LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Çështja "Xhaçka"/ Opinioni i Venecias: Mandati duhej të shkonte në GJK! Bardhi: I dha shuplakën kësaj maxhorance. Spiropali: Morën përgjigje akuzat dhe shpifjet

• Dosja.al ka siguruar raportin e komisionit të Venecias për mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka. • Në opinionin e Komisionit theksohet se mandati i lirë i deputeteve (vota personale sipas bindjes) nuk ka nuk ka vlerë sepse është zbatim vendimi i Gjykatës Kushtetuese. • Nuk është deputeti vetë që vendos nëse duhet çuar në Kushtetuese apo jo, por duhet që të zbatojë vendimin e dhënë nga Gjykata Kushtetuese në çdo rast. • Por në këtë opinion të Komisioni të Venecias, theksohet se vendimet e Gjykates Kushtetuese nuk duhet të kushtezohën me votën e maxhorancës, pasi ato bazohen në parimin e besnikërisë kushtetuese. • Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka theksuar se opinioni profesional i Komisionit të Venecias konfirmon edhe njëherë që qëndrimi i mazhorancës ishte puç kushtetues ndaj shtetit ligjor. • Bardhi thekson se Komisioni i Venecias konfirmon drejtësinë e betejës së opozitës, duke ritheksuar se nuk mund të ketë diskrecion politik për respektimin dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. • Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar pas publikimit të opinionit të Komisionit të Venecias për mandatin e deputetes, Olta Xhaçka. • Spiropali shkruan se qëndrimi i mazhorancës lidhur me procesin e trajtimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka nuk ishte një qëndrim as politik, as partiak, por një qëndrim kushtetues. Më tej, kryeparlamentarja shprehet se sot morën përgjigje të gjitha akuzat dhe shpifjet kundrejt këtij qëndrimi. • Pas reagimit të Spiropalit ka reaguar sërish Bardhi ku shprehet se kryetarja e Kuvendit, duhet ta rilexojë edhe njëherë opinionin e Komisionit të Venecias, që sipas tij, ta kuptojë dhe ta zbatojë. • Bardhi thotë më tej se "dezinformimi" i kryeparlamentares tregon se ka një tentativë për të vijuar me mbrojtjen e paprecedent ndaj deputetëve që shkelin kushtetutën për përfitime personale.

8 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Opinioni i Venecias/ Bylykbashi: Detyrim për qeverinë t’i bindet Kushtetueses dhe të heqë mandatin e Xhaçkës

 

Çështja "Xhaçka"/ Opinioni i Venecias: Mandati
oerd bylykbashi

 

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka dhënë një deklaratë për mediat nga selia blu lidhur me opinionin e Venecias për mandatin e deputetes, Olta Xhaçka. Bylykbashi shkruan se Komisioni i Venecias konstaton në paragrafin 13 se Kuvendi është i detyruar ta çojë çështjen e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes Olta Xhaçka në Gjykatë, por se deri më sot Kuvendi ende nuk i ka zbatuar dy vendimet detyruese të Gjykatës.

"Në rastin specifik, Komisioni i Venecias thekson se Gjykata ka marrë dy vendime dhe zbatimi efektiv i këtyre vendimeve nuk duhet të kushtëzohet nga një votim apo nga vullneti i një shumice parlamentare. Me fjalë të tjera, pavarësisht vullnetit negativ të shprehur me votë nga shumica socialiste, Kuvendi duhet të zbatojë urdhërimin e Gjykatës dhe ta dërgojë çështjen e deputetes Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese.", tha Bylykbashi ndër të tjera.

DEKLARATË PËR MEDIA N/KRYETARI I PD, OERD BYLYKBASHI

Komisioni i Venecias sot foli qartë e me zë të lartë: vendimet e Gjykatës Kushtetuese që detyrojnë Kuvendin e Shqipërisë të dërgojë rastin Xhaçka për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese nuk mund të vihen në pikëpyetje, zvarriten, minohen, pengohen apo bllokohen nga Kuvendi me votën e mazhorancës.

Komisioni i Venecias thekson se zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, në tërësi apo edhe në rastin konkret, në lidhje me konfliktin e interesit dhe heqjen e mandatit të deputetes Xhaçka, është i detyrueshëm për Kuvendin si organ, për mazhorancën politike në Kuvend dhe për çdo deputet individualisht.

Komisioni i Venecias konstaton në paragrafin 13 se Kuvendi është i detyruar ta çojë çështjen e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes Olta Xhaçka në Gjykatë, por se deri më sot Kuvendi ende nuk i ka zbatuar dy vendimet detyruese të Gjykatës.

Komisioni i Venecias rrëzon përpjekjen e Edi Ramës dhe shumicës socialiste për t’u fshehur pas parimit kushtetues të ndalimit të mandatit detyrues apo ndryshe mandatit të lirë të deputetit. Komisioni i Venecias thekson se ky parim do të thotë se deputeti është deputet i Republikës, përfaqësues i popullit dhe është i lirë në qëndrimet dhe votën e tij nga vullneti i partisë që e ka kandiduar, përfaqëson apo edhe i elektoratit që e ka votuar.

Por ky parim nuk zbatohet ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, sepse detyrimi për Kuvendin dhe çdo deputet që të zbatojë Kushtetutën, ligjin dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk përbën çështje vullneti të lirë, por zbatim të Kushtetutës. Ky detyrim buron nga parimet e kushtetutshmërisë, shtetit të së drejtës dhe lojalitetit kushtetues mes organeve kushtetuese.

Komisioni i Venecias, në paragrafin 22, thekson se Kuvendi nuk mund t’i referohet parimit të ndarjes së pushteteve si justifikim për të mos zbatuar vendimet detyruese të Gjykatës Kushtetuese.

Në rastin specifik, Komisioni i Venecias thekson se Gjykata ka marrë dy vendime dhe zbatimi efektiv i këtyre vendimeve nuk duhet të kushtëzohet nga një votim apo nga vullneti i një shumice parlamentare. Me fjalë të tjera, pavarësisht vullnetit negativ të shprehur me votë nga shumica socialiste, Kuvendi duhet të zbatojë urdhërimin e Gjykatës dhe ta dërgojë çështjen e deputetes Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese.

Në vitin 2014 u desh një marrëveshje politike me mbështetjen e Parlamentit Europian dhe dhjetë vjet më vonë, në vitin 2024, u desh një ndërhyrje e Komisionit të Venecias për të detyruar Edi Ramën që të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Kjo, sepse Edi Rama është dhunues recidivist i Kushtetutës dhe ligjit.

Partia Demokratike e konsideron opinionin e Komisionit të Venecias, ashtu siç pritej nga kushdo me një arsye të shëndoshë politike dhe juridike, një goditje të fortë për përpjekjet e Edi Ramës për të bllokuar zbatimin e Kushtetutës dhe thekson se çdo veprim i Kuvendit dhe kryetares së tij, në kundërshtim me këto vendime të Gjykatës dhe interpretimin e Komisionit të Venecias, përbën demonstrim të qartë të vullnetit konstant për injorimin, anashkalimin apo shkeljen e Kushtetutës nga Edi Rama, qeveria dhe mazhoranca socialiste e udhëhequr prej tij. Gjithashtu, përbën edhe vepër penale.

Kuvendi duhet ta dërgojë rastin Xhaçka menjëherë e pa vonesë tjetër në Gjykatën Kushtetuese.

1 MUAJ ME PARE

"Xhaçka"/ Reagimi i Spiropalit për opinionin e Venecias, Bardhi: Kryetarja e Kuvendit duhet ta rilexojë edhe njëherë, ta kuptojë dhe ta zbatojë

Çështja "Xhaçka"/ Opinioni i Venecias: Mandati
gazment bardhi, elisa spiropali

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka komentuar reagimin e kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit për opinionin e Komisionit të Venecias. Bardhi shprehet se kryetarja e Kuvendit, duhet ta rilexojë edhe njëherë opinionin e Komisionit të Venecias, që sipas tij, ta kuptojë dhe ta zbatojë. Bardhi thotë më tej se "dezinformimi" i kryeparlamentares tregon se ka një tentativë për të vijuar me mbrojtjen e paprecedent ndaj deputetëve që shkelin kushtetutën për përfitime personale.

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI, NDAJ QËNDRIMIT TË KRYETARES SË KUVENDIT

Kryetarja e Kuvendit duhet ta rilexojë edhe njëherë opinionin e Komisionit të Venecias, ta kuptojë dhe ta zbatojë. Dezinformimi i saj që vazhdon edhe pasi opinioni është publik tregon se ka një tentativë për të vijuar me mbrojtjen e paprecedent ndaj deputetëve që shkelin kushtetutën për përfitime personale, tërësisht në të kundër të asaj që Komisioni i Venecias këshillon.

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali nga sot ka vetëm një detyrim: Të zbatojë dy vendime të Gjykatës Kushtetuese, siç këshillon në opinionin e tij edhe Komisioni i Venecias. Çdo deformim apo devijim nga thelbi i opinionit dhe përhumbja nga detaje pa thelb nuk ndihmojnë në forcimin e demokracisë dhe as të shtetit ligjor.

Spiropali tha më herët në një postim në "X", se qëndrimi i mazhorancës lidhur me procesin e trajtimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka nuk ishte një qëndrim as politik, as partiak, por një qëndrim kushtetues. Më tej, kryeparlamentarja shprehet se sot morën përgjigje të gjitha akuzat dhe shpifjet kundrejt këtij qëndrimi. 

1 MUAJ ME PARE

Opinioni i Komisionit të Venecias për mandatin e Xhaçkës, Spiropali: Sot morën përgjigje të gjitha akuzat dhe shpifjet kundrejt qëndrimit tonë

Çështja "Xhaçka"/ Opinioni i Venecias: Mandati
elisa spiropali

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar pas publikimit të opinionit të Komisionit të Venecias për mandatin e deputetes, Olta Xhaçka.

Spiropali shkruan në një postim në "X", se qëndrimi i mazhorancës lidhur me procesin e trajtimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka nuk ishte një qëndrim as politik, as partiak, por një qëndrim kushtetues. Më tej, kryeparlamentarja shprehet se sot morën përgjigje të gjitha akuzat dhe shpifjet kundrejt këtij qëndrimi. 

REAGIMI I PLOTË:

Besoj tani është e qartë për të gjithë se qëndrimi ynë lidhur me procesin e trajtimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka nuk ishte një qëndrim as politik, as partiak, por një qëndrim kushtetues që lidhet me sovranitetin e paprekshem të Kuvendit! Gjykata Kushtetuese ka kërkuar që deputetët të votojnë në një mënyrë të caktuar dhe kjo nga ne është lexuar jo thjesht si ndërhyrje në pavarësinë e Kuvendit, por në radhë të parë si një vendim i pazbatueshëm për shkak të pamundësisë së një rregulli që i imponon deputetit se si të votojë!

Sot morën përgjigje edhe të gjitha akuzat, shpifjet dhe propaganda me të pavërteta kundër këtij qëndrimi, por si Kryetare Kuvendi ndjehem e lehtësuar dhe për këtë falenderoj Komisionin e Venecias që e shqyrtoi me shpejtësi dhe seriozitet maksimal kërkesën time. Kam bindjen se ky opinion i drejtë do t’u shërbejë të gjitha palëve dhe institucioneve për reflektim në zgjidhjen drejt të çështjeve në lidhje me papajtueshmërinë e mandatit të deputetit në të ardhmen.

Komisioni i Venecias ka publikuar opinionin për mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka. Në raportin e siguruar nga Dosja.al, theksohet se mandati i lirë i deputeteve (vota personale sipas bindjes) nuk ka nuk ka vlerë sepse është zbatim vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Nuk është deputeti vetë që vendos nëse duhet çuar në Kushtetuese apo jo, por duhet që të zbatojë vendimin e dhënë nga Gjykata Kushtetuese në çdo rast. 

Por në këtë opinion të Komisioni të Venecias, theksohet se vendimet e Gjykates Kushtetuese nuk duhet të kushtëzohen me voten e maxhorances, pasi ato bazohen ne parimin e besnikërisë kushtetuese. Sipas opinionit të Venecias, kur vendimi i një Gjykate Kushtetuese interpreton Kushtetutën si kufizim të fuqisë vendimmarrëse të Parlamentit, ky i fundit duhet të marrë një vendim në përputhje me gjykimin e Gjykatës dhe të votojë për çështjen e kufizuar të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

1 MUAJ ME PARE

Opinioni i Venecias/ Basha: Mazhoranca duhet t’i heqë menjëherë mandatin Xhaçkës

Çështja "Xhaçka"/ Opinioni i Venecias: Mandati
Lulzim Basha

TIRANË- Deputeti Lulzim Basha, ka kërkuar nga mazhoranca që të ndërmarrë menjëherë hapin për t’i hequr mandatin deputetes Olta Xhaçka. Duke iu referuar opinionit të Komisionit të Venecias, Basha thotë se çdo interpretim tjetër është përpjekje për të mbrojtur paligjshmërinë. Ai gjithashtu kritikoi sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe drejtësisë, duke theksuar se veprime të tilla dëmtojnë demokracinë dhe tregojnë ndikimin e interesave politike dhe individual.

Postimi i Bashës:

Sot ka vetëm një reagim që duhet të vijë nga mazhoranca: Të mblidhen dhe t’i heqin mandatin Olta Xhçkës. Ky është shkurt dhe saktë opinioni i Venecias. Çdo interpretim tjetër është përpjekje mjerane për t’u kapur me thonj pas paligjshmërisë. Në asnjë vend demokratik nuk mund të diskutohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Në asnjë vend nuk mund të targetohet drejtësia sipas interesit politik dhe individual, siç fatkeqësisht po bëhet sot nga mazhoranca dhe një pjesë e opozitës.

1 MUAJ ME PARE

Opinioni i Komisionit të Venecias për mandatin e Xhaçkës/ Bushka: Parlamenti nuk është i detyruar të votojë në një mënyrë të caktuar

Çështja "Xhaçka"/ Opinioni i Venecias: Mandati
Klotilda Bushka

TIRANA- Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka ka dalë në një deklatarë për mediat sot pas publikimit të opinionit të Komisionit të Venecias lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka. Bushka, njëherësh deputete e PS-së, tha se Komisioni i Venecias është shprehur sot për 5 pyetjet e drejtuara për mandatin e Xhaçkës si dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje. 

Sipas saj, Komisioni i Venecias shprehet qartë se Parlamenti nuk është i detyruar të votojë në një mënyrë të caktuar, por është në gjendje të votojë për çështjet e tij.

“Theksohet parimi se deputetët janë të lirë të votojnë. Komisioni i Venecias konstaton se Kuvendi e njeh detyrshmërinë e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të jenë të zbatueshme dhe nuk duhet të diktojnë votën”, tha ndër të tjera Bushka.

1 MUAJ ME PARE

Opinioni i Komisionit të Venecias për mandatin e Xhaçkës/ Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka deklaratë për mediat në orën 12:30

Çështja "Xhaçka"/ Opinioni i Venecias: Mandati
Klotilda Bushka

TIRANA- Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka do të mbajë një deklaratë për mediat sot pas publikimit të opinionit të Komisionit të Venecias lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Bushka pritet të shprehet mbi këtë opinion që është kërkuar nga Kuvendi i Shqipërisë pas ngërçit lidhur me mandatin e Xhaçkës. Ndërkohë, konferenca do mbahet në Kryesinë e Kuvendit në orën 12:30.

Komisioni i Venecias ka publikuar opinionin për mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka. Në raportin e siguruar nga Dosja.al, theksohet se mandati i lirë i deputeteve (vota personale sipas bindjes) nuk ka nuk ka vlerë sepse është zbatim vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Nuk është deputeti vetë që vendos nëse duhet çuar në Kushtetuese apo jo, por duhet që të zbatojë vendimin e dhënë nga Gjykata Kushtetuese në çdo rast. 

Por në këtë opinion të Komisioni të Venecias, theksohet se vendimet e Gjykates Kushtetuese nuk duhet te kushtezohen me voten e maxhorances, pasi ato bazohen ne parimin e besnikërisë kushtetuese. Sipas opinionit të Venecias, kur vendimi i një Gjykate Kushtetuese interpreton Kushtetutën si kufizim të fuqisë vendimmarrëse të Parlamentit, ky i fundit duhet të marrë një vendim në përputhje me gjykimin e Gjykatës dhe të votojë për çështjen e kufizuar të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

1 MUAJ ME PARE

Opinioni i Komisionit të Venecias për mandatin e Xhaçkës/ Bardhi: Konfirmon edhe njëherë që qëndrimi i mazhorancës ishte puç kushtetues ndaj shtetit ligjor

Çështja "Xhaçka"/ Opinioni i Venecias: Mandati
Gazment Bardhi

TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në rrjetet sociale pas zbardhjes së opinionit të Komisionit të Venecias lidhur me mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka. Bardhi thotë se opinioni profesional konfirmon edhe njëherë që qëndrimi i mazhorancës ishte puç kushtetues ndaj shtetit ligjor.

Ai shton se Komisioni i Venecias konfirmon drejtësinë e betejës së opozitës, duke ritheksuar se nuk mund të ketë diskrecion politik për respektimin dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Bardhit, në rastin konkret nga i cili u ngrit kjo kërkesë, Gjykata Kushtetuese ka marrë dy vendime dhe zbatimi efektiv i këtyre vendimeve nuk duhet të kushtëzohet me votimin nga shumica parlamentare. Bardhi po ashtu thotë se mashtrimi i Kryetares së Kuvendit me lajme fake të shpërndarë disa ditë më parë doli zbuluar.

Sipasj tij, Komisioni i Venecias i ka dhënë shuplakën më të madhe gjatë këtyre 34 viteve një mazhorance, duke konfirmuar ndërkombëtarisht se moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese me votë politike është i paprecedentë.

POSTIMI:

Përshëndes me mirënjohje Komisionin e Venecias për opinionin profesional që konfirmon edhe njëherë që qëndrimi i mazhorancës ishte puç kushtetues ndaj shtetit ligjor.

Qartësisht Komisioni i Venecias konfirmon drejtësinë e betejës së opozitës, duke ritheksuar se nuk mund të ketë diskrecion politik për respektimin dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Në rastin konkret nga i cili u ngrit kjo kërkesë, Gjykata Kushtetuese ka marrë dy vendime dhe zbatimi efektiv i këtyre vendimeve nuk duhet të kushtëzohet me votimin nga shumica parlamentare.

Edhe njëherë mashtrimi i Kryetares së Kuvendit me lajme fake të shpërndarë disa ditë më parë doli zbuluar. Komisioni i Venecias i ka dhënë shuplakën më të madhe gjatë këtyre 34 viteve një mazhorance, duke konfirmuar ndërkombëtarisht se moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese me votë politike është i paprecedentë.

Qëndrimet thelbësore të Gjykatës Kushtetuese:

Paragrafi 20:
Kuvendi argumenton se skenari i fundit është i zbatueshëm në lidhje me nenin 70(4) të Kushtetutës pasi dispozita thotë se Kuvendi “vendos” për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese. Megjithatë, Komisioni dëshiron të theksojë se në këtë rast konkret Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka dhënë tashmë një vendim se Kuvendi u detyrua të dërgonte në Gjykatën Kushtetuese mocionin për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit konkret.

Paragrafi 22:
Në dritën e sa më sipër, pyetjet numër 1 dhe 3 nuk duhet të shihen si çështje mandati të lirë, pasi nuk mund të ketë diskrecion politik për respektimin dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Në rastin konkret nga i cili u ngrit kjo kërkesë, Gjykata Kushtetuese ka marrë dy vendime dhe zbatimi efektiv i këtyre vendimeve nuk duhet të kushtëzohet me votimin nga shumica parlamentare.

Paragrafi 57:
Pajtueshmëria e të gjitha autoriteteve me vendimet e Gjykatës Kushtetuese bazohet në parimin e besnikërisë kushtetuese si element i shtetit të së drejtës. Një pajtueshmëri e tillë nuk duhet të kushtëzohet me votën e shumicës parlamentare, por është një kërkesë thelbësore e shtetit të së drejtës. Kur vendimi i një Gjykate Kushtetuese interpreton Kushtetutën si kufizim të fuqisë vendimmarrëse të Parlamentit, ky i fundit duhet të marrë një vendim në përputhje me gjykimin e Gjykatës dhe të votojë për çështjen e kufizuar siç është përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Çështja "Xhaçka"/ Opinioni i Venecias: Mandati

1 MUAJ ME PARE

Mandati i Xhaçkës/ Publikohet opinioni i Venecias: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen

Çështja "Xhaçka"/ Opinioni i Venecias: Mandati
Olta Xhaça

TIRANË- Komisioni i Venecias ka publikuar opinionin për mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka. Në raportin e siguruar nga Dosja.al, theksohet se mandati i lirë i deputeteve (vota personale sipas bindjes) nuk ka nuk ka vlerë sepse është zbatim vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Nuk është deputeti vetë që vendos nëse duhet çuar në Kushtetuese apo jo, por duhet që të zbatojë vendimin e dhënë nga Gjykata Kushtetuese në çdo rast. 

Por në këtë opinion të Komisioni të Venecias, theksohet se vendimet e Gjykates Kushtetuese nuk duhet të kushtëzohen me voten e maxhorances, pasi ato bazohen në parimin e besnikërisë kushtetuese. Sipas opinionit të Venecias, kur vendimi i një Gjykate Kushtetuese interpreton Kushtetutën si kufizim të fuqisë vendimmarrëse të Parlamentit, ky i fundit duhet të marrë një vendim në përputhje me gjykimin e Gjykatës dhe të votojë për çështjen e kufizuar të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Pjesë nga Opinioni i Venecias: 

Komisioni i Venecias është kërkuar nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë që të japë një opinion “për marrëdhënien midis demokracisë përfaqësuese parlamentare dhe vendimeve detyruese të Gjykatës Kushtetuese, në kontekstin e rolit të Kuvendit në shqyrtimin e mocioneve për papajtueshmërinë me mandatin e një deputeti (MP)”, duke trajtuar kështu zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti.

Ky Opinion nuk synon të marrë një qëndrim në lidhje me vendime specifike të Gjykatës Kushtetuese, as është kompetencë e Komisionit interpretimi i Kushtetutës Shqiptare.

Nocioni i papajtueshmërisë kuptohet si ndalimi i një deputeti për të ushtruar mandatin e tij për shkak të faktit se ai mban një pozicion (privat ose publik) që konsiderohet i papajtueshëm dhe në konflikt me detyrën e deputetit. Ai përqendrohet te arsyet për tërheqjen e mandatit përmes zbatimit të ndalimit për të mbajtur një funksion të papajtueshëm. Një arsye e tillë mund të jetë konflikti i interesit mes funksioneve.

Pyetjet lidhur me mandatin e një deputeti (pyetjet 1 dhe 3) kuptohen si më poshtë: “Çfarë standardesh rregullojnë mandatin e një deputeti në një demokraci përfaqësuese parlamentare dhe në çfarë rrethanash mund të detyrohet një deputet të votojë në një mënyrë të caktuar?” Mund të konkludohet se: Pajtueshmëria e të gjitha autoriteteve me vendimet e Gjykatës Kushtetuese bazohet në parimin e besnikërisë kushtetuese si një element i shtetit të së drejtës. Një pajtueshmëri e tillë nuk duhet të kushtëzohet nga vota e shumicës parlamentare, por është një kërkesë thelbësore e shtetit të së drejtës. Kur një vendim i Gjykatës Kushtetuese interpreton Kushtetutën si kufizim të pushtetit vendimmarrës të Parlamentit, ky i fundit duhet të miratojë një vendim në përputhje me vendimin e Gjykatës dhe të votojë për çështjen e kufizuar siç përcaktohet nga Gjykata Kushtetuese, dhe jo gjithashtu për mundësinë për t’ia referuar çështjen Gjykatës Kushtetuese. Parlamenti nuk është i detyruar të votojë në një mënyrë të caktuar, por mund të votojë vetëm për çështje që janë brenda kompetencës së tij.

Për pyetjet mbi standardet për dispozitat e papajtueshmërisë dhe rolin e organeve legjislative dhe gjyqësore (pyetjet 2 dhe 4, pjesa 1) mund të konkludohet si vijon. Në përgjithësi, parimi i ndarjes së pushteteve shtetërore përcakton se disa funksione nuk mund të mbahen nga e njëjta person në të njëjtën kohë, duke siguruar kështu integritetin dhe funksionimin e duhur të secilit pushtet (legjislativ, ekzekutiv ose gjyqësor). Në disa raste, standardet ndërkombëtare përcaktojnë një papajtueshmëri absolute (për shembull të qenit deputet dhe njëkohësisht gjyqtar). Në raste të tjera, lejohen përjashtime (për shembull të qenit deputet dhe pjesë e Qeverisë). Zakonisht, kur një person ka dy funksione që janë të papajtueshme me njëra-tjetrën, kjo situatë mund të rregullohet nga personi – zakonisht duke zgjedhur një nga funksionet dhe duke hequr dorë nga tjetri. Megjithatë, në rastet kur situata nuk rregullohet, pasoja e zakonshme është që personi në fjalë humb mandatin e tij. Sa i përket procedurës së vendimmarrjes mbi papajtueshmërinë, nuk ka standarde të qarta.

Për sa i përket praktikave shtetërore mbi dispozitat e papajtueshmërisë dhe rolin e organeve legjislative dhe gjyqësore (pyetjet 2 dhe 4, pjesa 2), Komisioni i Venecias ka mbledhur informacion mbi dispozitat kushtetuese mbi papajtueshmërinë në 12 shtete anëtare të tij dhe në Bashkimin Evropian (BE). Gjetjet e analizës tregojnë se nuk ka një qasje uniforme për çështjen e papajtueshmërive dhe praktikat e shteteve ndryshojnë në varësi të faktorëve të ndryshëm, si struktura e qeverisjes, numri i dhomave dhe parametra të tjerë specifikë të vendeve. Pyetjet e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë lidhur me praktikën shtetërore mund të adresohen me kujdes si vijon: Bazuar në materialin që Komisioni i Venecias ka shqyrtuar për këtë Opinion, përcaktimi i një papajtueshmërie me mandatin e një deputeti bëhet – në nivel kushtetues – në shumicën e rasteve bazuar në funksionet e tjera që mban deputeti. Në disa vende, aktivitetet (si aktivitetet për përfitime financiare) të deputetit mund të konsiderohen të papajtueshme me funksionin e deputetit (edhe pse kjo nuk rregullohet gjithmonë në nivel kushtetues). Në shumicën e shteteve, subjektet që kanë të drejtë për t’ia referuar çështjen një organi gjyqësor janë organe politike ose persona pjesë e një organi politik; dhe më shpesh rishikimi bëhet nga një Gjykatë Kushtetuese ose një gjykatë e zakonshme. Vetëm në disa vende, çështja e papajtueshmërisë vendoset nga organi legjislativ.

Pyetja mbi Gjykatën Kushtetuese dhe krijimin e normave të reja kushtetuese (pyetja 5) kuptohet si vijon: në parim, a mund të krijojë një Gjykatë Kushtetuese norma të reja? Mund të konkludohet se fuqia për të krijuar norma të reja kushtetuese i përket pushtetit legjislativ dhe fuqia për të interpretuar në mënyrë autoritative një normë ekzistuese kushtetuese i përket Gjykatës Kushtetuese, e cila merr parasysh parimet e përgjithshme kushtetuese, si qasja në drejtësi, kur interpreton dispozitat specifike kushtetuese. Megjithatë, kufiri i saktë midis interpretimit të një norme ekzistuese kushtetuese dhe krijimit të një norme të re kushtetuese nuk është i qartë.
Komisioni i Venecias mbetet në dispozicion të autoriteteve shqiptare për ndihmë të mëtejshme në këtë çështje.

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali iu drejtua Komisionit të Venecias një letër për të marrë opinion nëse Gjykata Kushtetuese mund të imponojë një deputet se si duhet të votojë. Opinioni nga Komisioni i Venecias u kërkua për të qartësuar sjelljen me rastet që do të pasojnë, për të shmangur një tjetër përplasje mes dy institucioneve më të larta të shtetit shqiptar, Gjykatës Kushtetuese dhe Kuvendit. 

Gjykata Kushtetuese ishte e qartë në qëndrimin e saj se çështja duhet të shqyrtohet prej saj, por mazhornaca ka vendosur t’i qëndrojë deri në fund mbrojtjes së deputetes socialiste. Në dy votime të mëparshme PS nuk ka pranuar të dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

Olta Xhaçka akuzohet se ka shkelur Kushtetutën pasi ka votuar në kohën që ishte ministre për t’i dhënë pasuri publike bashkëshortit të saj Artan Gaçi i cili ka marrë statusin “investitor strategjik”. Opozita e kërkoi papajtueshmërinë dhe mbarimin e mandatit të deputetes Xhaçka dy vjet më parë, kur e quajti konflikt interesi faktin që kompania e bashkëshortit të saj, ish deputetit Artan Gaçi, mori statusin e investitorit strategjik për të ndërtuar një hotel turistik në jug të vendit.

olta xhacka gazment bardhi komisioni i venecias

Sondazh

Poll

Rishfaqet Gledis Nano në Policinë e Shtetit pas shkarkimit

Rishfaqet Gledis Nano në Policinë e Shtetit pas shkarkimit

Berisha sfidon Ramën: Hajde të dalim në shesh të burrave dhe t’i themi njëri-tjetrit gjërat!

Berisha: Ata të cilët kishin parashikuar zhdukjen tonë, me 11 maj do të marrin disfatën e merituar!

34 vjetori i themelimit të PD/ Berisha nga Lezha: Donin të na linin si Kuba në brigjet e Adriatikut

"Çfarë nuk kanë fantazuar për shtëpinë time", Rama: Paraja nuk ka qenë tundim për mua!

Dosja Xibraka/ Rama paralajmëron masa ligjore: Do padis Gazment Bardhin për kallëzim të rremë

"Gati çerek shekulli akuza pa asnjë çerek prove", Rama: Nuk kam kryer kurrë një krim!

"Më kanë bërë skizofren me kartelë mjekësore", Rama: S'kisha si të mos akuzohesha për këtë

Dosja Xibraka/ Rama pas vendimit: Drejtësia foli me prova! Do dënoj Bardhin për kallëzim të rremë

"Fidel, të lus të ruash faturat se kështu si ka ardhur koha",Veliaj ankohet për SPAK në sy të Ramës

Me dhuratë me vete/ Sali Berisha në burgun e Fierit, viziton ish-deputetin demokrat Ervin Salianji

Lëvizja e makinave me grafik, Balluku: Athina e aplikon prej 35 vitesh, ka reduktuar lëvizjen me 50%

Fashë oraresh për automjetet e tonazhit të rëndë/ Balluku: Ka qenë në fuqi

Ulja e çmimit të energjisë/ Balluku: Vjen për shkak të performancës së sektorit energjetik

Ulet çmimi i energjisë elektrike/ Balluku: Ky është një vendim i cili hap një epokë të re

Ulja e çmimit të energjisë/ Rama: Rritje e ekonomisë, së shpejti do shkojmë në Abu Dabi

Rama: Shqipëria e para në rajon për energjinë diellore

Ulet çmimi i energjisë elektrike/ Rama: Arritje gjatë këtyre 35 viteve, e mirëmenduar dhe konsultuar

Berisha: Kemi një atmosferë jashtëzakonisht optimiste nga shqiptarët jashtë vendit

"Pandeli Majko është kriminel i madh elektoral"/ Berisha: U përgjua me vendim gjykate

Berisha: Ky është programi i emergjencës i PD, vendosje minimumi jetik, rritje pensionesh

Berisha: Rama e pranoi se ka përdorur SkyEcc, por tha të tjerë e kanë përdorur më shumë

Berisha: Shteti do marrë përsipër pagesën për fëmijën e tretë nga lindja deri 23-vjeç

Berisha: Karta e konsumatorit do rimbursojë TVSH-në e ushqimeve dhe produkteve bazë

Berisha premton: Do përgjysmojnë taksat për naftën!

Berisha: Çmimet stratosferike të naftës vijnë edhe për shkak të kontrabandës qeveritare

"Për 1 litër naftë paguajnë 1.1 euro taksa!" Berisha: Shqiptarëve po u bëhet plaçkitja më e madhe

"Tre prokurorë të SPAK në dosjen Toyota Yaris"/ Berisha: Taulant Balla garantoi arrestimin

"Kjo masë sigurie do të më shtojë votat!" Berisha: E kam fituar 100 përqind kauzën time

Berisha nxjerr përgjimet: Taulant Balla bëri arrestime me listë

Berisha: Gjeta aty Veliajn, po rrihej me kolegët sepse ju thërrisni Ajolën!

Berisha pas daljes nga SPAK: Kreu i Prokurorisë së Posaçme fle mbi dosje krimi

Berisha del nga SPAK: Iu kërkua gjykatësit kukull që të më rikthejnë në "arrest shtëpie"

Berisha mbërrin në SPAK, Kreu i PD-së hipën në makinë dhe përshëndet me dy gishta protestuesit

Gazetari i publikoi foton me Çapjan, Rama për bisedat e Sky ECC: Ka të tjerë "ku e ku" me atë person

"Po linçohet një udhëheqës i PS",Rama për hetimin e Veliajt: Nuk mund të marr qëndrime për një çorbë

Kush e ka hartuar listën e kandidatëve të deputetëve të PS në Durrës? Rama anashkalon përgjigjet

Gjykatat sekuestruan bazën detare të Limionit, Rama kapet mat duke komentuar vendimet e drejtësisë

"Ata merren me seksin e ëngjëjve" Rama për partitë e Opozitës: Lufta për vendin e dytë duket e fortë

Rama: Asnjë përfaqësues i PS nuk është i lejuar të bëj komente për Veliajn

Hetimi i SPAK për Veliajn/ Rama: Po i cënohet jeta familjare nga gjyqi publik

"Drejtësia jo në duart e pushtetit politik”, Rama: Reformën e propozuam që kur ishim në opozitë

Rama: Këtë vit ka pasur dy “spektakle”, rasti në Pogradec dhe ai i 14-vjeçarit

Untitled 15

"Beteja për qeverinë teknike vazhdon," Berisha: Mosbindja civile nuk ndalet deri ditën e zgjedhjeve!

Berisha: Samitin e vitit 2027 do e organizojë ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO

Rama: Po punojmë për të arritur marrëveshje binjakëzimi me spitalin SHIBA të Izraelit

Berisha: Unë jam këtu për të qëndruar kundër narkodiktaturës me gjithë potencialin tim

“TikTok do mbyllet”, Rama: Do na duhen 6-8 javë

Berisha: Thirrja ime është për SHBA, të marrin çdo masë për rikthimin e Erion Veliajt në Shqipëri