LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Margarita Xhepa, aktorja shqiptare mbyll sytë përgjithmonë

• Ylli i kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa ndërroi jetë në moshën 93-vjeçare. • Aktorja u lind më 2 prill të vitit 1932, në qytetin e Lushnjës, prej ku nisi edhe hapat e parë drejt karrierës së saj. • Homazhet për aktoren do të mbahen në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. • Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit pas komunikimeve me familjen e aktores, njofton se homazhet do të mbahen nesër më datë 4 prill në orën 10:00-13:00. • Margarita Xhepa ishte nga Zonjat e Mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar që ka skalitur memorien e publikur shqiptare me role brilante që prej fillimit të saj, në vitet 60 dhe deri më tani. • Nga viti 1950 u aktivizua si artiste probiste në Teatrin Popullor (Teatri Kombëtar) dhe njëkohësisht studioi në Liceun Artistik, dega e Dramës. • Xhepa krijuar mbi 150 role në teatër, midis të cilëve mund të përmendim: Majlindën tek filmi "Majlinda", Dafina tek Lumi i vdekur, Filja tek Cuca e maleve, Zonja Mëmë tek Kush e solli Doruntinën, Nëna tek Përballë vetes etj. • Ajo ka qënë njësoj e suksesshme në rolet e dramaturgjisë botërore, si Ofelia tek Hamleti, vajza e dytë tek Mbreti Lir, dado tek Romeo e Xhulieta, Mbretëresha Margaret tek Rikardi III, të Shekspirit. • Në rolet e tjera nga dramaturgjia botërore spikasin Klea tek Dhelpra dhe rrushtë, Lena tek Xhaxha Vanja, Ledi Milford tek Luiza Miler, Zonja Berling tek Vizita e inspektorit, Zonja Lomen tek Vdekja e një komisioneri, Ana Andrejevna tek Revizori, Marsela tek Qeni i kopshtarit, Mashenka tek Mashenka, Shejla tek Morali i zonjës Dulska, apo Dado tek Elektra e Sofokliut, nën drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis, në Teatrin Kombëtar të Greqisë në Athinë. • Në maj të vitit 2004, u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar për të shkëlqyer në dramën "Streha e të harruarve", një tjetër sukses në karrierën e saj 50-vjecare.

8 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Administrata duhet të shpallë ditë zie"/ Reagon regjisori Mevlan Shanaj për vdekjen e Margarita Xhepës: Na iku një pasuri kombëtare

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Margarita Xhepa, aktorja
Mevlan Shanaj

TIRANËPas vdekjes se aktores së njohur shqiptare, Magarita Xhepa, ka reaguar regjisori i shquar Mevlan Shanaj. Në një lidhje të drejtëpërdrejtë në ‘in memorium’ në “Shqipëria Live”, Shanaj u shpreh se ajo ishte njeri madhështor dhe ashtu siç ishte në pamjë, te tillë kishte dhe shpirtin.

"Njeri madhështor. Siç kishte pamjet, ashtu kishte shpirtin. Ishte margaritë. Me Margaritën çdo burrë bie në dashuri. Kështu më ka ndodhur edhe mua. Isha i vogël kur e pashë te Ofelia. U dashurova”, u shpreh Shanaj.

Shanaj tha se ajo ishte një njeri që jepte vetëm dashuri dhe në psikologjinë e saj nuk ekzistonte e keqja. Ai tha se ajo nuk  edinte sa shumë donin të gjithë duke shprehur dëshirën që ajo të ishte sikur vetëm 5 minuta gjallë dhe ta shihte sa shumë dashuri i kanë dhuruar të gjihë sot.

“Krenaria është e shqiptarëve, ajo ishte e jona. Ajo nuk dinte asnjë fjalë të keqe. E keqja nuk ekzistonte në psikologjinë e Margaritës. Ishte njeri që të jepte dashuri. Te Margarita, ishte e bekuar dashuria. Ajo e dinte që ishte Margarita, po jo sa shumë e donin. Do doja ta ngjallja 5 minuta të shihte çfarë dashurie kanë dhënë për të sot nga të gjithë, në të gjitha mediat”, shtoi ai.

Shanaj bëri thirrje që kjo ditë të shpallet ditë zie pasi na ka ikur një pasuri kombëtare. 

“Administrata duhet të çohet të thotë zi kombëtare, se iku një pasuri kombëtare”, përfundoi Shanaj.   

1 VITE ME PARE

Berisha mban një minutë heshtje për Margarita Xhepën: Ishte një artiste e papërsëritshme që shndriti në skenë dhe ekran

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Margarita Xhepa, aktorja
Sali Berisha

TIRANËKryedemokrati Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për familjen Xhepa, pas ndarjes nga jeta e aktores së shquar, Margarita Xhepa. Teksa ftoi të mbanin një minutë heshtjë në nder të saj, Berisha tha se ajo ishte përfaqësuese e skenës shqiptare dhe një aktore e papërsëritshme. 

Kryetari i Partisë Demokratike shtoi se ajo mbeti një nga artistet më të çmuara të Shqipërisë duke ndarë dhimbjen me familjarët dhe të afërmit e të ndjerës. 

"Dua të shpreh ngushëllimet e mia për të ndjera familjes Xhepa, miqve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë artdashësve të Shqipërisë, pasi sot u nda nga jeta artistja më përfaqësuese e skenës shqiptare në disa dekada, Margarita Xhepa. Margarita Xhepa është një artistë e papërsëritshme që shndriti në dhjetëra dhe qindra role në skenën e teatrit dhe në film.

Me një talent të rrallë. Me një forcë interpretimi të jashtëzakonshëm. Ajo mbeti gjithnjë një nga artistet më të dashura, më të çmuara të Shqipërisë. Ndaj me këtë rast, duke ndarë dhimbjen dhe zinë me familjen Xhepa, me të gjithë miqtë dhe të afërmit e të ndjerës Margarita Xhepa, me të gjithë artdashësit që e kanë dashur, vlerësuar dhe çmuar kaq shumë, ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje në nderim të kujtimit të saj," tha Berisha.

1 VITE ME PARE

"Lajm i trishtë për të gjithë Shqipërinë"/ Reagon aktorja Yllka Mujo pas ndarjes nga jeta të Margarita Xhepës: Emër shumë i madh i kinemasë dhe teatrit

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Margarita Xhepa, aktorja
Yllka Mujo

TIRANË- Vdekja e aktores së njohur shqiptare, Margarita Xhepa, ka trishtuar të gjithë artistët vendas ditën e sotme ku të gjithë kolegët e saj nuk kanë ngurruar të shprehin ngushëllimet. Ndër to është aktorja e shquar Yllka Mujo, ku në një lidhje të drejtëpërdrejtë me Klan News, ka shprehur trishtim dhe e quan një lajm të trishtë jo vetëm për atë por për të gjithë për të gjithë Shqipërinë. 

Një lajm shuam i trishtuar edhe pse e dinim që nuk është në gjendje shumë të mirë, mirëpo shpresa gjithmonë na mbante që mund të ndodhë edhe çudia. Mirëpo nuk ndodhi. Nuk ndodhi dhe është shumë e trishtueshme në rradhë të parë për familjen, për komunitetin e artistëve që e kemi njohur dhe kemi punuar me të, edhe për mbarë Shqipërinë. Çfarë mund të them për Margaritën. Një grua e shkëlqyer, një aktore e madhe, një nënë jashtëzakonisht e përkushtuar, një njeri jashtëzakonisht modest, një punëtore e palodhur. Nuk e di çfarë epitetesh mund t’i vësh një njeriu që ka bërë një emër kaq të madh qoftë në kinema qoftë në teatër”, shprehet Mujo.

Mujo u shpreh më tej se ajo ditën e sotme kishte vendosur ta vizitonte në spital, por nuk mundi pasi ky lajm ishte si një rrufe në qiell të hapur dhe komplet i papritur.

“Absolutisht nuk kam pasur mundësi sepse kam qenë shumë e zënë më punë këto kohë, por që jam informuar përmes telefonit duke pyetur se si është dhe sinqerisht sot e kisha vendosur që do të merrja një tufë me lule dhe do të shkoja. Kjo na erdhi si rrufe në qiell të hapur”, tha aktorja Mujo.

E pyetur nëse kishte ndonjë rol të preferuar, Mujo u shpreh se nuk mund të veçonte vetëm një pasi Margarita i kishte të gjitha rolet të spikatura. 

“Unë kam pasur fatin të interpretoj me të dhe e kam pasur edhe partnere në karrierën time, por Margarita i ka të gjitha rolet e spikatura”, shtoi Mujo.

 

1 VITE ME PARE

Ndarja nga jeta e aktores Margarita Xhepa/ Reagon kolegia e saj, Rajmonda Bulku: Të ikësh si Margarita është vlerë! Do të na mungojë të gjithëve

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Margarita Xhepa, aktorja
Foto ilustruese

TIRANË- Ndarja nga jeta e aktores së shquar shqiptare, Margarita Xhepa ka tronditur botën e artit dhe jo vetëm. Në një intervistë për RTSH 24, aktorja Rajmonda Bulku ka shprehur trishtimin për humbjen e ikonës së kinematografisë. Bulku kujton momentin kur e ka takuar për herë të parë të ndjerën, në moshën 16-vjeçare, gjatë xhirimeve për filmin 'Dimri i Fundit' dhe ka theksuar talentin e bukurinë që e karakterizonte aktoren. 

Margarita ishte një aktore dhe një mikeshë që do na mungojë të gjithëve. Në filmin “Dimri i Fundit”, unë isha 16-vjeçe ku shkoj për të luajtur rolin dhe aty për herë të parë pash Margarita Xhepën. Ajo ishte aq e bukur sa vetëm rrija dhe e shikoja. Në një moshë të re ajo duhet të luante rolin e një fshatare dhe vetëm e nxinin që ta rrisnin në moshë, por ajo vetëm ndriçonte. Atë nuk e shëmtoje dot se ajo e bënte rolin me talentin e saj të mrekullueshëm. Sytë e asaj ndritën dhe performancat e saj ishin të jashtëzakonshme. Kontaktin e parë e kisha 16-vjeçe, por pastaj ishim kolege në teatër dhe ishte kënaqësi të punon me Margaritën. Ajo ishte një talent dhe mbeteshe pa frymë me bukurinë dhe talentin e saj. Ishte një mike shumë e mirë, mund të komunikoje shumë lehtësisht me të. Margarita kishte një zemër të madhe dhe një mendje të hapur me të gjitha moshat”, u shpreh aktorja Bulku.

Bulku ka shtuar më tej se Margarita Xhepa ka lënë gjurmë jo vetëm në kinematografinë vendase por edhe tek ajo greke. Bulku tha se aktorja e ndjerë ishte një figurë dimensionale dhe tepër e përkushtuar në çdo rol që i jepej. 

“Margarita kishte lënë gjurmë edhe në Greqi, me të duhet të krenohemi jo vetëm brenda por edhe jashtë. Ishte e mrekullueshme me një sharmë femëror të rrallë në kinema. Luajti shumë bukur edhe tragjedinë, ishte një figurë shumë dimensionale, ajo luante në komedi, ka luajtur dramën shqipe me shumë personalitet për gruan shqiptare. Çfarëdo roli që t’i jepje Margaritës ajo zhytej e tëra, ishte mjaft e përkushtuar, kërkuese dhe këmbëngulëse për të bërë më të mirën. Ishte model i disiplinës, punës dhe seriozisht dhe nëse ti punoje me të do shkojë në gjurmën e saj. Ajo jetoi deri në fund duke e dashur skenën, ekranin dhe takimet me njerëzit”,  shtoi ajo.

Në përfundim Bulku kujtoi momentin dhe bisedën e fundit që kishte kur e ka takuar në spital duke shtuar se ajo ishte gjithmone optimiste edhe kurrë nuk ankohej. 

“Bisedën e fundit e kisha kur ajo ishte në spital dhe nuk thoshte jam keq, ishte gjithmonë optimiste. Të ikësh si Margarita është vlerë, është nder dhe do të kujtohet në mënyrë të jashtëzakonshme. Do të kujtohet për mrekullitë që i dha artit dhe shoqërisë shqiptare”, përfundoi Bulku.

1 VITE ME PARE

Ndarja nga jeta e ikonës Margarita Xhepa/ Rama: Lamtumirë yll

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Margarita Xhepa, aktorja
Margarita Xhepa

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka raguar me anë të një postimi në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta të aktores Margarita Xhepa. Rama ka postuar disa foto të ikonës ndësa ka shkruar vetëm "Lamtumirë yll".

Ylli i kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa ndërroi jetë në moshën 93-vjeçare. Aktorja u lind më 2 prill të vitit 1932, në qytetin e Lushnjës, prej ku nisi edhe hapat e parë drejt karrierës së saj.  Homazhet për aktoren do të mbahen në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. 

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit pas komunikimeve me familjen e aktores, njofton se homazhet do të mbahen nesër më datë 4 prill në orën 10:00-13:00. Margarita Xhepa ishte nga Zonjat e Mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar që ka skalitur memorien e publikur shqiptare me role brilante që prej fillimit të saj, në vitet '60 dhe deri më tani.

1 VITE ME PARE

Ndahet nga jeta ikona Margarita Xhepa/ Reagon Drejtori i Teatrit Kombëtar: Përjetë do të jemi mirënjohës për dritën që na le...

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Margarita Xhepa, aktorja
Indrit Çobani

TIRANË- Drejtori i Teatrit Kombëtar, Indrit Çobani ka reagur së fundmi me anë të një postimi në platformën Facebook për vdekjen e ikonës Margarita Xhepa. Çobani u shpreh se do t'i jenë gjithmonë mirënjohës për kontributin e lënë pas në mendjen, zemrën dhe trashëgiminë e kombit. 

Aktorja shqiptare Margarita Xhepa u nda nga jeta ditën e sotme, një ditë pasi festoi 93-vjetorin e saj duke lënë pas një humbje për artin shqiptar. 

1 VITE ME PARE

Kinematografia shqiptare në zi/ Kush ishte artistja Margarita Xhepa që u shua sot në moshën 93-vjeçare, sukseset dhe jeta si ikonë e kinemasë

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Margarita Xhepa, aktorja
Margarita Xhepa

TIRANË- Margarita Xhepa, aktorja ikonë e kinematografisë shqiptare, lindi më 2 prill 1934 dhe u nda nga jeta ditën e sotme, një ditë pasi festoi 93-vjetorin e saj. Një nga Zonjat e Mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar që ka skalitur memorien e publikur shqiptare me role brilante që prej fillimit të saj, në vitet 60 dhe deri më tani. Në maj të vitit 2004, u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar për të shkëlqyer në dramën "Streha e të harruarve", një tjetër sukses në karrierën e saj 50-vjecare.

Nga viti 1950 u aktivizua si artiste probiste në Teatrin Popullor dhe njëkohësisht studioi në Liceun Artistik, dega e Dramës. Ka krijuar mbi 150 role në teatër, midis të cilëve mund të përmendim; Majlindën tek shfaqja "Majlinda", Dafina tek Lumi i vdekur, Filja tek Cuca e maleve, Zonja Mëmë tek Kush e solli Doruntinën, Nëna tek Përballë vetes etj.

Ka qënë njësoj e suksesshme në rolet e dramaturgjisë botërore, si Ofelia tek Hamleti, vajza e dytë tek Mbreti Lir, dado tek Romeo e Xhulieta, Mbretëresha Margaret tek Rikardi III, të Shekspirit.

Në rolet e tjera nga dramaturgjia botërore spikasin Klea tek Dhelpra dhe rrushtë, Lena tek Xhaxha Vanja, Ledi Milford tek Luiza Miler, Zonja Berling tek Vizita e inspektorit, Zonja Lomen tek Vdekja e një komisioneri, Ana Andrejevna tek Revizori, Marsela tek Qeni i kopshtarit, Mashenka tek Mashenka, Shejla tek Morali i zonjës Dulska, apo Dado tek Elektra e Sofokliut, nën drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis, në Teatrin Kombëtar të Greqisë në Athinë.

Veç roleve në teatër, aktorja ka realizuar edhe 32 role në kinematografi, duke punuar me shumicën e regjisorëve shqiptarë. Me K. Dhamon xhiron Vitet e para dhe Gjurmët, me I. Muçajn e K. Mitron Dimri i fundit, Tokë e përgjakur, Një djalë edhe një vajzë dhe Apasionata, me Viktor Gjikën, Gjeneral gramafoni, me E. Musliun,Rrethi i kujtesës dhe Vitet e pritjes, me Kujtim Çashkun, Dora e ngrohtë, me Dhimitër Anagnostin, Gurët e shtëpisë sime, me P. Milkanin, Pranvera s'erdhi vetëm, me S. Kumbaron, Koncert në vitin 1936, me Gj. Xhuvanian E diela e fundit dhe I dashur armik.

Në vitin 1997, interpretoi në filmin grek "Mirupafshim". Filmi u laureua me Çmimin e Madh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik, ndërsa Margarita Xhepa, Çmimin e Nderit.

1 VITE ME PARE

E trishtë/ Ndahet nga jeta ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa një ditë pasi festoi 93-vjetorin

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Margarita Xhepa, aktorja
Margarita Xhepa

TIRANË- Është ndarë nga jeta në moshën 93- vjeçare, ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa. Aktorja e njohur shqiptare ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen. Ajo lindi më 2 prill të vitit 1934, në qytetin e Lushnjës, prej ku nisi edhe hapat e parë drejt karrierës së saj.

Margarita Xhepa ishte nga Zonjat e Mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar që ka skalitur memorien e publikur shqiptare me role brilante që prej fillimit të saj, në vitet 60 dhe deri më tani. Në maj të vitit 2004, u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar për të shkëlqyer në dramën "Streha e të harruarve", një tjetër sukses në karrierën e saj 50-vjecare.

Nga viti 1950 u aktivizua si artiste probiste në Teatrin Popullor (Teatri Kombëtar) dhe njëkohësisht studioi në Liceun Artistik, dega e Dramës.

Xhepa krijuar mbi 150 role në teatër, midis të cilëve mund të përmendim: Majlindën tek filmi "Majlinda", Dafina tek Lumi i vdekur, Filja tek Cuca e maleve, Zonja Mëmë tek Kush e solli Doruntinën, Nëna tek Përballë vetes etj. Ajo ka qënë njësoj e suksesshme në rolet e dramaturgjisë botërore, si Ofelia tek Hamleti, vajza e dytë tek Mbreti Lir, dado tek Romeo e Xhulieta, Mbretëresha Margaret tek Rikardi III, të Shekspirit.

Në rolet e tjera nga dramaturgjia botërore spikasin Klea tek Dhelpra dhe rrushtë, Lena tek Xhaxha Vanja, Ledi Milford tek Luiza Miler, Zonja Berling tek Vizita e inspektorit, Zonja Lomen tek Vdekja e një komisioneri, Ana Andrejevna tek Revizori, Marsela tek Qeni i kopshtarit, Mashenka tek Mashenka, Shejla tek Morali i zonjës Dulska, apo Dado tek Elektra e Sofokliut, nën drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis, në Teatrin Kombëtar të Greqisë në Athinë.

margarita xhepa

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet