LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel/ Marta Kos: Vendimi i sotëm, sinjal se zgjerimi është prioritet për BE! Rama: Anëtarësimi të bëhet brenda kësaj dekade

• Ditën e sotme në Bruksel është zhvilluar konferenca e tretë ndërqeveritare mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë. • Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Péter Szijjártó ka mbajtur fjalën e tij në konferencë ndërsa u shpreh se procesi i integrimit të Shqipërisë është bërë më shumë gjatë dy muajve të presidencës hungareze sesa në 15 vitet e fundit. • Ai shtoi më tej se hapat përpara të Shqipërisë janë të rëndësishme edhe për të gjithë rajonin e Ballkanit. • Sipas tij, përparimi i Shqipërisë në procesin e integrimit paraqet sukses për Shqipërinë, presidencën hungareze dhe BE-në.  • Gjatë fjalës së tij në konferencë kryeministri Edi Rama u shpreh se dy muaj pas hapjes së negociatave, të gjithë këto që po ndodhin janë së pari prej presidencës hungareze dhe energjisë së ministrit të Jashtëm të Hungarisë për ta bërë të qartë ambicien për zgjerimin e BE dhe afrimin e Ballkanit. • Rama shtoi se kjo nuk do ndodhte pa mbështetjen e shteteve anëtare ndërsa theksoi se Shqipëria i ka bërë detyrat. • Kryeministri tha se shpreson se negociatat të mbyllen deri në 2027 dhe anëtarësimi të ndodhë brenda kësaj dekade. • Në konferencë ka mbajtur fjalën e saj edhe komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos. • Ajo u shpreh se hapja e negociatave për "Marrëdhëniet me jashtë" është sinjal për Shqipërinë dhe Ballkani Perëndimor se zgjerimi është prioritet për Bashkimin Europian. • Kos theksoi se në kontekstin ndërkombëtar grupkapitulli 6 ka një rëndësi gjeostrategjike dhe është njohje e harmonizimit të Shqipërisë me politikat e BE si partner i qëndrueshëm. 

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

“Duam të martohemi me BE”, Rama: Ky grupkapitull nuk është i vështirë, Shqipëria ka qenë në harmoni me politikat e unionit

Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel/ Marta Kos: Vendimi i sotëm,
edi rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencë e ka cilësuar grupkapitullin gjashtë jo të vështirë, pasi sipas tij, Shqipëria ka qenë në harmoni me politikat e BE, sa i përket diplomacisë dhe sigurisë. Rama u shpreh se shqiptarët duan anëtarësimin në BE, ndërsa deklaroi se nuk ka më kthim më mbrapa në rrugën drejt anëtarësimit në union. 

"Së pari, kam mësuar që nuk ka kapitull apo ndonjë paragraf që është i lehtë me BE, çdo gjë duhet të kalojë në shqyrtim, bashkëpunim të ngushtë, nëpërmjet dialogut të përbashkët, ne presim, siç e kam thënë që të hapim grupkapitujt, por nuk po e gënjejmë veten, ka për të qenë punë e vështirë, duhet të përmirësojmë çdo hap. Prandaj e vlerësoj shumë këtë proces. Ndihmon vendin të rritet, të piqet, të transformohet dhe të bëhet një shtet ku institucionet janë shumë më të rëndësishme se çdo gjë tjetër. Për këtë grupkapitull që kemi hapur sot, nuk është fort e vështirë, Shqipëria ka qenë në harmoni me politikat e BE, sa i përket diplomacisë, sigurisë. Shqiptarët janë mbështetës për këto politika. Ne duam të martohemi me BE. Të harrojmë të gjitha divorcet e së kaluarës. Nuk ka kthim mbrapa, vetëm rrugë përpara. Duhet t’i japim shqiptarëve atë që presin, po e presin me shekuj. Po sjell një fjali emblematike të poetit tonë kombëtar, poeti i Rilindjes sonë, ka shkruar që për shqiptarët, dielli lind aty ku perëndon, në perëndim.", tha kryeministri. 

1 VITE ME PARE

Konferenca ndërqeveritare në Bruksel, Marta Kos: Vendimi i sotëm eshtë sinjal për Shqipërinë dhe Ballkanin se zgjerimi është prioritet për BE

Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel/ Marta Kos: Vendimi i sotëm,
marta kos

BRUKSEL- Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos mbajti fjalën në konferencën e tretë ndërqeveritare që u zhvillua sot në Bruksel. Kos u shpreh hapja e grupitkapitullit të sotëm për Shqipërinë është sinjal edhe për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor se zgjerimi është prioritet i BE. 

Ajo u shpreh më tej ky grupkapitulli i gjashtë, në kontekstin ndërkombëtar, është njohje e harmonizimit të Shqipërisë me politikat e Bashkimit Europian. Fjalën e saj, komisionerja evropiane për Zgjerimin e mbyllim me fjalët shqip "Urime Shqipërisë".

"Jam e nderuar të jem këtu sot për Shqipërinë. Kjo ndodh në ditën e 17-të të mandatit tim. Këto negociata sot janë hapur dhe hapim grupkapitullin e 6. Falenderoj ju zoti kryeministër për punën tuaj dhe presidencën hungareze. Dua tju kujtoj që edhe me Malin e Zi dje kemi mbyllur 12 grupkapituj. E vlerësoj gjithashtu angazhimin e gjithë vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Ky vendim i sotëm eshtë sinjal për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor se zgjerimi është prioritet për Bashkimin Europian. Në kontekstin ndërkombëtar grupkapitulli 6 ka një rëndësi gjeostrategjike, është njohje e harmonizimit të Shqipërisë me politikat e BE si partner i qëndrueshëm. Këto tema forcojnë paqen dhe stabilitetin në kufijtë e BE. Ne jemi duke mbrojtur interesin tonë. Kam besim në vendosmërinë e Shqipërisë për të punuar fort për këtë proces. Të përfshihet jo vetëm paralamenti por edhe shoqëria civile. Negociatat do kenë përfitim pozitiv edhe për shoqërinë dhe qytetarët. Urime Shqipërisë.!”, tha Marta Kos.

1 VITE ME PARE

"Një Europë me Ballkanin Perëndimor do të jetë më e fortë", Rama: Shpresojmë që negociatat të mbyllen në 2027 dhe anëtarësimi brenda kësaj dekade

Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel/ Marta Kos: Vendimi i sotëm,
edi rama

BRUKSEL - Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e përbashkët me ministrin e Jashtëm hungarez, Péter Szijjártó dhe Komisioneren Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos.  Rama u shpreh se sot kanë pamje më të qartë të punës së bërë për integrimin në Bashkimin Evropian.

Kryeministri shtoi më tej se shpreson që negociatat të mbyllen brenda vitit 2027 dhe anëtarësimi i plotë i vendit në union të kryhet brenda kësaj dekade. Ai e cilësoi si dhuratë hapjen e grupkapitullit të sotëm, dhe tha se duhet punuar për ta bërë Shqipërinë, Europën e Ballkanit Perëndimor. 

"Gati dy muaj pas hapjes së negociatave, të gjithë këto që po ndodhin janë së pari prej presidencës hungareze dhe energjisë së ministrit të Jashtëm të Hungarisë për ta bërë të qartë ambicien për zgjerimin e BE dhe afrimin e Ballkanit. Së dyti kjo nuk do ndodhte pa mbështetjen e shteteve anëtare, deri në atë pikë sa ndjej se më duhet të shof veten dhe të shof një pamje jo fort të larget nga pamja sot. Sot kemi në pamje më të qartë për punën e bërë. E marrim si inkurajim për shumë punë që kemi përpara. Falenderim për grupin e Komisionit Europian që na mëson si të mbijetojmë ndaj përqasjes nerotike të BE. Ata vetë e dinë sa e vështirë është edhe pjesa e përmbushjes dhe përpjeskjes si të behmi më mire. Ne e kemi të qartë dhe jemi të ndërgjgjshem që Europa nuk eshte e bashkuar vetëm nga gjeografia por edhe nga demokracia. Një Europë me BP do të jetë më e fortë dhe e sigurt. Ambicia jonë nuk është sekret. I kemi bërë detyrat. Negociatat të mbyllen deri në 2027 dhe anëtarësimi brenda kësaj dekade. Është thelbësore që duke mos harruar parimin në bazë të meritave, dhe kjo është shumë e rëndësishme se do na ndihmojë të bëjmë detyrat tonë sa më mirë për hatrin tonë. Vendet që kanë pasur histori si e jona dhe që duan të bëhen ekonomi e tregut të hapur nuk munden. Ne e kemi këtë mundësi. Ky kapitull i një shteti që funksion si shteti i BE është një dhuratë për ne që jetojmë në mes të Europës. Besoj se të gjithë ne shpresojmë ta bëjmë Shqipërinë, Europën e Ballkanit Perëndimor.", tha Rama.  

1 VITE ME PARE

Konferenca Ndërqeveritare/ Ministri i Jashtëm i Hungarisë: Më shumë kanë ndodhur në dy muajt e fundit se në 15 vitet e fundit, Shqipëria ka treguar përparim

Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel/ Marta Kos: Vendimi i sotëm,
Péter Szijjártó

BRUKSEL- Ditën e sotme në Bruksel po zhvillohet konferenca e tretë ndërqeveritare mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë.  Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Péter Szijjártó, ka mbajtur fjalën e tij në konferencë, ku tha se për procesin e integrimit të Shqipërisë është bërë më shumë gjatë dy muajve të presidencës hungareze sesa në 15 vitet e fundit.

Ai shtoi më tej se hapat përpara të Shqipërisë janë të rëndësishme edhe për të gjithë rajonin e Ballkanit. Sipas tij, përparimi i Shqipërisë në procesin e integrimit paraqet sukses për Shqipërinë, presidencën hungareze dhe BE.

"Pas 6 muajsh përpjekje mund të them që kemi arritur që të kemi një arritje si për ne, gjithashtu edhe hapjen zonës Schengen me dy vende të tjera, në mënyrë që të shpejtojmë përpjekjet tona dhe shpejtësinë për politikat e zgjerimit dhe aksesit për vendet e Ballkanit Perëndimor, nën presidencën hungareze ne kemi arritur ta përshpejtojmë. Kemi pritur për aksesin për gati 50 vite dhe kjo nuk është diçka e duhur, i detyrohemi një farë respekti këtyre vende dhe ky proces i ka patur datat e shtyra në mënyrë konstante dhe nuk ishte asgjë tjetër përveçse bllokimit që prej gati 15 vite nuk kemi parë as marrjen e masave as hapa të rëndësishëm përpara drejt zgjerimit. Do donim që të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor të jenë pjesë e BE. Në 6 muajt e fundit ne kemi bërë të gjitha përpjekjet për të përshpejtuar procesin e zgjerimit për Shqipërinë. Që nga viti 2009 Shqipëria e ka paraqitur kërkesën, në 2014 mori statusin e vendit kandidat dhe në 2022 nisën negociatat. Themeli i negociatave filloi vetëm këtë vit në konferencën hungareze, kemi pasur dy konferenca ndërqeveritare, dy grupkapituj janë hapur dhe kjo shpejtësi është e paprecedentë. Më shumë ka ndodhur në 2 muajt e fundit se në 15 vitet e kaluara. Kjo paraqet sukses për Shqipërinë, presidencën hungareze dhe BE. Po e hapim këtë grup kapitull në mënyrë që Shqipëria të ecë para, pasi Shqipëria është vend i NATO, është pjesë e Këshillit të Sigurimit. Ky grupkapitull është i rëndësishëm për t’u hapur. Është interesi ynë i përbashkët që ky vend të ketë sukës dhe t’ia arrijë. E rëndësishme për BP dhe Shqipërinë, anëtarësimi i saj do forconte BE duke parë edhe progresin ekonomik që ajo ka bërë.", u shpreh ministri i Jashtëm hungarez. 

konferenca ndërqeveritare

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet