LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Arrestohet Ilir Meta me urdhër të SPAK! GJKKO cakton detyrim paraqitje për Monika Kryemadhin. SPAK: Objekti i hetimit, veprimet korruptive. Kreu i PL: Nis lufta jonë në një faqe të re

• Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është arrestuar ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. • Arrestimi i tij u bë mesditën e sotme në zonën pranë "Casa Italia" në Tiranë. • Sipas informacioneve, Meta po kthehej nga Kosova, ndërsa ishte drejtuar drejt selisë së PL-së ku do të mbante një konferencë me gazetarët. • Ish-presidenti dyshohet se është akuzuar për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish. • Bëhet gjithashtu me dije, Gjykata e Posaçme ka caktuar dhe masë sigurie detyrim paraqitje për ish-bashkëshorten Monika Kryemadhi. • Meta dhe Monika Kryemadhi janë nën hetim pasuror në lidhje me çështjen e lobimit në SHBA. • Po ashtu është vendosur detyrim paraqitje për babain e deputetes Erisa Xhixhio, Pirro Xhixho si dhe për Ema Çokun. • Sipas raportimeve, me urdhër të SPAK janë kryer kontrolle edhe në banesën e ish-deputetit të PL-së, Endrit Braimllari. • Ky i fundit u përjashtua nga radhët e PL-së, nga Ilir Meta, më 1 tetor në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë. • Më pas Braimllari kërkoi edhe largimin e tij nga posti si kryetar i grupit të këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

42 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Arrestimi i Ilir Metës, ja momenti kur presidenti i Partisë së Lirisë goditet pas koke nga agjentët

Arrestohet Ilir Meta me urdhër të SPAK! GJKKO cakton detyrim paraqitje
Arrestimi

TIRANA- Të tjera pamje kanë dalë nga momenti i arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Në videon e më poshtme vërehet një moment kur Meta duke se goditet pas koke nga një prej agjentëve që kryen operacionin për arrestimin e tij në zonën e Kthesës së Kamzës.

 

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta u arrestua sot pas mesdite, i akuzuar nga SPAK për “Korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetëror dhe të zgjedhurve vendorë”, “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”. 

1 VITE ME PARE

"Paniku mbizotëroi në Tiranë"! To Vima: Automjete të blinduar ndaluan ish-Presidentin

Arrestohet Ilir Meta me urdhër të SPAK! GJKKO cakton detyrim paraqitje
Ilir Meta

TIRANË- Gazeta greke “To Vima” i ka kushtuar një artikull arrestimit të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. “To Vima” shkruan se policët e blinduar arrestuan Ilir Metën në mes të rrugës në Tiranë. Në artikull shkruhet se paniku mbizotëroi në një rrugë qendrore të Tiranës kur policia e blinduar ndaloi një xhip në mes të rrugës dhe automjeti që ata ndaluan nuk ishte i rastësishëm, por ai në të cilin udhëtonte ish-presidenti i Shqipërisë. 

Po ashtu në artikull shkruhet se policia e armatosur ka nxjerrë nga automjeti ish-presidentin e vendit, pasi kishte një urdhër arresti nga organi kompetent kundër korrupsionit të vendit fqinj, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit (Gjykata Speciale Kundër Korrupsionit).

Artikulli i plotë “TO VIMA”:

Policët e blinduar arrestuan Ilir Metën në mes të rrugës në Tiranë – Urdhër arresti nga organi kompetent antikorrupsion i vendit fqinj. Paniku mbizotëroi në një rrugë qendrore të Tiranës kur policia e blinduar ndaloi një xhip në mes të rrugës. Automjeti që ata ndaluan nuk ishte i rastësishëm, por ai në të cilin udhëtonte ish-presidenti i Shqipërisë , Ilir Meta.

Ai u kap në mes të rrugës

Policia e armatosur ka nxjerrë nga automjeti ish-presidentin e vendit, pasi kishte një urdhër arresti nga organi kompetent kundër korrupsionit të vendit fqinj, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit (Gjykata Speciale Kundër Korrupsionit).

Siç shihet edhe në videot që panë dritën e diellit, si Ilir Meta ashtu edhe shoferi i tij i kanë rezistuar policisë. Në fund policia e ka nxjerrë me forcë nga makina ish-presidentin dhe e ka futur në makinën e patrullës për ta çuar para drejtësisë.

Ai do të jepte një konferencë për shtyp

Ish-presidenti shqiptar kishte caktuar një konferencë për shtyp për mesditën e së hënës. Sipas informacioneve, ai kishte mësuar se pritej arrestimi i tij dhe do të bënte një denoncim për këtë. Siç raporton Top Channel, ish-presidenti i Shqipërisë akuzohet për tre raste të korrupsionit dhe mosdeklarimit të pasurisë, si dhe për pastrim parash.

Kush është Ilir Meta?

Ilir Meta ka luajtur një rol qendror në skenën politike të Shqipërisë gjatë dekadave të fundit, duke shërbyer në poste të larta qeveritare, duke u ngjitur në postin e presidentit nga viti 2017 deri në vitin 2022.

Karakteristike është se ai u zgjodh kryeministër i Shqipërisë nga viti 1999 deri në vitin 2002, ndërsa shërbeu si kryetar i Kuvendit dhe ministër i Punëve të Jashtme. Ilir Meta erdhi nga Partia Socialiste, por u largua dhe krijoi LSI-në, duke mbetur aktiv në ngjarjet politike të vendit fqinj. Ilir Meta vitet e fundit ka pasur disa përplasje me qeverinë e Edi Ramës, me fokus reformën kushtetuese dhe ndryshimet në sistemin gjyqësor.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ "Dil nga makina!” Publikohen pamje të reja nga momenti i arrestimi të kreut të PL-së, Ilir Meta, agjentët drejtuar qytetarit: Hiqe telefonin!

Arrestohet Ilir Meta me urdhër të SPAK! GJKKO cakton detyrim paraqitje
Arrestimi

TIRANA- Janë publikuar pamjet të tjera nga momenti i arrestimit të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ditën e sotme. Në video e publikuar në rrjetin social "Tik-Tok" dëgjohen agjentët që i kërkojnë Metës të dalë nga makina. Po ashtu, agjentët dëgjohen duke i kërkuar qytetarit që ka regjistruar videon, të heqë telefonin.

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta u arrestua sot pas mesdite te zona e Kthesës së Kamzës, pasi akuzohet nga SPAK për “Korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetëror dhe të zgjedhurve vendorë”, “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”. 

 

1 VITE ME PARE

"Një nga vendet më të varfra të Europës është dëmtuar nga paqëndrueshmëria dhe korrupsioni!" Reuters: Arrestohet ish-presidenti i Shqipërisë

Arrestohet Ilir Meta me urdhër të SPAK! GJKKO cakton detyrim paraqitje
Ilir Meta

TIRANA- Agjencia e lajmeve "Reuters" i ka kushtuar një artikull arrestimit të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Reuters shkruan se Meta i cili ishte president nga 2017-2022 dhe tani drejton Partinë e Lirisë në opozitë, po kthehej në kryeqytetin Tiranë nga Kosova kur policia me maska ​​të zeza ndaloi makinën e tij.

Në artikull shkruhet se Meta ka mohuar më parë akuzat dhe avokati i tij tha se gënjeshtrat e vjetra ishin ringjallur si një lëvizje politike përpara zgjedhjeve parlamentare.

Po ashtu në artikull shkruhet se një nga vendet më të varfra të Evropës, politika e Shqipërisë është dëmtuar nga paqëndrueshmëria dhe korrupsioni që nga rënia e komunizmit në fillim të viteve 1990 dhe kjo e ka penguar qëllimin e saj për t'u bashkuar me BE.

Artikulli i plotë i "Reuters":

Ish-presidenti i Shqipërisë Ilir Meta është arrestuar nga policia për akuza për korrupsion, tha të hënën avokati i tij, duke e cilësuar arrestimin të motivuar politikisht. Meta, 55-vjeç, i cili ishte president nga 2017-2022 dhe tani drejton Partinë e Lirisë në opozitë, po kthehej në kryeqytetin Tiranë nga Kosova kur policia me maska ​​të zeza ndaloi makinën e tij. Policia tha se duhej ta merrte me forcë.

Një nga vendet më të varfra të Evropës, politika e Shqipërisë është dëmtuar nga paqëndrueshmëria dhe korrupsioni që nga rënia e komunizmit në fillim të viteve 1990. Kjo e ka penguar qëllimin e saj për t'u bashkuar me BE.

“Meta akuzohet për korrupsion pasiv, mosdeklarim të pasurisë dhe pastrim parash”, tha avokati Genc Gjokutaj pas takimit me klientin e tij.

Meta ka mohuar më parë akuzat për keqbërje dhe avokati i tij tha se gënjeshtrat e vjetra ishin ringjallur si një lëvizje politike përpara zgjedhjeve parlamentare kombëtare të prillit. Ish-bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi, tha në Facebook se ajo përballej me akuza të ngjashme të rreme dhe ishte urdhëruar të raportonte rregullisht në polici, duke e quajtur atë një "farsë".

Mediat vendase thanë se janë akuzuar edhe dy persona të tjerë të afërt me Metën dhe Kryemadhin. Meta, i cili kishte shërbyer më parë si kryeministër dhe kryetar i Kuvendit, nuk është i vetmi personazh opozitar që përballet me akuza kriminale. Një shumicë e vogël prej pak më shumë se 50% votuan "pro" në një referendum të vështirë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian në Moldavi të hënën. Pasi presidentja Maia Sandu tha se votat e dyfishta të së dielës u dëmtuan nga një ndërhyrje e jashtme e supozuar e mbështetur nga Rusia "të pashembullt".

Muajin e kaluar, Sali Berisha, kreu i grupit më të madh opozitar, Partia Demokratike, u padit me akuza për korrupsion dhe një politikan i partisë Ervin Salianji u burgos për një vit për një "kallëzim të rremë" për një ish-ministër. Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama për 'gjueti shtrigash', të cilën ai e mohon. Rama është në pushtet që nga viti 2013 dhe planifikon të kandidojë për një mandat të katërt vitin e ardhshëm.

Partia e Lirisë së Metës tha se ndalimi i tij do të sillte dënime dhe protesta në rrugë. Romana Vlahutin, një ish-ambasadore e BE-së në Shqipëri, duartrokiti arrestimin, duke thënë: "Nuk ka të paprekshëm... Drejtësia mund të jetë e ngadaltë, por përfundimisht vihet në funksion."

1 VITE ME PARE

U arrestua nga SPAK, Meta nga burgu: Lufta jonë nis një faqe të re në përballje pa kompromis me narkoshtetin

Arrestohet Ilir Meta me urdhër të SPAK! GJKKO cakton detyrim paraqitje
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar për herë të parë pas arrestimit nga burgu. Me anë të një postimi në Facebook, Meta ka falenderuar anëtarët e Partisë së Lirisë për mbështetjen që i kanë dhënë deri më tani. Ndërkohë që ka theksuar se lufta e tyre nis një faqe të re me përballjen kundër një narkoshteti të instaluar brutalisht. 

Postimi i Plotë:

Falenderoj përzemërsisht të gjithë anëtarët e Partisë së Lirisë për mbështetjen e jashtëzakonshme që më kanë dhënë deri tani. Po kështu nga sot lufta jonë nis një faqe të re në përballjen pa asnjë kompromis me Narkoshtetin e instaluar brutalisht. Jam i bindur në fitoren e kauzave tona kombëtare dhe demokratike! Armiqtë e kombit tonë dhe demokracisë do u ngrijë e qeshura në buzë. Rrëmbimi im sot në mënyrën më banditeske tregon panikun e regjimit diktatorial nga ballafaqimi me të vërtetat. Ju siguroj se pas njohjes me vendimin e arrestimit tim ndihem më i fortë se kurrë dhe besoj edhe shumë në pafajësinë time të plotë. Ndihem krenar që jam rrëmbyer dhunshëm nga antishqiptarët dhe shqipfolësit vetëm për patriotizmin tim dhe mbrojtjen e interesave kombëtare.

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është arrestuar ditën e sotme. Meta është vënë në pranga në orët e para të mesditës me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Pas arrestimit të Metës, Gjykata e Posaçme ka caktuar dhe masë sigurie detyrim paraqitje për ish-bashkëshorten Monika Kryemadhi. 

1 VITE ME PARE

"Konstatoj me keqardhje mungesën e profesionalizmit!" Deklarata e SPAK, Kryemadhi: Është e shkruar në zyrën e propagandës së Edi Ramës

Arrestohet Ilir Meta me urdhër të SPAK! GJKKO cakton detyrim paraqitje
Monika Kryemadhi

TIRANA- Deputetja Monika Kryemadhi ka reaguar sërish përmes rrjeteve sociale pas publikimit të deklaratës së SPAK lidhur me akuzat ndaj saj, kreut të PL-së Ilir Meta dhe personave të tjerë nën hetim. Kryemadhi thotë se me keqardhje konstatoi mungesën e profesionalizmit dhe shkeljet e detyrimit ligjor që ka SPAK në funksion të ruajtjes së sekretit hetimor.

Ajo ka shtuar se në këtë deklaratë, SPAK vetë ofron për publikun si ushqim të dhëna të pavërteta për të dhe familjen e saj, për të cilat, ajo thtotë se gjatë hetimit ka arritur të vërtetoj të kundërtën nëpërmjet provave shkresore dhe aktit të ekspertimit kontabël të çertifikuar, që ka depozituar pranë Prokurorisë së Posaçme. Po ashtu Kryemadhi thotë se deklarata e sotme e SPAK duket e shkruar në zyrën e propagandës së kryeministrit Edi Rama.

Kryemadhi thotë se intimidimi i SPAK në bashkëpunim me Ramën, ndaj gjyqësorit shqiptar, duke manipuluar opinionin publik përmes nxjerrjes së sekretit hetimor dhe duke paraqitur si fakte disa akuza të rreme dhe të pabaza, sipas saj, do të marrë përgjigjen e merituar në çdo shkallë të gjyqësorit brenda dhe jashtë vendit.

REAGIMI:

Sapo u njoha me deklaratën e SPAK për mediat dhe konstatoj me keqardhje mungesën e profesionalizmit dhe shkeljet e detyrimit ligjor që keni në funksion të ruajtjes së sekretit hetimor. Këtë detyrim iu a imponon neni 279 i Kodit të Procedurës Penale. Këtë nen ka përdorur SPAK-u edhe për t’i mbyllur gojën gazetarëve kur kanë pasur material për të folur mbi korrupsionin apo krimet e qeverisë së Edi Ramës.

Në këtë deklaratë, ndër të tjera bëhet me dije nga prokuroria e posaçme se kjo çështje është ende nën hetim, ndërkohë që prokuroria vetë ofron për publikun si ushqim të dhëna të pavërteta për mua dhe familjen time, për të cilat, unë gjatë hetimit kam arritur të vërtetoj të kundërtën nëpërmjet provave shkresore dhe aktit të ekspertimit kontabël të çertifikuar, që kam depozituar pranë SPAK prej kohësh.

Çuditërisht, në 167 faqe vendim, me të cilin është disponuar caktimi i masës së sigurimit personal, nuk pasqyrohet në asnjë rresht, asnjë e dhënë lidhur me provat që unë kam depozituar në mbështetje të pretendimeve të mia, të cilat rrëzojnë aludimet e SPAK.

Ju sot ligjërisht më keni komunikuar faktin se ndaj meje në cilësinë e personit nën hetim të dyshuar për kryerjen e disa veprave penale është caktuar një masë sigure, ndërkohë që edhe pse kam ende cilësinë e personit nën hetim, ju, xhelatët e bindur të Edi Ramës politikisht shpreheni se unë dhe familja ime akuzohemi, ndërkohë që këtë gjë në fazë të hetimit, nuk mund ta bëni as ligjërisht, as publikisht.

Deklarata e sotme e SPAK duket e shkruar në zyrën e Propagandës të Edi Ramës. Pasi, për familjen time SPAK shkel çdo të drejtë të njeriut të mbrojtur nga Konventat Europiane dhe Kushtetuta, për një proces të rregullt ligjor, kurse për mafiozët në karriget e qeverisë dhe bashkëpunëtorët e tyre përulen dhe nuk shohin krimet e përditshme në kurriz të shqiptarëve.

Intimidimi i SPAK në bashkëpunim me Edi Ramën, ndaj gjyqësorit shqiptar, duke manipuluar opinionin publik përmes nxjerrjes së sekretit hetimor dhe duke paraqitur si fakte disa akuza të rreme dhe të pabaza, do të marrë përgjigjen e merituar në çdo shkallë të gjyqësorit brenda dhe jashtë vendit. SPAK mund të bëjë akuzën, por kurrësesi gjyqin! Kjo i takon vetëm gjykatës dhe përballja e gënjeshtrave me motivacion politik, me të vërtetat do të jetë kudo dhe ndaj kujtdo, me të njejtën monedhë.

1 VITE ME PARE

Arrestimi i Metës/ Partia e Lirisë bën publik qëndrimin: Intensifikojmë aksionin politik, vijon aktiviteti nën drejtimin e tij pavarësisht gjendjes juridike

Arrestohet Ilir Meta me urdhër të SPAK! GJKKO cakton detyrim paraqitje
Foto nga mbledhja

TIRANA- Partia e Lirisë ka bërë publike qëndrimet pas arrestimit të Kreut të saj Ilir Meta. Me anë të një njoftimi, Partia e Lirisë njofton se është e vendosur të intensifikojë shumëfish aksionin e saj politik dhe në terren për denoncimin e krimeve dhe korrupsionit. PL thotë se shprehur solidaritetin e plotë me Presidentin e saj tëburgosur politikisht, sipas tyre, dhe se vijon aktivitetin politik nën drejtimin e tij pavarësisht gjendjes juridike.

Gjithashtu Partia e Lirisë thotë se Meta është sot i burgosur politik për shkak të qëndrimeve të tij institucionale, politike, patriotike dhe qytetare në mbrojtje të interesit kombëtar dhe sovranitetit të Republikës së Shqipërisë, të çështjes së Detit dhe të mbrojtjes së pakompromis të kufijve të Kosovës, si dhe për shkak të denoncimit të pakompromis të inkriminimit dhe korrupsionit.

QËNDRIM I KRYESISË TË PARTISË SË LIRISË:

Kryesia e Partisë së Lirisë, e mbledhur sonte më datë 21 tetor 2024, shpreh qëndrimin e saj, si më poshtë vijon:

1. Dënon me ashpërsinë më të madhe aktin shumë të rëndë kriminal terrorist të rrëmbimit dhe arrestimit politik, në mënyrë jo ligjore, të dhunshme dhe në shkelje të hapur të dinjitetit njerëzor dhe qytetar të një figure të lartë publike, si ish-Kryeministri, ish-Kryetari i Kuvendit, ish-Presidenti i Republikës dhe Presidentit aktual të Partisë së Lirisë, z.Ilir Meta.

2. Ky akt terrorist kriminal i urdhëruar nga Edi Rama në Kongresin e Partisë Socialiste dhe i vënë sot në zbatim nga struktura kriminale terroriste SPAK, konfirmon atë që kemi denoncuar prej kohësh se në Shqipëri ka rënë shteti ligjor dhe se sistemi i drejtësisë është i kapur për fyti dhe funksionon sipas një regjie, vetëm për llogari të interesave elektorale dhe politike të Narkoshtetit dhe Edi Ramës.

3. Arrestimi politik i Presidentit të Partisë së Lirisë, z.Ilir Meta, pa fakte, pa prova dhe pa dëshmi konfirmon se drejtësia nuk funksionon mbi bazën e parimeve kushtetuese dhe të së drejtës, por mbi bazën e urrejtjes, hakmarrjes primitive, urdhrave politikë dhe metodave policeske të një shteti diktatorial.

4. Edi Rama dhe Altin Dumani, me aktin e sotëm terrorist kanë kaluar vijat e kuqe duke i shpallur luftë të hapur opozitës, me qëllim asgjesimin e saj, të pluralizimit politik dhe demokracisë.

5. Presidenti i Partisë së Lirisë, z.Ilir Meta është sot i burgosur politik për shkak të qëndrimeve të tij shumë të drejta institucionale, politike, patriotike dhe qytetare në mbrojtje të interesit kombëtar dhe sovranitetit të Republikës së Shqipërisë, të çështjes së Detit dhe të mbrojtjes së pakompromis të kufijve të Kosovës, si dhe për shkak të denoncimit të pakompromis të inkriminimit dhe korrupsionit skizofrenik të Edi Ramës, Narkoshtetit dhe Narkodrejtësisë.

6. Kryesia Politike e Partisë së Lirisë duke shprehur solidaritetin e plotë me Presidentin e burgosur politikisht, z.Ilir Meta, vijon aktivitetin politik nën drejtimin e Tij pavarësisht gjendjes së Tij juridike.

7. Partia e Lirisë është e vendosur të intensifikojë shumëfish aksionin e saj politik dhe në terren për denoncimin e krimeve dhe korrupsionit skizofrenik të Narkoshtetit, për t’i ofruar një alternativë mirëqeverisjeje, të drejtë e humane të gjithë shqiptarëve nëpërmjet 5 Prioriteteve të saj për 4 milion shqiptarë plus.

1 VITE ME PARE

"Ka përdorur autoritetin dhe influencën e tij!" Arrestimi i Metës/ SPAK: Ka kërkuar dhe pranuar shuma të konsiderueshme parash kur ishte ministër i Ekonomisë

Arrestohet Ilir Meta me urdhër të SPAK! GJKKO cakton detyrim paraqitje
Ilir Meta

TIRANA- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Në njoftimin e SPAK thuhet se janë dokumentuar disa episode ku subjektet e këtij procedimi penal Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi në bashkëpunim mes tyre, por edhe me funksionarë të tjerë publikë janë përfshirë në kryerjen e disa veprave penale.

Po ashtu SPAK shton se është provuar se ish-Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Ilir Meta, ka përdorur autoritetin dhe influencën e tij për të ndërhyrë në procesin e lidhjes së kontratës ndërmjet shoqërisë “Debt International Advisory” dhe kompanisë CEZ Shpërndarje. SPAK shton se kjo kontratë kishte për objekt asistimin në identifikimin dhe arkëtimin e borxheve të prapambetura.

Gjithashtu Prokuroria e Posaçme shton se këto marrëdhënie ngushtësisht të ndërlidhura kanë ndikuar drejtpërdrejtë në procesin e përzgjedhjes së DIA-s për të kryer shërbimet e mbledhjes së borxheve të CEZ-it, pavarësisht se shoqëria nuk përmbushte të gjitha kriteret ligjore dhe profesionale për të menaxhuar detyrime të kësaj natyre. SPAK shton se shoqëria “Debt International Advisory”, përmes kësaj marrëveshjeje ka përfituar në mënyrë të parregullt shumën prej 649,803,520 lekësh, e cila është konfirmuar nga një vendim gjyqësor i formës së prerë.

Në njotim thuhet se hetimet e deritanishme kanë zbuluar se Meta ka kërkuar dhe pranuar shuma të konsiderueshme parash nga Kastriot Ismailaj, gjatë periudhës kur ai mbante funksionin e Ministrit, detyrë e cila përfshinte mbikëqyrjen e procesit të privatizimit të CEZ-it dhe lidhjen e kontratave për mbledhjen e borxheve, duke konsumuar kështu elementët e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.

Pjesë nga njoftimi i SPAK:

Nga sa më sipër, janë dokumentuar disa episode ku subjektet e këtij procedimi penal I.M. dhe M. K. në bashkëpunim mes tyre por edhe me funksionarë të tjerë publikë janë përfshirë në kryerjen e disa veprave penale.

1- Është provuar se ish-Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, I. M., ka përdorur autoritetin dhe influencën e tij për të ndërhyrë në procesin e lidhjes së kontratës ndërmjet shoqërisë “Debt International Advisory” dhe kompanisë CEZ Shpërndarje. Kjo kontratë kishte për objekt asistimin në identifikimin dhe arkëtimin e borxheve të prapambetura.

Këto marrëdhënie ngushtësisht të ndërlidhura kanë ndikuar drejtpërdrejtë në procesin e përzgjedhjes së DIA-s për të kryer shërbimet e mbledhjes së borxheve të CEZ-it, pavarësisht se shoqëria nuk përmbushte të gjitha kriteret ligjore dhe profesionale për të menaxhuar detyrime të kësaj natyre.

Shoqëria “Debt International Advisory”, përmes kësaj marrëveshjeje ka përfituar në mënyrë të parregullt shumën prej 649,803,520 lekësh, e cila është konfirmuar nga një vendim gjyqësor i formës së prerë.

Hetimet e deritanishme kanë zbuluar se I.M. ka kërkuar dhe pranuar shuma të konsiderueshme parash nga z. K. I., gjatë periudhës kur ai mbante funksionin e Ministrit, detyrë e cila përfshinte mbikëqyrjen e procesit të privatizimit të CEZ-it dhe lidhjen e kontratave për mbledhjen e borxheve, duke konsumuar kështu elementët e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

1 VITE ME PARE

Arrestimi i Metës/ SPAK: Kreu i PL dhe Monika Kryemadhi nuk kanë deklaruar shpenzimet mjekësore në 2013-2019

Arrestohet Ilir Meta me urdhër të SPAK! GJKKO cakton detyrim paraqitje
ilir meta

TIRANË- Prokuroria e Posaçme në njoftimin zyrtar për arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta thotë se ai dhe ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi nuk kanë deklaruar shpenzimet mjekësore të kryera gjatë periudhës 2013-2019, në vlerën totale prej 106.125 Euro. 

Por në njoftim thuhet se hetimet kanë zbuluar se në deklaratën e Interesave Private Vjetore për vitin 2019, të dorëzuar në ILDKPKI më 29 Maj 2020, këta subjekte nuk kanë deklaruar shpenzimet shëndetësore në vlerën prej 9.000 Euro të kryera në një klinikë private jashtë vendit si dhe dhe shumën 100.000 Euro në llogarinë bankare. Sipas SPAK Meta dhe Kryemadhi dyshohet se kanë konsumuar veprën penale “Refuzimit për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rrëmë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”. 

Pjesë nga njoftimi:

6- Nga hetimi ka rezultuar se shtetasit I.M. dhe M.K. nuk kanë deklaruar shpenzimet mjekësore të kryera gjatë periudhës 2013-2019, në vlerën totale prej 106.125 Euro. Nga këto shpenzime, 86.891 Euro janë paguar në cash. Hetimet kanë zbuluar se në deklaratën e Interesave Private Vjetore për vitin 2019, të dorëzuar në ILDKPKI më 29 Maj 2020, këta subjekte nuk kanë deklaruar shpenzimet shëndetësore në vlerën prej 9.000 Euro të kryera në një klinikë private jashtë vendit si dhe dhe shumën 100.000 Euro në llogarinë bankare dy emërore, të cilat i përkasin E.M. dhe F. K. Subjektet I.M. dhe M. K. dyshohet se kanë konsumuar veprën penale “Refuzimit për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rrëmë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë” parashikuar nga neni 275/a të Kodit Penal. 

1 VITE ME PARE

Meta në paraburgim/ E viziton djali i tij i shoqëruar nga avokati Gjokutaj

Arrestohet Ilir Meta me urdhër të SPAK! GJKKO cakton detyrim paraqitje
Ilir meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka marrë vizitën e parë pranë qelisë së paraburgimit mbrëmjen e sotme. Mësohet se djali i tij ka shkuar të vizitojë babanë. Ndërkohë që ka qenë i shoqëruar nga avokati Genc Gjokutaj. 

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është arrestuar ditën e sotme. Meta është vënë në pranga në orët e para të mesditës me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Pas arrestimit të Metës, Gjykata e Posaçme ka caktuar dhe masë sigurie detyrim paraqitje për ish-bashkëshorten Monika Kryemadhi. 

1 VITE ME PARE

"Pastruan para me anë të kredive"/ SPAK për Metën: Bleu apartament duplex në përmes vjehrrës

Arrestohet Ilir Meta me urdhër të SPAK! GJKKO cakton detyrim paraqitje
Ilir Meta

TIRANË- Detaje nga arrestimi i kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta kanë dalë nga SPAK. Mësohet se Meta në bashkëpunim me Monika Kryemadhin dhe mamanë e kësaj të fundit Fatime Kryemadhi kanë blerë një apartament dublex në zonën e ish-bllokut. Sipas njoftimit, Kryemadhi ka derdhur në llogari bankare 310,000 euro, ndërkohë që dhe ka marrë kredi prej 335,000. Kjo kredi më pas është shlyer në periudhën Mars-Nëntor të vitit 2010 me para të depozituara në një bankë të nivelit të dytë. 

Njoftimi i SPAK:

5- Për periudhën 2009-2010, nga ana e personave nën hetim, I. M., M. K. dhe F. K., është blerë, një apartament dublex me vendndodhje në zonën e njohur si “ish bllok”, i deklaruar si i finacuar me kredi bankare. Nga hetimi ka rezultuar se shuma prej 310,000 Euro që kanë shërbyer për blerjen e katit të parë të dublex, janë derdhur Cash në sistemin bankar nga F. K., dhe shuma 335,000 Euro e marrë kredi nga F. K., është shlyer gjithashtu me para të depozituara në bankë të nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë, në Mars-Nëntor 2010. Këto para dyshohet se kanë origjinën nga aktiviteti i paligjshëm i shtetasve I.M. dhe M.K. si dhe kredia bankare është përdorur si mbulesë dhe mënyrë për të futur në sistemin bankar shuma të konsiderueshme monetare.

1 VITE ME PARE

Arrestimi i Metës, SPAK nxjerr detaje: Me mbi 463 mijë dollarë të padeklaruara loboi në SHBA

Arrestohet Ilir Meta me urdhër të SPAK! GJKKO cakton detyrim paraqitje
Ilir Meta

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka nxjerr njoftimin zyrtar për arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta. Në njoftim renditet se përgjatë periudhës 2016-2017, Meta me cilësinë e Kryetarit të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, ka lidhur dhe ekzekutuar kontrata për shërbimi konsulence dhe lobimi me kompanitë Global Security and Inovative Solution LLC dhe Grupi McKeon Inc në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas SPAK, një pjesë e financimit të Metës, prej 463.546,26 dollarë nuk është transferuar nga llogaritë bankare të LSI-së. 

Pjesë nga njoftimi:

4- Përgjatë periudhës 2016-2017, I. M. me cilësinë e Kryetarit të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, ka lidhur dhe ekzekutuar kontrata për shërbim konsulence dhe lobimi me kompanitë Global Security and Inovative Solution LLC dhe  Grupi McKeon Inc në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga hetimi rezulton se një pjesë e financimit të kontratave është bërë me transferta bankare nga llogaritë e subjektit politik, Lëvizja Socialiste për Integrim, ndërkohë që shuma prej 463.546,26 USD nuk është transferuar nga llogaritë bankare të këtij subjekti politik.

Po kështu rezulton se kjo shumë monetare, e cila nuk është transferuar nga llogaritë bankare të  forcës politike nuk është pasqyruar në bilancet e subjektit politik Lëvizja Socialiste për Integrim, të depozituara pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

1 VITE ME PARE

FOTO/ Meta bën shqiponjën me duar brenda furgonit të policisë

 

Arrestohet Ilir Meta me urdhër të SPAK! GJKKO cakton detyrim paraqitje
pamje nga vendngjarja

 

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë në Shqipëri, Ilir Meta teksa po transferohej nga furgoni i policisë drejt qelisë  ka bërë shqiponjën me duar.

Siç shihet edhe në foto Meta bën shqiponjën, brenda furgonit të policisë gjatë momentin që ka lënë ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe ishte duke u transferuar drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza”. Po ashtu mbështetës të Metës u mblodhën jashtë duke goditur futgonin e policisë. 

 

1 VITE ME PARE

Arrestimi i Ilir Metës/ SPAK del me njoftim zyrtar: Objekti i hetimit, veprimet korruptive në lidhje me kontratën e shërbimit CEZ-DIA, ja akuzat

Arrestohet Ilir Meta me urdhër të SPAK! GJKKO cakton detyrim paraqitje
Ilir Meta

TIRANA- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Në njoftimin e SPAK thuhet se objekti i hetimit të këtij procedimi janë veprimet korruptive të zyrtarëve të shtetit në lidhjen dhe zbatimin e kontratës së shërbimit CEZ-DIA.

SPAK thotë se janë dokumentuar disa episode ku subjektet e këtij procedimi penal Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi në bashkëpunim mes tyre, por edhe me funksionarë të tjerë publikë janë përfshirë në kryerjen e disa veprave penale. Në njoftimin e SPAK thuhet se është provuar se ish-Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Ilir Meta, ka përdorur autoritetin dhe influencën e tij për të ndërhyrë në procesin e lidhjes së kontratës ndërmjet shoqërisë “Debt International Advisory” dhe kompanisë CEZ Shpërndarje. SPAK thotë se kjo kontratë kishte për objekt asistimin në identifikimin dhe arkëtimin e borxheve të prapambetura.

Gjithashtu Prokuroria e Posaçme shton se këto marrëdhënie ngushtësisht të ndërlidhura kanë ndikuar drejtpërdrejtë në procesin e përzgjedhjes së DIA-s për të kryer shërbimet e mbledhjes së borxheve të CEZ-it, pavarësisht se shoqëria nuk përmbushte të gjitha kriteret ligjore dhe profesionale për të menaxhuar detyrime të kësaj natyre. SPAK shton se shoqëria “Debt International Advisory”, përmes kësaj marrëveshjeje ka përfituar në mënyrë të parregullt shumën prej 649,803,520 lekësh, e cila është konfirmuar nga një vendim gjyqësor i formës së prerë.

Në njotim thuhet se hetimet e deritanishme kanë zbuluar se Meta ka kërkuar dhe pranuar shuma të konsiderueshme parash nga K. I., gjatë periudhës kur ai mbante funksionin e Ministrit, detyrë e cila përfshinte mbikëqyrjen e procesit të privatizimit të CEZ-it dhe lidhjen e kontratave për mbledhjen e borxheve, duke konsumuar kështu elementët e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

Sipas SPAK, Meta, në sajë të funksionit të tij si Kryetar i Kuvendit dhe bashkëshortja e tij, M. K. si deputete e Kuvendit, në vitin 2014 kanë përdorur influencën e tyre duke ndikuar tek drejtuesit e institucioneve të ndryshme shtetërore si dhe tek drejtuesit e kompanive të telefonive celulare, me qëllim futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjeksionit midis kompanisë  “U… C… INC” dhe një kompanie private telefonike celulare.

SPAK shton se gjatë hetimit ka rezultuar gjithashtu se çifti Meta dhe Kryemadhi, kanë hyrë në marëdhënie korruptive me biznesmenin S.M., duke përfituar përkohësisht një vilë si shpërblim për influencën e paligjshme që ata ushtronin ndaj funksionarëve publikë të emëruar nga LSI, në interes të aktiviteteve ekonomike të bizmesmenit në fjalë. Sipas SPAK, Personi nën hetim M.K., me porosi të biznesmenit në fjalë, ka marrë përsipër edhe ndryshimin e një ligji në Kuvendin e Shqipërisë (ligj i cili u ndryshua sipas kërkesës së biznesmenit S.M.).

Në njoftim renditet se përgjatë periudhës 2016-2017, Meta me cilësinë e Kryetarit të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, ka lidhur dhe ekzekutuar kontrata për shërbimi konsulence dhe lobimi me kompanitë Global Security and Inovative Solution LLC dhe Grupi McKeon Inc në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë sipas SPAK, për peridhën 2009-2010, nga ana e personave nën hetim është blerë, një apartament dublex me vendndodhje në zonën e njohur si “ish bllok”,  i deklaruar si i finacuar me kredi bankare. Po ashtu SPAK shton se  nga hetimi ka rezultuar se Meta dhe Kryemadhi nuk kanë deklaruar shpenzimet mjekësore të kryera gjatë periudhës 2013-2019, në vlerën totale prej 106.125 Euro.

Njoftimi i plotë i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit R. K. kryer në ish Prokurorinë e Krimeve të Rënda, procedimin penal Nr. 55 të vitit 2019. Objekti i hetimit të këtij procedimi janë veprimet korruptive të zyrtarëve të shtetit në lidhjen dhe zbatimin e kontratës së shërbimit CEZ-DIA.

Ndërkohë që po vijonin hetimet për këtë procedim, mbi bazën e kallëzimeve të shtetasve H. V. dhe I. B., Prokuroria e Posaçme ka rregjistruar procedimin penal nr.122 të vitit 2022 për veprat penale “Korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetëror dhe të zgjedhurve vendorë”, “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga nenet 260 dhe 25, 287/2 dhe 257/a/2 i K.Penal.

Në vijim të hetimeve, procedimet e sipërcituara janë bashkuar në një procedim të vetëm në vitin 2024.

Nga sa më sipër, janë dokumentuar disa episode ku subjektet e këtij procedimi penal I.M. dhe M. K. në bashkëpunim mes tyre por edhe me funksionarë të tjerë publikë janë përfshirë në kryerjen e disa veprave penale.

1- Është provuar se ish-Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, I. M., ka përdorur autoritetin dhe influencën e tij për të ndërhyrë në procesin e lidhjes së kontratës ndërmjet shoqërisë “Debt International Advisory” dhe kompanisë CEZ Shpërndarje. Kjo kontratë kishte për objekt asistimin në identifikimin dhe arkëtimin e borxheve të prapambetura.

Këto marrëdhënie ngushtësisht të ndërlidhura kanë ndikuar drejtpërdrejtë në procesin e përzgjedhjes së DIA-s për të kryer shërbimet e mbledhjes së borxheve të CEZ-it, pavarësisht se shoqëria nuk përmbushte të gjitha kriteret ligjore dhe profesionale për të menaxhuar detyrime të kësaj natyre.

Shoqëria “Debt International Advisory”, përmes kësaj marrëveshjeje ka përfituar në mënyrë të parregullt shumën prej 649,803,520 lekësh, e cila është konfirmuar nga një vendim gjyqësor i formës së prerë.

Hetimet e deritanishme kanë zbuluar se I.M. ka kërkuar dhe pranuar shuma të konsiderueshme parash nga z. K. I., gjatë periudhës kur ai mbante funksionin e Ministrit, detyrë e cila përfshinte mbikëqyrjen e procesit të privatizimit të CEZ-it dhe lidhjen e kontratave për mbledhjen e borxheve,  duke konsumuar kështu elementët e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

2- Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi I. M. në sajë të funksionit të tij si Kryetar i Kuvendit dhe bashkëshortja e tij, M. K. si deputete e Kuvendit, në vitin 2014 kanë përdorur influencën e tyre duke ndikuar tek drejtuesit e institucioneve të ndryshme shtetërore si dhe tek drejtuesit e kompanive të telefonive celulare, me qëllim futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjeksionit midis kompanisë  “U… C… INC” dhe një kompanie private telefonike celulare.

Si rezultat i kësaj influence të paligjshme subjektet në hetim I.M dhe M.K. kanë përfituar pjesën e tyre në përqindje nga fitimi i kompanisë, dhe janë pajisur me karta krediti nga administratori i shoqërisë. Shpenzimet e kryera nëpërmjet këtyre kartave, nuk janë deklaruar në deklaratat periodike të pasurive nga të hetuarit.

Personi nën hetim P. Xh., duke shfrytëzuar autoritetin e tij si Kryetari i AKEP, i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë me propozimin e subjektit politik “Lëvizja Socialiste Për Integrim” (LSI), në zbatimi të porosive të marra nga subjektet  I. M. dhe M. K., jo vetëm ka ndikuar tek drejtuesit e kompanisë telefonike celulare për finalizmin e marrëveshjes por nga ana tjetër, ka lejuar kompaninë private të ushtrojë aktivitetin e saj në shkelje të ligjit të AKEP. Për këto arsye, personat nën hetim I.M. dhe M.K. ka dyshime se kanë konsumuar veprën penale të “Korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve”, në bashkëpunim, të ndihmuar edhe nga personi tjetër nën hetim P. Xh., i cili akuzohet për të njëjtën vepër penale.

3- Gjatë hetimit ka rezultuar gjithashtu se çifti I.M. dhe M.K., kanë hyrë në marëdhënie korruptive me biznesmenin S.M., duke përfituar përkohësisht një vilë si shpërblim për influencën e paligjshme që ata ushtronin ndaj funksionarëve publikë të emëruar nga LSI, në interes të aktiviteteve ekonomike të bizmesmenit në fjalë. Personi nën hetim M.K., me porosi të biznesmenit në fjalë, ka marrë përsipër edhe ndryshimin e një ligji në Kuvendin e Shqipërisë (ligj i cili u ndryshua sipas kërkesës së biznesmenit S.M.).

4- Përgjatë periudhës 2016-2017, I. M. me cilësinë e Kryetarit të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, ka lidhur dhe ekzekutuar kontrata për shërbimi konsulence dhe lobimi me kompanitë Global Security and Inovative Solution LLC dhe  Grupi McKeon Inc në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga hetimi rezulton se një pjesë e financimit të kontratave është bërë me transferta bankare nga llogaritë e subjektit politik, Lëvizja Socialiste për Integrim, ndërkohë që shuma prej 463.546,26 USD nuk është transferuar nga llogaritë bankare të këtij subjekti politik. Po kështu rezulton se kjo shumë monetare, e cila nuk është transferuar nga llogaritë bankare të  forcës politike  nuk është pasqyruar në bilancet e subjektit politik Lëvizja Socialiste për Integrim, të depozituara pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

5- Për peridhën 2009-2010, nga ana e personave nën hetim, I. M., M. K. dhe F. K., është blerë, një apartament dublex me vendndodhje në zonën e njohur si “ish bllok”,  i deklaruar si i finacuar me kredi bankare. Nga hetimi ka rezultuar se shuma prej 310,000 Euro që kanë shërbyer për blerjen e katit të parë të dublex, janë derdhur Cash në sistemin bankar nga F. K., dhe shuma 335,000 Euro e marrë kredi nga F. K., është shlyer gjithashtu me para të depozituara në bankë të nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë, në Mars-Nëntor 2010. Këto para dyshohet se kanë origjinën nga aktiviteti i paligjshëm i shtetasve I.M. dhe M.K. si dhe kredia bankare është përdorur si mbulesë dhe mënyrë për të futur në sistemin bankar shuma të konsiderueshme monetare.

6- Nga hetimi ka rezultuar se shtetasit I.M. dhe M.K. nuk kanë deklaruar shpenzimet mjekësore të kryera gjatë periudhës 2013-2019, në vlerën totale prej 106.125 Euro. Nga këto shpenzime, 86.891 Euro janë paguar në cash. Hetimet kanë zbuluar se në deklaratën e Interesave Private Vjetore për vitin 2019, të dorëzuar në ILDKPKI më 29 Maj 2020, këta subjekte nuk kanë deklaruar shpenzimet shëndetësore në vlerën prej 9.000 Euro të kryera në një klinikë private jashtë vendit si dhe dhe shumën 100.000 Euro në llogarinë bankare dy emërore, të cilat i përkasin E.M. dhe F. K.  Subjektet I.M. dhe M. K. dyshohet se kanë konsumuar veprën penale “Refuzimit për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rrëmë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë” parashikuar nga neni 275/a të Kodit Penal.

Prokuroria e Posaçme ka kryer hetime në kuadër të procedimeve penale nr. 55 të vitit 2019 (dërguar për kompetencë nga Prokuroria për Krime të Rënda), 122 të vitit 2022 (regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit I.B.), 125 të vitit 2022 (regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit H.V.), 165 të vitit 2022 (regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit I.B.), të cilët janë bashkuar në një procedim të vetëm duke u numërtuar procedimi penal nr.55/2019.

Pas kryerjes së veprimeve të shumta hetimore dhe analizës së provave, në datën 09.10.2024 Prokuroria e Posaçme iu drejtua Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesën për caktim mase sigurimi ndaj katër shtetasve.

Me vendimin nr.125 datë 20.10.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka vendosur:

1. Caktimin e masës së sigurimit personal  “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim I. M., i dyshuar për kryejen e veprave penale; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”  në 3 (tre) raste nga të cilat në dy raste është kryer në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim” parashikuar nga nenet  260 dhe 25, 287/2 dhe 257/a/2 i K.Penal.

2. Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim, M. K., e dyshuar për kryerjen e veprave penale; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”  në 2(dy) raste dhe në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim” parashikuar nga nenet  260 dhe 25, 287/2 dhe 257/a/2 i K.Penal.

3. Caktimin e masës së së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim P. Xh. i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 260 dhe 25 të Kodit Penal.

4. Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim E. Ç., e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.

Po në datën 20.10.2024 Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit që të ekzekutojë masat e sigurimit të caktuara me vendimin nr.125 datë 20.10.2024. Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot në datën 21.10.2024 masat e sigurimit të mësipërme ndaj katër personave nën hetim.

Hetimet vazhdojnë me administrimin e provave sa i përket implikimit të personave të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kriminale.

Gjejmë rastin që të falenderojmë Drejtorinë e  Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe autoritetet e zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Austrisë, Italisë, San Marinos, Qipros për ndihmën dhe bashkëpunimin e treguar.

1 VITE ME PARE

Arrestimi i Metës/ Policia e Shtetit: Ka reaguar në mënyrë refuzuese dhe kundërshtuese dhe ka lëshuar fjalë fyese

Arrestohet Ilir Meta me urdhër të SPAK! GJKKO cakton detyrim paraqitje
Ilir Meta

TIRANA- Policia e Shtetit ka dalë me reagim zyrtar në lidhje me arrestimin e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Në reagimin e Policisë thuhet se ata kanë marrë për ekzekutim vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO), me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e Metës.

Policia thotë se Meta ka reaguar në mënyrë refuzuese dhe kundërshtuese dhe ka lëshuar fjalë fyese në drejtim të përfaqësuesve të Policisë dhe Drejtësisë. Sipas njoftimit, bazuar në procedurën e parashikuar nga Rregullorja, ai është nxjerrë nga automjeti dhe shoqëruar forcërisht. Gjithashtu në reagim thuhet se përdorimi i forcës për shoqërimin e subjektit u imponua nga kundërshtimi me forcë prej tij për zbatimin e vendimit të gjykatës që iu komunikua nga punonjësit e Policisë.

Njoftimi: 

Me detyrimin ndaj opinionit publik lidhur me mënyrën e shoqërimit të shtetasit I.M., sqarojmë se:

Policia e Shtetit ka marrë për ekzekutim vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO), me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e shtetasit I.M, 55 vjeç. Për zbatimin e këtij vendimi Policia e Shtetit ka marrë masa operacionale, sipas procedurave të parashikuara nga Rregullorja.

Rreth orës 13:15 minuta Policia e Shtetit ka marrë informacion dhe më pas ka konstatuar se në vendin e quajtur ‘Kthesa e Kamzës’, në zonën e Laprakës, shtetasi I.M po udhëtonte me një automjet në drejtim të Tiranës.

Në këtë moment është bërë ndalimi i automjetit dhe drejtuesi i grupit operacional i ka komunikuar shtetasit I.M, vendimin e gjykatës për masën e sigurisë “Arrest në burg” dhe i ka kërkuar të zbresë nga automjeti.

Shtetasi I.M. ka reaguar në mënyrë refuzuese dhe kundërshtuese dhe ka lëshuar fjalë fyese në drejtim të përfaqësuesve të Policisë dhe Drejtësisë.

Bazuar në procedurën e parashikuar nga Rregullorja, ai është nxjerrë nga automjeti dhe shoqëruar forcërisht.

Policia e Shtetit nënvizon se përdorimi i forcës për shoqërimin e subjektit u imponua nga kundërshtimi me forcë prej tij për zbatimin e vendimit të gjykatës që iu komunikua nga punonjësit e Policisë.

1 VITE ME PARE

"Dhjetra faqe me fjali boshe për të justifikuar akuzat e rreme!" Kryemadhi: Nuk mund të amnistohen me pamjet e ndalimit çnjerëzor të ish-Presidentit

Arrestohet Ilir Meta me urdhër të SPAK! GJKKO cakton detyrim paraqitje
Monika Kryemadhi

TIRANA- Deputetja Monika Kryemadhi ka reaguar pasi është njohur me vendimin e gjykatës për arrestimin e kreut të PL-së, Ilir Meta dhe disa bashkëpunëtorëve të tij. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kryemadhi thotë se ndaj saj janë ngritur akuza të rreme, ndërkohë që në dosje për të ka dhjetëra faqe me fjali boshe.

Sipas saj, 'krimet mostruoze transnacionale të Edi Ramës dhe miqve të tij, përdorues të rregullt të SKY dhe ECC', nuk mund të amnistohen me pamjet e shëmtuara të ndalimit çnjerëzor të ish-Presidentit të Shqipërisë në mes të rrugës.

Kryemadhi thotë se vjedhjet shtetërore si ajo e inceneratorëve që vazhdojnë përditë dhe në çdo sektor, nuk lahen dot me gjyqet publike që mund ti bëjnë drejtuesve të opozitës shqiptare.

REAGIMI:

Të dashur qytetarë shqiptarë, miq dhe dashamirës të opozitës shqiptare dhe të familjes tonë.
Ju falenderoj përzemërsisht për të gjitha mesazhet e solidaritetit gjatë kësaj paradite.

Vetëm para pak minutash më është vënë në dispozicion fermani i gjykatës politike të Edi Ramës. Dhjetra faqe me fjali boshe për të justifikuar akuzat e rreme të disa kallëzuesve shpifarakë, atentatorë në tentativë për të vrarë aksionin e opozitës shqiptare në tërësi.

Krimet mostruoze transnacionale të Edi Ramës dhe miqve të tij, përdorues të rregullt të SKY dhe ECC, nuk mund të amnistohen me pamjet e shëmtuara të ndalimit çnjerëzor të ish-Presidentit të Shqipërisë në mes të rrugës.
Vjedhjet shtetërore mafioze si ajo e inceneratorëve që vazhdojnë përditë dhe në çdo sektor, nuk lahen dot me gjyqet publike që mund ti bëjnë drejtuesve të opozitës shqiptare, përmes procesve gjyqësore pa prova dhe pa fakte.

Krimet e disa prokurorëve të prokurorisë speciale, që nuk guxojnë të përmendin emrat Edi Rama dhe Erion Veliaj, duke i amnistuar dhe duke ju nënshtruar pushtetit në kundërshtim me rolin e tyre ligjor si prokurorë të Republikës, kur Rama e Veliaj krimet i kanë kryer dhe i kryejnë duke lënë gjurmë në shkresa shtetërore, nuk mund të amnistohen edhe nëse zyrtarët-ushtarë të drejtësisë ngrejnë akuza politike ndaj çdo deputeti të opozitës në Kuvend, apo drejtuesi partie opozitare.

Ju siguroj se, pavarësisht të gjithë gjyqit politik dhe publik, unë kurrë nuk do të ndalem.Ju konfirmoj se po, gjykata politike e Edi Ramës ka marrë për mua vendimin për detyrim paraqitje. Kam udhëzuar ekipin e mbrojtësve të mi ligjor për të demontuar këtë farsë në çdo gjykatë brenda dhe jashtë vendit. Si kam deklaruar dhe më parë do të përballem me drejtësinë pa asnjë hezitim me të vërtetën time dhe procedurat ligjore brenda e jashtë vendit.

1 VITE ME PARE

SPAK urdhëroi arrestimin kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta/ Detyrim paraqitjeje për Monika Kryemadhin, ja 3 akuzat ndaj saj

Arrestohet Ilir Meta me urdhër të SPAK! GJKKO cakton detyrim paraqitje
Monika Kryemadhi

TIRANA- Pasi u bë me dije se ndaj deputetes Monika Kryemadhi është caktuar masa "detyrim paraqitjeje" janë mësuar dhe tre akuzat që rëndojnë ndaj saj. Bëhet me dije se Kryemadhi akuzohet për të njëjtat vepra si kreu i Partisë së Lirisë pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash.

Akuzat:

Ilir Meta

Pastrim parash
Korrupsion
Mosdeklarim të ardhurash

Monika Kryemadhi

Pastrim parash
Korrupsion
Mosdeklarim të ardhurash

Ema Çoku

Pastrim i produkteve të veprës penale e kryer në bashkëpunim

 

Ndërkohë, arrestimi i Metës u bë rreth orës 13:40 teksa shkonte me makinë dretj selisë së PL për të mbajtur konferencën e paralajmëruar për shtyp. Ai po kthehej nga Kosova kur u ndalua pranë Kthesës së Kamzës në Tiranë.

1 VITE ME PARE

“Mund të ketë patur tentativë dhe për ta eliminuar fizikisht!" Arrestimi i Metës/ Blushi: Drejtuesit e burgjeve të bëjnë shumë kujdes!

Arrestohet Ilir Meta me urdhër të SPAK! GJKKO cakton detyrim paraqitje
Foto nga konferenca

TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi tha sot në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp se nuk çudite nëse mund të ketë patur tentativë  për ta eliminuar fizikisht kreun e PL Ilir Meta sot gjatë arrestimit. Blushi u bëri thirrje drejtuesve të burgjeve të bëjnë shumë kujdes. Ai shtoi se do të ketë aksion dhe përballje dhëmbë për dhëmbë, sy për sy.

“Nuk çuditem nëse mund të ketë patur tentativë dhe për ta eliminuar fizikisht. U bëj thirrje drejtuesve të burgjeve të bëjnë shumë kujdes. Nuk ka ndryshim nga ajo që kemi thënë. Sot mbledhim forumet. Linja nuk ndryshon! Sigurisht do të ketë aksion. Kemi qenë në aksion pa ndodhur kjo ngjarje, jo më tani. Aksion dhe përballje dhëmbë për dhëmbë, sy për sy. Kështu e meritojnë, siç e meritojnë armiqtë më të këqij të këtij populli”, tha Blushi.

1 VITE ME PARE

"Vetëm tërhiqnin me forcë!" Arrestimi i Metës/ Blushi: Garda nuk ka qenë sepse nuk ka patur dijeni ku ka qenë ish-presidenti! Peca: Nuk pati rezistencë

 

Arrestohet Ilir Meta me urdhër të SPAK! GJKKO cakton detyrim paraqitje
Foto nga konferenca

 

TIRANA- Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë, Artemis Peca, i cili po drejtonte automjetin me të cilin udhëronte kreu i PL, Ilir Meta, në momentin e arrestimit ka marrë pjesë sot në konferencën e jashtëzakonshme për mediat. Peca tha se Meta nuk ishte me njeri tjetër dhe as me eskortë. Ai shtoi se gjatë arrestimit nuk pati rezistencë.

“Zoti Meta nuk ishte me njeri tjetër dhe as eskortë. Ilir Meta nuk është frikacak. Nuk pati rezistencë. U tregua i sjellshëm. U kërkoi mandatin dhe ata në asnjë moment nuk e dëgjonin. Vetëm tërhiqnin me forcë. Më pyetën kush jeni ju. U thashë na tregoni kush jeni. Ne nuk treguan asnjë lloj rezistence”, tha Peca.

Nga ana tjetër, i pyetur se pse Metë nuk kishte truproje me vete ose Gardën, sekratari i përgjithshëm i PL, Tedi Blushi u përgjigj duke thënë se ai nuk ka kryer asnjë krim.

“Sepse Meta nuk ka kryer asnjë krimin dhe nuk ka patur frikën. Garda nuk ka qenë sepse nuk ka patur dijeni ku ka qenë ish-presidenti i Republikës”, tha Blushi.

1 VITE ME PARE

Arrestimi i Metës/ Boçi: Rruga e florinjtë e SPAK për Ramën për ta shpëtuar është e gabuar

Arrestohet Ilir Meta me urdhër të SPAK! GJKKO cakton detyrim paraqitje
Luçiano Boçi

TIRANË- Nënkrytetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka reaguar pas arrestimit të Ilir Metës. Boçi përmes një postimi në Facebook shkruan se Rama arrestoi njeriun i cili i dhuroi fronin e Kryeministrit në 2013, të cilin as në ëndërr nuk e kish parë, por e arreston sot me dhunë me cerberët e tij të portave të pushtetit. Gjithashtu ai tha se sipas Ramës e SPAK-ut të tij, drejtësia e Hoxhës me dhunën e saj ekzemplare i bie të jetë kampione. Më tej Boçi thotë se rruga e florinjtë që SPAK po i shtron Ramës për ruajtjen e sundimit, me arrestimin e krerëve të opozitës, është rrugë e poshtër dhe e gabuar, një film i parë para ‘90.

Reagimi i Polotë:

Rama, njeriun i cili i dhuroi fronin e Kryeministrit në 2013, të cilin as në ëndërr nuk e kish parë, e arreston sot me dhunë me cerberët e tij të portave të pushtetit. Më thoni tani cili është “krimineli”?! Dante MOSMIRËNJOHËSIN e vendoste në rrethin e 9-të ferrit. Ndërsa SPAK (të na falë Dante për paralelizmin rrethanor) mosmirënjohësin epik Ramë, themeluesin e narko-shtetit shqiptar, të kapur me krim zgjedhor e korrupsion masiv, e mban mentor dhe Kryeministër.

Ndërsa Drejtësia e pretenduar sot është barazuar me dhunën, ndërkohë që duhet të jetë thjesht ligj. Arrestimet në një drejtësi të drejtë nuk janë marrje nëpër këmbë e dinjitetit të atij që akuzohet. Një drejtësi që i trajton bandat e banditët që kanë zbrazur Shqipërinë si engjëj dhe të tjerët si djaj, është drejtësi inkuizitore. Sipas Ramës e SPAK-ut të tij, drejtësia e Hoxhës me dhunën e saj ekzemplare i bie të jetë kampione!!!??

Pamjet e xhiruara me regji sot dhe të transmetuara kërkojnë të instalojnë frikën e padrejtësisë e të regjimit dhe jo të vendosin drejtësi. Rruga e florinjtë që SPAK po i shtron Ramës për ruajtjen e sundimit, me arrestimin e krerëve të opozitës, është rrugë e poshtër dhe e gabuar, një film i parë para ‘90. Përgjigjen ndaj saj e ka gdhendur historia. Çdo përsërtitje e saj me rivendosje diktature, kërkon dhe përsëritjen e përmbysjes.

1 VITE ME PARE

"Do të vazhdojmë betejën ligjore krahas protestave!" Arrestimi i Metës/ Avokati Gjokutaj: Qëllimi është eliminimi i tij politik, procesi i parregullt

Arrestohet Ilir Meta me urdhër të SPAK! GJKKO cakton detyrim paraqitje
Foto nga konferenca

TIRANA- Avokati i Kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Genc Gjokuta, tha sot në një konferencë për shtyp se kjo që ndodhi sot është e njëjta metodë me liderët e opozitës. Gjokutaj tha se qëllimi është eliminimi politik i Metës. Ai shtoi se nuk ka asnjë provë që mund të implikojë Metën me këtë masë sigurimi që është referuar sot.

"Është e njëjta metodë me liderët e opozitës. Qëllimi është eliminimi i tij politik.  Sot merren me një çështje penale Cez-Dia, për të cilën Meta ka dhënë detaje të hollësishme. Nuk ka asnjë provë që mund të implikojë zotin Meta me këtë masë sigurimi që është referuar sot.

Pra kemi një çështje të gjykuar, me një kallëzues që ose ka bërë dëshmi të rremë, ose kallëzim të rremë, pasi nuk ka qenë identik të rrëfimin e tij. Dhe prapë Meta nuk implikohet. Procesi, që në fillim është i parregullt. Këto 5 vjet pse nuk u gjet një person ti lexojë aktet. Cili është qëllimi?

Politik dhe aspak ligjor. Nuk po flasim për prokurori dhe gjykatë. Ka rënë sistemi i drejtësisë. Do të vazhdojmë betejën ligjorë, do të konsumojmë të gjitha shkallët e ankimit dhe të gjitha mënyrat e tjera të protestës", tha Gjokutaj.

1 VITE ME PARE

"Rama do të marrë përgjigjen më shembullore!" Arrestimi i kreut të PL/ Blushi: Po identifikojmë grupin terrorist që vendosi në pranga Metën

Arrestohet Ilir Meta me urdhër të SPAK! GJKKO cakton detyrim paraqitje
Tedi Blushi

TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi tha sot në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp se Garda, në moment e ndalimit të kreut të PL Ilir Meta, nuk ka qenë aty prezent dhe jo rastësisht, sipas tij. Blushi tha se ndaj Metës nuk ka asnjë akuzë të mbështetur mbi fakt dhe mbi prova, nuk ka asnjë provë, asnjë dokument, dëshmi të vërtetë që e implikon qoftë edhe në një fije floku afere korruptive. Ai shtoi se proces është i inskenuar nga Rama dhe i zbatuar nga xhelati i tij në krye të SPAK. Ai shtoi se janë duke identifikuar grupin terrorist, sipas tij, dhe do të faktojnë me prova lidhjet e tyre me grupet më të rrezikshme kriminale.

 “Garda, çuditërisht në moment e ndalimit nuk ka qenë aty prezent dhe jo rastësisht atëherë çdo shqiptar sot ndihet i kërcënuar. Kjo nuk është beteja personale e Metës, kjo është beteja e shqiptarëve të ndershëm që e duan familjen, kombin shqiptar. Ndaj Metës nuk ka asnjë akuzë të mbështetur mbi fakt dhe mbi prova, nuk ka asnjë provë, asnjë dokument, dëshmi të vërtetë që e implikon qoftë edhe në një fije floku afere korruptive, proces i inskenuar nga Rama dhe i zbatuar nga xhelati i tij në krye të SPAK, kësaj strukture terroriste, se akuzat e vetme për të cilat Meta është ndaluar sot janë këto që po u rendis, mbrojtja e interesit kombëtar, mbrojtja e çështjes së Kosovës, beteja e tij për mbrojtjen e çështjes së detit.

Kemi dëshmitar okular se çfarë tradhtie ka bërë Rama me Bashën për çështjen e detit, dhe lufta kundër Soros. Rama do të marrë përgjigjen më shembullore nga shqiptarët e ndershëm dhe patriotë në të katërta anët e botës, përfshi edhe veglat e tyre në këtë sistem të kapur drejtësie, që rrëmben ditën, në mes të Tiranës ish presidentin e Republikës. Jemi duke identifikuar grupin terrorist dhe do ua faktojmë me prova lidhjet e tyre me grupet më të rrezikshme kriminale, do i nxjerrim me foto dhe emra ta dinë të gjithë shqiptarët se kush janë këta terroristë që dhunuan kreun e PL”, tha Blushi.

1 VITE ME PARE

Arrestimi i Metës/ Sekretari Organizativ, Peca dëshmitar okular: Nuk kishin uniforma dhe nxorën armën, na thanë 'hajdeni me neve'

Arrestohet Ilir Meta me urdhër të SPAK! GJKKO cakton detyrim paraqitje
Artemis Peca

TIRANA- Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë, Artemis Peca, i cili po drejtonte automjetin me të cilin udhëronte kreu i PL, Ilir Meta, në momentin e arrestimit ka marrë pjesë sot në konferencën e jashtëzakonshme për mediat. Peca ka rrëfyer variantin e tij të ngjarjes si dëshmitar okular.

Ai tha se po vinin drejt Tiranës teksa u bllokua rruga dhe trafiku, ka ulur shpejtësinë e mjetit. Peca shtoi se personat që kryen arrestimin ishin me maska dhe nuk kishin uniforma dhe nxorën armën duke u thënë “hajdeni me neve”. Ai tha se ata nuk kishim asnjë vendim për t'i na ndaluar.

“Po vinim drejt Tiranës u bllokua rruga dhe trafiku, ula shpejtësinë e mjetit. Pashë një makinë që po na afrohej, sepse kam punuar me sigurisë, na rrethuan makinën dhe dolën disa banditë me maska. Nuk kishin uniforma dhe nxorën armën. “Hajdeni me neve”. Menduam se na bënë akt, iu terrorizuam. Na shoqëruan në Komisariat, nuk bëjnë asnjë veprim sepse prisnin urdhër nga lart nga Rama dhe Dumani. Nuk kishim asnjë vendim për të na ndaluar”, tha Sekretari Organizativ, Artemis Peca.

1 VITE ME PARE

Arrestimi i Metës/ Blushi: Edhe pse me imunitet dhe nën mbrojtje nga Garda, i tradhtuar prej tyre, u rrëmbye nga kriminelë nën uniformë

Arrestohet Ilir Meta me urdhër të SPAK! GJKKO cakton detyrim paraqitje
Tedi Blushi

TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka marrë pjesë sot në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp pas arrestimit të kreut të PL Ilir Meta. Blushi tha se dënojnë me ashpërsinë më të madhe këtë 'akt terrorist të pashembullt'. Ai shtoi se edhe pse me imunitet dhe nën mbrojtje nga Garda, i tradhtuar edhe prej tyre, sipas tij, Meta u rrëmbye nga dhjetëra kriminelë nën uniformë. Blushi tha se ndaj Metës është ushtruar dhunë fizike duke kënaqur, sipas tij, egon e Edi Ramës.

“Dënojmë me ashpërsinë më të madhe këtë akt terrorist të pashembullt. Sot në bashkëpunim me forcat, apo kriminalet nënuniformë, kryen një nga krimet më të pashembullta në republikën e Shqipërisë duke rrëmbyer ish-kryeministrin, ish-kryetarin e Kuvendit dhe ish-Presidentin. Edhe pse me imunitet dhe gjoja nën mbrojtje nga Garda, i tradhtuar edhe prej tyre, u rrëmbye nga dhjetëra kriminelë nën uniformë. Që nga ky moment e kanë personale me gjithë shqiptarët e ndershëm. Kanë marrë përsipër një detyrë që vetëm, banditë dhe kriminelë që mund ta bëjnë. Më e rëndë akoma është dhuna fizike që kanë ushtruar ndaj tij, duke kënaqur egon e Edi Ramës", tha Blushi.

1 VITE ME PARE

Arrestimi i Metës/ Berisha publikon pamjet: Kriminelë me uniformë rrëmbejnë dhe godasin mbas koke publikisht ish-Presidentin

Arrestohet Ilir Meta me urdhër të SPAK! GJKKO cakton detyrim paraqitje
Arrestimi

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish në lidhje me arrestimin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Me anë të një postimi në Facebook, të cilin Berisha e ka shkruar në shqip dhe anglisht thotë se kriminelët me uniformë rrëmbyen dhe goditën pas koke ish-presidentin, ish-kryeministrin dhe ish-kreun e Parlamentit. Berisha shton se dënon me forcën më të madhe aktin e tyre monstruoz, sipas tij.

“Kriminelë me uniformë rrëmbejnë dhe godasin mbas koke publikisht, me porosi të Edi Ramës ish- Presidentin, ish- Kryeministrin dhe ish-Kryetarin e Parlamentit Ilir Meta! Dënoj me forcën më të madhe aktin e tyre monstruoz!

The Albanian Police (criminals in uniform), folloëing the orders of Edi Rama, abducted and punched in the head, in public the former President, former Prime Minister, and former Speaker of Parliament, Ilir Meta. I strongly condemn their monstrous act!”, shkruan Berisha.

1 VITE ME PARE

Mediat ndërkombëtare jehonë arrestimit të Metës: Ish-presidenti i Shqipërisë në pranga për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish

Arrestohet Ilir Meta me urdhër të SPAK! GJKKO cakton detyrim paraqitje
Ilir Meta

TIRANA- Mediat e huaja i kanë bërë jehonë lajmit të arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Presigjozja “The Washington Post” shkruan se ish-presidenti dyshohet për pastrim parash.

“Ish-presidenti i Shqipërisë Meta është arrestuar, dyshohet për pastrim parash”, shkruan “The Washington Post”.

"Abc News" shkruan se Meta, 55-vjeç, u arrestua në kryeqytet, nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

"Stacionet televizive lokale treguan oficerë policie të maskuar dhe me rroba civile duke marrë Metën nga automjeti i tij pasi ai u kthye nga Kosova fqinje përpara mbajtjes së një konference për shtyp", shkruan "Abc News".

Ndërkohe "Assosiated Press" ka shkruar se Partia e majtë e Shqipërisë së Lirisë tha të hënën se lideri i saj dhe ish-presidenti shqiptar Ilir Meta është arrestuar me akuza të dyshuara për pastrim parash. 

"Meta u arrestua në kryeqytet, Tiranë, nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, sipas mediave lokale. Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Tedi Blushi, e quajti atë “një rrëmbim kriminal”. Nuk ka pasur asnjë koment të menjëhershëm nga prokuroria”, shkruan "Assosiated Press".

Nga ana tjetër "Balkan Insight" shkruan se Ilir Meta, presidenti i Shqipërisë nga viti 2017 deri në vitin 2022 dhe tani kryetar i Partisë së Lirisë në opozitë, u arrestua të hënën me urdhër të prokurorëve të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit, SPAK.

"Hetimet për Metën kanë nisur vitin e kaluar. Ai u mor në pyetje në qershor nga SPAK. Kreu i Partisë Demokratike të opozitës, Sali Berisha, dënoi arrestimin, duke thënë: “Gjithçka që po bëhet kundër tij është politike”. Meta u votua si president i Shqipërisë në vitin 2017 me mbështetjen e Partisë Socialiste në pushtet të Edi Ramës. Partia që Meta drejtonte në atë kohë, LSI, kishte hyrë në koalicion me socialistët pas zgjedhjeve të vitit 2013. Meta mori drejtimin e partisë në vitin 2022 pas përfundimit të mandatit të tij si president", shkruan "Balkan Insight".

Edhe në mediat italiane arrestimi i Metës ka marrë vëmendje teksa "La Repubblica" shkruan se në Shqipëri është arrestuar ish-presidenti i vendit.

"Ai është arrestuar me urdhër të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit në kuadër të një hetimi që po vazhdon për pasurinë e tij. Meta ka qenë objekt i disa hetimeve nga autoriteti, më i fundit në lidhje me çështjet e tij financiare, duke përfshirë aktivitetin lobues të kryer në Shtetet e Bashkuara", shkruan "La Repubblica".

Lajmi ka marrë vëmendje edhe në mediat greke ku "Protothema" shkruan se arestimi i Metës vjen me urdhër të SPAK-ut (organi kompetent antikorrupsion), ndërsa ai akuzohet për korrupsion.

"Meta është shprehur se nuk është përfshirë asnjëherë në çështjet pronësore apo financiare për të cilat është akuzuar. Ilir Meta kishte paralajmëruar një konferencë për shtyp në orën 13:40, me sa duket duke ditur arrestimin e tij të afërt, por policia e arrestoi para se të fillonte intervista", shkruan "Protothema".

1 VITE ME PARE

Arrestimi i Metës/ Avokati Genc Gjokutaj: Isha në takim me të, ka mbërritur këtu pas një rrëmbimi banditesk, ja akuzat

Arrestohet Ilir Meta me urdhër të SPAK! GJKKO cakton detyrim paraqitje
Genc Gjokutaj

TIRANA- Avokati Genc Gjokutaj ka folur për mediat pas arrestimit të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Në cilësinë e avokatit të Metës, Gjokutaj tha se kreu i PL-së u rrëmbye në mes të rrugës. A shtoi se Meta është gati për të sqaruar rrethanat. Avokati tha se vendimin e ka marrë, por nuk e ka lexuar. Po ashtu ai shtoi se janë 3 akuza që rëndojnë mbi Metën: korrupsion, pastrim i produkteve dhe mosdeklarim.

“Isha në takim me zotin Meta, ka mbërritur këtu pas një rrëmbimi banditesk që i është bërë në rrugë me një sjellje tejet jo ligjore. Ai ka qenë disa herë në SPAK, kjo cështje ka pesë vite. Këto rrethana janë 5 vite në duart e prokurorëve. Kjo është politike. Dyshja Rama-Dumani me ish-bashkëpunëtorët e Metës që kanë marrë një vendim që sapo e kemi marrë.

Qëndrimi i tij është i qartë, ai është i vendosur për t’u përballur me procesin. Ai është gati për të sqaruar rrethanat. Vendimin e kam marrë por nuk e kam lexuar. Janë tre akuza, korrupsion, pastrim i produkteve dhe mosdeklarim”, tha Gjokutaj.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt Bllokut të Sigursë

Arrestohet Ilir Meta me urdhër të SPAK! GJKKO cakton detyrim paraqitje
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dalë nga drejtoria e Policisë Tiranë. Siç shihet dhe nga videoja e mëposhtme, Meta është shoqëruar nga Policia drejt Bllokut të Sigursë. 

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është arrestuar ditën e sotme. Meta është vënë në pranga në orët e para të mesditës me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Pas arrestimit të Metës, Gjykata e Posaçme ka caktuar dhe masë sigurie detyrim paraqitje për ish-bashkëshorten Monika Kryemadhi. 

1 VITE ME PARE

Detaje nga arrestimi i Metës/ Agjentet e BKH e nxjerrin zvarrë nga makina, kreu i PL bën rezistencë, përplasje mes shoferit dhe policisë

Arrestohet Ilir Meta me urdhër të SPAK! GJKKO cakton detyrim paraqitje
pamje nga arrestimi i metes

TIRANË- Gjatë arrestimit të kreut të PL Ilir Meta ka patur edhe përplasje mes fizike mes shoferit dhe shoqëruesit të Metës dhe Policisë. Siç shihet edhe në pamjet e publikuara agjentët e BKH-së e kanë nxjerrë me forcë Metën nga makina.

Po ashtu nga pamjet shihet se ka pasur edhe rezistencë të Metës, edhe shoferit të tij për të mos iu bindur agjentëve. Ndërkohë efektivët e kanë tërhequr me forcë nga makina dhe e kanë futur në makinën e policisë.

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është arrestuar ditën e sotme. Meta është vënë në pranga në orët e para të mesditës me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Pas arrestimit të Metës, Gjykata e Posaçme ka caktuar dhe masë sigurie detyrim paraqitje për ish-bashkëshorten Monika Kryemadhi. 

 

1 VITE ME PARE

DETAJE/ Si Agjentet e BKH-së arrestuan Metën, e ndoqën nga Morina të veshur civil

Arrestohet Ilir Meta me urdhër të SPAK! GJKKO cakton detyrim paraqitje
Arrestimi

TIRANË- Detaje nga arrestimi i kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta kanë dalë. Mësohet se Meta po kthehej nga Kosova ditën e sotme. 

Ndërkohë që agjentët e BKH-së e kanë mbajtur nën vëzhgim që nga pika kufitare e Morinës. Të vëshur si civil, agjentët përdorën makina të thjeshta për të ndjekur Metën. 

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është arrestuar ditën e sotme. Meta është vënë në pranga në orët e para të mesditës me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Pas arrestimit të Metës, Gjykata e Posaçme ka caktuar dhe masë sigurie detyrim paraqitje për ish-bashkëshorten Monika Kryemadhi. 

1 VITE ME PARE

Pas Metës/ GJKKO masë sigurie dhe për Ema Çokun dhe babain e Erisa Xhixhos

Arrestohet Ilir Meta me urdhër të SPAK! GJKKO cakton detyrim paraqitje

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka vendosur masë sigurie dhe për dy persona të tjerë pas arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta. Mësohet se është vendosur detyrim paraqitje për babain e deputetes Erisa Xhixhio Pirro Xhixho si dhe për Ema Çokun.

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është arrestuar ditën e sotme. Meta është vënë në pranga në orët e para të mesditës me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Pas arrestimit të Metës, Gjykata e Posaçme ka caktuar dhe masë sigurie detyrim paraqitje për ish-bashkëshorten Monika Kryemadhi. 

1 VITE ME PARE

Dosja.al siguron pamjet/ Momenti me video nga arrestimi i Ilir Metës, ish-Presidenti reziston

Arrestohet Ilir Meta me urdhër të SPAK! GJKKO cakton detyrim paraqitje

TIRANË- Pamjet e mëposhtme të siguruara nga Dosja.al, janë nga arrestimi i kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta. Siç shihet, dy makina me agjetët e BKH-së dhe Policisë kanë ndaluar makinën e Metës.

Ndërkohë që Presidenti duket nga video që ka rezistuar për arrestimit.  

 
 

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është arrestuar ditën e sotme. Meta është vënë në pranga në orët e para të mesditës me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Pas arrestimit të Metës, Gjykata e Posaçme ka caktuar dhe masë sigurie detyrim paraqitje për ish-bashkëshorten Monika Kryemadhi. 

1 VITE ME PARE

Del VIDEO/ Momenti i arrestimit të Ilir Metës, e rrethojnë dhjetëra force policie

Arrestohet Ilir Meta me urdhër të SPAK! GJKKO cakton detyrim paraqitje

TIRANË- Pamjet e momentit të arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta pranë Casa Italia janë publikuar. Siç shihet në videon e mëposhtme të publikuar nga Dosja.al, dhjetëra forca policie kanë rrethuar Ilir Metën në momentin e arrestimit, ndërsa po lëvizte me makinë për të shkuar drejt selisë së PS.

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është arrestuar ditën e sotme. Meta është vënë në pranga në orët e para të mesditës me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Pas arrestimit të Metës, Gjykata e Posaçme ka caktuar dhe masë sigurie detyrim paraqitje për ish-bashkëshorten Monika Kryemadhi. 

1 VITE ME PARE

REL: Arrestohet me urdhër të SPAK ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta

Arrestohet Ilir Meta me urdhër të SPAK! GJKKO cakton detyrim paraqitje
Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë në Shqipëri, Ilir Meta, është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK) më 21 tetor, raportojnë mediat në Shqipëri. Meta kishte shërbyer në postin e presidentit të Shqipërisë nga viti 2017 deri më 2022. Përveç postit të presidentit, ai kishte qenë edhe kryeministër, ministër i Jashtëm dhe kishte edhe poste të tjera të larta.

Policia dhe SPAK-u ende nuk kanë dalë zyrtarisht me ndonjë njoftim për shtyp lidhur me arrestimin e Metës. Meta kishte njoftuar për një konferencë për media për në orën 13:40 dhe ishte duke udhëtuar drejt selisë së partisë së tij kur është arrestuar.

Ish-kryeministri demokrat, Sali Berisha, ishte në një konferencë për mediat në momentin që ndodhi arrestimi i Metës. Berisha e cilësoi si "persekutim" arrestimin e Metës.

“Nuk kanë publikuar asnjë fakt për Ilir Metën. Persekutimi i Metës është vetëm politik. U zbatua urdhri politik i [kryeministrit tl Shqipërisë] Edi Ramës. Është radha jonë”, u shpreh Berisha, pasi u pyet nga gazetarët për këtë zhvillim./ REL

1 VITE ME PARE

Arrestimi i Metës me urdhër të SPAK, kontrolle edhe në banesën e Endrit Braimllarit

Arrestohet Ilir Meta me urdhër të SPAK! GJKKO cakton detyrim paraqitje

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është vënë pranga ditën e sotme me urdhër Prokurorisë së Posaçme.  Ndërkohë raportohet se janë kryer kontrolle edhe në banesën e ish-deputetit të PL-së, Endrit Braimllari.

Ky i fundit u përjashtua nga radhët e PL-së, nga Ilir Meta, më 1 tetor në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë. 

Më pas Braimllari kërkoi edhe largimin e tij nga posti si kryetar i grupit të këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

1 VITE ME PARE

Arrestimi i Metës, mbështetësit e Partisë së Lirisë mblidhen në Drejtorinë e Policisë

Arrestohet Ilir Meta me urdhër të SPAK! GJKKO cakton detyrim paraqitje

TIRANË- Mblështetësit e kreut të Partisë së Lirisë po mblidhen në Drejtorinë e Policisë pas arrestimit të këtij të fundit. Mësohet se disa mbështetës janë nisur në drejtorinë e Policisë në Tiranë, ku dhe është shoqëruar Meta. 

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është arrestuar ditën e sotme. Meta është vënë në pranga në orët e para të mesditës me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Pas arrestimit të Metës, Gjykata e Posaçme ka caktuar dhe masë sigurie detyrim paraqitje për ish-bashkëshorten Monika Kryemadhi. 

1 VITE ME PARE

Dalin pamjet e arrestimit të Ilir Metës, agjentët e BKH i rrethojnë automjetin

Arrestohet Ilir Meta me urdhër të SPAK! GJKKO cakton detyrim paraqitje
pamje nga arrestimi

TIRANË- Janë publikuar pamjet e para nga momenti i arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metës. Siç shihet nga fotoja e mësipërme, agjentët e BKH të maskuar kanë rrethuar automjetin ku ndodhej Meta. Siç ishte lajmëruar, Meta po shkonte drejt selisë së PL-së për të zhvilluar një konferencë për mediat. 

Ende nuk dihen akuzat që rëndojnë ndaj Metës, ndërsa pritet njoftim zyrtar nga SPAK.  Gjykata e Posaçme ka dhënë masë sigurie dhe për ish-bashkëshorten e Ilir Metës, Monika Kryemadhin. Mësohet se GJKKO ka vendosur masën detyrim paraqitje për Kryemadhin. 

1 VITE ME PARE

Pas arrestimit të Metës, GJKKO detyrim paraqitje për Monika Kryemadhin

Arrestohet Ilir Meta me urdhër të SPAK! GJKKO cakton detyrim paraqitje
Monika Kryemadhi

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dhënë masë sigurie dhe për ish-bashkëshorten e Ilir Metës, Monika Kryemadhin. Mësohet se GJKKO ka vendosur masën detyrim paraqitje për Kryemadhin. 

Ndërkohë që në orët e para të mesditës është vënë në pranga me urdhër të SPAK dhe ish-Presidenti Ilir Meta. Ende nuk dihen akuzat që rëndojnë mbi Metën, por pritet njoftim zyrtar për ngjarjen. 

1 VITE ME PARE

Si u arrestua Meta/ SPAK i vuri prangat në bashkëpunim me Policinë te Casa Italia (DETAJE)

Arrestohet Ilir Meta me urdhër të SPAK! GJKKO cakton detyrim paraqitje
Ilir Meta

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi i Kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta. Dosja.al, mëson se në momentin e arrestimit Meta ndodhej në makinë te Casa Italia. 

Ish-Presidenti ishte duke shkuar në selinë e PL-së, pasi në orën 13:40 kishte paralajmëruar konferencë për mediat.

1 VITE ME PARE

E arrestuan në makinë/ Kush janë tre prokurorët që firmosën urdhrin për prangosjen e Metës

Arrestohet Ilir Meta me urdhër të SPAK! GJKKO cakton detyrim paraqitje
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta është arrestuar ditën e sotme nga Prokuroria e Posaçme. Mësohet se Meta u vu në pranga teksa po shkonte në selinë e PL-së me makinë. 

Ndërkohë që bëhet me dije se tre prokurorët e Posaçëm që firmosën urdhrin për arrestimin e Metës janë Sotir Kllapi, Arben Kraja e Altin Dumani. 

1 VITE ME PARE

Arrestimi i kreut të PL-së, reagon Berisha: Rama kërkon eleminimin politik, por ndoshta dhe fizik të Ilir Metës

Arrestohet Ilir Meta me urdhër të SPAK! GJKKO cakton detyrim paraqitje
sali berisha

TIRANË- Në konferencën e kreut të PD-së, Sali Berishës me gazetarët, këta të fundit e kanë pyetur lidhur me arrestimin e kreut të PL-së, Ilir Metës. 

Berisha tha se çdo veprim ndaj Metës është politike. Ai tha se dhe kjo është bërë me urdhrat e Ramës, i cili sipas tij kërkon eleminimin politik dhe fizik të Metës.

"Çdo gjë ndaj tij është politike. Persekutimi politik i Ilir Metës është politik, politik dhe vetëm politik. Nuk kanë publikuar asnjë fakt, asnjë dokument, por kanë zbatuar urdhrat e Edi Ramës, i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat për eliminimin politik, e ndoshta edhe fizik të Ilir Metës. Edi Rama është, siç denoncova edhe në herët e kaluara, i implikuar në zhdukje të personave në mënyrë ekstraligjore, antikushtetuese. Iu kam informuar unë këtu ju, se Dumani fle mbi një dosje në të cilën bisedohet për eliminimin e një politikani të afërt me Edi Ramën. E kuptoni se a do mund të guxonin bandat shtetërore të eliminonin një politikan të afërt me Edi Ramën, pa porosinë e Edi Ramës? Pra, Edi Rama është një me krimin.", tha Berisha. 

1 VITE ME PARE

Me urdhër të SPAK/ Arrestohet kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta

Arrestohet Ilir Meta me urdhër të SPAK! GJKKO cakton detyrim paraqitje
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është arrestuar ditën e sotme. Mësohet se Meta është prangosur pranë Casa Italia paraditen e sotme. 

Dosja.al mëson se Meta është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Ndërkohë që ende nuk dihet se cilat akuza rëndojnë mbi ish-Presidentin. 

Ndërkohë që kreu i PL-së është paraqitur disa herë në SPAK për tu marrë në pyetje për çështjen CEZ-DIA. Po ashtu Meta dhe Monika Kryemadhi janë nën hetim pasuror në lidhje me çështjen e lobimit në SHBA. 

arrestohet ilir meta

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë