LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Konferenca/ Rama: Bullgaria na ka marrë peng. Vuçiç kërcënon. Kovaçevski refuzon Macron

• Tre liderët e Ballkanit Perëndimor, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Presidenti i Serbisë Aleksnadër Vuçiç dhe ai i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski u shprehën të zhgënjyer nga Bashkimi Evropian. • Rama tha se Bullgaria ka marrë peng Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut dhe se ajo që po ndodh me mungesën e liberalizimit në Kosovë është turp. Rama shtoi se BE është thjesht një vëzhguese e paaftë të zgjidhë këtë ngërç. Ballkani i Hapur sipas Ramës është ajo çfarë e mban rajonin bashkë dhe rijetëzon Procesin e Berlinit. • Aleksandër Vuçiç tha se nëse BE nuk dëshiron të shohë një luftë në Ballkan si në Ukrainë, atëherë duhet të veprojë. • Dimitar Kovaçevski refuzoi propozimin e Francës për të ngritur një bllok paralel ku do të futen të gjitha vendet që pretendojnë të integrohen në BE.

18 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Mesazhi i plotë i Ramës në Bruksel: Çmenduri! Shqipëria e RMV janë marrë peng, turp me Kosovën

Konferenca/ Rama: Bullgaria na ka marrë peng. Vuçiç
Edi Rama

Fjala e plotë e kryeministrit Edi Ramës në Bruksel

Më lejoni të shpreh keqardhjen e thellë për Bashkimin Europian. Më vjen keq për ta dhe shpresoj që të mund t’i ndihmojmë. U përpoqa që të them disa gjëra në takim dhe do të ndaj me ju disa prej tyre sepse nuk dua të marr aq kohë sa u mor në takim. Charles Michel na tha se kishim 3 minuta dhe i thashë “Mund të kishte qenë dhe 30 sekonda nëse do të mbanin fjalën”, por ata nuk mbajtën fjalën, kështu që 3 minuta nuk ishin mjaftueshëm.U thashë që ndjehesha mirë dhe keq që isha me ta. Ndjehesha mirë sepse jemi europianë dhe duam të gjendemi mes europianëve, kjo është diçka mjaft e mirë, por ndjehesh keq sepse ende ne nuk mund të jemi këtu si europianë, por si miq në një shtëpi të ndarë. Është vërtetë diçka shumë shqetësuese që edhe sulmi i një pandemie në shkallë globale, një sulm tragjik dhe as një luftë kaq kërcënuese që mund të shndërrohet në një luftë tragjiko-globale nuk kanë mundur t’i bëjnë bashkë. Ç’të bëjmë?

Sigurisht, ne kemi shumë për të bërë dhe nga njëra anë, unë mendoj që ne kemi bërë dhe bëmë tashmë, për të mbështetur idenë e presidentit francez Emanuel Macron, për objektiv, që është politik dhe strategjik i dëshiruar moralisht, që është komuniteti i ri politik europian dhe në ndërkohë që ne do vazhdojmë rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit, me shpresën që shekullin tjetër do jemi anëtarë dhe sigurisht, duke u përballur me një “Bullgari” këtu, një “Bullgari” atje e një “Bullgari” të tretë gjatë rrugës. Ne do ta vlerësonim shumë nëse ky komunitet i ri politik i Europës ngrihet për të qenë bashkë në një shtëpi të përbashkët, si një familje e vetme, pavarësisht se jemi në kate të ndryshme, por së paku në dhomën e ndenjes qëndrojmë së bashku, jo kështu.

Së dyti, sigurisht tema kryesore ishte Maqedonia e Veriut, ishte Maqedonia njëherë e një kohë dhe më pas 17 vite më pas është ende në pritje si kandidate për çeljen e bisedimeve për anëtarësim, ndryshoi madje dhe emrin, por nuk bëri dallim. Imagjinoje Francën të ndryshojë emrin për t’u bërë anëtare e BE apo Italinë! Ata ndryshuan edhe emrin, ndërkohë që Shqipëria është në pritje qysh prej 8 vitesh tashmë. Mu desh të fitoja një mandat të tretë, që të vazhdoja të prisja për çeljen e bisedimeve për anëtarësim. Ishte shumë e rëndësishme të thoja të vërtetën, që arsyeja nuk është thjesht Bullgaria, le të themi të vërtetën. Bullgaria është një fatkeqësi, por nuk është vetëm Bullgaria, por është fryma e deformuar e zgjerimit, një frymë tërësisht e deformuar dhe Bullgaria është shprehja më e dukshme e saj. Fryma e zgjerimit ka kaluar nga vizioni i përbashkët i një komuniteti tek marrja peng nga shtetet individuale dhe ne e kemi parë. Sa herë që ka diçka që ndodh në një shtet anëtar, menjëherë ky mjet bllokimi vihet në lëvizje.

Kjo çështja e Bullgarisë është një turp, një vend i NATO-s që merr peng dy vende të tjera të NATO-s, ndërkohë që në oborr të Europës ka një luftë dhe nën sytë e 26 vendeve që janë krejt të pafuqishme së bashku. Më pas thonë dhe po iu them atë që ju thashë, që Vladimir Putin është shumë sëmurë. Ai mund të jetë sëmurë, mund të jetë shumë mirë, por ky vendi këtu nuk duket shumë i shëndetshëm.

Agresioni rus kundër Ukrainës po merr kështu një ndihmë mjaft bujare dhe të pa kërkuar nga një vend i NATO-s, Bullgaria, për të destabilizuar një vend tjetër të NATO-s, Maqedoninë e Veriut dhe për të fryrë më tej mllefin, pakënaqësinë në një fqinjësi si e jona, që është një hallkë e dobët në gjithë këtë situatë.

Ne nuk do të presim Godon, unë e kam thënë më parë. Më vinte shumë keq për disa njerëz optimistë dje që nisën të shkruanin në Tëitter, “po ia dalim”, jo. Nuk erdha këtu me idenë që do ndodhte diçka. Tek Godoja është shumë e qartë, Vladimiri dhe Estragoni, pra Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë së bashku, dhe Vladimiri i thotë Estragonit “Do të lëvizim?” dhe Estragoni thotë, “Po, le të lëvizim’, por është Samuel Beccheti, Bashkimi Europian që thotë “Askush të mos lëvizë”. Kështu që, vazhdon kështu.

Ndërkohë që ne kemi lëvizur dhe do vazhdojmë të lëvizim për të ringjallur këtë frymë të Europës në pjesën tonë, që është Berlini i Procesit, kështu e quajmë, Berlini i Procesit për të ringjallur këtë frymë dhe nisma e Ballkanit të Hapur është nisma që kemi ndërmarrë për ta bërë Berlinin konkret në terren.

Kam kërkuar mbështetje të plotë dhe pa ekuivok për Ballkanin e Hapur, sepse edhe për këtë janë të ndarë, a thua se do jetojnë në Ballkan e janë të ndarë edhe në raport me Ballkanin për çfarë bëjmë ne në hapësirën tonë.

Megjithatë, natyrisht dashamirës janë, mos më keqkuptoni. Është një vend i mirë, janë njerëz shumë të mirë, fotot janë shumë të bukura këtu, fjalët janë të bukura, do ishte edhe më bukur nëse do realizonit fjalët, por ne nuk jemi kaq të mirë në Ballkan dhe nuk do heqim dorë, do vazhdojmë dhe një ditë do bëhemi dhe ne anëtarë të mirë të BE-s, sigurisht.

Përtej kësaj, nuk dua të marr më shumë kohë, por thjesht u shpreha dhe thashë edhe dy gjëra të tjera shumë të rëndësishme. Ka një tjetër pengmarrje në proces, që është pengmarrja e qytetarëve të Kosovës, të cilët nuk lejohen të lëvizin lirisht në Europë. Është popullata e vetme në tokën e Europës që nuk mund të lëvizë lirisht. Ua thashë atyre “a mund ta përfytyroni që nën diktaturën jugosllave, në thelb dy, dhe mund të udhëtonin, mund të shkonin në Gjermani, në Zvicër e mund të shkonin kudo dhe punonin me radhë, por qysh kur u liruan, çliruesit, çlirimtarët e tyre po i mbajnë peng, ata nuk mund të lëvizin”. Kjo është çmenduri, kjo është e turpshme, kjo duhet të marrë fund dhe njerëzit duhet të lejohen të lëvizin lirisht.

Së dyti, mu desh të shprehja diçka dhe ndihem disi i keqardhur që ishte e nevojshme që të thuhej, se normalisht gjithkush duhet ta dijë që Serbia është në një pozicion mjaft ndryshe. Serbia është një realitet tërësisht ndryshe dhe u përpoqa t’ju shpjegoj se flasim për një vend ku popullariteti i Vladimir Putin është 80% dhe një vend ku opinioni publik nuk është kaq i prirur të vrapojë pas Brukselit. Është krejt e kundërta, por është një vend, i cili jashtë çdo pritshmërie edhe pritshmërisë sime, se sinqerisht nuk e prisja dhe as nuk e telefonova Aleksandrin sepse kisha frikë se do të më thoshte: “Ndjesë, por na duhet të kalojmë në anën tjetër” dhe kjo do të kishte qenë fundi i çdo marrëdhënieje dhe mendova që do të ishte problem. Tre herë janë harmonizuar me BE dhe Perëndimin kundër Rusisë duke votuar edhe për përjashtimin e Rusisë nga komiteti për të drejtat e njeriut. E kuptoj kërkesën për të ecur më përpara, por nuk e kuptoj çuarjen e gjërave në kufij në raport me kërkesën për sanksione. E kam thënë në Tiranë, e kam thënë në Prishtinë, e kam thënë dhe këtu, sepse Serbia thjeshtë nuk është në pozicion për të realizuar kaq shumë, kaq shpejt dhe çuarja deri në kufij do t’i japë efektin e kundërt dhe pastaj ajo çfarë do të ketë kosto është agjenda europiane e Serbisë për çka do të jetë tepër do të jetë kosto për popullin e rajonit, që është shumë, shumë e qartë.

Le ta lëmë pavarësisht Ballkanit të Hapur, Procesit të Berlinit dhe kështu me radhë. Ne nuk duam një luftë, ne nuk kemi nevojë për konflikt, për gjakderdhje dhe tensione në rajonin tonë, ndaj duam të ecim më përpara në drejtimin që kemi zgjedhur. Ndaj ua thashë, le ta mbajmë kështu. Ka shumë goditje me të cilat ata duhet të merren kështu që nuk duhet të nxisin një goditje tjetër. Kjo është ajo çfarë besoj unë.

Kështu që për ta përmbyllur, thirrja ime e fundit për ta ishte: Mos lini që besimi që shqiptarët kanë, që kanë një besim shumë të madh te Europa pavarësisht BE, pavarësisht farsave sepse ne për herë të parë në historinë tonë kemi mundësi të jemi aty ku duam, jo nën regjime, jo nën perandori që zgjedhin për ne. Për ne Europa është fe, për ne Europa nuk është Brukseli. Kështu që shqiptarët do të vazhdojnë, por edhe në Ballkanin Perëndimor ka shumë pro europianë, Maqedonia e Veriut e kështu me radhë. Lutja ime për ta ishte: Ju lutemi, mos e lini BE-në të bëhet si një kongregacion priftërinjsh që diskutonin aso kohe seksin e engjëjve ndërkohë që muret e Kostandinopojës shembeshin. E dimë sesi shkoi historia.

1 VITE ME PARE

Pse të tre bashkë? Vuçiç: Doja që të dëshmoja angazhimin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Konferenca/ Rama: Bullgaria na ka marrë peng. Vuçiç
Pamje nga Samiti i Brukselit

TIRANË- Pas përfundimeve të punimeve të samiti BE-Ballkani Perëndimor, Kryeministri Edi Rama, presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri maqedonas Dimitar Kovacevski kanë dalë në një konferencë për shtyp. Rama nuk iu përgjigj pyetjes se përse Vuçiç doli në konferencë me ta, por presidenti serb, po. Në fjalën e tij, presidenti tha se prania e tij në takim ishte si një akt mbështetës për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në rrugëtimin e tyre në Bashkimin Europian. Ndërsa Rama, shtoi se ndjehen mirë kur janë bashkë. 

PJESË NGA BISEDA: 

Pyetje: Do e lëmë Maqedoninë e Veriut vetëm, do ndahemi nga ta në procesin e integrimit? Pse është edhe Vuçiç këtu me ne? Edhe vendimin për të ardhur e morët bashkë?

Rama: Për pyetjen e parë, mund të them që jo, nuk mendoj dhe nuk kam nënkuptuar që është dikush që ka të tjerë pas çmendurisë bullgare. është vendim i Bullgarisë. Unë nuk është se nuk e respektoj. I respektoj shqetësimet e tyre. Por jam jo dakord me mënyrën sesi e bëjnë këtë gjë. Ky është argumenti im, po marrin peng vende të NATO-s. Ne nuk po hyjmë tani për të zgjidhur këtë çështje. Më duhet të them se të gjithë ata që përmendi Aleksandri, Macron, Borrell, Scholtz, Draghi, nuk gjej dot një që nuk u ndje shumë keq. Që nuk mund të gjejë asgjë. Edhe Mark Rhute, shkoi në Sfoje dhe mbajti një nga fjalët më brilante. Ndoshta është Bullgaria nga pas dhe nuk thotë asgjë. Nga na doli kjo çështje e madhe? Pati një kohë kur problem ishte Shqipëria. Jam i trishtë dhe më vjen keq për ta, por nuk them që po veprojnë me hile. Kjo është arsyeja pse nuk ka pasur konferencë për shtyp. Por do kenë për Ukrainën dhe Moldavinë. Shkuam bashkë në Ukrainë atje, sepse ne e mbështetëm.

Vuçiç: S'e kuptova pyetjen

Rama: Pse je këtu? Ti je në rregull

Vuçiç: Jo, ne jemi së bashku. Doja që të dëshmoja angazhimin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Donin të ndanin të njëjtën qëndrim me mua. Nuk është detyrim formal për të qenë mbështetës për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. është bërë natyrale, ndodh rregullisht dhe jemi krenarë. Gjatë dimrit, do shohim se kush do mbështet vendet tuaja. Presim ndihmë nga fqinjët. Kjo është normale, e dinjitoze.

Rama: Jemi të tre sepse kështu do të jetë mënyra e natyrshme. Ata flasin për Ballkanin Perëdimor gjithë kohën. Ndonjëherë nuk e kuptojmë se çfarë është? Shpresojmë fort që të jemi të gjithë ne...

Vuçiç: Kur kemi bërë konferenca për shtyp këtu, kishin 2-3 gazetarë. Shumë donit të na dëgjonit. Kjo është nga pikëpamja praktike që të shihemi të bashkuar.

Rama: Prandaj ndjehemi mirë kur jemi së bashku. Peshuam edhe mendimin që mos të vinim. Erdhëm për të respekt dhe për të mbështetur vendet që janë në situatë të vështirë. Si BE janë lëmsh.

1 VITE ME PARE

VD-Gazetarja përmend Vuçiç, presidenti serb: Jam i sigurtë që folët mirë për mua. Rama: Ç'dreqin do këtu?

Konferenca/ Rama: Bullgaria na ka marrë peng. Vuçiç
Aleksandër Vuçiç dhe Elja Zotka

BRUKSEL- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, gazetarja e "TvKlan", Elja Zotka dhe kryeministri Edi Rama kanë shkëmbyer batuta me njëri-tjetrin. Gjatë konferencës për shtyp, në Samitin e Brukselit, ajo e pyeti Ramën, se pse presidenti Vuçiç ishte në konferencë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Këtu, ndërhyri Vuçiç duke shkëmbyer batuta me Ramën dhe gazetaren. 

PJESë NGA BISEDA: 

Pyetje: Do e lëmë Maqedoninë e Veriut vetëm, do ndahemi nga ta në procesin e integrimit? Pse është edhe Vuçiç këtu me ne? Edhe vendimin për të ardhur e morët bashkë?
Vuçiç: Jam i sigurtë që thatë një gjë të mirë për mua.
Rama: Ajo do të dijë pse je këtu? Ç'dreqin do këtu? Ne fjalët e saj, jemi dy bashkëvuajtës.

1 VITE ME PARE

Kërcënon Vuçiç: Shikoni luftimet në Ukrainë, doni ta shihni në Ballkan?

Konferenca/ Rama: Bullgaria na ka marrë peng. Vuçiç

BRUKSEL- Presidenti serb, Alekandër Vuçiç ka lëshuar një paralajmërim nga Brukselit. Në fjalën e tij gjatë Samitit të Brukselit, presidenti serb tha se duhet qetësi në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Shikoni luftimet në Ukrainë, doni ta shihni në Ballkan? Unë nuk dua. Mos e nënvlerësoni nismën tonë sepse bashkon njerëzit. Na u deshën 70 vite që të takoheshim pas takimit me liderët të ish-Jugosllavisë dhe Shqipërisë. Kjo është ajo që besojmë dhe askush nuk e thyen,”-tha ndër të tjera Vuçiç.

PJESË NGA DISKUTIMI:

Vuçiç: Ne kemi ftuar qindra herë të tjerët. Çfarëdo bëjmë, e bëjmë për hir dhe përfitim të Ballkanit sepse ka pasur këtë pyetje gjithmonë; ku janë të tjerët? Kemi pasur trysni nga vende dhe udhëheqësit, për nismën dhe llojin e saj. Por po bëhemi më të fortë se po besojmë tek ajo dhe tek vetja. E dimë që duhet të mbajmë paqe dhe qetësi në rajon. Kjo është çfarë dimë. Shikoni luftimet në Ukrainë, doni ta shihni në Ballkan? Unë nuk dua. Mos e nënvlerësoni nismën tonë sepse bashkon njerëzit. Na u deshën 70 vite që të takoheshim pas takimit me liderët të ish-Jugosllavisë dhe Shqipërisë. Kjo është ajo që besojmë dhe askush nuk e thyen.

Rama: Nuk mund të më thoni se më rekrutoi se unë jam aset serbe, siç e dini të gjithë.

 

1 VITE ME PARE

VD-Vuçiç e quajti Kosovë, Rama e korrigjon: Aleksandri tha "e ashtuquajtura Kosovë"

Konferenca/ Rama: Bullgaria na ka marrë peng. Vuçiç
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama nuk ngurron që të korrigjojë presidentin serb, Aleksandër Vuçiç sa herë ai gabon. Gjatë konferencës së sotme në Samitin e Brukselit, Vuçiç iu referua Prishtinës zyrtare si “Kosovë”, e më pas kur mori fjalën, Rama e korrigjoi. Në fjalën e tij, Rama tha se Vuçiç në fakt e kishte fjalën për atë që quan "e ashtuquajtura Kosovë".

“Pyetje lidhur me bashkëpunimin rajonal, përmendet nëse do të bëhet bashkëpunim vërtetë rajonal. Iu them që Ballkani i Hapur është mekanizmi i parë vërtetë rajonal i bashkëpunimit. E them këtë sepse po prodhon rezultate për fermerët, njerëzit dhe tregëtarët. Diku janë më të dukshme, diku më pak të dukshme. Nëse doni të kontrolloni, meqë Ballkani s'është vendi i Jezu Krishtit, por Shën Thomait, nuk besojmë po nuk vumë dorën në plagë. Shkoni në kufi dhe do shikoni asnjë vonesë. Nuk shoh se cila është arsyeja që të bëhet kaq zhurmë për këtë. E kemi përsëritur është tryezë e hapur për këto. Aleksandri i quajti e ashtuquajtura Kosovë, unë e quaj Kosovë, dhe pikë. Imagjino të ziheshim, ç'vend do ishte rajoni sot? Ali Ahmeti tha se provoi edhe armët, edhe mençurinë, e thotë shumë thjeshtë, ne nuk duam gjakderdhje tjetër. Duam që të mbajmë sa më larg çdo fantazmë nga e shkuara. E kam thënë dhe e përmbyll se nuk duhet që të jetë problem i qeverisë së Kosovës për të ardhur, duhet të ketë qenë problem për Serbinë. Ndjehem i privilegjuar që punojmë për të sjellë paqen përmes Ballkanit të Hapur. Mos i harroni fjalët e mia. është e thjeshtë,”-tha Rama ndër të tjera.

1 VITE ME PARE

VD-“BE na poshtëroi, prisnin konferencë nga liderët”, Rama: Janë të zgjuar, e dinë që sistemi i BE ka diçka të deformuar

Konferenca/ Rama: Bullgaria na ka marrë peng. Vuçiç
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se në Bashkimin Evropian ka diçka të deformuar. Teksa i përgjigjej gazetares që tha se ndihej e poshtëruar pasi liderët e BE-së nuk mbajtën një konferencë për shtyp, Rama tha se në fakt ata nuk e kanë bërë këtë gjë pasi janë të zgjuar. 

Pjesë nga konferenca: 

Pyetje: Si gazetarë jemi poshtëruar sot nga liderët e BE-së, duhet të kishim një konferencë për shtyp nga liderët e BE-së, por e anuluan në momentin e fundit, pse e bënë këta?

Edi Rama: Mendoj që janë shumë të zgjuar që e bënë këtë gjë. Këta njerëz kanë bërë përpjekjet e tyre, por ka diçka të deformuar në nismën e BE-së, më vjen keq zoti President.

1 VITE ME PARE

Videon e nxorri vetë, Rama: Ishte prerë keq, unë thashë se RMV do jetë edhe Shqipëria Lindore

Konferenca/ Rama: Bullgaria na ka marrë peng. Vuçiç
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë veten blof. Në fjalën e tij, gjatë një konference për shtyp në Samitin e Brukselit, Rama përmendi dhe videon e tij kur bënte humor me kushtet që i kishin vendosur ndër vite Maqedonisë së Veriut për të nisur negociatat për anëtarësim. Rama tha se videoja ishte prerë keq, pasi kishte thënë edhe se kishte shtuar edhe se Dimitar Kovaçevskin e kishte prezantuar edhe si kryeministër të Shqipërisë Lindore. 

"Shpresoj që të mos ndodhë siç ndodhi me opozitën, që mori atë që ndodhi me opozitën në Maqedoninë e Veriut, që e morën për fyerje atë që thashë unë. Ndërkohë që videoja ishte prerë. Unë thashë, kryeministri i Bullgarisë së Perëndimit dhe Shqipërisë Lindore. Sepse kanë kërkuar që të ndryshojnë emrin. Kjo ishte diçka për t'u thënë për Bullgarinë dhe BE, por kur je opozitë jo e mençur, je i destinuar që të qëndrosh në opozitë,"-tha Rama.

Në fakt, me këtë deklaratë Rama ka nxjerrë veten blof, se ishte ai që e nxorri videon në rrjetet e tij sociale, që më pas bëri bujë në Shkup. Opozita shkoi deri aty sa kërkoi dorëheqjen e kryeministrit dhe paralajmëroi proteta. 

1 VITE ME PARE

VD/ VETO-ja e Bullgarisë, Rama me kritika: BE e paaftë të çlirojë dy pengje

Konferenca/ Rama: Bullgaria na ka marrë peng. Vuçiç
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur me kritika fjalën e tij në konferencën për shtyp në Samitin e Brukselit. Në fjalën e tij, Rama tha se ishte i frustruar sepse Bashkimi Europian kishte lejuar që të merreshin "peng" dy vende anëtare të NATO-s për t'u futur në Bashkimin Europian.

"Më duhet që të korrigjoj presidentin tuaj. Tha që jam i frustruar. I thashë, jo. Më vjen keq për BE. Jam i frustruar për BE. Nuk është sekret që kam më për zemër BE se Aleksandrin. Të shohësh BE që është i paaftë të çlirojë dy pengje, natyrisht nuk lë mbresë të mirë. është ditë historike, por në sensin e keq. Natyrisht kishin fjalët më të mira për ne, të gjithë ndjeheshin shumë keq që nuk po realizonin objektivat. Kështu që nga ana tjetër ne do të vazhdojmë. Ju thashë në Ohër, datat e takimit të Këshillit Europian, ishin më të rëndësishme se ditëlindja ime. Unë e gjeta pavarësinë time që të socializohem me ta. Ata kanë dy probleme të mëdha. Mendoj që do të arrijmë aty. Me shpresë para shekullit tjetër. Çështja është që të bëjmë punën tonë. Të jemi në pozitën që të thonë ata që është faji i tyre, jo yni. Nuk prisja asgjë tjetër nga ajo që mora këtu. 100%. Asnjë surprizë. Lexoni tëitterin tim. Mos e lexoni të propaganda serbe, por në gjuhë angleze. Për ne është një gjuhë që nuk pretendon se e njeh. Këto kanë gjuhë të çuditshme, kush është më i vjetër, më i mirë, kjo është shaka,"-tha Rama. 

1 VITE ME PARE

Vuçiç përmbledh Samitin: Shqipëria e RMV nuk morën asnjë datë, Bosnjës s’iu dha statusi, as Prishtinës vizat

Konferenca/ Rama: Bullgaria na ka marrë peng. Vuçiç
Aleksandër Vuçiç

BRUKSEL- Presidenti i Serbisë Aleksnadër Vuçiç përmblodhi me dy fjali gjithçk që ndodhi në Samitin e Brukselit. Ai tha se nuk është caktuar asnjë datë për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Për Bosnje Hercegovinën tha se nuk u aprovua statusi i vendit kandidat, ndërsa Prishtinës nuk iu liberalizuan vizat. 

Pjesë nga konferenca: 

Pyetje: A pati ndonjë vendim për negociatat?

Aleksandër Vuçiç: Çdo gjë që thashë sot këtu, e thashë hapur dhe publikisht. Nëse mund ta përkthej atë që ishte e rëndësishme për ne sot. Nuk kishte rezultate konkrete, por ishte një diskutim i mirë. Nëse më pyesni nëse Maqedonia e Veriut apo Shqipëria mori një datë, jo nuk e morën, nëse Prishtina mori liberalizimin e vizave, jo nuk e mori, nëse Bosnja mori statusin, jo nuk e mori.

1 VITE ME PARE

Vuçiç flet për Open Balkan në Bruksel: Ishte ide e jona, s’kam folur kurrë me Putin për këtë gjë

Konferenca/ Rama: Bullgaria na ka marrë peng. Vuçiç
Aleksandër Vuçiç

BRUKSEL- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha se Open Balkan është krijuar nga vetë liderët e Ballkanit për të mbrojtur njëri-tjetrin dhe jo me idenë e Rusisë. Nga konferenca e përbashkët me liderët e Ballkanit, Vuçiç tha se nuk e ka konsultuar kurrë me Vladimir Putin idenë e Open Balkan.

"Unë mendoj që miqtë e mi e meritonin nisjen e negociatave, nuk është vetëm një thirrje formale, është diçka e nevojshme sepse të gjithë kanë bërë çdo gjë që është e nevojshme. Qytetarët nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e meritojnë këtë gjë. Mund ta imagjonoj se sa e madhe është Serbia, u jemi mirënjohës miqve në BE, më shumë se sa 20 udhëheqës në BE na kanë dëgjuar për dy orë, ne i dëgjuam ato. Dëgjuam edhe propozimin e Macron për të krijuar një komunitet tjetër në BE. Është një mënyrë e mirë. Për mua ishte e dobishme si përfaqësues i Serbisë. Më duhet të falenderoj Kovaçevskin dhe Ramën që ishin shumë të drejtë me Serbinë. Kishin informuar publikun për çështjen ruso-ukraine. Nuk e fsheh dhe unë isha një nga folësit e fundit që u referova çështjeve të tjera. Kam qenë mirënjohës thellësisht për të gjithë ata që na dëgjuan sot. Unë besoj se do të jemi në gjendje që të gjithë së bashku të zgjidhim sa më shpejet të jetë e mundur. Do të bëjmë maksimumin duke thënë gjithmonë më të mirën, duke i kërkuar popullit serb që të vizitojnë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke thënë fjalë të mira. Nuk ishte ide e ndodnjë tjetri, ishte ide e jona krijimi i Open Balkan. Donim të nisnim të kujdeseshim për veten tonë, të kujdeseshim për fqinjin. Dëgjuam dikë që thoshte se ishte ide e Orban. Ishte këtu sot Orban. I ka folur njeri Orbanit për këtë? Një tjetër thotë ishte ide e Putin? Unë s’kam folur kurrë me Putin për këtë gjë. Në fund, shumë falenderimë për kolegët tan evropianë sepse ata vërtetë dëshmuan durim,"- tha Vuçiç. 

1 VITE ME PARE

Vuçiçit i flet ndërgjegjia, harron "Kosovën e Metohinë": Mediat shkruanin për pavarësinë e Kosovës

Konferenca/ Rama: Bullgaria na ka marrë peng. Vuçiç
Aleksandër Vuçiç

BRUKSEL- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç i ka folur sot "ndërgjegjia". Gjatë konferencës për shtyp, Vuçiç tha se mediat gjatë kohës së luftës në Ukrainë, flisnin për Serbinë dhe mundësinë e sulmit në Kosovë. Por, teksa fliste presidenti serb iu referua Kosovës si Kosovë, e jo ashtu siç bën gjithmonë, duke përdorur termin "Kosova&Metohija". Megjithatë e kuptoi shpejt çfarë tha dhe u vetëkorrigjua. 

"Unë isha një nga folësit e fundit, dua t'ju kujtoj diçka që ka ndodhur 4 muajt e fundit. Sipas të dhënave që kam marrë nga shërbimet, nga njerëzit e mi, mbi 2 mijë e 600 artikuj janë publikuar për Seribnë në media pas sulmit rus. Artikuj që thonë se po rrezikohet pavarësisë së Bosnje Hercegovinës, Kosovës, të ashtuquajturës Kosovë apo sido që ta quani. A keni parë një ndjesë të vetme ato vepra?,"-tha Aleksandër Vuçiç.

*Shënim: Territori Autonom i Kosovës dhe Metohisë është emërtimi zyrtar gjatë viteve 1945-1963 për Kosovën. Edhe sot, zyrtarët dhe mediat serbe, Republikës së Kosovës i referohen si Kosova dhe Metohija

1 VITE ME PARE

VD/Rama-BE: Lëreni Serbinë të qetë, mos hapni konflikte të tjera

Konferenca/ Rama: Bullgaria na ka marrë peng. Vuçiç
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që Bashkimi Evropian të mos ushtrojë presion ndaj Serbisë, për të cilën thotë se ka një tjetër pozicion krah Rusisë. Nga konferenca e përbashkët me liderët e Ballkanit, Rama tha se Serbia është një realitet tërësisht ndryshe ku popullariteti i Vladimir Putin është 80% dhe një vend ku opinioni publik nuk është kaq i prirur të vrapojë pas Brukselit. Ai tha se Serbia është harmonizuar me BE dhe Perëndimin kundër Rusisë duke votuar edhe për përjashtimin e Rusisë nga komiteti për të drejtat e njeriut, por nuk mund të shkojë më tej pasi do të rrezikonte të sillte një tjetër luftë në Ballkan. 

"Së dyti, mu desh të shprehja diçka dhe ndihem disi i keqardhur që ishte e nevojshme që të thuhej, se normalisht gjithkush duhet ta dijë që Serbia është në një pozicion mjaft ndryshe. Serbia është një realitet tërësisht ndryshe dhe u përpoqa t’ju shpjegoj se flasim për një vend ku popullariteti i Vladimir Putin është 80% dhe një vend ku opinioni publik nuk është kaq i prirur të vrapojë pas Brukselit. Është krejt e kundërta, por është një vend, i cili jashtë çdo pritshmërie edhe pritshmërisë sime, se sinqerisht nuk e prisja dhe as nuk e telefonova Aleksandrin sepse kisha frikë se do të më thoshte: “Ndjesë, por na duhet të kalojmë në anën tjetër” dhe kjo do të kishte qenë fundi i çdo marrëdhënieje dhe mendova që do të ishte problem. Tre herë janë harmonizuar me BE dhe Perëndimin kundër Rusisë duke votuar edhe për përjashtimin e Rusisë nga komiteti për të drejtat e njeriut. E kuptoj kërkesën për të ecur më përpara, por nuk e kuptoj çuarjen e gjërave në kufij në raport me kërkesën për sanksione. E kam thënë në Tiranë, e kam thënë në Prishtinë, e kam thënë dhe këtu, sepse Serbia thjeshtë nuk është në pozicion për të realizuar kaq shumë, kaq shpejt dhe çuarja deri në kufij do t’i japë efektin e kundërt dhe pastaj ajo çfarë do të ketë kosto është agjenda europiane e Serbisë për çka do të jetë tepër do të jetë kosto për popullin e rajonit, që është shumë, shumë e qartë. Le ta lëmë pavarësisht Ballkanit të Hapur, Procesit të Berlinit dhe kështu me radhë. Ne nuk duam një luftë, ne nuk kemi nevojë për konflikt, për gjakderdhje dhe tensione në rajonin tonë, ndaj duam të ecim më përpara në drejtimin që kemi zgjedhur. Ndaj ua thashë, le ta mbajmë kështu. Ka shumë goditje me të cilat ata duhet të merren kështu që nuk duhet të nxisin një goditje tjetër. Kjo është ajo çfarë besoj unë. Kështu që për ta përmbyllur, thirrja ime e fundit për ta ishte: Mos lini që besimi që shqiptarët kanë, që kanë një besim shumë të madh te Europa pavarësisht BE, pavarësisht farsave sepse ne për herë të parë në historinë tonë kemi mundësi të jemi aty ku duam, jo nën regjime, jo nën perandori që zgjedhin për ne. Për ne Europa është fe, për ne Europa nuk është Brukseli. Kështu që shqiptarët do të vazhdojnë, por edhe në Ballkanin Perëndimor ka shumë pro europianë, Maqedonia e Veriut e kështu me radhë. Lutja ime për ta ishte: Ju lutemi, mos e lini BE-në të bëhet si një kongregacion priftërinjsh që diskutonin aso kohe seksin e engjëjve ndërkohë që muret e Kostandinopojës shembeshin. E dimë sesi shkoi historia,"- tha Rama ndër të tjera. 

1 VITE ME PARE

VD-Rama flet për Kosovën në Bruksel: Është marrë peng, çmenduri, njerëzit nuk lëvizin dot lirshëm

Konferenca/ Rama: Bullgaria na ka marrë peng. Vuçiç
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka folur për Kosovën në Bruksel, ku e ka quajtur një çmenduri mosliberalizimin e vizave. Nga konferenca e përbashkët me liderët e ballkanit, Rama tha se Kosova është i vetmi vend në tokën e Evropës që nuk lëviz lirshëm. Ai e krahasoi edhe me kohën e duktaturës në Jugosllavi, kur tha se Kosova lëvizte e punonte kudo, ndërsa pas çlirimit, u izoluan.

"Përtej kësaj, nuk dua të marr më shumë kohë, por thjesht u shpreha dhe thashë edhe dy gjëra të tjera shumë të rëndësishme. Ka një tjetër pengmarrje në proces, që është pengmarrja e qytetarëve të Kosovës, të cilët nuk lejohen të lëvizin lirisht në Europë. Është popullata e vetme në tokën e Europës që nuk mund të lëvizë lirisht. Ua thashë atyre “a mund ta përfytyroni që nën diktaturën jugosllave, në thelb dy, dhe mund të udhëtonin, mund të shkonin në Gjermani, në Zvicër e mund të shkonin kudo dhe punonin me radhë, por qysh kur u liruan, çliruesit, çlirimtarët e tyre po i mbajnë peng, ata nuk mund të lëvizin”. Kjo është çmenduri, kjo është e turpshme, kjo duhet të marrë fund dhe njerëzit duhet të lejohen të lëvizin lirisht,"- tha Rama ndër të tjera. 

 

1 VITE ME PARE

VD-Rama: Bullgaria po i jep fuqi Putin e agresionit rus, një turp

Konferenca/ Rama: Bullgaria na ka marrë peng. Vuçiç
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka shënjestruar Bullgarinë si vendin që po i jep akoma më shumë fuqi agresionir rus. Nga konferenca me liderët e Ballkanit në Bruksel, Rama tha se agresioni rus kundër Ukrainës po merr një ndihmë mjaft bujare dhe të pa kërkuar nga një vend i NATO-s, Bullgaria, për të destabilizuar një vend tjetër të NATO-s, Maqedoninë e Veriut dhe për të fryrë më tej mllefin e pakënaqësinë në Ballkan. Ballkanin e Hapur Rama tha se e kanë ngritur për të rijetëzuar Procesin e Berlinit, të cilin Rama e quajti 'Berlini i Procesit'. 

Pjesë nga fjala e Ramës: 

Së dyti, sigurisht tema kryesore ishte Maqedonia e Veriut, ishte Maqedonia njëherë e një kohë dhe më pas 17 vite më pas është ende në pritje si kandidate për çeljen e bisedimeve për anëtarësim, ndryshoi madje dhe emrin, por nuk bëri dallim. Imagjinoje Francën të ndryshojë emrin për t’u bërë anëtare e BE apo Italinë! Ata ndryshuan edhe emrin, ndërkohë që Shqipëria është në pritje qysh prej 8 vitesh tashmë. Mu desh të fitoja një mandat të tretë, që të vazhdoja të prisja për çeljen e bisedimeve për anëtarësim. Ishte shumë e rëndësishme të thoja të vërtetën, që arsyeja nuk është thjesht Bullgaria, le të themi të vërtetën. Bullgaria është një fatkeqësi, por nuk është vetëm Bullgaria, por është fryma e deformuar e zgjerimit, një frymë tërësisht e deformuar dhe Bullgaria është shprehja më e dukshme e saj. Fryma e zgjerimit ka kaluar nga vizioni i përbashkët i një komuniteti tek marrja peng nga shtetet individuale dhe ne e kemi parë. Sa herë që ka diçka që ndodh në një shtet anëtar, menjëherë ky mjet bllokimi vihet në lëvizje. Kjo çështja e Bullgarisë është një turp, një vend i NATO-s që merr peng dy vende të tjera të NATO-s, ndërkohë që në oborr të Europës ka një luftë dhe nën sytë e 26 vendeve që janë krejt të pafuqishme së bashku. Më pas thonë dhe po iu them atë që ju thashë, që Vladimir Putin është shumë sëmurë. Ai mund të jetë sëmurë, mund të jetë shumë mirë, por ky vendi këtu nuk duket shumë i shëndetshëm. Agresioni rus kundër Ukrainës po merr kështu një ndihmë mjaft bujare dhe të pa kërkuar nga një vend i NATO-s, Bullgaria, për të destabilizuar një vend tjetër të NATO-s, Maqedoninë e Veriut dhe për të fryrë më tej mllefin, pakënaqësinë në një fqinjësi si e jona, që është një hallkë e dobët në gjithë këtë situatë. Ne nuk do të presim Godon, unë e kam thënë më parë. Më vinte shumë keq për disa njerëz optimistë dje që nisën të shkruanin në Tëitter, “po ia dalim”, jo. Nuk erdha këtu me idenë që do ndodhte diçka. Tek Godoja është shumë e qartë, Vladimiri dhe Estragoni, pra Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë së bashku, dhe Vladimiri i thotë Estragonit “Do të lëvizim?” dhe Estragoni thotë, “Po, le të lëvizim’, por është Samuel Beçheti, Bashkimi Europian që thotë “Askush të mos lëvizë”. Kështu që, vazhdon kështu. Ndërkohë që ne kemi lëvizur dhe do vazhdojmë të lëvizim për të ringjallur këtë frymë të Europës në pjesën tonë, që është Berlini i Procesit, kështu e quajmë, Berlini i Procesit për të ringjallur këtë frymë dhe nisma e Ballkanit të Hapur është nisma që kemi ndërmarrë për ta bërë Berlinin konkret në terren. Kam kërkuar mbështetje të plotë dhe pa ekuivok për Ballkanin e Hapur, sepse edhe për këtë janë të ndarë, a thua se do jetojnë në Ballkan e janë të ndarë edhe në raport me Ballkanin për çfarë bëjmë ne në hapësirën tonë. Megjithatë, natyrisht dashamirës janë, mos më keqkuptoni. Është një vend i mirë, janë njerëz shumë të mirë, fotot janë shumë të bukura këtu, fjalët janë të bukura, do ishte edhe më bukur nëse do realizonit fjalët, por ne nuk jemi kaq të mirë në Ballkan dhe nuk do heqim dorë, do vazhdojmë dhe një ditë do bëhemi dhe ne anëtarë të mirë të BE-s, sigurisht.

1 VITE ME PARE

Propozimi francez, Kovaçevski: Është i papranueshëm për mua, për presidentin dhe për qeverinë

Konferenca/ Rama: Bullgaria na ka marrë peng. Vuçiç

BRUKSEL- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski gjatë konferencës për shtyp që mbajti me liderët e Ballkanit të Hapur, kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama si dhe presidentit Aleksandër Vuçiç shprehu zhgënjimin e tij për pengesën e procesit.

Kovaçevski deklaroi sot se propozimi francez në formën siç është tani, është i papranueshëm për të si kryeministër, për presidentin e vendit si dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut në tërësi.

Propozimi siç është për momentin është i papranueshëm për mua, për presidentin, për qeverinë, për partnerët e koalicionit dhe për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Bullgari a vendosi të kthehet në të kaluarën dhe të bllokoj procesin, gjë që nuk shpie askund. Ne si Republikë e Maqedonisë së Veriut kemi bërë shumë, tani radhën e ka Bashkimi Evropian”, tha Kovaçevski.

1 VITE ME PARE

VD-Rama nga Brukseli: Urojmë që shekulli tjetër të na gjejë në BE

Konferenca/ Rama: Bullgaria na ka marrë peng. Vuçiç

Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka folur me ironi në koferencën e përbashkët me liderët e Ballkanit pas përfundimit të Samitit në Bruksel. Rama tha se uron që shekulli tjetër ta gjejë Shqipërinë në BE. Rama shtoi më tej se priste që lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë të bashkonte unionin, por kuptoi që as agresioni e konflikti nuk ia doli që ta bënte një gjë të tillë. 

"Më lejoni të shpreh keqardhjen e thellë për Bashkimin Europian. Më vjen keq për ta dhe shpresoj që të mund t’i ndihmojmë. U përpoqa që të them disa gjëra në takim dhe do të ndaj me ju disa prej tyre sepse nuk dua të marr aq kohë sa u mor në takim. Charles Michel na tha se kishim 3 minuta dhe i thashë “Mund të kishte qenë dhe 30 sekonda nëse do të mbanin fjalën”, por ata nuk mbajtën fjalën, kështu që 3 minuta nuk ishin mjaftueshëm.U thashë që ndjehesha mirë dhe keq që isha me ta. Ndjehesha mirë sepse jemi europianë dhe duam të gjendemi mes europianëve, kjo është diçka mjaft e mirë, por ndjehesh keq sepse ende ne nuk mund të jemi këtu si europianë, por si miq në një shtëpi të ndarë. Është vërtetë diçka shumë shqetësuese që edhe sulmi i një pandemie në shkallë globale, një sulm tragjik dhe as një luftë kaq kërcënuese që mund të shndërrohet në një luftë tragjiko-globale nuk kanë mundur t’i bëjnë bashkë. Ç’të bëjmë? Sigurisht, ne kemi shumë për të bërë dhe nga njëra anë, unë mendoj që ne kemi bërë dhe bëmë tashmë, për të mbështetur idenë e presidentit francez Emanuel Macron, për objektiv, që është politik dhe strategjik i dëshiruar moralisht, që është komuniteti i ri politik europian dhe në ndërkohë që ne do vazhdojmë rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit, me shpresën që shekullin tjetër do jemi anëtarë dhe sigurisht, duke u përballur me një “Bullgari” këtu, një “Bullgari” atje e një “Bullgari” të tretë gjatë rrugës. Ne do ta vlerësonim shumë nëse ky komunitet i ri politik i Europës ngrihet për të qenë bashkë në një shtëpi të përbashkët, si një familje e vetme, pavarësisht se jemi në kate të ndryshme, por së paku në dhomën e ndenjes qëndrojmë së bashku, jo kështu,"- tha Rama.

1 VITE ME PARE

Kryeministri maqedonas: Asnjë nismë nuk e zëvendëson integrimin në BE

Konferenca/ Rama: Bullgaria na ka marrë peng. Vuçiç
Dimitar Kovaçevski

BRUKSEL- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç u shpreh se asnjë nismë nuk zëvendëson BE-në.

Në fjalën e tij Kovaçevski tha se mbështet çdo nismë dhe iniciativë që ndihmon vendin në rrugën e integrimit por se nuk i sheh ato si zëvendësuese të integrimit të plotë në BE.

"E mirëpresim këtë nismë, e mirëpresim por duhet të shohim se si funksionon. Por më lejoni të them se asnjë nismë nuk e zëvendëson integrimin e plotë në Bashkimin Evropian. Të 27 vendet e integruara në BE e kanë bërë rrugën e tyre me mjaft integritet duke mos diskutuar identitetin e tyre, prejardhjen e gjuhën, asnjë prej këtyre çështjeve nuk është bërë temë diskutimi."-tha Kovaçevski.

 

1 VITE ME PARE

Liderët e Ballkanit të Hapur në konferencë pas Samitit Të Brukselit, Kovaçevski: Shprehëm pakënaqësinë për procesin

 

Konferenca/ Rama: Bullgaria na ka marrë peng. Vuçiç
Dimitar Kovaçevski

BRUKSEL- Tre liderët e Ballkanit të Hapur, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ai i Maqedonisë Dimitar Kovaçevski si dhe presidneti serb Aleksandër Vuçiç janë duke mbajtur një konferencë për shtyp pas përfundimit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Kovaçesvski u shpreh i zhgënjyer për moshapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut, duke qenë se vendi i tij ka pothuaje 20 vjet që ka nisur procesin e integrimit.

"Bullgaria ka vendosur të kthehet në të shkuarën dhe të lejojë vendet e treta që të përfitojnë nga situata e krijuar"-tha Kovaçevski.

Ai shtoi se duhet të garantohet nga BE-ja se Bullgaria nuk do të shtojë kërkesa dhe pretendime të tjera ndaj Maqedonisë së Veriut. Ai i përçoi një mesazh popullit maqedonas duke thënë se ata do të vijojnë të punojnë për integrimin.

edi rama aleksander vucic dimitar kovacevski samiti i brukselit

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni