Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Forcat RENEA kanë zbarkuar në orët e para të mëngjesit në Shkodër për të nisur një aksion në kërkim të autorëve të dyshuar për disa ngjarje kriminale, përfshirë edhe persona të dyshuar për masakrën e Dobraçit. • Sipas informacioneve, gjatë aksionit nuk ka pasur të arrestuar pavarësisht se GJKKO kishte firmosur të paktën 5 urdhër arreste lidhur me një ngjarje të ndodhur më 23 Gusht 2024 në Vaun e Dejës, konkretisht në Rranzë. • Sipas vendimit të firmosur nga gjyqtari i posaçëm Erjon Çela rezulton se Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, iu është komunikuar masa “arrest me burg” në ambientet e paraburgimit pasi dyshohen për krijim të kushteve për të kryer vrasje në lidhje me ngjarjen e Rranzës. • Sipas hetimeve rezulton se dy të rinjtë në bashkëpunim me persona të tjerë kanë sulmuar me armë zjarri dhe kanë pasur përplasje me vëllezërit Prendi. • Në atë kohë ata pretenduan se u gjendën në breshërinë e armëve në momentin që vajtën në takimin me vëllezërit Prendi. • Por nga të dhënat rezulton se Samuel Troshani ka bërë qitje me armë zjarri ditën e ngjarjes, duke rrëzuar pretendimet e tyre. • SPAK iu është drejtuar GJKKO për caktimin e masës së sigurisë për të paktën 5 persona, dy prej të cilëve iu komunikua në burg, ndërsa 3 të tjerët nuk janë arrestuar. • Bëhet me dije se RENEA ka ushtruar kontroll edhe në banesat e fisi Bajri. • Gjithashtu sipas informacioneve, ata kanë shkuar për të shoqëruar Safet Bajrin, i cili rezulton sipas dëshmive ka qenë i pranishëm kur grupi i Samuel Troshanit dhe Izmir Sakicës është përplasur me vëllezërit Prendi dhe kanë qëlluar në mënyrë të ndërsjellët njëri-tjetrin. • Nga ana tjetër, Xhulio Voksani, i arrestuar më herët për vjedhjen e automjetit që është përdorur në masakrën e Dobraçit me 4 viktima, iu është komunikuar masë e re sigurie për “vjedhje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”. • Të dyja këto dosje, si ngjarja e Rranzës dhe ajo e Dobraçit janë bashkuar në një dosje bashkë edhe me dosje të tjera në Shkodër. • Kontrollet janë ushtruar edhe në banesën e Safet Bajrit, por ai nuk është gjendur aty.
4 artikuj për këtë temë.
SHKODËR- Forcat e RENEA-s dhe policia kanë zhvilluar sot kontrolle në Shkodër lidhur me atentatin mafioz me 4 viktima në fshatin Dobraç. Kontrollet janë ushtruar edhe në banesën e Safet Bajrit, por ai nuk është gjendur aty. Bajri pritej të shoqërohej në polici dhe të merrej në pyetje lidhur me atentatin.
Momentalisht nuk ka të dhëna nëse ka persona të arrestuar apo të shoqëruar nga kontrollet e bëra në Shkodër. Atentati në fjalë ndodhi pasditen e 30 tetorit në Dobraç të Shkodrës, ku në rrugën kryesore që lidh qytetin me Malësinë e Madhe, një automjet i ka prerë rrugën një “Mercedes”-i duke qëlluar me breshëri kallashnikovi mbi të.
Viktimat ishin Hamza Lici që vdiq në vendin e ngjarjes, Arlind Bushati i cili ndërroi jetë në spital dhe Flutura Basha e cila ishte një kalimtare e rastit në atë rrugë, teksa ndodhej me bashkëshortin e saj në një motor. Ndërkohë, ky i fundit, identifikuar si Bashkim Basha ndërroi jetë në spital, 5 ditë pas atentatit. Në makinën e viktimava shofer ka qenë Hamza Lici dhe pasagjer Arlind Bushati. Lici ka humbur kontrollin e makinës duke marrë para dhe motorin në të cilin ndodhej çifti Basha.
SHKODRA- Forcat RENEA kanë zbarkuar në orët e para të mëngjesit në Shkodër për të nisur një aksion në kërkim të autorëve të dyshuar për disa ngjarje kriminale, përfshirë edhe persona të dyshuar për masakrën e Dobraçit. Sipas gazetares Klodiana Lala, gjatë aksionit nuk ka pasur të arrestuar pavarësisht se GJKKO kishte firmosur të paktën 5 urdhër arreste lidhur me një ngjarje të ndodhur më 23 Gusht 2024 në Vaun e Dejës, konkretisht në Rranzë.
Sipas vendimit të firmosur nga gjyqtari i posaçëm Erjon Çela rezulton se Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, iu është komunikuar masa “arrest me burg” në ambientet e paraburgimit pasi dyshohen për krijim të kushteve për të kryer vrasje në lidhje me ngjarjen e Rranzës.
Sipas hetimeve rezulton se dy të rinjtë në bashkëpunim me persona të tjerë kanë sulmuar me armë zjarri dhe kanë pasur përplasje me vëllezërit Prendi. Në atë kohë ata pretenduan se u gjendën në breshërinë e armëve në momentin që vajtën në takimin me vëllezërit Prendi. Por nga të dhënat rezulton se Samuel Troshani ka bërë qitje me armë zjarri ditën e ngjarjes, duke rrëzuar pretendimet e tyre.
SPAK iu është drejtuar GJKKO për caktimin e masës së sigurisë për të paktën 5 persona, dy prej të cilëve iu komunikua në burg, ndërsa 3 të tjerët nuk janë arrestuar. Bëhet me dije se RENEA ka ushtruar kontroll edhe në banesat e fisi Bajri. Gjithashtu sipas informacioneve, ata kanë shkuar për të shoqëruar Safet Bajrin, i cili rezulton sipas dëshmive ka qenë i pranishëm kur grupi i Samuel Troshanit dhe Izmir Sakicës është përplasur me vëllezërit Prendi dhe kanë qëlluar në mënyrë të ndërsjellët njëri-tjetrin.
Nga ana tjetër, Xhulio Voksani, i arrestuar më herët për vjedhjen e automjetit që është përdorur në masakrën e Dobraçit me 4 viktima, iu është komunikuar masë e re sigurie për “vjedhje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”. Të dyja këto dosje, si ngjarja e Rranzës dhe ajo e Dobraçit janë bashkuar në një dosje bashkë edhe me dosje të tjera në Shkodër.
SHKODRA- Policia ka nisur një aksion blic në qytetin e Shkodrës në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe dyshohet se ka lidhje me masakrën e Dobraçit. Sipas informacioneve, forcat RENEA kanë zbarkuar në banesën e Safet Bajrit dhe pritet shoqërimi i tij për t’u marrë në pyetje nga policia.
Momentalisht nuk ka të dhëna nëse ka persona të tjerë të arrestuar apo shoqëruar. Atentati në fjalë ndodhi pasditen e 30 tetorit në Dobraç të Shkodrës, ku në rrugën kryesore që lidh qytetin me Malësinë e Madhe, një automjet i ka prerë rrugën një “Mercedes”-i duke qëlluar me breshëri kallashnikovi mbi të.
Viktimat ishin Hamza Lici që vdiq në vendin e ngjarjes, Arlind Bushati i cili ndërroi jetë në spital dhe Flutura Basha e cila ishte një kalimtare e rastit në atë rrugë, teksa ndodhej me bashkëshortin e saj në një motor. Ndërkohë, ky i fundit, identifikuar si Bashkim Basha ndërroi jetë në spital, 5 ditë pas atentatit.
Në makinën e viktimava shofer ka qenë Hamza Lici dhe pasagjer Arlind Bushati. Lici ka humbur kontrollin e makinës duke marrë para dhe motorin në të cilin ndodhej çifti Basha.
SHKODRA- Policia ka nisur një aksion blic në qytetin e Shkodrës. Mësohet se aksioni ka nisur që në orën 05:30 të mëngjesit të sotëm.
Atentati ndodhi pasditen e 30 tetorit në Dobraç të Shkodrës, ku në rrugën kryesore që lidh qytetin me Malësinë e Madhe, një automjet i ka prerë rrugën një “Mercedes”-i duke qëlluar me breshëri kallashnikovi mbi të.
Viktimat ishin Hamza Lici që vdiq në vendin e ngjarjes, Arlind Bushati i cili ndërroi jetë në spital dhe Flutura Basha e cila ishte një kalimtare e rastit në atë rrugë, teksa ndodhej me bashkëshortin e saj në një motor.
Ndërkohë, ky i fundit, identifikuar si Bashkim Basha ndërroi jetë në spital, 5 ditë pas atentatit. Në makinën e viktimava shofer ka qenë Hamza Lici dhe pasagjer Arlind Bushati. Lici ka humbur kontrollin e makinës duke marrë para dhe motorin në të cilin ndodhej çifti Basha.