LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mbledhja e Sekretariatit të Etikës! PS kërkoi përjashtimin e 29 deputetëve demokratë pas kaosit në Kuvend, "ndëshkojnë" vetëm 6 prej tyre

• Sekretariati i Etikës ka shqyrtuar sot kërkesën e Partisë Socialiste për marrjen e masave ndaj deputetëve të opozitës, në mbledhjen e zhvilluar në orën 10:00, pas tensioneve dhe incidenteve që u regjistruan gjatë seancës plenare të 18 dhjetorit 2025. • Pas debatit dhe shqyrtimit të provave, sekretariati ka vendosur të marrë masa disiplinore për gjashtë deputetë, duke urdhëruar përjashtimin e tyre nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare për një periudhë 30 ditore. • Deputetët e përfshirë janë: Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Albana Vokshi, Klevis Balliu, Flamur Noka dhe Elda Hoti. • Për 23 deputetë të tjerë të opozitës, sekretariati vendosi të mos aplikojë përjashtim nga punimet e Kuvendit, por u bë një tërheqje vëmendjeje për sjelljen e tyre gjatë seancës.

9 artikuj për këtë temë.

6 MUAJ ME PARE

Mbledhja e Sekretariatit të Etikës! Manja: “Etika” i zhvillon mbledhjet me dyer të mbyllura! Nga seanca kishte pamje jo normale, me veprime të dhunshme...

Mbledhja e Sekretariatit të Etikës! PS kërkoi përjashtimin e
Ulsi Manja

TIRANA- Pas mbledhjes së Sekretariatit të Etikës, kryetari i këtij organi, Ulsi Manja, u shpreh për mediat se vendimi për përjashtimin e disa deputetëve të Partisë Demokratike u mor pas shqyrtimit të incidenteve dhe tensioneve që ndodhën gjatë seancës plenare të së enjtes.

Ai theksoi se mbledhjet e Sekretariatit zhvillohen zakonisht me dyer të mbyllura, duke respektuar rregulloren e Kuvendit, por deputetët e opozitës u ftuan të ishin të pranishëm, pasi ndaj tyre ishte propozuar masa disiplinore. Manja shtoi se gjatë mbledhjes u shfaqën pamjet e seancës ku u shfaqën veprime të dhunshme nga disa ligjvënës.

Manja: Në respekt të opinionit publik por edhe të mediave, duke qenë se Sekretariati për Etikën sipas Rregullores në mënyrë taksative i zhvillon me dyer të mbyllura mbledhjet, sepse është organ pune i Kuvendit, pavarësisht se nga deputetët e opozitës që unë kam kërkuar të jenë të pranishëm, sepse janë deputetë ndaj të cilëve kërkohet masë, si rregull duhet të dëgjohen. Sot pamë pamjet nga seanca jo normale, me veprime të dhunshme, ju ishit dëshmitarë dhe prezentë.

6 MUAJ ME PARE

“Nuk munden përfaqësuesit e Suel Çelës të na përjashtojnë!" Kaos dhe tensione te Etika, përjashtohen disa deputetë, Vokshi: Ulsi ke ditën sot ti! Mos kujto se do tërhiqemi

Mbledhja e Sekretariatit të Etikës! PS kërkoi përjashtimin e
Foto nga mbledhja

TIRANA- Mbledhja e Sekretariatit të Etikës, ku u shqyrtua kërkesa e Partisë Socialiste për përjashtimin e disa deputetëve të Partisë Demokratike pas incidenteve të seancës plenare të së enjtes, u shoqërua me debate të ashpra dhe tension në sallë.

Deputetët e opozitës reaguan me ironi dhe kundërshtim të hapur gjatë leximit të emrave të deputetëve të propozuar për përjashtim, duke shprehur revoltë dhe duke goditur tavolinat si shenjë pakënaqësie. 

"Po internim ka? T’i varim!" thanë deputetët. 

“Nuk munden përfaqësuesit e Suel Çelës të na përjashtojnë ne. O Ulsi ke ditën sot ti, momentin të distancoheshe nga krimi dhe korrupsioni. Mos kujto se do tërhiqemi deri në ikjen e Ramës dhe Ballukut. Më keq do ta bëjmë”, tha Vokshi.

 

6 MUAJ ME PARE

Sekretariati i Etikës merr vendimin: 6 deputetë përjashtohen me 30 ditë. Manja: U kërkua përjashtim dhe për Berishën e Bardhin

Mbledhja e Sekretariatit të Etikës! PS kërkoi përjashtimin e
Mbledhja

TIRANË- Sekretariati i Etikës ka marrë vendimin ditën e sotme për përjashtimin e 6 deputetëve të PD-së për kaosin në seancën e fundit plenare. Mësohet se deputetët që janë përjashtuar janë Belind Këlliçi, Albana Vokshi, Klevis Balliu, Flamur Noka, Elda Hoti si dhe Fidel Kreta. 

Këta deputetë janë përjashtuar me nga 30 ditë secili nga 60 që u kërkua nga socialistët. Ndërkohë që deputetët e tjerë të opozitës që ishin të pranishëm në seancën plenare nuk janë përjashtuar. 

Për deputetet; Kreka, Këllici, Vokshi, Allolli, Denisa Vata, Balliu, Noka u kërkua përjashtim nga 60 ditë Për Gazment Bardhin dhe Berishën u kërkua për 30 ditë përjashtim. Për deputetët e tjerë, Xhaferi, Mziu, Bledion Nallbabni, Korreshin dhe Boçi, është kërkuar 10 ditë. Pasi kemi marrë në tërësi në shqyrtim masat, propozoj që Këlliçi, Kreka, Vokshi, Balliu, Noka, Hoti, të përjashtohen me 30 ditë pune nga Komisionet dhe seancat plenare, për sjellje jo etike,” tha Manja./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

PS "dorëhiqet" pjesërisht nga ndëshkimi për 19 deputetët e PD! Masa vetëm për 10 demokratët, Manja: Të mos përjashtohen nga 10 ditë

Mbledhja e Sekretariatit të Etikës! PS kërkoi përjashtimin e

TIRANA- Partia Socialiste ka vendosur të reduktojë kërkesën e saj për përjashtimin e deputetëve të Partisë Demokratike nga mbledhjet e Kuvendit. Nga 29 ligjvënës të përfshirë fillimisht, PS kërkon tani masa vetëm për 10 prej tyre.

Në mbledhjen e Sekretariatit të Etikës, ku u diskutua kjo çështje, mazhoranca pretendoi se deputetët e opozitës kanë ushtruar dhunë gjatë seancës plenare. Sipas propozimit të kryetarit të Sekretariatit, Ulsi Manja, nuk do të ketë përjashtime me 10 ditë, ndërsa për 10 deputetët e mbetur PS ka kërkuar që përjashtimi të variojë nga 30 deri në 60 ditë.

6 MUAJ ME PARE

"Po ju pret Agasi që të merrni vendimin", PS largohet nga Sekretariati i Etikës, ironizojnë demokratët: Shkoni te zyra e Gysit, pini dhe nga një gotë verë

Mbledhja e Sekretariatit të Etikës! PS kërkoi përjashtimin e
Foto nga mbledhja

TIRANA- Mbledhja e Sekretariatit të Etikës në Kuvend është shoqëruar me debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës. Deputetët e Partisë Demokratike, përfshirë kryetarin e grupit parlamentar Gazment Bardhi, kërkuan të njihen me provat mbi të cilat mbështetet kërkesa e mazhorancës për përjashtimin e 29 kolegëve të tyre.

Bardhi ngriti shqetësimin se procesi po zhvillohet pa transparencë dhe vuri në dukje se edhe zyrtarë të qeverisë mund të jenë të përfshirë në shkelje të ngjashme.

Nga ana e tij, kryetari i Sekretariatit të Etikës, Ulsi Manja, ndërpreu mbledhjen duke deklaruar se do të tërhiqen për të marrë vendimin përfundimtar, gjë që çoi në ironizim të situatës nga demokratët.

Noka: Shkoni te zyra e Gysit, atje bëni mbledhjen. Shkoni atje! Po ju pret Gysi, që të merrni vendimet atje. Do i merrni vendimet me Gysin!

Vokshi: Pini dhe verën e Gysit.

Noka: Atje shkoni!

Balliu: Atje do të shkoni që të merrni vendimin në parim?!

Vokshi: Ja ku janë provat tona!

Balliu: Deputeti i Troplinit, Balla ka ardhur që të pezullojë opozitën.

Noka: Në 35 vite po përjashtohen opozitarët me pozicione partiake.

6 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Mbledhja e Sekretariatit të Etikës! Skandali tek AKSHI, deputetët e opozitës ironizojnë me pankarta Edi Ramën dhe Ergys Agasin

Mbledhja e Sekretariatit të Etikës! PS kërkoi përjashtimin e
Foto nga mbledhja

TIRANA- Teksa ka nisur mbledhja e Sekretariatit të Etikës, deputetët e opozitës që rrezikojnë përjashtimin nga Kuvendi janë paraqitur në sallë me pankarta në duar. Pamjet tregojnë se opozitarët ironizojnë kryeministrin Edi Rama, zv.kryeministren Belinda Balluku dhe Ergys Agasin.

Mbledhja e Sekretariatit të Etikës! PS kërkoi përjashtimin e

Mbledhja e Sekretariatit të Etikës! PS kërkoi përjashtimin e

Mbledhja e Sekretariatit të Etikës! PS kërkoi përjashtimin e

6 MUAJ ME PARE

"Të erdhi mesazhi nga Rama Ulsi? Çfarë të tha të bësh?", Flakadanë dhe përplasje me Gardën në seancë plenare, Vokshi tek Etika: I ndeza unë, do ndez 100 herë...

Mbledhja e Sekretariatit të Etikës! PS kërkoi përjashtimin e

TIRANA- Sekretariati i Etikës ka nisur mbledhjen për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës, pas incidenteve të regjistruara gjatë seancës plenare të 18 dhjetorit.

Gjatë shqyrtimit u shfaq një video nga seanca, ku disa deputetë u përfshinë në përdorimin e flakadanëve. Deputetja Albana Vokshi pranoi pjesëmarrjen e saj në këtë akt, duke konfirmuar se ka ndezur flakadanë gjatë seancës dhe deklaroi se do të vazhdojë të veprojë deri në largimin e kryeministrit.

Vokshi: Unë ekam ndezur dhe e ndez 100 herë derisa të ikë Edi Rama. Po po unë jam aty. Sillni këtu Niko Peleshin të më tregojë pse kishte sjellë Gardën. Nuk jemi këtu si në gjyq në kohën e sigurimit të Shtetit. Kemi kërkuar mbledhje me praninë e mediave. Të erdhi mesazhi nga Rama Ulsi? Çfarë të tha të bësh?

6 MUAJ ME PARE

Kaosi në Kuvend! PS kërkon përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës, nis mbledhja e Sekretariatit të Etikës

Mbledhja e Sekretariatit të Etikës! PS kërkoi përjashtimin e

TIRANA- Ka nisur mbledhja e Sekretariatit të Etikës për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës, të akuzuar nga mazhoranca për përfshirje në incidentet gjatë seancës plenare të Kuvendit.

Mbledhja e mëparshme ishte shtyrë pasi deputetët e përfshirë kërkuan kohë për të njohur provat e paraqitura. Ndërkohë, PS ka kërkuar nga Prokuroria të verifikojë mundësinë e nisjes së një hetimi penal ndaj deputetëve Flamur Noka dhe Klevis Balliu, pas përplasjes me punonjësit e Gardës.

Mazhoranca ka deklaruar se aktet e dhunës në Kuvend ishin të organizuara dhe të drejtuara nga udhëheqës të Partisë Demokratike, përfshirë Sali Berishën, Flamur Nokën dhe Gazment Bardhin.

6 MUAJ ME PARE

Kaosi në Kuvend! Mblidhet sot Komisioni i Etikës, PS kërkon përjashtimin e deputetëve të Partisë Demokratike

Mbledhja e Sekretariatit të Etikës! PS kërkoi përjashtimin e
Seanca e 18 dhjetorit

TIRANA- Sekretariati i Etikës pritet të zhvillojë sot në orën 10:00 një tjetër mbledhje, ku do të shqyrtohet kërkesa e Partisë Socialiste për masa disiplinore ndaj 29 deputetëve të opozitës, të përfshirë në incidentet e ndodhura gjatë seancës plenare të 18 dhjetorit në Kuvend.

Seanca e mëparshme u ndërpre pasi deputetët kërkuan akses dhe njohje me materialet provuese mbi të cilat bazohet kërkesa e mazhorancës. PS ka depozituar gjithashtu një kërkesë drejtuar Prokurorisë për të vlerësuar nëse ka elementë për nisjen e një hetimi penal ndaj deputetëve Flamur Noka dhe Klevis Balliu, lidhur me përplasjet fizike me punonjësit e Gardës së Republikës.

Sipas qëndrimit të mazhorancës, aktet e dhunës nuk ishin spontane, por të organizuara nga drejtues të Partisë Demokratike, duke përfshirë Sali Berishën, Flamur Nokën dhe Gazmend Bardhin.

Në kërkesën e saj, PS propozon përjashtim 60-ditor nga punimet parlamentare për Flamur Nokën dhe Klevis Balliun për përplasjet fizike, si dhe për Sali Berishën dhe Gazmend Bardhin, të cilët cilësohen si organizatorë të ngjarjeve. Po ashtu, masa të njëjta kërkohen edhe për deputetët që hodhën lëndë tymuese në sallën e Kuvendit, mes tyre Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Albana Vokshi, Ledina Alolli dhe Denisa Vata.

Ndërkohë, për 19 deputetë të tjerë të opozitës, të cilët akuzohen se rrethuan foltoren gjatë seancës, mazhoranca kërkon një masë disiplinore më të lehtë, konkretisht përjashtim 10-ditor nga aktivitetet parlamentare.

mbledhja e sekretariatit të etikës deputetet demokrate partia socialiste ulsi manja elda hoti albana vokshi gazment bardhi flamur noka

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet