Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
•Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, vendosi të hënën të miratojë kërkesën për anëtarësimin e Kosovës në këtë mekanizëm, gati një vit pasi Prishtina paraqiti kërkesën e saj për anëtarësim në mekanizmin prej 46 vendesh. • Kërkesa tani i kalon Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, që do të diskutojë mbështetur në analizat dhe njoftimet e raportuesve të Këshillit të Evropës, para se ta hedh kërkesën për votim në seancën plenare të Asamblesë Parlamentare. • Nëse kërkesa mbështetet nga dy të tretat e vendeve anëtare atëherë i rekomandohet Komitetit të Ministrave që t’i bëjë ftesë Kosovës të bëhet anëtare e organizatës. • Nga 46 vendet, 5 abstenuan ndërsa 7 votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE. • Këto rezultate nuk janë pritur mirë nga Serbia, pasi ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç ka deklaruar se marrëdhëniet e Serbisë me vendet që votuan pro ose abstenuan në votim do të ndryshojnë. • Ndërsa presidenti Aleksandër Vuçiç ka qëndruar më i rezervuar, duke thënë se ata nuk mund të prishin marrëdhëniet me shtetet për shkak të një vote. •Po ashtu presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk e ka pritur mirë vendimin e Ukrainës për të abstenuar në procesin e votimit për aplikimin e Kosovës për t'u anëtarësuar në Këshillin Evropian. •Ai tha se do të rishikojë qëndrimin e vendit të tij ndaj Ukrainës pas ndërsa paralajmëroi se nuk dot të respektojë integritetin territorial të tyre në samitin e Këshilit të Evropës që do të mbahen në Reykjavik më 16-17 maj Ish-ministri i Jashtëm i saj, George Katrougalos, i cili njëherësh është edhe përfaqësues grek në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të BE-së (PACE) tha se vendimi i shtetit grek për të abstenuar dëshmon se vendi po ndryshon qëndrim karshi shtetit të Kosovës. •Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandër Bochan-Kharchenko ka thënë se mbështetja e Këshillit të Ministrave në Këshillin e Evropës për anëtarësimin e Kosovës, është shpërblim i Perëndimit për politikat anti-serbe të kryeministrit Albin Kurti. •Përmes një reagimi në Twitter, Bochan Kharchenko ka thënë se Prishtina po ndjek linjën e SHBA-së dhe BE-së.
8 artikuj për këtë temë.
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës ka kaluar fazën e parë. Vendimi u mor dje nga Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës me 2/3 të votave për. Kjo etapë u konsiderua historike për vendin nga krerët e shtetit. Por jo të gjitha shtetet votuan pro që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në KiE, të kalojë më tej.
Ajo që ra na sy është se Ukraina nuk e kundërshtoi aplikimin e Kosovës në KE, por abstenoi, bashkë me Bosnjën, Greqinë, Moldavinë dhe Sllovakinë. Duke komentuar këtë qëndrim të shtetit të tij, deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko, ka sqaruar se gjithçka ka të bëjë me njohjen e shtetit të Kosovës. Ai ka treguar për gazetën “Bota sot” se për shkak se Rezoluta e tij për Kosovën nuk është shqyrtuar ende në Parlamentin e Ukrainës, kjo e fundit abstenoi në Komitetin e Ministrave.
“Gjithçka qëndron në njohjen e pavarësisë së Kosovës. Rezoluta ime është në parlamentin ukrainas, por ende nuk është shqyrtuar. Kjo është arsyeja pse Ukraina abstenoi në Komitetin e Ministrave”, – ka deklaruar deputeti i Parlamentit të Ukrainës. Megjithatë, sipas tij, qëndrimi i djeshëm i Ukrainës, nuk përfaqëson mendimin e të gjithë ukrainasve për Kosovën. Ai ka përmendur edhe vizitën e tij në Kosovë, në fund të tetorit të kaluar, duke shprehur mbështetjen e tij për vendin tonë.
“Kjo nuk do të thotë se të gjithë ukrainasit mendojnë kështu. Unë kam folur vazhdimisht në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, e kam bërë pikërisht këtu në një seancë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Unë isha në Kosovë dhe pashë se si qëndroni në anën e së vërtetës, demokracisë dhe shtetit të së drejtës”, është shprehur Goncharenko për “Bota sot”.
Ai është zotuar se “do të vazhdojë të promovojë në mënyrë aktive idenë e njohjes së pavarësisë në Ukrainë”. “Besoj se Kosova duhet të jetë anëtare e Këshillit të Evropës”, ka thënë deputeti Goncharenko. Deputeti i Parlamentit të Ukrainës Oleksiy Goncharenko, vazhdimisht ka bërë thirrje që Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës. Në një intervistë për gazetën “Bota sot” tetorin e kaluar, Goncharenko kishte kritikuar ashpër presidentin serb Aleksandër Vuçiç, për të cilin kishte thënë se po vepron si kolegu i tij rus, Vladimir Putin.Ai ka theksuar se nëse Serbia sulmon Kosovën, do të përballet me forcat e NATO-s.
Marrë nga BotaSot
KOSOVË- Komiteti i Ministrave ia ka kaluar Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës pranimin e aplikimit për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës. Në njoftimin e lëshuar nga ky komitet thuhet se për të pranuar aplikimin për anëtarësim merren për bazë edhe arritjet e Kosovës në kuadër të dialogut me Serbinë.
33 shtet votuan pro këtij vendimi, 7 kundër, 5 abstenuan dhe vetëm 1 nuk votoi fare. Ndër shtetet që abstenuan është edhe Greqia, veç Bosnjë dhe Hercegovinës, Moldavisë, Sllovakisë e Ukrainës.
Për këtë veprim ka reaguar ish-ministri i Jashtëm i saj, George Katrougalos, i cili njëherësh është edhe përfaqësues grek në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të BE-së (PACE). Në një postim në Twitter, ish-kryediplomati grek që mbajti këtë pozitë gjatë qeverisë së Alexis Tsipras, tha se vendimi i shtetit grek për të abstenuar dëshmon se vendi po ndryshon qëndrim karshi shtetit të Kosovës.
“Ky qëndrim nuk është diskutuar me forcat politike, edhe pse ndryshon, pa sqarim, qëndrimin e palëkundur grek. Në të njëjtën kohë, kjo e dobëson rolin e ndërmjetësit që Greqia duhet ta ketë në rajon”, ka thënë Katrougalos, që aktualisht është edhe deputet në parlamentin grek me partinë SYRIZA.
Ai theksoi se abstenimi i Greqisë, duke u diferencuar nga shtetet tjera të BE-së që nuk e njohin Kosovën, si Spanja, Rumania e Qiproja, nuk kontribuon në promovimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.
“Vendi ynë gjithmonë duhet të promovojë paqen dhe stabilitetin në Ballkan, duke mbështetur hapat dhe zgjidhjet e pajtuara reciprokisht. Vendimi i qeverisë për ta diferencuar veten në votimin për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës nga vendet tjera të BE-së që nuk e njohin Kosovën, si Spanja, Rumania dhe veçanërisht Qiproja, që votuan kundër, nuk kontribuon në këtë qëllim”, shtoi ish-ministri i Jashtëm grek.
Ndërkaq, gjatë seancës së sotme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të BE-së (PACE), ku u diskutua për raportet mes Kosovës dhe Serbisë, Katrougalos tha se Ballkani ka ende potencial shpërthyes, por që kjo nuk kufizohet vetëm në Ballkan.
“Në rastin e Kosovës, ka njëfarë drite. Duket se pas deklaratës së fundit të presidenti serb që riekzaminon propozimet për normalizim, ndoshta dy palët mund të arrijnë një kompromis të zbatueshëm. Sepse është e dukshme se zgjidhja e vetme e mundshme është përmes dialogut, respektimit të tjerëve dhe kompromisit. Siç kanë treguar Greqia dhe Maqedonia me marrëveshjen e Prespës. I ashtuquajturi plan ‘franko-gjerman’ i cili thotë se Serbia nuk do të kundërshtojë pjesëmarrjen e Kosovës në organizata ndërkombëtare, në këmbim të një forme, nëse jo të vetëvendosjes, së paku të vetëshprehjes, së pakicës serbe, mendoj se mund të jetë një prej mënyrave të mundshme të kompromisit. Jo e vetmja. Të dyja palët duhet të respektojnë plotësisht konventën kornizë të Këshillit të Evropës për mbrojtjen e pakicave. Serbia është pjesë e saj, autoritetet e Kosovës duhet të përqafojnë në tërësi dhe të respektojnë provizionet e saj”, tha George Katrougalos.
Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës votoi me mbi 2/3 e votave të shteteve anëtare pro procedimit të aplikimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Europës. Me këtë hap, Kosova përmbylli fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Europës. Pas kësaj, Asambleja Parlamentare do të diskutojë dhe votojë në një takim të radhës për një raport të cilin do ta përgatisë vetë. Raporti mund të shqyrtohet në qershor ose tetor. Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Europës më 12 maj 2022.
KOSOVË- Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandër Bochan-Kharchenko ka thënë se mbështetja e Këshillit të Ministrave në Këshillin e Evropës për anëtarësimin e Kosovës, është shpërblim i Perëndimit për politikat anti-serbe të kryeministrit Albin Kurti. Përmes një reagimi në Twitter, Bochan Kharchenko ka thënë se Prishtina po ndjek linjën e SHBA-së dhe BE-së.
“Mbështetja nga Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës për aplikimin e Prishtinës për anëtarësim në organizatë, është një fakt shpërblimi i Perëndimit për politikat anti-serbe të kryeministrit Kurti”, ka shkruar ai.
Ai ka thënë se nuk është rastësi që koha e vendimit ka koinciduar me zgjedhjet e mbajtura në katër komunat veriore të Kosovës.
“Për mendimin tim, nuk ka nevojë të dëshmohet që Prishtina po ndjek linjën SHBA-BE”, ka shkruar në fund ai.
Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës votoi me mbi 2/3 e votave të shteteve anëtare pro procedimit të aplikimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Europës. Me këtë hap, Kosova përmbylli fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Europës. Pas kësaj, Asambleja Parlamentare do të diskutojë dhe votojë në një takim të radhës për një raport të cilin do ta përgatisë vetë. Raporti mund të shqyrtohet në qershor ose tetor. Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Europës më 12 maj 2022.
SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk e ka pritur mirë vendimin e Ukrainës për të abstenuar në procesin e votimit për aplikimin e Kosovës për t'u anëtarësuar në Këshillin Evropian. Ai tha se do të rishikojë qëndrimin e vendit të tij ndaj Ukrainës pas ndërsa paralajmëroi se nuk dot të respektojë integritetin territorial të tyre në samitin e Këshilit të Evropës që do të mbahen në Reykjavik më 16-17 maj, shkruan TASS.
“Nëse ka dikush që e injoron integritetin territorial të Republikës së Serbisë, pse duhet ta respektojmë integritetin e tyre territorial? <...> Pse duhet të nxitojmë të mbrojmë integritetin territorial të dikujt tjetër, ndërsa ne mund të heshtim, pasi ata njerëz janë qartë kundër integritetit territorial të Serbisë?. Kjo është shumë e rëndësishme dhe do të ketë ndryshime të mëdha në kursin tonë të politikës - jo tektonike, por të thella dhe të plota" u habit lideri serb.
Ai gjithashtu tha se abstenimi nga votimi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës ishte i barabartë me njohjen e Kosovës. Ndërsa vuri në dukje se Ukraina kishte kërkuar një pushim përpara votimit për konsultime me zyrtarët amerikanë. Serbia ka dënuar më parë shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës në të gjitha vendet ndërkombëtare.
BRUKSEL- Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se institucionet e Brukselit “janë në dijeni” se Serbia votoi kundër aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Megjithatë, Stano nuk deshi t’i përgjigjet pyetjes nëse BE-ja e konsideron këtë veprim shkelje të Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve, që Kosova dhe Serbia arritën më herët gjatë këtij viti.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 27 shkurt në Bruksel u pajtuan për Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve. Ndërkaq, më 18 mars në Ohër ata u pajtuan për Aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.
Neni 4 i kësaj marrëveshjeje thotë se Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare.
Pavarësisht se Kurti dhe Vuçiq nuk e nënshkruan marrëveshjen, BE-ja e konsideron atë marrëveshje dhe ka deklaruar se dokumenti është ligjërisht i detyrueshëm për të dyja palët.
“Diskutimet për nënshkrimin [e marrëveshjeve] janë krejtësisht të kota dhe të parëndësishme. Ekziston një angazhim në nivelin më të lartë politik dhe ai angazhim tani është bërë i detyrueshëm në procesin e anëtarësimit për të dyja palët. Përparimi në dialog dhe zbatimi [i marrëveshjeve] do të reflektohet në rrugëtimin e tyre [të Kosovës dhe Serbisë] evropian”, tha Stano.
Zëdhënësi i BE-së konfirmoi se marrëveshja e arritur në Ohër është ende e vlefshme dhe se fokusi i të gjithëve duhet të jetë në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga blloku evropian.
Më 24 prill, Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës votoi që t’i përcjellë Asamblesë Parlamentare të këtij institucioni kërkesën për anëtarësimin e Kosovës.
Për këtë vendim, 33 vota ishin për, shtatë kundër dhe pesë abstenime. Para se të mbahej votimi në Këshillin e Evropës, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tregoi se shteti i tij do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë institucion.
Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj 2022. Këshilli i Evropës është organizata më e vjetër evropiane që merret me zhvillimin e demokracisë dhe të drejtat e njeriut. Kjo organizatë ka procedura të caktuara për pranimin e anëtarëve të rinj. Këto procedura kalojnë përmes Këshillit të Ministrave dhe Asamblesë Parlamentare, ku marrin pjesë deputetët nga parlamentet e shteteve anëtare.
Marrë nga REL
SERBI- Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, thotë se është shkelur procedura në Këshillin e Evropës (KE) dhe se ata që e kanë propozuar anëtarësimin e Kosovës në KiE janë turpëruar. Daçiç theksoi është i befasuar nga Ukraina dhe nga Mali i Zi.
"Ukraina na befasoi në mënyrë të pakëndshme dhe se ndërsa Serbia dënon shkeljet e integritetit territorial të Ukrainës në të gjitha rezolutat në mbarë botën, kur bëhet fjalë për integritetin territorial të Serbisë, ato abstenojnë nga votimi, gjë që do të ndikojë në qëndrimin tonë të ardhshëm. Sa i përket Bosnjë dhe Hercegovinës (BiH), a ka pasur ndonjëherë ndonjë fjalim timin ku të mos përmendet integriteti territorial i Bosnje dhe Hercegovinës. Tani kur dikush të pyesë, ne do të abstenojmë. Pra, pse do të ishim në favor të integriteti territorial i Bosnjë-Hercegovinës dhe vota e tyre është abstenim”, tha Daçiç.
Ivica Daçiç tha gjithashtu se radha e ngjarjeve tregon se kjo nuk ishte një procedurë normale, por ekskluzivisht për Kosovën që shpërblehej për diçka, pyetja e vetme është se për çfarë.
"A është ky një shpërblim për mos formimin e ZSO-së (Bashkësisë së Komunave Serbe) për 10 vjet? Si nuk ka deklaruar Këshilli i Evropës se ZSO duhet të formohet, sepse Catherine Ashton (ish-shefja e politikës së jashtme të BE-së) e ka nënshkruar atë në emër të BE-së”, pyeti Daçiç.
Daçiç theksoi se këtu nuk është shkelur vetëm statuti i Këshillit të Evropës, sepse diçka që nuk është shtet nuk mund të jetë anëtare e Këshillit të Evropës.
“Në anën tjetër, interpretimi ligjor nga i njëjti njeri është i ndryshëm sot në krahasim me 10 vjet më parë”, theksoi Daçiç.
Ai tha se është e qartë se Gjermania i ka premtuar Kurtit se do ta shpërblejnë për një lloj qasjeje konstruktive.
"Këtu është e qartë se kush është i preferuari i disa vendeve perëndimore, në këtë rast të Kuintit (Gjermania, Franca, Italia, Britania e Madhe, SHBA). Ata thyen një sërë rregullash, Islanda ishte kundër saj për një kohë të gjatë. Ata donin për t'ia lënë Letonisë për presidencën e radhës.Më pas kërkuan një mbledhje urgjente me vetëm një pikë në rend dite.Ai Komiteti i Ministrave u takua vetëm me një pikë në rend dite dhe nuk ndodhi kurrë më parë që të mblidhej brenda një jave. kur u mbajt Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës”, tha Daçiç.
Sipas Daçiçit, Serbia do të hakmerret me Malin e Zi, që votoi pro Kosovës në KiE.
“Mali i Zi do të mundte që së paku të abstenonte. Neve na duhet të veprojmë në mënyrë reciproke. Mali i Zi votoi për pranimin e Kosovës. Atyre gjithashtu do t’u duhet vota jonë ndonjëherë, në të cilët, ata sigurisht se nuk mund të llogarisin”, tha Daçiç.
SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka komentuar deklaratën e Ivica Daçiç se Serbia do të ndryshojë marrëdhëniet me Ukrainën për shkak të rezervimit të saj gjatë pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Vuçiç po ashtu falënderoi ata që votuan kundër, veçanërisht Hungarinë, por gjithashtu tha se është i zhgënjyer me qëndrimin e disa vendeve që votuan për Kosovën.
"Ne e dinim se ata kishin një shumicë prej 31 vendesh, ata prisnin të paktën 34. Ne e dinim që në fillim që ata kanë një shumicë që nuk mund ta kërcënosh. Ju keni vende që nuk kanë orientimin e tyre të politikës së jashtme dhe kjo është e pritshme. Vendimi i Hungarisë nuk pritej. Ata u treguan si miqtë më të mëdhenj të Serbisë, votuan kundër, falënderoj sinqerisht kryeministrin Orban. Faleminderit Qipros, faleminderit Rumanisë, Azerbajxhanit, Gjeorgjisë... Faleminderit njerëzve që e mbështetën të drejtën ndërkombëtare," tha Vuçiç.
Vuçiç iu referua edhe njoftimit të Ministrit të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, se Serbia do të ndryshojë marrëdhëniet me Ukrainën, Bosnjë-Hercegovinën dhe Moldavinë, e cila dje abstenoi në votim.
Ne nuk jemi një vend që për një votë do t'i ndryshojmë të gjitha marrëdhëniet me të gjithë botën brenda natës. A kishte ndonjë zhgënjim, sigurisht që kishte. Serbia kurrë nuk ka qenë e rezervuar për integritetin territorial të Ukrainës. Dhe vendimi i dhënë nuk është i rastësishëm, përfaqësuesit ukrainas kërkuan pushim në punën e tyre në mënyrë që të konsultoheshin me zyrtarët amerikanë dhe më pas morën vendim për abstenim. Disa u zhdukën gjatë votimit, si Armenia, Bosnja dhe Hercegovina abstenuan," tha Vuçiç.
Siç tha ai, ne nuk duhet të presin dorën e tyre dhe të ndërpresin marrëdhëniet me gjithë botën.
"Duhet të dimë se Spanja, Hungaria, Qiproja, Azerbajxhani janë gjithmonë përpara të tjerëve. Ne nuk kemi një strategji koherente të politikës së jashtme dhe do të punojmë për këtë. Të kujdesemi për marrëdhëniet tona dypalëshe, të mos kalojmë kufijtë e reciprocitetit, nëse dikush nuk respekton integritetin territorial të vendit tonë, pse duhet të respektojmë integritetin e tyre territorial. Parimi i parë është se ne respektojmë të drejtën ndërkombëtare. Mund të heshtim, këto nuk do të jenë ndryshime tektonike, por të thella dhe thelbësore. Dhe ky është një qëndrim i përgjegjshëm ndaj vendit të vet," tha Vuçiç.
SERBI- Mediat serbe kanë bërë një shkrim se si votuan vendet për nisjen e procedurave për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Media Danas shkruan se nga të gjitha vendet anëtarë që votuan vetëm 7 ishin kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë këshill. Ndërkohë që sipas tyre supriza më e madhe ishin vendet që abstenuan në këtë votim, të cilat ishin Bosnja dhe Hercegovina, Greqia, Sllovakia, Moldavia dhe Ukraina. Ndërsa pro nisjes së procedurave ishin 33 vende përfshirë këtu dhe vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë.
Shkrimi i mediave serbe:
Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës në seancën e mbajtur dje ka vendosur që të fillojë procedurën për shqyrtimin e kërkesës së Kosovës për pranim në atë organizatë. Kundër këtij propozimi ishin Rumania, Qiproja, Spanja, Azerbajxhani, Gjeorgjia dhe Serbia, si dhe Hungaria, edhe pse shteti e njohu pavarësinë e Kosovës. Surpriza më e madhe ishin vendet që abstenuan: Bosnja dhe Hercegovina, Greqia, Sllovakia, Moldavia dhe Ukraina. Ndërsa 33 vende votuan për propozimin, duke përfshirë nga rajoni Mali i Zi, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe Shqipëria. Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës ka 46 shtete anëtare dhe kërkesa e Prishtinës do t'i përcillet Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Sipas njoftimeve, votimi për pranimin e Kosovës në KE mund të pritet për rreth një vit.