LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kushtetuesja e quajti procesin të pezulluar, Begaj dekreton zgjedhjet në Tiranë, PD: Presidenti ka bërë puç kushtetues

• Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar datën 9 nëntor për zgjedhjet e pjesshme në 6 Bashki, përfshi dhe Tiranën. • Dekretimi i Begajt për zgjedhjet në Tiranë vjen një ditë pasi Kushtetuesja e quajti procesin të pezulluar. • Bashkitë që do të hyjnë në zgjedhje të parakohshme janë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë. • Pas dekretimit, Presidenca ka saqruar vendimin për Kryqytetin duke theksuar se ankimi i Veliajt duhet të ishte paraqitur në Gjykatën Administrative. • Por ajo që nuk merr për bazë Presidenca është se Gjykata Kushtetuese e ka pranuar ankimimin e Veliajt. • Menjëherë pas dekretimit të datës për zgjedhjet e pjesshme ka reaguar edhe Partia Demokratike. • Në emër të grupit parlamentar, Gazment Bardhi ka deklaruar se presidenti Begaj ka shkelur rëndë Kushtetutën. • Bardhi thekson se ky vendim nuk ishte aspak surprizë nga Begaj dhe e ka cilësuar këtë të fundit si një robot që komandohet nga kryeministri Edi Rama.

5 artikuj për këtë temë.

8 MUAJ ME PARE

Begaj shpalli datën e zgjedhjeve/ Vjen lëvizja e parë nga Veliaj, avokatët çojnë në Kushtetuese Dekretin

Kushtetuesja e quajti procesin të pezulluar, Begaj dekreton zgjedhjet
Erion Veliaj

TIRANË- Ish-kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë lëvizjen e parë, pasi Presidenti Barjam Begaj shpalli datën 9 nëntor për zgjedhjet e pjesshme. Mediat pranë Veliajt raportojnë se avokatët e tij do të dërgojë në Kushtetuese dekretin e Presidentit.

Begaj dekretoi sot datën 9 nëntor për zgjedhjet e pjesshme në 6 Bashki, përfshi dhe Tiranën. Dekretimi i Presidentit për zgjedhjet në Tiranë erdhi një ditë pasi Kushtetuesja e quajti procesin të pezulluar. 

Bashkitë që do të hyjnë në zgjedhje të parakohshme janë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë. Në tre bashki Berat, Mat dhe Tepelenë, kryetarët dhanë dorëheqjen për tu bërë deputetë.

Në Cërrik, kryetari i bashkisë Andis Hasalla u emërua në kabinetin qeveritar si Ministër i Bujqësisë. Në Vlorë kryetari i bashkisë Ermal Dredha dha dorëheqjen pas sulmeve të Ramës. Ndërsa në Tiranë Veliaj u shkarkua nga Këshilli Bashkiak me urdhër nga kryeministri Rama. 

 

8 MUAJ ME PARE

Begaj dekretoi zgjedhjet për Tiranën/ Çfarë thotë Kushtetuta kur kryebashkiaku i shkarkuar ankimon vendimin

Kushtetuesja e quajti procesin të pezulluar, Begaj dekreton zgjedhjet
Bajram Begaj

TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki të vendit ditën e sotme, përfshi këtu dhe Tiranën. Data e caktuar nga Begaj është 9 nëntor, por ndryshe nga bashkitë e tjera vendimi për shkarkimin e Erion Veliajt është ankimuar në Gjykatën Kushtetuese.

Çfarë thotë Kushtetuta në rast ankimi?

Në nenin 115 te Kushtetutes, thuhet qartë që nëse organi i shkarkuar me vendim te Këshillit Bashkiak apo nga Kryeministri, ankimon vendimin në Gjykatën Kushtetuese, atëherë zgjedhjet duhet të pezullohen deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Veliaj e ka derguar në Kushtetuese shkarkimin e tij si kryebashkiak dhe ditën e djeshme Gjykata bëri publike vendimin për ankimimin e Veliajt, duke nënkuptuar pranimin e padisë.

Neni 115 i Kushtetutes.

1. Organi i zgjedhur drejtpërdrejt i njësisë qeverisëse vendore mund të shpërndahet ose të shkarkohet nga Këshilli i Ministrave për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve.

2. Organi i shpërndarë ose i shkarkuar mund të ankohet në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve, dhe në këtë rast vendimi i Këshillit të Ministravepezullohet.

3. Në rastin e mosushtrimit të së drejtës së ankimit brenda 15 ditëve, ose në rastin e lënies në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave nga Gjykata Kushtetuese, Presidenti i Republikës cakton datën e zgjedhjeve në njësinë vendore përkatëse.

Ndërkohë që e njejta procedurë thuhet edhe në Kodin Zgjedhor të vendit. Në nenin 10 të Kodit Zgjedhor thuhet se nëse organi i shkarkuar ankimon vendimin për shkarkim, zgjedhjet duhet të mbahen jo më parë se 30 dite dhe jo më vonë se 45 ditë nga mbarimi i afatit që ka kryebashkiaku për te ankimuar vendimin.

Neni 10 i Kodit Zgjedhor

1. Caktimi i datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore (Ndryshuar togfjalësh në pikën 1 dhe pika 2 me ligjin nr. 118/2020, datë 5.10.2020)1. Data e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore caktohet me dekret nga Presidenti i Republikës. Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, Presidenti zbaton rregullat e parashikuara në pikat 3 dhe 4 të nenit 9 të këtij Kodi.

2. Për efekt të caktimit të datës së zgjedhjeve, kohëzgjatja e mandatit të organeve të qeverisjes vendore përllogaritet deri në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të katërt pas datës së shpalljes me vendim të KQZ-së në shkallë vendi të rezultateve të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.

3. Në rast të ndërprerjes së mandatit, për shkaqet e parashikuara në nenin 115 të Kushtetutës, zgjedhjet mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit. Në rast ankimi të organit të shpërndarë ose të shkarkuar, zgjedhjet zhvillohen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga mbarimi i afatit që ka organi i shpërndarë për të ankimuar vendimin e Këshillit të Ministrave në Gjykatën Kushtetuese, kur kjo e drejtë nuk është ushtruar, ose data e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në rast se është ankuar në këtë gjykatë brenda afatit të nenit 115 pika 2 të Kushtetutës. Në çdo rast, Presidenti i Republikës nxjerr dekretin jo më vonë se 48 orë nga njoftimi për ndërprerjen e mandatit.

8 MUAJ ME PARE

Dekretimi i zgjedhjeve të Tiranës nga Presidenti, reagon Gazment Bardhi: Asnjë surprizë nga Begaj! Arsyet janë tepër banale...

Kushtetuesja e quajti procesin të pezulluar, Begaj dekreton zgjedhjet
Foto ilustruese

TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar menjëherë pas vendimit të Presidentit për dekretimin e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Bardhi shprehet se ky vendim nuk ishte aspak surprizë nga Bajram Begaj, duke e cilësuar këtë të fundit një robot që komandohet nga kryeministri Edi Rama. Më tej Bardhi e konsideron dekretin e sotëm si një puç kushtetues, dhe thekson se arsyet janë tërësisht banale. Sipas tij, kryeministri Rama ka marrë peng Begajn dhe e komandon atë njëlloj si ministren “Diella”.

REAGIMI I PLOTË: 

Asnjë surprizë nga Bajram Begaj!
Ashtu siç kishim paralajmëruar, Bajram Begaj nuk është President i shqiptarëve, por një robot që komandohet nga Edi Rama. Me shkeljen e rëndë që ka kryer sot ndaj Kushtetutës, Presidenti i Republikës ka kryer një puç kushtetues sepse ka rrënuar edhe autoritetin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe themelet mbi të cilat ndërtohet shteti i së drejtës.
Zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Tiranë janë futur në një ngërç kushtetues për shkak të aktit të sotëm të Presidentit të Republikës. Juridiksionin e shqyrtimit të ankimit ndaj VKM-së së shkarkimit nuk e cakton Edi Rama në relacion, por Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Një mandat kushtetues nuk mund të ndërpritet veçse për shkaqet e parashikuara shprehimisht në Kushtetutë dhe kjo i nënshtrohet kontrollit kushtetues.
Askush në 35 vjet demokraci nuk e ka dëmtuar kaq shumë reputacionin e Kreut të Shtetit. Arsyet janë tërësisht banale: Edi Rama ka marrë peng Bajram Begajn, dhe e komandon atë njëlloj si “Diellën”! 

8 MUAJ ME PARE

Presidenca sqaron vendimin për Tiranën: Veliaj duhet të ishte ankuar në Gjykatën Administrative, jo në Kushtetuese

Kushtetuesja e quajti procesin të pezulluar, Begaj dekreton zgjedhjet
foto ilustruese

TIRANË- Pas dekretimit për zgjedhjet e pjesshme në gjashtë bashki, përfshirë edhe Tiranën, Presidenca ka saqruar vendimin për Kryqytetin. Në njoftimin e presidencës thuhet vakanca në Bashkinë Tiranë nuk ka ardhur nga dorëheqje, por nga shkarkimi i kryetarit të bashkisë, bazuar në një propozim të Këshillit Bashkiak të Tiranës, i cili vendosi me 50 vota pro dhe vetëm 1 kundër që t’i hapet rruga zgjedhjeve të reja.

Më tej presidenca thotë se vendimi i Këshillit të Ministrave që shkarkon kryetarin e bashkisë “për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve” pezullohet, në rastin kur ndaj tij paraqitet ankim në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa rasti i Veliajt duhet të ishte paraqitur në Gjykatën Administrative. 

Pra, Presidenca nënvizon se ish-kryebashkiaku Erion Veliaj duhet të ishte ankuar në Gjykatën Administrative dhe jo në Kushtetuese. 

"Vendimi i Këshillit të Ministrave që shkarkon kryetarin e bashkisë “për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve” pezullohet, në rastin kur ndaj tij paraqitet ankim në Gjykatën Kushtetuese. Çdo vendim tjetër që shkarkon kryetarin e bashkisë për shkakun, se ky i fundit “dënohet për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë, nga gjykata” ose se “propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë”, përveçse ankimohet në Gjykatën Administrative (jo në Gjykatën Kushtetuese),  pezullohet vetëm nëse pezullimi urdhërohet posaçërisht nga Gjykata Administrative," thuhet në njoftimin e presidencës. 

NJOFTIM PËR MEDIA

Presidenti i Republikës dekretoi sot ditën e dielë, datë 9 nëntor 2025, si datën për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie për bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik, pas marrjes së njoftimit për vakancat nga Këshilli i Ministrave në datën 30 shtator 2025.

Vakancat në bashkitë Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik janë krijuar për shkak të dorëheqjes së kryetarëve të bashkive, kurse vakanca në Bashkinë Tiranë është krijuar për shkak të shkarkimit të kryetarit të bashkisë nga Këshilli i Ministrave, pas propozimit nga Këshilli Bashkiak Tiranë, i cili me votën e këshilltarëve të shumicës dhe të pakicës (50 vota pro dhe vetëm 1 kundër) kërkoi që t’i hapet rruga zgjedhjeve të parakohshme për kryetar bashkie në Tiranë.

Për shkak të interesit të lartë publik, Institucioni i Presidentit të Republikës sqaron se për vakancën e krijuar në Tiranë, Presidenti shqyrtoi rregullshmërinë e procedurës së ndjekur, në këndvështrim të respektimit të pavarësisë dhe autoritetit propozues të këshillit bashkiak dhe konstatoi se deklarimi i vakancës është bërë në përfundim të një procesi konstatimi dhe verifikimi, të kryera sipas kompetencës nga Këshilli Bashkiak Tiranë dhe nga Këshilli i Ministrave.

Në respekt të neutralitetit institucional, Presidenti i Republikës nuk shqyrton meritën e çështjes.

Nga praktika dokumentare e çështjes rezulton, se Këshilli i Ministrave ka referuar tek kuadri ligjor, i cili përcakton se shkarkimi për “mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë” përbën rast të ndryshëm nga shkarkimi “për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve” që parashikon neni 115 i Kushtetutës, gjë që do të thotë se për VKM nr.539, datë 25.09.2025 nuk zbatohet juridiksioni kushtetues për të drejtën e ankimit, por juridiksioni gjyqësor administrativ.

Vendimi i Këshillit të Ministrave që shkarkon kryetarin e bashkisë “për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve” pezullohet, në rastin kur ndaj tij paraqitet ankim në Gjykatën Kushtetuese. Çdo vendim tjetër që shkarkon kryetarin e bashkisë për shkakun, se ky i fundit “dënohet për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë, nga gjykata” ose se “propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë”, përveçse ankimohet në Gjykatën Administrative (jo në Gjykatën Kushtetuese),  pezullohet vetëm nëse pezullimi urdhërohet posaçërisht nga Gjykata Administrative.

Sikurse rezulton nga dokumentacioni shoqërues i VKM-së, ky sqarim ligjor ka qenë në dispozicion të palës dhe të publikut që në datën 25.09.2025.

Presidenti i Republikës konstaton se në periudhën nga data e miratimit të VKM-së nuk është regjistruar ankim në organin kompetent gjyqësor dhe nuk ka një vendim pezullimi nga ana e tij, ndërkohë që afati i Presidentit të Republikës për shpalljen e zgjedhjeve është vetëm 48 orë nga marrja e njoftimit.

Me daljen e dekretit, mjetet ligjore mbeten në dispozicion të palëve me qëllim që ato të realizojnë mbrojtjen e interesave të tyre të ligjshme.

Duke shpallur zgjedhjet e pjesshme për bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik, Presidenti i Republikës bën thirrje për një fushatë konkurruese, etike dhe në respektim të plotë të Kodit Zgjedhor, sikurse shpreh dëshirën që qytetarët e këtyre bashkive të përfshihen gjerësisht dhe të votojnë masivisht në këto zgjedhje.

8 MUAJ ME PARE

Një ditë pasi Kushtetuesja e quajti procesin të pezulluar, Begaj dekreton zgjedhjet në Tiranë. Në 9 nëntor zgjidhet kryetari i ri

Kushtetuesja e quajti procesin të pezulluar, Begaj dekreton zgjedhjet
Bajram Begaj

TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar datën 9 nëntor për zgjedhjet e pjesshme në 6 Bashki, përfshi dhe Tiranën. Dekretimi i Begajt për zgjedhjet në Tiranë vjen një ditë pasi Kushtetuesja e quajti procesin të pezulluar. 

Bashkitë që do të hyjnë në zgjedhje të parakohshme janë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë. Në tre bashki Berat, Mat dhe Tepelenë, kryetarët dhanë dorëheqjen për tu bërë deputetë.

Kushtetuesja e quajti procesin të pezulluar, Begaj dekreton zgjedhjet

Në Cërrik, kryetari i bashkisë Andis Hasalla u emërua në kabinetin qeveritar si Ministër i Bujqësisë. Në Vlorë kryetari i bashkisë Ermal Dredha dha dorëheqjen pas sulmeve të Ramës. Ndërsa në Tiranë Veliaj u shkarkua nga Këshilli Bashkiak me urdhër nga kryeministri Rama. 

Çfarë deklaroi ditën e djeshme Gjykata Kushtetuese?

Gjykata Kushtetuese reagoi ditën e djeshme pasi kryeministri Rama çoi në Presidencë vakancën për bashkinë e Tiranës pas shkarkimit të Erion Veliajt. Duke iu përgjigjur interesimit të mediave, nëse Gjykata Kushtetuese ka bërë publik pezullimin e shkarkimit të Veliajt, GJK deklaroi se është bërë publikimi i regjistrimit të kërkesës. Sipas GJK-së, kjo nënkupton se të gjitha palët e përfshira janë informuar, përfshi këtu Këshillin e Ministrave si dhe Presidencën, që zgjedhjet duhet të pezullohen. 

bajram begaj zgjedhjet e pjesshme

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë