LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

KAOS dhe TYM në Kuvend/ Mazhoranca voton projektligjet, Berisha: Jemi në grevë të përkohshme!

•Opozita kishte paralajmëruar tensione në Kuvend, dhe ashtu ndodhi! •Sot, opozita bllokoi Kuvendin për të mos lejuar zhvillimin normal të seancës plenare. •Deputetët e Partisë Demokratike morën karriget, përfshirë edhe atyre të PS, dhe i grumbulluan në foltoren e Kuvendit. •Mes kaosit dhe zhurmave, Parlamenti nisi punimet në kushte të pazakonta, teksa deputetët e mazhorancës qëndruan në këmbë gjatë gjithë seancës që zgjati 25 minuta ku u votuan një sërë projektligjesh nga mazhoranca socialiste.  •Nën tymin blu të hedhur nga deputeti demokrat, Ervin Salianji dhe nën kaosin e krijuar në Parlament, deputetët socialistë kanë miratuar të gjithë projektligjet e rendit të ditës. •Gjatë votimit, deputeti Salinaji ka hedhur tymuese blu teksa ka qëndruar në foltoren e Parlamentit, por ajo i është hequr nga duart nga njëri nga pjesëtarët e Gardës. •Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë thirrje që opozitës t’i rikthehen të drejtat kushtetuese. Gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së, Berisha ka thënë se nuk do të ketë Parlament përsa kohë që sipas tij, deputetëve demokratë nuk iu respektohen të drejtat e tyre. Po ashtu, ai deklaroi se opozita ka nisur një grevë të përkohshme. •Pas përfundimit të seancs, Policia e Shtetit, Prokuror i Prokurorisë së Posaçme dhe 2 oficere të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë shkuar në sallën e seancave plenare dhe po mbledhin provat për incidentet e sotme ne Kuvend.

11 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Grumbullimi i karrigeve para foltores/ Salianji: Aksioni do të vazhdojë! Janë të popullit, vetëm prapanicën kanë të tyren

KAOS dhe TYM në Kuvend/ Mazhoranca voton projektligjet, Berisha: Jemi
Ervin Salianji

TIRANË-  Pas kaosit dhe tensioneve në Kuvend, deputeti Ervin Salianji në një prononim para gazetarëve, paralajmëroi se aksioni i tyre do të përshkallëzohet. Sa i takon grumbullimit të karrigeve të deputetëve të PS-së para foltores, Salianji tha se ato janë të popullit jo të deputetëve socialistë.

‘Ne vendosëm që karriget ët cilat janë të popullit, pasi vetëm prapanicat kanë të veten. I demaskuan duke qëndruar në këmbë. Në kërkojmë komisione hetimore, që të kontrollojmë paratë e qytetarëve shqiptarë. Do të përshkallëzojmë çdo aksion tjetër. Është një protesta për të treguar se ky parlament nuk ka normalitet. Çfarë e kanë pronë të veten e ka PS, Kuvendin. Jemi në kushtet një regjimi', tha Salianji. 

2 VITE ME PARE

“Mbizotëroi kaosi dhe përplasjet”, VOA: Çfarë ndodhi sot në sallën e parlamentit

KAOS dhe TYM në Kuvend/ Mazhoranca voton projektligjet, Berisha: Jemi
Kuvendi

Në Shqipëri, seanca e sotme e parlamentit u mbizotërua nga kaosi dhe përplasjet mes opozitës dhe shumicës. Deputetët demokrat të cilët kishin hyrë më herët në sallë, mblodhën të gjitha karriget duke i grumbulluar ato përpara foltores së parlamentit, një veprim i cili u shoqërua dhe me konflikte direkte mes tyre dhe kolegëve socialistë. Qëndrimi i sotëm opozitës ishte paralajmëruar prej saj, ndërsa drejtuesit demokratë ishin shprehur haptzi se “nuk do të ketë zhvillim normal të punimeve të parlamentit, përsa kohë nuk do të respektohen të drejtat e opozitës”.

Deputetët demokratë akuzojnë socialistët se po u refuzohet e drejta e tyre kushtetuese për ngritjen e komisioneve hetimore, apo se dhe për cakton përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Reformës zgjedhore. Pavarësisht përpjekjeve të opozitës për të bllokuar punimet, socialistët zgjodhën të qëndrojnë në këmbë, ndërkohë që kryetarja e parlamentit vijoi procedura të përshpejtuara për miratimin e çështjeve në rend të ditës. Nga foltorja e parlamentit deputeti demokrat Ervin Salianji, ndezi njëri pas tjetrës disa tymuese. Punonjësit e gardës, u përpoqën disa herë për t’ja marrë ato nga dora duke i nxjerrë jashtë sallës. Përballë tij, në krahun e majtë, socialistët ngrinin kartonat për miratimin e akteve dhe ligjeve të ndryshme, pa asnjë debat, apo diskutim. E gjithë seanca zgjati pak më shumë se 25 minuta.

Ish kryeministri Sali Berisha tha pas mbylljes së seancës se ajo që ndodhi sot ishte një “reagim me forma të mosbindjes civile dhe një protestë nga deputetët e opozitës me kërkesën e prerë të rikthimit të të drejtave të tyre kushtetuese. Jemi opozita e të drejtave të mohuara, si kurrë ndonjëherë në 32 vite”, u shpreh ai.

Gjatë ditës se djeshme, deputetë të opozitës u përpoqën të bllokojnë Konferencën e Kryetarëve në të cilën ministri Financave do të paraqiste projektbuxhetin për vitin 2024. E pamundur u bë më vonë dhe mbledhja e Komisionit të Ekonomisë, e cila u zhvillua online./VOA

2 VITE ME PARE

'Na vrave o.... Xhemal'/ I morën karrigen, Qefalia përplaset fizikisht me Spahon dhe Mziun (VIDEO)

KAOS dhe TYM në Kuvend/ Mazhoranca voton projektligjet, Berisha: Jemi
Qemal Qefalia

TIRANË- Tensione në Kuvend. Siç ishte paralajmëruar, deputetët e opozitës bllokuan seancën duke marrë karriget e deputetëve të PS.

Ky veprim nuk është pritur mirë nga deputeti i PS Xhemal Qefalinë, i cili ka kërkuar të marrë karrigen dhe është përplasur fizikisht me deputetët e Rithemelimit Edmond Saphon dhe Xhelal Mziun.

Në një moment, i revoltuar Qefalia ka shtyrë Spahon, ndërsa më pas shihet se është ulur dhe ka marrë karrigen. Por në një moment tjetër, deputeti Mziu shihet teksa shtyn deputetin socialist.

Shihni videon më poshtë: 

2 VITE ME PARE

Tensionet në Kuvend/ Berisha: Shpallëm një grevë të përkohshme! Opozitës t'i respektohen të drejtat kushtetuese

KAOS dhe TYM në Kuvend/ Mazhoranca voton projektligjet, Berisha: Jemi
Sali Berisha

TIRANË- Pas tensioneve në Kuvend, kryedemokrati Sali Berisha tha se opozita me qëndrimin e saj në seancën e sotme plenare, ka shpallur grevë të përkohshme. Në një prononcim për gazetarët, ai paralajmëroi se beteja e tyre do të vazhdojë, derisa t'i respektohen të drejtat kushtetuese. Gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së, Berisha ka thënë se deputetët opozitarë janë gati që të sakrifikojnë veten pasi thotë se janë shkelur të drejtat e qytetarëve që i kanë votuar. 

"Ju patë sot reagimin me forma civile të mosbindjes civile dhe një grevë të përkohshme. Protesta është grevë, grevë-protestë në Parlament nga deputetët e opozitës me kërkesën e prerë të rikthimit të të drejtave të tyre kushtetuese. Ne, po e përsëris edhe njëherë, jemi opozita e të drejtave të mohuara si kurrë ndonjëherë në 32 vite. Edi Rama i ka mohuar opozitës kërkesën kushtetuese të firmosur me 35 firma deputetësh për ngritjen e 8 komisioneve hetimore parlamentare. Kjo kërkesë nuk është në vullnetin e pseudomazhorancës. Kjo kërkesë diktohet nga Kushtetuta si detyrim për ngritjen e komisioneve sapo të mblidhen 35 firma apo të firmosë një e katërta e parlamentit. Kjo kërkesë nuk mund të mohohet kurrë. Kjo kërkesë mohohet sepse në epiqendër të këtij hetimi, pa diskutim do vendoset edhe Edi Rama. Nuk mund të pranojë Edi Rama kërkesën për zbatimin e ligjit të konfliktit të interesit, sepse anëtari i familjes së tij, thjeshtra, e cila në çdo kod është anëtar familje, vazhdon prej 7 vitesh të marrë tendera nga sektori publik dhe të pasurohet duke përdorur në këtë mënyrë pushtetin e thjeshtrit. Ligji për konfliktin e interesit përcakton rreth të ngushtë bashkëshorten, bashkëshortin, bashkëjetuesen, bashkëjetuesin dhe fëmijët dhe prindërit e tyre", tha Berisha. 

 

2 VITE ME PARE

FOTO-LAJM/ Salianji me tymues në dorë, Berisha e ndihmon të fshijë duart, Baçi dhe Shehi i ruajnë

KAOS dhe TYM në Kuvend/ Mazhoranca voton projektligjet, Berisha: Jemi
Berisha-Salianji

KOSOVË- Mes tensioneve në Kuvend, në një moment kryedemokrati Sali Berisha ka menduar për deputetin Ervin Salianji i cili mbajti për disa minuta në dorë tymuesen nga foltorja. Siç shihet edhe nga fotot më poshtë Berisha i ka ofruar Salianjit një pecetë të fshijë duart, ndërsa dy demokratët e tjerë Dash Shehi dhe Luan Baçi e ruajnë. 

SHFLETO fotot më poshtë 

2 VITE ME PARE

Mes tymit dhe kaosit në Parlament, mazhoranca voton projektligjet, mbyllet seanca

KAOS dhe TYM në Kuvend/ Mazhoranca voton projektligjet, Berisha: Jemi
Kuvendi

TIRANË- Mes kaosit të krijuar në Parlament, deputetët socialistë kanë miratuar të gjithë projektligjet e seancës plenare të ditës së sotme. Thirrjet “turp, turp” nga ana e opozitës nuk e kanë penguar mazhorancën që të votojë projektligjet.

Gjatë votimit, ka qenë deputeti demokrati Salinaji i cili ka hedhur tymuese blu teksa ka qëndruar në foltoren e Parlamentit, por ajo i është hequr nga duart nga njëri nga pjesëtarët e Gardës. Por kjo nuk ka mjaftuar, pasi deputeti Salianji ka hedhur një tjetër tymuese gjatë votimit të projektligjeve.

Pas gjithë kaosit të krijuar, në Kuvend kanë mbërritur forcat e Policisë për të bërë të mundur mbledhjen e provave./Dosja.al

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Salianji me tymuese në dorë nga foltorja, Berisha i shmanget dhe largohet, deputetja i bën fresk

KAOS dhe TYM në Kuvend/ Mazhoranca voton projektligjet, Berisha: Jemi
Salianji

TIRANË- Situata në Kuvend ka dalë jashtë kontrollit. Deputeti demokrat Ervin Salianji nga foltorja e ka mbajtur në dorë një tymuese teksa fliste i rrethuar nga gardat, ndërsa në një moment kryedemokrati Sali Berisha përpiqet të dalë nga Kuvendi për të shmangur tymin. Ndërkohë deputetja Elda Hoti, shihet duke i bërë fresk me karton ish-kryeministrit. 

VIDEO më poshtë nga ReportTV:

 

 

 

 

2 VITE ME PARE

Kaos në Kuvend! Deputetët demokratë përmbysin karriget, garda rrethon godinën

KAOS dhe TYM në Kuvend/ Mazhoranca voton projektligjet, Berisha: Jemi
Kuvendi

TIRANË- Opozita shkaktoi kaos në Kuvend. Sot ka pasur sërish përplasje mes ligjvënësve demokratë dhe punonjësve të Gardës të cilët kanë rrethuar ambientet e parlamentit. Në sallë ka pasur një situatë kaotike brenda parlamentit, ku ligjvënësit demokratë kanë përmbysur karriget përpara foltores së Kuvendit.

Edhe në mbërritjen përpara parlamentit, Berisha paralajmëroi se këtë të enjte nuk do të ketë një seancë plenare normale në parlamentin e Shqipërisë.

“Parlamenti është vendosur nën shtetrrethim, është vendosur në shtetrrethim! Ky është si të ishte parlamenti i Koresë së Veriut, parlamenti i Bjellorusisë , parlamenti i vendeve diktatoriale. Është i rrethuar nga të gjitha anët nga forca të shumëllojta të cilat dëshmojnë frikën dhe tmerrin e Edi Ramës nga opozita e pathyeshme, nga opozita e cila po mbron Kushtetutën dhe për rrjedhojë interesat e çdo qytetari shqiptar. Ju e shihni çfarë dite është kjo! Pse e gjitha kjo?! – Sepse ne po kërkojmë të drejtat tona kushtetuese”, tha Berisha.

/Dosja.al

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Salianji nga foltorja e Kuvendit, përplaset me gardistin pasi ndezi tymuesen, i hedh karrigen

KAOS dhe TYM në Kuvend/ Mazhoranca voton projektligjet, Berisha: Jemi
Ervin Salianji

TIRANË- Vijojnë tensionet në Kuvend, deputeti Ervin Salianji është përplasur me gardistin në Kuvend pasi ndezi një tymuese me ngjyrë blu. Punonjësi i sigurisë i hoqi tymuesen nga dora Salianjit, ndërsa ky i fundit i hodhi një karrige, por që nuk e kapi gardistin. 

 

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Kaos në Kuvend, Ervin Salianji ndez tymuese, del jashtë kontrollit situata

KAOS dhe TYM në Kuvend/ Mazhoranca voton projektligjet, Berisha: Jemi
Ervin Salianji

TIRANË- Situata në Kuvend ka dalë jashtë kontrollit. Deputeti Ervin Salinaji ka ndezur një tymuese ngjyrë blu, ndërsa ministrat socialistë janë ngritur në këmbë. Nga ana tjetër garda ka rrethuar Salianjin i cili nga foltorja e Kuvendit valvit tymuesen ngjyrë lejla në dorë. 

 

2 VITE ME PARE

Kaosi dhe tymueset në seancë plenare! Policia mësyn në Kuvend, nis hetimet për shkatërrimin e sallës

KAOS dhe TYM në Kuvend/ Mazhoranca voton projektligjet, Berisha: Jemi
Kuvendi

TIRANË- Pas seancës plenare që shkaktoi kaos dhe tymuese, forcat e policisë së Tiranës kanë mbërritur në Parlamentin e Shqipërisë. Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj i shoqëruar me një grup policës hynë nga pjesa e pasme e Parlamentit. Ende nuk dihet nëse policia do të ngrejë ndonjë akuzë për deputetët e opozitës.

Efektivët po këqyrin vendin e ngjarjes për shkak të flakadanëve që u hodhën në seancës. Seanca kaotike u shoqërua me tensione. Më herët, grupi parlamentar i Partisë Socialiste kallëzoi penalisht deputetin demokrat, Bledion Nallbati për përplasjen fizike me deputetin socialist, Vullnet Sina./Dosja.al

kuvendi 2 nentor 2023

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë