LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Të shkarkohet Veliaj, Ogerta Manastirliu kandidate për bashkinë e Tiranës" Rama sulmon SPAK nga Asambleja e PS: Gjyqtarët janë bërë noterë të prokurorëve

 • Asambleja e Partisë Socialiste u mblodhë paraditen në Tiranë. • Asambleja nisi punimet me fjalen e Kryeministrit Edi Rama, të cilën pjesën e parë e fokusoi vetëm te puna e drejtësisë së re dhe me drejtimi i bashkisë së Tiranës. • Që në nisje të fjalimit Rama nënvizoi faktin që duhet zgjidhje sa më parë për situatën e krijuar në Tiranë dhe për këtë popozoi shkarkimin e Erion Veliajt, i cili ndodhet në burg. • Rama deklaroi se edhe pse është i zgjedhur nga populli për 3 mandate rresht, Veliaj duhet të përballet me akuzat nën mburojen e vetë dhe pa asnjë ndihmë nga PS-ja. • Teksa urdhëroi Këshillin Bashkiak të niste procedurat për shkarkimin e tij, Rama propozoi Ogerta Manastirliun si kandidate për kryebashkiake. • Ndërsa duke folur për drejtësinë e re, Rama nuk la pa sulmuar SPAK dhe GJKKO-në, duke vënë në dukje pagat e tyre të larta, ndërkohë që shtoi se ka disa individ pa integritet. • Për Kryeministrin GJKKO ka mbetur nën hijen e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa SPAK sipas tij ka treguar një sërë shkeljesh në mënyrën e trajtimit dhe hetimit të rasteve të ndryshme. • Në fund, Rama shtoi se nuk ka asnjë kapje të drejtësisë nga ana e PS-së por vetëm mbështetje. 

10 artikuj për këtë temë.

10 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, propozimi i Ramës: Ogerta Manastirliu i duhet Kryeqytetit

"Të shkarkohet Veliaj, Ogerta Manastirliu kandidate për
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka propozuar Ogerta Manastirliun si kandidatë për kryetare të Bashkisë Tiranë. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, Rama ka theksuar se Manastirliu është njeriu i duhur, për të marrë në dorë frerët e kryeqytetit. 

“Ogerta Manastirliu është njeriu që i duhet Tiranës. E dashur Ogerta, e di që nuk do ma falësh kollaj këtë bombë, por Shqipëria ka nevojë për Tiranën, si treni për lokomotivën. PS nuk ka më as çfarë pret për ta vënë lokomotivën në lëvizje me makinistin e duhur. Nuk kemi ku dhe pse e kërkojmë një profil dhe person më të përshtatshëm, për t’i kërkuar mbështetje popullit të Tiranës. Është radha jote e dashur Ogerta që ta udhëheqësh Tiranën. Detyra jonë është të të mbështesim ,për të marrë besimin e komunitetit”, tha Rama.

10 MUAJ ME PARE

Bashkia e Tiranës pa drejtues, Rama: Të shkarkohet Veliaj, duhet të mbahen zgjedhje të reja

"Të shkarkohet Veliaj, Ogerta Manastirliu kandidate për
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar Këshillin Bashkiak të Tiranës që të shkarkojë kryetarin e burgosur Erion Veliaj. Gjatë fjalës së tij, Rama ka deklaruar se Veliaj duhet që të shkarkohet, në mënyrë që të hapet rruga për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Tiranë.  

"Sot kemi një kryetar bashkie i zgjedhur tre herë, i dënuar jo për detyrën si kryetar. I janë nxjerrë edhe biseda me familjarët nga telefoni i burgut. Kjo nuk ndodh në asnjë vend demokratik. Diktatorial, jo e jo. Është shkelja më e hapur dhe më flagrante në shpërdorim të detyrës, nga ana e tyre që duhet të mbajë nën kontroll hetimet. Tirana ka punë të mëdha dhe të panumërta, përditë e përnatë. Nuk i heq asnjë meritë kryetares në detyrë për sa ka bërë në këto 7 muaj. E falënderoj për përkushtimin. Por sot ne duhet të marrim një vendim politik, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë në Tiranë”, tha Rama.

10 MUAJ ME PARE

"Nuk do nxjerrim artilerinë tonë kundër SPAK apo GJKKO"/ Rama: Me flamurin e PS do punojmë për Shqipërinë e nesërme

"Të shkarkohet Veliaj, Ogerta Manastirliu kandidate për

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Partia Socialiste nuk do të nxjerrë artilerinë kundër SPAK dhe GJKKO-në. Gjatë fjalës së tij, Rama ka deklaruar e me flamurin e PS-së ata do të punojnë vetëm për Shqipërinë e të ardhmës. Për këtë, Rama ka shtuar se institucioneve të reja duhet dhënë garancia për një drejtësi të pavarur. 

“Sipas meje, pikërisht pse ne kemi hyrë, me dëshirë në këtë llogore të përbashkët të politikës, me flamurin e PS dhe kemi zgjedhur të punojmë për Shqipërinë e nesërme, nuk kemi asnjë mundësi ta kthejmë llogoren në rifuxhidhe të nxjerrim artilerinë tonë kundër SPAK apo GJKKO. Përfshirë dhe në rastet, kur për dikë, po bëhet një padrejtësi. Sado e padrejtë, absurde mund të duket kjo që thashë, do të ishte i pariparueshëm për më shumë se një dekadë, dëmi që artileria jonë do i bënte Shqipërisë të së nesërmes. Institucioneve të reja të drejtësisë, si garancia për një drejtësi të pavarur. Ky është durimi shtetbërës strategjik”, theksoi ai.

10 MUAJ ME PARE

Rama sulmon SPAK nga Asambleja e PS: Gjyqtarët janë bërë noterë të prokurorëve

"Të shkarkohet Veliaj, Ogerta Manastirliu kandidate për
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se institucionet e drejtësisë së re SPAK dhe GJKKO kanë probleme të mëdha dhe shqetësuese në vend. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, Rama deklaroi se për këta prokurorë e gjykatës kua e vetme është durimi dhe jo kthimi pas. Më tej Rama deklaroi se GJKKO ka mbetur nën hijen e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa SPAK ka treguar një sërë shkeljesh në mënyrën e trajtimit dhe hetimit të rasteve të ndryshme.

"Pushteti i ri i drejtësisë mban ende në radhët e veta, lart e poshtë, nëpër Shqipëri, prokurorë e gjyqtarë, dritëshkurtër, mendjengushtë e me mungesë integriteti, që e bëjnë të bardhën të zezë, ndërkohë që qeverisja e pavarur e sistemit reagon sikur fle në këmbë. Rastet e fundit, kur disa prokurorë dhe gjyqtarë i kanë rënë ndesh ligjit duke mbajtur krahun e zbatuesve të tij. E vërteta e madhe është se nuk përjashtim as SPAKU, krenaria e vetme e reformës në drejtësi, as Gjykata Speciale që nuk po del nga hija e SPAK-ut. Edhe këto institucione kanë na dhënë arsye dhe për t’u habitur dhe shqetësuar shumë seriozisht, mosrespektimi i prezumimit të pafajësisë, intimidimi i personave në liri, nxjerrja e të dhënave hetimore rrugëve për linçuar në pazare fatin e personave të hetuar janë shenja të sëmundjes së vjetër te drejtësia e re. Sipas meje pikërisht pse kemi hyrë jo me zor po me dëshirë në këtë llogore të përbashkët të politikës me flamurin e PS dhe kemi zgjedhur se nuk marrim në mbrojtje këdo qoftë apo të nxjerrim artilerinë tonë ndaj SPAK apo GJKKO edhe kur sipas nesh po bëhet një padrejtësi. Fatkeqësisht për ne si PS dhe fatmirësisht për popullin”, tha Rama.

10 MUAJ ME PARE

Rama flet për drejtësinë: Kush flet për kapje dhe presione, s'di çfarë flet

"Të shkarkohet Veliaj, Ogerta Manastirliu kandidate për
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në nisje të fjalimit të tij para Asamblesë Kombëtare të PS-së ka folur për drejtësinë e re. Gjatë fjalës së tij, Rama ka deklaruar se PS-ja është një shytsë ndaj SPAK dhe GJKKO-së. Dhe me tej ka theksuar se kur flet për presione apo kapje të drejtësisë nga Qeveria, nuk di çfarë flet. 

“Kush flet për kapje, kontroll, nga ana jonë, me urdhra nga lart apo presione rreth e rrotull, nuk e di se çfarë flet, ose nuk do të pranojë të vërtetën shumë të madhe, në një vend ku kurrë, nuk ka pasur pavarësi të prokurorëve dhe të gjykatësve. E kam ditur dhe si të tjerë, që kjo tërheqje e plotë nga fusha e gjyqëasorit do sillte humbje dhe do na bënte dëshmitarë të lindjes së një krijese të drejtësisë së pavarur. Ne do t’i durojmë të gjitha dhimbjet e këtij procesi. Ne do durojmë qoftë edhe kur ato dhimbje vijnë nga ato të tjerë që thonë se kemi kapur drejtësinë. Hera e parë që drejtësia godet persona me pushtet politik. Kjo e drejtësisë, është prova më e egër e zjarrit e PS. Forca jonë e madhe i ka hapur shteg të ri drejtësisë. Jam krenar për PS. Nuk jemi, nuk do lëkundemi as sot, pavarësisht faktit të njohur botërisht, që përveç arrtitjeve, sistemi i drejtësisë shfaq hera herës sëmundje të vjetra," tha Rama.

10 MUAJ ME PARE

Nis Asambleja e PS, Rama: PS nuk ka bërë avokatin e askujt, duhet të adresojmë emergjencën në drejtimin e Tiranës

"Të shkarkohet Veliaj, Ogerta Manastirliu kandidate për
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në nisje të Asamblesë Kombëtare të PS-së se duhet që të adresohet emergjenca në drejtimin e Tiranës. Që në nisje të fjalës së tij, Rama ka deklaruar se PS nuk bën avokatin e askujt që ka probleme me drejtësinë.  

"Do të na duhet që të adresojmë këtu edhe emergjencën në drejtimin e Tiranës për arsyen e ditur botërisht. Nuk mban më, por duhet të them që në fillim sa më qartë atë që besoj se duhet të ndajmë të gjithë së bashku për çështjen e drejtësisë dhe raportin tonë me të. Nuk kemi hyrë në asnjë rast në meritën e drejtësisë, aq më tepër ku drejtësia nuk e ka thënë deri në fund fjalën e saj. Nuk kemi bërë avokatin e kujto, të familjes së madhe politike që ndalohet nga drejtësia. Nuk do të kemi asnjë pendesë për lirinë dhe pavarësinë që i kemi dhënë drejtësisë në reformën në drejtësi. Përmes reformës i kemi larguar me vetëdije të plotë duart e ekzekutivit nga çdo proces seleksionim zgjedhje apo shkarkimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve. Ia kemi lënë pushtetit gjyqësor që të zgjidhë vetë punët e veta," tha Rama.

10 MUAJ ME PARE

Ermal Dredha merr pjesë në Asamblenë e PS-së: Ky është një reflektim me veten

"Të shkarkohet Veliaj, Ogerta Manastirliu kandidate për
Ermal Dredha

TIRANË- Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha ka marrë pjesë në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, një ditë pas dorëheqjes së tij nga drejtimi i pushtetit lokal. Një një prononcim të shkurtër për media, Dredha deklaroi se këtë vendim e ka marrë kohë më parë dhe për arsye të një reflektimi me veten e vetë.    

“Thjesht ky është një reflektim që kam bërë me veten. Reflektimi nuk fillon një ditë përpara Asamblesë, ka kohë që e mendoj, për shumë arsye, për arsye familjare. Megjithatë, dashuria për Vlorën është e para. Jam djalë Vlore, kam lindur në Vlorë dhe dashuria për Vlorën s’ka për të shteruar kurrë. Unë do të vazhdoj të kontribuoj për Vlorën time, kudo që të jem. Jam i sigurt që do të ketë një ekip që do ta çojë Vlorën përpara, unë do të të mbështes dhe mbetem socialist. Kam qenë dhe socialist do të jem gjithmonë, pasi është familje dhe është gjë e rëndësishme. Nuk mund të bëj komente më shumë se kaq,” tha Dredha.

10 MUAJ ME PARE

FOTO/ Do shpall qeverine e re, Rama mbërrin në Pallatin e Kongreseve

"Të shkarkohet Veliaj, Ogerta Manastirliu kandidate për
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur paraditën e sotme në Pallatin e Kongreseve. Pas pak minutash pritet që të nisë Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, ku dhe do të shpallet formacioni Rama 4. 

10 MUAJ ME PARE

Marrin fund ethet mes socialistëve/ Rama shpalos sot formacionin 'Rama 4', si do përbëhet kabineti qeveritar?

"Të shkarkohet Veliaj, Ogerta Manastirliu kandidate për

TIRANË- Asambleja e Partisë Socialiste do të mblidhet paraditen në Tiranë. Punimet e Asamblesë së PS-së do të mbahen te kompleks Xibraku dhe pritet të nis rreth orës 09:30. Pas miratimit të rendit të ditës, pritet që të jetë fjala e kryeministrit Edi Rama. 

Pjesa më e madhe e fjalimit të Ramës, pritet që të fokusohet te sfidat e anëtarësimit të vendit në BE. Ndërkohë që në fund të fjalimit Rama do të prezantojë dhe emrat e kabinetit të ri qeveritar Rama 4. Pas fjalës së kryeministrit Rama, do të ketë një hapësirë për diskutime mes anëtarëve të PS-së. 

Komisioni Rregullator ka certifikuar me 3 vota pro dhe 2 kundër rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Nga zgjedhjet e 11 majit Partia Socialiste siguroi 83 mandate, ndërsa Partia Demokratike mori vetëm 50 mandate. Nga zgjedhjet arritën të siguronte tre vende në Kuvend edhe Partia Socialdemokrate. Ndërkohë që Partia “Mundësia” e Agron Shehajt mori dy ulëse në Parlament, “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatiak Lapajt 1 mandat dhe “Lëvizja Bashkë” e Arlind Qorit 1 mandat./Dosja.al

10 MUAJ ME PARE

Sot formon qeverinë e re/ Rama: Shihemi në 11:00

"Të shkarkohet Veliaj, Ogerta Manastirliu kandidate për
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh mëngjesin e sotëm, pak para zgjedhjes së formacionit Rama 4. Me një foto nga zyra e tij në kryeministri, Rama ka lajmëruar anëtarët e PS-së me fjalët: Shihemi në 11.00.

Postimi i Plotë:

MIRËMËNGJES Shihemi në 11.00

edi rama rama 4 asambleja e ps

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet