LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kishte shkuar me familjen për pushime në Paxos të Greqisë! Qëllohet 10 herë me armë kushëriri i Aleksandër Sadikajt, 51-vjeçari në gjendje kritike

• Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Greqi. • Shqiptari 51-vjeçar është identifikuar si Andrea Kalemi është qëlluar 10 herë me armë zjarri në portin e Lakkës në Paxos. • Shqiptari u transportua menjëherë në spital dhe është në gjendje kritike por stabël, teksa merr mjekim në spitalin e Janinës. • Ngjarja ka ndodhur në ishull teksa shënjestra ishte për pushime me gruan dhe fëmijët e mitur. • Ende nuk dihet shkaku i sulmit ndaj tij, por mesa mësohet nga Protothema.gr dyshohet se është qëlluar për t'u vrarë për larje hesapesh nga persona ende të paidentifikuar. • Shënjestra mbante dy emra Adriatik alias Andrea Kalemi, Ndërkaq mësohet se Kalemi është kushëri i parë me Aleksandër Sadikajt, saktësisht djali i dajës së Aleksandrit, i cili mbeti i vrarë në një tjetër atentat me tritol në makinën e tij në zonën në afërsi të Saukut në Tiranë.

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

I shpëtoi atentatit në Greqi! Detaji tornditës: Andrea Kalemi u qëllua në sy të 3 fëmijëve dhe bashkëshortes së tij

Kishte shkuar me familjen për pushime në Paxos të Greqisë!
Andrea Kalemi

GREQI- Detaje të reja nga atentati i Andrea Kalemi, i njohur dhe si Adriatik, ose Tik Kalemi. Kalemi kishte dalë nga Shqipëria më 5 gusht 2023 së bashku me familjen e tij për të shkuar me pushime në ishullin grek Pax të Greqisë.

Mësohet se ai është qëlluar të paktën 10 herë në sy të tre fëmijëve dhe bashkëshortes së tij nga një person, i cili kishte fytyrën të mbuluar dhe është larguar pa u vënë re nga askush. 

Pushuesit në ishull dëgjuan të shtënat dhe gjetën të gjakosur 51-vjeçarin. Policia greke dyshon se bëhet fjalë për një atentat për larje hesapesh dhe se atentatori shqiptar erdhi nga Italia për të kryer atentatin. Në vendin e ngjarjes u gjetën 14 gëzhoja, 10 plumbat e të cilave prekën trupin e Kalemit.

2 VITE ME PARE

Larje hesapesh! DETAJE: Si u përfshi Andrea Kalemi në hetimet e vrasjeve të Aleksandër Sadikajt dhe Edmond Papës

Kishte shkuar me familjen për pushime në Paxos të Greqisë!
Andera Kalemi, Edmond Papa dhe Aleksandër Sadikaj

GREQI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin me 10 plumba ndaj Andrea Kalemit, i cili rezulton të jetë kushëriri i Aleksandër Sadikajt.

Ngjarja ka ndodhur në limanin e Lakkas, në ishullin Paxos. Pushuesit kanë dëgjuar disa të shtëna dhe kanë dalë e kanë gjetur të gjakosur 51-vjeçarin.

Policia greke dyshon se bëhet fjalë për një atentat për larje hesapesh dhe dyshon se atentatori është një shqiptar i ardhur nga Italia. Mësohet se më 5 gusht i plagosuri kishte kaluar nga Kakavija bashkë me gruan dhe 3 fëmijët, ndërkohë që rezulton person me precedentë të theksuara penale.

Përfshirja e Andrea Kalemit në hetimin për vrasjet e Aleksandër Sadikajt dhe Edmond Papës

Alekandër Sadikaj, ka qënë në qytetin e Sarandës dy ditë para se të ekzekutohej në 11 qershor 2022 në Tiranë, shumë pranë rreth rrotullimit të TEG. 

Dosja.al në 25 janar 2023 në zbardhjen e detajeve rreth dosjes hetimore të vrasjes së Edmond Papës në Selitë të Tiranës, ku veç të arrestuarit Albano Velo dhe Andre Bode, u përfshi një tjetër person, kushëriri i Sadikajt. Sipas analizës së bërë nga policia dhe prokuroria në janar të këtij viti rezultoi se Andrea Kalemi, kushëriri i Aleksandër Sadikaj, ka lidhje të ngushta shoqërore me dy personat e arrestuar Albano Velo dhe Andrew Bode, ku së bashku kanë frekuentuar lokale dhe kanë udhëtuar jashtë shtetit. 

Kalemi bashkë me individë të tjerë, familjarë të viktimës Aleksandër Sadikaj, pretendohet se kanë pasur dyshime të vazhdueshme se vrasja e 27-vjeçarit është organizuar në qytetin e Sarandës, pikërisht në hotelin e Edmond Papës (Blue Sky). Hoteli menaxhohej dhe nga vëllai i 49-vjeçarit Kristo Qirici.

Vetë Fatmir Sadikaj, babai i 27-vjeçarit ka treguar se djali i tij ka pasur konflikte të vazhdueshme me Edmond Papën dhe dy persona të tjerë. Shkak për konfliktitn, sipas babait të Sadikajt është bërë një borxh që Papa i kishte 27-vjeçarit. Më konkretisht, ai i kishte blerë 100 kg hashash disa vite më parë, por nuk ia kishte shlyer të gjitha paratë. Për rrjedhojë, i riu ishte konfliktuar me 49-vjeçarin.

Gjashtë muaj më vonë nga vrasja e Sadikajt është vendosur ekzekutimi i Edmond Papës në Tiranë. Ngjarja ndodhi në 16 dhjetor të vitit 2022, ku Papa u qëllua për vdekje në ambjentet e një lokali. Albano Velo dhe Andrew Bode kishin ndjekur prej ditësh Edmond Papën nëpër Tiranë dhe Sarandë, deri në 16 Dhjetor, kur është kryer vrasja.

2 VITE ME PARE

ME 2 EMRA/ Kush është 51-vjeçari shqiptar që u plagos në Paxos, i përfshirë në vrasjen e Edmond Papës, djali i dajës i Aleksandër Sadikajt

Kishte shkuar me familjen për pushime në Paxos të Greqisë!
Foto ilustruese


GREQI-
51-vjecari Andrea Kalemi i njohur ndryshe edhe si Adriatik Kalemi, ka mbetur i plagosur në Greqi pasi iu bë atentat teksa pushonte në ishullin e Paxos në Greqi. E ndërkohë që Policia greke kërkon autorin e atentatit, detaje të reja janë zbuluar për 51-vjeçarin, i cili ishte i njohur edhe në Shqipëri. Në vitin 2001, ai rezulton i arrestuar nga forcat speciale RENEA, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë belge, pasi akuzohej se në bashkëpunim me vëllain e tij Fatmir Kalemi kishte vrarë vëllezërit shqiptarë Mevlan e Adriatik Çaça, ngjarje e ndodhur në Anderleht të Belgjikës, më 13 prill 2001.

 

Kishte shkuar me familjen për pushime në Paxos të Greqisë!
Aleksandër Sadikaj dhe Adriatik Kalemi

Në vitin 2017, ai është arrestuar në Tiranë së bashku me 2 persona të tjerë pasi duke qenë edhe nën efektin e alkoolit, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kundërshtuar punonjësin e policisë në detyrë, duke prishur rendin dhe qetësinë publike, ndërsa një person i katërt që ishte me ata goditi me shufër hekuri në kokë, punonjësin e policisë E. V., i cili u dërgua në spital.

Ndërkaq mësohet se Kalemi është kushëri i parë me Aleksandër Sadikajt, saktësisht djali i dajës së viktimës, i cili u vra me tritol teksa lëvizte me mjetin e tij në një zonë në afërsi të Saukut në Tiranë. Pak kohë më vonë, u vra në Tiranë bizesneni nga Saranda, Edmond Papa. Për vrasjen e tij "fajësohen", Albano Velo dhe Andrew Bode. Por nuk mbeti pa u përmendur edhe vetë Kalemi. 

 

2 VITE ME PARE

Plagosja e Andrea Kalemit në Greqi! Dyshohet hakmarrje për vrasjen e Edmond Papës, në 2001 u akuzua për dy vrasje

Kishte shkuar me familjen për pushime në Paxos të Greqisë!
Edmond Papa

Një 51-vjeçar shqiptar është plagosur rëndë mbrëmjen e së mërkurës në vendin e quajtur Limani i Lakës në ishullin Paksi në detin Jon. I plagosuri quhet Andrea Kalemi, i cili dyshohet se është i implikuar me vrasjen e Edmond Papës, i vrarë në muajin dhjetor në zonën e Selitës në Tiranë. Po ashtu, ai është akuzuar se ka vrarë dy persona në Belgjikë në vitin 2001. Sipas të dhënave të siguruara për Top Channel, Kalemi ka hyrë në datën 5 gusht në Greqi nga Kakavija, së bashku me gruan tre fëmijët.

Në vend ngjarje u gjetën 14 gëzhoja pistolete ndërsa vijon puna për arrestimin e autorit. Policia ka emrin dhe identitetin e tij. Bëhet fjalë për shtetas shqiptar me banim në Itali.

Debati mes dy tyre degradoi në përplasje fizike, ku autori i dyshuar nxori nga xhepi një pistoletë dhe qëlloi disa herë mbi viktimën i cili mbeti i plagosur. 51-vjeçari u dërgua në gjendje të rëndë dhe po lufton për jetën në spitalin e Janinës.

Policia thotë se ngjarja mund të jetë larje hesapesh për borxhe të vjetra mes autorit dhe viktimës, ose edhe pista e hakmarrjes. Situata pritet të sqarohet nëse bëhet i mundur arrestimi i autorit ose pas dëshmisë së të plagosurit.

2 VITE ME PARE

Të shtëna me armë në Greqi! Plagoset 51-vjeçari shqiptar në Greqi, në kërkim bashkatdhetari (EMRI)

Kishte shkuar me familjen për pushime në Paxos të Greqisë!
foto ilustruese

GREQI- Një shqiptar ka ngelur iplagosr pas të shtënave me armë mbrëmjen e së mërkurës në portin e Paxos, Greqi, raporton Protothema. 

Andrea Kalemi, 51 vjeç është dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Janinës. Në kërkim është autori i ngjarjes, i cili është identifikuar nga policia, ku bëhet fjalë për shtetas shqiptar me banim në Itali.

Sipas informacioneve, në vendngjarje nuk ka pasur dëshmitarë okularë por disa fqinjë dëgjuan të shtëna dhe lajmëruan rojen bregdetare. Në vendngjarje u gjetën 14 gëzhoja pistolete.

andrea kalemi plagoset andrea kalemi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet