LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Konferenca e NATO-s në Tiranë/ Rutte: Të rrisim shpenzimet për mbrojtjen kibernetike. Rama: Kemi mbrojtjen më të mirë

• Shqipëria po mban sot konferencën e NATO-s për mbrojtjen kibernetike, ku kanë marrë pjesë anëtarë nga 32 vendet e Aleancës. • Në fjalën e tij hapesë me anë të një video-mesazhi, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së Mark Rutte ka deklaruar se duhet që të rriten shpenzimet për mbrojtjen kibernetike. • Rutte thekson se vendet e aleancës janë përgjegjëse për mbrojtjen e tyre, por shtoi se asnjë nuk qëndron i vetëm përballë sulmeve. • Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vendi ynë pas sulmeve kibernetike nga Irani, ka mbrojtjen më të mirë kibernetike. • Rama theksoi në fjalën e tij përkushtimin e Shqipërisë, për rritjen e kapaciteteve ndaj mbrojtjes digjitale. • Në fund Rama tha se Shqipëria u bë një nga vendet e para që solli shërbimet online, ndonëse nuk kishte asnjë sportel për ofrimin e tyre më parë.

5 artikuj për këtë temë.

9 MUAJ ME PARE

"Jam thjesht artist"/ Rama batuta në Konferencën e NATO-s: Jam i vetmi në qeverinë time pa doktoraturë

Konferenca e NATO-s në Tiranë/ Rutte: Të rrisim shpenzimet
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë disa batuta në mbyllje të fjalës së tij në Konferencën e NATO-s. Teksa po fliste në lidhje me sigurinë kibernetike, Rama tha se ai nuk është as gjeneral dhe as eskpert kibernetik. Ndërkohë që e mbylli fjalimit, duke thënë se është i vetmi në qeverinë e tij që nuk ka doktoraturë. 

"Kur bëhet fjalë për mbrojtje kibernetike, nuk është ide e mirë të qëndrosh më vete, por është ide e mirë që të bëhesh pjesë për mbështetjen kundra këtyre incidenteve dhe për të formësuar një rrjet të madh mbrojtje. Shqipëria është ndër të parat që është bërë pjesë dhe inkurajoj të gjitha vendet, por ndoshta do të duhet të marrin një mësim që të bashkohen.

Është shumë e rëndësishme ta njohësh armikun dhe të njohësh instrumentet e tij në mënyrë që të mos duhet të përballesh vetë, pra mbledhja e informacionit për instrumentet që përdor armiku është domosdoshmëri dhe këtë se bën dot kur je vetëm, ndërsa së bashku merr masat që ai instrument i ri mos të dëmtojë.

Kuptuam që ndërkohë që partnerët e NATO-s, ndërkohë që na ndihmonin, ata mësonin çfarë ishte e re nga fronti i armikut. Këto ishin ato që doja të thoja. Unë nuk jam gjeneral, as ekspert kibernetik. Jam i vetmi në qeverinë time pa doktoraturë. Faleminderit”, përfundoi Rama./Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

"Kemi mbrojtjen kibernetike më të mirë"/ Rama: U përballëm me një sulm kibernetik që synoi strukturën tonë digjitale

Konferenca e NATO-s në Tiranë/ Rutte: Të rrisim shpenzimet
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria ka mbrojtjen më të mirë kibenetike. Gjatë fjalës së tij në konferencën e NATO-s për mbrojtjen kibernetike, ai tha se vendi u përball me disa sulme kibernetike, të cilat synuan strukurën digjitale. Kryeministri shtoi faktin se Shqipëria ka investuar në strukturën digjitale, në mënyrë që situata të tilla mos të përsëriten më.

"Kjo duket sikur është një punë e të gjatëve, mund t’i mundim të gjithë në basketboll. Është një nder që të kesh kaq shumë shtete të mbledhura këtu përmes jush. është kënaqësi të dëgjoje mesazhin nga miku ynë i dashur, Mark Rutte. Do të mbaja një fjalim të gjatë, por do t’ju shpëtoj nga mërzia e gjithë kësaj e do të përpiqem të flas sa më shkurtë të jetë e mundur, që është diçka që nuk e kam virtyt. Ju duhet të punoni fortë sot, por ju duhet ca kohë të shijoni qytetin. Qeveritë marrin meritën ose fajin për atë që bëjnë si duhet. Por qeveritë nuk marrin kurrë meritën për atë që parandalojnë.  Nëse qeveritë do të gjykoheshin përmes të dhënave reale mbi atë që parandalojnë ë të ndodhë, mendoj se njerëzit do të kishin një mendim më të mirë për to. Ne e dimë se si ndihesh kur kjo ndodh. Ndryshe nga shumë ju, uroj që kurrë të mos përballeni më këtë, ne na u desh të përballeshim, e pamë veten mes një sulmi kibernetik të keq e të gjerë që synoi strukturën tonë digjitale. Ne kemi investuar në infrastrukturën tonë digjitale, në mënyrë që të bëjmë një kapërcim dhe të lëmë pas krahëve një histori të rëndë ryshfeteve”, tha Rama./Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

Konferenca e NATO-s në Tiranë/ Rama: Jemi të parët që sollëm shërbimet online

Konferenca e NATO-s në Tiranë/ Rutte: Të rrisim shpenzimet
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka thënë se Shqipëria është e para që solli shërbimet online, ndonëse nuk kishte asnjë sportel për ofrimin e tyre më parë. Gjatë fjalës së tij në konferencën e NATO-s për mbrojtjen kibenetike, kryeministri Rama vlerësoi edhe përkushtimin e Shqipërisë, për rritjen e kapaciteteve ndaj mbrojtjes digjitale.

Për këtë Rama përmendi rastet e 48 sulmeve kibernetike, me të cilat është përballur vendi më parë. Ai tha se ngritja e një sistemi mbrojtës ndaj sulmeve kibernetike ishte një synim dhe investim, për të parandaluar situata të tilla.

"Është një nder të kesh kaq shumë shtete miqësore të mbledhur këtu dhe është kënaqësi që t’iu mbështesësh. E para do të thoja që qeveritë marrin meritën ose fajin për atë që duhet, por kurrë nuk marrin meritë për atë se çfarë parandalohet. Nëse qeveritë do të gjykoheshin mbi të dhënat reale për ato që pritet të parandalojnë, mendimi do ishte shumë më ndryshe. Ndryshe nga shumë ju, ne na u desh të përballemi dhe e pamë veten në mes të një sulmi kiberentik që synoi infrastrukturën tonë digjitale.

Ne kemi investuar në mënyrë që të bëjmë një kapërcim dhe të lëmë pas krahëve. U bëmë nga të parat vende që nuk kishin sporteleve për shërbime dhe sollëm 90% të tyre brenda në xhepat e tyre. Ky ishte synimi një investim i jashtëzakonshëm. Jam shumë krenar të them që kemi një prej mureve më të mira mbrojtëse të sulmeve kibernetike të NATO-s. Sot përballemi me një sulm kibernetik në çdo tre minuta, por kemi arritur t’i sprapsim. Kemi pasur 48 sulme që kanë lënë gjurmë, por nuk kanë lënë asnjë pasojë. Jemi mes të mirëve. Jemi mes të parëve që kombinuam sulmet kibernetik me inteligjencën artificiale. I mbijetuam një sulmi kibernetik që na vijn në shëngjestër çdo ditë," tha Rama./Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

Konferenca e NATO-s në Tiranë/ Mesazhi i Mark Rutte: Rrisim shpenzimet për mbrojtjen kibernetike

Konferenca e NATO-s në Tiranë/ Rutte: Të rrisim shpenzimet
Mark Rutte

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së Mark Rutte ka deklaruar se duhet që të rriten shpenzimet për mbrojtjen kibernetike. Në një video-mesazh për konferencën e NATO-së në Tiranë, Rutte thekson se vendet e aleancës janë përgjegjëse për mbrojtjen e tyre. Në fund të mesazhit të tij, Rutte shtoi se në NATO të gjithë janë të bashkuar dhe asnjë nuk qëndron i vetëm.

"Më vjen keq që nuk jam me ju personalisht, Sot tastiera është armë lufte që shënjestron shoqëritë tona çdo ditë. Po rrisim investimet në hapësirat kibernetike. Vendet janë përgjegjëse për mbrojtjen, por NATO ofron rrjet unik. NATO është aleancë vlerash të përbashkëta dhe do të vazhdojmë të promovojmë një reagim të bazuar në norma në hapësirat kibernetike. Në NATO askush nuk qëndron i vetëm, të gjithë qëndrojmë së bashku në këtë epokë digjitale kundër çdokujt që kërkon të na dëmtojë," tha ai./Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

Mbahet Konferenca e NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike, ja rrugët që do të bllokohen sot

Konferenca e NATO-s në Tiranë/ Rutte: Të rrisim shpenzimet
Foto ilustruse

TIRANË- Shqipëria do të presë sot dhe nesër samitin për Mbrojtjen Kibernetike të NATO-s, ku do të jenë pjesëmarrës ekspertë dhe përfaqësues nga vendet anëtare të saj. Kjo do të shërbejë si një mundësi për forcimin dhe ndërtimin e strategjive që synojnë mbrojtjen kibernetike.

Ndaj për këtë policia ka njoftuar qytetarët së cilat do të jenë rrugët që do të bllokohen, në kuadër të zhvillimit të Konferencës së NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike. Policia ka njoftuar se në kuadër të këtij eventi do të kufizohet lëvizia e automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga semafori pranë Presidencës deri te sheshi “Nënë Tereza”, në rrugën “Gjergj Filipi”, si dhe në aksin që lidh hotel “Marriott” me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ndërsa për këmbësorët do të jetë i bllokuar trotuari nga hyrja e hotel “Rogner” deri te Pallati i Kongreseve, përgjatë gjithë periudhës së zhvillimit të konferencës. Kufizimet do të jenë në fuqi nga ora 07:00 e datës 9 tetor 2025, deri në orën 15:00 të datës 10 tetor 2025.

Njoftimi i policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë/Njoftim. Në kuadër të zhvillimit të Konferencës së NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike, më datat 8–10 tetor 2025, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë, Policia e Tiranës ka hartuar një plan të posaçëm masash, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së këtij aktiviteti, si dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë tij.

Konkretisht, në funksion të përmbushjes së këtyre qëllimeve, janë ndërmarrë këto masa: Kufizimi i lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga semafori pranë Presidencës deri te sheshi “Nënë Tereza” (përfshirë sheshin), rrugën “Gjergj Filipi”, si dhe në aksin që lidh hotel “Marriott” me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”;

Për këmbësorët do të jetë i bllokuar gjatë gjithë periudhës së zhvillimit të konferencës, trotuari nga hyrja e hotel “Rogner” deri te Pallati i Kongreseve. Kufizimet do të jenë në fuqi nga ora 07:00 e datës 9 tetor 2025, deri në orën 15:00 të datës 10 tetor 2025. Policia e Tiranës iu bën thirrje qytetarëve, për mirëkuptim dhe bashkëpunim. Gjithashtu, ftojmë të shmangni lëvizjet e panevojshme në zonat e kufizuara, si dhe të respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e punonjësve të Policisë në terren. Për çdo rast nevojë për ndihmë ose orientim, drejtojuni punonjësve të Policisë ose telefononi në numrin pa pagesë 112./Dosja.al

edi rama mark rutte

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet