LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kosova sërish në zgjedhje/ Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin: Këtu e sollën vendin njerëz të papërgjegjshëm. Kurti: Dekreti i Osmanit jokushtetues, zgjedhjet s'janë zgjidhje

• Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nxori dekret për shpërndarje të Kuvendit, pasi ky institucion dështoi të zgjidhte presidentin e ri deri më 5 mars. • Seanca e 5 marsit dështoi në mungesë kuorumi, pasi në sallë nuk ishin deputetët e partive opozitare. • Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu kërkoi menjëherë nga Gjykata Kushtetuese që të pezullohen afatet kushtetuese në mënyrë që presidenti të zgjidhet brenda 60 ditësh. • Megjithatë, sipas Osmanit, Kushtetuta është e qartë: procedurat për zgjedhjen e presidentit mund të nisin 60 ditë para afatit të fundit, por procesi duhet të finalizohet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit aktual. • Presidentja paralajmëroi se datën e zgjedhjeve të reja do ta shpallë pas konsultimeve me krerë të partive politike. • Nga ana tjetër, Kryeministri Albin Kurti tha se dekreti është "jokushtetues" dhe se vendi ka kohë 60 ditë për ta zgjedhur presidentin. • Në arsyetimin e tij Kurti thekson se procesi i zgjedhjes së presidentit nuk ka mbërritur në raundin e tretë, që do të çonte në zgjedhje të reja. • Sipas tij zgjedhjet e reja nuk do të ishin zgjidhje dhe do të kushtonin 10 milionë euro.

7 artikuj për këtë temë.

4 MUAJ ME PARE

"Zhgënjyese"/ Terras për Kosovën: Moszgjedhja e Presidentit, prapakthim serioz dhe burim i pasigurisë politike

Kosova sërish në zgjedhje/ Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin:

BRUKSEL- Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras ka reaguar pas dështimit të seancës për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë. Me anë të një postimi në rrjetin social "X", Terras shprehet se zhvillimet e fundit në Kosovë janë prapakthim serioz dhe se vendi po përballet me një pasiguri të re politike.

"Kuvendi i Kosovës dështoi të zgjedhë Presidentin. Ky është një prapakthim serioz. Në vend të stabilitetit, vendi përballet me pasiguri të re politike. Vërtet zhgënjyese," tha Terras.

Seanca për zgjedhjen e Presidentit dështoni të enjten, për shkak se në Kuvend nuk pati kuorum. Për rrjedhojë, Presidentja Vjosa Osmani, gjatë një konference të sotme për media, tha se u detyrua të nxjerrë dekret për shpërndarjen e Kuvendit, duke e çuar kështu vendin në zgjedhje të reja.

Nga ana tjetër, Kryeministri Albin Kurti tha se dekreti është "jokushtetues" dhe se vendi ka kohë 60 ditë për ta zgjedhur presidentin. Në arsyetimin e tij Kurti thekson se procesi i zgjedhjes së presidentit nuk ka mbërritur në raundin e tretë, që do të çonte në zgjedhje të reja. Sipas tij zgjedhjet e reja nuk do të ishin zgjidhje dhe do të kushtonin 10 milionë euro./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Albin Kurti: Dekreti i Osmanit jokushtetues, zgjedhjet s'janë zgjidhje

Kosova sërish në zgjedhje/ Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin:

KOSOVË- Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti ka deklaruar se, është Gjykata Kushtetuese ajo që duhet të thotë fjalën e saj, nëse duhet të ketë zgjedhje të reja apo jo. Duke folur në një konferencë për mediat, pas vendimit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit për shkak të dështimit të zgjedhjes së presidentit deri më 5 mars, Kurti thekson se procesi i zgjedhjes së presidentit nuk ka mbërritur në raundin e tretë, që do të çonte në zgjedhje të reja. Sipas tij zgjedhjet e reja nuk do të ishin zgjidhje dhe do të kushtonin 10 milionë euro.

“Ky proces nuk arriti ta konsumojë as rundin e parë, pasi munguan të gjitha deputetët e partive opozitare dhe partia e cila vazhdon të dirigjohet nga Beogradi. Të gjithë e keni parë mbrëmë pamjen e seancës, kush ishte në qendër, kush nuk ishte në qendër nuk ishte sepse nuk erdhi. Asnjë deputet që mungoi nuk ka njoftuar kryetaren për arsyen e mungesës, prandaj është lënda në Kushtetuese. Është detyrë e deputetëve ta kryejnë detyrën e tyre për siç i ka zgjedhur populli, të vijnë në vendin e tyre të punës dhe aty të marrin pjesë dhe të votojnë.

Ndodhemi në një situatë kur unë nuk besoj që mund të flasim për zgjedhje pa e thënë fjalën e fundit Kushtetuesja. Ata kanë një materie që duhet ta analizojnë. Duhet të ketë dështim në raundin e tretë që të shpërndahet kuvendi dhe të përgatitemi për zgjedhjet e reja. Nuk besoj që zgjedhjet e përsëritura janë zgjidhje e re përkundrazi do vazhdojë të ketë agoni legjislative që është e panevojshme dhe së paku zgjedhjet do të kushtojnë 10 milionë euro”, tha Kurti./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Kurti kundërshton shpërndarjen e Kuvendit: Duhet të ketë dështim të raundit të tretë që të ketë shpërndarje të tij

Kosova sërish në zgjedhje/ Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin:
Foto ilustruse

KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kundërshtuar shpërndarjen e Kuvendit. Gjatë një deklarate për mediat, Kurti u shpreh se shpërndarja e Kuvendit nuk është kushtetuese.

Ai tha se pa folur Gjykata Kushtetuese, nuk mund flasim për zgjedhje të reja. Ai theksoi se duhet të ketë dështim të raundit të tretë, që të ketë shpërndarje të Kuvendit.

“Nëse nuk zgjidhet pas 6 ditësh atëherë të shpërndahet Kuvendi. Kjo dispozitë vendos afat maksimal. Duhet të ketë dështim të raundit të tretë që të ketë shpërndarje të Kuvendit.

Pa folur Gjykata Kushtetuese, nuk mund flasim për zgjedhje të reja. Nëse nuk zgjidhet Presidenti, Kuvendi nuk mund të shpërndahet. Nëse presidenti nuk zgjidhet nuk shkohet në zgjedhje. Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit nuk është Kushtetues”, tha Kurti./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Vetëvendosja: Vendimi i Osmanit për ta shpërndarë Kuvendin është arbitrar e antikushtetues

Kosova sërish në zgjedhje/ Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin:

KOSOVË- Shefja e Grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se LVV do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit. Në një konferencë për media, Nagavci theksoi se shpërndarja e Kuvendit paraqet një akt të paprecedent që bie ndesh me rendin kushtetues.

Jemi dëshmitarë që shpërndarja e Kuvendit paraqet një akt të paprecedent që bie ndesh me rendin tonë kushtetues dhe ne do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për këtë. Nuk ka asnjë arsye pse kjo duhet të ndodhte sot një akt i tillë sot në mëngjes”, tha ajo.

Nagavci theksoi se sot ishte paraparë në ora 14:00 me kërkesë të Qeverisë të mbahet një seancë plenare, ku ne rend dite ishin disa marrëveshje ndërkombëtare.

“Duhet ta bëjmë të qartë për qytetarët se ne kemi qenë të vetëdijshëm që ka shumë palë dhe grupe të interesit të cilave u ka penguar mbështetja e madhe e qytetarëve për Lëvizjen Vetëvendosjen dhe kryeministrin Kurti. Gjithsesi ne kemi bërë gjithë çfarë ka qenë në dorën tonë për të shmangur edhe një palë zgjedhje”, tha ajo./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet e presidentit në Kosovë/ Osmani: Këtu e sollën vendin njerëz të papërgjegjshëm e me qëllime të rrezikshme

Kosova sërish në zgjedhje/ Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin:

Vjosa Osmani

KOSOVË-  Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka cilësuar papërgjegjësi që Kuvendi nuk ka arritur ta zgjedhë presidentin e ri, derisa ka thënë se vendin në këtë situatë e sollën njerëz me qëllime të rrezikshme.

Në një deklaratë për median, Osmani u shpreh se, askush nuk do duhej të dëshironte një cikël tjetër politik, sidomos në këtë moment kur vendi ka nevojë për stabilitet. Osmani deklaroi se Kushtetuta e thotë qartë se afati për president ka përfunduar mesnatën e shkuar.

“Askush nuk do duhej të dëshironte një cikël tjetër politik, sidomos në këtë moment kur vendi ka nevojë për stabilitet. Por këtu e sollën vendin njerëz të papërgjegjshëm e me qëllime të rrezikshme. Procedura për zgjedhjen e presidentit edhe pse mund të fillojë deri 60 ditë para afati të fundit, nuk mund të shtyhet më tej por patjetër duhet të përfundojë jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit aktual. Afati përfundimtar është i qartë, ka qenë mbrëmë në mesnatë dhe presidenti nuk mund të zgjidhet pas këtij momenti”, tha Osmani./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nxjerr dekret për shpërndarje të Kuvendit

Kosova sërish në zgjedhje/ Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin:
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se të premten ka nxjerr dekret për shpërndarje të Kuvendit, meqë sipas saj, përfaqësuesit e vendit “vendosën ta çojnë vendin në zgjedhje”.

“Nëpërmjet këtij dekreti po kryej detyrimin kushtetues i cili është i përcaktuar qartë...Është fatkeqësi e madhe që ata [deputetët] nuk zgjodhën interesin e Kosovës”, ka thënë Osmani.

Sipas saj përpjekjet e dështuara të një nate më parë për ta zgjedhur presidentin në Kuvend, nuk ishin as rastësore, as të pamendura.

"Përkundrazi, shumë mirë të kalkuluara dhe ideuara, për fat të keq", ka shtuar Osmani.

Ajo i ka bërë këto deklarata pak orë pas përfundimit të afatit për zgjedhjen e presidentit të ri.

Procesi ka dështuar në Kuvend për shkak të mungesës së kuorumit. Kandidatë për president ishin Glauk Konjufca dhe Fatmire Kollçaku-Mullhaxha, të dy të propozuar nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Pas dështimit të procesit, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese t’i pezullojë përkohësisht afatet kushtetuese lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës./REL

4 MUAJ ME PARE

DW: Parlamenti i Kosovës dështoi të zgjedhë presidenten/in

Kosova sërish në zgjedhje/ Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin:

Parlamenti i Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme në orët e vona të ditës së enjte, (05.03.) dështoi ta zgjedhë presidentin e vendit, në mungesë kuorumi të deputetëve, duke bërë që kryetarja e Kuvendit ta ndërpresë seancën që në nisje të saj. Vetëm 66 deputetë të shumicës parlamentare morën pjesë në seancë, e cila nga ana tjetër u bojkotua tërësisht nga partitë politike opozitare.

“Me këtë rast nuk ka kuorum për të vazhduar më tutje me votimin. Disa herë në këtë seancë i bëra apele deputetëve të cilët mungojnë që të vijnë dhe të jenë të pranishëm në përputhje me Kushtetutën dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese. Situata është që ata nuk janë të pranishëm. Rrjedhimisht nuk i kemi 2/3 e deputetëve”, tha kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu. Dy kandidatë ishin të propozuar për president, Glauk Konjufca nga Vetëvendosja dhe Fatmire Kollçaku, po ashtu nga Lëvizja Vetëvendosje.

Nuk ka kuorum për të vazhduar më tutje me votimin, tha kryetarja e Kuvendit, Haxhiu dhe ndërpreu
Vetëvendosja i drejtohet Gjykatës Kushtetuese
Aktualisht është e paqartë nëse seanca për zgjedhjen e Presidentit do të vazhdojë në raunde tjera, ndonëse sipas njohësve të Kushtetutës së Kosovës afati për zgjedhjen e presidentit skadon në mesnatën e datës 05.03. Megjithatë, sapo kryetarja e Kuvendit ndërpreu punimet e seancës ajo njoftoi se Lëvizja Vetëvendosje tashmë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, “lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës”.

“Po ashtu, përmes kësaj kërkese, kemi kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së Presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit”, shkroi kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu. Partitë politike opozitare që nuk morën pjesë në seancë, thanë se megjithatë, ata qysh më datën 06.05 presin nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, që të nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit dhe të caktojë datën e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme parlamentare./DW

vjosa osmani zgjedhje ne kosove albin kurti

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet