LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Lali Eri është aksioner te hoteli"/ Dosja hetimore për drejtorët e Bashkisë Tiranë, përgjimet: Angazhohuni me zgjedhjet, ta gëzosh tenderin

• Dosja.al ka zbardhur ditën e sotme dosjen hetimore të ngarkuar ndaj drejtorit të Bashkisë Tiranë Redian Molla për 5D Konstruksion. • Nga dosja hetimore e siguruar nga Dosja.al, tregohet qartë e gjithë skema e denoncuar nga kandidati për kryebashkiak Belind Këlliçi, kundër kompanisë 5D Konstruksion, me pronar drejtorët e Bashkisë Tiranë, Redian Molla dhe Mariglen Qato. • Ndërkohë që është zbuluar dhe fakti që kanë ndërhyrë në zgjedhjet lokale të 14 majit, në favor të kryebashkiakut Erion Veliaj. • Po ashtu në doshe zbulohet një mesazh mes punonjësve të 5D Konstruksion, ku theksojnë se Erion Veliaj është aksioner i një hoteli që po ndërtohet në Durrës, bashkë me Mollën dhe Qaton. • Gjithashtu dalin në pah dhe komunikimet mes administratorit të 5D Konstruksion dhe drejtoreshës së Tirana Parking Eglantina Zere, ku bashkëpunuan në mënyrë që të skualifikonin të gjithë kompanitë e tjera për tenderin e Tirana Parking.

6 artikuj për këtë temë.

2 JAVE ME PARE

Si e mori tenderin e Tirana Parking-5D Konstruksion, drejtoresha Zere: Do e mbyllim apo doni drru. Juristja: I skualifikuam të tjerët

"Lali Eri është aksioner te hoteli"/ Dosja hetimore për
Tirana Parking

TIRANË- Dosja.al, ka zbardhur detaje se si '5D Konstruksion' ka fituar tenderat e nxjerra nga Bashkia Tiranë për drejtorinë e Tirana Parking. Në përgjimet e nxjerra nga SPAK në dosjen hetimore, tregohet mënyra se si kanë nxjerr jashtë loje kompanitë e tjera që kanë konkuruar për këtë tender, dukë përfshirë këtu dhe operatorin që ka pasur ofertën më të mirë për këtë tender. 

Po ashtu në këto përgjime janë zbuluar dhe mesazhet që administratori i 5D Konstruksion Nestori dhe drejtoresha e Tirana Parking Eglantina Zere kanë pasur me njëri-tjetrin, për marrjen e këtij tenderi. Ndërkohë që në fund, Zere i ka komunikuar Nestorit se e kanë marrë tenderin dhe e ka uruar.  

Pjesë nga Dosja hetimore:

Biseda e datës 23.09.2019.
Nestor: "O Manjola nga ajo lista qe me dërgove ti nga TP, vetëm Ndregjoni dhe Turja ka ngelur se te tjerët kishin ngatërruar Oferten...... Keto duhen pa, kur ta kesh mundësinë ti..... Letrat e atyre ja kam lene Sabrines ne USB".
Manjola: "pa merak ja shikoj unë”.
Biseda e datës 24.09.2019.
Manjola: "Nestori Ndregjonit i gjeta plote mangesi... Se kete kisha marak".
Nestori: "Aaaaaa shume mire... Shyqyr se ate kisha merak".
Manjola: "Kur te jete sabrina ne zyre...qe tja them..qe ti shkruaj”.

Biseda e datës 26.9.2019.
Manjola: "Nestori jane gati skualif neser ne 9..... Me vonoj kevin konst.... Se i kishte shum te mira letrat.... Kurse Turja kishte plot mangest (shënim: OE Kejvin Konstruksion sh.pk rezulton është operatori që ka pasur ofertën më të ulët 10,000,000 lekë).
Biseda e datës 28.9.2019
Nestori: "O Manjola taksirat e ke te shofesh edhe shpresa.al se nuk po i japin dot drejtim....Per te henen na duhet, se dje nuk e mbyllem dot".
Manjola: "ok pa merak. të mi sjelli kur të dojë Sabrina".
Në datën 04.10.2019 shtetasi Nestor Muhametilari i dërgon shtetases Manjola Bunguri një dokument, ndërsa shtetasja në fjalë i përgjigjet: "Pa merak e shikoj une ankesen".
Manjola i shkruan sërish: "Kush e ka ankesën?.... e ka Sabrina?... qe tma bej foto ne cdo flete".
Nestori: "E kam unë në foto... pa ta coj me dhe i dërgon 3 foto. (shënim: keto foto Nestorit rezulton se ja ka dërguar drejtoresha e Tirana Parking Eglantina Zere).
Manjola: "Nestori u kry ankesa... do ta japi Sabrina tani".
Nestori: "Car kishte shkruar o Manjola.. ne ankese?".
Manjola: "Nestori u lidha me te tirana parking dhe me juristin dhe kicon.... i thash qe te shtojne dhe tek ankesa... Dhe pjesen qe ka oferten gabim”.
53.3.2 Bisedat e kryera midis shtetasit Nestor Muhametllari dhe shtetases Sabrina Qama (e cila përmendet në komunikimet si më sipër), punonjëse në shoqërinë "5D Konstruksion" sh.p.k. Biseda e datës 25.09.2019.
Sabrina: "Nestor po shkoj tek Manjola ti coj dosjen te perfundoi dhe ate shkresen se me tha to punojm atje shkresen”.
Nestor: "ok".
Në datën 27.09.2019 Nestori i dërgon Sabrinës kontaktin "Kristo Zhulati Inxhinier TP mobile +355692696252".
53.3.3 Bisedat e kryera midis shtetasit Nestor Muhametllari dhe shtetases Eglantina Zere. Drejtore
e institucionit Tirana Paking të regjistruar në aparatin e telefonit me emrin Egla Zere. me nr.0692065630.
Biseda e datës 24.09.2019.
Eglantina: "Cben mo... Do e mbyllim apo doni dru".
Nestori: "Ia kam dhene Manjoles deri neser mbyllet.
Biseda e datës 30.09.2019.
Nestori: "Të vazhdoj Kico?.. të mbyll?"
Eglantina: "Ta kish mbyll qe te premten kafsha, urgjent".
Biseda e datës 04.10.2019.
Eglantina: "Mjes lal" dhe i dërgon disa foto.
Nestori: "Te gjitha faqet e ankese mi dergove? Ok. se do e shofim ne sor". (shënim: Nestori këtë foto ja dërgon Manjolës, siç është referuar në komunikimet më sipër).
Biseda e datës 28.10.2019.Eglantina: "Eshte hedhur njoftimi fituesit laf", "Besoj sot e shpall app e te ecim para".

Biseda e datës 30.10.2019.
Eglantina i dërgon Nestorit tekstin me përmbajtjen: "eshte publikuar Nj.F në sistem", më pas i shkruan: "Ecim tani,,, ta gëzosh":"
Nestori: Thank you "jeni të paparë".

53.4 Komunikimet dhe bisedat e mësipërme, të zhvilluara në kontekstin kohor të zhvillimit të procedurës së prokurimit objekt procedimi, dëshmojnë faktin se bashkimi i operatorëve ekonomikë "V.A.S Konstruksion" sh.p.k dhe "Rroku Guest" sh.p.k është favorizuar në këtë procedurë prokurimi nga vetë shtetasja Eglantina Zere, titullare e autoritetit kontraktor Tirana Parking.

2 JAVE ME PARE

"I thuaj Jonës të angazhohet me zgjedhjet"/ Përgjimet nga dosja hetimore e SPAK për 5D Konstruksion: Morën shefin nga njësia e Laprakës

"Lali Eri është aksioner te hoteli"/ Dosja hetimore për
SPAK

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore e SPAK ndaj drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, Redi Molla dhe Mariglen Qato. Në dosjen e siguruar nga Dosja.al, del një bisedë e punonjëses së 5D Konstruksion Jona Bejko me një person me emrin Arben. Jona i tregon Arbenit se i kanë kërkuar që të angazhohet me zgjedhjet e 14 majit në zonën e Laprakës në favor të kryebashkiakut Erion Veliaj. Po ashtu, Jona theksoi se këtë ia kishte kërkuar drejtori i Bashkisë së Tiranës në atë njësi. 

Pjesë nga Dosja hetimore:

36.1 Rezulton se shtetasja Jona Bejko ka pasur biseda me interes edhe me përdoruesin e numrit të telefonit celular nr.***********, i identifikuar me emrin Arben, me të cilin ka zhvilluar një sërë bisedash që lidhen me punën e saj të përditshme. Në disa shtetasja Jona Bejko flet për pronarët e shoqërisë dhe aktivitetin e shoqërisë. Kështu, në datën 07.04.2021 shtetasja Jona Bejko i shpjegon personit tjetër se: "Kanë marrë shefin tim nga njësia e Laprakës duke ditur që pronari është i shtetit dhe i kanë thënë thuaj Jonës të angazhohet me zgjedhjet...... Uaaa u habita.... Mtha shefi kshu mkan marr per ty... Ca veni imagjino.... Me u marr me ty edhe nëse punon privat......... Me bo I buze shtremet si puna ktij pronarit tim....Pfff.... Po drejtor pra... Tu mthen ky drejtori bashkise.... Ai eshte te njesia kshu...".

"Lali Eri është aksioner te hoteli"/ Dosja hetimore për
Dosja hetimore
2 JAVE ME PARE

"Plasi lufta"/ Detaje nga dosja hetimore për drejtorët e Bashkisë Tiranë: Erdhën tatimet, kapën ca gjëra që s'duhet ti shihnin

"Lali Eri është aksioner te hoteli"/ Dosja hetimore për
Foto Ilustruese

TIRANË- Dosja.al Ka zbardhur detaje të reja nga dosja hetimore e SPAK kundër drejtorëve të Bashkisë Tiranë për shoqërinë "5D Konstruksion". Në këtë dosje, zbardhet biseda që kanë pasur punonjasja Jona Bejko së bashku me një koleg të sajin po në këtë kompani, Algert Çifliku. Joana i ka treguar Algertit për një përplasje mes që u ka ndodhur te zyra, në momentin që Tatimet kanë shkuar për kontroll. Sipas saj, e gjithë ngjarja ka ndodhur në momentin që punonjësit e Tatimeve, kanë parë disa gjëra që s'duhet ti shihnin. 

Pjesë nga Dosja hetimore:

36.Gjatë hetimeve paraprake është sekuestruar aparati i telefonit celular i shtetases Jona Bejko, punonjëse në shoqërinë “5D Konstruksion" sh.p.k, për të cilin është kryer ekspertimi teknik si dhe këqyrja dhe analizimi i të dhënave të përfituara nga akti i ekspertimit. Nga këqyrja e të dhënave kanë rezultuar, ndër të tjera, bisedat si më poshtë.
Biseda e datës 06.01.2023 me shtetasin Algert Çifliku i cili punon në të njëjtën shoqëri.
Jona: "Koleg... kam lajme,,, ktej nga zyra,,, Plasi lufta,,, u grin N me J... ".
Algert: "pse u kapen".
Jona: "Se ke iden ca lufte po them... Se erdhen tatimet per kontroll ne mgjes,... Sa u hap dera... direkt pa na then asgje... U futen te zyra financës duke prek dhe hap çdo gje pa leje,, Seç kapen ca gjera qe sduhet ti shifnin”. ... “Kjo përplasi derën... Ai i tha kujt i përplas derën... Mèrr çantën ik nshpi... debile".
Algert: "do han vet kokat".
Jona: “U be nami pzz... Tshikojme si do vazhdoj seriali... Vetëm un dhe ti ec,,, Dhe po u permend nga ata lart,... Bej sikur sdi gje... Habitu".
Algert: "Sa mhehet qejfi... Sot do i takoj ata".
Jona: "Po bej sikur habitesh gjths... Se deri kur ti takosh ti besoj do e ken marr vesh ata".
Algert: "Besoj se po... rrofsh shume".
Jona: "Uu te lutem... Me trego nese ka ndonje te re".

"Lali Eri është aksioner te hoteli"/ Dosja hetimore për
Dosja hetimore
2 JAVE ME PARE

"Si i ka gjetur të gjitha"/ Dalin përgjimet pas denoncimit të Këlliçit për dosjen 5D: Le të bëjmë gam gam kot, Qato s'figuron në asnjë vend

"Lali Eri është aksioner te hoteli"/ Dosja hetimore për
Mariglen Qato

TIRANË- Detaje të reja ka zbardhur Dosja.al, nga dosja hetimore e SPAK ndaj shoqërisë 5D dhe drejtorëve të Bashkisë Tiranë. Në dosjen hetimore të siguruar nga Dosja.al, tregohet biseda mes dy punonjësve të kompanisë 5D, Manjola Bunguri dhe Jonida Hoxhaj. Të dyja këto punonjëse, kanë komentuar denoncimin e Belind Këlliçit për skemën e mashtrimin të bërë nga Mariglen Qato për të përfituar tenderat dhe lejet e ndërtimit. Teksa Jonida shpreh habi se si Këlliçi ka mësuar të gjithë skemën, Manjola thekson se Mariglen Qato nuk figuron në asnjë vend si pronar i 5D Konstruksion.   

Pjesë nga Dosja hetimore:

Në datën 26.04.2023 shtetasja Manjola Bunguri i dërgon shtetases Jonida Hoxhaj linkun me lajmin e publikuar në media në lidhje me denoncimin publik të shtetasit Belind Këlliçi për shoqërinë "5D Konstruksion" sh.p.k. Midis tyre zhvillohet biseda si më poshtë:
Manjola: Title: Syri TV on Instagram: "Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojme, Belind Kelliçi denoncoi skemën e përfitimit të miliona eurove permes tenderave dhe lejeve të ndërtimit, nga drejtori i IMT-së, në Bashkinë e Tiranes, Mariglen Qato.
Jonida: "Manjola he mi...... uaa ca d... ky".
Manjola: "Une se dija qe ishin 5... E dija 3.... Po si i ka gjet te gjtha".
Jonida: "ky eshte d... le te bej gam gam kot". Skan nje tamam... Po me beri përshtypje si i din".
Jonida: "po
Manjola:"Te gjith te PD kot jan ca di ky i... ai sfiguron ne asnje vend".

"Lali Eri është aksioner te hoteli"/ Dosja hetimore për
Dosja
2 JAVE ME PARE

Dosja 5D/ Zbardhen bisedat mes punonjësve: I joni është i dyti pas lalit, me tha të merresha me partinë te lagja 

"Lali Eri është aksioner te hoteli"/ Dosja hetimore për
Redi Molla dhe Mariglen Qato

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore në ngarkim të drejtorit të Bashkisë Tiranë, Redi Molla për dosjen 5D. Në dosjen hetimore të siguruar nga Dosja.al, zbardhen bisedat mes një punonjëse Jona Bejko dhe një personi në tretë, ku përmendet dhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Në bisedë, Jona i ka thënë bashkëbiseduesit me emrin Arben se drejtori i saj Redi Molla është i dyti pas 'lalit', pseudonim i përdorur për kryebashkiakun. Po ashtu ajo ka theksuar se Molla i ka kërkuar që te merret dhe me partinë.

Pjesë nga Dosja hetimore:

Arben: "Asgje".
Jona: "Jo mku then e mua,. Njeres nga juristet e kshu... Tu be prapaskena... Po se un rrija me juristet... Njera mbesa e njerit nga pronaret... tjetra e kishte sjell pronari... Anxhi kusho pronarit”.
Arben: "Po mke then".
Jona: “Dhe ngaqe rrija vetem me ato..... Mtha mua anen e kujt je”.
Arbeni: "Po ti ca i the".
Jona: “Sjam ne anen e askujt... Kam ardh per tbere punen,,, Po kshu si me te qeshur,....... Po mftoj dhe njeher per kafe... Qe tmerresh me partine te lagja,... I thash prandaj kam zgjedh tpunoj ne privat, qe mos i bej fresk njeriu... Po se ai i joni eshte i 2 mbas lalit".
Arban: "Si quhet ai”.
Jona: "Ta them kur flasim”.
Në datën 14.07.2023 midis shtetases Jona Bejko dhe personit me emrin Arben është zhvilluar një bisedë tjetër me interes, si më poshtë:
Jona: "E beri Jonida punen e vet.... Shkoj te pronari ja numeroj tek e tek....... Tgjitha... Dua sa me shume info tha ai qe tmos ket arsye me ky ta kundershtoj........ Dhe mua me rriti rrogen prape.... Se i tha kjo vetem Jona punon... Dhe i kishte thene mos e ver ne dijeni Nestorin fare.... Po e pa thuaj me mka then Redi".
Arban: "Si e ka mbiemrin ky Redi".
Arban: "Sa ?",
Jona: "Molla",
Jona: "80,000.... Njesoj me kte"

"Lali Eri është aksioner te hoteli"/ Dosja hetimore për
Dosja
2 JAVE ME PARE

Veliaj aksioner i hotelit? SPAK zbardh bisedën private të punonjëses së bashkisë

"Lali Eri është aksioner te hoteli"/ Dosja hetimore për
Foto ilustruese

TIRANË-CNA ka mundur të sigurojë dosjen e plotë të hetimeve ndaj kompanisë “5D Konstruksion” ku zbardhen në detaje aferat e drejtorëve pranë Bashkisë së Tiranës.

Ndër të tjera, SPAK ka mundur të zbardh bisedat mes punonjësve, të cilët konfirmojnë se Redi Molla dhe Mariglen Qato janë personat që kontrollojnë dhe drejtojnë aktivitetin e shoqërisë tregtare, janë personat që marrin vendime për largime apo punësime të punonjësve si dhe janë persona që kanë marrë përfitime financiare nga kompania në kohën që edhe drejtonin institucione të rëndësishme në varësi të Bashkisë Tiranë.

Hetimet e SPAK kanë mundur të lidhin fijet jo vetëm mes drejtorëve, por tentakulat e tyre shkojnë deri tek kupola e Bashkisë Tiranë, vetë kryebashkiaku Erion Veliaj.

Një ndër to është rasti kur një nga punonjëset bisedon me një tjetër person dhe zbulon se “5D Konstruksion” po ndërton një hotel ku aksioner mes të tjerash është edhe vetë kryebashkiaku Veliaj, përveç drejtorëve.

Gjatë hetimeve paraprake është sekuestruar telefoni celular i shtetases Jona Bejko punonjëse në shoqërinë “5 D Konstruksion” shpk për të cilin është kryer ekspertimi teknik si dhe kqyrja dhe analizmi i të dhënave të përfituara nga akti i ekspertimit.

Rezulton se Bejko ka pasur biseda me interes me një individ të identifikuar si Arban, me të cilin ka zhvilluar një sërë bisedash, që lidhen me punën e saj të përditshme. Në datën 06.01.2023 Jona Bejko i dërgon bashkëbiseduesit një foto ku duket një objekt dhe më pas midis tyre zhvillohet kjo bisedë:

Jona Bejko: Këtë hotelin po e bëjmë ne. Është aksioner pronari jonë, Lali Eri e këta. Dhe unë marr vetëm 600 mijë lekë të qelbta. Plasi lufta këtej nga zyra. U zu me shefen e financës keq fare Nestori. Ajo i përplas derën në fytyrë. Ky e përzë në shtëpi. Qr mirë që s’u rrafën se ke idenë çfarë bëri këtu. Me të thënë Nestori pra hapur fare në anën e kujt je. 

Qeveria i dha kompanisë së lidhur me Redi Mollën statusin special si investitor në hotel me 5 yje në Durrës në vitin 2021, ndërsa ai mbante postin e administratorit të një ndërmarrje të Bashkisë së Tiranës. Nuk dihet nëse është pikërisht ky hotel për të cilin punonjësja Jona Bejko zbulon se është aksioner “lali Eri”, thënë ndryshe kryebashkiaku Velia

spak aksion në bashkinë tiranë redian molla 5d konstruksion mariglen qato

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni