LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mbledhja e Këshillit të Ministrave, Krifca: Ndryshime në kriteret për subjektet agroturistike. Manja: Pronat do u kthehen pronarëve

 • Disa vendime janë marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. • Fillimisht Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka theksuar se është marrë vendimi për kthimin e pronave te pronarët e tyre. • Po ashtu Manja ka dhënë detaje për marrëveshjen me Anglinë për kthimin e shqiptarëve të burgosur andej. • Ndërkohë që Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca ka deklaruar se është miratuar vendimi për ndryshimin e kritereve për certifikimin e subjekteve agroturistike.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Manja pyetet për vdekjen e të riut në QSUT: Refuzoj të flas, rasti është nën hetim

Mbledhja e Këshillit të Ministrave, Krifca: Ndryshime në kriteret
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja është pyetur në lidhje me vdekjen e Jani Rustemajt, i cili përfundoi në koma në QSUT pasi ishte i arrestuar për vjedhje. Manja refuzpoi që të jap komente, duke theksuar se ky rast edhe nën hetim e sipër. Ndërkohë që theksoi se duhet që te merren procedurat e nevojshme në përfundim të hetimit. 

“Për sa kohë është duke u hetuar, ka disa kakofoni dhe refuzoj të flas. kemi përgjigje konkrete për secilin nga rastet dhe për secilin prej këtyre personave që kanë humbur jetën. Iu shpreh ngushëllime familjarëve. Edhe në këto qendra ndodhin aksidente njerëzore, por në përfundim të hetimit ftoj që të merren procedurat në rastin konkret”, tha Manja.

3 VITE ME PARE

Krifca: Miratohet vendimi për ndryshimin e kritereve për certifikimin e subjekteve agroturistike, janë gjeneruar 80 mln euro

Mbledhja e Këshillit të Ministrave, Krifca: Ndryshime në kriteret
Frida Krifca

TIRANË- Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca ka deklaruar se në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar vendimi për ndryshimin e kritereve për certifikimin e subjekteve agroturistike. Pas përfundimit të mbledhjes, Krifca ka theksuar se në të gjithë Shqipërinë janë rreth 70-80 agruturizme, të cilat u shërbjnë komuniteteve. Po ashtu ajo ka theksuar se nga llogaritë, vihet re se 80 mln euro të ardhura janë gjeneruar në vit nga agroturizmi.

"Sot në mbledhje Këshilli i Ministrave ka miratuar vendim për ndryshimin e kritereve për certifikimin e subjekteve agroturistike. Erdhi ndryshimi prej kërkesave të grupeve të interesit që duan të përfitojnë nga një politikë fiskale që e kemi ndërtuar që në vitin 2018 dhe kemi bërë të mundur që të japim paketë fiskale që i favorizon si TVSH 6%, tatami mbi fitimin 5% dhe taksa e infrastrukturës 0. Në fakt ka qenë kjo politikë që i ka ndihmuar agroturizmat të përfitojnë. Ne agroturizmin e shohim si aktivitet i diversifikimit të fermës në zonat e thellave rurale që kryejnë aktivitete të mikpritjes, të mbështetura edhe prje qeverisë. Janë rreth 70-80 anembanë Shqipërisë dhe i shërben komuniteteve. Nga llogaritë e fundit, 80 mln euro të ardhura janë gjeneruar në vit nga agroturizmi, i cili ndihmon shumë bujqësinë se krijon magnet për të përthithur rininë”, tha Krifca.

3 VITE ME PARE

Kompensimi i pronave, Manja: Do u kthehen pronarëve, ose kompensim financiar

Mbledhja e Këshillit të Ministrave, Krifca: Ndryshime në kriteret
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka folur për kompensimin e pronave në vend. Ai ka theksuar se çdi ish-pronar duhet që të bej kërkesë për njohjen e pronës dhe ajo do i kthehet fizikisht. Po shtoi se nëse në atë pronë ka ndërtime, do të bëhet shpronësimi në lekë. 

“Kaluam dy vendime të rëndësishme në lidhje me kompensimin e pronave, kështu kompletojmë paketën nënligjore. Procesi i njohjes së pronës dhe shpërblimi i pronës nuk ka asnjë pengesë ligjore. Çdo ish-pronar që do të bëjë një kërkesë për njohjen e pronës, i kthehet fizikisht siç e kanë pasur kur i është konfiskuar, nëse është e lirë. Ndërsa ato ish-pronarë, që i është zënë prona me ndërtime ose do përdoret për shërbime publike, do kenë një shpërblim financiar”, tha ai.

3 VITE ME PARE

Marrëveshja me Britaninë për të burgosurit, Manja jep detaje: Është 2-vjeçare, por mund të rinovohet, shpenzimet hiqen nga Anglia

Mbledhja e Këshillit të Ministrave, Krifca: Ndryshime në kriteret
Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka dhënë disa detaje më shumë për marrëveshjen me Britaninë e Madhe për deportimin e shqiptarëve të burgosur drejt Shqipërisë. Manja ka deklaruar se kjo ëhstë një marrëveshje teknike, nga e cila të gjithë shpenzimet mbulohen nga shteti britanik. Po ashtu ai ka theksuar se marrëveshja është e vlefshme për 2 vite, por është bërë me kusht rinovimi. 

"Marrëveshja që kemi arritur është teknike që plotëson atë që është ratifikuar në Kuvend. Kriteret janë përcaktuar, ka si qëllim kryesor dhe udhëhiqet nga parimet e humanizmit, të vijnë ta vuajnë pjesën e mbetur pranë familjarëve të tyre, ne e dimë se nuk kanë kontakte, brenda kapaciteteve të vijnë përmes procedurave që parashikon ligji, të vijnë ta vuajnë me qëllim risocializimit, kemi detyrimin si shtet, të mund të takojnë prindërit, fëmijët, familjarët nuk krijon asnjë kosto për buxhetin e shtetit sepse do mbulohen nga pala britanike, parashikon një fuiqizim të kapaciteteve tona njerëzore në burgje. Janë marrë përsipër nga pala britanike. 2 vjeçare është marrëveshja me propozimin për t’u riparë, sa i takon numrit do nisemi nga kapacitete që kemi në shtetin tonë, nuk ka një numër fiks, por në varësi të vendeve që kemi në sistem, sepse nuk kemi marrëveshje vetëm me Britaninë, por Britania u tregua e gatshme të na ndihmojë për shtimin e kapaciteteve tona," tha Manja.

mbledhja e keshillit te ministrave ulsi manja frida krifca

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet