LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Sapo erdhi nga Barcelona/ Ekzekutohet krahu i djathtë i Shullazit në Rinas. Gilmando Dani ndodhej në makinë me agjentin e AMP-së 

• Një atentat mafioz ka ndodhur mesditën e sotme pranë pranë aeroportit të Rinasit. • Nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). • Dani dhe Shaljani po lëviznin me një Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash. • Në makinën anti-blind në pronësi të Elvis Kosovës shofer ishte Muçi Shaljani (punonjës i AMP) dhe Dani ishte pasagjer. • Gilmando Dani sot kishte ardhur në Shqipëri nga Barcelona dhe u vra vetëm disa minuta pasi kishte hipur në makinë. • Efektivët e policisë arritën me vështirësi të thyenin xhamin e makinës nga ana e shoferit, duke përdorur sende të forta, për të hapur më pas derën. • Nga pamjet e publikuara duket shoferi i cili nuk lëviz dhe viktima dallohet me trupin e anuar në brendësi të makinës, nga ana e shoferit dhe me kokën poshtë. • Pas atentati, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës dhe kanë qenë me një mjet Toyota Yaris me targa greke. • Vetëm pak minuta pas ngjarjes, makina e përdorur për vrasjen u gjet e djegur në fshatin Halil. • Ndërkohë, Policia në njoftimin zyrtar bëri me dije se kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë punën për kapjen e autorit/ëve. • Sakaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

32 artikuj për këtë temë.

6 MUAJ ME PARE

U plagos sot në atentatin ndaj Gilmando Danit/ Muçi Shaljani 14 vite më parë përplasej me Sajmir Tahirin: E kujt i ha...se je deputet

Sapo erdhi nga Barcelona/ Ekzekutohet krahu i djathtë i Shullazit në
Muçi Shaljani (Sheqeri), Sajmir Tahiri

TIRANË- Një atentat mafioz, i cili ndodhi në mesditë pranë aeroportit të Rinasit tronditi vendin sot. Nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). Ky i fundit nuk ishte emër i panjohur, pasi në vitin 2011 së bashku me të vëllanë është konfliktuar fizikisht me deputetin e Partisë Socialiste në atë kohë, Sajmir Tahiri.

42-vjeçari, sot agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), u përplas me Tahirin 20 metra larg Ministrisë së Brendshme, në një protestë paqësore të Forumit Rinor të opozitës.

Në atë kohë, 28 vjeçari Mustafa Sheqeri ka pohuar se është telefonuar nga i vëllai i tij Shemsiu, i cili i ka thënë që të shkonte urgjentisht se po shkatërrohej dyqani. Po atë ditë, Tahiri i është prezantuar të riut se ai ishte deputet, por Sheqeri nuk e ka marrë parasysh këtë dhe është përgjigjur duke i thënë: "e kujt i ha.. se ti je deputet".

Si ndodhi ngjarja?

Atentati mafioz ndodhi mesditën e sotme pranë pranë aeroportit të Rinasit, ku nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). Dani dhe Shaljani po lëviznin me një Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.

Në makinën në pronësi të Elvis Kosovës shofer ishte Muçi Shaljani (punonjës i AMP) dhe Dani ishte pasagjer.  Gilmando Dani sot kishte ardhur në Shqipëri nga Barcelona, por u ekzekutua vetëm disa minuta pasi kishte hipur në makinë. Pas atentati, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës dhe kanë qenë me një mjet Toyota Yaris me targa greke. 

Vetëm pak minuta pas ngjarjes, makina e përdorur për vrasjen u gjet e djegur në fshatin Halil.  Ndërkohë, Policia në njoftimin zyrtar bëri me dije se kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë punën për kapjen e autorit/ëve./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

VIDEOLAJM/ Me plumb në kokë dhe të 'larë' në gjak, pamje nga brenda makinës të Gilmando Danit dhe agjentit të AMP-së (PAMJE TË RËNDA)

Sapo erdhi nga Barcelona/ Ekzekutohet krahu i djathtë i Shullazit në
Gilmando Dani, Muçi Shaljani (Sheqeri)

TIRANË- Pamje të rënda janë publikuar nga brenda makinës, ku u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathë i Emiljano Shullazit dhe u plagos, agjenti i AMP, Muçi Shaljani (Sheqeri). Në pamjet e siguruara nga Dosja.al shihet shoferi, Shaljani i cili nuk lëviz dhe viktima Dani. Ky i fundit dallohet me trupin e anuar në brendësi të makinës, nga ana e shoferit dhe me kokën poshtë. 


Viktima, sapo ishte kthyer nga Barcelona dhe në aeroport po e priste Shaljani, duke e shoqëruar me një mjet në pronësi të Elvis Kosovës, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash. Më pas efektivët e policisë arritën me vështirësi të thyenin xhamin e makinës nga ana e shoferit, duke përdorur sende të forta, për të hapur më pas derën. 

Pas atentati, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës dhe kanë qenë me një mjet Toyota Yaris me targa greke. Ndërkohë, vetëm pak minuta më vonë, makina e përdorur për vrasjen u gjet e djegur në fshatin Halil. Gjithashtu Policia në njoftimin zyrtar bëri me dije se kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë punën për kapjen e autorit/ëve./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

"Doli nga makina me kapele dhe maskë..." DETAJE nga atentati mafioz i Rinasit: 'Benz'-i ndaloi pas disa metrash, autori qëlloi Gilmando Danin me breshëri...

Sapo erdhi nga Barcelona/ Ekzekutohet krahu i djathtë i Shullazit në
Pamje nga vendngjarja

TIRANA- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati mafioz që ndodhi pak orë më parë pranë rrethrrotullimit të Rinasit. Sipas burimeve, autorët kanë pritur 47-vjeçarin Gilmando Dani para aeroportit dhe kanë lëvizur me automjetet paralel me njëra-tjetrën, ku nga makina e autorëve është hapur zjarr me breshëri plumbash.

Automjeti i bardhë tip Benz, me të cilin udhëtonte Dani, ka vazhduar për disa metra para se të ndalej nga të shtënat. Në atë moment, një nga autorët, i maskuar dhe me kapele, ka dalë nga makina dhe ka qëlluar disa herë me pistoletë, duke u siguruar se shënjestra kishte ndërruar jetë.

Pas ekzekutimit, autori është kthyer në automjet dhe të dy makinat kanë larguar drejt Fushë-Krujës, duke lënë pas vendin e ngjarjes.

6 MUAJ ME PARE

Ekzekutimi i Gilmando Danit pranë Rinasit! DETAJE: Miku i Emiljano Shullazit zbriti në aeroport 35 minuta para orarit të planfikuar, atenatorët dinin çdo lëvizje...

Sapo erdhi nga Barcelona/ Ekzekutohet krahu i djathtë i Shullazit në
Gilmando Dani

TIRANA- Gilmando Dani u ekzekutua në atentatin që ndodhi pasditen e sotme në rrethrrotullimin pranë Aeroportit të Rinasit. 47-vjeçari sapo kishte mbërritur në Shqipëri nga Barcelona, Spanjë. Sipas burimeve për mediat, avioni me të cilin udhëtonte Dani zbriti në tokën shqiptare në orën 13:55, rreth 35 minuta para orarit të planifikuar.

Dani ishte pritur në aeroport nga miku i tij, 40 vjeçari Muçi Shaljani, i njohur si “Sheqeri”, i cili mbeti i plagosur rëndë gjatë sulmit me armë zjarri dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje kritikem për jetën. Sakaq mësohet se atenatorët, të cilët janë ende të arrati, duket se i dinin çdo lëvizje viktimës, gjë që çoi në pasoja fatale për mikun e Emiljano Shullazit.

Sapo erdhi nga Barcelona/ Ekzekutohet krahu i djathtë i Shullazit në

6 MUAJ ME PARE

Makina me traga greke u gjet e djegur në fshatin Halil/ Policia njoftim zyrtar: Brenda mjetit të autorëve u gjetën 4 armë

Sapo erdhi nga Barcelona/ Ekzekutohet krahu i djathtë i Shullazit në
foto ilustruese

FUSHË-KRUJË- Policia e Fushë-Krujës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me atentatin mafioz që ndodhi këtë të martë në zonën e Rinasit, ku viktimë mbeti miku i Emiljano Shullazit, Gilmando Dani, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur. Blutë bëjnë me dije se në automjetin që u shkrumbua në Krujë policia ka gjetur katër armë zjarri, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët. Ndërkohë, armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore.

Njoftimi i Policisë: 

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, në fshatin Halil, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Toyota”, që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur në Rinas. Në automjet janë konstatuar 4 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje.

Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore. Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Ekzekutimi i Gilmando Danit me breshëri plumbash! Policia blindon Halilin, vendin ku u gjet e djegur makina me targa greke, blutë nuk mund t'i afrohen sepse...

Sapo erdhi nga Barcelona/ Ekzekutohet krahu i djathtë i Shullazit në
Foto ilustruese

KRUJË- Automjeti tip “Toyota Yaris” që dyshohet se u përdor nga autorët e atentatit me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, është gjetur i djegur në fshatin Halil të Krujës. Sipas burimeve, autorët e kanë lënë makinën pranë një përroi, në një zonë të pyllëzuar, duke tentuar të fshihnin gjurmët e ngjarjes.

Sakaq mësohet se në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, të cilët kanë krijuar një perimetër sigurie për të mbrojtur zonën dhe për të nisur hetimet. Dyshohet se brenda automjetit mund të ketë armë, por efektivët nuk janë afruar ende, pasi flakët rrezikojnë shpërthimin e municionit.

Grupi hetimor po vijon me verifikimet dhe mbledhjen e provave për të identifikuar autorët dhe lidhjen e makinës me atentatin e ndodhur pak orë më parë.

Gilmando Dani u vra sot në një atentat të qëllimshëm pak minuta pasi mbërriti në Shqipëri nga Barcelona. Burime për mediat bëjnë me dije se Dani ishte pritur në aeroportin e Rinasit nga Muçi Shaljani, i njohur si “Sheqeri”, me drejtonte automjetin tip “Mercedes Benz S”, i cili kishte për detyrë ta shoqëronte me automjet.

Pak metra pas largimit nga aeroporti, dyshohet se autorët i kanë zënë në pritë dhe kanë hapur zjarr me breshëri plumbash ndaj automjetit, duke shkaktuar vdekjen e Danit dhe plagosjen kritike të Shaljanit. Mësohet se autorët kanë patur informacion për lëvizjet e objektivit dhe e kanë pritur pranë shënjestrën tek rrethrrotullimi.

6 MUAJ ME PARE

Ekzekutimi i krahut të djathtë të Shullazit/ Policia zbarkon në Lezhë! Postobllok në hyrje të qytetit

Sapo erdhi nga Barcelona/ Ekzekutohet krahu i djathtë i Shullazit në
lezhe

LEZHË- Policia e Shtetit ka zbarkuar në Lezhë, pas atentati ndaj krahut të djathtë të Emiljano Shullazit. Bëhet me dije se janë ngritur postoblloqe në hyrje të qytetit dhe po bëhen kontrolle të imtësishme të automjeteve. Krimi ndodhi në aeroportin e Rinas, ku u qëllua me breshëri plumbash ndaj Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, ndërsa lëviznin me automjet.

Viktimë e atentatit mbeti Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaljani, punonjës i AMP. Viktima Dani sapo ishte kthyer nga Barcelona dhe në aeroport po e priste Shaljani, duke e shoqëruar me një mjet anti-blind në pronësi të Elvis Kosovës./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Mbeti i plagosur në vrasjen e Gilmando Danit/ Kush është punonjësi i AMP-së, Artjol Saliasi e futi në Agjensi, Eduart Merkaj nisi procedurat e shkarkimit

Sapo erdhi nga Barcelona/ Ekzekutohet krahu i djathtë i Shullazit në
Muçi Shaljani

TIRANË- Muçi Shaljani alias Muçi Sheqeri është agjenti i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore që mbeti i plagosur ditën e sotme në atentatin ndaj Gilmando Danit. Shaljani ishte shofer në makinën anti-blind tip 'Benz' dhe në momentin e vrasjes ai ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore.

Por kush është Muçi Shaljani?

Muçi Shaljani është person i panjohur në radhët e AMP-së. Fillimisht ishte ish-drejtuesi i AMPS-së Florjan Sulejmani, i cili nisi praktikën për ta rekrutuar në radhët e AMP-së. Burimet për Dosja.al, bëjnë me dije se Sulejmani nisi donte që ta fuste Shaljanin tek Forcat Opercionale të AMP-së. 

Por punësimi i tij mbeti pezull për pak kohë, pasi Sulejmani dha dorëheqjen si drejtor i AMP-së dhe kompetencat e tij i mori Artjol Saliasi. Në momentin që Saliasi ka marrë rolin e drejtuesit të Agjencisë, e ka futur Shaljanin në shërbim./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

U plagos me plumb në kokë/ Del FOTO-ja e agjentit te AMP, Muçi Shaljanit shoqëronte krahun e djathtë të Shullazit

Sapo erdhi nga Barcelona/ Ekzekutohet krahu i djathtë i Shullazit në
Muçi Shaljani (Sheqeri)

TIRANË- Personi që shihni në foto është Muçi Shaljani (Sheqeri), agjent i AMP i cili mbeti i plagosur gjatë atentatit të sotëm ndaj Gilmando Danit në Rinas. 40-vjeçari ishte emëruar si agjent në Agjencinë e Mbikqyrjes Policore, që prej shtatorit. Shaljani po shoqëronte me makinë të blinduar Gilmando Danin, krahun e djathtë të Emiljano Shullazit, pasi Dani sapo ishte kthyer në Shqipëri në aeroportin e Rinasit. 

Shaljani drejtonte automjetin në pronësi të Elvis Kosovës, ndërsa Dani ishte pasagjer, kur drejt tyre u hap zjarr me breshëri kallashnikovi te rrethrrotullimi i Rinasit. Gilmando Dani sot kishte ardhur në Shqipëri nga Barcelona dhe u vra vetëm disa minuta pasi kishte hipur në makinë.

Më pas, efektivët e policisë arritën me vështirësi të thyenin xhamin e makinës nga ana e shoferit, duke përdorur sende të forta, për të hapur më pas derën. Nga pamjet e publikuara duket shoferi i cili nuk lëviz dhe viktima dallohet me trupin e anuar në brendësi të makinës, nga ana e shoferit dhe me kokën poshtë./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Mbeti i plagosur në atentatin ndaj Gilmando Danit/ Punonjësi i AMP-së i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

Sapo erdhi nga Barcelona/ Ekzekutohet krahu i djathtë i Shullazit në
trauma

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me atentatin ku viktimë mbeti Gilmando Dani, krahu i djathtë i i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). Bëhet me dije se Shaljani, punonjës i AMP-së i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin e Traumës. 

40-vjeçari ka marrë disa plagë në trup. Shaljani drejtonte automjetin anti-blind në pronësi të Elvis Kosovës, ndërsa Gilmando Dani ishte pasagjer, kur drejt tyre u hap zjarr me breshëri kallashnikovi te rrethrrotullimi i Rinasit. Gilmando Dani sot kishte ardhur në Shqipëri nga Barcelona dhe u vra vetëm disa minuta pasi kishte hipur në makinë.

Më pas, efektivët e policisë arritën me vështirësi të thyenin xhamin e makinës nga ana e shoferit, duke përdorur sende të forta, për të hapur më pas derën. Nga pamjet e publikuara duket shoferi i cili nuk lëviz dhe viktima dallohet me trupin e anuar në brendësi të makinës, nga ana e shoferit dhe me kokën poshtë.

Pas atentati, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës dhe kanë qenë me një mjet Toyota Yaris me targa greke dhe vetëm pak minuta më vonë ngjarjes, makina e përdorur për vrasjen u gjet e djegur në fshatin Halil./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

U ekzekututa sot me breshëri plumbash në Rinas! Gilmando Dani i shpëtoi atentatit të së njëjtës metodë një dekadë më parë në të njëjtin vend, mbeti i plagosur bashkë me Emiljano Shullazin

Sapo erdhi nga Barcelona/ Ekzekutohet krahu i djathtë i Shullazit në
Gilmando Dani

TIRANA- Gilmando Dani, 47 vjeçari që mbeti sot viktimë e një atentati në Rinas, mësohet se i kishte shpëtuar më parë nga një atentat në të njëjtën zonë ku u vra sot, ngjarje që lidhet me një pistë të mundshme të larjes së hesapeve dhe përplasjeve mes grupeve rivale. Në këtë ngjarje të mëparshme, bashkë me Danin udhëtonte edhe Emiliano Shullazi.

Ata ishin në të njëjtën makinë kur një automjet tjetër në lëvizje hapi zjarr me breshëri automatiku drejt mjetit të tyre tip Golf me targa AA 629 HR. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 5 janarit 2015, në afërsi të mbikalimit të Rinasit.

Asokohe policia mbërriti në vendngjarje menjëherë, por nuk gjeti të plagosur. Vetëm pas disa orësh, spitali njoftoi për praninë e dy personave të plagosur, duke konfirmuar përpjekjen e dështuar për ekzekutim.

Sakaq sot Dani u vra pak minuta pasi mbërriti në Shqipëri nga Barcelona. Burime për mediat bëjnë me dije se Dani ishte pritur në aeroportin e Rinasit nga Muçi Shaljani, i njohur si “Sheqeri”, 40 vjeç, i cili kishte për detyrë ta shoqëronte me automjet.

Pak metra pas largimit nga aeroporti, autorët i kanë zënë në pritë dhe kanë hapur zjarr me breshëri plumbash ndaj automjetit, duke shkaktuar vdekjen e Danit dhe plagosjen kritike të Shaljanit, i cili ndodhet aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë automjeti me targa greke, që dyshohet se u përket autorëve është gjetur e djegur në fshatin Halil të Fushë Krujës.

6 MUAJ ME PARE

Atentati mafioz në Rinas! Breshëria e plumbave që i mori jetën Gilmando Danit prekin edhe hotelet e ndërtesat përreth, PAMJE nga vendgjarja

Sapo erdhi nga Barcelona/ Ekzekutohet krahu i djathtë i Shullazit në
Pamje nga vendngjarja

TIRANA- Nga të shtënat në atentatin e sotëm në rrethrotullimin e Rinasit, plumbat kanë depërtuar edhe tek xhamat e një hoteli pranë vendngjarjes, siç shihet edhe në pamjet e siguruara. Gilmando Dani, 47 vjeç, u vra pak minuta pasi mbërriti në Shqipëri nga Barcelona.

Burime për mediat bëjnë me dije se Dani ishte pritur në aeroportin e Rinasit nga Muçi Shaljani, i njohur si “Sheqeri”, 40 vjeç, i cili kishte për detyrë ta shoqëronte me automjet.

Pak metra pas largimit nga aeroporti, dyshohet se autorët i kanë zënë në pritë dhe kanë hapur zjarr me breshëri plumbash ndaj automjetit, duke shkaktuar vdekjen e Danit dhe plagosjen kritike të Shaljanit, i cili ndodhet aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq automjeti me targa greke, që dyshohet se u përket autorëve është gjetur e djegur në fshatin Halil të Fushë Krujës./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

DETAJE/ Mbeti i plagosur në vrasjen e Gilmando Danit, 'shoferi' i Benzit anti-plumb dyshohet punonjës i AMP

Sapo erdhi nga Barcelona/ Ekzekutohet krahu i djathtë i Shullazit në
Pamjet nga vendngjarja

TIRANË- I plagosuri në atentatin e sotshëm në Rinas, Muçi Shaljani alias Muçi Sheqeri dyshohet se është agjent i Agjencisë së Mbikeqyrjes Policore. Mësohet se Shaljani kishte marrë automjetin te Elvis Kosova, i cili ishte i blinduar dhe kishte shkuar në Rinas për të pritur Gilmando Danin. 

Nga të shtënat me armë, ka mbetur i vrarë Dani, ndërkohë që i plagosur mbeti Muçi Shaljani. Shaljani është dërguar te 'Trauma' për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore. Ai mësohet se ka marrë disa plumba mes tyre dhe në kokë, për këtë arsye ndodhet dhe në gjendje të rëndë./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Gilmando Dani u vra në makinën e tij/ Nga vjedhja e 'Audi R8' në Gjermani te piloti i Drag Race, kush është Elvis Kosova?

Sapo erdhi nga Barcelona/ Ekzekutohet krahu i djathtë i Shullazit në
Elvis Kosova

TIRANË- Atentati që i mori jetën krahut të djathtë të Emiljano Shullazit, Gilmando Danit në Rinas, ka ndodhur në makinën e Elvis Kosovës. Kosova nuk është një emër i panjohur për Policinë, por në këtë rast, Kosova ka lidhje familjare me Danin. Konkretisht dyshohet se Kosova dhe Dani janë kushënj.   

Kush është Elvis Kosova?

Elvis Kosova zotëron një biznes shitje blerje makinash dhe ka marrë pjesë në disa gara me makina. Ai rezulton i arrestua një vit më parë së bashku me një shtetas turk, i identifikuar si Yucehan Er, pasi përmes një skeme mashtrimi kanë tentuar që të përvetësojnë një automjet tip “Audi” me vlerë 200 mijë euro. Sipas policisë, 39-vjeçari turk, Yucehan Er banues në Gjermani, ka marrë një automjet me qira, të cilin e ka sjellë në Shqipëri dhe më pas ka bërë kallëzim të rremë se ia kanë vjedhur në afërsi të një hoteli në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, ia ka dhënë automjetin shtetasit Elvis Kosova dhe ka bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e tij, për qëllime përfitimi. Pasi ka zbuluar skemën, policia thotë se gjatë kontrollit në oborrin e një banese në fshatin Prush, u gjet i parkuar automjeti tip “Audi”, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 4 aparate celulare.

Ai njihet edhe si “pilot” garash ndërsa ka fituar në “Drag Race” të zhvilluar gjatë kohës së pandemisë në Kosovë, si përfaqësues i Shqipërisë, në muajin Qershor të vitit 2021, me një “Nissan” sportiv. Në vitin 2022 në aksin Laç-Mamurras në zonën e Patokut, ku është akuzuar dhe hetuar si organizator i një gare të paligjshme me makina. Ai u kap nga policia teksa po çmontonte mjetin e tij të garave në servis, ndërsa u gjobit me 120 mijë lekë./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

U ekzekutua në makinën e blinduar në Rinas, Gilmando Dani ishte kthyer sot nga Barcelona! Atentati i mori jetën mikut të Emiljano Shullazit pak pasi zbriti në aeroport

Sapo erdhi nga Barcelona/ Ekzekutohet krahu i djathtë i Shullazit në
Gilmando Dani

TIRANA- Gilmando Dani u vra sot në një atentat të qëllimshëm pak minuta pasi mbërriti në Shqipëri nga Barcelona. Burime për mediat bëjnë me dije se Dani ishte pritur në aeroportin e Rinasit nga Muçi Shaljani, i njohur si “Sheqeri”, me drejtonte automjetin tip “Mercedes Benz S”, i cili kishte për detyrë ta shoqëronte me automjet.

Pak metra pas largimit nga aeroporti, dyshohet se autorët i kanë zënë në pritë dhe kanë hapur zjarr me breshëri plumbash ndaj automjetit, duke shkaktuar vdekjen e Danit dhe plagosjen kritike të Shaljanit. Mësohet se autorët kanë patur informacion për lëvizjet e objektivit dhe e kanë pritur pranë shënjestrën tek rrethrrotullimi./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Gilmando Dani u vra në automjetin e tij, zbulohet lidhja mes krahut të djathtë të Shullazit dhe Elvis Kosovës

Sapo erdhi nga Barcelona/ Ekzekutohet krahu i djathtë i Shullazit në
Gilmando Dani

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Gilmando Danit mesditën e sotme në Rinas. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se makina që ndodhi vrasja është në pronësinë e Elvis Kosovës.  

Këtij automjeti me targa AB 099 UO, disa muaj më parë i është vendosur një tritol në një garazh në Tiranë. Ndërkohë që burimet bëjnë me dije se Dani dhe Kosova kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin, konkretisht kushërinj./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Atentati mafiz në Rinas! Zbulohet identiteti i të plagosurit rëndë, ndodhet në gjendje kritike për jetën tek Spitali i Traumës (EMRI)

Sapo erdhi nga Barcelona/ Ekzekutohet krahu i djathtë i Shullazit në
Foto ilustruese

TIRANA- Mësohet se Muçi Shaljani, 40 vjeç, i njohur me nofkën “Sheqeri”, është personi që ka mbetur i plagosur rëndë në atentatin e sotëm pranë aeroportit të Rinasit. Shaljani, i cili ishte shofer i automjetit tip Benz, ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe është transportuar urgjentisht në spital.

Automjeti me të cilin udhëtonin Shaljani dhe viktima Gilmando Dani ka targat AB 099UO, është i blinduar dhe në pronësi të Elvis Kosovës. Ky i fundit, sipas burimeve për mediat, ishte objekt i një sulmi me tritol disa muaj më parë në garazhin e tij në Tiranë.

6 MUAJ ME PARE

Ekzekutimi i Gilmando Danit në Rinas, makina e dyshuar e autorëve 'Toyota Yaris' me traga greke gjendet e djegur në Halil të Fushë Krujës

Sapo erdhi nga Barcelona/ Ekzekutohet krahu i djathtë i Shullazit në

KRUJË- Një automjet i tipit Toyota është gjetur i djegur pasditen e sotme në fshatin Halil të Krujës. Sipas burimeve nga policia, dyshohet se makina mund t’u përkasë autorëve të atentatit të ndodhur në Rinas, ku u vra Gilmando Dani, i njohur si bashkëpunëtor i afërt i Emiliano Shullazit.

Policia po punon për të verifikuar nëse ka lidhje direkte me ngjarjen e rëndë të ndodhur pak orë më parë pranë aeroportit të Rinasit.

6 MUAJ ME PARE

Atentati në Rinas/ Policia njoftim zyrtar: I plagosuri në gjendje të rëndë

Sapo erdhi nga Barcelona/ Ekzekutohet krahu i djathtë i Shullazit në
foto ilustruese

TIRANË- Policia ka dalë në një njoftim zyrtar lidhur me atentatin e ndodhur pranë aeroportit të Rinasit, ku viktimë mbeti Gilmando Dani, krahu i djathtë i i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). 

Blutë bëjnë me dije se kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë punën për kapjen e autorit/ëve. Gjithashtu mësohet se i plagosuri ndodhet në gjendje kritike. Sakaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë: 

Rreth orës 14:20, te rrethrrotullimi në afërsi të aeroportit, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me të cilin po lëviznin shtetasit M. Sh., rreth 40 vjeç dhe G. D., rreth 47 vjeç. Si pasojë ka humbur jetën shtetasi G. D. dhe është plagosur shtetasi M. Sh., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetsore.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë punën për kapjen e autorit/ëve. Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

U ekzekutua nga atentati pranë aeroportit të Rinasit/ Kush është Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, dy herë më parë mbeti i plagosur

Sapo erdhi nga Barcelona/ Ekzekutohet krahu i djathtë i Shullazit në
Gilmando Dani

TIRANË- Një atentat ndodhi pak minuta më parë pranë aeroportit të Rinasit. Viktimë e ngjarjes mbeti Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. Nga atentati ka mbetur i palgosur edhe një person tjetër. 

Por kush është Gilmando Dani dhe çfarë e lidh me Emiljano Shullazin?

Gilmando Dani është konsideruar gjithnjë si person i rrezikshëm për shkak të ekspozimit të tij të shpeshtë në episode të përbashkëta me Emiljano Shullazin. Dani është akuzuar shpesh për vepra penale, konkretisht në gusht të 2009 pas vrasjes së 4 efektivëvë të policisë në Durrës nga Dritan Dajti. Pas ngjarjes, kontrolli në banesën e Gilmando Danit u bë nën dyshimet se ai mund të kishte qenë në Durrës atë ditë, por më pas policia sqaroi se Dani ka qenë në Tiranë, edhe pse nuk ishte gjetur në banesë në momentin e kontrollit.

Ndërsa, në gusht 2009, në kuadër të hetimit për masakrën në Durrës, Prokuroria e Krimeve të Rënda i bllokoi pasaportën për disa ditë Gilmando Danit. Ndërkohë, më 23 prill 2011, gjatë fushatës elektorale, Gilmando Dani u shoqërua në Policinë e Tiranës pasi ndodhej në vendin e ngjarjes ku Emiljano Shullazi pengoi një miting të Partisë Socialiste në Njësinë Bashkiake Nr. 7 në kryeqytet.

Në atë kohë, deputetja e PS-së, Vasilika Hysi, kërkoi ndërhyrjen e policisë, e cila ndaloi Shullazin dhe shoqëroi Gilmando Danin.  Megjithatë, precedenti i parë zyrtar i Gilmando Danit daton më 11 shkurt 2006, kur ai ra në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim për shkak të dënimit në mungesë të dhënë ndaj tij me një vit burg për akuzat “mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe “kanosje në bashkëpunim”.

Më pas, arrestimi ndodhi nga forcat speciale të policisë, RENEA, të cilat, bashkë me Gilmando Danin vunë në pranga edhe shtetasit Emiljano Shullazi dhe D. Hate. Gjatë këtij aksioni, policia sekuestroi një sasi të konsiderueshme armësh dhe municionesh, përfshi pistoleta automatike tip “Skorpions” me silenciator, dy automatikë prodhim kroat e kallashnikov, radio komunikimi me distancë të afërt, radio përgjuese të valëve të strukturave të Policisë (në Tiranë dhe rrethe), fenelinë policie, dylbi speciale për shikim natën, dylbi të zakonshme si dhe maska, doreza dhe pajisje të tjera kamuflazhi.

Gjithashtu ndaj Danit është bërë atentat dhe dy herë më parë, por mbeti i plagosur. Ngjarjet ndodhën në vitet 2011 dhe në 2015.  Gilmando Dani u dënua me 12 vite burg në nëntor të vitit 2018 si pjesë e grupit të Shullazit për akuzat e gjobëvënies dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal dhe më pas u lirua në vitin 2023 pasi kreu 3/4 e dënimit./Dosja.al

 

6 MUAJ ME PARE

U bë shoshë nga plumbat, makina anti-blind që u vra krahu i djathtë i Shullazit i përket Elvis Kosovës

Sapo erdhi nga Barcelona/ Ekzekutohet krahu i djathtë i Shullazit në
Makina

TIRANË- Dosja.al, mëson se makina ku iu bë atentat krahut të djathtë të Emiljano Shullazit, Gilmando Dani nuk i përket këtij të fundit. Burime bëjnë me dije se makina ndodhet në pronësinë e Elvis Kosovës.  

Këtij automjeti me targa AB 099 UO, disa muaj më parë i është vendosur një tritol në një garazh në Tiranë./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Atentat i mirëorganizuar/ Gilmando Dani lëvizte me makinë të blinduar, autorët përdorën plumba blind-shpues

Sapo erdhi nga Barcelona/ Ekzekutohet krahu i djathtë i Shullazit në
Pamjet

TIRANË- Atentati i bërë mesditën e sotme në Rinas ka qenë i mirëmenduar. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se autorët prej ditësh ruanin lëvizjet e viktimës, Gilmando Dani, krehu i djathtë i Emiljano Shullazit. 

Nga kjo ata kanë mësuar se Dani lëvizte me makinë i blinduar kudo. Ndërkohë që autorët e kanë ditur këtë detaj dhe kanë përdorur plumba blind-shpues për ta vrarë. 

Dosja.al, ka siguruar pamjet nga vendngjarja, ku shihet se efektivët kanë përdorur leva për të thyer xhamat e makinës, në mënyrë që të nxirnin trupat jashtë.

/Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Bie në pritë miku i Emiljano Shullazit, ekzekutohet në mes të ditës në Rinas! Shoferi i automjetit që u bë shoshë nga plumbat në gjendje kritike, niset drejt Traumës më plagë në kokë

Sapo erdhi nga Barcelona/ Ekzekutohet krahu i djathtë i Shullazit në
Pamje nga vendngjarja

TIRANA- Një atentat mafioz ka tronditur mesditën e sotme zonën e Rinasit. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ka humbur jetën Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiliano Shullazit. Burime bëjnë me dije se në momentin e sulmit, Dani udhëtonte me një automjet së bashku me një person tjetër, i cili mbeti i plagosur. Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku po merr trajtim mjekësor për plagë në kokë.

Menjëherë pas ngjarjes, forcat e policisë kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli në disa akse rrugore për identifikimin dhe kapjen e autorëve të atentatit.

6 MUAJ ME PARE

U ekzekutua në Rinas me breshëri plumbash! Ky është viktima Gilmando Dani, krahu i djathë i Emiljano Shullazit dhe pjesë e një grupi kriminal

Sapo erdhi nga Barcelona/ Ekzekutohet krahu i djathtë i Shullazit në
Gilmando Dani

TIRANA- Personi që shihni në foton e mësipërme është Gilmando Dani, i cili u ekzekutua para pak çastesh pranë rrethrrotullimit të Rinasit. Mësohet se Dani njihet gjithashtu dhe si krahu i djathtë i Emiliano Shullazit. Ndërkohë që nga atentati mafioz ditën e sotme ka mbetur i plagosur dhe një person tjetër që ndodhej me Danin.

6 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Benzi u bë shoshë nga plumbat, momenti kur Policia thyen xhamat për të nxjerr viktimën dhe të plagosurin

Sapo erdhi nga Barcelona/ Ekzekutohet krahu i djathtë i Shullazit në
Pamjet

TIRANË- Pamjet e mëposhtme janë nga momenti kur policia nxjerr viktimën dhe të plagosurin nga atenati në Rinas. Siç shihet në videon e siguruar nga Dosja.al, makina me të cilën lëvizte Gilmando Dani ka qenë e blinduar. 


Ndërkohë që autorët e kanë ditur këtë detaj dhe kanë përdorur plumba anti-blind për ta vrarë. Policia ka përdorur levë për të thyer xhamat e makinës, në mënyrë që të mund të nxirrte trupat jashtë. /Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

EMRI/ Krahu u djathtë i Shullazit, zbulohet viktima nga vrasja në Rinas

Sapo erdhi nga Barcelona/ Ekzekutohet krahu i djathtë i Shullazit në

TIRANË- Gilmando Dani është viktima e vrasjes së sotme në Rinas. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se Dani nuk është emër i panjohur për Policinë. 

Mësohet se Dani njihet gjithashtu dhe si krahu i djathtë i Emiliano Shullazit. Ndërkohë që nga atentati mafioz ditën e sotme ka mbetur i plagosur dhe një person tjetër që ndodhej me Danin./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Zbardhet DINAMIKA e atentatit në Rinas: Mjeti qëlloi në lëvizje drejt Benz-it të bardhë, më pas u larguan drejt Fushë Krujës me...

Sapo erdhi nga Barcelona/ Ekzekutohet krahu i djathtë i Shullazit në
Pamje nga vendngjarja

RINAS- Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur mesditën e sotme pranë aeroportit të Rinasit, ku një person humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur. Burime për media bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pasi një automjet në lëvizje ka hapur zjarr ndaj një makine tjetër, duke shkaktuar viktimën dhe të plagosurin.

Sipas burimeve policore, nga verifikimet paraprake dyshohet se automjeti i autorëve është larguar me shpejtësi në drejtim të Fushë-Krujës. Forcat e rendit kanë ngritur pika kontrolli në disa akse rrugore dhe po vijojnë kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

6 MUAJ ME PARE

Sapo erdhi nga Barcelona/ Ekzekutohet krahu i djathtë i Shullazit në Rinas. Gilmando Dani ndodhej në makinë me agjentin e AMP-së 

6 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Makina e bërë shoshë nga plumbat, Dosja.al siguron pamjet nga vrasja në Rinas

Sapo erdhi nga Barcelona/ Ekzekutohet krahu i djathtë i Shullazit në
Pamjet nga vendngjarja

TIRANË- Dosja.al, ka siguruar pamjet nga atentati me një viktimë ditën e sotme në Rinas. Siç shihet nga videoja e mëposhtme e siguruar nga vendngjarja, makina që ka rënë pre e atentatit është një makinë tip Benz i bardhë.

Ndërkohë që po ashtu në pamjet, shihet se efektivët kanë thyer xhamat e makinës për të nxjerrë jashtë viktimën dhe të plagosurin. Mësohet se nga të shtënat viktimë ka mbetur pasagjeri në makinë, ndërsa shoferi ndodhet i plagosur./Dosja.al 

6 MUAJ ME PARE

Vrasje në Rinas, autorët qëlluan drejt një Benzi të bardhë, vetë u larguan me Toyota Yaris

Sapo erdhi nga Barcelona/ Ekzekutohet krahu i djathtë i Shullazit në
Makina

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja mesditën e sotme në Rinas. Mësohet se autorët qëlluan me breshëri plumbash një makinë të bardhë tip Mercedes Benz. 

Ndërkohë që dyshohet se vetë janë larguar me Toyota Yaris pas atentatit. /Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Detaje nga atentati në Rinas, dyshohet për një të vdekur dhe një të plagosur

Sapo erdhi nga Barcelona/ Ekzekutohet krahu i djathtë i Shullazit në
Policia

TIRANË- Detajë të reja kanë dalë nga atentati ditën e sotme pranë Rinasit. Mësohet se nga të shtënat, një person ka mbetur i vdekur në vend.

Ndërkohë që një tjetër ndodhet i plagosur. Ende nuk dihet shkaku i ngjarjes, por bëhet me dije se arma u shkrep ndaj një makinë në ecje. /Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Të shtëna pranë Rinasit, dyshohet për të plagosur

Sapo erdhi nga Barcelona/ Ekzekutohet krahu i djathtë i Shullazit në
Foto Ilustruese

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesdite në Rinas. Mësohet se të shtëna me armë janë dëgjuar pas minuta më parë.

Nga të shtënat dyshohet se ka persona të plagosur. Ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje. /Dosja.al

atentat ne rinas gilmando dani emiljano shullazi muci shaljani

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë