Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Zhvillime të reja ngalufta në Ukrainë. Rriten tensionet pas rrjedhjes së dokumenteve, ndërkohë që lufta vijon. • Në rrjetet sociale janë publikuar video që tregojnë se ushtarëve ukrainas po u priten koka. Instituti për Studimin e Luftës (ISW) tha se Wagner po vazhdonte të kryente krime lufte duke i prerë kokën ushtarakëve ukrainas në Bakhmut. • Në rrjet po qarkullon videoja e dyshimtë për të cilën, zëdhënësi i kremlinit deklaron se nëse pamjet janë të vërteta atëherë do të nisë një hetim për rastin. Një reagim ka ardhur edhe nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy i cili ka bërë thirrje ndaj ndërkombëtarëve që të reagojnë, pasi ëshët një ngjarje tronditëse dhe nuk mund të kalohet pa u vënë re. • Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba i ka bërë thirrje OKB-së që të përjashtojë Rusinë nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së. • Deklarata e Kuleba-s i referohet një videoje që qarkullon në kanalet ruse të Telegramit, ku ushtarët rusë i presin kokën një të burgosuri ukrainas të luftës. •Nga ana tjetër, dokumentet e klasifikuara të Pentagonit kanë zbuluar se Serbia kishte rënë dakort që të furnizonte me armë Kievin, duke dalë kundër Moskës. •Ukraina ka ndryshuar disa plane ushtarake për shkak të rrjedhjes së informacioneve, tha një burim i afërt me presidentin Volodymyr Zelenskyy për CNN. Kremlini ka hedhur poshtë akuzat për përfshirjen e Moskës. • Zëvendësministri rus, Sergei Ryabkov ka deklaruar se dokumentet që kanë rrjedhur nga Pentagoni mund të jenë duke u shpërndarë për të mashtruar Rusinë. •Në një deklaratë për mediave vendase, Ryabkov tha se nuk e përjashton mundësinë që mund të jetë një rrjedhje e qëllimshme dhe se dokumentat mund të jenë të rremë. •Moska njofton forcimin e mbrojtjes së kufijve të saj veriperëndimorë pas hyrjes së Finlandës fqinje në NATO dhe përjashton një armëpushim të mundshëm. Zëdhënësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov deklaroi se Rusia nuk do të bierë pre e presionit të SHBA-së për të liruar gazetarin amerikan të gazetës 'Ëall Street Journal' Evan Gershkovich, i akuzuar për spiunazh
9 artikuj për këtë temë.
UKRAINË- Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba ka reaguar lidhur me denoncimin e bërë me herët për vrasjen ekzekutimin makabër të ushtarëve e burgosur ukrainas nga trupat ruse. Ai i ka bërë thirrje OKB-së që të përjashtojë Rusinë nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së. Deklarata e Kuleba-s i referohet një videoje që qarkullon në kanalet ruse të Telegramit, ku ushtarët rusë i presin kokën një të burgosuri ukrainas të luftës.
"Është absurde që Rusia, e cila është më e keqe se ISIS, po kryeson Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Terroristët rusë duhet të dëbohen nga Ukraina dhe OKB-ja dhe të mbajnë përgjegjësi për krimet e tyre," theksoi Dmytro Kuleba.
Kreu i Ministrisë së Jashtme të Estonisë deklaroi se pas këtyre pamjeve është e pamundur të flitet për dialog me Rusinë apo praninë e sportistëve rusë në Lojërat Olimpike, shkruajnë mediat e huaja.
Këshilli i Sigurimit përbëhet nga pesë anëtarë të përhershëm të OKB-së, duke përfshirë Rusinë, Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Shtetet e Bashkuara dhe Kinën, të cilët kanë të drejtën e vetos, si dhe 10 vende anëtare me rotacion.
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës i quan "kafshë" ushtarët rus që dyshohet se u prenë kokën ushtarëve ukrainas dhe më pas e publikuan videon në mediat sociale. Volodymyr Zelenskyy i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të vënë një "frenim" në praktikat çnjerëzore. Përgjigja e Kremlinit ishte e menjëhershme, duke sqaruar se Moska do të hetojë "autenticitetin" e këtyre "imazheve të tmerrshme".
"Në botën e 'lajmeve të rreme' në të cilën jetojmë, ne duhet të sigurojmë autenticitetin e këtyre videove," u tha gazetarëve Dmitry Peskov, një zëdhënës i presidentit rus Vladimir Putin.
Zelensky për videot
Zelenskyy shprehu zemërimin e tij pas videos që qarkulloi në rrjetet sociale.
“Ka diçka që askush në botë nuk mund ta injorojë. Sa lehtë i vrasin këto bisha (rusët). Kjo video e publikuar nga kanalet ruse tregon ekzekutimin e një të burgosuri ukrainas... Nuk ka njerëz për ta. Një djalë, një vëlla, një bashkëshort, një fëmijë. Kjo është video e Rusisë që thjesht përpiqet ta kthejë mizorinë në një normë të re. Të bësh zakon të shkatërrosh jetën.
Nuk është një aksident. Nuk është një incident i izoluar. Është përsëritur në të kaluarën. Ngjarja ka ndodhur në Butë. Mijëra herë. Të gjithë duhet të reagojnë. Çdo lider. Mos prisni që të harrohet. Koha do të kalojë. Nuk do të harrojmë asgjë. As vrasësit nuk do t'i falim. Për çdo gjë do të ketë pasoja ligjore. Terrorizmi duhet mposhtur. Askush nuk do ta kuptojë nëse liderët nuk reagojnë. Duhet veprim tani”.
Çfarë shfaqet në video
Videoja e parë tregon trupat e prerë të kokës të dy ushtarëve ukrainas të shtrirë në tokë pranë një automjeti ushtarak. Dëgjohet një zë që thotë: “Ata i vranë. Dikush iu afrua atyre... ua prenë kokën”. Origjina dhe autenticiteti i videove nuk janë verifikuar megjithatë, qeveria e Kievit i trajton ato si të vërteta.


Reuters raporton se shërbimi i sigurisë së brendshme të Ukrainës "SBU" ka njoftuar se ka nisur një hetim për videot.
KINË- Presidenti kinez Xi Jinping inspektoi komandën detare jugore të vendit të tij të martën dhe theksoi nevojën për thellimin e trajnimit dhe përgatitjes ushtarake. Gjatë vizitës së tij, Xi tha se ekziston nevoja për të përshpejtuar transformimin dhe strukturën e forcave të armatosura dhe për të rritur nivelin e tyre të modernizimit.
Chinese President #XiJinping on Tuesday inspected the navy of the Southern Theater Command of the People's Liberation Army.
— mei mei(互fo) (@tree_gingko) April 12, 2023
习近平到南部战区海军视察调研 pic.twitter.com/eNGBKZXZXS
Xi tha gjithashtu se aftësia për t'iu përgjigjur situatave komplekse në kohën e duhur dhe në mënyrën e duhur duhet të përmirësohet. Deklarata e tij vjen pasi Marina Kineze vazhdon me stërvitjen ushtarake rreth Tajvanit.
Kohët e fundit, Kina është përplasur me Shtetet e Bashkuara, duke pretenduar disa herë se një "destrojer" amerikan ka hyrë në ujërat e saj territoriale rreth Detit të Kinës Jugore.
BRITANI- Mbretëria e Bashkuar ka vendosur sanksione ndaj njerëzve dhe kompanive që kanë ndihmuar oligarkët rusë Roman Abramovich dhe Alisher Usmanov të mbrojnë pasurinë e tyre nga sanksionet e shkaktuara nga lufta në Ukrainë.
Ish-pronari i Chelsea-t, Abramovich dhe Usmanov, një aleat i ngushtë i Vladimir Putinit dhe një ish-aksionar në Arsenal FC, janë subjekt i sanksioneve të vendosura nga qeveria pasi u përpoq të ngrinte asetet e individëve me lidhje me presidentin rus.
Sekretari i Jashtëm James Cleverly njoftoi të mërkurën ndëshkime të reja që synojnë të godasin ata që me vetëdije ndihmuan oligarkët teksa përpiqeshin të fshihnin pasuritë e tyre në rrjete komplekse financiare, shkruajnë mediat e huaja.
“Rregulluesit financiarë” janë goditur me ngrirje aktivesh, ndalime udhëtimi, sanksione transporti dhe sanksione të shërbimeve të besimit", tha Zyra e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit.
Midis tyre janë qipriotët Demetris Ioannides, i cili ngriti struktura të turbullta në det të hapur të përdorura nga Abramovich për të grumbulluar më shumë se 760 milionë £ përpara se të sanksionohej, dhe avokati Christodoulos Vassiliades, i cili ndihmoi Usmanov me truste dhe kompani në det të hapur. Kompanitë e lidhura me Usmanov, duke përfshirë USM, Curzon Square Limited dhe Hanley Limited, janë sanksionuar gjithashtu.
RUSI- Zëdhënësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov deklaroi se Rusia nuk do të bierë pre e presionit të SHBA-së për të liruar gazetarin amerikan të gazetës 'Wall Street Journal' Evan Gershkovich, i akuzuar për spiunazh, shkruajnë mediat e huaja.
"Ne po veprojmë në përputhje me ligjet tona, duke marrë parasysh sigurisht konventat konsullore. Ne nuk do të tolerojmë asnjë përpjekje për të ushtruar presion mbi Rusinë", tha Ryabkov.
Avokatët e gazetës Wall Street Journal e kanë vizituar gazetarin, dhe gazeta ka bërë thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm. Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje që Rusia të lirojë Gershkovich dhe i kanë hedhur poshtë si qesharake pretendimet për spiunazh.
BRITANI E MADHE- BBC ka bërë një analizë nga moment i publikimit të dokumenteve sekrete të Pentagonit, ku u përhapën dhe kush i diskutoi ato. Në artikullin e publikuar BBC shkruan se dokumentet fillimisht janë shfaqur në datën janë 1 mars dhe vetëm në 5 prill dokumenteT u publikuan në rrjetin social Telegram dhe Twitter në favor të Kremlinit. Shpërndarja e dokumenteve ka nisur nga një diskutim mes lojtarëve në lojrën komjuterike 'Minecraft'.
Me shpërndarjen e dokumenteve në reagimin e saj Rusia pretendon se publikimi i tyre ishte "informacion i mbjellë" që synonte të mashtronte Rusinë në lidhje me kundërsulmin. Ndërkohë pyetje për origjinalitetin e e dokumenteve janë ngritur edhe në Ukrainë, me disa komentues që akuzojnë Rusinë për vendosjen e dokumenteve të rreme përpara kundërofensive të Ukrainës.
Artikulli i plotë:
Dokumentet e postuara
Pamjet e para të dokumenteve që kemi mundur të verifikojmë janë postuar më 1 mars. Më shumë u shfaqën disa ditë më vonë. Ato u shfaqën në Discord, një platformë e mediave sociale e njohur nga lojtarët dhe u shpërndanë në disa kanale.
Këto kanale nuk kanë të bëjnë me politikën apo inteligjencën ushtarake, ato janë për lojtarët e lojës kompjuterike 'Minecraft' dhe një tjetër për adhuruesit e një personi të famshëm filipinas në YouTube.
Në një nga kanalet, pas një debati të shkurtër për Minecraft dhe luftën në Ukrainë, një përdorues thotë "këtu, keni disa dokumente të rrjedhura" dhe poston disa pamje nga ekrani.
Një nga lojtarër në grupin e bisedës pretendon se i ka marrë imazhet nga një kanal tjetër në Discord, i cili që atëherë është fshirë, duke e bërë të pamundur verifikimin. Faqja investigative Bellingcat ka siguruar prova se disa dokumente mund të ishin postuar në janar apo edhe më herët.
Këto dokumente mbetën në Discord kryesisht të pazbuluara, përpara se të përhapeshin në platforma të tjera në fillim të prillit dhe përfundimisht të kapeshin nga zyrtarët amerikanë dhe shtypi kryesor.
Shpërndarja nëpër rrjetet sociale
Më 5 prill, pamjet e dokumenteve u shfaqën mes mesazheve 4chan, një nga qendrat më të mëdha dhe më të diskutueshme të subkulturës së internetit. Ato u shpërndanë në një nga bordet më famëkeqe të 4chan të njohur si 'pol', nga përdorues anonimë gjatë një debati rreth numrit të saktë të viktimave ukrainase dhe ruse. Vetëm disa orë më vonë, këto dokumente filluan të shfaqen në kanalet Telegram dhe Twitter pro-Kremlinit dhe u morrën gjithashtu nga blogerët e shquar ushtarakë.
Një imazh i shpërndarë gjerësisht nga kanalet ruse u redaktua për të zvogëluar numrin e trupave ruse të vrarë dhe për të fryrë humbjet e Ukrainës. Deri më 7 prill, dokumentet po qarkullonin gjithashtu në disa nga platformat kryesore të mediave sociale.
Përgjigja ruse
Fillimisht, kanalet Telegram pro-Kremlinit që shpërndanë pamjet e ekranit nuk u ndalën shumë në vërtetësinë e dokumenteve, duke u fokusuar kryesisht në përmbajtjen e tyre. Një ekspert i cituar nga uebsajti i lajmeve ultranacionaliste Regnum sugjeroi se dokumentet mund të jenë një rrjedhje e qëllimshme që synon të sigurojë një perde tymi për kundërsulmimin e ardhshëm ukrainas.
Në televizionin shtetëror, Yuri Podolyaka, një komentator i shquar i luftës, tha se ky ishte "informacion i mbjellë" që synonte të mashtronte Rusinë në lidhje me kundërsulmin.
Olga Skabeyeva, prezantuese e emisionit 60 Minutash të televizionit shtetëror Rossiya 1 tha se Perëndimi kishte bërë "të gjitha të mundshme për të krijuar imazhin e një Ukraine të dobët, predhat e së cilës po mbarojnë dhe që nuk i ka mbetur asgjë fare".
Pyetjet në lidhje me origjinalitetin e dokumenteve janë ngritur edhe në Ukrainë, me disa komentues që akuzojnë Rusinë për vendosjen e dokumenteve të rreme përpara kundërofensive të Ukrainës.
Dokumentet po zhduken
Pamjet e shumta të dokumenteve shpesh me cilësi të dobët janë ende duke qarkulluar në Twitter, Telegram dhe Reddit. Por origjinalet janë shumë më të vështira për t'u gjetur. Shumë prej kopjeve origjinale tani janë zhdukur nga bisedat ku u shfaqën për herë të parë. Ata që shpërndanë pamjet e ekranit në Discord, Telegram dhe Twitter ose kanë fshirë burimet e tyre ose kanë fshirë fare profilet e tyre të mediave sociale.
Një përdorues që ka ndarë më parë pamjet e dokumenteve në Discord u tha përdoruesve të tjerë se po përpiqeshin të hiqnin qafe të gjitha kopjet që kishin në telefonin e tyre. Një tjetër ishte i shpejtë për t'iu përgjigjur një lutjeje për të ndarë më shumë dokumente në forum me: "Nice try FBI".
Zhdukja e kopjeve origjinale nxiti spekulime se Pentagoni po përpiqej të detyronte platforma si Twitter për të hequr postimet që përmbajnë dokumente. Nga ana tjetër pronari i Twitter, Elon Musk u përgjigj duke thënë se ai nuk do të udhëzonte stafin e tij për të gjetur dhe hequr në mënyrë aktive dokumentet.
SERBI- Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç ka mohuar gjetjet e supozuara të agjencisë britanike Reuters se Serbia ka shitur apo synon t'i shesë armë Ukrainës,. I pyetur nga Tanjug, Vuçeviç ka theksuar se Serbia nuk i ka shitur asnjë vendi i përfshirë në luftë armë. Po ashtu ai shtoi se ata i qëndrojnë besnikë politikës së tyre për të mos u futur mes Rusisë dhe Ukrainës.
Serbia nuk i ka shitur dhe as nuk do t'i shesë armë palës ukrainase apo ruse, as vendet që e rrethojnë atë konflikt. Qëllimi i dikujt është padyshim që të destabilizojë vendin tonë dhe ta tërheqë atë në një konflikt në të cilin ne nuk do të marrim pjesë. Ne i qëndrojmë vazhdimisht politikës sonë të vendosur," tha Vuçeviç.
Sot Reuters ka publikuar një artikull të bazuar mbi dokumentet që kanë rrjedhur nga Pentagoni, ku sipas tyre Serbia i ka shtur armë Ukrainës. Dokumenti, mban titullin "Evropa|Përgjigja ndaj konfliktit të vazhdueshëm Rusi-Ukrainë", dhe rendit përgjigjen e të gjitha vendeve evropian përsa i përket kërkesës së Ukrainës për ta ndihmuar me armë dhe trajnime ushatarake. Serbia rezulton të jetë përgjigjur pozitivisht, por nuk dihet nëse bëhet fjalë për një zotim apo nëse dërgesat janë nisur drejt Kievit.
RUSI- Zëvendësministri rus, Sergei Ryabkov ka deklaruar se dokumentet që kanë rrjedhur nga Pentagoni mund të jenë duke u shpërndarë për të mashtruar Rusinë. Në një deklaratë për mediave vendase, Ryabkov tha se nuk e përjashton mundësinë që mund të jetë një rrjedhje e qëllimshme dhe se dokumentat mund të jenë të rremë.
“Ka gjasa që është interesante për dikë që t’i shikojë këto dokumente, nëse vërtetë janë dokumente ose mund të jenë të rreme, apo mund të jenë rrjedhje të qëllimshme”, tha Sergei Ryabkov për agjencitë ruse të lajmeve.
“Pasi SHBA-ja është palë në konfliktin [në Ukrainë] dhe në thelb po zhvillon një luftë hibride kundër nesh, ka gjasa që teknike të tilla po përdoren për të mashtruar kundërshtaren e tyre, Federatën Ruse”, shtoi ai.
Çfarë ka ndodhur në Pentagon?
Disa dokumente të klasifikuara të SHBA-së u shfaqën në internet muajin e kaluar në platformën e mediave sociale Discord. Në total janë zbuluar 53 dokumente dhe të gjitha janë prodhuar midis mesit të shkurtit dhe fillimit të marsit. Ato përmbajnë një gamë të gjerë informacionesh shumë të klasifikuara, duke ofruar një pikëpamje se si SHBA spiunon aleatët dhe kundërshtarët e saj. Disa nga dokumentet, për të cilat zyrtarët amerikanë thonë se janë autentike, ekspozojnë shkallën e përgjimit të SHBA-së mbi aleatët kryesorë, duke përfshirë Korenë e Jugut, Izraelin dhe Ukrainën. Të tjera dokumente zbulojnë shkallën në të cilën SHBA ka depërtuar në Ministrinë ruse të Mbrojtjes dhe organizatën mercenare ruse ëagner Group. Por ka dhe dokumente që zbulojnë dobësitë kryesore në armatimin, mbrojtjen ajrore dhe përmasat dhe gatishmërinë e batalioneve të Ukrainës në një pikë kritike të luftës.
UKRAINË- Rrjedhja e dokumenteve sekrete ka zbuluar një lëvizje të Serbisë, vendin e vetëm që nuk ka pranuar të saksionojë Rusinë për luftën në Ukrainë. Reuters shkruan se në një pjesë të dokumenteve bëhet me dije se Serbia ka rënë dakort që të armatosë Kievin. Nuk dihet nëse ka arritur që të dërgojë ndonjë ngarkesë me armë, por kjo shkresë do të ndryshojë tashmë qëndrimin e mbajtur nga Serbia dhe shpërthimin e një vale reagimesh. Dokumenti në fjalë, sipas Reuters, mban titullin "Evropa|Përgjigja ndaj konfliktit të vazhdueshëm Rusi-Ukrainë", dhe rendit përgjigjen e të gjitha vendeve evropian përsa i përket kërkesës së Ukrainës për ta ndihmuar me armë dhe trajnime ushatarake. Serbia rezulton të jetë përgjigjur pozitivisht, por nuk dihet nëse bëhet fjalë për një zotim apo nëse dërgesat janë nisur drejt Kievit. Malta dhe Austria ishin të vetmet vende që kishin refuzuar në mënyrë kategorike që të ofronin çdo lloj ndihme të kërkuar. Dokumenti mban datën 2 mars dhe shënimin ‘sekret’ që ndalon shpërndarjen e tij. Janusz Bugajski, një ekspert i Evropës Lindore me Fondacionin Jamestoën, një institut i politikës së jashtme tha se nëse ky dokument është i saktë, tregon dyfytyrësinë e Vuçiçit ndaj Rusisë ose faktin që ai është nën presion të madh nga Uashingtoni për të dorëzuar armë në Ukrainë.
Çfarë ka ndodhur në Pentagon?
Disa dokumente të klasifikuara të SHBA-së u shfaqën në internet muajin e kaluar në platformën e mediave sociale Discord. Në total janë zbuluar 53 dokumente dhe të gjitha janë prodhuar midis mesit të shkurtit dhe fillimit të marsit. Ato përmbajnë një gamë të gjerë informacionesh shumë të klasifikuara, duke ofruar një pikëpamje se si SHBA spiunon aleatët dhe kundërshtarët e saj. Disa nga dokumentet, për të cilat zyrtarët amerikanë thonë se janë autentike, ekspozojnë shkallën e përgjimit të SHBA-së mbi aleatët kryesorë, duke përfshirë Korenë e Jugut, Izraelin dhe Ukrainën. Të tjera dokumente zbulojnë shkallën në të cilën SHBA ka depërtuar në Ministrinë ruse të Mbrojtjes dhe organizatën mercenare ruse Wagner Group. Por ka dhe dokumente që zbulojnë dobësitë kryesore në armatimin, mbrojtjen ajrore dhe përmasat dhe gatishmërinë e batalioneve të Ukrainës në një pikë kritike të luftës.
Artikulli i plotë:
Serbia, i vetmi vend në Evropë që ka refuzuar të sanksionojë Rusinë për pushtimin e saj në Ukrainë, ra dakord të furnizojë me armë Kievin, sipas një dokumenti të klasifikuar të Pentagonit. Mund edhe t’i ketë dërguar armët. Dokumenti është një përmbledhje e përgjigjeve të qeverive evropiane ndaj kërkesave të Ukrainës për trajnime ushtarake dhe armë. I titulluar "Evropa|Përgjigja ndaj konfliktit të vazhdueshëm Rusi-Ukrainë", dokumenti në formën e grafikut rendit "pozicionet e vlerësuara" të 38 qeverive evropiane në përgjigje të kërkesave të Ukrainës për ndihmë ushtarake. Grafiku tregoi se Serbia refuzoi të ofronte trajnime për forcat ukrainase, por ishte zotuar të dërgonte armë. Në shkresë thuhej gjithashtu se Serbia kishte vullnetin politik dhe aftësinë ushtarake për t'i ofruar armë Ukrainës në të ardhmen.
Dokumenti mban shënimin Sekret, duke kërkuar që të ndalohet shpërndarja e tij. Ai është shkruar në datën 2 mars dhe është e stampuar me vulën e zyrës së Shefit të Shtabit të Përbashkët. Reuters nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur autenticitetin e dokumentit. Zyra e presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe ambasada e Ukrainës nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment. Pentagoni gjithashtu nuk iu përgjigj menjëherë pyetjeve të Reuters në lidhje me referencën e dokumentit për Serbinë. Qeveria e Vuçiçit ka deklaruar neutralitet në luftën e Ukrainës, pavarësisht lidhjeve të thella historike, ekonomike dhe kulturore të vendit me Rusinë.
"Nëse ky dokument është i saktë, ai ose tregon dyfytyrësinë e Vuçiçit ndaj Rusisë ose ai është nën presion të madh nga Uashingtoni për të dorëzuar armë në Ukrainë," tha Janusz Bugajski, një ekspert i Evropës Lindore me Fondacionin Jamestoën, një institut i politikës së jashtme.
Departamenti i Drejtësisë po heton rrjedhjen, ndërsa Pentagoni po vlerëson dëmin e shkaktuar në sigurinë kombëtare të SHBA.
Grafiku i Pentagonit i ndau përgjigjet ndaj kërkesave të Ukrainës për ndihmë në katër kategori: vendet që ishin zotuar të ofronin trajnime dhe armë; vendet që kishin ofruar tashmë trajnime, armë ose të dyja; vendet me aftësinë ushtarake dhe vullnetin politik "për të ofruar armë në të ardhmen".
Austria dhe Malta ishin dy vendet e vetme që shënuan “Jo” në të katër kategoritë.
Zbulimi i grafikut vjen pak më shumë se një muaj pasi dokumentet e postuara në një kanal pro-rus në aplikacionin Telegram supozohet se treguan dërgesën nga një prodhues serb i armëve të raketave Grad 122 mm tokë-tokë në Kiev në nëntor. Dokumentet përfshinin një manifest të dërgesës dhe një certifikatë të përdoruesit përfundimtar të qeverisë ukrainase. Moska tha në mars se i kishte kërkuar Beogradit një shpjegim zyrtar për dërgesat e supozuara, citoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS se kishte thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova. Prodhuesi i armëve Krusik Corp. i Valjevos refuzoi t'i ofrojë raketa ose armë të tjera Ukrainës. Vuçiç i quajti akuzat "një gënjeshtër famëkeqe".
"Ne nuk kemi eksportuar asnjë armë apo municion në Rusi apo Ukrainë," tha ai gjatë një vizite në Katar më 5 mars. Reuters nuk mund të konfirmonte në mënyrë të pavarur vërtetësinë e dokumentacionit të dërgesës të postuar në Telegram. Që nga fillimi i luftës në shkurt të vitit të kaluar, Vuçiç është përpjekur të balancojë lidhjet e ngushta me Moskën me synimin e tij për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian. Por Serbia është e vetmja pengesë midis 44 vendeve të Evropës në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.