LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Keni frikë nga e vërteta!" Debate në Komisionin Hetimor për sistemin TIMS, Balla dhe Rrumbullaku dëshmojnë me dyer të mbyllura

• Po mbahet sot mbledhja e Komisionit Hetimor për të dhënat TIMS ku janë thirrur për të dëshmuar ministri i Brendshëm Taulant Balla, ish-drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit Ervin Muça dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. • Mësohet se kryetari i Komisionit, Ervin Salianji propozoi që kur Balla, Muça dhe Rrumbullaku të merren në pyetje, mbledhja të bëhej me dyer të hapura, por kjo kërkesë është rrëzuar nga anëtarët e mazhorancës. • Salianji është shprehur se dëshmia me dyer të mbyllura po pengon hetimin, ndërsa Gogu ka kundërshtuar duke thënë se dëshmia e Ballës duhet të bëhet me dyer të mbyllura pasi sipas tij i kanë bërë kërkesë Këshillit të Rregullores për një sërë çëhtjesh. • I pari ka dëshmuar me dyer të mbyllura, për shkak të të dhënave sensitive, ministri i Brendshëm, Taulant Balla. • Teksa ka përfunduar dëshmia e Ballës, në Komisionin Hetimor për TIMS, përfaqësuesi i PS, Toni Gogu ka deklaruar se edhe dëshmia e Drejtorit të Përgjithshëm të Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, duhet të vijojë me dyer të mbyllura. • Por kjo gjë është kundërshtuar nga kryetari i Komisionit Ervin Salianji i cili ka deklaruar se mazhoranca po pengon hetimet, dhe se kjo e fundit ka frikë të pëballet me drejtuesit e institucioneve. • Në fakt edhe dëshmia e Rrumbullakut u vendos të merrej me dyer të mbyllura.

7 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

"Ç'është ky muhabet mo?! Edhe ju hahet, edhe ju djeg"/ Përplasje mes deputetëve te TIMS-i: Doni t’i bëjmë mbledhjet në bodrum...

"Keni frikë nga e vërteta!" Debate në Komisionin
Komisioni Hetimor për TIMS

TIRANË - Të tjera debate janë regjistruar në mbledhjen me dyer të mbyllura që u mbajt pasditen e kësaj të marte në Komisionin Hetimor për TIMS. Ka qënë kryetari i Komisionit, Ervin Salianji, ai i cili ka refuzuar që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura duke thënë se gazetarët duhet të ndjekin mbledhjen, ndërsa është shprehur se në këtë mënyrë mazhoranca po pengon hetimet.

Ndërkohë anëtarët e mazhorancës kanë kundërshtuar duke thënë se tre dëshmitarët e thirrur për të dëshmuar (Balla, Muça dhe Rrumbullaku) duhet të dëshmonin me dyer të mbyllura pasi të dhënat janë sensitive dhe nuk duhet të dalin jashtë dyerve të mbledhjes.

Pjesë nga debatet:

Ervin Salianji: I latë gazetarët të presin pas porte.

Toni Gogu: Shiko z. Kryetar se ju e keni zakon që bëni shoë, harruat të njoftoni gazetarët pasi përfundoi dëshminë ministri i Brendshëm dhe tani fajësoni Komisionin. Keni një kërkesë paraprake ose deklaratë paraprake nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit që kërkon që dëshmia të bëhet me dyer të mbyllura për shkak të sekretit, të të dhënave sensitive që mund të dalin.

Ervin Salianji: Kanë filluar punë drejtorët në Policinë e Shtetit 20 ditë para se të hapeshin aplikimet, pavarësisht se janë refuzuar. Pavarësisht është në masë arresti, vijon ai të jetë drejtor. Keni kapur këtë elementin e shoë-ut televiziv, këtu, te Rai, te Bildi… Në fakt kjo është katandisja që i keni bërë ju Shqipërisë dhe që po e turpëroni nga dita në ditë. Transparenca than çdo kalbëzim. Ça frike keni nëse nuk ka shkelje?  Edhe ju hahet, edhe ju djeg! Thoni që doni ta mbroni paligjshmërinë, ne do e çojmë deri në fund këtë komision, hapur, mbyllur, fshehtas. Nëse doni ta bëjmë në bodrum dhe keni frikë nga drita, ça jemi ne? Lakuriqë nate? Ç’është ky muhabet mo?! Këtu do vendosim bashkë! Tha një propozim nënkryetari i komisionit nga një kërkesë që paskan bërë. Ikën me vrap se mos ishin kamerat herën e kaluar. Ju e njihni këtë fakt prandaj e keni çuar në Këshillin e Rregullores. Si e doni ju ta bëj këtë paligjshmëri, me vullnetin politik?.

Ramadan Likaj: Nëse ky komision vijoi punën 3 orë, iu bënë pyetje ministrit. Ne nuk morëm ndonjë dokument të klasifikuar. Duhet që ne të vazhdojmë seancën e hapur për publikun. Nëse drejtori i përgjithshëm, ka dokumente të klasifikuara, mund të të thotë nuk përgjigjem.  Unë mendoj që mazhoranca këkron me çdo kusht seancën me dyer të mbyllura. Për çfarë? Kur ne duam të zbardhim sa më shpejt se çfarë ka ndodhdur me sistemin TIMS. Publiku duhet ta marrë vesh se çfarë ka ndodhur në atë sistem. Dokumente ka sa të duash. Nuk e di ku ishte ai dokument i klasifikuar.

Xhemali Qefalia: Varet si ju e lexoni shkresën…

Ervin Salianji: Parsh e lexojmë, jo mbrapsht!

Xhemali Qefalia: Nëse drejtori i Policisë mendon se mbledhja duhet të jetë e hapur, atëherë po. Pse duhet të bëjmë debat me njëri-tjetrin?!

Ervin Salianji: Gjithçka që është sekret shtetëror ta bëjmë me dyer të mbyllura.

Lefter Gështenja: Edhe dëshmia që dha ministri i Brendshëm nuk kishte asnjë sekret, nuk na u tha ndonjë sekret i klasifikuar. Këtu ishim në komision dhe nuk kishte sekrete. Mendoj se mbledhja duhet të zhvillohet me dyer të hapura, publiku të njihet me atë që ka ndodhur, edhe për hir të transparencës.

Nasip Naço: Dëshmia e Drejtorit të Përgjithshëm përbën sekret, qoftë edhe për atë dëshmitarin tjetër që pret. Pse kërkoni, qoftë edhe pa dashje të shkelni ligjin. Nga dëshmia e drejtorit mund të jepen detaje që mund të ndihmojnë atë dëshmitarin tjetër.

2 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ "Me disa dosje voluminoze për dëshmi", Balla e Rrumbullaku flasin me dyer të mbyllura, çfarë nuk u pa nga mbledhja e Komisionit Hetimor për sistemin TIMS

"Keni frikë nga e vërteta!" Debate në Komisionin
Komisioni

TIRANA- U desh 1 orë debat, në mbledhjen e Komisionit Hetimor për Sistemin TIMS, që PS të votonte që Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku të dëshmonte me dyer të mbyllura.

Teksa futej në mbledhje, Rrumbullaku u pa me disa dosje voluminoze që mbaheshin nga shoqëruesit e tij. Mendohet se këto dosje do t'i shërbejnë atij gjatë dëshmisë. Më herët, ka dëshmuar po me dyer të mbyllura, për shkak të të dhënave sensitive, ministri i Brendshëm Taulant Balla.

2 VITE ME PARE

Komisioni Hetimor për sistemin TIMS, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit do të dëshmojë me dyer të mbyllura

"Keni frikë nga e vërteta!" Debate në Komisionin
Komisioni

TIRANA- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku do të dëshmojë me dyer të mbyllura në Komisionin Hetimor për sistemin TIMS. Teksa u paraqit në mbledhje, Rrumbullaku u shpreh se i takon këtij komisioni për të vendosur nëse dëshmia e tij duhej të bëhej me dyer të hapura ose jo.

Rrumbullaku tha se dëshmia e tij në Komisionin Hetimor përbën sekret, për shkak të informacioneve që klasifikohen si sekret shtetëror.

2 VITE ME PARE

"Mbledhja të vijojë me dyer të mbyllura"/ Debate te Komisioni i TIMS, Salianji - Gogut: Keni frikë nga e vërteta!

"Keni frikë nga e vërteta!" Debate në Komisionin
Ervin Salianji

TIRANË - Teksa ka përfunduar dëshmia e Ministrit të Brendshëm Taulant Balla në Komisionin Hetimor për TIMS, përfaqësuesi i PS, Toni Gogu ka deklaruar se edhe dëshmia e Drejtorit të Përgjithshëm të Shtetit Muhamet Rrumbullaku duhet të vijojë me dyer të mbyllura. Por kjo gjë është kundërshtuar nga kryetari i Komisionit Ervin Salianji i cili ka deklaruar se mazhoranca po pengon hetimet, dhe se kjo e fundit ka frikë të pëballet me drejtuesit e institucioneve.

Pjesë nga debati:

Salianji: Pavarësisht masës së marrë nga dy gjykata për drejtorin e IT ai është në detyrë dhe vetëm i pezulluar, s’ka marrë asnjë masë për të goditur paligjshmërinë sipas rendit të ditës kemi  në dëgjesë drejtorin e policisë rrumbullaku për shkak të bojkotit të maxhorancës shkresa është hedhur për votim sipas parashikimeve, nëse mbledhjet nisin me kuorum di që kërkesë merret me shumicën e anëtarëve të pranishëm, pikë të parë të kërkesës që të jetë i hapur për publikun për të komunikuar me qytetarët shkeljet në lidhje me ndërhyrje në sistemin e TIMS.

Gogu: Ky organ flet përmes vendimmarrjes dhe vendimmarrja ka qenë që të shtyhet derisa anëtarët të pajiseshin me certifikatë sigurie, shumica janë pajisur me certifikatë sigurie, administruam dëshminë e zotit Taulant Balla. Kërkesën formale të drejtorit ta hidhni në votim, mbledhja të vijojë me dyer të mbyllura.

Salianji: Edhe një herë tjetër duhet të vë në pah se si përfaqësuesit e PS vjedhin, i hanë gërmat , është hedhur për të vazhduar mbledhje e hapur, më thoni dot se si mund ta zhbëjmë këtë? Meqë PS ka frikë të përballet me drejtuesit e institucioneve, ju thoni t mbyllim në mënyrë të paligjshme.

 

 

2 VITE ME PARE

Komisioni Hetimor për sistemin TIMS, përfundon pas disa orësh dëshmia e Ballës

"Keni frikë nga e vërteta!" Debate në Komisionin
Komisioni

TIRANA- Dëshmia e ministrit të Brendshëm Taulant Balla ka përfunduar pas 3 orësh në Komisionin Hetimor për Sistemin TIMS. Dëshmia e Ballës u dha me dyer të mbyllura, për shkak të të dhënave sensitive. 

Lidhur me këtë, deputeti socialist, njëkohësisht nënkryetar i Komisionit, Toni Gogu, tha se edhe dëshmia e kreut të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakut, duhet të bëhet me dyer të mbyllura. Ai tha se ka një kërkesë formale nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, që kërkon këtë gjë.

2 VITE ME PARE

Mbledhja me dyer të mbyllura shkakton debate te TIMS-i/ Salianji përplaset me Gogun: Po pengoni hetimin

"Keni frikë nga e vërteta!" Debate në Komisionin
Ervin Salianji

TIRANË - Ka nisur me debate mbledhja e Komisionit Hetimor për TIMS, aty ku është thirrur për të dëshmuar Ministri i Brendshëm Taulant Balla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe ish-drejtori i IT në Policinë e Shtetit, Ervin Muça. 

I pari që është marrë në pyetje është ministri Balla, dëshmia e të cilit po zhvillohet me dyer të mbyllura, çfarë ka sjellë dhe përplasje mes kryetarit të komisionit Ervin Salianji dhe anëtarit të mazhorancës, Toni Gogu.

Salianji është shprehur se dëshmia me dyer të mbyllura po pengon hetimin, ndërsa Gogu ka kundërshtuar duke thënë se dëshmia e Ballës duhet të bëhet me dyer të mbyllura pasi sipas tij i kanë bërë kërkesë Këshillit të Rregullores për një sërë çëhtjesh.

Pjesë nga debati:

Salianji: Është jetike, e domosdoshme për demokracinë që të ketë përballje të hapura, por për të mos bllokuar punën e komisionit kemi votuar që mbledhja të zhvillohej me dyer të mbyllura, por siç e citoj vendimin e ndërmjetëm, pa patur nevojë për t’u pajisur me certifikata sigurie të deputetëve. Duhet të kthejmë në ligjshmëri punën e komisionit. Jemi në kushte të reja dhe vendimmarrja e kaluar nuk ishte e mundur për shkak se ministri i Brendshëm pretendoi se kishte informacion të klasifikuar, të hedhim në votim dhe të kthejmë në vendim të ri të ndërmjetëm, mbledhja me dëshmitarin e parë Taulant Balla ministër i Brendshëm, nuk ka në këndvështrimin tim që të jemi njohur me ndonjë dokument të klasifikuar propozoj që mbledhja të jetë e hapur.

Toni Gogu: Dëshmia e Ballës duhet të zhvillohet me dyer të mbyllura. I kemi bërë kërkesë Këshillit të Rregullores për një sërë çështjesh. Filloni menjëherë nga dëgjimi i ministrit të Brendshëm, duke filluar në këtë mënyrë zyrtarisht hetimin dhe pa u zgjatur shumë në fjalë që populli i barazon me fukarallëk, me fukarallëk të këtij sistemi. Vazhdoni mbledhjen që kemi lënë përgjysmë me dyer të mbyllura.

Salianji: Kemi një vendimmarrje të re të ndërmjetme. Mbledhjet duhet të jenë të hapura për transparentë të plotë. Përballja dhe dhënia llogari të plotë. I kemi thirrur për të dhënë llogari. Çështja shqetëson qytetarët, partnerët. I keni bërë kërkesa Kuvendit, shpresoj të mos jenë truke për të penguar procesin, e dhimbshme që një parti politike doni të bojkotoni komisionin siç bëtë herën e kaluar. Kështu që kërkesat e mia si kryetar i komisionit me qejf do i ishin drejtuar komuniteteve fetare për t’ia mbajtur gjithsecilit mendjen në vend dhe lutje zotit që të jeni në këtë mbledhje më të qetë dhe të jeni në anën ligjit e moralit dhe jo të kundërt.

2 VITE ME PARE

Komisioni Hetimor për TIMS/ Dëshmojnë sot Balla, Muça dhe Rrumbullaku, mbledhja mbahet me dyer të mbyllura

"Keni frikë nga e vërteta!" Debate në Komisionin
Komisioni Hetimor

TIRANË - Ka nisur mbledhja e Komisionit Hetimor për të dhënat TIMS. Ditën e sotme janë thirrur për të dëshmuar ministri i Brendshëm Taulant Balla, ish-drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit Ervin Muça dhe drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku. 

Mësohet se kryetari i Komisionit, Ervin Salianji propozoi që kur Balla, Muça dhe Rrumbullaku të merren në pyetje mbledhja të bëhej me dyer të hapura, por kjo kërkesë është rrëzuar nga anëtarët e mazhorancës. Mësohet se i pari që po dëshmon në mbledhjen me dyer të mbyllura është Ministri Balla, i cili ka deklaruar se ka informacione të klasifikuara.

komisioni per sistemin tims

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet