LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mes debateve dhe tensioneve Kuvendi zgjedh Avokatin e Popullit, Endri Shabani merr postin me firmat e socialistëve dhe Ramës

• Endri Shabani është zgjedhur 'Avokati i Popullit' me votat e socialistëve dhe vetë kryeministrit Edi Rama. Në fund të seancës së sotme, Shabani ka marrë mbështetjen e socialistëve vetëm, pasi opozita bojkotoi seancën. • Seanca plenare në Kuvend nisi me debate për shkak të zgjedhjes së Avokatit të Popullit. • Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka deklaruar në nisje të Kuvendit që dy kandudaturat që PD-ja mbështet për Avokat të Popullit janë Adriana Kalaja dhe Besim Ndregjoni. • Kreu i PD-së Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend ka deklaruar se maxhoranca po shkelmon vendimin e Komisionit të Ligjeve për të grabitur institucionin e Avokatit të Popullit. Ai tha se komisioni, i kryesuar nga një ish-ministër i mazhorancës, kishte vendosur që çdo deputet mund të firmoste vetëm për një kandidat dhe se opozita e kishte respektuar këtë vendim duke tërhequr firmat e tepërta. • Ndërkohë, Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka nxjerr listën me firmat e deputetëve të PD-së që kanë mbështetur Endri Shabanin për Avokat të Popullit. • Gjatë fjalës në Kuvend, Balla ka ironizuar dhe deputetin Flamur Noka pas përplasjes me këtë të fundit në seancë. • Në fund, Balla është shprehur se deputetët demokratë i ka bindur Ervin Salianji që të firmosin. • Ndërsa Kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, i ka thënë opozitës se e ka kthyer postin e Avokatin e Popullit në vend pune. • Manja u shpreh se do kërkojë deri në fund, të përmbyllet faza e përzgjedhjes së AP sipas raportit të Komisionit të Ligjeve, i cili ka pasur këtë bazë ligjore, kushtetutën. • Ai deklaroi se opozita ka dhënë 316 firma, të gjitha brenda afateve të caktuara. • Në lidhje me kërkesën e opozitës për të tërhequr firmat, Manja deklaroi se kjo tërheqje nuk ka efekt juridik. • Kjo pasi ajo bie ndesh me ligjin që sanksionon parimin e sigurisë juridike. • Në seancën maratontë u zhvillua edhe interpelanca e kërkuar nga Agron Shehaj. • Deputeti i opozitës kishte kërkuar një ballafaqim me kryeministrin Edi Rama me objekt diskutimi ‘në lidhje me prishjen e ndërtimeve pa vendime të formës së prerë dhe pa respektuar procedurat ligjore’. • Rama nuk u paraqit në seancë dhe ia delegoni interpelancën ministres së Brendshme Albana Koçiu. • Shehaj pretendon për selektivitet nga ana e qeverisë lidhur me përzgjedhjen e objekteve për tu prishur nga veriu në jug. • Opozitari tha se qytetarët e ndershëm janë bërë shembull dhe se ‘të pushtetshmit’ janë favorizuar duke mos u prekur nga plani për lirimin e hapësirave publike. • Në përgjigje të kërkesës së Shehajt, Albana Koçiu tha se sagën e ndërtimeve pa leje në Shqipëri e ka nisur qeveria e Sali Berishës dhe se sot qeveria Rama ndahet qartazi nga vizioni i të kaluarës.

27 artikuj për këtë temë.

5 MUAJ ME PARE

Me votat e PS-së, Endri Shabani zgjidhet Avokat i Popullit

Mes debateve dhe tensioneve Kuvendi zgjedh Avokatin e Popullit, Endri Shabani
Endri Shabani

TIRANË- Endri Shabani është zgjedhur sot Avokat i Popullit. Gjatë votimit në Kuvend, Shabani ka marrë votat e PS-së, duke u zgjedhur me 85 vota pro.

Shabani në këtë post do të zëvendësoj Erinda Ballancën, ndërkohë që mandati i tij zgjat për 5 vite.

Në momentin që do të bëhej zgjedhja e Avokatit të Popullit, Opozita ka braktisur seancën duke u larguar nga Kuvendi. /Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, kryeministri Rama shkon në Kuvend

Mes debateve dhe tensioneve Kuvendi zgjedh Avokatin e Popullit, Endri Shabani
Kuvendi

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Kuvend mbrëmjen e sotme. Momenti që Rama ka hyrë në Kuvend, ka qenë kur do të bëhej votimi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. 

Pasi është zgjedhur Endri Shabani si Avokat i Popullit, Rama është larguar nga salla./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Nis votimi për Avokatin e Popullit, opozita braktis seancën

Mes debateve dhe tensioneve Kuvendi zgjedh Avokatin e Popullit, Endri Shabani
Kuvendi

TIRANË- Votimi për të zgjedhur Avokatin e Popullit ka nisur në seancën e sotme plenare. Në momentin që do të zgjidhej Avokati i Popullit, opozita ka braktisur seancën plenare. 

Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit në Kuvend ka mbërritur dhe kryeministri Edi Rama./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

"Garantoj se nuk do ta zhvilloni kurrë më atë farsë"/ Berisha: Balla është një nga kriminelët elektoralë më të mëdhenj

Mes debateve dhe tensioneve Kuvendi zgjedh Avokatin e Popullit, Endri Shabani

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se, drejtuesi i grupit të PS-së Taulant Balla është një nga kriminelët elektoralë më të mëdhenj. Gjatë fjalës në Kuvend, Berisha i sfidoi socialistët, duke u shprehur se, kurrë nuk do të mund të zhvillojnë më një farsë elektorale, si ajo e 11 majit.

"Parafolësi është një nga kriminelët elektorale më të mëdhenj të vendit. Është një nga manipulatorët më kryesorë në bashkëpunim me kartelet e drogës, dokumentet janë të gjitha, dhe manipulatorët e votës së diasporës. Ky është realiteti. Për sa i përket pretendimeve, unë garantoj shqiptarët se kurrë më 11 maj, forcat politike e bazuar në krimin, drogën, nuk është fituese. Zgjedhjet i rrëmbeu me metodat më antiligjore dhe më antikushtetuese.

Rekomandimi i Këshillit të Europës që në Shqipëri duhet të ndahet partia nga shteti, dëshmon se në Shqipëri zgjedhjet nuk u zhvilluan midis partive, por midis shtetit partiak dhe partive politike. Mjafton ky rekomandim të dënojë me vdekje procesin zgjedhor, farsën që u zhvillua. Ndaj dhe u garantoj që s’do mund ta zhvilloni më atë farsë. Për ne, në ato premtimet, zotimet tona se do mbrojmë votën, ne ia dolëm. Por e themi këtu, kurrë më. Kurrë më. Hiqeni nga mendja!" tha Berisha./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

"Qesh se e sheh veten më pak mëkatar se..."/ Berisha në Kuvend: Gjiknuri desh vrau veten kur mamasë i humbën 8 mln euro

Mes debateve dhe tensioneve Kuvendi zgjedh Avokatin e Popullit, Endri Shabani
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se raportet dhe zgjedhjet e fundit dëshmojnë për nivelin e mbrojtjes së krimeve nga mazhoranca. Berisha iu drejtua qeverisë me akuza të ashpra, duke kujtuar humbjen e 8 milionë eurove nga ministri Damian Gjiknuri dhe duke e përshkruar incidentin si një rast që rrezikonte jetën e tij. Berisha shtoi se opozita ka përgjegjësinë dhe legjitimitetin për të përmbysur qeverinë aktuale, duke theksuar se veprimet e PS përbëjnë vazhdimësi të një regjimi të kontrolluar nga individë me interesa personale.

"Gjithashtu ky raport dhe këto zgjedhje, në njërën anë dëshmojnë se çfarë jeni në gjendje ju të bëni për të mbrojtur krimet tuaja. Damian, e ke vetë parasysh. Tani ti qesh se e sheh veten më pak mëkatar duke e krahasuar me lubistët. Jo, se lubist nuk ke qenë ti, të themi atë që është. U harrove, se kur i humbën mamasë 8 milionë euro, desh vrave veten ti. Mos hap ato kapituj se nuk kanë lidhje me zgjedhjet. Ekzakt kjo që them. Por, tani do thoni ju, tani u them unë, është radha jonë. Dhe tani ta dini mirë që është radha jonë. Dhe në mënyrë absolute për ne ju nuk keni asnjë legjitimitet.

Dhe kam bindjen më të madhe se PD dhe opozita shqiptare, do u rezervojë ju atë që u rezervohet narkoregjimeve dhe narkodiktaturave. Sa më shpejt, është në ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar, e drejta e tyre për të përmbysur Edi Ramën, dhe jo nga Lubia, por nga opozita... Ti që shkove dëshmitar aty në debatin 7-orësh. A e di si i tha atij, më shih pak në sy Ulsi, i tha Lubia. Absolutisht po. Nga e mora vesh? Po muret kanë sy, kanë veshë, ruju ti, kujdes... Kujdes se është vetëm fillimi i tregimeve të mia. U garantoj. Ku është ky Pirro Vengu? A e dini ju se në dy shtete të NATO-s nuk shkel ministri juaj? Që shkruante drejtori i arkivit se Pirro Vengu, kur e akuzova për dezertor, është ortodoks çam. Ai është zagoriot dhe ka marrë shtetësinë greke dhe duhet t’i përgjigjet shtetësisë," tha Berisha./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

"PD do rikthejë votën e lirë"/ Berisha- socialistëve: Do ju nxjerrim nga pushteti me çdo mënyrë

Mes debateve dhe tensioneve Kuvendi zgjedh Avokatin e Popullit, Endri Shabani
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha, në fjalën e tij në Kuvend, akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Rama për manipulim të procesit zgjedhor. Berisha deklaroi se shteti u përdor në mënyrë të paligjshme për të ndikuar votën, përfshirë punësime, leje ndërtimi, legalizime, falje gjobash dhe shpërndarje fondesh për pensionistët. Ai akuzoi gjithashtu administratën, patronazhistët dhe grupe kriminale për presion ndaj votuesve dhe vëzhguesve.

Sipas Berishës, raportet e OSBE/ODIHR, Këshillit të Europës dhe Parlamentit Europian përbëjnë “nekrologjinë” e procesit zgjedhor, duke treguar se shteti dhe partia janë të pandarë dhe se krimi pengon rotacionin e pushtetit. Ai theksoi se opozita nuk e njeh legjitimitetin e qeverisë dhe paralajmëroi se PD do të bëjë gjithçka për të rikthyer votën e lirë.

Lideri demokrat, Sali Berisha ngriti akuza edhe ndaj zyrtarëve dhe ministrave të caktuar, duke përmendur presion ndaj vëzhguesve ndërkombëtarë dhe lidhje të supozuara me krimin. Kryedemokrati u bëri thirrje qytetarëve të marrin në dorë çështjen e votës së tyre dhe deklaroi se opozita synon largimin e qeverisë aktuale dhe rikthimin e votës së lirë.

"Pra, si përfundim, u bëj thirrje shqiptarëve të marrin në dorë çështjen e votës së tyre. U garantoj se do bëjmë gjithçka për të përmbysur këtë regjim dhe rikthyer votën e lirë shqiptarëve. Se ju kurrë nuk fitoni zgjedhjet në qoftë se nuk do organizonit 4533 aktivitete. Se ju kurrë nuk do fitoni zgjedhjet në qoftë se nuk do falnit 2 miliardë euro gjoba dhe kamata.

Se ju kurrë nuk do fitoni zgjedhjet në qoftë se nuk do u jepnit 760 mijë pensionistëve 100 euro. Se ju kurrë nuk do fitoni zgjedhjet në qoftë se nuk do angazhonit kartelet e drogës të Pojave dhe stërpojave. Se ju kurrë nuk do fitoni zgjedhjet, po fitorja do ishte e PD, në qoftë se nuk do e shndërronit administratën në falanga të krimit.
Në qoftë se nuk do shndërronit shtetin në shtet elektoral. Ju jeni të humburit e mëdhenj dhe ne do ju nxjerrim nga pushteti me çdo mënyrë. PD do rikthejë votën e lirë!", tha Berisha./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

"Pirro Vengu ku është"?/Berisha-mazhorancës: A e dini që ministri juaj nuk shkel në dy shtete të NATO-s

Mes debateve dhe tensioneve Kuvendi zgjedh Avokatin e Popullit, Endri Shabani
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend renditi një sërë akuzash ndaj qeverisë Rama. Nga foltorja, Berisha u shpreh se i kanë shkaktuar dëme të mëdha vendit dhe kanë vjedhur paratë e shqiptarëve. Duke iu drejtuar mazhorancës, Lideri i opozitës tha se ministri i tyre, Pirro Vengu, nuk shkel në dy shtete të NATO-s.

"Ku është ky Pirro Vengu? A e dini ju se në dy shtete të NATO-s nuk shkel ministri juaj? Që shkruante drejtori i arkivit se Pirro Vengu, kur e akuzova për dezertor, është ortodoks çam. Ai është zagoriot dhe ka marrë shtetësinë greke dhe duhet t’i përgjigjet shtetësisë," deklaroi Berisha./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Berisha në Kuvend: Ishte një proces në të cilin ju përdorët banditizmin! Ai që tani fshihet pas Ballukut ‘atje’ do shkojë

Mes debateve dhe tensioneve Kuvendi zgjedh Avokatin e Popullit, Endri Shabani

TIRANË- Kreun i Partisë Demokrtaike, Sali Berisha ka deklaruar se për të ndikuar dhe manipuluar votën, "narkoregjimi" organizoi 4553 aktivitete, nga të cilat ditën e zgjedhjeve Giro D’Italia me 7 milionë euro. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha u shpreh se ky ishte një proces në të cilin shteti elektoral përdori të gjithë potencialet, burimet e tij njerëzore, burimet financiare, burimet logjistike dhe vendimarrjen në mënyrë që të blejë votën e shqiptarëve dhe të kontrollojë vullnetin e tyre.

Ai tha se u shkelmuan të gjitha parimet për zgjedhjet e drejta dhe u falën dy ditë para zgjedhjeve 2 miliardë gjoba dhe kamata. Berisha tha se u dhuruan për votë 760 mijë pensionistëve 100 euro secilit dhe u shpërndanë licenca për mbjellje kanabis, 28 mijë hektarë, kundër 200 hektarëve që parashikonte ligji.

"Për të ndikuar, manipuluar dhe mashruar votën e tyre, narkoregjimi organizoi 4553 aktivitete, nga të cilat ditën e zgjedhjeve Giro D’Italia me 7 milionë euro. Ishte një proces në të cilin pasardhësi direkt i xhelatit të diktaturës komuniste, Kristaq Rama, njeriut që firmosi varjen në litar të disidentit Havzi Nela, pasardhësit tjetër direkt, Spiro Koleka, që kërkoi futjen e tankeve studentëve arrestoi në vitin elektoral liderët e partive kryesore opozitare, apo i vuri ata në ndjekje penale. Ishte një proces në të cilin shteti elektoral përdori të gjithë potencialet, burimet e tij njerëzore, burimet financiare, burimet logjistike dhe vendimarrjen në mënyrë që të blejë votën e shqiptarëve, të kontrollojë vullnetin e tyre. Ishte një proces si kurrë ndonjëherë më parë. Falangat kriminale të patronazhistëve dhe aktivistëve të partisë së krimit, që paguhen nga qytetarët shqiptarë për shërbime, punonjës të administratës, zyrtarë, punëtorë, hajdutë, që tani janë dhe këtu, përdorën të gjithë fuqinë e pushtetit, të gjitha mjetet e pushtetit për të kontrolluar vullnetin politik të qytetarëve shqiptarë. Ishte një proces në të cilin fuqia ekzekutive e shtetit u përdor në dhjetëra e mijëra raste për punësime, leje ndërtimi, leje legalizimi, certifikata pronësie.

Ishte një proces, në të cilin duke shkelmuar të gjitha parimet për zgjedhjet e drejta u falën dy ditë para zgjedhjeve 2 miliardë gjoba dhe kamata. Ishte një proces në të cilin, u dhuruan për votë 760 mijë pensionistëve 100 euro secilit. Ishte një proces në të cilin, u shpërndanë licenca për mbjellje kanabis, 28 mijë hektarë, kundër 200 hektarëve që parashikonte ligji. Ishte një proces në të cilin, Troplinët, Çelët, Bajrët, bandat me radhë në rrethe, me hanxharët dhe paratë e krimit sollën në parlament 28 deputetë. Pra, ishte një proces që dëshmonte qartë se ju qendroni në pushtet mbi krimin monstruoz elektoral. Ishte një proces në të cilin, Altin Troplini, Poja i Skapit në mbi 100 e sa padi amnistoi në total të gjitha.

Ishte pra një proces në të cilin, ju nxorrët fytyrën e vërtetë të armiqve të votës së lirë dhe të vullnetit të shqiptarëve.
Ishte një proces në të cilin ju përdorët banditizmin, dhe që ai tani fshihet pas Lubisë, në mëshirë të Lubisë... po, po...atje do shkojë! Ai, atje do të shkojë. Ai thirri në zyrë dhe kërcënoi në mënyrë më banditeske kryevëzhguesin e zgjedhjeve, në mënyrë që të ndryshonte raportin. Ishte një proces në të cilin, ai që fshihet pas Lubisë, bëri përpjekjet më të jashtëzakonshme për të ndryshuar raportin. Ishte një proces ku vëzhguesit u testuan për heqje të akreditimit. Po ishte një proces, në të cilin ju, megjithëse ju bëtë gjithçka për ta maskuar, morët damkën përfundimtare si armiq të egër të votës së lirë." tha Berisha./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

"Mungon transparenca"/ Ligji për PPP-të, Braçe: I jepet fund kontratave 1 euro, duhet kujdes kur operohet në fushat e rendit dhe sigurisë publike

Mes debateve dhe tensioneve Kuvendi zgjedh Avokatin e Popullit, Endri Shabani
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe duke folur për projektligjin “Për koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat”, e cilësoi nismën si një garanci të rëndësishme për përmirësimin e kuadrit ligjor në këtë fushë. Nga foltorja, Braçe theksoi se askush nuk mund të pretendojë se BE kërkon mosmiratimin e këtij ligji.

Gjatë fjalës së tij, socialisti theksoi se projektiligji forcon garën e hapur dhe transparencën në dhënien e kontratave, por ngriti edhe disa vërejtje mbi fushën e gjerë të zbatimit të koncesioneve dhe PPP-ve. Braçe tha ndër të tjera se këto instrumente nuk duhet të përdoren në sektorë që lidhen me rendin dhe sigurinë publike, duke kujtuar si shembull rikthimin e prodhimit të pasaportave dhe ID-ve nën kontroll shtetëror.

"Garanci e rëndësishëm në përmbushjen e kuadrit legjislativi në këtë fushë. Nuk besoj se del dikush që të thotë BE kërkon që ky ligj të mos miratohet. Vazhdimisht kemi ngritur shqetësimin edhe këtu, e kontratave koncesioneve me vlerë 1 euro apo transferimin e pasurive publike me vlerë 1 euro. Më vjen mirë që edhe kjo pikë nuk gjendjet mirë në koncesionet. Nuk do ketë instrument të dhënies kontrata koncesionare me vlerë 1 euro. Elementi tjetër i mirë ka të bëjmë me garën e hapur për kontrata koncesionare për të shkuar te këto kontrata.

Transparenca është vlerë e shtuar në këtë fushë. Kam vërejte, e para fushë e gjerë për operimin me këto instrumente. Ligji duhet të kishte sjellë në vëmendje që me këto dy instrumente nuk operohet në fusha për rendin dhe sigurinë publike. Kemi bërë hap përpara që për prodhimin e pasaportave apo ID, e kemi në domen shtetëror dhe jo në kompani private. Së dyti gara e hapur si element kyç për definimin me kontratat koncesioneve duhet të shtrihet edhe në kontratat e PPP.

Kemi patur përvoja shumë të hidhura lidhur me transferimin e kontratave. Aeroporti i Rinasit devijoi në një konsorcium kinez. Transferimi i kontratave ka sjellë që nuk marrin maksimumin e mundshëm të përfitimeve. Edhe në shëndetësi kemi një përqendrim shumë të madh në një dy pronarë por nuk kemi marrë ndonjë përfitim që të lë pa mend. Dy definicione, vlera për paratë, risku operativ.

Mendoj se transparenca nuk është e plotë, qoftë para dhënies së kontratave koncesionare qoftë pas. Nuk kemi kontroll sinjifikativ të zbatimit të këtyre kontratave. Detyrim për pronarit përfitues të identifikueshëm. Shpesh shfaqen të fshehur dhe vijnë nga vende offshore," deklaroi Erion Braçe./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

"Prodhon më shumë plagë sociale"/ Gjekmarkaj në Kuvend: Buxheti 2026 ndan njerëzit, por bashkon përfituesit në një tryezë

Mes debateve dhe tensioneve Kuvendi zgjedh Avokatin e Popullit, Endri Shabani
Agron Gjekmarkaj

TIRANË- Demokrati, Agron Gjekmarkaj gjatë fjalë së tij në Kuvend kritikoi buxhetin e vitit 2026. Nga foltorja, Gjekamarkaj tha se buxheti i vitit të ardhshëm, nuk është gjë tjetër veçse një buxhet i porositur për interes të monopoleve dhe aspak në shërbim të qytetarëve. Demokrati tha gjithashtu se do të vototjë kundër çdo buxheti që e sheh shtetin si pronë private.

Fjala e plotë e Gjekmarkajt në Kuvend

Të nderuar kolegë deputetë, Zoti Kryetar, Të nderuar qytetar! Sot diskutojmë buxhetin e shtetit , fabulen e re propagandistike dhe zhgenjimin e ri të shqiptarve. Ky duhet të ishte dokumenti që ngjizet nga nevojat e qytetarëve. Por jo. Ky është një buxhet i porositur nga interesat e monopoleve. Është një buxhet që nuk lind nga komunitetet, por nga klientët e pushtetit. Është një buxhet që nuk ndërton zhvillim, por prodhon plage sociale. Ky është një buxhet që ndan njerzit dhe krahinat!

Ky është një buxhet qe bashkon perfituesit në një tryeze! Në këtë vend, varfëria nuk është thjesht varfëri ekonomike. Varfëria është depersonalizim, është qellim në vetvete, është mjet relativizimi i tjetrit, është raport dominimi. Është zhveshje e njeriut nga dinjiteti. Kur prindi nuk i thotë dot më fëmijës se nesër do të jetë më mirë, shuhet e ardhmja, keputet shpresa dhe pozitiviteti i nevojshem per nje shoqeri normale. Ketu eshte pika kur Atdheu te vret dhe te debon.

Familja shqiptare çdo ditë sheh të njëjtën padrejtësi dhe të njëjtin shpërfillje nga shteti. Raporti shtet individ eshte i zhveshur nga respekti, eshte dizuman. Varferia ekstreme të lë pa fytyrë. Ajo prodhon vetem nje mendim- deshperimin. Dhe ne sot kemi mijëra shqiptarë pa fytyrë përpara fëmijëve të tyre. Në këtë realitet, i varfëri bëhet më i varfër. Nga ferri i tyre ndertohet parajsa e pushtetit, arroganca e tij ! Pasuria sot shpërndahet jo sipas meritës, por sipas afërsisë me Qeverine . Kjo afersi nuk eshte simbolike virtyti por nje harte vesesh.

Oligarku bëhet më i pasur , me shperfilles , me arrogant me te zakonshmin por edhe me sherbetor ndaj pushtetit! Sepse sistemi punon për ata që janë tashmë të pasur, duke rrenuar shtresen e mesme dhe duke zmadhuar komunitetin e te varferve! Investimet publike nuk hartohen për nevojat e vendit. Ato hartohen për porosi. Aty ku dikush ka interes, aty shfaqet investimi. Ndaj rrugët me pese fishin e çmimit, të cilat ndërtohen keq realizohen aty ku ka më fitim, jo aty ku ka më shumë nevojë.

Shkollat në pergjithesi mbyllen , ndersa aty ku hapen ndodh se projekti sjell përfitim, jo aty ku fëmijët mëtojnë arsim cilësor. Spitalet modernizohen vetëm në narrativë, ndërsa pacientët trajtohen në kushte të rënda. Onkologjiku mbetet lokomotiva e kesaj drame! Korrupsioni e dëmton shoqërinë disa herë. Herën e parë kur vjedh paranë publike si shembull etik. Herën e dytë kur e prish cilësinë e çdo vepre publike si dem fizik. Rrugët prishen para se të mbarojnë.

Veprat publike degradojnë para se të hapen. Korrupsioni shkatërron realitetin e përbashkët duke ndertuar një emeruea te perbashket atë të një vendi të korruptuar. Ai po shkatërron statusin moral të deputetit shqiptar, i paaftë për t’u rrebeluar, i paafte per te dhene zgjidhje, i paafte per një portret të ndershem. Shpesh dëgjojmë se SPAK-u do ta zgjidhë problemin. SPAK heton vetëm një përqindje të vogël të korrupsionit real. Sepse problemi nuk është vetëm te drejtësia.

Problemi është te mentaliteti i stimuluar. Në këtë vend po humbet nderimi për punën e ndershme. I ndershmi shihet si i dobët dhe nui merret si model. Ndërsa ai që përfiton pa meritë shihet si i suksesshëm ai krijon trend, ndjekes, vizibilitet! Ai tenton edukatorin per femijet tane. Erich Fromm na kujtonte se shoqëria është e sëmurë kur nderon përfitimin mbi integritetin. Një plagë e madhe e shoqërisë sonë është dekulturimi i elitave intelektuale. Mësuesit, pedagogët, studiuesit dhe artistët po varfërohen. Por nuk varfërohen vetëm ekonomikisht.

Varfërohen kulturalisht, humbasin gradualisht mundesine për t’u shprehur, për të ndikuar. Po zhveshen nga autoriteti. Po margjinalizohen dhe heshtin. Pushtetet autokratike gjithmonë kanë patur një aleat të madh: dekulturimin. Sepse një shoqëri e cila e përjeton kulturën luks nuk reagon. Një shoqëri e dekulturuar nuk mbron veten. Albert Camus druhej për Francën se po të varferohej inteligjenca arrihej tek forma më e rrezikshme e tiranisë.

Mendoni Shqiperine e dale nga Otomanizmi shekullor, nga luftra dhe komunizmi, Shqiperine tranzitive sa afer ketij pohimi eshte! Në këtë klimë shfaqet edhe një retorikë tjetër. Kryeministri thotë: “Unë jam artist.” Dhe është e vërtetë. Sepse ai ka ndërtuar një skuadër artistësh të pazakontë. Artistë që nuk prodhojnë kulturë, por prodhojnë fasada. Artistë që nuk krijojnë vepra, por skenarë. Artistë që nuk ndërtojnë institucione, por ndërtojnë iluzione. Artistë ku njëri është më kreativ se tjetri në shpikjen e mënyrave të reja të zhvatjes. Artistë që këndojnë si bretkocat e Aristofanit këngën e korrupsionit!

Në aftësinë për të shndërruar paligjshmërinë në normalitet ata shfaqen si gjeni, të denjë për Nobel! Në talentin për të maskuar dështimin me genjeshtra janë magjistare! Ata nxjerrin flake nga goja e nga kudo! Kështu u ngrit monumenti i korrupsionit. U ngrit monumenti i shtetit të privatizuar. U ngrit monumenti i triumfit të klientelizmit. U ngrit monumenti i boshatisjes së Shqipërisë. Ky është arti sublim i këtyre artistëve të pushtetit. Arti për t’i larguar shqiptarët.

Arti për t’i bërë të rinjtë të padukshëm. Arti për ta kthyer vendin në një instalacion bosh prej njerëzve. Në një shoqëri të varfër dhe të dekulturuar, liria nuk mbijeton. Liria nuk jeton në një vend ku shumica lufton për bukën e gojës. Liria nuk jeton as në një vend ku kultura hesht dhe intelektualët varfërohen. Ky buxhet nuk është buxhet i shtetit. Është buxhet i porosisë. Është buxhet i interesave. Është buxhet i një filozofie që nuk njeh personalitetin e njeriut, por njeh vetëm përfitimin nga depersonalizuesit! Unë nuk votoj kundër shifrave. Unë votoj kundër filozofisë që ato përfaqësojnë. Kundër varfërisë së programuar.

Kundër dekulturimit të qëllimshëm. Kundër korrupsionit të institucionalizuar. Kundër modelit që e quan të ndershmin të parëndësishëm dhe të padrejtin të suksesshëm. Unë votoj për punën e ndershme. Për shansin e barabartë. Për kulturën si mbrojtje të shoqërisë. Për qytetarin që meriton dinjitet dhe jo depersonalizim. Arsyen e keni humbur prej kohësh, duke prishur rregullat e lojës demokratike. Keni humbur edhe mëshirën ndaj të ngjashmeve. Babëzia është bërë shtëpia juaj. E keni gjetur paqen brenda saj, por ajo është iluzive.

Barku i babëzisë është prej lastiku, vetëm zgjerohet, nuk është prej mermeri. Sa më shumë mbushni vetes gropën e interesave personale, aq më shumë boshatiset shpirti i këtij vendi dhe fryma e komunitetit. Votoj kundër çdo buxheti që sheh shtetin si pronë private dhe qytetarin si peng. Votoj kunder zellit tuaj militant per te mbrojtur cdo marrezi e poshtersi! Votoj kundër hajduteve , kopukëve dhe teveqelave që i kanë zënë frymë gjithçkaje. Votoj kunder te forteve qe e bene Shqiperine të dobet dhe flas per te mbrojtur dinjitetin e një Republike që po shuhet! Faleminderit./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

"Pusho"/ Balla i kthehet keq Shehajt: Shko fërkohu me Lulin, e di shumë mirë ai si i sillje çantat ti

Mes debateve dhe tensioneve Kuvendi zgjedh Avokatin e Popullit, Endri Shabani
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është përplasur me Kreun e Partisë Mundësia, Agron Shehaj gjatë seancës të sotme parlamentare. Balla iu drejtua Shehjat duke i thënë të shkojë të merret me Lulzim Bashën.

"Pusho ti njëherë, ty s’të kam në refene. Shko merru me Lulin, fërkohu me Lulin, e di shumë mirë Luli si i sillte çantat. Më e mua do merresh ti? Uhuuu!“, u shpreh Balla./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Berisha bllokon foltoren, Manja ndërpret seancën plenare: 5 minuta pushim 

Mes debateve dhe tensioneve Kuvendi zgjedh Avokatin e Popullit, Endri Shabani
Ulsi Manja

TIRANË- Seanca plenare ditën e sotme është ndërprerë sërish. Këtë herë shkak për ndërprejen është bërë bllokimi i foltores nga Kryedemokrati Sali Berisha, pasi ka kërkuar fjalën në Kuvend për replikë. 

Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka refuzuar që t'i japë fjalën, ndërkohë që me kërkesë të kreut të grupit demokrat, seanca është ndërprerë për 5 minuta./Dosja.al

 

5 MUAJ ME PARE

"Kush iu detyroi të firmosni?" Manja i kthehet opozitës: E keni kthyer Avokatin e Popullit në vend pune

Mes debateve dhe tensioneve Kuvendi zgjedh Avokatin e Popullit, Endri Shabani
Ulsi Manja

TIRANË- Kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, i ka thënë opozitës se e ka kthyer postin e Avokatin e Popullit në vend pune. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Manja u shpreh se do kërkojë deri në fund, të përmbyllet faza e përzgjedhjes së AP sipas raportit të Komisionit të Ligjeve, i cili ka pasur këtë bazë ligjore, kushtetutën.

Ai deklaroi se opozita ka dhënë 316 firma, të gjitha brenda afateve të caktuara. Në lidhje me kërkesën e opozitës për të tërhequr firmat, Manja deklaroi se kjo tërheqje nuk ka efekt juridik. Kjo pasi ajo bie ndesh me ligjin që sanksionon parimin e sigurisë juridike. 

"Unë e kuptoj se gjithçka që u tha deri tani është qëndrim dhe arsyetim politik. Kjo nuk do të thotë se arsyetimet politike mund të mbivendoset mi ato ligjore dhe procedurale. Unë jam këtu për të kërkuar deri në fund të përmbyllet faza e përzgjedhjes së AP sipas raportit të Komisionit të Ligjeve, i cili ka pasur këtë bazë ligjore, kushtetutën. Kemi shpallur afatin 20 ditor që është shprehja e interesit, pas 20 ditësh kemi marrë 26 kandidatura, pastaj i kemi verifikuar. Më 12 dhe 13 nëntor komisioni i ka dëgjuar të 26 kandidatët. Meqë 17 nëntor komisioni ka miratuar listën me 26 kandidatë që sipas vlerësimin plotësonin kushtet për të qenë kandidat.

Kemi thënë që deri më 2 dhjetor kandidatët të mbledhin firmat. Është e vërtetë vendimi që një deputet mbështet vetëm 1 kandidat. Ua thashë por nuk më dëgjuat. Dhatë 316 firma. Nëse do kishit zbatuar atë që u thashë unë, iu do të kishit sjellë në kuvend 1 kandidat e gjysmë. Pse i dhatë 316 firma? U detyroi kush me zor? Jo. Se ka një pretendim se ne i kemi dhënë përpara data 17 nëntor. Komisioni i Ligjeve nuk është prokurori, nuk bën hetime.

Në letra të gjithë firmat janë dhënë brenda afateve. Është e vërtetë që në seancën e datës 9 dhjetor kur ne miratuam këtë raport me 6 kandidatët për AP, ju keni sjellë një kërkesë ku thoni që tërhiqni mbështetjen për të gjithë kandidatët. Komisioni tha, firmat i keni tërhequr përtej afatit 2 dhjetor të vendosur nga komisioni. Kjo tërheqje nuk ka efekte juridike sepse bie ndesh me ligjin që sanksionon parimin e sigurisë juridike. Nëse ju firmosni në mëngjes dhe tërhiqeni në darkë, shteti shkon në kaos juridik. E tundën rregulloren e kuvendit e bëtë copa. Mos e ngatërroni kekun me byrekun. Thoni sot se duhet konsensus politik. Jua dhamë konsensusin, ju dhamë listën mbështesni kë të doni," tha Manja./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Avokati i Popullit/ Manja ironizon PD: Unë nuk e di kush është lepuri i Surrelit, as ujku i Cërrikut

Mes debateve dhe tensioneve Kuvendi zgjedh Avokatin e Popullit, Endri Shabani
Ulsi Manja

TIRANË- Kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja ka ironizuar deklaratat e deputetëve të PD-së ditën e sotme mbi zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Deputetët demokratë kanë quajtur kandidatin Endri Shabani si lepur të Surrelit. Ndërkohë që Manja është shprehur se nuk e di kush është lepuri i Surrelit apo ujku i Cërrikut. 

"Ju thoni nuk votoni lepurin e Surrelit, unë në këtë listë nuk e di kush është as lepuri i Surrelit as ujku i Cërrikut. Ju tani doni të zhbëni gjithë procesin për të mbledhur firmat në kafe. Tani ndajeni mendjen jeni opozita e Shqipërisë apo partia e klubit?" tha Manja. /Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

PD tërhoqi firmat për kandidatët dhe kërkoi tërheqjen e projektvendimit! Mazhoranca rrëzon kërkesën, Avokati i Popullit do të zgjidhet sot

Mes debateve dhe tensioneve Kuvendi zgjedh Avokatin e Popullit, Endri Shabani
Foto nga Kuvendi

TIRANA- Mazhoranca ka rrëzuar kërkesën e opozitës për të hequr nga rendi i ditës votimin për Avokatin e Popullit. Me 77 vota kundër, 30 pro dhe një abstenim, Kuvendi vendosi që procesi të vijojë sipas planifikimit dhe që zgjedhja e Avokatit të Popullit të zhvillohet gjatë seancës së sotme.

“30 vota pro heqjes nga rendi i ditës, 77 vota kundër, 1 abstenim. Pra me 77 vota kundër mbetet në rendin e ditës projektvendimi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit”, tha kreu i Kuvendit, Niko Peleshi.

 

5 MUAJ ME PARE

"Me firmat e PD dhe votat e PS"/ Redi Muçi: Do të dalim nga seanca me Endrit Shabanin Avokat Populli

Mes debateve dhe tensioneve Kuvendi zgjedh Avokatin e Popullit, Endri Shabani
Redi Muçi

TIRANË- Deputeti i Lëvizjes Bashkë Redi Muçi ka ironizuar debatin e sotshëm në Kuvend në lidhje me zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Muçi u shpreh se sot do të dalin nga Kuvendi me Avokat Populli Endri Shabani me firmat e PD dhe votat e PS. Në fund Muçi iu ka bërë nga një pyetje dy grupeve parlamentare më të mëdha në Kuvend në lidhje me Endri Shabanin. 

"Zoti ministër foli për seriozitet, por për mendimin tim nuk ka gjë më qesharake sesa që kemi 2 orë e 120 minuta ku burra e gra zihen për Endri Shabanin për një njeri që deri më parë i binte gjoksit si tribuni i partive të reja që po luftonte kundër sistemit të kalbur të politikës. Mesa duket sot nga kjo sallë do të dalim me Avokat Populli Endri Shabani me firmat e PD dhe votat e PS. Kur e quani lepur të Surrelit, pse i hodhët firmat? Për PS, si e ëmbëlsuat Endrit Shabanin, ose më mirë si iu ëmbëlsoi ai juve që do të zgjidhni Avokat të Popullit," tha Muçi./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Avokati i Popullit/ Strazimiri: Mazhoranca po përjashton rregullat për kandidatë të paplotësuar

Mes debateve dhe tensioneve Kuvendi zgjedh Avokatin e Popullit, Endri Shabani
Gent Strazimiri

TIRANË- Deputeti demokrat Gent Strazimiri kritikoi procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, duke e konsideruar atë të paligjshëm dhe në shkelje të rregullores së Kuvendit. Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, Strazimiri u shpreh se kandidatët për këtë pozicion nuk kishin marrë mbështetjen e nevojshme nga 28 deputetë, që është kriteri kryesor për propozimin e tyre.

Strazimiri kritikoi mazhorancën për manipulim të rendit të ditës dhe shkelje të procedurave parlamentare, duke i rikujtuar asaj rëndësinë e respektimit të nenit 72 të rregullores së Kuvendit dhe parimeve të transparencës dhe ligjshmërisë në funksionimin e institucioneve.

"Mbledhja e Komisionit të Ligjeve është dokument parlamentar. Mbledhja e Komisionit të Ligjeve zoti Manja tha, keni çuar letër, e kam parë në lajme, Niko Peleshi nuk ma ka sjellë në komision të ligjeve. Këtu filloi diskutimi. Në një kohë që në mbledhjen paraardhëse pikërisht për këtë punë dhe e keni dokument parlamentar, komisioni përgjegjës që merret me këtë punë, filtri përpara se të kalojë në seancë. Firmat e mbledhura para datës 17 nëntor nuk konsiderohen propozim. Tani fillon momenti e procesi i mbledhjes së firmave. Dakord? Pati dhe një debat, ku e di unë kur e kam marrë firmën e kur ja ke dhënë, kur s'ja ke dhënë. Të kisha vdekur unë, edhe mund të ishte kjo histori. Po në momentin kur unë jam aty dhe të them që nuk ja kam dhënë firmën, cilido prej këtyre dhe ta ka sjellë me shkrim ty, ti ke pasur detyrimin t'i thuash komisionit të ligjeve që ke një problem te kriteret formale.

Këta kandidatë i ke pa firma. Jemi këtu, flasim, nuk kemi propozuar asnjë. Propozimi, nuk merret në kafe. Propozimi është një akt formal që bëhet në një moment të caktuar, me një shkresë të caktuar, të cilën ju nuk e dispononi, nuk e keni sepse ne s'e kemi bërë. Nga ky moment, në momentin kur ti ti verifikon faktin që ata nuk plotësojnë kriterin formal kryesor, mbështetjen e 28 deputetëve, nuk duhet të ishte futur fare në séance. Po ta zëmë se, ta zëmë se, siç lëviz kokën ti, janë dhënë ato firma, i nder Çimi Doks Boru, ë, bëri dhe, ë, akuzën për opozitën e të tjera e të tjera me radhë, ka një gjë shumë e qartë rregullorja. Neni 71 i rregullores thotë propozimi i amendamenteve dhe i kapër komisionin përgjegjës. Neni 72 të thotë se kur tërhiqet nismëtari i projektligjit ose i projekt-vendimit, mund ta tërheqë projektin e tij deri në çastin kur ai nuk është votuar në parim në seancë plenare.

 Tan, parlamenti operon vetëm me dy terma, miraton këtu projektligje ose projekt-vendime, nuk ka një të tretë. Në pikën 18 të rendit të ditës, të lutem lexoje. Ke shkruar projekt-vendim, hap thonjëza, për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Edhe sikur të ishin të vërteta të gjithë këto pallavra që thatë deri tanii, rregullorja, neni 72 të thotë, pikën 18 të rendit të ditës nuk mund ta shfrytëzosh, sepse janë tërhequr nismëtarët dhe në qoftë se do të ishin nismëtarë. E ke shkruar projekt-vendim. Neni 72 i rregullores nuk ka nevojë për interpretim këtu. Ke projekt-vendim, janë tërhequr nismëtarët që nuk kanë qenë kurrë. Ti sot këtu nuk mund t'i thuash seancës nëse ky fakt është i vërtetë apo jo. Është, ekziston, ti e di, ke pasur njoftim, nuk ke kryer detyrën për t'ia përcjellë shkresën zyrtarisht Komisionit të Ligjeve. E ke, e ke dhe në relacion. Ti sot këtu nuk mund të thuash unë nuk di se ç'bëhet. E ke regjistruar këtu si projekt-vendim. Jemi këtu dhe po të themi, nuk e kemi propozuar kurrë. Po dhe nëse mendon se ka ndonjë paqartësi, ne tërhiqemi, ti nuk mundesh dot ta hedhësh më në seancë këtë sot. Nuk të lejon rregullorja Niko. Kaq," tha Strazimiri./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Avokati i Popullit/ Boçi: Deputetët kanë të drejtë të tërheqin firmat e tyre nëse nuk ka kaluar në seancë plenare

Mes debateve dhe tensioneve Kuvendi zgjedh Avokatin e Popullit, Endri Shabani
Luçiano Boçi

TIRANË- Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka deklaruar se termi “konsensus” nënkupton një marrëveshje politike ku kandidati për Avokatin e Popullit propozohet nga opozita. Gjatë fjalës në Kuvend, Boçi tha se mazhoranca po vazhdon në mënyrë të paligjshme një proces me kandidatë që nuk kanë më mbështetjen e nevojshme me firma.

Në fjalën e tij, Boçi i është referuar nenit 72 të rregullores së Kuvendit, i cili u jep të drejtë deputetëve të tërheqin firmat e tyre për çdo çështje për sa kohë ajo nuk ka kaluar për diskutim në seancë plenare.

"Ju përmendët fjalën konsensus, zoti kryetar. Dhe shumë veta këtu që kanë përvojë politike e dinë shumë mirë ç'është konsensusi. Nuk është unë ta hodha dhe ti ma hodhe. Ti ma solle dhe unë s'ta solla. Është marrëveshje politike. Dhe në bazë të kësaj marrëveshje, konsensus politik, avokatin e popullit e propozon opozita, e propozon Partia Demokratike. Kështu ka ndodhur dhe kështu është fjala konsensus. Pse e shtrembëroni? Por, meqënëse ju kapeni pas atij propozimi nga deputetët e Partisë Demokratike. Ju, jua paraqiti saktë zoti Bylykbashi, neni 72, ku të gjithë deputetët kanë të drejtë të tërheqin firmat e tyre derisa nuk ka kaluar në seancë plenare.

E doni precedentin? Po. Para dy ditësh, në mbledhjen e Komisionit të Arsimit, ishte depozituar në rendin e ditës, në dokumentat parlamentare, kërkesa e zonjës Kushi për ndryshime në ligjin mbi të drejtat e autorit. Me të drejtën e saj si deputete, zonja Kushi e ka tërhequr nga diskutimi në komision, sepse nuk ka ardhur në seancë. Dhe tërheqja është pranuar.

Megjithëse e miratuar në rendin e ditës, është miratuar nga mua si kryetar i komisionit. Po pse mo? Ne kemi dy palë deputetë? Deputetë që kanë të drejta sipas rregullores dhe janë në krahun këtu, dhe deputetë që nuk kanë të drejta sipas rregullores që janë në krahun këtu? Doni precedent ju? Ja ky është precedenti. I qartë dhe i lexueshëm. Kështu që mos bëni lojra, mos u paraqitni sikur këtu na e hodhët, paske dalë ju të mençur. Qartazi ju po shqyrtoni një proces me kandidatë që nuk kanë firma, sepse deputetët e Partisë Demokratike ta kanë depozituar dhe është, jo vetëm e drejta jote, është detyra jote të interpretosh rregulloren. Se sa herë do të dalësh nga situata të vështira thua, jam unë që e interpretoj rregulloren. Interpretoje pra! Janë tërhequr," tha Boçi./Dosja.al 

5 MUAJ ME PARE

Avokati i Popullit/ Balla ironizon Nokën: Ua mbushi mendjen Salianji të firmosni!

Mes debateve dhe tensioneve Kuvendi zgjedh Avokatin e Popullit, Endri Shabani
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka nxjerr listën me firmat e deputetëve të PD-së që kanë mbështetur Endri Shabanin për Avokat të Popullit. Gjatë fjalës në Kuvend, Balla ka ironizuar dhe deputetin Flamur Noka pas përplasjes me këtë të fundit në seancë. Në fund, Balla është shprehur se deputetët demokratë i ka bindur Ervin Salianji që të firmosin.  

"Mendoj se shpreh vlerësimin e deputetëve në këtë sallë se e sotmja është një seancë shumë e rëndësishme. Kjo është një nga çështjet më të rëndësishme pasi dalim para popullit shqiptar me një buxhet, më të madhin në histori dhe plot të mira për ata që na kanë dhënë nderi ti përfaqësojmë në Kuvend. Edhe ju keni seancë të rëndësishme, por serioziteti juaj për kauzat e lëna rrugës janë tallje, si kjo që bëtë sot. Sot ka një debat të rëndësishëm për raportin e OSBE/ODHIR… ju talleni me kauzat që nisni, talleni me kërkesën tuaj për raportin e OSBE/ ODHIR, interpelancën. Si thatë, si thatë? Se folët për lepurin, kush janë këta? Të të fyejë ky, i vetmi Flamur që nuk di ku është ngritur flamuri është fundi i botës. ‘Këta i ka bindur Ervin Salianji’ edhe hallin e brendshëm të partisë suaj na i sollët këtu," tha Balla./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Tensione në Kuvend, ndërpritet seanca për 10 minuta

Mes debateve dhe tensioneve Kuvendi zgjedh Avokatin e Popullit, Endri Shabani
Kuvendi

TIRANË- Seanca plenare në Kuvend është ndërprerë pas disa tensioneve në sallë. Tensionet kanë ardhur mes kreut të grupit socialist Taulant Balla dhe deputetit demokrat Flamur Noka. 

Pasi Noka iu drejtua me fjalët 'injorant', Balla kërkoi që deputeti demokrat të përjashtohet nga Kuvendi.  

Noka: O injorant.

Balla: Ky zotëria duhet të dalë përjashtë, unë e ndërpres fjalën. Derisa të dalë ky jashtë.

5 MUAJ ME PARE

Balla përplaset me Nokën, deputeti demokrat: O injorant. Socialisti: Të dalë jashtë

Mes debateve dhe tensioneve Kuvendi zgjedh Avokatin e Popullit, Endri Shabani
Kuvendi

TIRANË- Seanca plenare në Kuvend është përfshirë nga debatet ditën e sotme. Teksa kreu i grupit socialist Taulant Balla ka marrë fjalën, është përplasur me deputetin demokrat Flamur Noka.

Pasi Noka iu drejtua me fjalët 'injorant', Balla kërkoi që deputeti demokrat të përjashtohet nga Kuvendi.  

Balla: Njëri i bie patkoit, e tjetri gozhdës. Asnjeri nuk ka sqaruar se përse kjo çështje duhet të ikë nga rendi i ditës. Dëgjova batuta, tallje, njëri fliste për lepuj, por po hytë te lepujt duhet të flisni edhe për zagarët. Se lepurin në pritë e nxjerr zagari. Po i hytë këtij diskutimi bujrum se do t’ju lexoj unë listën.

Noka: O injorant.

Balla: Ky zotëria duhet të dalë përjashtë, unë e ndërpres fjalën. Derisa të dalë ky jashtë.

5 MUAJ ME PARE

Avokati i Popullit/ Bylykbashi: Asnjë kandidaturë nuk është e ligjshme

Mes debateve dhe tensioneve Kuvendi zgjedh Avokatin e Popullit, Endri Shabani
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Deputeti Oerd Bylykbashi ngriti disa probleme procedurale mbi procesin e përzgjedhjes së Avokatit të Popullit, duke deklaruar se të gjitha firmat dhe propozimet për kandidatët janë tërhequr zyrtarisht. Gjatë fjalës në Kuvend, Bylykbashi tha se rregullorja e Kuvendit i jep të drejtë deputetëve të tërheqin nismat në çdo moment para votimit në parim. Në fund të fjalës së tij, Bylykbashi theksoi se çdo zgjedhje e njëanshme do të krijonte probleme serioze kushtetuese dhe do të binte ndesh me kërkesat e Bashkimit Europian.

"Rregullorja ia jep të drejtën deputetit që të tërhiqet nga projektligji, nga projektvendimi, nga projektrezolutat dhe nga kandidaturat në çdo moment. Për analogji ju citoj nenin 72. Nismëtari i projektligjit ose projektvendimit, që mund të jetë dhe një deputet i vetëm, mund ta tërheqë projektin e tij deri në çastin kur ai nuk është votuar në parim në seancë plenare. Jo vetëm kaq, po mbi bazën e vendimit të Komisionit të Ligjeve të datës 17 nëntor, i cili në fund fare e thotë fare qartë që një deputet mund të firmosë vetëm për një kandidat, me datë 5 nëntor është bërë tërheqja zyrtare e të gjitha firmave dhe e të gjithë propozimeve për të gjithë kandidatët. Që do të thotë, asnjë kandidat sot nuk ka qëndrim të ligjshëm përpara kësaj salle plenare.

Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë që në përputhje me nenin 119, kjo tërheqje është bërë përpara vlerësimit përfundimtar që parashikon neni 111 i rregullores për kandidatët nëse i kanë firmat apo jo. Kur më datë 9 dhjetor, pra dy ditë më përpara, komisioni i ligjeve ka shqyrtuar kandidatët, në atë moment nuk ka patur më asnjë kandidaturë të ligjshme. Të gjithë kanë qenë me propozim të tërhequr, me firma të tërhequra. Në rastin konkret Endri Shabanit i është bërë e qartë ditën që ka marrë firmën, që në rast se ai do të do të shkojë përpara duke përdorur firmat e opozitës, por votat vetëm të mazhorancës, atij do t'i tërhiqet mbështetja. Kështu që qëndron ajo kërkesë që kemi bërë. Rikthehem tek procesi. Ju paralajmëroj gjithashtu diçka. Bashkimi Evropian nuk e mbështet nxitimin tuaj në këtë moment. Nuk mbështet as kandidaturë politike. E për rrjedhojë, janë të gatshëm të presin më shumë kohë derisa ky parlament të mbledhë firma në mënyrë konsensuale, një proces konsensual me një avokat populli i cili i qëndron në mënyrë të denjë atij funksioni. Rikujtoj edhe njëherë, dy herët e fundit, avokati i popullit në vitin 2010 ka qenë i kompromis politik në mbyllje të asaj, ju e mbani mend darkën e famshme të Krokodilit, kur kryeministri Berisha ia ofroi me një kusht të vetëm.

Me një me një kusht të vetëm. Mos të jetë persekutor politik, po të jetë dikush kushdo tjetër. E përzgjodhët në selinë e Partisë Socialiste avokatin e popullit Totozani. Në vitin 2017 ka qenë sërish marrëveshje politike që ta kishte opozita. Pra, është traditë e mirëvendosur, të cilën e keni konfirmuar ju në fund të sesionit që shkoi. Unë ju ftoj dhe njëherë t'i rikthehemi këtij procesi, në këtë përndryshe, avokati i popullit do të jetë me një cen thelbësor kushtetues, i zgjedhur pa propozim zyrtar nga deputetët e për rrjedhojë, juve do t'ju vinin pikëpyetje kushtetuese, ligjore avokatit të ardhshëm të popullit. Kështu që, ju ftoj edhe mos të përplasemi, nuk do të njihet si përputhje me kërkesat e Bashkimit Europian, për këtë jua siguroj. Kështu që më mirë të bëjmë një proces, të gjejmë rrugën ne të mblidhemi, të vendosim firmat mbi kandidatët dhe më pas të fillojmë procesin e votimit," tha Bylykbashi./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

"Keni vendosur të vidhni Avokatin e Popullit", Shehaj akuza qeverisë në Kuvend: Pse nuk ka ardhur Rama? Ndërkombëtarët kanë frikë se mos vidhni kreun e SPAK

Mes debateve dhe tensioneve Kuvendi zgjedh Avokatin e Popullit, Endri Shabani
Agron Shehaj

TIRANA- Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj akuzoi sot qeverinë se po përpiqet të ndikojë në përzgjedhjen e kandidatit të opozitës për Avokatin e Popullit. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Shehaj vuri në dukje se gjatë seancës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku po përzgjidhet kreu i ri i SPAK, salla është mbushur me ambasadorë dhe përfaqësues të ndërkombëtarëve, të cilët sipas tij ndodhen aty për të monitoruar procesin dhe për të parandaluar çdo presion të mundshëm nga qeveria.

Shehaj kërkoi gjithashtu sqarim për mungesën e kryeministrit Edi Rama në sallë, në lidhje me interpelancën e kërkuar ndaj tij.

Agron ShehajPavarësisht qëndrimeve qesharake, është e qartë që Avokati i Popullit i takon opozitës. Është e qartë qe keni vendosur ta rrëmbeni dhe kjo nuk është cudi. Tani që nëse flasim, në një sallë tjetër po vendoset kreu i ri i SPAK dhe aty janë mbledhur të gjithë ambasadorët, nuk ka vend për gazetarët sepe kanë frikë se ju rrëmbeni dhe kreun e ri të SPAK. Iamgjinoni cfarë poshtërimi po ju bëjnë ambasdorët. Ftojmë kolegët opozitaër ta pranojmë se nuk kem icfarë të bëjmë, e kanë vendousr ta rrëmbejnë.

Kam kërkuar interpelancë, ju kemi pyetur nëse do të jetë apo jo kryeministri dhe nuk më keni dhënë përgjigje. Nëse nuk është kryeministri kërkon që interpelanca të shtyhet. Praktika juaj për tiu shamngur ballafaqimit është në kundërshtim me rregulloren. Cfarë kuptimi ka të delegojë një mnistre?

5 MUAJ ME PARE

"Lepuri i Surrelit nuk merr asnjë firmë"/ Berisha: Ju po shkelmoni vendimin e Komisionit të Ligjeve për të grabitur Avokatin e Popullit

Mes debateve dhe tensioneve Kuvendi zgjedh Avokatin e Popullit, Endri Shabani
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi mazhorancën se po shkel vendimin e Komisionit të Ligjeve për të favorizuar kandidatin e saj në procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha tha se komisioni, i kryesuar nga një ish-ministër i mazhorancës, kishte vendosur që çdo deputet mund të firmoste vetëm për një kandidat dhe se opozita e kishte respektuar këtë vendim duke tërhequr firmat e tepërta.

Kryedemokrati e quajti veprimin e mazhorancës akt të turpshëm dhe të ulët, duke e akuzuar për tentativë grabitjeje të postit të Avokatit të Popullit.

"E keqja banale e kombit jeni ju. E keqja banale e kohës jeni ju. Pse i them këto? Ky parlament ka një Komision Ligjesh, këtë Komision Ligjesh e kryeson një ish-ministër i juaj. Në garën e Avokatit të Popullit, një ditë ky mbledh komisionin dhe vendos në mënyrë të diskutueshme, me të drejtë apo pa të drejtë, nuk mund të them, që për kandidatët për Avokat të Popullit do ketë deputeti të drejtë vetëm për një firmë. Ky është një vendim i një komisioni, që ligji dhe Kushtetuta e ngarkon për shqyrtimin dhe për organizimin e procedurës së votimit të Avokatit të Popullit. Ai është kryetar komisioni. Tjetër puna se e keqja banale e shndërron atë në hiç.

Ne zbatuam vendimin e Komisionit të Ligjeve. Në përputhje me vendimin e Komisionit të Ligjeve, ne bëmë shkresën dhe tërhoqëm të gjitha firmat. Dhe, thashë edhe njëherë, deputeti mund të vendosë një firmë për një kandidat, për të tjerë mund të vendosë shumë, por vendimi i Komisionit të Ligjeve ishte i qartë, nuk pranohen sepse janë vendosur firma, i njëjti deputet ka firmosur disa kandidatë. Tani ju, meqenëse duhej patjetër që ai zoti Këlliçi e quajti Lepuri i Surrelit, por unë do ta quaj opozita që duam, kishte marrë firma, tani përmbysni vendimin. Po përmbysni vendimin e Komisionit të Ligjeve, vendimin tuaj, shkelmoni mbi veten tuaj, vetëm e vetëm që të grabisni Avokatin e Popullit.

Ne kemi qenë luajalë me ligjin. Komisioni i Ligjeve vendosi që nuk mund të ketë më shumë se një të drejtë për një kandidat çdo deputet. Në respekt të saj, ne tërhoqëm firmat. Dhe ju vazhdoni tani, sepse ju e dini se Lepuri i Surrelit nuk merr dot asnjë firmë. Jo, nuk i merr dot. Dhe shikoni se ç’bëni, i bëni edhe atij kukumalen në qafë për të realizuar një akt të turpshëm.
Bëjeni, por është një gjë shumë e ulët," tha Berisha./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Avokati i Popullit/ Këlliçi: PD nuk merr pjesë në këtë farsë. Kandidaturat tona janë Adriana Kalaja dhe Besim Ndregjoni

Mes debateve dhe tensioneve Kuvendi zgjedh Avokatin e Popullit, Endri Shabani

TIRANË- Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka deklauar se PD ka tërhequr firmat e saj për të 26 kandidaturat në garë për Avokatin e Popullit, duke e cilësuar procesin një "farsë". Gjatë fjalës në Kuvend, Këlliçi tha se mazhoranca po zbaton një plan për të zgjedhur kandidatin e saj të preferuar, Endri Shabanin.

"E kemi bërë të ditur me shkrim qëndrimin tonë mbi këtë proces. Jeni njoftuar për tërheqjen e të gjitha firmave për të gjitha kandidaturat që kanë paraqitur për të garuar për pozicionin e avokatit të popullit. Është edhe lepuri i Surrelit, që po çon deri në fund skenarin e kësaj maxhorance të paralajmëruar javë më parë se Avokatin e Popullit do e merrte PS, e kanë thënë socialistët. Qëndrimi ynë është i prerë, asnjë nga 26 kandidaturat nuk i ka firmat e deputetëve të PD. PD nuk merr pjesën ë këtë farsë sa kohë nuk tërhiqni emrin e Endri Shabanit. Kandidaturat tona janë Adriana Kalaja dhe Besim Ndregjoni," tha Këlliçi./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Sot seancë maratonë në Kuvend! Pritet të miratohet projektbuxheti 8.8 miliardë euro, në REND DITE edhe Avokati i Popullit

Mes debateve dhe tensioneve Kuvendi zgjedh Avokatin e Popullit, Endri Shabani
Kuvendi i Shqipërisë

TIRANA- Kuvendi pritet të zhvillojë sot një seancë të gjatë plenare, ku në rend dite është miratimi i projektbuxhetit 2026, me një vlerë totale prej 8.8 miliardë eurosh, së bashku me tetë projektligjet që përbëjnë paketën fiskale. Dokumenti financiar ka marrë miratimin në Komisionin e Ligjeve, ku u rrëzuan 60 amendimet e propozuara nga opozita.

Projektbuxheti u votua në parim më 20 nëntor me 83 vota pro dhe 32 kundër, ndërsa sot pritet të marrë votën përfundimtare pas debatit të zgjeruar në seancë.

Në buxhet parashikohet një fond prej 10 miliardë lekësh për bonuset mujore të pensionistëve, që do të nisin të jepen nga janari. Gjithashtu përfshihet rritja e pagës minimale nga 40 mijë në 50 mijë lekë, ndërsa rreth 1.8 miliardë euro janë planifikuar për investime publike në vitin e ardhshëm.

Debate të forta parashikohen edhe për çështjen e Avokatit të Popullit, proces i cili ka hyrë në ngërç pas tërheqjes së firmave mbështetëse nga Partia Demokratike për të gjashtë kandidatët që kanë kaluar për votim në seancë. Kandidatët në garë janë: Adriana Kalaja, Aranita Brahaj, Besim Ndregjoni, Endrit Shabani, Skënder Haluci dhe Tartar Bazaj.

Gjithashtu, në rend dite është parashikuar edhe një kërkesë e deputetit Agron Shehaj me kryeministrin Edi Rama për operacionin për lirimin e hapësirave publike.

RENDI I DITËS:

Në mbështetje të urdhrit nr. 39, datë 9.12.2025 të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 2.12.2025 dhe 4.12.2025. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)

2. Njoftime. (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)

3. Interpelancë me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, z. Blendi Gonxhja, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa.
(Neni 80 i Kushtetutës, neni 96 i Rregullores së Kuvendit)

4. Interpelancë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, kërkuar nga deputeti Agron Shehaj.
(Neni 80 i Kushtetutës, neni 96 i Rregullores së Kuvendit)

5. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës dhe neneve 55, 75-77, 84 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

6. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës dhe neneve 55, 75-77, 84 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

7. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 29, datë 30.3.2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës dhe neneve 55, 75-77, 84 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

8. Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës dhe neneve 55, 75-77, 84 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

9. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, të ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës dhe neneve 55, 75-77, 84 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

10.Projektligji “Për marrëveshjen e paqes fiskale”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës dhe neneve 55, 75-77, 84 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

11.Projektligji “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës dhe neneve 55, 75-77, 84 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

12.Projektligji “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e të detyrimeve të pagueshme në doganë”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës dhe neneve 55, 75-77, 84 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

13.Projektligji “Për buxhetin e vitit 2026”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 dhe 158, të Kushtetutës, të nenit 30, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe neneve 55, 75-77 dhe 84 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

14.Projektligji “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

15.Projektligji “Për gjuetinë”. (Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës,
dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

16. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.155/2020, “Për ndryshimet klimatike””. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

17. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 80/2021, “Për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse”, të ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

18. Projektvendimi “Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit”. (Në mbështetje të nenit 61, të Kushtetutës, të neneve 3, 4, 5 dhe 9, të ligjit nr. 8454, datë 4.2.1999, “Për Avokatin e Popullit”, të ndryshuar, si dhe të nenit 111, të Rregullores së Kuvendit, shumicë e cilësuar prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit për miratim)

19. Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 104/2025 “Për ngritjen e Nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik në përbërje të Komisionit të
Përhershëm Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat”. (Në mbështetje të neni 78, pika 1, të Kushtetutës dhe të neneve 19, pika 2, 21, pika 1, dhe 55, të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

20. Mocion me debat për gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e raportit final të OSBE-ODIHR-it, për zgjedhjet parlamentare të 11 maj 2025. (Në mbështetje të nenit
99 të Rregullores së Kuvendit)

Zhvillimi i debatit (Në bazë të nenit 48, pika 3, koha prej 150 minuta e debatit do të jetë e shpërndarë në mënyrë përpjestimore ndërmjet grupeve parlamentare.)

Minutazhi është si vijon:
 Grupi parlamentar i Partisë Socialiste: 89 minuta
 Grupi parlamentar i Partisë Demokratike: 38 minuta
 Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim”: 8 minuta
 Grupi parlamentar “Partia e Lirisë”: 8 minuta
 Deputetët jashtë grupeve parlamentare: 8 minuta

21. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. (Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta.)/ Dosja.al

kuvend endri shabani

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë