Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Pasditen e sotme krerët e qarqeve të Partisë Demokratike u mblodhën në selinë blu ku në fokus të diskutimeve u mësua se ishte protesta e 29 tetorit. • Gjithashtu nga kjo mbledhje është mësuar se si orar i nisjes së protestës është caktuar ora 17:00 ndërsa sa i përket organizimit, do të shtrihet në disa qytete. • Ndërkohë, Partia Demokratike ka dalë me një njoftim zyrtar pas zhvillimit të mbledhjes së sotme me drejtuesit politikë të qarqeve në seli. • PD njofton se ditën e martë, më datë 29 Tetor 2024, në ora 17:00 mosbindja civile zbret në akset kryesore të Shqipërisë.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Partia Demokratike ka dalë me një njoftim zyrtar pas zhvillimit të mbledhjes së sotme me drejtuesit politikë të qarqeve në seli. PD njofton se ditën e martë, më datë 29 Tetor 2024, në ora 17:00 mosbindja civile zbret në akset kryesore të Shqipërisë. Sipas PD-së, mosbindja civile do të shtrihet në këto pika:
• Segmenti Casa Italia - Sheshi “Shqiponja”
• Rrethrrotullimi Milot
• Rrethrrotullimi Shkozet
• Rrethrrotullimi Bradashesh
• Rrethrrotullimi Rrogozhinë
• Rrethrrotullimi Levan
NJOFTIM PËR MEDIA:
Në mbledhjen e thirrur sot në selinë e Partisë Demokratike nga Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka me drejtuesit Politikë dhe kryetarë të vendit që vendosin si më poshtë vijon.
Ditën e martë, më datë 29 Tetor 2024, në ora 17:00 mosbindja civile zbret në akset kryesore të Shqipërisë.
• Segmenti Casa Italia - Sheshi “Shqiponja”
• Rrethrrotullimi Milot
• Rrethrrotullimi Shkozet
• Rrethrrotullimi Bradashesh
• Rrethrrotullimi Rrogozhinë
• Rrethrrotullimi Levan
TIRANA- Pasditen e sotme krerët e qarqeve të Partisë Demokratike u mblodhën në selinë blu ku në fokus të diskutimeve u mësua se ishte protesta e 29 tetorit. Gjithashtu nga kjo mbledhje është mësuar se si orar i nisjes së protestës është caktuar ora 17:00 ndërsa sa i përket organizimit, do të shtrihet në disa qytete.
Po ashtu bëhet me dije se demokratët kanë vendosur të bllokojnë rrethrrotullimet kryesore në Shqipëri. Pas arrestimit të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kreu i PD-së Sali Berisha informoi për mbajtjen e një proteste më 29 tetor.
Pasi njoftoi gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, të hënë, protestën e radhës më datë 29 tetor, kreu i kësaj force politike, Sali Berisha tha se kjo është data e paralizës së plotë të Shqipërisë.
Ai shtoi se data 29 është dita e mosbindjes së madhe civile, dita e vazhdimit të betejës. Ai gjithashtu, ftoi qytetarët që t'i bashkohen kësaj proteste. Gjithashtu Sekretari i Përgjithshëm Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar se PL-ja do t’i bashkohet protestës së PD-së për mosbindje civile.
TIRANA- Kryetarët e degëve të Partisë Demokratike janë mbledhur në selinë blu. Mësohet se në fokus të diskutimeve të tyre do të jetë protesta e 29 tetorit.
Pas arrestimit të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kreu i PD-së Sali Berisha informoi për mbajtjen e një proteste më 29 tetor. Pasi njoftoi gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, të hënë, protestën e radhës më datë 29 tetor, kreu i kësaj force politike, Sali Berisha tha se kjo është data e paralizës së plotë të Shqipërisë.
Ai shtoi se data 29 është dita e mosbindjes së madhe civile, dita e vazhdimit të betejës. Ai gjithashtu, ftoi qytetarët që t'i bashkohen kësaj proteste. Gjithashtu Sekretari i Përgjithshëm Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar se PL-ja do t’i bashkohet protestës së PD-së për mosbindje civile.