LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mbërrin Viti 2023/ Shqiptarët festojnë në sheshet e qyteteve, lëndohen nga fishekzjarret 13 persona

•Mbërrin viti 2023 në Shqipëri. •Viti i Ri u prit me një spektakël fishekzjarresh në qiellin shqiptar. •Nata e ndërrimit të viteve është shoqëruar me atmosferë festive në të gjithë vendin. •Qytetarët festuan në shtëpi, dolën në sheshe apo në clube me shoqërinë. •Atmosfera festive u ndje edhe në qytetet e tjera, ku qytetarët ishin mbledhur në sheshe për të shijuar aktivitetet që u zhvilluan. •Nata festive e ndërrimit të viteve do të vijojë më pas me festimet e qytetarëve në baret e lokalet e qytetit, të cilat janë prenotuar më herët nga familjarët.  •Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka bërë me dije se 13 persona janë lënduar nga fishekzjarrët, 4 prej tyre në spital. •Bebja e parë për 2023 është vajzë! Ajo quhet Promisa dhe lindi në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me të trokitur ora 12:00.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Mbyllja e vitit 2022- Lëndohen 13 persona nga fishekzjarret, 1 viktimë nga aksidenti, zjarr në Durrës

Mbërrin Viti 2023/ Shqiptarët festojnë në sheshet e
Festimet

TIRANE-Nata e ndërrimit të viteve në vendin tonë solli disa incidente, në të cilat përfshihen 13 persona të plagosur nga fishekzjarret.

Nga të lënduarit 12 janë në Tiranë, ndërsa një në Pogradec dhe 2 femije ne Fier. Ata janë jashtë rrezikut për jetën dhe kanë dalë nga spitali. Një aksident me vdekje u shënua rreth orës 21:00 në Bulqizë, aty ku një 24-vjeçar (viktima) humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga.

Katër raste të regjistruara me dëmtime nga fishekzjarret janë regjistruar në spitalin e Vlorës. Ndërsa janë regjistruar rreth 20 raste me konsum të tepërt të alkoolit.

Në Durrës një zjar i madh ka rënë në tregun industrial, aty ku janë djegur disa dyqane.

Përgjatë ndërrimit të viteve dhe në orët e para të vitit 2023 nuk është regjistruar asnjë ngjarje kriminale, aksident rrugor apo konflikte. Shërbimet e policisë kanë qenë prezente në sheshe e lokale ku u festua, në rrugë e akse nacionale me makinat inteligjente.

3 VITE ME PARE

Bebja e parë për 2023! Vjen në jetë te “Mbretëresha Geraldinë”, Promisa

Mbërrin Viti 2023/ Shqiptarët festojnë në sheshet e
Bebe

TIRANE- Lind bebja e parë për 2023! Ministrja Ogerta Manastirliu ka zbuluar foton e bebes që lindi në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Ajo bën të ditur se vajza quhet Promisa ndërsa një minutë pas trokitjes së orës 12:00, ka lindur një djalë i cili u pagëzua me emrin Orjol. Bebat dhe nënat gëzojnë shëndet të mirë.

POSTIMI:

Mirë se erdhët Promisa dhe Orjol. Është vajzë fëmija i parë i vitit 2023, që lindi shëndosh e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me të trokitur ora 12:00. Një minutë pas ndërrimit të viteve erdhi në jetë edhe një djalë i shëndetshëm, bebi i parë që lindi në maternitetin “Koço Gliozheni” Jetë të gjatë e paçi këmbën e mbarë

3 VITE ME PARE

Festimet e Vitit të Ri, Policia e Tiranës: 12 qytetarë të lënduar nga fishekzjarrët, 4 në spital

Mbërrin Viti 2023/ Shqiptarët festojnë në sheshet e
Tonin Vocaj

TIRANE- Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka bërë me dije se 12 persona janë lënduar nga fishekzjarrët, 4 prej tyre në spital.

“Situata e rendit dhe sigurisë publike në Tiranë, është në parametra normal, 12 persona të dëmtuar nga fishekzjarrët, 4 persona janë në spital. Shërbimet e policisë do të jenë në shesh, policia rrugore ka marrë masa për të mos lejuar që të krijohet trafik i rënduar”, tha Vocaj në një njoftim për mediat.

Nata e ndërrimit të viteve, siç tradita e do mblodhi në tryezë të gjithë familjet, ku shijuan ushqimet e ngrohta e tradicionale. Ora 00:00 kulmoi me spektaklin e fishekzjarrëve të hedhura nga vetë qytetarët, por edhe me organizimin e bërë nga Bashkia e Tiranës në sheshin ‘Skënderbej’, ku pati edhe një koncert me artistë të ndryshëm.

3 VITE ME PARE

Ora shënon 00:00! Qytetarët në Fier festojnë me super atmosferë

Mbërrin Viti 2023/ Shqiptarët festojnë në sheshet e
Fishekzjarret

FIER- Nata e ndërrimit të viteve është festuar edhe në qytetin e Fierit me një spektakël fishekzjarrësh.

Dhjetëra qytetare mbushën sheshin qendror të qytetit dhe kur ora shënoi 00:00 qielli u ndez nga fishekzjarrët. Në gatishmëri në sheshin e qytetit kanë qenë zjarrfikësja dhe patrulla policie. Deri më tani nuk raportohet për incidente.

3 VITE ME PARE

Troket Viti i Ri 2023 në Shqipëri! Pritet me spektakël fishekzjarrësh dhe festë në të gjithë vendin

Mbërrin Viti 2023/ Shqiptarët festojnë në sheshet e
Fishekzjarret

TIRANE- Viti 2023 troket në Shqipëri! Akrepat e orës i dhanë fund ditëve të 2022-it, duke bërë që shqiptarët të nisin festën së bashku me familjen dhe të afërmit për një vit të ri që po vjen.

Në Tiranë të shumtë ishin qytetarët të cilët sfiduan temperaturat e ulëta, dhe pritën ndërrimin e viteve në sheshin Skënderbej. 2023 mbërriti në spektaklin e fishekzjarrëve të përgatitur nga Bashkia e Tiranës. Qielli u ndriçua në të gjithë kryeqytetin nga ngjyrat e tyre.


Një koncert i parapriu ndërrimit të viteve në sheshin Skënderbej, ku në skenë u ngjitën këngëtarët e njohur shqiptarë.

Ky është Vitin i Ri i parë pa kufizime për COVID-19 që kur filloi pandemia. Bllokimet në fund të vitit 2020 dhe një rritje e rasteve të Omicron në fund të 2021 kishin çuar në kufizime të turmës dhe reduktim të festimeve.

Zelanda e Re dhe Australia ishin të parat që pritën vitin 2023. Më shumë se një milion vetë u mblodhën në portin e Sidneyt, një nga qytetet e para të mëdha që pret Vitin e Ri, për të ndjekur një shfaqje spektakolare me fishekzjarre.

Dosja.al ju uron: “Gëzuar Vitin e ri, 2023!”

viti i ri 2023

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet