Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
•Ditën e sotme, u zhvillua seanca paraprake për inceneratorin e Fierit. • Në seancën e sotme u paraqitën Lefter Koka dhe Alqi Bllako, të cilët përmes avokatëve të tyre paraqitën pretendimet për akuzat e ngritura nga SPAK.• Lefter Koka deklaroi në fillim të seancës se po mbahet në burg pas një denoncimi të një të çmendureje, siç e quajti ai Monika Kryemadhin. •Më pas ish-ministri ka ndjerë shqetësime kardiake dhe është larguar salla e gjyqit. Kujtojmë se prej kohësh ai ka kërkuar lirinë për shkak të problemeve me zemrën. •Koka u largua me ambulanca nga GJKKO. •Ndërkohë vazhdon gjyqi në mungesë të tij.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Alqi Bllako ka paraqitur deklarime dhe pretendimet e tij në lidhje akuzat e ngritura nga SPAK për inceneratorin e Fierit. Që në nisje të fjalës ai është deklaruar i pafajshëm, teksa ka ngritur çështjen e kompetencave të gjykatës.
"Kam kryer të gjitha procedurat ligjore. Akuza e ngritur për korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë nuk qëndron pasi në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së mjedisit, nuk mund të gjykohet si zyrtar i lartë. Kështu gjykata duhet të urdhërojë prokurorin për saktësimin e akuzës sepse pozicioni i sekretarit të përgjithshëm, nuk mund të cilësohet si zyrtar i lartë”, ka deklaruar Bllako ndërsa ka kërkuar pushimin e akuzës për shpërdorim detyre
TIRANË- Ish-ministri Lefter Koka nuk është ndjerë mirë gjatë seancës së sotme gjyqësore. Ai është larguar nga salla e seancës paraprake për inceneratorin e Fierit për shkak të shqetësimeve shëndetësore. Koka u largua nga salla pasi nuk ndihej mirë nga zemra. Ndërkohë vazhdon gjyqi në mungesë të tij.
Pak minuta më herët, ai ka folur në seancën paraprake duke e cilësuar Monika Kryemadhin si “të çmendur” ndërsa thotë se ka shërbyer me besnikëri dhe në përputhje me ligjin.
Në seancën paraprake që zhvillohet sot për Inceneratorin e Fierit, gjyqtarja Flojera Davidhi ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos, ndërkohë që më herët e njëjta kërkesë është rrëzuar edhe nga gjyqtarja Rudina Palloj, që po e gjykon çështjen e Elbasanit në seancë paraprake. Për seancën paraprake për Inceneratorin e Fierit u paraqitën edhe Lefter Koka dhe Alqi Bllako, që përmes avokatëve të tyre po paraqesin pretendimet për akuzat e ngritura nga SPAK.
TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është duke u zhvilluar gjyqi ndaj ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, në lidhje me përfshirjen e tij në aferën e inceneratorit të Fierit. Në fjalën e tij përballë trupit gjykues, Koka tha se ai ka shërbyer vendit me besnikëri dhe është i pafajshëm.
Ish-minisri i Mjedisit theksoi se prokuroria nuk mund të marrë për bazë kallëzimin e Monika Kryemadhit, të cilën e cilësoi si të çmendur.
“Si mundet një prokurori të marrë për bazë kallzimin e një të çmendure si Monika Kryemadhi dhe t’i mjaftojë për të arrestuar qytetarë te pafajshëm. Une i kam sherbyer këtij vendi me besnikëri dhe në përputhje me ligjin. Mirë unë që u dogja dhe do dënohem po gjykata duhet të qendrojë me dinjitet dhe mos të arrestojë njerëz të pafajshëm”, tha Koka.