LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

'Primaret'/ Berisha mbledh Grupin dhe Kryesinë: Më 6 dhjetor, protestë në Bulevard. Yuri Kim fajtore për situatën e vendit, uroi zgjedhjet e 25 prillit

• Kryedemokrati Sali Berisha iu bëri thirrje deputetëve të grupit të PD që të përgatiten për një seancë të nxehtë nesër në parlament ku pritet të votohet marrëveshja për Portin e Durrësit dhe Buxhetin e vitit 2023. • Po ashtu, Berisha lajmëroi se protesta e 6 dhjetorit do të mbahet më 12.00. Megjithatë theksoi se do të ishte paqësore. • Berisha tha sot në mbledhjen e grupit dhe kryesisë së PD, ku pritet të diskutohen "Primaret" se kryeministri Edi Rama me vajtjen dje në Obot i kopjoi udhëtimin e tij në Shkodër. • Berisha tha se beteja parlamentare duhet të jetë e fortë ndërsa akuzoi ish-kreun e PD, Lulzim Basha si të përfshirë direkt në çështjen e Portit të Durrësit. • Ai shtoi se Rama kërkon të ndërtojë pallatet e tij dhe portin e tij të jahteve ndërkohë që shqiptarët do të trajtohen si lodra. • Pas mbledhjes u bë edhe zyrtarizimi i kandidatëve në 12 bashki të tjera të vendit.

21 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

BE hoqi 28 mln euro për portin e Durrësit, Sali Berisha: Ku pyet Rama? Sheh ëndrra me Dubain e tij, s'kanë shqiptarët shpresë tjetër veç nesh

'Primaret'/ Berisha mbledh Grupin dhe Kryesinë: Më 6
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha se kreu i qeverisë Edi Rama kërkon ta lërë Shqipërinë pa porte, duke vënë në dukje lajmin se Bashkimi Europian kishte hequr fondin prej 28 mln eurosh për portin e Durrësit. Ai u shpreh se Durrësi do fshihet nëse projekti i Ramës vihet në zbatim, pasi ky i fundit ka ëndërr ndërtimin e Dubait të tij.

"BE i hoqi 28 mln euro për portin e Durrësit. Kompania gjermane u ra sirenave sot, ku pyet ky? Jeton dhe sheh ëndrra për Dubain e tij. Sheh vela, pallate luksoze. S'kanë shqiptarët shpresë tjetër veç nesh. Të paktën ia dolëm të ishim opozitë e vërtetë përndryshe aksionet e portit të Durrësit, do na kishin mbuluar me turpin e historisë. Por jemi njerëz të lirë. Do bëjmë gjithçka që vendi ynë të kthejë vlerat europiane. Kështu që shpresoj dhe besoj se anëtarët e PD do bëjnë gjithçka që ajo ditë të jetë dita e suksesit të madh me mesazhin për Europën dhe BE. Situata na fton që ne duhet të bëjmë gjithçka për një sukses të jashtëzakonshëm në datën 6. Duhet të jemi në shesh. Motivet i kemi më të forta se asnjëherë tjetër. Të mos harrojmë. Dy herë u bënë populli i gomoneve, pas 45 vitesh diktaturë dolëm kockë e lëkurë dhe tani pas 30 vitesh liri. Mund ti vesh çdo emër këtij që na kthen në popull gomonesh. Kërkon të plaçkisë çdo gjë. I them çdo shqiptari të mbyllë sytë dhe te imagjinojë; si mund të jemi ne pa porte? Saranda është dhënë, Vlora po, Durrësi po jepet. Një vend me 400 km det pa port. Por nuk ka qenë kurrë Shqipëria. Durrësi ka qenë port i rrugës Egnatia, rruga kryesore e perandorësi. Egnatia lidhte Durrësin me Kostandinopojën dhe ky do ta fshijë, ta shndërrojë në portin e pallateve dhe jahteve të tij. Të krijojë një Dubai të pasurit duke gjobitur në mënyrë të tmerrshme çdo shqiptar. Se porti tjetër, kërkon të paktën 2 miliardë. Port i Durrësit ka sot kapacitet për 8 milionë tonë. E ka këtë kapacitet sepse taksat e shqiptarëve janë investuar për tu sistemuar, shtrirë, të gjitha këto e kanë bërë atë një port që mund të përpunojë 8 milionë tonë për Shqipërinë dhe Kosovën. Ka arritur në 4.8 milionë, por ky do ta fshijë. Të ndërtojë pallatet e tij dhe ngjitur me pallatet, gjirin e jahteve të tij e velistit tjetër, çuçit e arabit, Alabarit e me radhë. E ka thënë mirë ai gazetari britanik; Shqiptarët do të jenë lodra të një elite trafikantësh,"-tha Sali Berisha.

Sot u zbulua se BE ka anuluar një grant prej 28 milionë euro që ishte vënë në dispozicion nga Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor, me qëllim rikonstruksionin e Kalatave 1 & 2, në Terminalin Perëndimor të Portit. Këtë e bën të ditur për MCN vetë zyra e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, e cila shpreh hapur rezervat për modifikimin e projektit dhe mungesën e transparencës nga qeveria shqiptare.

1 VITE ME PARE

Berisha 'kapet' sërish me Yuri Kim: Shkon nga gjykata në gjykatë, gjithçka do ishte ndryshe por mos të kishte uruar zgjedhjet e 25 prillit

'Primaret'/ Berisha mbledh Grupin dhe Kryesinë: Më 6
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar deklaratat e fundit të ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim lidhur me institucionet e drejtësisë. Në fjalën e tij para mbledhjes me krerët e drejtuesëve të Tiranës, Sali Berisha tha se ambasadorja Kim ka "faj" vetë pasi uroi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Megjithatë, Berisha shtoi se si pasojë në vend nuk ka demokraci, madje as votë të lirë. 

"Krahas kësaj ne kemi evenimentin madhor, historik, primaret. Të bëjmë gjithçka për një proces sa më të ndershëm, të drejtë, transparent. Shqipëria është shkëputur nga vlera, është shndërruar në një ishull ku vota është përzënë nga qeveria, nga Partia Socialiste.
Me këto primare ne tregojmë përkushtimin më maksimal ndaj votës. Se absolutisht nuk zhvillohemi kurrë pa votën e lirë, dhe kushti i të gjitha kushteve që ky vend të zhvillohet është kushti që qytetarët të votojnë të lirë. E humbën ne këtë, një shkarje e tmerrshme në 9 vite. E shikoni zonjën Kim që kalon nga një mbledhje me gjykatësit në këto. I kujtoj vetëm diçka Yuri Kim-it. Nëse nuk do të kishte shkuar për të uruar zgjedhjet e 25 prillit në darkë, ndoshta do ishin gjërat pak më ndryshe. Se gjithçka vjen nga vota. Jashtë saj nuk ka demokraci, nuk shtet ligjor, nuk ka të drejta njeriu. Do kishte bërë shumë mirë të qëndonte në lartësinë e repsektit për votën e lirë, por nuk qëndroi. Do qëndrojmë ne. Ne do qëndrojmë sado e vështirë është kjo. Ne besojmë se vetëm me votën e lirë mund të bëhemi vend i zhvilluar,"-tha Sali Berisha.

Çfarë deklaroi Yuri Kim dje? 

Ambasadorja Yuri Kim lëshoi një sinjal për zhvillimin e garës për kreun e ri të SPAK. Kim tha se procesi duhet të jetë transparent dhe ka bërë thirrje për mos manipulimin e tij. Postimi i Kim u pasua nga një kronikë e Zërit të Amerikës që shpjegonte se ambasadorja amrikane ka një shqetësim se gara në SPAK mund të manipulohet nga praktikat e vjetra. Gara për kreun e ri të SPAK ka shumë pikëpyetje duke nisur me mungesën e interesit fillimisht të prokurorëve për të garuar e për të vijuar më pas me emrat që kanë hyrë në lojë për të zëvendësuar Arben Krajën. Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi tre kandidaturat, Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili. Të tre janë prokurorë të Prokurorisë së Posaçme. Mandati i kreut të ri të SPAK është tre vjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje dhe zgjidhet me shumicën e votës së anëtarëve të KLP. Trupa e KLP do të dëgjojë platformat e tyre dhe më pas do të votojë. Kush merr shumicën, merr drejtimin e SPAK./Dosja.al 

1 VITE ME PARE

Berisha: Protesta e 6 dhjetorit i ka futur tmerrin qeveritarëve, shihemi në orën 12.00 në Bulevard

'Primaret'/ Berisha mbledh Grupin dhe Kryesinë: Më 6
Sali Berisha

TIRANË- Në një kohë kur në 6 dhjetor, liderët e Bashkimit Europian do të jenë në Tiranë, opozita do mblidhet në Bulevard, te Kryeministria në orën 12:00. Drejtuesve të degës në Tiranë, Berisha i kërkoi një angazhim maksimal për të siguruar një numër sa më të madh pjesëmarrësish, duke theksuar se do të jetë paqësore, e po ashtu theksoi do të jenë të pranishëm në Tiranë 1000 gazetarë që do të mbulojnë eventin, përfshirë edhe protestën e opozitës.

"Ai që është sot kryeministër është një fatkeqësi kombëtare. Ndaj dhe ne do të jemi në shesh. Do të jemi në shesh kësaj radhe, më të mobilizuar se kurrë, sepse ditë pune është, ora 12:00 është. Por kur të thërret koha, nuk ka asnjë apel, kohës i përgjigjesh gjithnjë pa apel. Nuk i kemi caktuar ne, i kanë caktuar të tjerë ndaj ne duhet të dalim në kohë aty. Dua ti bëj thirrje të gjithe qytetarëve të Tiranës, biznesmenëve, të martën në orën 12:00 të gjithë në bulevard. U bëj thirrje biznesmenëve që nëse nuk vini vetë, mos pengoni punonjësit tuaj, sepse kjo është një betejë ndër më të rëndësishmet. Kjo do të jetë një protestë paqësore. I dimë detyrimet që kemi për sigurinë dhe mikpritjen dhe këto nuk i konfondojmë me asnjë lloj rrethane. Por zëri ynë do të jetë i pranishëm aty, zëri ynë do të jetë,"-tha Berisha

FJALA E PLOTË E BERISHËS:

Dëshiroj të ju përshëndes të gjithë ju dhe anëtarët e PD-së në Tiranë. Ky takim është thirrur me moton, beteja vazhdon. Është një betejë e cila ndalet vetëm në fitoren e PD-së. Rrugë kjo, që kërkon përkushtim, guxim, atdhetari, tipare që ju, mbështetësve tuaj dhe qytetarëve që na mbështesin, nuk mungojnë dhe janë të bindur. Në Tiranë në datën 6 dhjetor, mblidhen udhëheqësit politikë të të gjitha vendeve të BE-së. U them të gjithë këtyre papagajve të qeverisë, se në Tiranë në datën 6 nuk mblidhen 30 diktatorë, por udhëheqës të vendeve të lira, të zgjedhur me votën e lirë, pa patronazhistë, pa narko euro, pa banda dhe blerje vote si Edi Rama, pra jam i bindur se ata kanë mirëkuptim të plotë për një popull që proteston për të njëjtat vlera që i kanë bërë vendet e tyre të begata dhe qytetarët e tyre të lirë dhe vendet e tyre, demokraci të stabilizuara. Në këtë kontekst le ti bien sa të duan sirenave të frikës dhe tmerrit që i ka kapur qeveritarët sot, por ajo protestë do të rezonojë fuqishëm në Europë dhe botë, si zëri i qytetarëve që kërkon vlera universale, vlerat demokratike, të jenë ato që duan, të sundojnë përsëri në Shqipëri. Shqiptarët dy herë në historinë e tyre kanë qenë popull i gomoneve. Ata ishin popull i gomoneve kur dolën nga diktatura, si qeniet e treta më të varfra të planetit. Dhe pavarësisht se fituan lirinë politike, ishin në thundrën e tmerrshme të tiranisë së mjerimit që trashëguan. Sot pas 30 vitesh ata janë popull i gomoneve, jo se janë, si në vitin 1991, jo. Janë vite drite larg vitit 1991, por prap popull gomonesh se ka një regjim të pashembullt në Europë, që u vret atyre shpresën, u jep pasigurinë më të madhe. Kanë një kryeministër që riprodhon çdo ditë modele të etërve të tij. Në burg i kishte bërtitur dy ditë më parë Mit’hat Hazbiut, një demokrat i vjetër, për faktin se i kishte thënë pse vjen këtu kur nuk ka përmbytje dhe pse nuk shkon në Shkodër ti kryeministër. Humbet kontrollin dhe u thotë gardistëve në burg. Është një shembull nga më mikroskopikët e qëndrimeve të tij. Prandaj dhe ne duhet ti japim një rëndësi të jashtëzakonshme kësaj proteste. Zëri i popullit opozitar duhet të jetë paralel me zërin e përgjegjësit kryesor, personal të dramës shqiptare që zhvillohet në detërat dhe vendet e tjera në këtë periudhë. Edi Rama de fakto ka shkatërruar dhe shkatërron këtu vlerat Europiane. Edi Rama është absolutisht përgjegjës penalisht për vepra që shkojnë në dhjetëra e dhjetëra vjeçarë që meritojnë dënime.
A mund ta lejë opozita shqiptare pa paraqitur atë ditë me vërtetësi të gjithë problematikën e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kurrë nuk mund ta lejë. Unë kam bindjen se protesta jonë do të mirëpritet në mbarë opinionin Europian dhe botëror. Dhe nga liderat e këtyre demokracive, që për arsyet e tyre janë të mirëseardhur në Shqipëri. Ne e kemi përshëndetur vendimin e tyre për të ardhur në Shqipëri. Kjo përshëndetje e jona nuk ka asnjë lidhje me mikëpritësin e tyre, Edi Ramën. Kjo përshëndetje e jona, për një nderim që u bëjnë qytetarëve shqiptarë me praninë e tyre dhe mundësinë që i japin opozitës shqiptare për të paraqitur para tyre dhe mbarë botës problematikat e mëdha që sot Shqipëria. Vota e lirë, e kanë marrë patronazhistët. Asnjë nga këta lider nuk është zgjedhur me patronazhistë. Asnjë prej tyre në jetën e tij, nuk u ka bërë thirrje policëve, dilni e mblidhni vota. Asnjë prej tyre nuk ka ndërtuar në shtetin e tyre, narkoshtetin që ka bërë Edi Rama. Asnjë prej tyre nuk ka shkelmuar interesat kombëtare të vendit të tij, siç bën Edi Rama. Asnjë prej tyre nuk ka vrarë shpresën dhe ti shndërrojë në popull gomonesh, të tejkalojë, Sirinë dhe Afganistanin siç jemi ne sot. Të eksportojë krim dhe vetëm krim, më shumë se çdo gjë, krim dhe drogë. Pra protesta jonë është një mesazh i fuqishëm i shqiptarëve që ne nuk pajtohemi me këto. Ne qëndrojmë për vlerat evropiane, për një Shqipëri të standardeve demokratike, të votës së lirë, të dinjitetit të qytetarëve.  Ai që është sot kryeministër është një fatkeqësi kombëtare. Ndaj dhe ne do të jemi në shesh. Do të jemi në shesh kësaj radhe, më të mobilizuar se kurrë, sepse ditë pune është, ora 12:00 është. Por kur të thërret koha, nuk ka asnjë apel, kohës i përgjigjesh gjithnjë pa apel. Nuk i kemi caktuar ne, i kanë caktuar të tjerë ndaj ne duhet të dalim në kohë aty. Dua ti bëj thirrje të gjithe qytetarëve të Tiranës, biznesmenëve, të martën në orën 12:00 të gjithë në bulevard. U bëj thirrje biznesmenëve që nëse nuk vini vetë, mos pengoni punonjësit tuaj, sepse kjo është një betejë ndër më të rëndësishmet. Kjo do të jetë një protestë paqësore. I dimë detyrimet që kemi për sigurinë dhe mikpritjen dhe këto nuk i konfondojmë me asnjë lloj rrethane. Por zëri ynë do të jetë i pranishëm aty, zëri ynë do të jetë. Ky është i vetmi vend në Europë që kërkon të zhdukë opozitën. U them gjithë shqiptarëve; Ramiz Aliaj ishte diktator pa asnjë diskutim. Të gjithë ata që e mendonin ata liberal, gabonin, se ai në pamje ashtu dukej. Por në fakt ai zvarriste të rinj në kufij, në vitin 1990, se ekzekutoheshin dhe thonin që po shkelnin rregulloren e kufirit. Mes tjerash kishte drejtuar propagandën më terroriste për 25 vite në Europë. Por ama në fund ai pranoi pluralizmin dhe nuk bëri këto përpjekje që bën sot Edi Rama për të shndërruar PD-në, në një parti 2 përqindëshe, defakto për ta zhdukur nëpërmjet militantëve xhelatë të pluralizmit në gjykata. Jo nuk e bënte këtë. Ky përpiqet që ne të mos jemi. Por ne do të jemi datën 6 në bulevard. Ky kërkon të na zhdukë ne, por këtë nuk ja pranojmë kurrë atij. Ai do të përballet me të gjitha pasojat. E them edhe njëherë, data 6 do të jetë protestë paqësore. Data 6 do të jetë një betejë, e cila vazhdon. Ky kalon nga superskandali në superskandal. Ky nuk njeh kufij, normë, parim. A e shihni betejën që zhvillohet për skapin dhe SPAK-un. Çfarë vendi jemi ne. Ne vetëm vendi i lirë nuk jemi. Ne jemi njerëz me ideale, do ti kthejmë dinjitetin shqiptarëve. Ata që mendojnë se mund të na asgjësojnë ne, do të përballen me të gjitha pasojat e kësaj përpjekje. Kjo është një protestë paqësore, por beteja vazhdon me protesta të tjera.

1 VITE ME PARE

EMRAT/ Primaret e PD, kush janë 37 kandidatët për 12 bashki, rekord në Krujë

'Primaret'/ Berisha mbledh Grupin dhe Kryesinë: Më 6
Albana Vokshi

TIRANË- Deputetja Albana Vokshi ka bërë publike listën me emrat e kandidatëve për Primaret në bashkitë që kishin mbetur pa miratuar. Në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike, Vokshi lexoi emrat e kandidatëve të miratuar. Ajo që ra është se numrin më të madh të kandidatëve e ka Kruja, 11 të tillë. Për bashkitë e tjera është duke u biseduar me partitë e tjera aleate.

Emrat e miratuar nga kryesia e PD

Cërrik: Ankelida Çela, Servet Duzha

Gjirokatër: Enkelejda Muzhi, Denis Kuqi, Shemsho Lamja, Dorian Lami

Përmet: Edmont Komino, Niko Shupuli.

Këlcyrë: Arjan Kasaj, Edmond Nano

Memaliaj: Albert Malaj, Bukurosh Ajdini

Tepelenë: Baftiar Imeri, Hysni Kasëmi

Libohovë: Adil Xhelili

Kolonjë: Et’hem Lumani

Kamëz: Arian Hoxha, Asllan Dogjani, Shemsi Prencci

Bulqizë: Dëfrim Fiku, Fatos Hoxha

Krujë: Agim Kodra, Agron Loka, Andi Gjoka, Arjan Vogli, Aqif Mesi, Genc Laçi, Gëzim Hoxha, Ilir Ndreu, Imer Merlika, Ndriçim Babasi, Denis Hidri.

1 VITE ME PARE

Berisha: Open Balkan, nismë që kërcënon Kosovën, PD i merr vendimet në Tiranë, sfidojmë narko-shtetin

'Primaret'/ Berisha mbledh Grupin dhe Kryesinë: Më 6
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se Open Balkan është një nismë mes tre vendeve që kërcënon Kosovën. Në fjalën e tij nga selia blu, Berisha tha se aleanca trilaterale Beograd-Shkup-Tiranë është përçarëse në rajon dhe që kërcënon interesin kombëtar të shqiptarëve me izolimin që përpiqet t'i bëjë Kosovës. 

"Shumë shpejt ne do të kalojmë në organizim aktivitetesh, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të njihen si me produktin e punës së tyre edhe me ta vetë. Kjo është dëshmi tjetër madhore e hapjes dhe ndryshimit të Partisë Demokratike. PD-ja në të gjitha qëndrimet që mban bën përpjekje të mëdha, siç e kemi konstatuar për të mbrojtur interesat publike të qytetarëve shqiptarë, në mënyrë që zëri opozitar të jetë vibrant dhe i fuqishëm, por do të njohë dimensione të tjera. Kjo parti, ashtu siç u dëshmoi shqiptarëve, është e interesit kombëtar, një parti e cila, e vendosur për bashkëpunim, për përpjekjet më serioze për integrimin e vendit në BE, fqinjësi, partneritet, nuk do të hezitojë kurrë të mbrojë interesat kombëtare. Në mënyrë të veçantë kemi mbajtur qëndrime më të prera ndaj aleancës trilaterale Beograd-Shkup-Prishtinë, më fal, Tiranë, e cila është përçarëse në rajon dhe që kërcënon interesin kombëtar të shqiptarëve me izolimin që përpiqet t'i bëjë Kosovës. Vendimet për PD-në do të merren nga mbështetësit e saj, në Tiranë nga shqiptarët dhe ky është një qëndrim i palëkundshëm, ndonëse Rama për karrigen e tij pranon vendime nga kushdo, jashtë këtij vendi, për të zgjatur jetën e pushtetit të tij. Këto janë të papranueshme për ne. Ne i qëndrojmë vendimit se vetëm një komb sovran që merr vendimet e tij, mund të zhvillohet, ndryshe ne jemi popull i gomoneve. Të nderuara anëtarë të kryesisë, nëse 30 vite më parë u bëmë popull gomonesh për shkak të kafshatës, sepse ishim të tretit më të varfrit në botë për shkak të daljes nga diktatura. Sot kemi përballë një narkoshtet që shkelmon lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve, pranon vasalitet. Shpëndran si helm bindjen se Shqipëria nuk bëhet, bën një plaçkitje universale, a e imagjinoni dot ju Shqipërinë, si një vend pa porte, nga Saranda në Durrës, portet njëri pas tjetrit, i zhdukën. Si e si, të shkatërrojë këtë vend. Vendimi ynë për një veprimtari shumëplanëshe, sado që kërkon mobilizim shumë të madh është jetik. Le të vazhdojmë të bëjmë gjithçka për një proces në primare të suksesshëm, gjithçka për të mbrojtur interesat e popullit shqiptar që sot janë më të kërcënuara se kurrë,"- tha Berisha. 

 

1 VITE ME PARE

Berisha: Primaret kanë tronditur Edi Ramën dhe grupin e tij mafioz

'Primaret'/ Berisha mbledh Grupin dhe Kryesinë: Më 6
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se procesi i Primareve e kanë trembur kryeministrin Edi Rama. Në fjalën e tij nga selia blu, Berisha tha se kandidatët e primareve dalin hapur para publikut, e jo si ata të Partisë Soialiste, që sipas tij, flasin nga bodrumet e mafias. 

"Që të gjithë këto gra dhe burra që kanë vendosur të marrin pjesë në garën e primareve dua ti falënderoj me shumë mirënjohje, për nderin që i bëjnë PD-së, me vendimin e tyre. Dua ti garantoj gjithashtu se do të bëhet gjithçka për një proces me integritet, të drejtë dhe të ndershëm. Këto janë primaret e para që zhvillohen në historinë e PD-së dhe të vendit. Ndaj dhe ne duhet të bëjmë gjithçka për suksesin e këtij procesi. Kudo kandidatët tanë në primare po paraqiten jo si të krahut tjetër, që jetojnë si me qenë në shpellat apo bodrumet e mafias, ku nuk e di kush janë dhe çfarë bëjnë, por tanët janë para simpatizantëve, janë më media dhe janë kudo. Me të vërtetë kanë arritur ta bëjnë këtë proces, një proces që ka ngjallur interes të veçantë te publiku. Një proces që po vlerësohet në të gjithë spektrin politik dhe një proces që në fakt ka tronditur thellë Edi Ramën dhe grupin e tij mafioz, që në vend të rregullave të demokracisë ka përcaktuar në partinë e tij rregullat e bosit të mafias, ku vendos vetë gjithçka, ku nuk ekzistojnë as forume dhe as vota e lirë,"- tha Berisha. 

1 VITE ME PARE

Berisha: Primaret janë tashmë pasaporta e hapjes dhe ndryshimit thelbësor të PD, kemi mbi 200 kandidatura

'Primaret'/ Berisha mbledh Grupin dhe Kryesinë: Më 6
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka konsideruar Primaret si pasaporta e hapjes së PD-së. Në fjalën e tij nga mbledhja e kryesisë së PD-së, Berisha tha se Prmaret janë pjesë e ndryshimeve të mëdha që po ndodhin në selinë blu. Berisha shtoi më tej se ka mbi 200 e ca kandidatura të cilat vijnë nga PD, shoqëria civile, bota akademike, por edhe nga diaspora dhe emigracioni.

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Ka dy çështje madhore, vazhdimin, miratimin në vazhdim të kandidaturave për Primaret në Bashkitë e mbetura. Do të diskutojë rreth aksionit opozitar në tërësi. Primaret janë bërë tashmë pashaporta e hapjes dhe ndryshimit thelbësor, ndryshimit parësor të Partisë Demokratike, kanë krijuar një impakt shumë pozitiv tek anëtarët dhe simpatizantët tanë e kryesisht tek të gjithë shqiptarët që besojnë tek vota e lirë, respekti i individit dhe anëtarit e mbështetësit të Partisë Demokratike. Shqiptarët kanë nevojë jetike për ndryshimin e PD-së, si parti e shpresës, besimit dhe të ardhmes. Ndryshimi natyrisht realizohet vetëm me vepra, me hapa konkretë. Në këtë kontekst ne pas ndryshimeve të thella dhe një cikli të paprecedentë votash brenda në parti, pas miratimit të rregullave, kushtetutës tonë partiake, zgjedhjeve me primare të kryetarëve të degëve, ne tashmë kalojmë në zgjedhjen nga anëtarët dhe simpatizantët tanë të qeveritarëve vendorë. Kjo përbën padiskutim ndryshimin më të madh të kësaj force politike në këto 30 vite. Por kjo përbën njëkohësisht edhe hapjen e saj institucionale me të madhe në tërë ekzistencën e saj. Hapja është shumëformëshe, por primaret janë forma më institucionale, më e rëndësishme e kësaj hapje. Sot ne kemi mbi 200 e ca kandidatura të cilat vijnë nga PD, shoqëria civile, bota akademike, por edhe nga diaspora dhe emigracioni.

1 VITE ME PARE

Porti i Durrësit/ Berisha: EMS kërcënon me padi, rrezikohet gjobë 200-300 MLN euro

'Primaret'/ Berisha mbledh Grupin dhe Kryesinë: Më 6
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se kompania EMS, që ka një kontratë me portin, ka kërcënuar me padi në arbitrazh. Ai paralajmëroi se kjo do u kushtojë shtrenjtë shqiptarëve, gati 200 deri në 300 milionë euro. 

“Por nuk janë vetëm këto. Sot, të nderuar deputetë, kompania gjermane EMS Shipping&Trading, e referuar si EMS, i është drejtuar me një letër parlamentit shqiptar. Kompania ka një kontratë 35-vjeçare për kalatën lindore të portit të Durrësit. Ka një detyrim investimi vetë prej mbi 15 milionë euro. Kompania i drejtohet parlamentit: ne kemi shqyrtuar projektligjin dhe marrëveshjen kuadër së bashku me anekset të publikuar në faqen e Kuvendit. Ato bien ndesh me marrëveshjen e koncesionit të EMS. Kompania konstaton se qeveria apo binomi Rama-Balluku po mashtrojnë. Sipas relacionit shpjegues, të projektligjit, aktiviteti i portit të Durrësit, as nuk do ndërpritet dhe as pengohet gjatë zhvillimit të projektit. Kompania thotë se gjuha e relacionit, edhe pse e paqartë, nuk është në dijeni të një afati kohor brenda të cilit qeveria shqiptare është në gjendje të ndërtojë një port të ri. Sipas kontratës, EMS thotë se ruan të drejtën që të marrë masa ligjore për përfundim të parakohshëm të kësaj kontrate, që mund t’u kushtojë shqiptarëve 200-300 milionë euro pa asnjë hezitim. Shqiptarët do paguajnë haraçin, përveç 2 miliardë për portin e ri, do paguajnë edhe gjobat e tmerrshme,” tha Berisha.

1 VITE ME PARE

Projekti i marinës në Portin e Durrësit, Berisha: Kërcënon Shqipërinë me bllokimin e negociatave

'Primaret'/ Berisha mbledh Grupin dhe Kryesinë: Më 6
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bën të ditur se projekti i Portit të Durrësit do kërcënojë të ardhmen e vendit. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Berisha shtoi se projekti është shkelje flagrante dhe rrezikon stabilitetin e vendit, ndaj ai kërkoi nga deputetët e PD që të jenë të përgatitur për ditën e nesërme në Kuvend. 

'Ne nuk mund të rikthehemi, kjo që po ndodh është një.... është shkelja më flagrante e marrëveshjes së associmit, kërcënojnë Shqipërinë me bllokimin e negociatave. Ky po i heq Shqipërisë, ato që i ka pasur në shekuj. Përveç kësaj, është shkelja më flagrante e MSA. Janë tre nene që kërcënojnë Shqipërinë me bllokimin e negociatave. Ndaj dhe nesër e kemi një ditë shumë të rëndësishme në parlament. Duhet të përgatitemi me të gjitha mundësitë tona që të mbrojmë interesin publik.'-tha Berisha. 

1 VITE ME PARE

'Parashikohet betejë parlamentare e fuqishme'/ Berisha 'porosit' deputetët për nesër: Të mbrojmë interesin e qytetarëve

'Primaret'/ Berisha mbledh Grupin dhe Kryesinë: Më 6
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha paralajmëron se dita e nesërme do të jetë betejë e fuqishme parlamentare. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, Berisha tha se deputetët duhet të jenë të përgatitur për të mbrojtur interesat e qytetarëve.

'Pra kompania mashtroi, thotë: nënshkrimi i marrëveshjes kuadër sic janë hartuar do sjellë përfundimin e kontratës para kohe. Sipas relacionit shpjegues projekti i Durrësit nuk do ndërpritet, do jetë gradual me faza, këto aktivitet do zhvendosen në harmoni në portin e ri të Durrësit në Porto Romano. 

Ka të drejtën të vazhdojë aktivitetin, kudo që është ç'vendosur nga kompania shqiptare, vazhdimi i aktivitetit tonë nuk është i sigurtë, Ne thotë do të marrim hapa ligjore, për këtë projekt që do i kushtojë shqiptarëve 2, 300 mln euro. Rama merr paratë bashkë me klientelën e tij kurse shqiptarë paguajnë haraçin. Paguajnë dhe gjoba të tmerrshme.

Albana t'ua shpërndajmë këtë çdo deputeti në Kuvend. Letrën dhe mediave. Cfarë ndodh me portin, janë vërsulur, Rama dhe Vengu me tërbim për të falimentuar sa më parë. Një akt i padëgjuar më parë, Porti i Durrësit nën Ballukun është shndërruar në një institucion kredi dhënës, i jep 5 mln euro portit të Vlorës dhe 5 mln euro Albcontrolit. Duhet ta falimentojnë me çdo kusht. Falë investimeve serioze, sot ka kapacitet, se unë e kisha jo të qartë shifrën, 8 mln tonë në vit. Tani ka arritur 4.8 mln ton. Anijet do devijohen, në Igumenicë, Selanik dhe Tivar, ky devijim nuk e paguan njeriu që shëtit me avion e dhoma luksoze, ai pasurohet me apartamentet që po shiten pa themel, e paguajnë qytetarët shqiptarë.

Vetëm ai që është verbuar e nuk njeh shtet, mund të veprojë kështu. Të gjitha këto cështje për portin duhet ta dinë qytetarët. E ka vu çështje të parë, nuk njohin më bllokim në Parlament, se ai ka urrejtje patologjike. Ai ata të vet i ka ndaj parashikohet një betejë parlamentare e fortë, e fuqishme, duhet zotëri deputetë të mbrojmë me vendosmëri më të madhe interesat e qytetarëve shqiptarë.'- tha Berisha. 

1 VITE ME PARE

Berisha nxjerr DOKUMENTET: Kompania gjermane kërkon llogari nga Kuvendi, ka investuar mbi 15 mln euro, iu prish kontrata

'Primaret'/ Berisha mbledh Grupin dhe Kryesinë: Më 6
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha publikoi dokumentet ku shihet se kompania gjermane që ka një kontratë 35-vjeçare për kalatën lindore të Portit të Durrësi, ka kërkuar llogari nga Kuvendi duke qenë se ka investuar rreth 15 milionë euro. Në fjalën e tij nga mbledhja e grupit të PD-së, Berisha tha se kompania në fjalë ka kontratë 35-vjeçare, gjë që i prishet me ardhjen e grupit Emaar në Portin e Durrësit, që do të zhvillojë projektin e ri. 

"Kompania gjermane e MSShiping &Trading GMBHI, i është drejtuar me një letër parlamentit shqiptar. Kompania ka një kontratë 35 vjeçare për kalatën lindore të Portit të Durrësit. Ka një detyrim investimi mbi 15 milionë euro, kompania i drejtohet parlamentit dhe thotë 'ne kemi shqyrtuar projekt marrëveshjen tuaj',"- tha Berisha. 

1 VITE ME PARE

Një tjetër deputet i grupit Alibeaj i bashkohet Sali Berishës

'Primaret'/ Berisha mbledh Grupin dhe Kryesinë: Më 6
Kastriot Piroli

TIRANË- Një tjetër deputet i grupit Alibeaj i është bashkuar Sali Berishës në mbledhjen e grupit parlamentar pak ditë pasi bëri publik kalimin e tij krah kryedemokratit. Bëhet fjalë për deputetin e Kurbinit Kastriot Piroli, i cili ishte një nga mbështetësit e deputetit Enkelejd Alibeaj. 

Piroli i është bashkuar ditën e sotme mbledhjes që kreu i selisë blu po mban në selinë e Partisë Demokratike. Ai ishte ulur krah Belind Këlliçit dhe Xhelal Mziut. Ai pak ditë më parë bëri publik qëndrimin e tij për të kaluar në krah të Sali Berishës. Një 'shkëputje' nga grupi Alibeaj bëri dhe kreu i PD Kurbin Behar Haxhia, i cili u pa në krah të Pirolit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD Flamur Noka gjatë një takimi me strukturat në Kurbin.

1 VITE ME PARE

Berisha: Menaxheri i Emaar është dhe i Bashës, tha që dha dorëheqjen, por mashtroi

'Primaret'/ Berisha mbledh Grupin dhe Kryesinë: Më 6
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se grupi Emaar që ka marrë në dorë projektin e Portit të Durrësit, ka për menaxher, të njëjtin person që punon dhe tek kompania e ish-kreut të PD-së, Lulzim Basha. Në fjalën e tij nga mbledhja e grupit të PD-së, Berisha tha se, menaxheri gënjeu kur tha se kishte dhënë dorëheqjen nga kompania familjare e Bashës, pasi nuk e kishte bërë këtë gjë. 

"Çështje tjetër, jashtëzakonisht e rëndësishme e rendit të ditës është afera mafioze, korruptive në historinë e Shqipërisë dhe të Europës, porti i Durrësit. Porti i Durrësit përbën aktin më madhor të krimit ekonomik të një organizate të strukturuar kriminale, me të cilin shqiptarëve u grabitet pasuria e tyre kombëtare numër një. Përbën aktin mafioz, me të cilin Edi Rama shkriu aksionet dhe me ish-kreun e opozitës, për t’i bërë gjëmën shqiptarëve dhe pluralizmit politik. Përbën aktin, dhe kur e them këtë, duhet të sqaroj shqiptarët se kur mediat njoftuan se menaxheri i Emaar dhe menaxheri i kompanisë familjare, Basha, ishte i njëjti person, çfarë ndodhi? U them këtu atyre që thonë se po bëjnë politikë, nuk po bëj politikë, ky menaxher doli e tha se dhashë dorëheqjen nga kompania Basha. I pari, unë e besova që dha dorëheqjen. Por unë dhe të gjithë ata që besuam se kjo ndodhi, gabuam. Sepse pikërisht kjo nuk kishte ndodhur. Ky ishte një mashtrim, sepse një muaj më vonë, ky dopio-menaxher, u gjet se vazhdonte punën në kompaninë Basha. Menaxheri nuk dha dorëheqje nga Emaari, nuk deklaroi se do dorëhiqej dhe do mbetej menaxher i Bashës. Por pas një muaji ai vazhdonte menaxher i të dy kompanive.
Ky përbën një akt shekspirian në kuptimin e gllabërimit të opozitës. Të kreut të opozitës. Me një aferë të tmerrshme mafioze,"- tha Berisha ndër të tjera. 

1 VITE ME PARE

Berisha: Të trefishohet dëmshpërblimi për të përndjekuruti, të rriten pagat e pedagogëve, anulim PPP-ve në shëndetësi

'Primaret'/ Berisha mbledh Grupin dhe Kryesinë: Më 6
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha bëri një prezantim të amendamenteve që kanë propozuar deputetët e Partisë Demokratike. Në fjalën e tij nga grupi i PD-së, Berisha tha se kanë kërkuar të trefishohet shuma e dëmshpërblimit për të përndjekurit politik. Ai tha gjithashtu se mbështet rritjen e pagave për pedagogët. Sipas Berishës, të gjitha PPP-të në mjekësi duhen anuluar. 

Trefishim i dëmshpërblimit për të përndjekurit politikë, është një amendament tjetër dhe kjo është e domosdoshme, ky proces duhet të kishte përfunduar sipas të gjitha procedurave. Ky me një të rënë të lapsit përjashtoi 6 mijë familje nga e drejta për të kërkuar dëmshpërblimin simbolik në këtë rast sepse jeta është e çmuar, ne do të insistojmë me të madhe. Amendament tjetër shumë i rëndësishëm është anulimi i të gjitha pagesave buxhetore të PPP-ve në shëndetësi përveç dializës. Të gjitha janë vepër e tmerrshme korruptive e Ramës, Beqes dhe kësaj zonjes, çfarë emri t'i vë kësaj, s'mund t'i vë emër, është shumë problematike me të gjithë menaxhimin që i bën sistemin. Universitetet. Ky mendon se i shtypi, por studnetët po zien. Ne do të mbrojmë kërkesën për rritjen e pagave të tyre, jemi larg Prishtinës. Votim elektronik në Durrës dhe të Elbasanit, një amendament që duhet të përballojë buxheti. Heqja e TVSH-së për imputet bujqësore, nga Bledion Nallbati e mbështesim plotësisht. Në tërësi janë 23 amendamente. 

1 VITE ME PARE

Qytetari i dhunuar në Sukth, Berisha: Rama iu sul me tërbim, e bëri për spital

'Primaret'/ Berisha mbledh Grupin dhe Kryesinë: Më 6
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha përgëzoi qytetarin që deklaroi se u dhunua nga kryeministri Edi Rama në Sukth. Në fjalën e tij nga mbledhja e grupit të PD-së, Berisha tha se ai i kishte kërkuar Ramës që të mos i vizitonte tek Kodra e Kuajve, por që të shkojë në Shkodër ku kishte përmbytje. 

"Shkoi për të justifikuar Sakon dhe Ballën e saj, në kulmin e përmbytjeve njoftonte Sako se do të na vijë kryeministri në Kodrën e Kuajve. E përgëzoj qytetarin trim që i tha 'çfarë do ti këtu more, kur kemi përmbytje ti nuk vjen, shko në Shkodër'. Ky iu sul me tërbim, përfundoi në spital ai. Duka iu sulur qytetarit 'burg., burg'. Sikur të ishte i ati apo Spiro Koleka,"_ tha Berisha. 

1 VITE ME PARE

Berisha: Rama nuk shkoi në Shkodër, u fut tinëzisht në Obot dhe kopjoi udhëtimin tim

'Primaret'/ Berisha mbledh Grupin dhe Kryesinë: Më 6
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se kreu i qeverisë e ka imituar në vizitën që ka bërë në Shkodër, pas përmbytjeve të mëdha. Në fjalën e tij, në mbledhjen e grupit të PD-së, Berisha tha se Rama nuk arriti dot të shkonte në Shkodër, por u fut tinëzisht në Obot dhe i kopjoi udhëtimin. 

"Ka dy ditë që gënjen në mënyrë të turpshme shqiptarët, në vend që të shkarkojë të gjithë zinxhirin drejtues për mbytjet. Nuk shkoi dot në Shkodër, tinëzisht shkoi në Obot, kopjoi një pjesë të udhëtimit tim dhe u kthye siç shkoi. Bëri gjithçka që të mos dëmshpërblejë. Do ta bëjë këtë gjë ai, qindrakë më qindarkë, unë e përgëzoj Spahinë,"- tha Berisha. 

1 VITE ME PARE

Berisha: Qeveria hapi portat e Komanit e të Vaut të Dejës, s'kishim parë kurrë furi të tillë

'Primaret'/ Berisha mbledh Grupin dhe Kryesinë: Më 6
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar sërish qeverinë në lidhje me përmbytjet në vend., I pranishëm në mbledhjen e grupit, Berisha tha se qeveria ka hapur portat e Komanit dhe të Vaut të Dejës. Ai shtoi se furia e ujit ka qenë aq e madhe saqë ka marrë të gjithë urën e Bahçallëkut me vete. 

"Duhen njoftuar autoritetet vendore, që të marrin masa. Kanë hapur dy portat e Komanit dhe Vaut të Dejës, kaq i madh ka qenë vërshimi saqë ka marrë bazamentin e urës së Bahçallëkut. Nuk kishin parë ndonjëherë banorët këtë gjë,"- tha Berisha. 

1 VITE ME PARE

Berisha flet nga mbledhja e grupit: 23 amendamente dhe interpelancë me Ramën, çfarë propozojmë të ndryshohet në buxhet

'Primaret'/ Berisha mbledh Grupin dhe Kryesinë: Më 6
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur se deputetët e PD-së kanë përgatitur 23 amendamente që do të paraqiten nesër në Kuvend. Në fjalën e tij nga mbledhja e grupit, Berisha tha se PD-ja ka bërë një riformatim të buxhetit të shtetit, duke i dhënë përparësi shëndetësisë dhe arsimit. 

"Kanë përgatitur 23 amendamente, kanë thirrur Edi Ramën në interpelancë. Amendamentet përbëjnë një përmbysje reale të planifikimit dhe shpërndarjes së buxhetit, për ta kthyer nga një buxhet të vjedhur, në një buxhet të qytetarëve e nevojave të tyre. Rrogave e pensioneve të tyre, më të ulëtat në rajon. Në buxhet, në amendamentet e përgatitura janë përparësuar pas rrogave dhe pensioneve ku kërkohet një rritje 25% dhe pensionet një rritje shumë e ndjeshme e tyre. Janë përparësuar buxheti për arsimin që përsëri është diskriminuar, është përparësuar buxheti për shëndetësinë, janë përparësuar lëvizja dhe masat fiskale në favor të qytetarëve për të ulur përballimin e çmimeve të tmerrshme që ka sot. Ka disa amendamente që i mbështesim plotësisht siç janë ulja e TVSH-së në 6% për energjinë elektrike, për ushqimet, barazimi i TVSH-së në produktet bujqësore, heqja e akcizës së gazit, limiti i arkës, rimbursimi i të gjitha dëmeve të Covid-19 për bizneset, propozohet, ka një amendament për krijimin e një fondi rezervë të KESH, dëmshpërblimi i të përmbyturve të mos jetë më çështje mundësie por çështje reale. Përmbytja e fundit, siç është bërë e qartë ishte kryekëput përmbytje e diktuar nga vjedhja e qeveritarëve. Nëqoftëse ka patur një gjë të...një ndryshim të motit, të paralajmëruar me saktësi të madhe, si nga gjeoshkenca shqiptare e italiane, me intensitet e çdo gjë, por ato ndryshime moti nuk bllokuan Edi Ramën dhe Ballukun të vazhdojnë vjedhje me impoert energjie,"- tha Berisha. 

LISTA E 23 AMENDAMENTEVE TË PD

1. Skema e te perndjekurve politike (20% te privatizimeve) (Bujar Leskaj).

2. Trefishimi i fondeve per ish te perndjekurit, nga 1 miliarde leke ne 3 miliarde leke (Bujar Leskaj & Helidon Bushati).

3. Rritja ne 5% te PBB-se te buxhetit te arsimit (Luciano Boci).

4. Rritja me 1% te PBB-se te buxhetit te shendetesise. (Lindita Metaliaj)

5. Anullimi i pagesave buxhetore per tre PPP-te ne shendetesi (Albana Vokshi).

6. Demshperblimi i covid 19 (Mond Spaho).

7. Rritja me 30% te pagave te pedagogeve (Ina Zhupa).

8. Trefishimi i fondeve per kerkimin shkencor, nga 300 milione ne 1 miliarde leke (Ina Zhupa).

9. Rritja me 20% te pagave ne shendetesi (Orjola Pampuri).

10. Dyfishimi i fondit te ndihmes ekonomike (Orjola pampuri).

11. Rritja e numrit te mesuesve ndihmes, rreth 1 mije mesuar ndihmes (Eralda Bano).

12. Dhjete-fishimi i fondit per rritjen e pensioneve, nga 1.2 miliarde leke ne 12 miliarde leke (Arber Agalliu, Dhurata Cupi).

13. Rritja e transfertes se pakushtezuar per bashkite, nga 1% ne 1.5% te GDP-se (Dhurata Cupi).

14. Limiti i arkes (Emilia Koliqi).

15. Heqja e akcizes se gazit te lengshem (Helidon Bushati & Lefter Geshtenja).

16. Ulja e TVSH-se per ushqimet baze te shportes (i njejte me propozimin me projektligjin e dorezuar 1 vit me pare) (Jorida Tabaku).

17. Ulja ne 6% te TVSH-se per energjine elektrike (Jorida Tabaku).

18. Barazimi i TVSH (hyrje-dalje) te produkteve bujqesore (Bledion Nallati).

19. Heqja e TVSH per inputet bujqesore (nga 10% ne 0%) (Bledion Nallbati).

20. Votimi elektronik durres elbasan (Oerd Bylykbashi).

21. Demet e permbytjeve shkoder lezhe (Greta Bardeli).

22. Heqja e indeksimit te akcizave (Jorida Tabaku)

23. Rritja e gjithe pagave me 25% (Sali Berisha)

1 VITE ME PARE

'Primaret'/ Berisha mbledh Grupin dhe Kryesinë: Më 6 dhjetor, protestë në Bulevard. Yuri Kim fajtore për situatën e vendit, uroi zgjedhjet e 25 prillit

 

1 VITE ME PARE

PRIMARET/ Saimir Kola shpall kandidaturën për bashkinë Mirditë: Së bashku të ndryshojmë situatën ku ndodhemi

'Primaret'/ Berisha mbledh Grupin dhe Kryesinë: Më 6
Saimir Kola

TIRANË- Saimir Kola ka shpallur ditën e sotme kandidaturën e tij për të marrë pjesë në procesin e primareve nga ku do të dalë dhe emri i opozitës për bashkinë e Mirditës. Në një deklaratë nga selia blu Kola tha se i njeh problematikat e qytetit dhe do të punojë për t'i zgjidhur ato teksa kërkoi dhe besimin e qytetarëve. Në fund të fjalës së tij ai bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 6 dhjetorit të thirrur nga Partia Demokratike.

 DEKLARATA E PLOTË:

Te nderuar demokrate dhe qytetare Mirditas, une jam Saimir Kola dhe garoj ne Primaret e Partise Demokratike. Une kerkoj voten e gjithesecilit prej jush per t’iu perfaqesuar ne zgjedhjet lokale. Per te sjelle nje fryme te re ne institucionet vendore, ku paresore te jete meritokracia dhe jo kalkulimi i votave.

Si ju, edhe une e familja ime, i kemi hequr ne kurriz te gjitha padrejtesite, zvarritjet, neperkembjet. Edhe pse nje nxenes shume i mire, per te fituar burse duhet te kisha mik ne Lezhe. Edhe une si ju e kam vuajtur mungesen e infrastuktures, kushteve ne shkolle, ne spitale, e probleme te tjera pa fund. Sot pikerisht, per shkak se gjerat kane funksionuar me llogaritje votash dhe armiq te brendshem e te jashtem te partise, gjysma e familjes time eshte ne emigrim, ju nuk i keni afer femijet tuaj, apo sot jeni duke menduar si t’i nisni matane detit. Kjo eshte katastrofa qe jetojme cdo dite dhe qe eshte pasoje e njerezve te zgjedhur per te qeverisur, por qe na kane sjelle ne kete gjendje.

Puna qe bej, me ka dhene mundesine te shkel çdo cep te Mirdites dhe t’i njoh nga afer te gjitha problematikat tuaja. Une e di problematiken e seciles njesi ne Mirdite dhe jam duke punuar me njerez te kualifikuar te fushave te ndryshme per te ofruar projektin tim per zgjidhjen e ketyre problemeve. Une e kam seriozisht synimin per te ndryshuar gjerat dhe nuk kam synim per te pasur nje rroge kryebashkiaku, nuk kam synim per nje vend pune ne administrate, dhe as qe e dua. Une dua qe se bashku t’e ndryshojme situaten ku jemi. Besoj se kam gjithe pervojen e duhur te jem nje perfaqesues dinjitoz i juaji.

Une kam zgjedhur te jem ne keto primare per te dhene kontributin tim per ndryshimin e gjerave. Gjerat nuk ndryshojne vete. Halli jone, nuk eshte vetem halli jone, po njesoj jane edhe socialistet, njesoj jane edhe familjaret tane dhe te tyre. Askush nuk eshte me mire se ne, te gjithe jemi per ibret te Zotit. Ky eshte nje mesazh publik per te gjithe ju. Ne ditet ne vijim do te kemi mundesine te takohemi nga afer me shumicen prej jush, te bisedojme sebashku e ndoshta per disa gjera te gjejme edhe zgjidhje me te shpejta.

Une kerkoj voten tuaj ne keto primare, qe te kem mundesi qe sebashku te bejme nje kthese te madhe per menyren se si po funksionojne. Qe ne Mirdite te mos jene vetem 4 apo 5 veta qe perfitojne gjithcka prej 30 e kusur vitesh, por te gjithe ju. Te bejme nje kthese te forte, që ne te ardhmen askush te mos mundet me t’i çoje gjerat per dreq sic i kane çuar deri me sot. Me këtë rast një thirrje që si shqiptarë dhe europianë, të bashkohemi më 6 dhjetor, dy ditë pas primareve demokratike e europeiste ne PD, për të ngritur zërin për hatër të Shqipërisë në rrezik.

Procesi i primareve do të mbyllet me datë 4 dhjetor. Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë kanë firmosur një marrëveshje parazgjedhore për të hyrë me kandidatëtë përbashkët në zgjedhje. Sipas marrëveshjes së firmosur nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta kandidatë për kryebashkiakë do të jenë të PD ndërsa PL do të marrë vetëm emrat e anëtarëve të këshillave bashkiakë. Nga 200 kandidatët që kanë dorëzuar aplikimin e tyre bie në sy emri i deputetit Luçiano Boçi i propozuar nga baza për bashkinë e Elbasanit. Ndërkohë garë e fortë mes kandidatëve pritet të jetë edhe Tiranë.

1 VITE ME PARE

PRIMARET/ Kejdi Spahiu shpall kandidaturën për bashkinë Berat: Ka ardhur koha e veprave

'Primaret'/ Berisha mbledh Grupin dhe Kryesinë: Më 6
Kejdi Spahiu

BERAT- Kejdi Spahiu studentja 23-vjeçare ka shpallur ditën e sotme kandidaturën për procesin e primareve në Partisë Demokratike për bashkinë e Beratit. Nga ky proces do të dalë dhe emri i opozitës për kryebashkiak përballë të majtës. Spahia tha se ajo i njeh mirë 'plagët' e qytetit shekullorë dhe shprehet se e ka marrë përsipër këtë angazhim për të dhënë kontributin e saj në ndryshimin e qytetit. Një nga problemet më të mëdha përpos papunësisë sipas saj është shëndetësia pasi vitet e fundit është përballur me mungesë të personelit mjekësor.

 DEKLARATA E PLOTË:

Quhem Kejdi Spahiu 23 vjeçe dhe kandidoj për primaret e Partisë Demokrattike për Bashkinë e Beratit. Si e re shqiptare ndjej dhimbje kur e shikoj vendin tim në këtë gjendje.
Ndrysimi duhet filluar diku, nga vetja apo nga qyteti yt. Vendimin për t’u futur në primare e konsideroj si pjesë të përpjekejs për të ndyshuar gjendjen ku vedni ynë ndodhet.
Mendoj se ka ardhur koha jo vetëm e përgjigjeve boshe, por e veprave.
Prandaj vendosa të marr përsipër këtë detyrë dhe me fjalën detyrë nënkuptoj atë ndaj ndaj qytetarëve beratas. I dimë plagët e Beratit: papunësia, largimi drejt kryeqyteti e sidomso venbdeve të huaja dhe lufta e përditshme për të siguruar të nesërmen për veten dhe familjen. Unë e dua qytetin tim, këtu linda dhe u rrita dhe këtu dua të japë gjithë kontributin tim.
Problematikat në qytetin e Beratit janë të shumta duke filluar nga arsimi që është baza e zhvillimit, duke e vazhduar me lagje si Vakëfi apo 28 nëntori të cilat i përkasin një Berati të lenë 100 vite mbrapa dhe rrugët në gjendje të mjerueshme. Shëndetësia është një tjetër shqetësim i madh: mungesa e mjekëve detyron çdo qytetar të drejtohet në spitalet private. Dhe më kryesori, për një qytet si berati, është turizmi. E vetmja gjë e kohës sonë është Pedonalja ndërsa 100 metra më larg kalon në mesjetë. Me shpresën te fitorja dhe besimin në Zot, sot ndjej të nevojshme të kërkoj mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Beratit të ecim përpara së bashku, dhe duke bashkuar forcat ne do të jemi të pathyeshëm.

Procesi i primareve do të mbyllet me datë 4 dhjetor. Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë kanë firmosur një marrëveshje parazgjedhore për të hyrë me kandidatëtë përbashkët në zgjedhje. Sipas marrëveshjes së firmosur nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta kandidatë për kryebashkiakë do të jenë të PD ndërsa PL do të marrë vetëm emrat e anëtarëve të këshillave bashkiakë. Nga 200 kandidatët që kanë dorëzuar aplikimin e tyre bie në sy emri i deputetit Luçiano Boçi i propozuar nga baza për bashkinë e Elbasanit. Ndërkohë garë e fortë mes kandidatëve pritet të jetë edhe Tiranë.

mblidhet kryesia e pd mblidhet grupi parlamentar i pd primaret ne pd

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni