6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Në takimin e sotëm të Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian në Bruksel, ministrat e vendeve anëtare do të diskutojnë për situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor. • Atyre do t’iu bashkohen edhe ministrat e Punëve të Jashtme nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. • Sipas njoftimeve nga Bashkimi Evropian temat kryesore që do të jenë në rend dite janë procesi i normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, situata në Bosnje e Hercegovinë, bashkëpunimi rajonal dhe ndikimi i Rusisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. • Bashkimi Evropian pritet të përsërisë edhe një herë përkushtimin për të vazhduar ndihmën për rajonin, por edhe të kërkojë nga këto vende të kryejnë obligimet e marra për të zbatuar reformat dhe për t’u përshtatur edhe me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian. • Në takim do të marrë pjesë dhe Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias si dhe Ministrja e Jashtme shqiptare Olta Xhaçka. • Dendias është shprehur se në takim do të ngrej dhe çështjen e arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri. • Por ashtu do të ketë dhe një takim dy palësh mes Dendias dhe Xhaçkës.
4 artikuj për këtë temë.
BRUKSEL- Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias u takua me ministren e Jashtme shqiptare Olta Xhaçka në margjinat e Këshillit të Punëve të Jashtme në Bruksel. Gjatë diskutimit u ngrit edhe çështja në lidhje me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.
Στο περιθώριο σημερινού ΣΕΥ στις Βρυξέλλες, ο ΥΠΕΞ @NikosDendias συναντήθηκε με ομόλογο Αλβανίας, Olta Xhaçka. Κατά τη συζήτηση, τέθηκε το ζήτημα σχετικά με τον εκλεγμένο Δήμαρχο Χειμάρρας, Φρέντι Μπελέρη https://t.co/domlnZ3RlU
— Υπουργείο Εξωτερικών (@GreeceMFA) May 22, 2023
Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë', Fredi Beleri u arrestua për akuzën e shit-blerjes së votës për zgjedhjet e 14 majit. Ditët e fundit ai ka qenë në qendër të akuzave të kryeministrit Edi Rama për deklaratën e bërë në mediat greke për helenizimin e Himarës. Ai u ndalua para lokalit të tij bashkë me 3 persona të tjerë, avokati, dhe përfaqësues të shtabit elektoral. Beleri u akuzua për veprat penale: “korrupsionit aktiv për zgjedhje kryer në bashkëpunim”. Beleri ka deklaruar se nuk është i përfshirë në shit-blerje të votës, por pavarësisht kësaj, është lënë në burg. Nga ana tjetër, Greqia bën thirrje për lirimin e tij. Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias kërkon lirimin e Belerit, nëse s'ka prova./Dosja.al
BRUKSEL- Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias ka deklaruar se në takimin e sotëm në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së do të ngrej çështjen e arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri. I pyteur nga gazetarët, Dendias tha se do të ketë një takim me homologen shqiptare Olta Xhaçka në lidhje me këtë çështje. Me Xhaçkënm Dendias paralajmëroi një bisedë interesante pas zhvillimeve të fundit.
“Sot do të diskutojmë me kolegët në Këshill për çështjen e Ballkanit Perëndimor. Do të shfrytëzoj rastin për të ngritur qartë çështjen e ndalimit të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, z. Beleris. Dhe prej andej, kam ndërmend të takohem më pas me homologen time shqiptare. Mendoj se do të jetë një bisedë shumë interesante”, tha Dendias.
BRUKSEL- Dy ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, Nikos Dendias dhe Olta Xhaçka do të takohen sot në Bruksel në Këshillin e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian. Siç edhe paralajmëroi, Dendias pritet të hapë për diskutim çështjen e arrestimit të kryebashkiakut të ri të Himarës, Fredi Beleri, me ministrat e BE.
Dendias do të takohet për një drekë joformale me ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, mes tyre edhe homologen shqiptare, Olta Xhaçka. Takimi zhvillohet në një kohë kur gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (GJKKO), do të zhvillojë gjyqin për caktimin e masës së sigurisë për Belerin.
Athina zyrtare është e prerë për këtë çështje duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij. Dendias tha se "duam miqësi me Shqipërinë, por jo me çdo çmim"./Dosja.al
BRUKSEL- Në takimin e sotëm të Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian në Bruksel, ministrat e vendeve anëtare do të diskutojnë për situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Atyre do t’iu bashkohen edhe ministrat e Punëve të Jashtme nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas njoftimeve nga Bashkimi Evropian temat kryesore që do të jenë në rend dite janë procesi i normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, situata në Bosnje e Hercegovinë, bashkëpunimi rajonal dhe ndikimi i Rusisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Bashkimi Evropian pritet të përsërisë edhe një herë përkushtimin për të vazhduar ndihmën për rajonin, por edhe të kërkojë nga këto vende të kryejnë obligimet e marra për të zbatuar reformat dhe për t’u përshtatur edhe me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian.
Deri tani, të gjitha vendet e rajonit, përveç Serbisë, kanë mbështetur sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë. Për më tepër, në vitin e fundit, përshtatja e Serbisë me qëndrimet e BE-së në politikën e jashtme është zvogëluar edhe më shumë.
Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim edhe për kërcënimet që dëgjohen në Bosnje e Hercegovinë për rrezikimin e integritetit territorial të këtij vendi. Thirrje të tilla vazhdojnë të vinë nga lideri i Serbëve të Bosnje e Hercegovinës Millorad Dodik.
Sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, pritet që edhe nga ky takim të përsëritet thirrja për progres në procesin e normalizimit të raporteve dhe zbatimin e të gjitha obligimeve që palët kanë marrë përsipër në këtë proces.
Pas udhëzimeve që liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor kanë dhënë nga samitet e Bërdos në vitin 2021 dhe Tiranës në vitin 2022, Bashkimi Evropian ka asistuar partnerët që të zhvillojnë kapacitetet e tyre për t’u përballur me kërcënimet hibride, posaçërisht ato kibernetike dhe me fushatat e manipulimit dhe ndërhyrjes nga faktorë të jashtëm.
BE-ja ka përfshirë vendet e rajonit edhe në planet e përbashkëta për të parandaluar aktet terroriste. Të gjitha këto do të jenë edhe tema për të cilat ministrat e BE-së dhe kolegët e tyre nga rajoni i Ballkanit Perëndimor do t’i diskutojnë në takimin e tyre të përbashkët.
Marrë nga REL