LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

'Kongresi i Shëndetësisë'/ Rama: 500 dollarë rritje pagash për çdo mjek specialist. Problem, largimi i të sapodiplomuarve

•Për tre ditë me radhë, do mbahet në Tiranë "Kongresi i Shëndetësisë". •Sot, në ditën e saj të parë të çeljes, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se do mbështesin mjekët e madje do të rrisin pagat e tyre. •Ky premtim, u tha edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili deklaroi se me 30 Prill, secili nga mjekët specialistë do ketë në llogari, 500 dollarë plus. •Rama premtoi se rritje do të ketë në vitin 2024 edhe për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët. 

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

FOTO/ Rama pajis ERTV-në edhe me shpjeguese shenjash

'Kongresi i Shëndetësisë'/ Rama: 500 dollarë
Edi Rama

TIRANE- Televizioni privat i kryeministrit Edi Rama i njohur si kanali "ERTV"  është kompletuar tashmë. Në një deklaratë nga Kongresi i Parë i Shëndetësisë, kryeministri nisi fjalën në kanalin e tij, por me një "mysafire" të re.

Në ndihmë të të gjithë atyre që kanë probleme me të folurin dhe të dëgjuarin, Ertv transmeton me një përkthyese të gjuhës së shenjave.

Kryeministri ia ka dalë kështu të ofrojë një shërbim që nuk e kanë as televizionet më të mëdha në vend.../Dosja.al

3 VITE ME PARE

'Premtimi'/ Rama: Nëse në Prill ngjitemi lart në pagat e rajonit, rrisim dhe pagat e sektorëve të tjerë

'Kongresi i Shëndetësisë'/ Rama: 500 dollarë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka premtuar rritje pagash për sektorë të tjerë, përveç mjekëve. Gjatë 'Kongresit të Shëndetësisë', Rama deklaroi se nëse vendi ynë do ngjitet lart në pagat e rajonit, gjatë vitit të ardhshëm, do rrisin dhe pagat e sektorëve të tjerë.

'Nëse në muajin prill, ne ngjitemi lart në pagat e rajonit, e barazohemi me Serbinë, të njëjtën gjë do bëjmë edhe me pagat e tjera brenda këtij mandati, por kjo është lufta ime, duke nisur nga 2024. Kjo ua bën Kongresin më të ëmbël dhe qëndrimin këtu sado të gjatë më të rehatshëm, se kështu do shtyni ditët kur të merrni plusin mbi pagën'- tha Rama. 

3 VITE ME PARE

Rama njofton rritjen e pagave për mjekët specialistë: Nga 30 prilli, 500 dollarë plus çdo muaj në llogari

'Kongresi i Shëndetësisë'/ Rama: 500 dollarë
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama njoftoi rritjen e pagave për të gjithë mjekët specialistë në vend. Rama tha se paga e muajit prill do të kreditohet me 500 dollarë plus në llogari. Rama tha se rritja do të prekë edhe mjekët dhe infermierët me 7% e lajmëruar më herët.

"Spitali memorial do të krijojë mundësinë për paga më të mira, të barabarta. Autonomia do t;ju rrisë pagat atyre që punojnë më shumë, ndërkohë që duhet të garantojmë një pagë më dinjitoze. Dua t'ju them se në prill, se këtë vit, më 30 prill, mjekët specialistë do të marrin 50 mijë lekë të reja plus në pagën e tyre, dmth të reja, ose 500 dollarë. Edhe rritja për infermierët dhe mjekët e përgjithshëm vazhdon me 7%."-tha Rama në fjalën e tij në Kongresin e Parë të Shëndetësisë, një aktivitet i zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunimme qendrat spitalore të vendit./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Problem largimi i studentëve"/ Rama: Sistemi i bluzave të bardha e ka marrë vulën e cilësisë

'Kongresi i Shëndetësisë'/ Rama: 500 dollarë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama mori pjesë ditën e sotme në 'Kongresin e Shëndetësisë". Teksa premtoi rritje pagash, kreu i Qeverisë tha se sistemi i bluzave të bardha në vendin tonë ka përparuar, madje theksoi se mjekët shqiptarë po priten me krahë hapur në vendet më me zhvillim, siç është edhe Gjermania. 

"Ju falenderoj për mundin, rezultatet dhe përkushtimin që keni për të garantuar shëndetin e njerëzve tanë. është gjëja më e rëndësishme, e asaj që përbëjnë këtë fushë. Dua të flas vetëm për kapitalin njerëzor. E kemi shumë më të qëndrueshëm, shumë më të mirëtrajtuar. Kushtet kur një garë shumë ndërkombëtare, ka hyrë në një fazë për të garantuar në disa vende, përfshirë dhe ato të zhvilluara. Bëhet më sfiduese për ne, sfidë e përgjithshme ndërkomëbëtare. Ne e dimë shumë mirë se nga vijmë, nuk ka nevojë ta përsëris unë, duket ditur shumë mirë se ku duam të shkojmë, jemi të detyruar që të shkojmë përpara, në funksion të fuqizimit dhe garantimit të kapitalit njerëzor. Ka nevojë për kushte, punësim dhe për pagë dinjitoze. Sot, kemi një sistem të arsimimit, të bluzave të bardha i cili e ka marrë vulën e cilësisë, nga fakti që të arsimuarit në vendin tonë mirëpriten me krahë hapur edhe në vende më të zhvilluara. Është shumë e qartë se puna e bërë atje nga mjekët dhe infermierët ka krijuar një reputacion pozitiv, kjo është në nderin e mjekëve dhe infermierëve por është një problem për ne. 

Kur vjen puna te arsimimi, ne jemi krenar për punën e përbashkët të të gjithëve, duke filluar nga provimet e deri tek specializimit. Jemi përballë një problemi që duhet ta adresojmë në mënyrë të ndershme."- tha Rama.

Më tej, kreu i Qeverisë komentoi edhe largimin e të rinjve nga vendi. Ai u shpreh se shteti shqiptar nuk do financojë studentët shqiptarë që largohen nga vendi e më pas shërbejnë në Gjermani. Rama e pranoi se ky është ende një problem që duhet adresuar. 

"Sot 1 student i mjekësisë paguan 1 të 16-ën e kostos reale. Shteti dhe taksapaguesit nuk e bëjnë këtë që ditën që mbarojnë studimet dhe marrin diplomën e mjekut, ata të cilët financohen nga ky buxhet, të ikin dhe të shërbejnë në Gjermani. Shteti shqiptar nuk financon studimet për sistemin shëndetësor gjerman. Ky është një problem që shumë vende e kanë adresuar dhe ne ka ardhur koha ta adresojmë. Nga ana tjketër është aspekti i edukimit, nuk mjafton të kesh kryer një shkollë dhe të kesh përmbushur detyrimet në aspektin teorik për t’u konsideruar një mjek, por duhet dhe p Jo thjesht praktika e përditshme profesionale, por dhe ajo praktikë që farkëton njeriun dhe misionarin. Në këtë aspekt ka vend për reflektim përpara dhënies së diplomës. Pas kësaj vjen punësimi sipas meritës”, tha Rama.

edi rama ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet