LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mblidhet "Siguria"/ Deputetët debat për vdekjen e Lear Kurtit, Rrumbullaku: Respektoni punën e policëve

• Mblidhet Komisioni Parlamentar për Sigurinë. • Në seancë ishte parashikuar që të zhvillohej një deklarim i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. • Në seancën e sotme, Rrumbullaku deklaroi se për çështjen e vdekjes së Lear Kurtit është i gatshëm të përgjigjet brenda 48 orëve, por në seancën e sotme do të japë deklarime për sulmin kibernetik. • Debatet kanë përfshirë edhe deputetët e maxhorancës me ata të opozitës. • Ervin Salianji tha se policia ka humbur besueshmërinë ndërsa Ferdinand Xhaferri tha se Policia sot vret qytetarët. • Mbledhja u mbyll për mediat dhe po vazhdon pa praninë e gazetarëve pasi informacionet që do të diskutohen janë të klasifikuara si 'tepër sekrete'.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Debati/ Salianji për Lear Kurtin: Një qenie njerëzore u kap si thes. Deputeti i PS: Edhe 10 vite do rrinin atje ku jeni

Mblidhet "Siguria"/ Deputetët debat për vdekjen e Lear
Foto nga Komisioni

TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji replikoi me deputetët e maxhorancës në Komisionin për Sigurinë Kombëtare ku ishte parashikuar të diskutohej për sulmin kibernetik iranianë por çështja devijoi në ngjarjen më të fundit, vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti pas ndalimit nga Policia. Në replikë e sipër, Salianji komentoi pamjet e dala në media ku i riu shihej teksa ngrihej peshë nga efektivët e Patrullës dhe tha se Kurti u trajtua si një "thes". 

"Ne kemi denoncuar dhe denoncojmë përfshirjen e drejtuesve të lartë të shtetit në paligjshmëri, në moszbatim të ligjit dhe në përfshirjen e manipulimeve kriminale. Nuk i bën mirë policisë së shteti mbrojtja e paduhur Edhe në ngjarjen e fundit  nëse nuk do kishtë nxitim për manipulim të ngjarjes, padiskutim që nuk do ishim këtu. Këtu ka një shqetësim, që policia që duhet të ruajë qytetarët mos t’i vrasë. Ne mbështetjen e japim, por që ta kapet me zë dhe figurë në manipulim të ngjarjes. Ore ju do distancohuni, punonjësit e policisë e ngrinin një qënie njerëzore sikur të ishte thes”, tha Salianji.

Përgjigjen ia dha deputeti i PS, Toni Gogu i cili tha se me këtë sjellje politike, "ju do të rrini edhe 10 vite aty ku jeni"./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Replika mes maxhorancës e Opozitës në Kuvend, deputeti: Do rrini dhe 10 vite të tjera aty ku jeni

Mblidhet "Siguria"/ Deputetët debat për vdekjen e Lear
Komisioni i Sigurisë

TIRANË- Debate mes socialistëve dhe maxhorancës në Komisionin e Sigurisë. Deputeti i Partisë Socialiste debatoi me përfaqësuesit e selisë blu në Kuvend. Gogu, drejtuar Opozitës, tha se ata do të qëndrojnë në të njëjtën pozitë edhe për 10 vitet e ardhshme. Me të replikoi deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferraj, të cilit kryetari i Komisionit Nasip Naço i tha të ngrinte nivelin e bisedës. 

Pjesë nga replikat: 

Toni Gogu: Mirëfunksionimi i policisë fillon me çfarë kemi bërë ne keq, çfarë kemi bërë ne mirë. S'jemi për analizë, por do vazhdoni të rrini aty ku keni qëndruar dhe për 10 vite të tjera. 

Nasip Naço: O zoti Xhaferri, por ngrihuni në lartësinë evropiane...

Ferdinand Xhaferraj: Kryetar, faleminderit, në mënyrë të padiskutueshme e mbështesim drejtorin që të ketë sukses në detyrën e tij, e falenderoj që ra dakort me shqetësimin e Opozitës dhe shprehur gatishmërinë. Vazhdojmë me rendin e ditës, për 48 orë të vijë të japë shpjegime këtu. 

Nasip Naço: Zoti Qefaliaj, zonja Dhima ju lutem ,bëni diferencën me pjesën tjetër, po mos flisni pa leje. Ne do ta vlerësojmë, mund të vini nesër apo pasnesër, faleminderit, të nderuar kolegë, kjo seancë nga ky moment do të vijojë me dyer të mbyllura. 

3 VITE ME PARE

Siguria/ Salianji: Famozi Veliu, mjeshtri i manipulimeve. Naço: Mbylle tani, të respektojmë njëri-tjetrin

Mblidhet "Siguria"/ Deputetët debat për vdekjen e Lear
Ervin Salianji

Ervin Salianji: Ne kemi denoncuar dhe denoncojmë ashtu si dhe sot përfshirjen e efektivëve në manipulime e në inkriminim. Nëse ngjarja e fundit do të ishte trajtuar me seriozitet dhe nëse nuk do të kishte nxitime për të manipuluar ngjarjen, nuk do të ishim në këtë situatë. Drejtori i AMP-së, famozi i njohur për manipulimet si në rastin e Rashës, Elbasanit dhe ky i fundit. 

Faleminderit

Ervin Salianji: Shiko, nëse ka shqetësim më të madh se ky, nuk mund të ndaloni ju tqë të flasim për qytetarët. Që policia që drejtoni ju, të mos i vrasë. 

Mbylleni tani, të respektojmk njëri-tjetrin.

Ervin Salianji: Ne nuk mund të spekulojmë, mbështetjen për mbrojtjen e efektivëve të policisë do ta japim, por nuk mund të rrimë. Ore do rrini ju aty apo ccfarë është kjo? Politikisht të vrisni ju

3 VITE ME PARE

Vdekja e Lear Kurtit/ Rrumbullaku tek 'Siguria': Jap sqarime brenda 48 orësh edhe për Klodian Rashën, respektoni gjakun e policëve

Mblidhet "Siguria"/ Deputetët debat për vdekjen e Lear
Muhamet Rrumbullaku

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku u shpreh i gatshëm që të japë të gjitha sqarimet e nëvojshme në lidhje me vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti. Rrumbullaku është në Komisionin e Sigurisë Kombëtare ku pritet të diskutohet siguria kombëtare pas sulmit kibernetik iranian, por deputetët e PD kërkuan sqarime për çështjen e Kurtit. Rrumbullaku u shpreh i gatshëm të jepte sqarimet e nevojshme para Komisionit të Sigurisë në cilësinë e ish-drejtorit të Agjensisë së Mbikqyrjes Policore edhe për rastin e vrasjes së Klodian Rashës. 

Muhamet Rrumbullaku: Për ruajtjen e dinjitetit të organizatës policore kam ardhur me një axhendë të përcaktuar. Nuk jam përgjigjur komisionit se kam qenë me shërbim në SHBA. Së dyti, përsa i përket kërkesës së deputetëve për ngjarjen e fundit jam gati të paraqitem brenda 48 orësh përsa kërkon ligji. Edhe për rastin e të ndjerit Rasha, në cilësinë e ish-drejtorit të AMP të jap të gjitha informacionet e duhura. Tjetra, jo çdo gjë që del në media është e vërtetë dhe përkon me të dhënat e hetimit. Ju lutem respektoni mundin, gjakun dhe sakrificën e policëve./Dosja.al

muhamet rrumbullaku vdes lear kurti

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet