LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tensionet në veri/ Rutte dhe Bettel në Kosovë: Kthejuni dialogut, të shmanget çdo krizë! BE s’duhet ta drejtojë gishtin te fajtori

•Kryeministri i Holandës, Mark Rutte dhe ai Luksenburgut, Xavier Bettel, vizituan sot Kosovën, ku diskutuan për situatën në veri. •Kryeministri Albin Kurti, në një deklaratë për mediat kërkoi nga dy kryeministrat evropianë që ta ndihmojnë Kosovën që të anëtarësohet në NATO dhe në BE. •Kurti përmendi edhe çështjen e dialogut me Serbinë. Ai tha se Kosova dëshiron zgjidhje evropiane, dhe zbatim të marrëveshjeve. •Rutte, i cili së bashku me holomogun e tij Bettel po qëndrojnë në Prishtinë, thanë thënë se Kosova dhe Serbia duhet t’i kthehen dialogut, në mënyrë që të normalizohen raportet mes dy shteteve. •Rutte ka deklaruar kjo është e rëndësishme jo vetëm për paqen dhe stabilitetin në rajon, por edhe për prosperitetin drejt integrimit në Bashkimin Evropian. •Bettel, pas takimit me Kurtin tha se Luksemburgu dhe Kosova kanë lidhje të fuqishme. •Duke folur për tensionet në veri, Bettel shtoi se kanë ardhur në Kosovë për të gjykuar, por për të dëgjuar dhe për t’u munduar për të gjetur një zgjidhje. •Ai shtoi se duhet të shmanget çdo mundësi e ndonjë krize të re.

8 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Mes tensioneve në veri, Kryetari i komunës së Leposaviçit emëron 4 drejtorë nga komuniteti serb

Tensionet në veri/ Rutte dhe Bettel në Kosovë: Kthejuni dialogut,
Lulzim Hetemi

KOSOVË- Kryetari i komunës së Leposaviçit, Lulzim Hetemi ka emëruar 4 drejtorë nga komuniteti serb. Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në facebook nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi.

Krasniqi informon se nga sot, Violeta Sakiç, Nikola Radomiroviç, Nenad Radosavljeviç dhe Miroslav Miniç, do të jenë pjesë e kabinetit të Hetemit.

Postimi i plotë:

Mbështetja për Komunat në Republikën e Kosovës mbetet prioritet i Qeverisë dhe përkushtim i vazhdueshëm i yni. Qeverisja në nivel lokal ka në fokus secilin qytetarë pa asnjë dallim e përjashtim dhe mbështetetet nga inciativat e ndryshme të nivelit qendror.

Me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç, diskutuam për inciativat e ndryshme të kësaj ministrie. E informova për krijimin e mundësive për qytetarët nga komuniteti serb si dhe biseduam edhe për inkuadrimin e serbëve lokal në qeverisjen lokale me ç’rast e informova për vendimin e fundit të Kryetarit të Komunës së Leposaviçit, Lulzim Hetemit për emërimin e katër drejtorëve të tjerë.

Nga sot, Violeta Sakiç, Nikola Radomiroviç, Nenad Radosavljeviç dhe Miroslav Miniç do të jenë pjesë e kabinetit të Kryetarit Hetemi. Bashkëpunimi me Komunat do të vazhdoj, përkrahja nga Qeveria nuk do të mungoj.

3 VITE ME PARE

Kryeministri holandez: Nuk ndihmon të drejtojmë gishtin tek fajtori

Tensionet në veri/ Rutte dhe Bettel në Kosovë: Kthejuni dialogut,
foto nga takimi ne Kosove

KOSOVË- Në një pyetje drejtuar kryeministrit të Holandës, Mark Rutte, se a është e drejtë qasja e BE-së kundrejt Kosovës dhe se çfarë qëndrime kanë mbajtur Holanda dhe Luksemburgu për masat ndëshkuese, ai tha shkurt dhe qartë se BE s’duhet ta drejtojë gishtin te fajtori. Kryeministri i Holandës, Mark Rutte tha se Bashkimi Europian nuk duhet të drejtojë gishtin për të gjetur fajtorin mes Kosovës dhe Serbisë për tensionimin e situatës në veri, pasi kjo nuk e ndihmon situatën.  

“Nuk e di nëse duhet ta drejtojmë gishtin te fajtori, te Kosova ose Serbia, sepse kjo nuk e ndihmon situatën. Ne dëshirojmë të jemi ndihmues”, tha ai.

Kryeministri holandez u shpreh se zgjidhja është aneksi i zbatimit të marrëveshjes bazë, të arritur mes Kosovës dhe Serbisë në muajt shkurt dhe mars. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, ai deklaroi se të dyja palët ankohen se pala tjetër nuk e zbaton marrëveshjen, por shtoi se duhet implementuar çdo gjë dhe se duhet të punohet me një qasje “hap pas hapi”.

“Atë çfarë po themi është, keni bërë premtime të dyja palët. E di që ka shumë çështje të ndjeshme në këtë marrëdhënie, por besoj që çështja më kryesore dhe më e drejtë është që t’i përmbahemi udhërrëfyesit dhe planit, dhe në momentin që BE fillon të gjejë fajtorin dhe të drejtojë gishtin, në momentin që e bëjmë këtë, e humbim pozicionin që të ndihmojmë”, tha Rutte.

“Unë jam historian dhe e dua historinë, dhe dëshiroj t’i shoh pse gjërat janë ashtu siç janë. Nganjëherë është shumë e rëndësishme ta shohim edhe të ardhmen”.

Ndërsa kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel iu përgjigj pyetjes me një fjali.

“Ju dëshironi përgjigjen që të themi se serbët janë të këqinj, ndërsa në Serbi dëshirojnë të themi se kosovarët janë të këqinj”, përfundoi ai.

3 VITE ME PARE

Kryeministri i Luksemburgut e thotë troç: Jam martuar me një mashkull, në një shtet tjetër do më kishin dënuar me vdekje

Tensionet në veri/ Rutte dhe Bettel në Kosovë: Kthejuni dialogut,
Xavier Bettel

KOSOVË- Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, duke ndarë me publikun në Kosovë një detaj nga jeta private se është i martuar me një mashkull, përcolli mesazhin se ai gëzon lirinë që në një vend tjetër mund ta kishin diskriminuar. Ai tha se nëse do të kishte jetuar jashtë Luksemburgut, ndoshta do të ishte dënuar me vdekje. E ndërsa vendi i tij i jep lirinë për të jetuar në paqe, ai tha se tashmë ndodhet në Kosovë duke folur për këto vlera, ato të paqes.

“Unë jam pjesë e një gjenerate që asnjëherë nuk kam jetuar në luftë. Unë kam lindur në vitin 1973, dhe kam lindur në një shtet ku kemi një projekt për të jetuar në paqe. Gjyshi im është çifut. Unë jam gay dhe jam i martuar me një mashkull. Nëse do të jetoja në një shtet tjetër, unë do të isha dënuar me vdekje. Por tani qëndroj para jush dhe flas për këto vlera, për vlerat e paqes”, tha ai.

3 VITE ME PARE

Bettel: S’kemi ardhur për të gjykuar Kurtin, por për të arritur komunikimin mes fqinjëve për tensionet në veri

Tensionet në veri/ Rutte dhe Bettel në Kosovë: Kthejuni dialogut,
Xavier Bettel

KOSOVË- Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, dha mesazhe të qarta për situatën në veri të Kosovës, pas takimit të mbajtur me kryeministrin Albin Kurti. Marrë shkas nga situata e tensionuar në veri, Bettel theksoi që në krye të herës se nuk ka shkuar në Kosovë për të gjykuar, por për të dëgjuar dhe për të ndërtuar ura komunikimi mes fqinjëve.

“Kur kemi planifikuar këtë udhëtim, nuk kemi pritur që do të jenë këto tensione që janë në rajon, dhe i thamë edhe Kurtit që nuk jemi këtu për të gjykuar, por për të dëgjuar dhe të mundohemi të ndërtojmë ura mes fqinjëve. Dje ishim në Beograd e sot në Prishtinë, dhe ishte e rëndësishme të shkëmbejmë dhe të dimë se është një udhërrëfyes nga BE-ja”, tha kryeministri i Luksemburgut.

Bettel shtoi se duhet të shmanget çdo mundësi e ndonjë krize të re. “Ju e dini se ç’ka do të thonë tensionet, kështu që ne duhet të shmangim çdo mundësi të ndonjë krize të re të mundshme, ku shoqëria civile dhe populli vuan më së shumti. Ju mund të llogarisni ne, nganjëherë është e vështirë të kemi diskutime me fqinjët, për ne e rëndësishme është të besojmë në punën e përfaqësuesit të lartë të BE-së dhe të dërguarit të BE-së, dhe të kemi dialog të hapur”, tha Bettel.

“Nuk jemi shteti më i madh, dhe e dimë se duke punuar me të tjerët është shumë me rëndësi për të gjetur zgjidhje. Ju mund të na llogarisni ne”, u shpreh Bettel. 

3 VITE ME PARE

Rutte: Brengosemi për rritjen e tensioneve në veri të Kosovës, kërkojmë shtensionim të situatës

Tensionet në veri/ Rutte dhe Bettel në Kosovë: Kthejuni dialogut,
Mark Rutte

KOSOVE- Në një konferencë për mediat me Albin Kurtin, kryeministri i Holandës, Mark Rutte tha se me homologun e Luksemburgut, Xavier Bettel kanë ardhur në Kosovë si miq që duan ta ndihmojnë shtetin e ri ballkanik. Mes palëve është diskutuar situata në veri, ndërsa Rutte përmendi stabilitetin rajonal si faktor të rëndësishëm.

 “Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës e ka bërë këtë më të rëndësishme se kurrë më parë. Dhe këtu stabiliteti regjional është proces tejet i rëndësishëm, dhe sot i kemi shprehur brengat tona për ngritjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai, duke shtuar se Holanda dhe Luksemburgu kërkojnë shtensionim.

“Kjo është e rëndësishme jo vetëm për paqen dhe stabilitetin në rajon”, tha ai.

“Përfshirja jonë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi është më e afërt se kurrë mund të them”, tha kryeministri holandez.

Rutte kujtoi se “Holanda dhe Luksemburgu ishin ndër vendet e para që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”. Ai kujtoi gjithashtu se “Holanda është investitori i tretë më i madh në Kosovë”.

3 VITE ME PARE

Osmani pret në takim Mark Rutte dhe Xavier Bettel, në fokus situata politike dhe e sigurisë në veri

Tensionet në veri/ Rutte dhe Bettel në Kosovë: Kthejuni dialogut,
Mark Rutte, Xavier Bettel dhe Vjosa Osmani

KOSOVË- Takimi trepalësh mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte dhe atë të Luksemburgut, Xavier Bettel është fokusuar në situatën aktuale politike dhe të sigurisë në vend, forcimin e marrëdhënieve trepalëshe, nxitjen e bashkëpunimit dhe diskutimin në fushat kryesore me interes të përbashkët.

Presidentja Osmani ka shprehur falenderimet ndaj Holandës dhe Luksemburgut për mbështetjen në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, ku dhe ka nënvizuar vlerat dhe qëllimet e përbashkëta që lidhin të tri vendet evropiane së bashku.

Më tej, Presidentja theksoi se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në BE, janë orientim strategjik, ndaj shtroi nevojën e mbështetjes dhe përshpejtimit të anëtarësimit të Kosovës në këto dy organizata. Një pjesë e diskutimit me dy kryeministrat u fokusua në situatën aktuale dhe të sigurisë në veriun e vendit.

Presidentja Osmani tha se "Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim, duke ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit dhe se vendosja e rendit dhe e ligjit është në përputhje me investimin ndër vite të shteteve të BE-së me qëllim të promovimit, mbrojtjes dhe sundimit të ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës". Osmani ka shprehur përkushtimin e institucioneve të Kosovës, që sfidat t`i tejkalojnë me partnerë dhe aleatë.

Osmani është shprehur se sulmet ndaj Policisë së Kosovës, EULEX-it, KFOR-it, qytetarëve dhe gazetarëve nga strukturat ilegale dhe kriminale në veri të vendit, nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar. Në raport me procesin e dialogut me Serbinë, Presidentja Osmani tha se Kosova vazhdon të jetë palë konstruktive, ndërsa Serbia refuzon zbatimin e marrëveshjeve të arritura, sikurse edhe shkelë marrëveshjen e fundit të Brukselit të arritur në Ohër.

Presidentja Osmani dhe kryeministrat Rutte e Bettel, diskutuan edhe për mundësitë për rritjen e bashkëpunimit bilateral në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.

Takimi i Presidentes Osmani me kryeministrat Rutte dhe Bettel u përmbyll me rikonfirmimin e përkushtimit të përbashkët për avancimin e bashkëpunimit, nxitjen e paqes dhe promovimin e stabilitetit në rajon e më gjerë.

 

3 VITE ME PARE

Situata në Veri/ Kurti: Duam zgjidhje evropiane, marrëveshja të zbatohet pa kushte dhe pa vonesa

Tensionet në veri/ Rutte dhe Bettel në Kosovë: Kthejuni dialogut,
Albin Kurti dhe Mark Rutte

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti, pas takimit të mbajtur me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte dhe atë të Luksemburgut, Xavier Bettel, kërkoi që ta ndihmojnë Kosovën të anëtarësohet në NATO dhe në BE. Ai u fokusua edhe tek dialogu me Serbinë, ku dhe nënvizoi se Kosova dëshiron zgjidhje evropiane dhe zbatim të marrëveshjeve.

“Në lidhje me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, kam theksuar se Kosova është e interesuar për marrëdhënie të mira fqinjësore. Ne dëshirojmë zgjidhje evropiane, dhe për këtë e kemi marrëveshjen bazike të 27 shkurtit dhe aneksin e zbatimit të 17 marsit, për të cilën dëshirojmë që të zbatohet në plotësi, pa vonesa dhe pa kushte”, deklaroi kryeministri.

Kurti tha se progresi demokratik i Kosovës është mundësi e mirë për BE-në, që të transformojë Ballkanin Perëndimor.

 

3 VITE ME PARE

Rutte dhe Bettel 'zbarkojnë' në Kosovë, pritet të paraqesin qëndrimet e Belgjikës për tensionet në veri

Tensionet në veri/ Rutte dhe Bettel në Kosovë: Kthejuni dialogut,
Mark Rutte, Aleksandër Vuçiç dhe Xavier Bettel

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të presë sot në Prishtinë kryeministrin e Holandës, Mark Rutte dhe atë të Luksenburgut, Xavier Bettel, ku do të diskutojnë për situatën në veri të Kosovës. Takimi mes palëve pritet që të nisë në orën 09:20, dhe më pas në orën 10:05 do të ketë një konferencë për media.

Në këtë vizitë ishte parashikuar edhe pjesëmarrja e kryeministrit të Belgjikës, Alexander De Croo, por ai ka anuluar vizitën për shkak të një krize të brendshme politike.

Duke iu referuar burimeve diplomatike, vizita nga këto tre shtete ishte planifikuar si “një qasje e përbashkët e Beneluksit” në disa çështje të rëndësishme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Bashkimi i Beneluksit është shkurtesa e emërtimit të përgjithshëm të shteteve benelukse të Belgjikës, Holandës dhe Luksemburgut. Mes tyre kanë bashkëpunim të ngushtë politik si dhe ekonomik.

Këto tri shtete janë shumë të interesuara për një bashkëpunim të ngushtë, sidomos në çështjet që kanë të bëjnë me emigracionin. Përveç procesit të integrimit evropian të shteteve të rajonit, vendet e Beneluksit gjithmonë kanë qenë të interesuara që këto shtete të bashkëpunojnë në ndaljen e migrimit masiv drejt BE-së, riatdhesimin e qytetarëve të tyre që ilegalisht qëndrojnë në BE dhe bashkëpunimin me këto vende në luftimin e trafikimit.

Edhe pse në këtë vizitë nuk do të jetë kryeministri belg, shefat e qeverive të Holandës dhe Luksemburgut do të paraqesin edhe qëndrimet e Belgjikës. Këto tri shtete tradicionalisht bashkëveprojnë në shumë çështje të politikës së jashtme, dhe kanë qëndrim të përbashkët edhe brenda BE-së sa herë që kjo përshtatet me interesat e tyre kombëtare.

Vizita e liderëve të Holandës dhe Luksemburgut vjen në kohën kur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur. Faktori ndërkombëtar vazhdimisht është dukë bërë thirrje për qetësim të situatës. Tensionet në veri të Kosovës nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, komuna të banuara me shumicë serbe, hynë në ndërtesat komunale me asistimin e policisë.

Prej asaj periudhe, serbët kanë mbajtur protesta. Kryetarët e rinj u zgjodhën më 23 prill, zgjedhje që u bojkotuan nga partitë dhe popullsia serbe. 

mark rutte xavier bettel

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet