sot një vizitë zyrtare në Kosovë, ku u prit në takime të veçanta nga krerët më të lartë të shtetit dhe liderët politikë. •Agjenda e ministrit nisi në orën 10:00 me takimin me ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, për të vijuar në orën 10:45 me Kryeministrin Albin Kurti. •Gjatë qëndrimit në Prishtinë, kryediplomati shqiptar do të takojë edhe krerët e partive kryesore politike, Bedri Hamzën (PDK), Ardian Gjinin (AAK) dhe Lumir Abdixhikun (LDK). •Kryediplomatët e Shqipërisë dhe Kosovës, Hoxha dhe Konjufca, bënë thirrje sot për një koordinim më të fortë dypalësh përballë sfidave globale dhe rajonale. •Ministri Hoxha deklaroi se Kosova është prioritet kryesor i politikës së jashtme shqiptare. •Nga ana tjetër, ministri Konjufca kërkoi lobimin dhe ndihmën e Tiranës zyrtare për integrimin e shpejtë të Kosovës në NATO. •Vizita pritet të mbyllet në bazën e KFOR-it, ku Ministri Hoxha do të bashkëbisedojë me komandantin, Gjeneral-major Ozkan Ulutash, si dhe me trupat e Forcave të Armatosura të Shqipërisë që shërbejnë në këtë mision.

3 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

“Kosova prioritet i politikës së jashtme të Shqipërisë”/ Hoxha dhe Konjufca: Bashkëpunimi ynë duhet të përkthehet më shumë lehtësi dhe më pak burokraci

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha vizitë zyrtare në Kosovë!
Hoxha- Konjufca

KOSOVË- Kryediplomatët e Shqipërisë dhe Kosovës, Ferit Hoxha dhe Glauk Konjufca, bënë thirrje sot për një koordinim më të fortë dypalësh përballë sfidave globale dhe rajonale.

Në një takim zyrtar në Prishtinë, ministri Hoxha deklaroi se Kosova është prioritet kryesor i politikës së jashtme shqiptare. Nga ana tjetër, ministri Konjufca kërkoi lobimin dhe ndihmën e Tiranës zyrtare për integrimin e shpejtë të Kosovës në NATO.

“Në diskutuam për një varg çështjesh në interesin tonë të përbashkët. Në këto kohe paqëndrueshmërive globale, koordinimi mes shteteve tona është një domosdoshmëri jetike. Ne duhet ta promovojmë rolin tonë si faktorë të stabilitetit në rajon. Krahas orientimit euro-integrues të shteteve të rajonit, anëtarësimi në NATO i shumicës së shteteve në rajonin tonë, ka qenë faktor stabiliteti. I kërkova ministrit Hoxha mbështetjen për një përshpejtim të anëtarësimit të Kosovës në NATO. Kosova dhe Shqipëria duhet të koordinohen më shumë për mbështetjen e mërgatës shqiptare kudo në botë. Përtej abetares duhet të shkojmë drejt unifikimit të sistemeve tona arsimore”, tha Glauk Konjufca.

“Kosova ka qenë pjesë e pandarë e tryezës sime në 36 vite të karrierës sime diplomatike. Ndihem thellësisht i emocionuar të jem në Prishtinë në këtë vizitë të parë në krye të MEPJ. Diskutimet që patëm sot ishin të hapura, të sinqerta, vllazërore. Kosova është prioritet absolut i politikës sonë të jashtme. Ramë dakord që dinamikat gjeopolitike në rajon dhe në Europë kërkojnë një intensifikim të mëtejshëm të koordinimit ndërqeveritar dhe diplomatik. U angazhuam për përgatitjen e takimeve të radhës. Bashkëpunimi ynë duhet të përkthehet më shumë lehtësi dhe më pak burokraci. Diskutuam për rritjen e koordinimit të ministrive tona të jashtme në të gjitha nivelet, përfshirë përfaqësitë diplomatike”., tha Ferit Hoxha./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Kryeminstri Kurti pret në takim ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha vizitë zyrtare në Kosovë!
Hoxha- Kurti

KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Prishtinë.

Ky takim pasoi bisedën që Hoxha zhvilloi më herët me ushtruesen e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu. Agjenda e ministrit shqiptar vijon në orën 12:00 me një takim me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Jashtëm, Glauk Konjufca.

Po ashtu, gjatë ditës, Hoxha do të takojë edhe liderët e përfaqësuesit e partive kryesore politike në vend, si Bedri Hamzën (PDK), Ardian Gjinin (AAK) dhe Lumir Abdixhikun (LDK)./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Ministri Hoxha vizitë zyrtare në Kosovë, zbulohet agjenda

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha vizitë zyrtare në Kosovë!
Ferit Hoxha

KOSOVË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka nisur sot një vizitë zyrtare në Kosovë, ku do të pritet në takime të veçanta nga krerët më të lartë të shtetit dhe liderët politikë. Agjenda e ministrit nis në orën 10:00 me takimin me ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, për të vijuar në orën 10:45 me Kryeministrin Albin Kurti.

Më pas, Hoxha do të pritet nga homologu i tij, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca. Rreth orës 12:10, të dy ministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp, e cila do të transmetohet live në faqen zyrtare të MEPJ-së.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, kryediplomati shqiptar do të takojë edhe krerët e partive kryesore politike: Bedri Hamzën (PDK), Ardian Gjinin (AAK) dhe Lumir Abdixhikun (LDK). Vizita do të mbyllet në bazën e KFOR-it, ku Ministri Hoxha do të bashkëbisedojë me komandantin, Gjeneral-major Ozkan Ulutash, si dhe me trupat e Forcave të Armatosura të Shqipërisë që shërbejnë në këtë mision./Dosja.al

ferit hoxha albin kurti glauk konjufca

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet