LIVE UPDATES
Gjyqi në Hagë/ Shtyhet sërish seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së, zbulohet kur do të rinisë procesi
•Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë është shtyrë sërish. Gjyqi do rifillojë më 12 qershor, në orën 09.00. • Në këtë proces deri tani janë dëgjuar gjashtë dëshmitarë të prokurorisë të cilët kanë dëshmuar nën masa mbrojtëse, dhe në seanca pothuajse tërësisht të mbyllura për publikun. • Për muajin maj janë parashkikuar të zhvillohen dhjetë seanca.• Sot pritej të niste dëshminë, dëshmitari i 7-të, por seanca është shtyrë. Ndërkohë, sa i takon seancave të kaluara, dje ka dhënë dëshminë, dëshmitari i gjashtë. • Dëshmitari i radhës i ZPS-së është i mbrojtur me kodin 4355. • Të hënën ka përfunduar dëshminë edhe dëshmitari i pestë me kodin 3165. • Të hënën e të martën seanca në shumicën e kohës ka qenë me përmbajtje të redaktuar dhe në sesion privat. • Gjykimi do të vazhdojë me dëgjimin e dëshmitarit të radhës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. • Prej nëntorit të vitit 2020, ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, gjenden në paraburgim. Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, me seli në Hagë, janë krijuar pas votimit më 2015 nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. •Ky institucion, që njihet edhe si Gjykata Speciale, heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së, të kryera ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000. Në aktakuzën e Prokurorit të Specializuar ndaj ish-krerëve të UÇK-së, përmenden 40 vendodhje ku dyshohet se u kryen krime.
0 artikuj për këtë temë.