LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kamerat kapin atentatorët e Vlorës, me kapuçë të zinj qëlluan nga 'BMW'-ja, 15 të shoqëruar

• Shpati Lena dhe Hakim Xhezo u vranë nga tre persona të maskuar me kapuçë të zinj. Kamerat kanë pikasur mjetin e atentatorëve në hyrje të autostradës Fier-Vlorë. Mjeti me xhama të zinj pengon identifikimin e autorëve. • Krimi i rëndë dyshohet të jetë planifikuar dy muaj më parë. Kjo pasi makina është që përdorën autorët në krim, rezulton të jetë e vjedhur më 30 qershor në Shijak të Durrësit. • Numri më i lartë i gëzhojave është gjendur brenda makinës së viktimave të llojit Benz, në të cilin ndodheshin viktimat, Shpati Lena dhe Hakim Xhezo. Kjo pasi një nga atentatorët, pasi mjeti i viktimave ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal, është afruar të qëllojë nga afër për tu siguruar që i kishte vrarë. • I gjithë atentati zgjati dy minuta. Për 200 metra atentatorët qëlluan me breshëri duke zbrazur të paktën 60 plumba kallashnikovi në drejtim të Lenës e Xhezos. Fillimisht i qëlluan nga mbrapa, më pas u dolën paralel dhe në fund goditën xhamin e parmë të makinës që siç duket ishte fatale për jetën e dy të rinjve. Lena kishte ditëlindjen dje, ditën që u vra. • Deri më tani kanë përfunduar në polici 15 persona. Pistat kryesore të hetimit janë dy, vrasja e Arben Beqirit nga vëllai i Hakim Xhezos, Eduart Xhezo, ngjarje e ndodhur në vitin 2019 dhe pazaret e drogës.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

U ekzekutua ditën e lindjes, publikohet fotoja e Shpati Lenës, priste të bëhej baba për herë të tretë

Kamerat kapin atentatorët e Vlorës, me kapuçë të zinj
Shpati Lena

TIRANË- Personi që po shikoni në foto është Shpati Lena, 37-vjeçari që u vra një ditë më parë në aksin Fier-Vlorë, në ditën e tij të lindjes. Lena priste të bëhej baba për herë të tretë. Ai po udhëtonte me Hakim Xhezon në një mjet të thjeshtë të llojit “Mercedes Benz”. Dyshja ishin në nisur për në burgun e Lushnjes për të kaluar Eduart Xhezon që vuan dënimin për vrasjen e Arben Beqirit, ngjarje e ndodhur në vitin 2019, kur rruga iu pre në mes.

Për 200 metra atentatorët qëlluan me breshëri duke zbrazur të paktën 60 plumba kallashnikovi në drejtim të Lenës e Xhezos. Fillimisht i qëlluan nga mbrapa, më pas u dolën paralel dhe në fund goditën xhamin e parmë të makinës që siç duket ishte fatale për jetën e dy të rinjve. 

Krimi i rëndë dyshohet të jetë planifikuar dy muaj më parë. Kjo pasi makina është që përdorën autorët në krim, rezulton të jetë e vjedhur më 30 qershor në Shijak të Durrësit. Numri më i lartë i gëzhojave është gjendur brenda makinës së viktimave të llojit Benz, në të cilin ndodheshin viktimat, Shpati Lena dhe Hakim Xhezo. Kjo pasi një nga atentatorët, pasi mjeti i viktimave ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal, është afruar të qëllojë nga afër për tu siguruar që i kishte vrarë. Pistat kryesore të hetimit janë dy, vrasja e Arben Beqirit nga vëllai i Hakim Xhezos, Eduart Xhezo, ngjarje e ndodhur në vitin 2019 dhe pazaret e drogës.

Kamerat kanë filmuar mjetin e atentatorëve, ‘BMË’, por xhamat e zinj nuk lejojnë që tu shquhen fytyrat. Ata kanë qenë tre dhe në momentin që kanë vepruar kanë pasur kpuçë të zinj në kokë.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Skema e vrasjes mafioze në Panaja në 3D

Kamerat kapin atentatorët e Vlorës, me kapuçë të zinj
Vrasja e Shpati Lenës dhe Hakim Xhezos

TIRANË- Autorët u përgatitën për disa jave, makina u vodh në Shijak Autorët janë përgatitur për disa javë për kryerjen e atentatit ndaj Shpati Lenës dhe Hakim Xhezos në autostradën  Vlorë-Fier, për ta finalizuar pasditen e së enjtes. Grupi hetimor beson se dy viktimat kanë qenë në vëzhgim për disa kohë dhe gjatë kësaj periudhe janë siguruar edhe mjetet për vrasjen.

Verifikimet treguan se makina tip “BMW” e gjetur e djegur pas atentatit është grabitur javë më parë në zonën e Shijakut. Ndërkohë që me shpresën e sigurimit të ndonjë pamje të autorëve, grupi hetimit po vijon të sekuestrojë pamje të kamerave të sigurisë në qytetin e Vlorës dhe bizneset në hyrje të autostradës.

Nga rindërtimi i skenës së ngjarjes, besohet se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt. Makina e autorëve i ka ndjekur nga pas dhe jo më shumë se 100 metra pa shkuar te mbikalimi Panajasë, i kanë hyrë në parakalim dhe kanë nisur të qëllojnë. Të shtënat anësore kanë zgjatur pak metra dhe më pas janë përqëndruar në xhamin e parë të makinës së viktimave deri sa ajo përfundon në kanal.

Tre armët e gjetura në makinën e djegur në fshatin Çerven janë dërguar në laboratorin e kriminalistikës, teksa në mjet burime thanë se nuk janë gjetur prova. Hetuesit gjithashtu kanë marrë në pyetje të paktën 15 persona, të afërm dhe dëshmitarë, teksa hetimet janë përqëndruar drejt pistës së hakmarrjes dhe implikimit të çështjeve të drogës.

Marrë nga TVKLAN

3 VITE ME PARE

Atentati i dyfishtë në Vlorë/ RASTËSI? Shpati Lena u ekzekutua në ditën e lindjes

Kamerat kapin atentatorët e Vlorës, me kapuçë të zinj
Vendi i ngjarjes

TIRANË- Geno alias Shpati Lena u ekzekutua në ditën e lindjes. Ai bashkë me shokun e tij, Hakim Xhezon, ishin nisur drejt burgut të Lushnjes, për të takuar vëllain e këtij të fundit, Eduartin. Në mjet iu gjetën rroba dhe ushqime, që mendohet se do t’ia çonin Eduardit në burg. Ky i fundit është dënuar me 15 vite burg për vrasjen e Arben Beqirajt më 2019 në plazhin e Vlorës.

Nuk dihet nëse autorët e vrasjes ishin në dijeni për faktin se Lena kishte ditëlindjen po atë ditë, apo e gjitha ishte rastësi. 

Çfarë ndodhi dje?

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në mbikalimin e Panajasë në aksin Fier-Vlorë në orën 09:00 të mëngjesit. Lena e Xhezo po udhëtonin në një mjet të thjeshtë të llojit “Mercedes Benz” tip ‘B Class’ me targa AB 036ET, në momentin që atentatorët nisën t’i qëllonin me breshëri. Të hipur në një mjet “BMW” me targa italiane, autorët nisën të qëllonin nga pas mjetin e Lenës e Xhezos. Për 200 metra ata qëlluan me breshëri duke zbrazur të paktën 60 plumba kallashnikovi. Fillimisht i qëlluan nga mbrapa, më pas u dolën paralel dhe në fund goditën xhamin e parmë të makinës që siç duket ishte fatale për jetën e dy të rinjve.

3 VITE ME PARE

Atentati në Vlorë/ Kamerat fokusuan vrasësit në hyrje të autostradës, 15 persona përfundojnë në polici

Kamerat kapin atentatorët e Vlorës, me kapuçë të zinj
Makina e personave që vranë Shpati Lenën e Hakim Xhezon

TIRANË- Kamerat në hyrje të autostradës Fier-Vlorë kanë fiksuar makinën e personave që vranë me breshëri kallasnikovi Shpati Lenën e Hakim Xhezon. Në pamjet filmike duket mjeti i llojit “BMË” që rezulton i vjedhur në Durrës në qershor të këtij viti. Mjeti ka xhama të zinj gjë që nuk lejon që të duken fytyrat e tre atentatorëve.

Pas krimit, ekzekutorët janë larguar drejt Fierit dhe më pas kanë shkuar në rrugën nacionale Levan-Tepelenë ku i kanë vendosur edhe flakën mjetit në zonë të braktisur.

Deri më tani në polici kanë përfunduar 15 persona që janë marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen në fjalë. Ata janë kryesisht persona me precedent penalë që dyshohet se mund të kenë marrë pjesë në ngjarje ose të kenë pasur dijeni.

3 VITE ME PARE

Atentati në Vlorë/ ‘Killera’-t ishin të maskuar me kapuç të zi, vrasjen e Lenës e Xhezos e planifikuan dy muaj më parë

Kamerat kapin atentatorët e Vlorës, me kapuçë të zinj
Vendi ku u vranë Shpati Lena e Hakim Xhezo

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin e dyfishtë që ndodhi një ditë më parë në aksin Fier-Vlorë. Mësohet se autorët e vrasjes kanë patur fytyrën të mbuluar me kapuçë të zinj. Krimi i rëndë dyshohet të jetë planifikuar dy muaj më parë. Kjo pasi makina është që përdorën autorët në krim, rezulton të jetë e vjedhur më 30 qershor në Shijak të Durrësit.

Numri më i lartë i gëzhojave është gjendur brenda makinës së viktimave të llojit Benz, në të cilin ndodheshin viktimat, Shpati Lena dhe Hakim Xhezo.

Çfarë ndodhi dje?

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në mbikalimin e Panajasë në aksin Fier-Vlorë në orën 09:00 të mëngjesit. Lena e Xhezo po udhëtonin në një mjet të thjeshtë të llojit “Mercedes Benz” tip ‘B Class’ me targa AB 036ET, në momentin që atentatorët nisën t’i qëllonin me breshëri. Të hipur në një mjet “BMW” me targa italiane, autorët nisën të qëllonin nga pas mjetin e Lenës e Xhezos. Për 200 metra ata qëlluan me breshëri duke zbrazur të paktën 60 plumba kallashnikovi. Fillimisht i qëlluan nga mbrapa, më pas u dolën paralel dhe në fund goditën xhamin e parmë të makinës që siç duket ishte fatale për jetën e dy të rinjve.

shpati lena hakim xhezo vrasje e dyfishte ne vlore

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale