LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kuvendi/ Berisha: Nuk është Tik-Toku vrasës, por Encrochat! Vota e diasporës, Bylykbashi: 150 mijë shqiptarëve po u mohohet e drejta e votës

• Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur ditën e sotme për të zhvilluar seancën e radhës plenare. • Seanca plenare ka nisur me një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatoas. • Në rendin e ditës pritet të diskutohen dhe miratohen disa projektligje. • Gjatë seancës plenare është parashikuar po ashtu të miratohet Akti Normativ për disa ndryshime në buxhetin e vitit 2024. • Një tjetër projektligj që do të diskutohet është projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin “Mjedis i pastër dhe me aftësi ripërtëritëse, Deti Blu””. • Po ashtu në rendin e ditës është parashikuar shqyrtimi i projektligjit për disa shtesa dhe ndryshime për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë. • Në rend dite është parashikuar të shqyrtohet edhe projektvendimi për “Për dërgimin e mocionit në gjykatën kushtetuese”, për mandatin e deputetit të Partisë Socialiste Vullnet Sinaj. Deputeti demokrat Dashnor Sula, nga foltorja e kuvendit ka kërkuar që të miratohet projektligji për Sky ECC dhe Encrochat. • Sula u shpreh se çdo politikan, deputet, ministër duhet të vetëdeklarohet për përdorimin e SKY ECC dhe telefonave me platformë të koduar. • Sipas Sulës arsyeja përse projekligji nuk miratohet është sepse deputetët dhe ministrat e mazhorancës kanë pasur telefona të koduar dhe duan që të mos hetohen apo publikohen këto të vërteta nëpërmjet një Komisioni. • Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar në seancën e sotme plenare në Kuvend ngritjen e një komisionit hetimor të së vërtetës, mbi Sky ECC dhe Encrochat. • Berisha shprehet se përmes këtij komisioni do të dalin lidhjet e krimit me politikën. Berisha ngre akuza se deputetët e mazhorancës përdorin EncroChat, madje sipas tij vetë kryeministri Edi Rama ka 3 të tilla. • Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ka akuzuar opozitën se kjo e fundit është kundër investimit në teknologji dhe kundër zhvillimit të vendit.• Nga foltorja e kuvendit, Balla u ndal edhe te "Paketa e Maleve", ku u shpreh se sipas tij kundërshtia e opozitës është një gafë, pasi diaspora e ka mirëpritur këtë nismë. • Berisha ka paralajmëruar nga foltorja e kuvendit se nëse në zgjedhjet e 11 Majit, nuk votojnë emigrantët pa dokumente do të ketë protesta të fuqishme para ambasadave.• Berisha deklaroi se janë rreth 1 milionë shqiptarë që nuk disponojnë dokumentet e lëshuara në Shqipëri dhe ndalimi i tyre për të votuar sipas tij është një akt absurd. • Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, në fjalën e tij sot në seancën plenare foli për votën e diasporës. • Manja tha se opozita nuk e ka dashur kurrë votën e diasporës. Sipas tij, të kesh dokumente shqiptare është respekt për shtetin. Manja theksoi se shqiptarët që kanë mjet identifikimi të skaduar di të lejohen të votojnë, por jo ata që kanë pasaporta të huaja.• Deputeti socialist njëherësh dhe sekretari për Çështjet Zgjedhore në PS, Damian Gjiknuri, folis në foltore lidhur me kërkesën e deputetëve demokratë për të futur në listat e zgjedhësve edhe ata emigrantë që nuk kanë asnjë dokument identifikimi të shtetit shqiptar.• Gjiknuri tha se mazhoranca është dakordësuar me PD për ndryshimet e bëra në kod për votën e diasporës. • Ai shtoi se këto kërkesa bëhen pasi PD e ka kuptuar se nuk arrin dot që të jetë e besueshme që të votohet nga emigrantët. • Ministri i Financave, Petrit Malaj paraqiti sot në Kuvend Aktin Normativ për ndryshime në buxhetin e vitit 2024, përmes të cilit u sigurua mbështetja për shtresat më vulnerabël të shoqërisë, përmes një pakete prej rreth 2,2 miliardë lekë. • Ai shtoi se është garantuar hapjae një llogarie speciale në Bankën e Shqipërisë për mbështetjen e pensionistëve me një transfertë fillestare prej rreth 6.3 miliardë lekë. • Malaj tha se bonusi i pranverës për pensionistët do të mund të tërhiqet duke nisur nga muaji shkurt.

23 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Garantuam hapjen e një llogarie speciale në Bankën e Shqipërisë!" Malaj: Në shkurt do të shpërndahet bonusi i pranverës për pensionistët

 

Kuvendi/ Berisha: Nuk është Tik-Toku vrasës, por Encrochat! Vota
Petrit Malaj

TIRANA- Ministri i Financave, Petrit Malaj paraqiti sot në Kuvend Aktin Normativ për ndryshime në buxhetin e vitit 2024, përmes të cilit u sigurua mbështetja për shtresat më vulnerabël të shoqërisë, përmes një pakete prej rreth 2,2 miliardë lekë. Ai shtoi se është garantuar hapjae një llogarie speciale në Bankën e Shqipërisë për mbështetjen e pensionistëve me një transfertë fillestare prej rreth 6.3 miliardë lekë. Malaj tha se bonusi i pranverës për pensionistët do të mund të tërhiqet duke nisur nga muaji shkurt. 

"Me një fond prej 2.2 miliardë lekësh bëmë të mundur ofrimin e një bonusi më të qënësishëm për shtresat më në nevevojë, ndërsa garantuam hapjen e një llogarie speciale në Bankën e Shqipërisë për mbështetjen e pensionistëve me një transfertë fillestare prej rreth 6.3 miliardë lekë. 

Është një bonus, që sikundër është deklaruar edhe nga Kryeministri Rama do të nisë të shpërndahet në muajin shkurt dhe që,  falë parametrave ekonomikë do të  vijojmë ta japim në vazhdimësi për të reflektuar çdo rritje mbi parashikimin, krahas punës që po vijon me partnerë dhe ekspertë ndërkombëtarë, për një reformë të thellë të sistemit të pensioneve", tha Malaj.

1 VITE ME PARE

"Jeni penduar sepse nuk arrini t’i bindni dot!" Gjiknuri-deputetëve të PD-së: Jemi dakordësuar për ndryshimet në kod për votën e diasporës

 

Kuvendi/ Berisha: Nuk është Tik-Toku vrasës, por Encrochat! Vota
Damian Gjiknuri

TIRANA- Deputeti socialist njëherësh dhe sekretari për Çështjet Zgjedhore në PS, Damian Gjiknuri, folis në foltore lidhur me kërkesën e deputetëve demokratë për të futur në listat e zgjedhësve edhe ata emigrantë që nuk kanë asnjë dokument identifikimi të shtetit shqiptar. Gjiknuri tha se mazhoranca është dakordësuar me PD për ndryshimet e bëra në kod për votën e diasporës. Ai shtoi se këto kërkesa bëhen pasi PD e ka kuptuar se nuk arrin dot që të jetë e besueshme që të votohet nga emigrantët.

"Në 2024 ne negociuam çdo detajë se si do të realizohet vota e diasporës, jam unë ai që kam pasur barrën nga mazhoranca për tu ulur na tavolinë me ju për një produkt të përbashkët. Ramë dakord që ata shtetas që jetonin jashtë vendit të votojnë me një nga dokumentet e identifikimit të vlefshëm shqiptar. Kjo ishte marrëveshja që bëmë dhe këtë shkruam edhe në kod. Nga doli kjo që kanë ngel edhe 150 mijë që s’kanë asnjë dokument, nga doli ky merak njëherë. Ata që s’kanë dokumente, s’kanë si regjistrohen sepse sistemi duhet që të dhënat të jenë në sistemin e gjendjes civile.

Nga dalin këto kërkesa. Qëllimi është i qartë, ju jeni penduar, ju nuk arrini dot që  ti bindni. Nuk jeni të besueshëm dhe del varianti tjetër. Për ju ka rëndësi që të justifikohet humbja dhe të gjendet një alibi për të, por treni i votës së diasporës është nisur dhe ju se ndalni dot. Ju jeni penduar sepse nuk arrini dot që t’i bindni ata dhe gjeni një justifikim, doni ta vrisni këtë proces. Ju bashkë me mua e keni bërë kodin, pse e kërkoni tani këtë, sepse s’ju dalin llogaritë", tha ai.

1 VITE ME PARE

"Në këtë sistem, nëse je i lidhur me qeverinë pasurohesh"/ Ligji për investimet strategjike, Tabaku: Po favorizohen oligarkët, jo qytetarët e ndershëm

Kuvendi/ Berisha: Nuk është Tik-Toku vrasës, por Encrochat! Vota
Jorida Tabaku

TIRANË - Deputetja e Partisë Demorkatika, Jorida Tabaku nga foltorja e kuvendit hodhi sot akuza ndaj qeverisë për hartimin e ligjeve që favorizojnë oligarkët dhe ndëshkojnë qytetarët e ndershëm. Tabaku e lidhi këtë qëndrim me disa nisma ligjore të sjella në Kuvend, ndër të cilat atë për zgjatjen e afatit për marrjen e statusit “investitor strategjik”.

“Një sistem i pandershëm që favorizon oligarkët dhe ndëshkon qytetarët e ndershëm. Katër muaj para zgjedhjeve, Shqipëria ndodhet në një krizë të thellë ekonomike. Të ardhurat për frymë janë më të ultat në rajon. Pensionet janë më të ultat në Ballkanin Perëndimor. Çmimet rriten çdo muaj, ndërsa faturat po bëhen të papërballueshme. Por çfarë bën mazhoranca socialiste? A merr masa për të lehtësuar jetesën e qytetarëve? A i ndihmon ata që punojnë me ndershmëri? Jo! Socialistët nuk merren me problemet e shumicës, por me pasurimin e pakicës”, deklaroi Tabaku.

Duke e cilësuar realitetin si “të zymtë”, Tabaku thekson se qeveria sjell dy ligje që falin taksat për oligarkët. Sipas Tabakut, ky nuk është socializëm, po klientelizëm.

“Në një kohë kur shtresa e mesme dhe qytetarët e ndershëm paguajnë 23% tatim mbi punën e tyre, qeveria vendos që investitorët në ndërtimin e resorteve turistike të mos paguajnë taksa për 10 vjet. Ky nuk është një shtet që mbështet qytetarët e ndershëm, por një regjim që ushqen një pakicë oligarkësh. Ndërsa shqiptarët largohen nga vendi sepse nuk shohin të ardhme, një grusht biznesmenësh të oborrit të Partisë Socialiste marrin toka falas, taksa falas dhe leje ndërtimi të personalizuara. Ata që kanë miq në qeveri, pasurohen pa punuar. Ata që punojnë ndershmërisht, paguajnë më shumë dhe marrin më pak. Në këtë sistem, nëse je i lidhur me qeverinë, pasurohesh. Nëse je i ndershëm, ndëshkohesh. Ky nuk është një shtet, ky është një klub i të privilegjuarve. Kjo nuk është një paketë për zhvillimin e Shqipërisë. Kjo është një paketë anti-Shqipëri; një paketë që favorizon oligarkët dhe e lë shumicën e shqiptarëve në varfëri; një paketë që forcon monopolin e një pakice, ndërsa shumica lufton për mbijetesë; një paketë që shkatërron konkurrencën dhe pengon shqiptarët e ndershëm të ecin përpara,” u shpreh Tabaku.

1 VITE ME PARE

“Horrllëku i Rilindjes është sheshit”/ Vasili: Grabisin gjithçka dhe mashtrojnë pa u lodhur! Shqiptarët t’i ndëshkojnë me votë

Kuvendi/ Berisha: Nuk është Tik-Toku vrasës, por Encrochat! Vota
Petrit Vasili

TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, duke folur nga Foltoria e Kuvendit tha se “rilindasit” grabisin gjithçka e mashtrojnë pa u lodhur. Vasili gjithashtu u shpreh se në projekte si Bypasi i Vlorës, Rruga e Arbërit, rruga Qukës-Qafë Plloçë, Porti i Durrësit, Tuneli i Llogarasë janë shpenzuar qindra miliona euro dhe vazhdojnë të gllabërojnë të tjera miliona. Po ashtu ai u bëri thirrje shqiptarëve që të ndëshkojnë me votë hajdutërinë në pushtet.

“Grabisin gjithshka dhe mashtrojne pa u lodhur!

Heqin parate nga shendetesia dhe i hedhin tek rruget qe ti vjedhin.

I heqin taksat per pronaret milionere te Hoteleve 4 dhe 5 yje dhe buxheti i shtetit humb qindra milion euro, ndersa po jeta grabitqare ju vinin taksa profesioneve te lira qe mezi mbijetojne.

I zgjasin afatin ligjit te investitoreve gjoja strategjike qe ti japin mundesi parave te korrupsionit qe te pastrohen duke perdorur lloj lloj personazhesh kliente te tyre dhe prestanome te pacipe.

Gjoja do bejne hekurudhe, qe kushton 77 milion euro kur kane marre 2.3 miliard euro borxhe dhe kane l vjedhur miliarda euro per 12 vjet rresht me koncesione e tendera  dhe nuk kane perfunduar asgje dhe duke inauguruar rruge qe sapo hapen mbyllen.

Bypasi i Vlores, Rruga e Arberit, Qukes Qafe Plloçe, Porti i Durresit, Tuneli i Llogarase jane shpenzuar qindra milion euro dhe vazhdojne te gllaberojne te tjera miliona.

Shkurt horrlleku i rilindjes eshte sheshit dhe duhet ndeshkuar me te gjithe fuqine nga populli”, tha Vasili.

1 VITE ME PARE

FOTO/ Deputeti Nallbati ngjit logon me mbishkrim pranë vendit të Ramës

Kuvendi/ Berisha: Nuk është Tik-Toku vrasës, por Encrochat! Vota
Kuvendi

TIRANA- Deputeti demokrat Bledion Nallbati, pasi ka mbajtur fjalën në foltoren e Kuvendit ka ngjitur pranë vendit ku ulet kryeministri një logo me një mbishkrim. Gjatë momentit kur Nallbati po ngjiste logon që mbante në duar, fjalën e kishte marrë ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.

Gjithashtu në ato momente pranë deputetit demokrat është afruar dhe garda. Megjithatë deputeti ka mundur ta ngjiste logon pranë vendit ku ulet Rama.

1 VITE ME PARE

"Ahmetaj po ju çjerr maskën!" Sula: Në tavolina restorantesh në Stamboll vendosej fati i një tenderi në Shqipëri

Kuvendi/ Berisha: Nuk është Tik-Toku vrasës, por Encrochat! Vota
Dashnor Sula

TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula tha sot nga foltorja e Kuvendit se ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj zbuloi se në tavolina restorantesh në Stamboll vendoset fati i një rrugë dhe i një tenderi në Shqipëri. Sula tha se Ahmetaj do të jetë tmerri i mazhorancës. Ai shtou se familjarët e Ahmetajt janë persekutuar që ai të heshtte.

"Mos mendoni se ne jemi kundër hekurudhës apo rrugëve, por më gjeni një kontratë të vetme ju mua që në mes të projektit nuk keni rritur financimin për së dyti. Rrugën e Elbasanit a e rritet prap ju, tuneli i llogarasë a e rritët prap. Rruga e Qafë Pllocës e keni rritur disa herë dhe këto si themi ne, por i ka thënë Arben Ahmetaj, që në tavolina restorantesh në Stamboll vendoset fati i një rrugë dhe i një tenderi në Shqipëri.

Tmerri juaj do jetë Ahmetaj, ai pavarisisht se ça ka bërë po ju çjerr maskën. Ish- gruan e tij e keni persekutuar që s’ka asnjë pikë faji, se u nda me Ahmetajn, këtë e bëni për të detyruar Ahmetajn që të heshti. Kjo nuk është çnjerëzore, jeni bërë si Enver Hoxha që të persekutonte", tha Sula.

1 VITE ME PARE

Vota e Diasporës/ Balla propozon ndryshime në ligjin për nënshtetësinë shqiptare, Bylykbashi kundërshton: Problemi nuk është te ata që se kanë shtetësinë shqiptare, por te ata që u ka skaduar

Kuvendi/ Berisha: Nuk është Tik-Toku vrasës, por Encrochat! Vota
Taulant Balla

TIRANË - Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, ka propozuar gjatë seancës së sotme plenare ndryshime në ligjin për nënshtetësinë. Balla ka propozuar që të gjithë shqiptarët që e kanë lënë nënshtetësinë shqiptare tju mundësohet që ta marrin me procedurë të përshpejtuar.

Por kjo është kundërshtuar nga nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, i cili u shpreh se problemi nuk është tek ata që nuk e kanë nënshtetësinë shqiptare, por te ata që kanë një dokument të vlefshëm të vendit ku jetojnë dhe është më i vlefshëm se ai dokumenti shqiptar që i ka skaduar.

Pjesë nga debati:

Balla: Në qershor të vitit 2024 koalicioni i majtë në Gjermani bëri të mundur heqjen e këtij detyrimi në Gjermani dhe numrat në konsullatat tona në Mynih ishin të larta. Tani janë me mijëra ata që kanë aplikuar në këto muaj për të rimarr shtetësinë. Shqipëria nuk është më Shqipëria që ata lanë por i bënë të gjithë shqiptarët që të jenë krenar për vendin e tyre. E gjej me vend propozimin e një ndryshimi në ligjin e shtetësisë për të krijuar një procedurë të përshpejtuar për marrjen e shtetësisë për ata që kanë qenë të detyruar që ta lënë. Sapo ta konkretizojmë do zoti nuk vini prap dhe të thoni nuk vijmë që ta bëjmë tani para zgjedhje, sepse s’na lë kodi zgjedhor.

Bylykbashi: Këtu nuk është çështja për ata që se kanë shtetësinë shqiptare, sepse ai që se ka shtetësinë shqiptare nuk është në listat e zgjedhësve. Ne kemi raste të provuara sot që persona me shtetësi të lënë me dekret të presidentit të vendit i keni ende në listën e zgjedhësve në shkelje të ligjit. Problemi është për ata që janë shtetas shqiptar që kanë një dokument të vlefshëm të vendit ku jetojnë dhe është më i vlefshëm se ai dokumenti shqiptar që i ka skaduar’.

1 VITE ME PARE

"Janë kryer 80% e punimeve,"/ Hekurudha Tiranë-Durrës, Balla: Në verën e 2026, do vini me tren në Tiranë

Kuvendi/ Berisha: Nuk është Tik-Toku vrasës, por Encrochat! Vota
Taulant Balla

TIRANË- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla duke folur nga Kuvendi tha se rreth 80% e punimeve për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës, kanë përfunduar. Balla gjithashtu u shpreh se punimet pritet të përfundojnë në verën e vitit 2026. Më tej ai tha se Tirana dhe Durrësi janë dy qytete të mëdha dhe lidhja e tyre me hekurudhë është projekt i madh strategjik dhe një lidhje me rëndësi infrastrukturore që do ti bashkojë edhe më shumë këto qytete.

"Tirana dhe Durrësi janë dy qytete të mëdha dhe lidhja e tyre me hekurudhë është projekt i madh strategjik dhe një lidhje me rëndësi infrastrukturore që do ti bashkojë edhe më shumë këto qytete. U konsiderua e rëndësishme që pjesë e financimit nga Banka Europiane për Rindërtim të ishte edhe ndërtimi i godinave të reja të stacioneve hekurudhore sepse vetëm godina e stacionit hekurudhor në Durrës mund të rikonstruktohet, kurse të tjerat duhet që të bëhen të reja. Ju dhe bankën euoripane për rindërtim dhe zhvillim e shpallët grup kriminal, po ju keni qenë në qeveri vet dhe keni punuar më këtë bankë. Sa i takon punimeve ne kemi kryer mbi 80 për qind të punimeve dhe në verën e 2026, do vini me tren në Tiranë," tha Balla. 

1 VITE ME PARE

"Keni merakun se PS është në avantazh edhe në diasporë!" Bylykbashi-Peleshit: 150 mijë shqiptarëve po u mohohet e drejta e votës

Kuvendi/ Berisha: Nuk është Tik-Toku vrasës, por Encrochat! Vota
Oerd Bylykbashi dhe Niko Peleshi

TIRANA- Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi u shpreh sot në Kuvend sepersonat të cilët janë lindur nga prindër shqiptarë ata fitojnë shtetësinë shqiptare dhe për rrjedhojë të drejtën e votës. Sipas tij rreth 150 mijë shqiptarë në diasporë preken nga problematika e mungesës së dokumenteve shqiptare. Kreu i grupit parlamentar të PS-së Niko Peleshi ka replikuar me deputetin demokrat teksa u shpreh se në total janë 1.7 milionë votues shqiptarë në diasporë, ndërsa votuesit e përmendur nga deputeti i PD nuk përbëjnë as 10% të këtij totali. Ai shtoi se PS është dakord për përmirësimin e kushteve për 92%-ëshin tjetër.

Pjesë nga debati në Kuvend:

Bylykbashi: Kushdo që lind edhe më një prind shqiptar e fiton vetiu shtetësinë shqiptare. Ne kemi të drejtën e shtetësië nga gjaku, në momentin që lind nga një prind pavarësisht se ke kartonin e qeverisë apo jo je shtetas shqiptar. Ajo që po kërkojmë është që ata të paktën 150 mijë shqiptarë, pyesni kreun e KQZ që janë pa asnjë aplikim për dokumente shqiptarë u mohohet e drejta për të votuar. Ne e kërkojmë me amendament që t’u jepet kjo e drejtë. Të gjithë që janë në listën e zgjedhësve kanë të drejtën e votës dhe kjo qeveri po e bllokon. Amendamenti që tha zoti Peleshi është për teknikalitete.

Peleshi: Një ushtrim i thjeshtë aritmetik. Janë rreth 1.7 mln votues në diasporë. Ju thoni 150 mijë votues pa dokumente, më pak se 10%. Nëse PS është dakord për 92% të diasporës që të votojë dhe të bëjmë përmirësime si të doni ju, teknikaitete i quani ju. Ndoshta keni merakun se PS është në avantazh edhe në diasporë.

1 VITE ME PARE

"Je një fosile politike"/ Vota e diasporës "mollë sherri" në Kuvend, Noka përplaset me Manjën: Doni të votojnë vetëm ata që keni në lista! Po mohoni të drejtën e votës, keni frikë

Kuvendi/ Berisha: Nuk është Tik-Toku vrasës, por Encrochat! Vota
Noka, Manja

TIRANË - Vota e Diasporës ka shkaktuar përplasje mes sekretarit të përgjithshëm të PD, Flamur Noka dhe Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja gjatë senancës së sotme në Kuvend. Nga foltorja e kuvendit, Noka u shpreh se PS do që të votojnë vetëm ata që janë në lista dhe jo edhe emigranët që skanë një dokument shqiptar identifikimi. Kjo ka sjellë dhe reagimin e Manjës, i cili e ka quajur Nokën një fosile politike. Manja është shprehur se shqiptarët që kanë mjet identifikimi të skaduar do të lejohen të votojnë, por jo ata që kanë pasaporta të huaja.

Pjesë nga debati:

Noka: Ju keni tartakutin, ju doni që të votojnë vetëm ata që keni në listat tuaja dhe nuk doni që të votojë e gjithë diaspora.  Unë jam këtu për hallin e shqiptarëve. Me Kushtetutë çdo shqiptar duhet që të votojë. Çdo shtetas duhet që të votojë sa kohë e ka emrin në gjendjen civile dhe shteti duhet që ti krijoi kushtet për të votuar. Por ju doni që të votojnë vetëm ata që keni në listat tuaja dhe nuk doni që të votojë e gjithë diaspora. Ju i mohoni të drejtën e votës, keni frikë. Ju brenda s’ju duan dhe jashtë ju refuzojnë’.

Manja; Që të jesh shtetas shqiptar ke të drejta dhe detyrime, për të ushtruar të drejtën e votës kodi ka duhet përcaktuar pasaport biometrike ose kartë ID të vlefshme. Ju thoni që ti jepet e drejta e votës edhe nëse kanë një dokument të vendit ku jetojnë. Po mirë me dokument shqiptar mund të votojnë një shtetas shqiptar në botë, jo, sepse nuk ja lejon. Po kemi rënë dakord kush ka një dokument identifikimi shqiptar që i ka skaduar përgjigjia jonë ka qenë po që mund të votojë. Ju e bllokoni sepse ju se keni dashur kurrë votën e diasporës. Lëre more dorën ti, je një fosile politike.

1 VITE ME PARE

"Kush disponon dokument identifikimi shqiptar të skaduar sigurisht mund të votojë!" Manja-opozitës: Nuk e keni dashur kurrë votën e diasporës

Kuvendi/ Berisha: Nuk është Tik-Toku vrasës, por Encrochat! Vota
Ulsi Manja

TIRANA- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, në fjalën e tij sot në seancën plenare foli për votën e diasporës. Manja tha se opozita nuk e ka dashur kurrë votën e diasporës. Sipas tij, të kesh dokumente shqiptare është respekt për shtetin. Manja theksoi se shqiptarët që kanë mjet identifikimi të skaduar di të lejohen të votojnë, por jo ata që kanë pasaporta të huaja.

"Tani që të jesh shtetas shqiptar ju e dini se ka dhe detyrime. E drejta e votës është e drejtë kushtetuese që nuk mohohet, ama që të ushtrohet kjo e drejtë duhet ose pasaporte ose kartë identiteti, sipas kodit zgjedhor. Në respekt të atij shteti duhet të kesh dokument të atij shteti. Ju thoni s’ka problem t’i jepet e drejta e votës me një dokument identifikim nga çfarë kanë në botë.

Është respekt për shtetin, ju në vend që të votoni ndryshimet për votën e diasporës, e bllokoni sepse ju nuk e keni dashur asnjë herë votën e diapsorës. Lërini këto pallavra. Lërini sofizmat juridike. Kush disponon dokument identifikimi shqiptar të skaduar sigurisht mund të votojë", tha Manja.

1 VITE ME PARE

Berisha: Në vitin 2013, Edi Rama më kërcënoi në mënyrë të vendosur se, nuk do marrë pjesë në zgjedhje nëse ti e vendos ligjin për votën e emigrantëve

Kuvendi/ Berisha: Nuk është Tik-Toku vrasës, por Encrochat! Vota
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend ngriti shqetësimin për të drejtën e votës së emigrantëve shqiptarë. Lideri i opozitës u shpreh se Kodi Zgjedhor nuk ka parashikuar asnjëherë një mekanizëm për votimin e diasporës dhe se përpjekjet për ta përfshirë këtë të drejtë janë penguar nga qeveria.  Më tej Berisha tha se vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese imponoi miratimin e votës së emigrantëve si një detyrim ligjor.

Ai tha se nuk ka gjë më absurde se sa t’i vësh në diskutim shtetësinë shqiptare një shqiptari. Më tej theksoi se shtetësia shqiptare garantohet me Kushtetutë, dhe nuk mund të hiqet. 

"Në vitin 2008, kur është bërë kodi, nuk kaptur asnjë vendim të Gjykatës Kushtetuese, nuk ka patur asnjë ligj në Kodin Zgjedhor që njihte të drejtën e shqiptarëve jashtë vendit për të votuar në vendet ku jetojnë. Mos të bëjmë spekulime banale të ulëta, të cilat vetëm tregojnë se ku duhet të fshiheni. Kur unë solla ligjin në vitin 2013 për votën e emigrantëve, Edi Rama më kërcënoi në mënyrë të vendosur se, nuk do marrë pjesë në zgjedhje nëse ti e vendos këtë ligjin. Dhe këtu, janë personat nga ajo kohë, dhe nuk e kaluam.

Më në fund, vendimi i Gjykatës Kushtetuese imponoi dhe palët vendosën që të votojnë, pra kemi të bëjmë me një zhvillim të ri. Nuk ka gjë më absurde se sa t’i vësh në diskutim shtetësinë shqiptare një shqiptari, sepse sipas jush, nuk disponon pasaportë apo letërnjoftimin shqiptar. Nuk ka asnjë përcaktim kushtetues për këtë. Shtetësia shqiptare garantohet me Kushtetutë, dhe nuk mund të hiqet, thotë Kushtetuta e Shqipërisë. Atëherë, urdhëroni, në qoftë se nuk keni frikë dhe tmerr nga vota e shqiptarëve, të votojnë shqiptarët jashtë vendi me çdo dokument biometrik që disponojnë.

Çfarë do të thotë kjo, mor? Pranojnë miliona, me dokumente biometrike vijnë në Shqipëri dhe shumë mirë bëjnë. BE ka letërnjoftim të përbashkët dhe njeh letërnjoftimin tonë, kurse Shqipëria nuk njeh letërnjoftimet dhe pasaportat e lëshuara nga vendet anëtare të BE. A e kuptoni në çfarë primitivizmi zbrisni, apo jo? Dhe për ta mbyll, unë bëra një seri pyetjesh. Kërkoj që secili të japë përgjigje, se pyetjet e mia bazohen në fakte të pakundërshtueshme. Të thotë Ervin Hoxha, është sharkuar apo jo si kontrabandë? Të thotë Ulusiu, ka kërkuar Louis Vuitton përveç parave që ka marrë?" tha Berisha. 

1 VITE ME PARE

Berisha në Kuvend: Arben Ahmetaj u fakton shqiptarëve se inceneratori i Tiranës ka si pronarë Edi Ramën dhe Erion Veliajn

Kuvendi/ Berisha: Nuk është Tik-Toku vrasës, por Encrochat! Vota
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot në Kuvend se ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, në intervistën e tretë, u faktoi shqiptarëve se inceneratori i Tiranës ka si pronarë Edi Ramën dhe Erion Veliajn. Berisha tha se Ahmetaj faktoi se Erion Veliaj ka firmosur nën presionin e tmerrshëm të Ramës. Berisha shtoi se Ahmetaj u faktoi shqitparëve se Edi Rama bën një jetë të shthurur luksi të tmerrshëm në kurriz të tyre. 

"Kur denoncoja unë këtu çantat Hermes, Birkin, apo Bottega Veneto, apo louis Vuitton, filluat t’i bënit objekte nëpër mediat sociale. Kur denoncoja këtu këpucët Loro Piana, Antonio Vietri, tjerët e merrnin për të qeshur, por ja që na del Romano Conti, me 33 mijë euro shishja", tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Zonja dhe zotërinj, prej tre ditësh shoqëria shqiptare është e tronditur nga intervista e zv.kryeministrit, njeriut më të afërt për 10 vite për Edi Ramën, Arben Ahmetajn. Mediat e qeverisë po bëjnë gjithçka për ta censuruar. Lubi Balluku iu pret zonave të tëra energjinë elektrike që të mos mund të ndjekin intervistën e tij në televizione.

Sulme të çmendura bëhen ndaj atyre që paraqesin segmente të kësaj interviste. Tronditja është gjer në palcë. Arben Ahmetaj, në një akt konfesioni para kombit u fakton shqiptarëve se vjedhja e shekullit, djegësi i Tiranës, për të cilin nuk ekziston nam as nishan, por për të cilin janë paguar gjer sot 130 mln euro, ka si pronësi Edi Ramën dhe Erion Veliajn.
Dhe akoma më shumë, fakton dhe dëshmon akoma më shumë, duke qenë i pranishëm se, Erion Veliaj, dëgjoje ti pëllumbesha, se je mikeshë e tij, se Erion Veliaj ka firmosur nën presionin e tmerrshëm të Edi Ramës, ç’ka shpjegon marrjen peng që i bën Lal Vjedhësi Ramës tani.

I doli dëshmitari Erionit, ka firmosur nën presion të tmerrshëm të Edi Ramës. Po, po. Arben Ahmetaj u faktoi shqitparëve se Edi Rama bën një jetë të shthurur luksi të tmerrshëm në kurriz të tyre. Kur denoncoja unë këtu çantat Hermes, Birkin, apo Bottega Veneto, apo louis Vuitton, filluat t’i bënit objekte nëpër mediat sociale. Kur denoncoja këtu këpucët Loro Piana, Antonio Vietri, tjerët e merrnin për të qeshur, por ja që na del Romano Conti, me 33 mijë euro shishja.

33 mijë euro në zyrën e kryeminsitrisë. Sa janë 33 mijë euro? Janë mbi 60 pensione. Ja ku na del bileta në ndeshje 28 mijë euro. Detoksi Niko, si të duket detoksi? Shkon 10 mijë euro detoksi në Bolzano. Çfarë i thua ti zgjedhësve, çfarë u thua ti socialistëve për këtë? Për ëktë duhet të bëhet debati sot, jo kjo është çështja e debatit.

Detoks. Dynden me kokainë, dhe pastaj shkojnë shpenzojnë, e pastaj merr ndërtuesi që paguan detoksin 10 mijë euro javën, të dyve më falni, edhe burrit edhe gruas. Po tjetri, që paguan 17 çartera? Po kompania Air Albania që falimentoi? Falimentoi! Fiks 20 milionë sa i shpenzoi Edi Rama me Ismailin me 140 fluturime. Po vazoja, 5 milionë euro. E di sa 20 milionë euro? Janë 120 mijë pensione, Niko. Po, po! U plasi ju për pensionistët. Sigurisht, more zotëri, se në qoftë se mendoje si njeri, i pari duhej të vendosej në rend dite kjo intervistë, i pari duhet të kërkoje që parlamenti të krijonte komision dhe ta dërgoje urgjent në Zvicër për të marrë dëshmitë në betim të Arben Ahmetajt.

Po kopshti privat i AKSHI-t, po grisja e fletëarresteve për kunatin e Lindës dhe atë zonjën e AKSHI-t? Po një Gentian Meçe që i fiton të gjitha tenderat me Armando Frangun? Po fitimi? Zotëri, thuaju pak socialistëve, si mund të fitojë një kompani, të fusë 77 mijë euro dhe të fitojë 5 milionë, vetëm se është baxhanaku i Edi Ramës? A keni ju ndërgjegje apo jo? A përfaqësoni ju qytetarët që janë në hall e në vuajtje? A keni ju të sëmurë në shtëpitë tuaja, apo në spitale, të cilët vuajnë tmerrësisht, shesin qimet e kokës për të paguar. Prandaj e përzenë këtë, e keni vënë re apo jo? E nxjerrin shqiptarët jashtë, e përzënë. Po, sigurisht që e përzënë, se përfaqëson bandat, përfaëson Edi Ramën.

1 VITE ME PARE

"Iku koha jote kur certifikatat bliheshin!" Balla debat me Mziun në seancë plenare, demokrati: E-Albania nuk punon në Shqipëri, jo më jashtë vendit

Kuvendi/ Berisha: Nuk është Tik-Toku vrasës, por Encrochat! Vota
Taulant Balla dhe Xhelal Mziu

TIRANA- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ka replikuar ndaj demokratëve në Kuvend lidhur me çështjen e votës së diasporës. Balla tha se sa i përket mosregjistrimit të atyre që nuk kanë një pasaportë shqiptare, kjo është një praktikë që ndiqet kudo. Ai ironizoi me deputetin demokrat Xhelal Mziu, pasi sipas Ballës certifikatat nuk blihen më si në kohën e Mziut por merren në e-albania. Mziu iu përgjigj duke thënë se e-albania nuk punon në Shqipëri, e jo më jashtë vendit.

Pjesë nga debati në Kuvend:

Balla: Mjaftojnë 2 dokumenta për tu regjistruar, i pari është ID ose pasaportë edhe nëse është e skaduar. Tjetra është një dokument që të vërtetojë adresën. Një dokument japin për adresën dhe kur plotësojnë adresën japin dokument tjetër. mos u gënjeni nga njëri që ka 30 vjet që gënjen. Është e paligjshme të regjistrohesh me një dokument të një vendi tjetër. Nuk e bën asnjë vend. KQZ ka bërë një punë të shkëlqyer dhe ka qenë shumë liberal në këtë pjesë. Ka lehtësuar mundësinë e regjistrimit të pjesës tjetër të familjes. Ju vetëm lëmsh bëni.

Çdo qytetar shqiptar që kontratën e qerasë e ka në emër të kryefamiljarit, mjafton të bashka ngjisi certifikatën familjare. Xhelal ka mbaru  koha kur ishe ti ku certifikata blihej me lekë. Për ju nuk punon asnjë gjë. Ne e-Albania certifikata familjare merret në çdo moment. Ju jeni kundër votës së diasporës. Doni të bllokoni dy elementë kryesorë. Nuk ka asnjë alibi që ju rezultatin e 11 majit do e keni humbjen më të thellë që as ajo e 1997 nuk do ju duket aq e thellë. Frika ju ka karakterizuar kaq vite. Keni frikë që Celibashi do ju vjedhi, bujrum ti numërojnë çdo përfaqësues partiakë.

Mziu: Ka mijëra që nuk kanë një dokument. Edhe kur kanë një dokument shqiptar nuk regjistrohen dot. E-Albania nuk funksionon në Shqipëri jo më jashtë Shqipërisë.

1 VITE ME PARE

Vota e Diasporës/ Berisha nga Kuvendi: Nëse nuk votojnë emigrantët pa dokumente do të ketë protesta të fuqishme para ambasadave

Kuvendi/ Berisha: Nuk është Tik-Toku vrasës, por Encrochat! Vota

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar nga foltorja e kuvendit se nëse në zgjedhjet e 11 Majit, nuk votojnë emigrantët pa dokumente do të ketë protesta të fuqishme para ambasadave. Berisha deklaroi se janë rreth1 milionë shqiptarë që nuk disponojnë dokumentet e leshuara në Shqipëri dhe ndalimi i tyre për të votuar sipas tij është një akt absurd. Berisha deklaroi se nëse nuk votohet në parlament ligji që ju njeh emigrantëve dokumentet biometrike që faktojnë identitetin e tyre do të ketë protesta masive para ambasadave.

Berisha: Së pari, dua të informoj shqiptarët brenda dhe jashtë vendi se, kreu i narkoshtetit, Edi Rama po bën gjithçka për të asbotuar të drejtën kushtetuese të shqiptarëve jashtë Shqipërisë për votime.
Ai, në mënyrën më absurde po kushtëzon e qytetarëve shqiptarë, me shtetësi shqiptare, me pasjen ose jo të dokumenteve të prodhuara në Shqipëri, ndërkohë që, shqiptarë ata i bën shtetësia, pavarësisht nga dokumenti që ata kanë marrë në vendin ku jetojnë.

Dhe ky standard, është standardi i atij që ka frikë dhe tmerr nga vota e diasporës dhe e shqiptarëve. Nuk ka akt më absurd, më antishqiptar, më antidemokratik se t’u thuash mbi 1 milion shqiptarëve që nuk dispononi dokumentet e lëshuara në Shqipëri, por kanë dokumente të sigurta biometrike të vendit ku jetojnë, në SHBA, në Kanada, në Gjermani, në Angli, në çdo vend tjetër.

Bëni kështu rekord i vetmi në botë i vetmi vend që nuk njihni dokumentet biometrike, as të BE-së, as të hapësirës të NATO-s, as të vendeve tjera, sepse keni frikë dhe tmerr nga vota.

Unë i bëj thirrje shqiptarëve të pregatiten për demonstratat më të fuqishme para ambasadave të narkoshtetit, në qoftë se nuk votohet në këtë parlament ligji i cili u njeh atyre, njëlloj siç bën kosova, njëlloj siç bën Maqedonia, njëlloj siç bën çdo vend tjetër, dokumentet biometrike që faktojnë identitetin e tyre plotësisht.

.

1 VITE ME PARE

"Paketa e Maleve"/ Balla-opozitës: Kundërshtia juaj është minimalisht një gafë! Diaspora e mirëpret, jeni kundër zhvillimit

Kuvendi/ Berisha: Nuk është Tik-Toku vrasës, por Encrochat! Vota
Taulant Balla

TIRANË - Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ka akuzuar opozitën se kjo e fundit është kundër investimit në teknologji dhe kundër zhvillimit të vendit. Nga foltorja e kuvendit, Balla u ndal edhe te "Paketa e Maleve", ku u shpreh se sipas tij kundërshtia e opozitës është një gafë, pasi diaspora e ka mirëpritur këtë nismë. 

“Sa i takon pretendimit për Paketën e Maleve, besoj se kundërshtia juaj është minimalisht një gafë. Nëse nuk e keni marrë vesh akoma, ne jemi këtu për të qeverisur për shumicën, për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë e këtij vendi për t'i bërë burime të ardhurash për qytetarët e këtij vendi,” tha Balla.

Sipas tij, Paketa e Maleve po mirëpritet nga diaspora dhe ata do të kthehen në pronat e të parëve për t’i shndërruar në burim të ardhurash për familjen.

“Tani pse jeni kundër, nuk e kuptoj. Nuk janë 100, janë 500. Ju nuk dini as të numëroni, ju ka lënë Luli mbrapsht. Edhe 5 mijë, 50 mijë do bëhen qytetarë që përfitojnë. Dhe marrëveshja që ju sjellim sot është për të gjithë shqiptarët që nuk duan të shkojnë me furgon në Durrës, as me autobus, por me tren. E patëm lënë një projekt në 2005-ën, erdhi njëri këtu dhe e anuloi se s’i pëlqen treni,nuk e ka njohur ndonjëherë. Tani treni do bëhet.

Treni do të jetë i standardeve më të mira europiane. Dhe më e mira e kësaj pune është se nuk do të shkoni më me benza në aeroportin Rinas, por do të hipni trenit për Rinas. Çfarë problemi keni me trenin ju? Jeni parti që do të mbaheni mend si partia kundër zhvillimit, teknologjisë që nuk e mori vesh kurrë çfarë do populli. Dhe ju do hipni në tren, do zbrisni nga ky treni pa kokë.” tha Balla opozitës përpara se të vijonte me prezantimin e projektligjit për hekurudhat.

1 VITE ME PARE

"Është kërkesë e 75% e publikut shqiptar!" Alibeaj: Kemi detyrim të zgjasim mandatet e prokurorëve të SPAK

Kuvendi/ Berisha: Nuk është Tik-Toku vrasës, por Encrochat! Vota
Enkelejd Alibeaj

TIRANA- Deputeti Enkelejd Alibeaj mbajti fjalën sot në parlament ku i bëri thirrje deputetëve të votojnë "pro" zgjatjes së mandatit për prokurorët e SPAK. Alibeaj tha se është një kërkesë e 75% e publikut shqiptar që mbështet SPAK që ky parlament të marrë një qëndrim për zgjatjen e mandatit të prokurorëve. Ai komentoi edhe lajmin për ndërprerjen e fondeve amerikane për vendet e huaja përfshirë dhe Shqipërinë dhe institucionin e SPAK.

"Përshëndes dhe deklaratën e SPAK sot, se do vazhdoj veprimtarinë e vet. Paguhen nga ky shtet dhe taksat e shqiptarëve dhe kanë detyrimin ta çojnë punën deri në fund. E fundit për përdorimin e telefonave të kriptuar, duhet bërë. Keni depozituar kërkesën për heqjen e imunitetit duhen bërë bashkë.

Një kërkesë që qëndron mbi kokën e çdo deputetit, zgjatja e mandatit të prokurorëve të SPAK. Është një kërkesë e 75% e publikut shqiptar që mbështet SPAK që ky parlament të marrë një qëndrim për zgjatjen e mandatit të prokurorëve. Detyrimi është për ta bërë tani. Heshtja demaskon këdo dhe ky është momenti për ta bërë", tha Alibeaj.

1 VITE ME PARE

Seancë plenare në Kuvend/ Opozita akuzoi mazhorancën për ligje të përshpejtuara, Peleshi: Aludime po bëhen për të përhapur tymnajë! Ligjet janë për të gjithë shqiptarët...

Kuvendi/ Berisha: Nuk është Tik-Toku vrasës, por Encrochat! Vota
Niko Peleshi

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi iu përgjigj në seancën e sotme akuzave të deputetes demokrate Ina Zhupa, e cila në fjalën e saj tha se mazhoranca po vendos ligje për miratim në mënyrë të përshpejtuar, që sipas saj u shërbejnë disa grupeve dhe partisë për fushatë elektorale.

Peleshi gjatë fjalës së tij u shpreh se çdo ligj hyn në kuvend sipas procedurave të parashikuara dhe se çdo legjislacion u shërben të gjithë shqiptarëve. Më tej Peleshi tha se akuzat e Zhupës janë aludime për të përhapur tymnajë. 

"Parlamenti nuk bën ligje vetëm për një parti. Ligjet janë për të gjithë shqiptarët, parlamenti nuk bën ligje vetëm për një periudhë deri në zgjedhje. Aludim për të përhapur një tymnajë. Nuk ka ligj që futet befas në seancë dhe miratohet. Ligjet kalojnë në komisione dhe shqyrtohen.. nuk kemi pse paragjykojmë çdo hap. Projektligji për paketën e maleve nuk shpërndan grante për socialistët e zonave malore por u shërben të gjithëve… është aty për tu vënë në zbatim para apo pas zgjedhjeve", tha Peleshi. 

1 VITE ME PARE

"Dhetëra pr/ligje të propozuara nga opozita janë lënë në sirtar"/ Gështenja: Skandaloze! Mbi 95 përqind të pr/ligjeve që ky parlament ka miratuar janë të mazhorancës

Kuvendi/ Berisha: Nuk është Tik-Toku vrasës, por Encrochat! Vota

TIRANË - Deputeti Lefter Gështenja, ka ngritur shqetësim gjatë seancës së sotme plenare se sipas tij pjesa më e madhe të pr/ligjeve të miratuara në kuvend janë të mazhorancës. Ai deklaron se shumica e pr/ligjeve të propozuara nga opozita janë lënë në harresë. Gështenja ka ngritur akuza se sias tij pr/ligjet që janë me porosi në funksison të oborrtarëve apo qeveritarëve vijnë me ugjencë në parlament, ndërsa pr/ligjet e propozuara nga opozita në funksion të qytetarëve mbahen në sirtar.

Gështenja: Është një shetqësim që e kam ngritur dhe herë tjetër, para një viti. Sinqerisht jam i habitur nga ju si mazhorancë që veproni me të njëjtën llogjikë, me disproporcion të plotë. Ky Kuvend ka lënë në hije, të patrajtuar, ka lënë në sirtar me dhjetëra pr/ligje të propozuara nga kjo opozitë. Mjafton ti hedhim një sy raportit, ligjet që janë miratuar nga mazhoranca dhe ligjet që janë propozuar nga opozita. Është skandaloze, që mbi 95 përqind të ligjeve që ky parlament ka miratuar janë të mazhorancës, 5 përqind janë të opozitës. Pyetja që kam është e thjeshtë. Çfarë duhet të bëjmë ne si opozitë që një pr ligj të shqyrtohet në këtë kuvend, le të rrëzohet se ju keni votat ne e dimë, por të paktën të shyqrtohet. Unë e kuptoj që ju vazhdoni ta trajtoni administratën publike si administratë të partisë, jo të shqipërisë, por ky fenomen duhet të ndalet. Prligjet që janë me porosi në funksison të oborrtarëve apo qeveritarëve vijnë me ugjencë në këtë parlament, ndërsa pr ligjet e propozuara nga opozita në funksion të qytetarëve vijnë dhe mbahen në sirtar.

1 VITE ME PARE

"Të miratohet projektligji për Sky dhe EncroChat"/ Sula: Çdo deputet të deklarojë nëse ka telefona me platformë të koduar! Të bëhet transparencë

Kuvendi/ Berisha: Nuk është Tik-Toku vrasës, por Encrochat! Vota

TIRANË - Deputeti demokrat Dashnor Sula, nga foltorja e kuvendit ka kërkuar që të miratohet projektligji për Sky ECC dhe Encrochat. Sula u shpreh se çdo politikan, deputet, ministër duhet të vetëdeklarohet për përdorimin e SKY ECC dhe telefonave me platformë të koduar. Sipas Sulës arsyeja përse projekligji nuk miratohet është sepse deputetët dhe ministrat e mazhorancës kanë pasur telefona të koduar dhe duan që të mos hetohen apo publikohen këto të vërteta nëpërmjet një Komisioni.

Sula: Deputetët të deklarohen se kush ka përdorur Sky dhe Encro Chat. Të miratohet projekt-vendim për këtë çështje. Ka tre muaj dhe nuk merrni masa për këtë projekt-ligj. Gjykata Kushtetuese përdoret nga ju si letër higjenike. Pse keni frikë që të ketë projekt-ligj, që të dihet se kush ka përdorur Sky. Përpara se të dalin listat e kandidatëve për deputetë, duhet ditur se kush ka folur me bandat. Çdo deputet nuk ka pse të ketë frikë se numri është publik. Për çfarë i duhet politikanit, ministrit, kryetarit të bashkisë tuaj të mbajë telefona të koduar. Ju kërkoj ta fusni një sahat e më parë këtë kërkesë në seancë plenare, sa më shpejt kjo nismë të jetë në Kuvend. Të bëhet transparencë”

1 VITE ME PARE

"Nuk është Tik-Toku vrasësi por Encrochati"/ Berisha: Rama ka pasur 3 të tillë! Të ngrihet Komisioni i së Vërtetës! Të nxjerrim para shqiptarëve lidhjet e politikës me krimin!

Kuvendi/ Berisha: Nuk është Tik-Toku vrasës, por Encrochat! Vota

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar në seancën e sotme plenare në Kuvend ngritjen e një komisionit hetimor të së vërtetës, mbi Sky ECC dhe Encrochat. Berisha shprehet se përmes këtij komisioni do të dalin lidhjet e krimit me politikën. Berisha ngre akuza se deputetët e mazhorancës përdorin EncroChat, madje sipas tij vetë kryeministri Edi Rama ka 3 të tilla. 

Berisha: Të dashur qytetarë, nuk është tik-toku rrugaci që thotë aidullahi i Tiranës. Është Encrochati, krimineli, vrasësi trafikanti. Prandaj dhe krijimi i komisionit të vërtetës në bazë të propozimit të zotit Sula për të nxjerrë para shqiptarëve lidhjet  e politikës me krimit është kusht i domosdoshëm. Ka patur këtu me dy dhe tre Encrochate, absolutisht. Të krijojmë komsionin e së vërtetës, dhe kryeministri ka pasur tre të tillë, dy ose tre. Harruat ju se si e denoncoi bashkëjetuesja e MCGonigal që tha se lëshonte orë të tëra në Sky ECC me Edi Ramën, i harruat ju këto janë të gjitha të dokumentuara. Është më mirë të zbardhim vetë, ti nxjerrim vetë.

 

1 VITE ME PARE

Kalendari dhe futja në rend dite e investimeve strategjike/ Zhupa në kuvend akuza PS: Po fusni projektligje e ligje për oligarkë dhe qëllime elektorale!

Kuvendi/ Berisha: Nuk është Tik-Toku vrasës, por Encrochat! Vota
Ina Zhupa

TIRANË - Deputetja Demokrate Ina Zhupa akuzoi nga foltorja e Kuvendit, se PS po fut projektligje në rendin e ditës sipas saj për oligarkët dhe për qëllime elektorale. Akuzat e Zhupës erdhën pas kalendarit dhe futjen në rend dite, të investimeve strategjike, Paketës së Maleve dhe çështjeve të tjera, të cilat deputetja demokrate i quajti klienteliste dhe me qëllime elektorale. Sa i takon "Paketës së Maleve deputetja demokrate akuzoi PS se kanë falsifikuar datën dhe kanë shkelur kodin zgjedhor. Sipas saj PS po bën aset elektoral pasi po e kalon 4 muaj para zgjedhjeve.

Ina Zhupa: Po fusni projektligje e ligje për oligarkë dhe qëllime elektorale, për 100 grante elektorale si në rastin paketa e maleve, për Partinë Socialiste. Paketën e maleve e keni futur pa datë, kishit parashikuar një datë boshe 10 janar, por keni shkelur kodin zgjedhor, sepse keni falsifikuar datën dhe po e kaloni 4 muaj para zgjedhjeve. Po bëni aset elektoral, po kthehen deputetët për votën e PS-së. 100 grante parashikon paketa e maleve, që parashikon PS sepse do jetë në funksion të saj dhe mund ta quajmë “Rilindja e Maleve". Ju nuk fusni ligje për mbrojtjen e qytetarëve, ligje për rastet e përmbytjeve, siç po ndodh edhe në Durrës. Për këto dhe të tjera u shprehëm kundër kalendarit në Konferencën e Kryetarëve. Na sillni shkresën e KQZ që ju lejon juve t’i fusni këto projektligje në kalendar për seancë. Në të kundërt janë ligje elektorale.

 

1 VITE ME PARE

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas, nis me një minutë heshtje seanca plenare

Kuvendi/ Berisha: Nuk është Tik-Toku vrasës, por Encrochat! Vota

TIRANË- Seanca e sotme plenare në Kuvend ka nisur me një minutë heshtje në nder të Kryepeshkopit Anastas Janullatos, të cilit iu dha sot lamtumira e fundit.  

Në rendin e ditës të seancës  pritet të diskutohen dhe miratohen disa projektligje. Gjatë seancës plenare është parashikuar po ashtu të miratohet Akti Normativ për disa ndryshime në buxhetin e vitit 2024.  Një tjetër projektligj që do të diskutohet është projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin “Mjedis i pastër dhe me aftësi ripërtëritëse, Deti Blu””. 

Po ashtu në rendin e ditës është parashikuar shqyrtimi i projektligjit për disa shtesa dhe ndryshime për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë. Në rend dite është parashikuar të shqyrtohet edhe projektvendimi për “Për dërgimin e mocionit në gjykatën kushtetuese”, për mandatin e deputetit të Partisë Socialiste Vullnet Sinaj.sot merret vendimi për mandatin e deputetit të PS Vullnet Sinaj

vullnet sinaj seance plenare 30 janar 2025

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re